Normal view

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

By: 27
22 May 2026 at 22:04

Lush Osmani, pronari i kompanisë “Shpresa-AL” shpk, është një koncesionar dhe oligark që e mban dorën në xhepin e qytetarëve. Ai ishte i vetmi në Shqipëri që rriti vitin e kaluar çmimin e biletës së urbanëve.

Me vendim bipartizan PS-PD të Këshillit Bashkiak të Kamzës, nën heshtjen e Berishës, u vendos rritja e çmimit për linjën Kamëz-Tiranë. Ky gjest tregoi fuqinë e tij si oligark me pushtet, jo vetëm në Kamëz, por sidomos në Tiranë.

Osmani zhvat miliona euro, nga tenderat e asfalto-betonit, tek ndërtimet, nafta, bitumi, materialet e ndërtimit dhe koncesionet, HEC-et e deri tek resortet.

Pas arrestimit, thuhet se Erion Veliaj i la “amanetet” e tenderave kryebashkiakes së komanduar Anuela Ristani. Dhe Osmani është një nga të privilegjuarit e saj.

Së fundmi, Ristani ka firmosur në favor të kompanisë “Shpresa-AL” një projekt asfaltimi me vlerë afro 1.6 miliardë lekë. Kështu në dorë të Lush Osmanit është rrugica e një lagjeje në periferi të Njësisë 14 në Tiranë.

Segmenti rrugor “Pjetër Arbnori” bashkë me 2 degëzimet ka gjatësi totale rreth 750 metra. Mungojnë trotuaret në pothuajse të gjithë gjatësinë e saj dhe eshte pa infrastrukturen e nevojshme. Rruga kryesore ka gjerësi 7 m. Degezimet e saj, kane nje gjeresi prej 4 m.

Është një lajm i mirë për banorët, por fakti që tenderi i jepet Lush Osmanit, ka prapa pikëpyetje. Ky është një projekt elektoral që duhet mbyllur para zgjedhjeve të vitit 2027, prandaj ekziston rreziku që Lush Osmani të hedhë asfalt vetëm sa për inaugurim.

Këtë mendim na e përforcojnë shkeljet e kryera gjatë procedurës së tenderit nga Bashkia Tiranë. Janë veprime që tregojë se kontrata duhet t’i jepej me çdo kusht Lush Osmanit.

“Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e përshkruan tenderin Open Data Albania. Gjithashtu, procedura ka një “Flamur të kuq” që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtimi i Rrugës Pjetër Arbnori”. Për këtë projekt janë ndarë 157.1 milionë lekë të reja, pa përfshirë TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 13 mars 2026, merrnin pjesë plot 31 kompani dhe bashkime operatorësh. Gjthsesi komisioni i ngritur nga Anuela Ristani e eliminoi konkurrencën me një fshirje gome. Kështu, 16 operatorë, mes tyre ofertat më të ulëta, u skualifikuan qysh në fillim ose u “vetëpërjashtuan” duke mos ngarkuar dokumentet e kërkuara në sistemin elektronik të prokurimeve.

Ajo që bie në sy është se janë skualifikuar ofertat më të ulëta që shkojnë deri në 100 milionë lekë më poshtë se sa propozimi fitues i “SHPRESA – AL” shpk.

Por komisioni nuk e ka përfillur kriterin e cmimit më të ulët, duke shpallur fitues Lush Osmanin me formularin e datës 15 maj 2025.

Nga ana tjetër të bën të dyshosh fakti i përllogaritjes së vlerës së madhe të këtij projekti, që mund të krahasohet me cmimet e ndërtimit të autostradave. Janë vetëm 750 metra rrugica të ngushta!

Fryrjen e fondit limit e vërteton diferenca me mesataren e ofertave që është më tepër se sa 500 mijë euro në këtë tender. Kjo tregon se nuk ka pasur fare konsultim me cmimet e tregut nga komisioni i bashkisë Tiranë.

Nuk është hera e parë që Lush Osmanit i del emri si pjesë e ingranazhit të aferave të korrupsionit.

Më 6 nëntor 2024, Lush Osmani, si administrator i “Shpresa.Al” ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme.

Ai ka dhënë deklarime si dëshmitar i kërkuar nga mbrojtja në lidhje me procesin qe po zhvillohet për inceneratorin e Fierit.

Sipas burimeve, kompanitë fantazme Sili Shpk, JPY shpk, Pivot 04 shpk kane lidhur kontrate bashkëpunimi me ‘Shpresa Al’ për vendin në dispozicion të kamionëve për transportimin e inerteve.

Lush Osmani ka treguar para prokurorit Dritan Prençi që është në dijeni të këtyre kontratave dhe ka qenë ai që ka firmosur.

Sipas Osmanit, makineritë e tij kanë kryer transport në Krujë, Tiranë dhe Durrës, por pyetjes nëse ka bërë transport për në qytetin e Fieri ai deklaroi se nuk ka dijeni për këtë fakt.

Prokuroria dyshon se këto kompani nuk kanë kryer asnjë lloj shërbimi, por gjithcka e ka kryer koncesionari i landfillit të Sharrës ‘Integrated Energy BV SPV”.

Sipas SPAK, mënyra e fshehur nëpërmjet këtyre kompanive, të lë të dyshohesh mbi pastrim parash.

Lush Osmani ka marrë me “koncesion” të pashpallur fondet e përvitshme të disa prej drejtorive të Bashkisë Tiranë. Veçojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, që aktualisht drejtohet nga Liri Qoshi. Gjithsesi drejtorët kanë ikur dhe kanë ardhur, por Lushi ka mbetur përfituesi i vetëm më i madh fondeve.

Në janar 2026, Anuela Osmani i ka dhënë dritë jeshile tenderit me objekt “Loti 1 – Blerje Gazoil 10 ppm”. Fondi Limit i caktuar për këtë furnizim ishte 198 milionë lekë të reja pa TVSH..

Në këtë tender duket se fituesi është i paracaktuar, pavarësisht se ka pasur një procedurë me 3 pjesëmarrës.

Procedura është shënuar me “Flamur të kuq” . Në fakt, korrupsioni në këtë prokurim ka çmim të lartë, që justifikohet vetëm nga urdhrat e paligjshëm dhe porositë nga lart.

Një nga ofertat që ishte 17 milionë lekë të reja më e ulët, u skualifikua për t’ia dhënë kontratën Lush Osmanit. Kështu, përveç çmimit të lartë të karburantit, taksapaguesi kryeqytetas për këtë shërbim paguan edhe “taksën” e korrupsionit.

Kjo kompani, jo vetëm që nuk e meriton tenderin për ofertën e lartë, por nuk ka ka as licencë për të tregtuar karburant.

E njëjta procedurë është zhvilluar në vitin 2023 dhe është fituar nga firma Shpresa AL. Në atë kohë, Pastrim Gjelbërimi finalizoi tenderin “furnizim me lëndë djegëse për automjete diesel” me marrëveshje kuadër me afat 36 muaj.

