Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Abc News

Koreja e Jugut ndalon birësimet private pas hetimeve për abuzime masive

19 July 2025 at 11:37

Koreja e Jugut do t’i japë fund praktikës shumëvjeçare të birësimeve private, pas një hetimi të Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit që zbuloi abuzime të shumta dhe shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve të birësuar.

Që nga Lufta Koreane, më shumë se 140,000 fëmijë janë birësuar jashtë vendit përmes agjencive private me mbështetje shtetërore. Hetimi nxori në dritë regjistrime të fshehta të jetimëve, manipulime identiteti dhe mosverifikim të prindërve birësues gjatë viteve të procesit të birësimit ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Koresë së Jugut, që nga kjo fundjavë do të aplikohet një sistem i ri, ku përgjegjësia e plotë për procesin e birësimit do t’i kalojë shtetit dhe autoriteteve lokale. Ky sistem do të përfshijë vlerësimin rigoroz të prindërve adoptues dhe përputhjen me fëmijët, gjithashtu edhe shqyrtimin nga një komitet i ministrisë, duke u bazuar në parimin e “interesave më të mira të fëmijës”.

Ministria e Shëndetësisë e konsideron këtë ndryshim si një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve të adoptuar.

Birësimet ndërkombëtare filluan pas Luftës Koreane për të larguar fëmijët e lindur nga nëna koreane dhe baballarë ushtarë amerikanë.

Shkrimtarja dhe vetë e birësuar nga Koreja në Suedi, Lisa Wool-Rim Sjoblom, kërkon që shteti të pranojë rolin e tij në këto shkelje dhe të mbështesë ata që u ndanë padrejtësisht nga familjet e tyre.

Riaktivizohet zjarri në Dukat/ Nga flakët s’ka rrezik për banesat, vijon puna për neutralizimin

19 July 2025 at 11:13

Një vatër zjarri është riaktivizuar mëngjesin e sotëm në malin e Shën Gjergjit, në fshatin Dukat. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile janë njoftuar dhe kanë shkuar në vendngjarje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat e zonës, por autoritetet po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll situatën.

Falsifikonin skadencën e produkteve/ Zbulohet magazinë në Vorë, dy në pranga dhe dy në hetim

19 July 2025 at 11:09

Zbulohet në Vorë një magazinë qe falsifikonte etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara  të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli  dhe dhjetra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës/ Të angazhuar 45 forca të ushtrisë

19 July 2025 at 11:04

Vijon lufta me flakët në kodrat e Mallkastrës. Pas zjarrit të rënë pak ditë më parë në Drenovë, I cili u neutralizua pas një pune të gjatë, të tjera vatra janë shënuar në Belishovë dhe Gorishovë. Sipas burimeve, zjarri është me intesitet më të lartë në Belishovë ku janë angazhuar 45 forca të ushtrisë dhe 64 zjarrfikës që po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. / abcnews.al

Shkodër/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 56 vjeçari

19 July 2025 at 10:46

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim,  pasi me datë 17.07.2025, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë shtetasi F. C., 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën.  / abcnews.al /

Lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari/ Sekuestrohet arma e zjarrit, municione luftarake dhe automjeti

19 July 2025 at 10:25

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”.

Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin Klaudio Vuksani, që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë.

Në vijim të veprimeve, Klaudio Vuksani, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/ abcnews.al

Aksidentoi për vdekje 54 vjeçarin/ Tiranë, arrestohet i riu

19 July 2025 at 10:13

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ju informojmë se, në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.

/ abcnews.al

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Rreth 20 mijë metra katrorë ‘të çliruar’. Nuk do ndalemi në qytete, bregdet dhe zona të mbrojtura

19 July 2025 at 09:47

Kryeministri Edi Rama në një reagim në Facebook ka njoftuar se deri nesër do të çlirohen rreth 20 mijë metra katrorë hapësira publike në Tiranë, dhe puna do të vijojë në qytete të tjera, bregdet dhe zona të mbrojtura. Ai theksoi se fenomeni i ndërtimit të paligjshëm do të trajtohet me masa të forta dhe çlirimi i hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje për të rikthyer ato për qytetarët dhe për të mbrojtur mjedisin.

 Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…

Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik.

Zgjerohet vatra në Drenovë/ Prej një jave zjarrfikësit nuk mund të vënë nën kontroll flakët

19 July 2025 at 09:41

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat katër janë ene aktive.

Flakët nuk janë vënë ende nën kontroll në fshatin Drenovë të Mallakastrës, që kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll me pisha. Vatrat aktive që u riaktivizuan në 14 korrik janë midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë e Gorishovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit, për shkak të erës. Në terren janë duke punuar forcat operacionale.

Ndërkohë, është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Borsh të Himarës. Ekipet e shërbimit zjarrfikës kanë operuar gjatë natës me pompa shpine për të mbajtur nën monitorim vatrat, por mëngjesin e kësaj të shtune flakët janë përhapur sërish, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen me trupa. Për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe për shuarjen fl;akëve po punon një helicopter i Forcave të Armatosura. Zjarri ka djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe me shkurre, mbi kodrat e fshatit turistik.

Në qarkun e Dibrës, vijojnë të jenë aktive vatrat në zonën e quajtur  “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës.  Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 23 forca operacionale dhe 30 trupa nga FA. Po ashtu, flakët nuk janë shuar ende në zonën e Malit të Peladhisë në Bulqizë. Kjo vatër po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

Si pasojë e zjarreve në të gjithë vendin janë djegur rreth 52 hektarë me shkurre dhe bimësi.

Këtë të shtunë rreziku më i lartë për zjarre paraqitet në qarqet “Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Çekia miraton ligjin, promovimi i ideve komuniste dënohet me 5 vite burg

19 July 2025 at 09:21

Presidenti çek, Petr Pavel, firmosi të enjten një ndryshim në Kodin Penal të vendit, i cili kriminalizon promovimin e ideologjisë komuniste. Ligji i ri e vendos propagandën komuniste në të njëjtin nivel me atë naziste.

Sipas legjislacionit të rishikuar, kushdo që “mbështet ose promovon lëvizje naziste, komuniste apo të tjera që synojnë, në mënyrë të provueshme, shtypjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ose që nxisin urrejtje racore, etnike, kombëtare, fetare apo klasore” mund të dënohet me burg deri në pesë vjet.

Ky ndryshim vjen pas thirrjeve të institucioneve historike çeke, përfshirë Institutin për Studimin e Regjimeve Totalitare, të cilat e kanë cilësuar si “pabarazi ligjore” mungesën e këtij ndalimi për komunizmin. Gjatë regjimit komunist, mbi 250 mijë persona u arrestuan dhe mijëra të tjerë humbën jetën në burgje.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga Partia Komuniste e Bohemisë, e udhëhequr nga eurodeputetja Kateřina Konečná. Kjo parti është pjesë e koalicionit opozitar “Mjaft”, që kundërshton politikat e presidentit Pavel.

Ende mbetet e paqartë se si do të zbatohet ligji i ri ndaj partive politike me orientim të majtë. Aktualisht, Partia Komuniste nuk ka përfaqësim në parlament, por sondazhet e fundit tregojnë se aleanca e saj gëzon rreth 5% të mbështetjes, mjaftueshëm për të rikthyer përfaqësimin në Dhomën e Ulët në zgjedhjet e tetorit. / abcnews.al

Sllovenia miraton ligjin për eutanazinë, vdekjen e asistuar

19 July 2025 at 08:54

Slovenia miratoi një ligj që lejon vdekjen e asistuar, duke u bashkuar me një numër në rritje vendesh që i japin të rriturve me sëmundje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre nëse përballen me vuajtje të padurueshme dhe pa shpresë për përmirësim.

