Normal view

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji

27 July 2026 at 10:00

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës Prizrenin kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Më e rënduar paraqitet situata pranë Parkut të Qytetit, ku ura është mbuluar nga uji si pasojë e rritjes së ndjeshme të nivelit të tij.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka dalë mbi sipërfaqen e urës dhe ka përfshirë edhe zonën përreth, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Qytetarët janë këshilluar që ta shmangin kalimin nëpër këtë pjesë deri në normalizimin e situatës, ndërsa autoritetet pritet ta vlerësojnë gjendjen dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për rikthimin e qarkullimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji appeared first on Sinjali.

Seanca e fundit e Kuvendit ditën e sotme shoqërohet me një tjetër protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit. Grumbullimi i së hënës shënon edhe...

27 July 2026 at 10:00

Seanca e fundit e Kuvendit ditën e sotme shoqërohet me një tjetër protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit. Grumbullimi i së hënës shënon edhe ditën e 58 të protestës dhe pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara, shkruan A2. Zona përreth Parlamentit është rrethuar nga policia me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

622 views


💾

Kryeministri Edi Rama do të mbledh drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 8:30, shkruan A2. Burime nga PS-ja ...

27 July 2026 at 10:00

Kryeministri Edi Rama do të mbledh drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 8:30, shkruan A2. Burime nga PS-ja thanë për A2 se mund të ketë edhe një seancë tjetër sot pasdite, në orën 15:00. Planet janë që ta kalojnë sot në komision marrëveshjen me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe më pas ta kalojnë në Parlament pasdite. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

279 views


💾

A2CNN ka siguruar pamjet e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, rrethuan automjetin ku ndodhej Nertil Buzi, pas ngjarjes së rëndë të...

27 July 2026 at 10:00

A2CNN ka siguruar pamjet e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, rrethuan automjetin ku ndodhej Nertil Buzi, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Roskovec. Në pamje shfaqet ndërhyrja e forcave speciale dhe momentet e negociatave me autorin, i cili qëndronte i izoluar brenda makinës prej disa orësh. Pas përpjekjeve të vazhdueshme të efektivëve, Buzi pranoi të lironte Rozalinda Plakën, të cilën e mbante pranë tij. Një prej efektivëve e mori 24-vjeçaren dhe e largoi menjëherë nga zona e rrezikut, duke e çuar disa metra më tej në një vend të sigurt. Më pas, ai u rikthye pranë automjetit për të vijuar negociatat me autorin dhe për ta bindur që të dorëzohej. Por Buzi refuzoi të dorëzohej dhe, pas disa orësh përballjeje me forcat e policisë, i dha fund jetës duke u vetëvrarë brenda makinës. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Refit Buzi shkoi i armatosur në banesën e familjes Plaku dhe qëlloi me armë gjahu. Nga të shtënat humbi jetën në vendngjarje Kosta Plaku, babai i Rozalindës, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Buzi dhe Rozalinda Plaku kishin qenë të fejuar disa vite më parë, por marrëdhënia mes tyre ishte ndërprerë. Familjarët e vajzës kanë deklaruar se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe se e kishte kërcënuar vazhdimisht.

1889 views


💾

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit, qoftë drejtpërdrejt apo përmes grupeve aleate, do të ishte...

27 July 2026 at 10:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit, qoftë drejtpërdrejt apo përmes grupeve aleate, do të ishte "një gabim i tmerrshëm" dhe do të përballej me një përgjigje "shumë, shumë të fuqishme". Në një intervistë për Fox News, Netanyahu deklaroi se përfundimi i konfliktit kërkon ose rrëzimin e regjimit iranian, ose pranimin nga Teherani të kostos së politikave të tij, të cilat, sipas tij, kanë sjellë destabilizim në rajon. Ai akuzoi Iranin se kërcënon jo vetëm Izraelin, por edhe Arabinë Saudite, Bahreinin, Katarin, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë, shkruan A2CNN. Netanyahu tha se mbështet plotësisht përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump, por theksoi se programi bërthamor i Iranit duhet të marrë fund, "me marrëveshje ose pa marrëveshje". Kryeministri izraelit shprehu gjithashtu mbështetjen për propozimin e Trumpit për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Sipas këtij plani, Riadi do të lejohej të zhvillonte vetëm një program bërthamor civil, jo ushtarak, në këmbim të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare me Izraelin. Duke folur për situatën në Liban, Netanyahu deklaroi se forcat izraelite kanë zmbrapsur Hezbollahun 8 deri në 13 kilometra larg kufirit me Izraelin dhe kanë shkatërruar rreth 94 për qind të arsenalit të tij prej afërsisht 150 mijë raketash dhe predhash.

1230 views


💾

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me ...

27 July 2026 at 10:00

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë shqetësuese në zonë dhe duke rrezikuar përhapjen në sipërfaqe të tjera me bimësi, shkruan A2CNN. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

2042 views


💾

10:00 Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

27 July 2026 at 10:00

Maturantët në të gjithë vendin plotësojnë sot formularin A2, në portalin U-Albania për aplikimin në universitete. Të rinjtë do të shënojnë deri në 10 degë të preferuara për të vijuar studimet e larta.

Fillimisht, maturantët duhet të paguajnë 2 mijë lekë në një bankë të nivelit të dytë për aplikimin. Për herë të parë, këtë vit fatura do të mund të ngarkohet online në platformën UALBANIA.

Deri më tani, universitetet kanë propozuar 60 programe të reja studimi, të cilat do të jenë pjesë e ofertës akademike për vitin e ri. Megjithatë për degët më të kërkuara konkurrenca mbetet e lartë dhe kuotat mund të plotësohen që në fazën e parë të pranimeve.