Fondi limit ishte 172 milionë lekë, ndërkohë që në tender mori pjesë vetëm “SHPRESA-AL” sh.p.k. Kjo firmë e fitoi këtë tender me të njëjtën vlerë, 172 milionë lekë, duke marrë 100 % të fondit limit.

Edhe në 3 mars 2022, kompania “Shpresa Al” shpk mori tenderin e karburanteve 397 milionë lekë të vjetra pa TVSH nga e njëta drejtori.

Historia e errët e prokurimeve të kompanisë fillojnë me ardhjen e Veliaj në bashkinë e Tiranës. Në periudhën 2016-2017 kompania e Lush Osmanit ka marrë disa tendera vetëm për karburantet me procedurë me negocim pa shpallje duke ngritur dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm.

Konkretisht në 1 shkurt 2017, kompania “Shpresa Al” shpk ka fituar tenderin me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake me vlerë 120 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në 18 Mars 2017 fiton tenderin 240 milionë lekë të vjetra me TVSH me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit. Përsëri në 15 dhjetor 2017, Shpresa-AL merr kontratën 365 milionë lekë të vjetra me TVSH me tender “sekret” nga Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit.

E njëjta skemë, i njëjti furnitor edhe në vitin 2015.

Dyshimet për korrupsion lidhen me arsye nga më të ndryshmet si mungesë konkurrence, skualifikim operatorësh përveç fituesit, procedurë me negocim pa shpallje dhe së fundmi shtesë kontrate pa përfunduar faza e parë e kontratës. Shembull është rikonstruksioni i rrugës së fshatit Çekrezë nga “Shpresa Al”, një kontratë që u ka kushtuar banorëve të Tiranës rreth 530 mijë euro. Dyshimet me tenderin lidhen me faktin se është bërë shtesa e kontratës pa përfunduar faza e parë e kontratës duke kapur maksimumin e shtesës, 20% të vlerës së kontratës.

Vlera shtesë prej 20% nuk i është nënshtruar konkurrimit, por thjesht një vlerësimi nga institucioni.

Për më tepër, Lush Osmanit nuk i mjaftojnë tenderat, koncesionet dhe lejet. Ai është i gatshëm të përfitojë edhe duke zhvatur pronat.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, pronari i “Shpresa Al”, Lush Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”, teksa kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pra, ky personazh i korrupsionit të “Rilindjes” është në listën e pritjes në SPAK dhe, ndoshta nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar si herët e tjera.

gijotina.com/

 

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

By: 27
22 May 2026 at 21:38

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar sëfundi rreth 20 faqe dokumenta, për padinë e bërë në SPAK kundër Sali Berishës, anëtarëve të familjes së tij dhe disa drejtuesve të lartë të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari njofton se si bazë për kallëzimin në SPAK ka përdorur ‘skemën se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot.’

Më tej Kokalari flet për pazare mes Sali Berishës dhe eksponentëve të tjerë të PD-së nga njëra anë dhe mazhorancës socialiste nga ana tjetër, që sipas saj kanë rezultuar me përfitimin korruptiv të disa pasurive.

Akuza të forta Kokalari ka hedhur edhe ndaj Albana Vokshit, për ato që ajo i cilëson si “afera korruptive të së shkuarës, si pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.”

Në dokumentin e dorëzuar në SPAK nga Kokalari dhe të publikuar nga vetë aktivistja demokrate, flitet për përdorimin e Syri Tv për të bërë propagandë të hapur që i shërben korrupsionit të familjes Berisha. Kjo skemë sipas Kokalarit, shkel nenin 257, nenbin 245 dhe nenin 242 të kodit penal.

“Të gjitha faktet formojnë një skemë të integruar korrupsioni politiko-ekonomik ku marrja peng e partisë nga familja Berisha dhe instalimi i deputetëve për të mbrojtur interesat e tyre private si dhe perdorimi i Syri TV per te bere propagande te hapur qe i sherben korrupsionit te familjes Berisha, është mekanizmi kryesor. Kjo skemë shkel sistematikisht nenin 257, nenin 245 dhe nenin 242 të kodit penal”, thuhet mes të tjerash në dokument.

Reagimi i Kokalarit:

Kallëzimi në SPAK, me të gjithë dokumentat shoqërues, është gati 20 faqe.

Si bazë, kam pasur ndërtimin e skemës se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot. Gjithashtu, kam lidhur se si këto manipulime të vitit 2022 (Këshilli, Kryesia, FRPD, Primaret e Bashkive) kanë qenë baza e pazarëve që pasuan, dhe jo vetëm. (Kulla Malit)

Për aferet korruptive të së shkuarës, si shembull kam marrë pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.

Pra, kam ndërtuar pikërisht skemën se si marrja peng e PD-së lidhet direkt me korrupsionin e tyre të shkuar dhe aktual.

Bashkangjitur keni disa pjesë të kallëzimit, dhe provat se si u manipuluan zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, që është baza e mbajtjes së kontrollit të PD-së.

Pra, në 20 faqe kam përshkruar se si është ndërtuar sistemi korruptiv i sotëm. Mos dyshoni, e njëjta situatë është edhe në PS, dhe pas klanit të Berishës, do të merremi me ata të anës tjetër.

Por sot, për t’u marrë me PS-në, pengesë kryesore është familja Berisha dhe këta që i mban rrotull.

Disa nga pikat dhe faktet e kallëzimit i gjeni më poshtë:

gijotina.com/

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

By: 27
22 May 2026 at 20:54

Kompania zviceriane MABCO Constructions SA ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, nëse deri më 28 maj 2026 nuk ndërmerret ndërhyrje institucionale.

Sipas kompanisë, që zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor dhe financuesi i projektit, përfaqësuesve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve të saj iu është ndaluar hyrja në kantier që prej 18 majit 2026. MABCO pretendon se administrimi i kontestuar i VIA-s dhe veprimet e institucioneve shtetërore po tentojnë të marrin kontrollin faktik të projektit, pa asnjë transferim kuotash të regjistruar ligjërisht.

Në letër kompania kërkon ndërhyrje urgjente, përfshirë akses të menjëhershëm në kantier, ruajtjen e pajisjeve kritike, lirinë e lëvizjes për specialistët dhe organizimin e një takimi institucional me institucionet përgjegjëse. MABCO paralajmëron se, në mungesë të zgjidhjes deri më 28 maj, do të nisë arbitrazhin ndërkombëtar sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe do të ndjekë të gjitha mjete juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit.

Njoftimi i kompanisë MABCO

MABCO i kërkon shtetit shqiptar ndërhyrje urgjente për Aeroportin e Vlorës: afati i fundit 28 maj 2026, përpara arbitrazhit ndërkombëtar

MABCO Constructions SA i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, duke njoftuar se situata në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka kaluar nga paralajmërimet e përsëritura në përjashtim faktik të MABCO-s nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit të saj.