Australia, Kanada, Holanda dhe Belgjika janë disa nga vendet që lejojnë vdekjen e asistuar, si dhe disa shtete të SHBA-së. Muajin e kaluar, parlamenti i Britanisë votoi për legalizimin e vdekjes së asistuar, megjithatë ligji duhet ende të kalojë në dhomën e lartë të parlamentit.

Ligjvënësit e Sllovenisë miratuan projektligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Legjislacioni pason një referendum konsultativ të vitit të kaluar, në të cilin 55% e votuesve kërkuan një ligj të tillë.

Mundësitë e trajtimit duhet të jenë shteruar, dhe e drejta për vdekjen e asistuar nuk do të jetë e disponueshme në rast të vuajtjeve të padurueshme nga sëmundje mendore. / abcnews.al

Dosja Epstein/ Trump ngre padi 10 miliardë dollarëshe ndaj Wall Street Journal dhe gazetarëve të tij

19 July 2025 at 08:40

Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje me vlerë 10 miliardë dollarë kundër Rupert Murdoch, Wall Street Journal dhe gazetarëve të tij, duke i akuzuar ata për publikimin e informacionit të rremë që ka shkaktuar dëm financiar dhe reputacional për të. Padia lidhet me një raport nga WSJ, që thoshte se Trump kishte shkruar një letër për Jeffrey Epstein në vitin 2003, si pjesë e një dhurate për ditëlindjen e tij nga ish e dashura e Epstein, Ghislaine Maxwell. Letra, sipas raportit, përmbante një vizatim të një gruaje të zhveshur dhe ishte nënshkruar “Donald”.

Trump e mohoi këtë akuzë, duke e quajtur letrën një shpifje dhe akuzoi Murdoch dhe median e tij për qëllime keqdashëse. Ai tha se do të “padisë” Murdoch dhe Wall Street Journal për publikimin e këtij lajmi të rremë. Trump gjithashtu e quajti këtë një sulm ndaj tij dhe ndaj të gjithë amerikanëve për “lajmet e rreme”.

Padia e Trump ka sjellë paqartësi lidhur me marrëdhënien midis Trump dhe Murdoch, dhe ka ngritur më shumë pyetje mbi lidhjet mes politikës, medias dhe proceseve ligjore. / abcnews.al

Përfshihet nga flakët lokali në Korçë, dëme të konsiderueshme

19 July 2025 at 08:19

Korçë : Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij dhe pajisjet në funksion të lokalit. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Parashikimi i motit, i nxehti afrikan prek vendin

19 July 2025 at 08:15

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Situata problematike nga temperaturat e larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 40 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 39°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Parashikimi i yjeve, 19 korrik 2025

