Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025Social

Vijon dhuna e shtetit ndaj News24, ku persona civilë ngarkojnë në kamionë privatë ç’të munden nga ambientet e televizionit informativ më të madh në ve...

By: @syritv
12 August 2025 at 07:00

Vijon dhuna e shtetit ndaj News24, ku persona civilë ngarkojnë në kamionë privatë ç’të munden nga ambientet e televizionit informativ më të madh në vend. Po grabiten kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve, po çmontohen studiot televizive, tavolina dhe gjëra që janë vënë ndër vite të tëra. Nga salla e mbledhjeve janë rrëmbyer tavolina dhe karrike. Ndërkohë, nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë që të mbajë procesverbal. ... #SyriTv #SyriNet #News24

951 views


💾

Situata në Syrin e Kaltër vijon të jetë ende e rënduar për shkak të zjarreve që kanë rënë atje. Flakët kanë pushtuar rrethinat, ndërsa ndërhyrja e shë...

By: @syritv
12 August 2025 at 07:00

Situata në Syrin e Kaltër vijon të jetë ende e rënduar për shkak të zjarreve që kanë rënë atje. Flakët kanë pushtuar rrethinat, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse të Finiqit ka bërë të mundur deri më tani që zjarri të mos depërtojë në brendësi të Parkut. Dy helikopterë janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit, por era e fortë pengon në shuarjen e flakëve. Si pasojë e situatës së rënduar nga zjarret, shumë turistë janë detyruar të braktisin pikën turistike, pasi u rrezikohet jeta. Zjarri i rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë dëmet e para në ekonomi dhe mjedis. Një rritës bletësh, i shqetësuar për situatën, ka raportuar se deri tani i janë djegur 40 koshere, ndërsa shpreh frikën se flakët mund të përfshijnë edhe pjesën tjetër të zonës ku ndodhen rreth 100 koshere të tjera. ... #SyriTv #SyriNet #SyriKalter #Zjarr

2015 views


💾

Rihapet gara për Milot-Balldre - Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi •(Për të lexuar artikullin e plo...

By: @scan_tv
12 August 2025 at 07:00

Rihapet gara për Milot-Balldre - Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

501 views


💾

Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2” •(Për të lexuar artikullin e plotë,...

By: @scan_tv
12 August 2025 at 07:00

Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2” •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

323 views


💾

Bypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II - Oferta 2.27 mld lekë për segmentin synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet •(Për të l...

By: @scan_tv
12 August 2025 at 07:00

Bypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II - Oferta 2.27 mld lekë për segmentin synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

2298 views


💾

Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë - Ndryshon ligji, subjektet private të drejtë për të marrë me qira zona për gjueti •(Për të lexuar...

By: @scan_tv
12 August 2025 at 07:00

Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë - Ndryshon ligji, subjektet private të drejtë për të marrë me qira zona për gjueti •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

5 views


💾

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rr...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 07:00

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë. Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”. Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit. Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

3170 views


💾

Jetojmë në kohën e konsumizimit... asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë real...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 07:00

Jetojmë në kohën e konsumizimit... asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë realitet, blerësi shpesh ndjehet i humbur në një labirint produktesh që premtojnë shumë, po që herezi zhgënjejnë. Përballja me mashtrimet dhe abuzimet nuk është më një rastësi, por një sfidë e përditshme. Për të mbrojtur sa më shumë qytetarët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”. #a2cnn #ekonomi #be #konsumator #blerje

4973 views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që ...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 07:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar planet e tij për ta bërë Distriktin e Kolumbias "më të sigurt dhe më të bukur se kurrë më parë", shkruan A2. "Të pastrehët duhet të largohen, MENJËHERË", shkroi Trump të dielën. "Ne do t'ju japim vende për të qëndruar, por LARG kryeqytetit. Kriminelët, nuk keni pse të largoheni. Ne do t'ju fusim në burg aty ku ju takon", shkroi Trump. #a2cnn #shba #donaldtrump #washington

4994 views


💾

Porti i Durrësit po përballet prej një jave me një fluks të lartë pasagjerësh dhe mjetesh që vijnë me tragete nga brigjet italiane. Sipas të dhënave n...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 07:00

Porti i Durrësit po përballet prej një jave me një fluks të lartë pasagjerësh dhe mjetesh që vijnë me tragete nga brigjet italiane. Sipas të dhënave nga autoriteti portual, nga data 6 gusht vetëm në Portin e Durrësit kanë mbërritur në vendin tonë rreth 30 mijë pasagjerë dhe 10 mijë automjete. Për të përballuar këtë fluks, përveç shtimit të linjave të trageteve, Porti i Durrësit ka marrë masa për përpunimin sa më të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, duke funksionuar me kapacitete të plota. Një fluks i tillë pritet të vazhdojë deri në mesin e këtij muaji, për të vijuar më pas me fluksin që kthehet në kahun e kundërt, atë të daljes nga vendi. #A2cnn #durres #fluks #turizem

3863 views


💾

Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet. 33-vjeçarit i është sekuestruar...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 07:00

Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet. 33-vjeçarit i është sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Policia po ashtu ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari. #a2cnn #permet #droge #polici

829 views


💾

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifiko...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 07:00

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën përgjatë rrugës që lidh Shkodrën me Shirokën. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe estetike të zonës, duke e shndërruar atë në një qendër të re turistike të veriut të Shqipërisë. Ndërhyrja do të përfshijë një sërë objektivash të rëndësishëm, mes të cilëve urbanizimi i zonës, ndërtimi i pedonales buzë lumit, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Po ashtu, plani parashikon krijimin e shtigjeve që lidhin lumin e Bunës me malin e Taraboshit, si dhe ndërtimin e një shkallareje që do të mundësojë ngjitjen drejt majës së malit. #A2cnn #shkoder #turizem #shiroke

5840 views


💾

❌
❌