Në letër, MABCO thekson se vepron si zotëruese e 98% të kuotave të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonshëm. Kompania pretendon se 2A Group, ortak me 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të VIA-s, të regjistruar në QKB, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim kuotash i paraqitur për regjistrim në QKB apo i miratuar nga MIE.

MABCO referon se më 14 maj 2026 administrimi i kontestuar i VIA-s lëshoi një njoftim për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, të cilin MABCO e refuzoi më 16 maj 2026. Më 17 maj u komunikua kufizimi i aksesit në kantier, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të MABCO-s iu ndalua fizikisht hyrja në kantier. Më 21 maj, sipas kompanisë, u lëshua një tjetër njoftim që synon ta paraqesë përjashtimin e MABCO-s si “refuzim për bashkëpunim” dhe të krijojë bazë për inventarizim ose marrje të njëanshme të punimeve, pajisjeve, dokumentacionit dhe materialeve teknike të MABCO-s.

Sipas MABCO-s, ky përjashtim nuk mbështetet në asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë, në asnjë vendim të ligjshëm të Autoritetit Kontraktues dhe në asnjë akt të vlefshëm që do të justifikonte largimin e investitorit kryesor nga një projekt strategjik. Kompania pretendon gjithashtu se Policia e Shtetit është përdorur për zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke krijuar një situatë faktike në favor të 2A Group.

Në letër ngrihen edhe shqetësime për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së specialistëve ndërkombëtarë në zonën e akomodimit të kantierit, përfshirë specialistë kinezë, si dhe për bllokimin për më shumë se shtatë muaj të pajisjeve kritike për certifikimin, përfshirë automjete zjarrfikëse dhe pajisje X-Ray. MABCO kërkon që, përpara çdo hapi drejt certifikimit të aeroportit, të kryhet një auditim teknik i pavarur ndërkombëtar i pistës dhe sistemeve të fushës ajrore, përfshirë AGL, ALS, PAPI dhe sistemet përkatëse të sigurisë aeroportuale. MABCO njofton se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë përgjigje substanciale. Sipas kompanisë, veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit, përfshirë nenet 11.5, 11.9, 13 dhe 18, si dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

Në aspektin ekonomik, MABCO deklaron se projekti është mbështetur nga mbi 90 milionë euro kapital, 6 milionë euro interesa të paguara mbi financimin, 10 milionë euro kontribute direkte të MABCO-s, 152 milionë euro ekspozim kolaterali dhe një garanci financiare me kërkesë të parë prej 72 milionë eurosh. Kompania vlerëson se vlera ekonomike e vënë në rrezik është në rendin 250–300 milionë euro.

Përmes letrës, MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për MABCO-n dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit kryesor, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe kushtet bazike për punonjësit dhe specialistët, të ruajë provat, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana, të mos njohë efektet e njoftimeve të kontestuara të datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe të organizojë një takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.

Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave deri më 28 maj 2026, MABCO paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit dhe në ligj.

gijotina.com/

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

By: 27
22 May 2026 at 20:50

Kompania zviceriane MABCO Constructions SA ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, nëse deri më 28 maj 2026 nuk ndërmerret ndërhyrje institucionale.

Sipas kompanisë, që zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor dhe financuesi i projektit, përfaqësuesve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve të saj iu është ndaluar hyrja në kantier që prej 18 majit 2026. MABCO pretendon se administrimi i kontestuar i VIA-s dhe veprimet e institucioneve shtetërore po tentojnë të marrin kontrollin faktik të projektit, pa asnjë transferim kuotash të regjistruar ligjërisht.

Në letër kompania kërkon ndërhyrje urgjente, përfshirë akses të menjëhershëm në kantier, ruajtjen e pajisjeve kritike, lirinë e lëvizjes për specialistët dhe organizimin e një takimi institucional me institucionet përgjegjëse. MABCO paralajmëron se, në mungesë të zgjidhjes deri më 28 maj, do të nisë arbitrazhin ndërkombëtar sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe do të ndjekë të gjitha mjete juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit.

Njoftimi i kompanisë MABCO

MABCO i kërkon shtetit shqiptar ndërhyrje urgjente për Aeroportin e Vlorës: afati i fundit 28 maj 2026, përpara arbitrazhit ndërkombëtar

MABCO Constructions SA i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, duke njoftuar se situata në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka kaluar nga paralajmërimet e përsëritura në përjashtim faktik të MABCO-s nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit të saj.

Në letër, MABCO thekson se vepron si zotëruese e 98% të kuotave të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonshëm. Kompania pretendon se 2A Group, ortak me 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të VIA-s, të regjistruar në QKB, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim kuotash i paraqitur për regjistrim në QKB apo i miratuar nga MIE.

MABCO referon se më 14 maj 2026 administrimi i kontestuar i VIA-s lëshoi një njoftim për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, të cilin MABCO e refuzoi më 16 maj 2026. Më 17 maj u komunikua kufizimi i aksesit në kantier, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të MABCO-s iu ndalua fizikisht hyrja në kantier. Më 21 maj, sipas kompanisë, u lëshua një tjetër njoftim që synon ta paraqesë përjashtimin e MABCO-s si “refuzim për bashkëpunim” dhe të krijojë bazë për inventarizim ose marrje të njëanshme të punimeve, pajisjeve, dokumentacionit dhe materialeve teknike të MABCO-s.

Sipas MABCO-s, ky përjashtim nuk mbështetet në asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë, në asnjë vendim të ligjshëm të Autoritetit Kontraktues dhe në asnjë akt të vlefshëm që do të justifikonte largimin e investitorit kryesor nga një projekt strategjik. Kompania pretendon gjithashtu se Policia e Shtetit është përdorur për zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke krijuar një situatë faktike në favor të 2A Group.

Në letër ngrihen edhe shqetësime për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së specialistëve ndërkombëtarë në zonën e akomodimit të kantierit, përfshirë specialistë kinezë, si dhe për bllokimin për më shumë se shtatë muaj të pajisjeve kritike për certifikimin, përfshirë automjete zjarrfikëse dhe pajisje X-Ray. MABCO kërkon që, përpara çdo hapi drejt certifikimit të aeroportit, të kryhet një auditim teknik i pavarur ndërkombëtar i pistës dhe sistemeve të fushës ajrore, përfshirë AGL, ALS, PAPI dhe sistemet përkatëse të sigurisë aeroportuale. MABCO njofton se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë përgjigje substanciale. Sipas kompanisë, veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit, përfshirë nenet 11.5, 11.9, 13 dhe 18, si dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

Në aspektin ekonomik, MABCO deklaron se projekti është mbështetur nga mbi 90 milionë euro kapital, 6 milionë euro interesa të paguara mbi financimin, 10 milionë euro kontribute direkte të MABCO-s, 152 milionë euro ekspozim kolaterali dhe një garanci financiare me kërkesë të parë prej 72 milionë eurosh. Kompania vlerëson se vlera ekonomike e vënë në rrezik është në rendin 250–300 milionë euro.