Pas kryerjes së regjistrimit në degën përkatëse, çdo maturant ka të drejtën e çregjistrimit për 2 ditë rresht në fund të çdo raundi.

Procesi i aplikimit mbyllet pas 6 ditësh, më 1 gusht./kb

09:57 “Nuk duhet një ushtri për të destabilizuar vendin”/ Rama: Jemi sulmuar agresivisht, por jemi përgjigjur fort

27 July 2026 at 09:57

Last Updated on 27/07/2026 by Kesjana

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me temë “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka folur për sulmet kibernetike.

Sipas Ramës sot nuk të duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend, sot sulmet bëhen përmes teknologjisë, duke kapërcyer kufijtë jo në mënyrë fizike, por duke u future në heshtje te të dhënat.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka qenë pre e sulmeve agresive kibernetike, por është përgjigjur shumë fort.

“Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e një algoritmi. Thelbi është që nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend. Sulmet nuk nisin me dikë që kapërcen kufijtë fizikë fillojnë me heshtjen kundrejt të dhënave, perceptimit. Dy javë më parë Rumania pësoi një sulm kibernetik që ngriu të gjithë sistemin e kadastrës, transaksionet u ndalën shërbimet publike u ndaluan.
Sot edhe pse jemi sulmuar në mënyrë agersive jemi përgjgijur duke krijuar një nga mbrojtjet më të forta, duke u mbështetur te një intelgigjencë të re”, tha Rama./kb

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)

27 July 2026 at 09:56
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur rreth orës 09:00 pranë godinës së Parlamentit, e cila është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit. Forca të shumta policore kanë rrethuar godinën, ndërsa të gjitha rrugët hyrëse janë bllokuar me kordone sigurie. “Parlamenti i krimit” dhe “revolucion” janë disa prej thirrjeve të protestuesve. Pasi qëndruan për […]

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

27 July 2026 at 09:55
Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate dhe speca. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Euronews në sheshin e protestës ndodhen disa qese të mbushura me domate dhe speca, me të cilat protestuesit synojnë të godasin […]

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

27 July 2026 at 09:55
Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata janë vendosur përballë hyrjes së Kuvendit nga ana e Galerisë së Arteve në Tiranë, ndërsa vijojnë tubimin e tyre. Ndërkohë, edhe drejtuesit e automjeteve janë […]

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

27 July 2026 at 09:55
Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale. Prandaj, dorëheqja e ministrit të Arsimit, Dharmendra Pradhan, të shtunën, pas më shumë se një jave protestash intensive në rrugë, u shndërrua në një […]

Orintologjia e Propagandës, nga Bufi tek Korbat

By: ela
27 July 2026 at 09:54

Nga Auron Tare Në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar u shfaq një dukuri që do ta kishte bërë të qeshte edhe vete Aristofanin plak. Një vend me plagë të panumërta u bind se armiku më i madh nuk ishte varfëria, as shpopullimi, as pensioni që tretet para se të mbërrijë në xhep, as ujërat […]

The post Orintologjia e Propagandës, nga Bufi tek Korbat appeared first on BoldNews.al.

Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot

TIRANË, 27 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama foli sot për rrezikun që vjen nga manipulimi i informacionit përmes inteligjencës artificiale dhe ndërhyrjet e huaja, ndërsa e cilësoi këtë si sfidën kryesore me të cilën përballen vendet sot.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit” që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama u shpreh se në kohët e sotme gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

“Në pamje të parë këtë konferencë ka të bëjë me algoritmet, me platformat digjitale dhe ekosistemet e informacionit. Në fakt në realitet besoj se ka të bëjë me demokracinë. Fuqia gjithmonë e më tepër matet edhe me diçka tjetër, me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i shndërruar ndasitë sociale në armë dhe për të gërryer besimin tek institucionet demokratike”, u shpreh Rama.

Ndërsa solli në vëmendje shembullin e rënies së Trojës, Rama bëri paralelizma me rrezikun në kohët e sotme ndërsa theksoi se edhe në rastin e Trojës “kërcënimi hyri i maskuar si diçka e pafajshme”.

“Ndaj ky është edhe emri i një virusi që mbetet mësimi suprem i historisë se rreziku më i madh rrallë është ai që mësyn në derë, por është gjithmonë e më tepër ai që e fton brenda, sepse duket i padëmshëm. Është ai që lëvdojmë në emër të lirisë së shprehjes. Është ai që mbrohet në emër të lirisë së fjalës. Është ai për të cilin hezitojmë gjithmonë që të përballemi si duhet, sepse për ne është çështje demokracie dhe çështje lirie”, shtoi Rama.

Sipas tij, “manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin nga një uniformë e veshur”.

“Mbërrin si përmbajtje e përditshme, si indinjatë, si një trend viral, si një video e falsifikuar, si një link që çohet në një grup WhatsApp-i nga një person, i cili në fakt mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë. Flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona dhe shënjestron debatet tona të hapura dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq efektiv e pse dukemi kaq të dënuar të dështojmë përballë tij”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e një algoritmi i nxitur dhe i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe shpërndahet në shkallë masive. “Thelbi është që nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, shtoi Rama.

/a.f/

The post Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri francez për Evropën arrin në Prishtinë

27 July 2026 at 09:54

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku dy zyrtarët pritet të diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet rajonale dhe proceset eurointegruese.

Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media, ku Konjufca dhe Haddad do të shpalosin detaje nga bisedimet dhe qëndrimet e delegacioneve të Kosovës dhe Francës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri francez për Evropën arrin në Prishtinë appeared first on Sinjali.

❌