19 July 2025 at 08:10

Dashi
Komunikimi është një mjet shumë efektiv për ju sot. Përballuni me çdo detyrë që ka të bëjë me dhënien e informacionit të rëndësishëm te njerëzit e tjerë. Çfarëdo që dërgoni – qoftë me email, telefon apo postë të rregullt – do të përmbushet me sukses.
Demi
Lajme të mira do t’ju vijnë sot. Mbani sytë hapur mbi periodikët në fushën tuaj të interesit. Një artikull ose letër do t’ju ngjallë një ide që mund t’ju çojë në një nxitje të jashtëzakonshme në botën e karrierës. Jini të hapur ndaj të gjitha mundësive.
Binjaket
Je në një pozicion tani që po të bën nervoz. Je si një zhytës në një platformë të lartë që shikon përtej buzës. Të kërcesh nga uji me siguri do të jetë e frikshme, por thellë-thellë, e di që pasi të hidhesh në ujë, do të jesh mirë.
Gaforrja
Qetësia e djeshme është pas teje. Sot është një ditë krejt e re. Qasju asaj me një qëndrim krejt të ri. Ke shumë për të pritur dhe ke potencialin për të arritur shumë gjëra. Asgjë nuk është përtej aftësive të tua.
Luani
Temperatura e ditës po rritet, së bashku me temperamentin e të tjerëve në punë. Dikush që ishte i sjellshëm dje mund të bëhet armiqësor sot. Veproni lehtë dhe përpiquni të mos i dekurajoni të tjerët ndërsa kryeni rutinën tuaj të përditshme.
Virgjeresha
Të tjerë janë të etur të ecin përpara. Njerëzit po marrin frymë thellë ndërsa presin që ti të bësh hapin tjetër. Ky presion nga të tjerët mund të ketë një efekt shumë negativ në punën tënde. Përshpejto ritmin, por mos u bëj i pakujdesshëm.
Peshorja
Do të zbulosh se e vetmja mënyrë për të zgjidhur një situatë të caktuar është përmes përballjes së drejtpërdrejtë. Kjo sigurisht nuk është specialiteti yt dhe do të preferoje shumë më tepër të ikje dhe të fshiheshe, por mbaje mend se fshehja nuk do ta zgjidhë problemin në përgjithësi.
Akrepi
Lëreni anën tuaj agresive të dalë në pah sot. Dikush në vendin e punës mund t’ju zemërojë dhe mund të tundoheni t’i ngulisni këto ndjenja brenda jush. Mos e bëni. Lërini të dalin. Ju keni një pikëpamje që duhet dëgjuar dhe respektuar.
Shigjetari
Dikush do të përpiqet t’ju përdorë si një kukull. Kini kujdes nga njerëzit e tjerë që përfitojnë nga talentet tuaja dhe ju kërkojnë të bëni gjëra që nuk janë në përshkrimin e punës suaj. Natyra juaj e përshtatshme mund të jetë e shpejtë për të thënë po, kur në të vërtetë duhet të thoni jo.
Bricjapi
Një bisedë që do të zhvilloni sot ka të ngjarë të ketë një efekt shumë të thellë tek ju. Një transformim i madh mund të ndodhë si rezultat i një dialogu të thjeshtë me dikë që takoni gjatë regjimit tuaj të përditshëm të punës. Merrini seriozisht këto takime.
Ujori
Mund të kesh menduar se e kishe dikë nën kontroll – pikërisht aty ku e doje. Megjithatë, sot do të zbulosh se nuk është kështu. Ky person po kundërsulmon dhe ka çdo të drejtë ta bëjë këtë. Ji i vetëdijshëm për nevojat e tij ose të saj.
Peshqit
Bëni një udhëtim të shkurtër sot. Nëse keni ndonjë punë për t’u kujdesur në një qytet aty pranë, kjo është dita për ta përfunduar. Dilni nga rutina juaj e zakonshme dhe përqafojeni një ndryshim në peizazh. Kjo do t’ju bëjë jashtëzakonisht produktivë.

Aksident me pasojë vdekje në Tiranë, humb jetën 54 vjeçari

By: xhir jeta
19 July 2025 at 00:04

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pak para mesnate në kryeqytet.

Një 54 vjecar raportohet të ketë humbur jetën, pasi u aksidentua nga një makinë. Ngjarja u shënua në rrugën ‘Jordan Misja’ ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Shqipëria me demokraci të konsoliduar”, Petraj: SHBA e shohin vendin tonë më pranë BE

By: Rovena
18 July 2025 at 23:41

Avokati Edmond Petraj deklaroi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC Neës se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur qëndrimin më të drejtë duke mos ndërhyrë më në çështjet politike shqiptare, ndërsa kritikoi opozitën për mungesën e reflektimit pas zgjedhjeve.

Sipas tij, SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të konsoliduar dhe pranë anëtarësimit në BE, pavarësisht problematikave të brendshme.

Ai theksoi se opozita vazhdon të mos i njohë rezultatet zgjedhore dhe se përpjekjet për lobim kundër Shqipërisë janë të papranueshme. Petraj u shpreh se hetimet dhe analizat financiare për kontratat e lobimit do të vijojnë, duke shtuar se opozita duhet të kërkojë përgjegjësinë brenda vetes.