Përmes letrës, MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për MABCO-n dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit kryesor, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe kushtet bazike për punonjësit dhe specialistët, të ruajë provat, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana, të mos njohë efektet e njoftimeve të kontestuara të datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe të organizojë një takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.

Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave deri më 28 maj 2026, MABCO paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit dhe në ligj.

gijotina.com/

Largimi është goditje e rëndë për studentët –

By: 27
22 May 2026 at 20:38

Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë dorëzuar një peticion në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në RMV, Denion Meidani.

Gazetari i “Macedonia Press” dhe një nga nismëtarët e peticionit, Nevrij Ademi, ka zbuluar se janë mbledhur dy mijë firma. Studentët kanë kërkuar edhe takim me ministrin Hoxha, por sipas kabinetit ai ka qenë në një udhëtim zyrtar.

”Kemi pasur një ambasador që është kujdesur për shqiptarët dhe të bësh këtë, në këtë moment kur studentët janë çuar në këmbë, paramendoni se sa ‘goditje’ është për studentët”, u shpreh Ademi.

Gazetari shton edhe se Meidani nuk kishte dijeni për peticionin dhe pretendon se ai e ka marrë vesh nga statuset online. Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare sa i përket dhënies së provimeve të jurisprudencës në shqip.

gijotina.com/

“Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë –

By: 27
22 May 2026 at 19:38

Federata e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Silvinjo, si edhe për dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, administrata e FSHF-së, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të Federatës. Në një atmosferë vlerësimi dhe respekti, presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024.

Si shenjë mirënjohjeje, presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve nga një fanellë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar. Silvinjo u shpreh i lumtur dhe krenar për periudhën në krye të Kombëtares shqiptare, duke theksuar se përtej rezultateve sportive, ajo që do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij janë marrëdhëniet njerëzore dhe bashkëpunimi i përditshëm me stafin e FSHF-së.

Trajneri brazilian falënderoi të gjithë punonjësit e Federatës për mbështetjen dhe vlerësoi frymën e unitetit që, sipas tij, ka shoqëruar ekipin gjatë gjithë rrugëtimit. “Kur dikush e merr përsipër një punë, e merr përsipër që ta bëjë në 100% të saj. Ka raste që puna shkon mirë, ka raste që nuk shkon mirë. Kështu është futbolli. Unë bëj një profesion shumë të vështirë, shumë prej jush këtu e dini. Tani flasim për 3 vite e gjysmë. Jam absolutisht i lumtur për atë që kemi bërë. Kemi thënë që nga dita e parë që “Ne jemi një”.

Nuk do doja të flisja për Euro 2024, kualifikueset e Botërorit apo fazën play-off. Unë do doja të flisja për më shumë se 100 persona që jetojnë dhe punojnë për Federatën. Me shumë prej jush kam pasur mundësi të bëj një bisedë të bukur dhe të pi një kafe. E kujtoj ende që 3 vite më parë, në katin e katërt ku është presidenti, aty ishte kafeja. Në orën 9 të mëngjesit shkoja aty dhe, ditë pas dite, kam pirë kafe me secilin prej jush dhe kam dëgjuar secilin prej jush që punoni në atë vend të bukur pune. Do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Përtej çdo gjëje që kemi parë këtu, që është e bukur, të emocionon, por sidomos ju, raporti human, këtë nuk do ta harroj kurrë. Secilin prej jush e kam në zemrën time. Faleminderit shumë, mirupafshim!”, – tha Silvinjo.

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave –

By: 27
22 May 2026 at 19:26

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panaja në Vlorë.

Në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë me shpejtësi drejt kodrave dhe zonave me ullishte.

Situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, që po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse që të shuajnë flakët me ujë. Ata janë duke izoluar me mjete rrethanore zjarrin. Ndërkohë, era e fortë po ndihmon përhapjen e mëtejshme të zjarrit, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe ullinj.

gijotina.com/

Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par –

By: 27
22 May 2026 at 18:58

Këshilli i Europës e konfirmon: më 26 maj, do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Bruksel. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruhet se në takim do të konfirmohet përmbushja e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe do të vendosen standardet përmbyllëse për Grupin e Parë të negociatave, të njohur si “Themeloret”, që përfshin gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë si dhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar.

Në standardet përmbyllëse që pritet të vendosen, sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, bëjnë pjesë funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Në Bruksel për konferencën e tetë ndërqeveritare do të udhëtojë edhe kryeministri Rama me një përfaqësi të kabinetit qeveritar.

“Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel. Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike (Kapitulli 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësia, liria dhe siguria), dhe kriteret ekonomike (Kapitulli 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar)”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.

Grupi i punës për Zgjerimin, COELA i ka dhënë dritën jeshile IBAR-it, raporti i Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një draft të përbashkët.

Vendet anëtare në grupin e punës COELA, arritën të dakordësonin pas gati 3 muajsh një qëndrim të përbashkët për Shqipërinë, dokument që ka pësuar ndryshime të shumta gjatë kësaj periudhe krahasuar me variantin fillestar të propozuar nga Komisioni Europian.

Qëndrimi i miratuar ka një gjuhë më të ashpër, ndërsa theksi vendoset tek rezultatet konkrete për sundimin e ligjit dhe reformat. SPAK dhe presionet politike ndaj tij dalin në plan të parë, ndërsa korrupsioni cilësohet si “shqetësim thelbësor”.

gijotina.com/

Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese” –

By: 27
22 May 2026 at 18:46

Komisioni Evropian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, përmes së cilës ai propozon që Ukrainës t’i jepet statusi i anëtares së asociuar, ndërsa vendeve të Ballkanit Perëndimor statusi i vëzhguesit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, tha se institucioni që ai përfaqëson e mirëpret faktin që ky diskutim po zhvillohet mes vendeve anëtare dhe inkurajon vazhdimin e debatit në nivel të udhëheqësve të BE-së.

“Kjo tregon se ekziston një përkushtim i fuqishëm i vendeve anëtare që zgjerimi të bëhet realitet sa më shpejt. Është gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është investim gjeostrategjik në prosperitetin, paqen dhe sigurinë tonë. Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian është po ashtu i lidhur në mënyrë thelbësore me sigurinë e bllokut tonë”, tha Mercier në një konferencë për media.

Ai shtoi se është po aq e rëndësishme arritja e synimit për ta kompletuar BE-në me të gjitha vendet kandidate, të cilat prej shumë vjetësh po punojnë drejt anëtarësimit.

“Të gjitha zgjidhjet inovative duhet të udhëhiqen nga një proces i bazuar në merita. Duke parë përpara, duhet të sigurohemi që qasja jonë ndaj zgjerimit të jetë e përshtatshme për qëllimin që synon”, tha zëdhënësi Mercier.

