Hana ka lindur dhe po rritet në Zvicër, por kjo nuk e ka penguar të flasë shumë mirë shqip.
“Të dua më pëlqen më shumë.”
Në shkollë komunikon në frëngjisht, me shoqet mund të flasë dhe gjermanisht e anglisht, por me tu kthyer në shtëpi i kthehet dhe shqipes.
Me babain nga Korça dhe nënën nga Shkodra ndonëse të larguar prej 25 vitesh nga Shqipëria nuk flet gjuhë të huaj.
“Kur kam lindur mami dhe babi më kanë folur shqip, e kam pas si gjuhë e parë.”
Kështu ka mësuar shqip dhe Melisa me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, por e lindur në Zvicër.
“E kam pas me dëshirë se është gjuha jeme, gëzohem kur kam mundësi ta flas.”
Mësimet e marra në shtëpi të dy 14 vjeçaret dy herë në javë I thellojnë në shkollat shqipe.
“E flasim në shtëpi me prindërit e mi dhe me vëllain tem dhe shkoj në shkollën shqip që ta mësoj gramatikisht, ta flas, ta lexoj. Ne duam të vazhdojmë traditën, ta ruajmë gjuhën tone.”
Pjesë e nje grupi prej 20 nxënësish shoqëruar nga mësues të tyre Hana dhe Melisa kanë ardhur në Shqipëri për tu njohur nga afër me historinë e kulturën e vendit.
“Janë njerëz nga Zyrihu nga gjithkund që nuk flasin të njejtën gjuhë në Zvicër e kishim obligim me fol shqip se nuk u kuptojshim.”, tha Hana.
“Ne kemi një kulturë shumë të mrekullueshme, nuk mund ta barazosh me asnjë kulturë tjetër.”, tha Melisa.
Programi “Jam Shqiptar” organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe për nxënësit kjo është një përvojë e veçantë që u jep mundësinë të prekin nga afër atë çka mësojnë në shkollat shqipe në Zvicër.
Rreth 1800 nxënës ndjekin shkollat shqipe thuajse në të gjitha Kantonet e Zvicrës. Vaxhid Sejdiu mësues I gjuhës shqipe dhe letërsisë prej rreth tre dekadash në Zvicër tregon se si fëmijët mësojnë me tekste të posaçme.
“Të gjithë janë nxënës të rregullt në shkollat e vendit, por përvec kësaj mësojnë gjuhën amëtare që i themi ne ose gjuha e parë, mësimi në Zvicër zhvillohet dy orë mësimore në javë që do të thotë 8 orë në muaj.
Nëse i vijojnë rregullisht nga klasa e parë në 8- 9 arrijën ta mësojnë, ta ruajnë dhe ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe në familjet e tyre.
Për herë të parë fëmijët shqiptar kanë tekste shkollore për këtë lloj mësimi. Janë tekste të përshatshme dhe shumë të dobishme për organizmin e këtyre orëve mësimore dhe janë të ndara mbi bazën e niveleve, i parë, i dytë dhe i tretë.”
I larguar prej rreth 36 vitesh nga vendlindja, Kumanova e Maqedonisë së Veriut dhe I vendosur prej vitit 1989 në Zvicër Sejdiu ndanë këtë mesazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit.
“Mesazhi im është për të gjithë shqiptarët të behemi bashkë të ruajmë gjuhën shqipe të ruajmë kulturën kombëtare identitetin kombëtar.
Ata që vijnë nga mërgata porsa të kthehen ti përvelin mëngët ti orientojnë fëmijët e etyre drejt shkollave shqipe.
Këtë vit që startojmë në gusht se Zvicra starton herët shpresoj se do të kemi më tepër nxënë më tepër pika skollore që do ti bashkojnë fëmijët se Zvicra ka fëmijë e prindër nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjuha shqipe na bashkon.”