“SHBA ka bërë gjënë më të mirë, pasi nuk duhet të futë më hundët. Nuk duhet të komentojë më zgjedhjet dhe politika shqiptare të mos i ketë më sytë nga Amerika. SHBA-të e shikojnë Shqipërinë si një vend të konsoliduar, megjithëse ne kemi shumë defekte dhe marrëdhënie joserioze me qytetarët. Por, pavarësisht kësaj ata e shikojnë Shqipërinë si një vend që është një hap larg BE-së.

Berisha doli blof që në momentin që u hapën kutitë e votimit me insistimin e tyre. Nuk kishte ndonjë tren të çuditshme sipas asaj që pretendonte opozita. Opozita kurrë nuk i ka pranuar zgjedhjet. Opozita do doja që të ishte më afër problemeve që kanë qytetarët. Sa i takon lobimit. Aty i ka plasur bomba në dorë. Nuk ka gjë më të keqe se sa të paguash para duke paguar kundër Shqipërisë. Unë e shikoj si gjënë më të paarsyeshme, sepse me këto para mund të kishin insistuar për të ringritur PD-në, megjithatë nuk ka shpresë për një ringritje të PD.

Hetim do të bëhet, analizë financiare do të bëhet për të dyja kontratat edhe për lobimin edhe për LaCivita-n. Kontrata 6+ milionë dollarëshe nuk është asgjë tjetër veçse një kontratë lobimi kundër Shqipërisë. Ata duan që të gjejnë përgjegjësinë tek vetja.

Për ndërtimet pa leje në Theth, Berisha gjithmonë flet ashtu siç flet. Mënyra e tij e vetme është konflikti. Nuk është në pozitat që të krijojë forcat e tij nga veriu në jug. Kjo katrahurë ka nisur që në kohën e Berishës, ‘tokë e nxanun’”, tha avokati Edmond Petraj./abcnews.al

Vazhdon zjarri në Drenovë/ Prej një jave zjarrfikësit nuk mund të vënë nën kontroll flakët

By: Rovena
18 July 2025 at 23:19

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastres prej thuajse një jave nuk është mundur të vihet nën kontroll. Flakët që nga mesdita e së premtes kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime të ndryshme duke dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës , por me intensitet të ulët.

Në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, 4 të ushtrisë të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Sipas statistikave sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 150 hektarë.

Ndërkohë, situata vijon të jetë e rënduar në fshatin Gorishovë të Cakranit, ku zjarri po përhapet me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë ullishte.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, por era dhe thatësira e tokës po e vështirësojnë ndërhyrjen. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër të re.

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të premte në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Çërraveëtë Pogradecit.

Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. Kodra është kryesisht me bimësi të ulët.  Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për të lokalizuar flakët.

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

By: Rovena
18 July 2025 at 23:10

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i avancuar përgatitjet për pandemitë e radhës, pas një përgjigjeje të çrregullt globale për pandeminë koronavirusit, ka bërë të ditur Qeveria amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë kanë thënë përmes një deklarate se e kanë transmetuar edhe zyrtarisht refuzimin amerikan për të zbatuar paktin, i cili është miratuar në muajin maj në Gjenevë, pas tre vjetësh negociata.

Pakti synon të garantojë që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të qasshme në gjithë botën, në rast të ndonjë pandemie tjetër.

Dokumenti u kërkon kompanive prodhuese pjesëmarrëse që të garantojnë se 20 për qind e vaksinave, ilaçeve dhe testeve do të ndahen për OBSH-në gjatë një pandemie, në mënyrë që vendet e varfra të kenë qasje në to.

Negociatorët amerikanë i kanë braktisur këto negociata pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur një proces 12-mujor për largim të SHBA-së nga kjo agjenci, pak pasi e ka nisur mandatin e ri presidencial. SHBA-ja është mbështetësja më e madhe financiare e OBSH-së.

“Terminologjia e përdorur në amendamentet e vitit 2024 është e zbehtë dhe e përgjithshme, duke rrezikuar përgjigjen ndërkombëtare të koordinuar të OBSH-së që fokusohet në çështjet politike sikurse solidariteti, dhe jo në veprime të shpejta dhe efektive”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL

❌
❌