Prandaj, sipas tij, Komisioni Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me vendet anëtare dhe me vendet kandidate, për të gjetur zgjidhjet më të mira që do ta bënin Bashkimin Evropian më të fortë dhe më të sigurt.

Në letrën e bërë publike më 21 maj, kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozon për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe lidhje më të afërta me institucionet evropiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.

Tregu i Përbashkët Evropian është hapësirë, e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore.

Merz, po ashtu, propozon dhënien e statusit të vëzhguesit për vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha institucionet relevante të Bashkimit Evropian, si dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të Komisionit Evropian ose Parlamentit Evropian me përfaqësues të rajonit, për çështje që lidhen drejtpërdrejt me të.

“Integrimi gradual mund të realizohet përmes ndërtimit të blloqeve që do të shërbenin si bazë për zbatimin e plotë të fushave përkatëse të politikave, dhe më pas do të shoqërohej me mbështetje më të madhe në zbatimin e ligjeve të BE-së. Përveç kësaj, mund ta avancojmë edhe integrimin institucional mbi bazën e progresit real. E gjithë kjo mund t’i afrojë ndjeshëm vendet kandidate me ne dhe të nxisë një ambicie të re për reforma të mëtejshme drejt anëtarësimit të plotë”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman.

“Të qëndrojmë fort të përkushtuar ndaj premtimit se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia mund t’i bashkohen Bashkimit Evropian, siç është përcaktuar në Kriteret e Kopenhagës dhe në Agjendën e Selanikut të vitit 2003. Qëllimi ynë nuk ka ndryshuar: kompletimi i Bashkimit Evropian përmes përfshirjes së të gjitha vendeve kandidate”, theksohet në letër.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje dhe Hercgovina dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate për anëtarësim, ndërsa Kosova jo.

Në anën tjetër, për Ukrainën, ai propozon afrim të konsiderueshëm me Bashkimin Evropian dhe me institucionet e tij kryesore, “pa ndikuar në negociatat e vazhdueshme për anëtarësim, por duke e nxitur dhe mbështetur këtë proces”.

Kreu i Qeverisë gjermane beson se këto propozime nuk kërkojnë ndryshime në kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Evropian, por vetëm një “marrëveshje të fortë politike”./ REL

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

By: 27
22 May 2026 at 15:34

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë lëshuar kërcënime të reja për veprime ushtarake kundër Kubës, duke rritur më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Havanës.

Marco Rubio deklaroi të enjten para gazetarëve se Kuba prej vitesh përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë dhe Kinën. Nga ana tjetër, Donald Trump tha se ka gjasa të jetë presidenti amerikan që “më në fund do të veprojë” ndaj regjimit kuban.

Administrata Trump, me Rubion në vijën e parë të politikës ndaj Kubës, ka shtuar presionin ndaj ishullit të drejtuar nga komunistët, në atë që mediat ndërkombëtare e interpretojnë si një përpjekje për ndryshim regjimi. Masat përfshijnë një bllokadë të furnizimeve me karburant, e cila sipas raportimeve ka çuar ekonominë kubane pranë kolapsit.

Presioni amerikan është përshpejtuar ditët e fundit, pas akuzës penale të ngritur nga SHBA ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro dhe shtimit të pranisë ushtarake amerikane në Karaibe.

Duke refuzuar krahasimet me ndërhyrje të mëparshme amerikane për “ndërtim kombesh”, Rubio deklaroi se çështja kubane lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai shtoi se megjithëse një marrëveshje diplomatike mbetet opsioni i preferuar i Uashingtonit, mundësitë për dialog me Havanën janë të kufizuara.

“Sistemi i tyre ekonomik nuk funksionon. Është i dështuar dhe nuk mund të reformohet me sistemin aktual politik”, deklaroi Rubio.

Sipas tij, Kuba ka fituar kohë për vite me radhë duke pritur ndryshime në politikën amerikane, por kësaj here, administrata amerikane synon të mbajë një qëndrim më të ashpër dhe të vazhdueshëm.

Në deklarata të ndara, Donald Trump tha se presidentët amerikanë kanë konsideruar prej dekadash mundësinë e ndërhyrjes në Kubë, por sipas tij “duket se ai do të jetë presidenti që do ta bëjë”. Trump shtoi se do të ishte “i kënaqur” nëse ndërmerrte një hap të tillë.

Reagimi i Havanës ishte i menjëhershëm.

Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez, akuzoi Marco Rubion se po përdor deklarata të rreme për të nxitur një agresion ushtarak kundër Kubës.

“Sekretari amerikan i Shtetit gënjen edhe një herë për të nxitur një agresion ushtarak që do të sillte derdhje gjaku kuban dhe amerikan”, deklaroi Rodríguez.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Kubës, ka forcuar bllokadën energjetike dhe ka mbikëqyrur shtimin e forcave ushtarake amerikane në rajon.

Kërcënimet e fundit vijnë në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve. Të mërkurën, SHBA akuzoi zyrtarisht Raúl Castron në lidhje me rrëzimin e një avioni në vitin 1996.

Një ditë më pas, autoritetet arrestuan Adys Lastres Morera, motrën e një drejtuesi të lartë të konglomeratit ekonomik GAESA, grup i kontrolluar nga ushtria kubane dhe që dominon sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Gjatë javës së fundit, administrata amerikane vendosi gjithashtu sanksione të tjera ndaj qeverisë kubane. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se disa anije luftarake, përfshirë një aeroplanmbajtëse, kanë mbërritur në Karaibe për stërvitje detare me partnerë të Amerikës Latine.

Marco Rubio deklaroi gjithashtu se Kuba kishte pranuar paraprakisht një ofertë amerikane prej 100 milionë dollarësh ndihmë në këmbim të reformave, por shtoi se mbetet e paqartë nëse Uashingtoni do të pranojë kushtet e Havanës, pasi SHBA kërkon të shmangë çdo bashkëpunim me konglomeratin ushtarak GAESA.

Analistët paralajmërojnë se Trump dhe Rubio mund të synojnë ndaj Kubës një strategji të ngjashme me atë të përdorur në Venezuelë për ndryshim regjimi. Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij u arrestuan në një operacion ushtarak në janar dhe u dërguan në SHBA, ku Maduro u akuzua për “narkoterrorizëm”.

Rubio vazhdon të argumentojë se Kuba përbën kërcënim serioz për SHBA-në për shkak të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe inteligjencës me Kinën dhe Rusinë.

Të dyja vendet kanë kritikuar presionin amerikan ndaj Kubës.

Kina deklaroi të premten se “mbështet fuqimisht” Kubën dhe i kërkoi SHBA-së të ulë tensionet dhe “të ndalojë kërcënimet me forcë”.

Edhe Kremlini reagoi përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili deklaroi se “në asnjë rrethanë nuk duhet të përdoren metoda që afrohen me dhunën ndaj ish-udhëheqësve apo liderëve aktualë të shteteve”.

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

By: 27
22 May 2026 at 15:12

Numri i personave që jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor në nivel global ka arritur në rreth 1.2 miliardë në vitin 2023, duke shënuar një rritje të fortë gjatë tre dekadave të fundit. Sipas një analize të publikuar në The Lancet si pjesë e Studimit Global të Barrës së Sëmundjeve 2023, kjo përbën një rritje prej 95% krahasuar me vitin 1990, ku rritja lidhet kryesisht me shtimin e ndjeshëm të rasteve të ankthit dhe depresionit në mbarë botën. Depresioni i madh është rritur me rreth 131%, ndërsa çrregullimet e ankthit me rreth 158%, duke u bërë dy nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor në nivel global.

Raporti thekson se çrregullimet mendore nuk prekin vetëm individët, por kanë pasoja të gjera sociale dhe ekonomike, duke ndikuar në familje, vendet e punës dhe sistemet shëndetësore përmes uljes së produktivitetit dhe rritjes së nevojës për kujdes afatgjatë. Autorët e studimit nënvizojnë se përgjigjja ndaj kësaj situate është një domosdoshmëri globale, sidomos për grupet më vulnerabël, ndërsa paralajmërojnë se barra e shëndetit mendor po vazhdon të rritet më shpejt sesa kapacitetet e shërbimeve për ta përballuar.

Në raport gjithashtu theksohet se pabarazitë nuk janë të njëjta për të gjithë, ku gratë raportojnë më shumë raste të depresionit dhe ankthit, ndërsa burrat preken më shpesh nga disa çrregullime neurozhvillimore dhe të sjelljes. Po ashtu, barra më e lartë e shëndetit mendor është vërejtur tek adoleshentët e moshës 15–19 vjeç, çka sipas studiuesve tregon nevojën për ndërhyrje dhe parandalim më të hershëm.

Sipas raportit, rritja e rasteve lidhet me një kombinim faktorësh, përfshirë dhunën në fëmijëri, dhunën nga partneri intim, ngacmimin, si dhe ndikime më të gjera si varfëria, pabarazia sociale, krizat globale, luftërat, pandemitë dhe ndryshimet klimatike. Megjithatë, studiuesit theksojnë se këta faktorë vetëm nuk e shpjegojnë plotësisht rritjen e rasteve, duke paralajmëruar se situata është më komplekse dhe në përkeqësim të vazhdueshëm, ndërsa shërbimet e shëndetit mendor nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm zgjerimi me nevojat në rritje.

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

By: 27
22 May 2026 at 14:50

Irani ka deklaruar se po zgjeron zonën rreth Ngushticës së Hormuzit mbi të cilën pretendon kontroll ushtarak, duke thënë se synon të forcojë sovranitetin mbi një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë.

Një hartë e publikuar nga autoriteti i ri iranian për ngushticën pretendon “mbikëqyrje ushtarake” mbi më shumë se 22 mijë kilometra/katrorë, duke përfshirë edhe ujërat territoriale të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto të fundit i kanë quajtur pretendimet “vetëm fragmente ëndrrash”.

Autoriteti iranian ka deklaruar se çdo kalim nëpër ngushticë duhet të bëhet me “koordinim dhe autorizim” nga Teherani, ndërsa SHBA dhe aleatët e saj i kanë refuzuar këto pretendime dhe u kanë kërkuar anijeve të mos i zbatojnë.

Sipas mediave të lidhura me Gardën Revolucionare iraniane, janë publikuar pamje të një sulmi ndaj një tanker në ngushticë, ndërsa analiza të BBC Verify e lidhin incidentin me një anije që kishte raportuar goditje në fillim të majit.

Në të njëjtën kohë, forcat amerikane kanë hipur në një tanker të dyshuar se po shkonte drejt Iranit, duke thënë se ai mund të ketë shkelur bllokadën ndaj porteve iraniane.

Sipas CENTCOM, anija u kontrollua dhe më pas u lirua, ndërsa SHBA ka devijuar dhjetëra anije tregtare dhe ka ndërhyrë në disa raste që nga fillimi i bllokadës në prill.

Ngjarjet vijnë në një kohë tensionesh të rritura, ndërsa përpjekje diplomatike nga SHBA, vendet e Gjirit dhe ndërmjetës të tjerë po zhvillohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

By: 27
22 May 2026 at 14:30

Álvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i përkohshëm i Real Madridit, duke mbyllur një kapitull të shkurtër por të rëndësishëm në stolin e “Los Blancos”.

Në konferencën për shtypin para ndeshjes së fundit të LaLigs ndaj Athletic BilbaoS, Arbeloa u shpreh se sfida e së shtunës do të jetë e fundit e tij si trajner i Real Madridit, duke lënë të hapur mundësinë për një rikthim në të ardhmen.

“Uroj që të jetë një ‘mirupafshim’ dhe jo një lamtumirë, sepse kjo është gjithmonë shtëpia ime. Do të jetë ndeshja ime e fundit me Real Madridin… nuk e di nëse edhe e fundit e karrierës sime”, deklaroi ai.

Një nga temat më të diskutuara ishte edhe e ardhmja e mundshme e José Mourinho-s, në rast rikthimi të tij në Madrid. Arbeloa ishte i prerë, duke përjashtuar çdo bashkëpunim me të.

“José Mourinho ka një staf fantastik. Nëse vjen te Real Madridi, do të vijë me ekipin e tij teknik. Nuk ka asnjë mundësi që unë të jem pjesë e stafit të tij. Nga e hëna do të mendoj për atë që është më e mira për mua”, u shpreh ai.

Arbeloa u ndal edhe te rrugëtimi i tij si trajner i përkohshëm që nga 12 janari, duke zëvendësuar Xabi Alonson. Ai theksoi se kjo periudhë e ka ndihmuar të rritet si profesionist dhe si njeri.

“Shumë situata më kanë bërë më të mirë. Kam folur me të gjithë, ndonjëherë kemi qenë dakord e ndonjëherë jo, por jam shumë mirënjohës. Largohem me shumë miq dhe me ndjenjën se jam rritur”, shtoi ai.

Në fund, trajneri spanjoll nuk kurseu fjalët e mira për Dani Carvajal, i cili gjithashtu është në prag largimi. Arbeloa e cilësoi atë si një simbol të Real Madridit dhe një shembull për klubin, duke konfirmuar se Carvajal do të jetë titullar në ndeshjen e fundit dhe do të nderohet nga tifozët.

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi –

By: 27
22 May 2026 at 14:00

Në një kohë kur spitalet shqiptare përballen me mungesë ilaçesh, pajisjesh bazike dhe kushte që shpesh duken më afër një reportazhi kritik sesa një sistemi shëndetësor europian, Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala zgjodhi të flasë për të ardhmen, Inteligjencën Artificiale dhe rolin e saj në diagnostikën moderne. Në një leksion të hapur me studentët e mjekësisë, ajo theksoi rëndësinë e inovacionit dhe përgatitjen e brezit të ri për transformimet teknologjike në shëndetësi.

Ministrja, duke iu referuar përvojës së saj akademike në qendra ndërkombëtare, inkurajoi studentët të përqafojnë teknologjinë si pjesë thelbësore të profesionit të tyre të ardhshëm. “IA nuk do zëvendësojë radiologët, por do zëvendësojë ata që nuk e përdorin atë”, u shpreh ajo, një deklaratë që synon të nxisë debat mbi modernizimin e sistemit shëndetësor.

Ndërkohë, realiteti në spitalet shqiptare mbetet shumë i dobët, infrastrukturë e amortizuar, mungesë ilaçesh bazë dhe shërbime shpesh të pamjaftueshme për pacientët. Në këtë kontrast mes vizionit për teknologjinë dhe problemeve të përditshme, sistemi shëndetësor vijon të jetë nën presionin e kritikave për standardet e tij aktuale.

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në –

By: 27
22 May 2026 at 13:58

Komisioni Evropian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, përmes së cilës ai propozon që Ukrainës t’i jepet statusi i anëtares së asociuar, ndërsa vendeve të Ballkanit Perëndimor statusi i vëzhguesit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, tha se institucioni që ai përfaqëson e mirëpret faktin që ky diskutim po zhvillohet mes vendeve anëtare dhe inkurajon vazhdimin e debatit në nivel të udhëheqësve të BE-së. “Kjo tregon se ekziston një përkushtim i fuqishëm i vendeve anëtare që zgjerimi të bëhet realitet sa më shpejt. Është gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është investim gjeostrategjik në prosperitetin, paqen dhe sigurinë tonë. Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian është po ashtu i lidhur në mënyrë thelbësore me sigurinë e bllokut tonë”, tha Mercier në një konferencë për media. Ai shtoi se është po aq e rëndësishme arritja e synimit për ta kompletuar BE-në me të gjitha vendet kandidate, të cilat prej shumë vjetësh po punojnë drejt anëtarësimit.

“Të gjitha zgjidhjet inovative duhet të udhëhiqen nga një proces i bazuar në merita. Duke parë përpara, duhet të sigurohemi që qasja jonë ndaj zgjerimit të jetë e përshtatshme për qëllimin që synon”, tha zëdhënësi Mercier.

Prandaj, sipas tij, Komisioni Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me vendet anëtare dhe me vendet kandidate, për të gjetur zgjidhjet më të mira që do ta bënin Bashkimin Evropian më të fortë dhe më të sigurt.

Në letrën e bërë publike më 21 maj, kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozon për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe lidhje më të afërta me institucionet evropiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.

Tregu i Përbashkët Evropian është hapësirë, e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore.

Merz, po ashtu, propozon dhënien e statusit të vëzhguesit për vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha institucionet relevante të Bashkimit Evropian, si dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të Komisionit Evropian ose Parlamentit Evropian me përfaqësues të rajonit, për çështje që lidhen drejtpërdrejt me të.

“Integrimi gradual mund të realizohet përmes ndërtimit të blloqeve që do të shërbenin si bazë për zbatimin e plotë të fushave përkatëse të politikave, dhe më pas do të shoqërohej me mbështetje më të madhe në zbatimin e ligjeve të BE-së. Përveç kësaj, mund ta avancojmë edhe integrimin institucional mbi bazën e progresit real. E gjithë kjo mund t’i afrojë ndjeshëm vendet kandidate me ne dhe të nxisë një ambicie të re për reforma të mëtejshme drejt anëtarësimit të plotë”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman.

“Të qëndrojmë fort të përkushtuar ndaj premtimit se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia mund t’i bashkohen Bashkimit Evropian, siç është përcaktuar në Kriteret e Kopenhagës dhe në Agjendën e Selanikut të vitit 2003. Qëllimi ynë nuk ka ndryshuar: kompletimi i Bashkimit Evropian përmes përfshirjes së të gjitha vendeve kandidate”, theksohet në letër.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje dhe Hercgovina dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate për anëtarësim, ndërsa Kosova jo.

Në anën tjetër, për Ukrainën, ai propozon afrim të konsiderueshëm me Bashkimin Evropian dhe me institucionet e tij kryesore, “pa ndikuar në negociatat e vazhdueshme për anëtarësim, por duke e nxitur dhe mbështetur këtë proces”.

Kreu i Qeverisë gjermane beson se këto propozime nuk kërkojnë ndryshime në kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Evropian, por vetëm një “marrëveshje të fortë politike”./REL

Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi! –

By: 27
22 May 2026 at 13:48

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se rruga që po ndërtohet pranë mbikalimit të Rinasit, në autostradën Tiranë-Durrës, nuk do të jetë me pagesë.

Ai sqaroi se të gjitha investimet që financohen nga buxheti i shtetit nuk parashikojnë pagesë për qytetarët që përdorin akset rrugore të ndërtuara.

Karakaçi theksoi se punimet në autostradë po vijojnë, ndërsa bëri të ditur se mbikalimi ekzistues i Rinasit do të prishet dhe në vend të tij do të ndërtohet një mbikalim i ri me katër korsi, me synim lehtësimin e trafikut të rënduar në këtë segment.

“Ne hapëm korsitë në drejtim të Rinasit dhe në drejtim të Tiranës kur vjen nga Durrësi që ishin 6 km e para. Patjetër që hinka krijohet përsëri, për çdo qytetar dhe për mua që kaloj në atë rrugë, por mund të theksoj se trafiku është shumë i ndryshuar. Kishim një problematikë me një mbikalim që na detyroi ta ngushtonim disi, në rrugën që çon për në Rinas, që u rregullua me ndërhyrjen e menjëhershme të ARRSH, duke e liruar, sepse atje është i bllokuar trafiku në dalje tanimë. Tjetra ne e dimë që është hinka që krijohet në mbikalimin e Rinasit, ajo çfarë mund t’ju them është se ne kemi në fuqi kontratën duke u zbatuar dhe çdo qytetar që kalon aty mund ta shikojë vazhdimin e punimeve pas mbikalimit të Rinasit. Pjesë e kësaj kontrate është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi, dhe vazhdimi i korsive shtesë që janë duke u punuar dhe kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në Tiranë-Durrës”, tha ai.

I pyetur nëse rruga do të jetë me pagesë, ministri u përgjigj:

“Përsa i përket çështjes që i referoheni me pagesë apo pa pagesë, për sa kohë që të gjitha këto financime janë duke u bërë nga buxheti i shtetit, patjetër ajo do të jetë pa pagesë”.

Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit! –

By: 27
22 May 2026 at 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se raportimet e lidhura me procesin e IBAR-it të Shqipërisë nuk pasqyrojnë realitetin e vendit dhe shqiptarëve.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se kjo mungesë transparencë ka ndodhur me direktiva të ardhura nga zyra e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, ka dashur të tregojë ndryshe problematikat madhore të qeverisjes së tij.

Sipas kryedemokratit, të vërtetat për vendin janë krejtësisht ndryshe nga standardet e Bashkimit Europian dhe nuk janë në anën e qytetarëve.

“Mafia e fjalës së lirë, në përputhje me direktivat që mori nga zyra e Kryeministrit, nxiu me dhjetëra e dhjetëra faqe në portale, gazeta. Konsumoi orë të tëra në studio për të mashtruar qytetarët për raportin IBAR.

Kjo pasi censuroi totalisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Pikërisht ky qëndrim që tejkalon çdo lloj kufiri që më detyron sot në emër të transparencës t’u paraqes shqiptarëve të vërtetat e raportit. I falënderoj që kanë pasqyruar në raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo realitetin e sheqerosur me lobime korruptive, si edhe problematikat madhore të narkoregjimit të Edi Ramës.

Në lidhje me standardet e Bashkimit Europian, është një vend krejtësisht tjetër. Fatkeqësi e madhe që mediat në vend që të mbajnë anën e qytetarëve dhe interesave të vendit, mbajnë anën e kreut të Meduzës, duke mashtruar qytetarët për këtë raport”,-tha Berisha.

Lideri i opozitës tha se raporti është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Tani, pikërisht për këtë qëllim, është paraqitur këtu në këtë tabelë, kjo është matrica në të cilën krahasohet paragraf për paragraf, raporti siç u paraqit nga Komisioni në shkurt të vitit 2026, në raportin siç u miratua nga COELA më 21 maj të vitit 2026 dhe që iu dërgua Këshillit të Ambasadorëve. Një punë jashtëzakonisht serioze. Siç e shihni, është ndërhyrë direkt në strukturën e dokumentit. Nga faqja 1 gjer në faqen 5 renditeshin vlerësime të përgjithshme për progresin e Shqipërisë në raportin e shkurtit.

Kryq, vizë, hiqen totalisht. I hequr. Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion. Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet në kosh. Çfarë është ky sinjal diplomatik? Shumë i fuqishëm. Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Tre faqe të mbushura me këtë narrativë dhe kalohet direkt në kërkesat ndaj standardeve. Pra, ky është një shërbim i madh. Imagjinoni ju po të ishin ato se ç’do bënin mediat e qeverisë duke manipuluar dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë fjalë. Dy. Zgjedhjet bashkiake. Një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt. Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR. Pra, në qoftë se ajo ishte me gjuhë të pambuktë, hiqen dorezat dhe i përplasen të gjitha Edi Ramës.

Dhe më tej godet në mënyrë fatale rrjetet terroriste të patronazhistëve. Sigurisht aty nuk përdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve të patronazhimit. Çka do të thotë se këto rrjete janë bërë famëzeza në BE, në Evropë dhe në botë. I keni parasysh ju lavdërimet që i bën Edi Rama terroristëve elektorale? Ja ku i kanë. Raporti i shkurtit asnjë fjalë. COELA erdhi në mision faktmbledhës në Shqipëri. Erdhi, i pa gjërat në vend dhe shtoi masat anti-farsë elektorale. Kjo është hera e parë që BE emëron rrjetet e patronazhimit. Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe terroristëve elektoralë anëtarë të këtyre rrjeteve.” tha Berisha.

Sipas Berishës, COELA thotë se korrupsioni është shqetësim vendimtar, ndërsa thekson se kjo është hera e parë që përdoret një term i tillë.

“Në raportin e shkurtit thuhet: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz. U garantoj se ky term ekziston edhe në raportet e vitit 2011. Shqetësim serioz. Por jo, nuk e pranon COELA këtë.

Nuk është punë shqetësimi serioz, se shqetësim serioz mbetet kur luftohet, por duhet të luftohet vazhdimisht. Tani është kaluar në një terminologji krejtësisht tjetër: Korrupsioni shqetësim vendimtar, themelor.

Me një fjalë, Shqipëria pothuaj me karton të kuq. Krucial. Nuk e kisha hasur kurrë. Kam hasur terma galopant, pervaziv, por krucial jo. Ky është vlerësimi dhe cilësimi që i ka bërë COELA pas zbulimit se Edi Rama qëndron prapa dosjeve të Lubi Ballukut dhe Lindave të tij”, deklaroi Berisha.

Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –

By: 27
22 May 2026 at 13:10

Situata e medias në Shqipëri, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, pavarësia editoriale dhe politike e mediave, si dhe roli i medias publike në luftën kundër dezinformimit, ishin ndër temat kryesore të diskutimit në takimin mes kryetares së Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe Ambasadorit Jan Braathu, përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Tabaku u shpreh se vendi ndodhet në një moment delikat për lirinë e medias, duke theksuar se besimi i qytetarëve ndaj mediave dhe gazetarëve po zbehet për shkak të presioneve, mungesës së transparencës dhe ndikimit politik.

Ajo foli gjithashtu për angazhimin e saj lidhur me ligjin e ri për median dhe AMA-n, si dhe për reformimin e bordeve të RTSH-së dhe AMA-s në bashkëpunim me Këshillin e Europës. Tabaku ndaloi edhe te iniciativa për heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, duke theksuar se propozimet e saj nuk u mbështetën nga mazhoranca.

“Ligjet nuk mund të shkruhen vetëm për t’u rrëzuar politikisht. Liria e medias nuk është formalitet burokratik, por kusht themelor për demokracinë,” mësohet të jetë shprehur Tabaku.

Në takim u diskutua edhe puna për hartimin e ligjeve kundër padive SLAPP, të cilat synohet të përfundojnë deri në fund të vitit dhe konsiderohen një mekanizëm i rëndësishëm për mbrojtjen e gazetarëve nga paditë abuzive.

Tabaku kritikoi gjithashtu qeverinë për mënyrën se si, sipas saj, përdor procesin e integrimit europian për të miratuar ligje me procedura të përshpejtuara dhe pa debat të mirëfilltë publik.

Ajo theksoi se Shqipëria ndodhet sot në një situatë më të vështirë krahasuar me disa vite më parë dhe se çështjet që lidhen me median, lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore nuk duhet të mbeten vetëm në nivel deklarativ.

“Ky proces duhet të jetë real, i prekshëm dhe i ndërtuar mbi standarde europiane. Jo një proces burokratik i mbajtur peng nga qeveria,” tha Tabaku.

Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

By: 27
22 May 2026 at 12:51

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi thotë se nuk do të ndyhyjë në konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Sipas tij, ministria nuk është palë në këtë konflikt, i cili, sipas tij, ka sjellë vonesa.

Ministria do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur hapjen në kohë të aeroportit, tha Karakaçi.

“Ministria verën me shqetësim të thellë se sjellja deri tani e palë zhvilluese, konfliktet mes palëve, shkeljet kontraktuake kanë shkaktuar vonesë. Kjo nuk do tolerohet dhe do të ketë edhe penalitete.  Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë, por do të marrim masa dhe do të ndërhyhet përmes klauzolave të kontratës që të hapet sa më shpejt”, tha ai.

“Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare.

Sa i përket afatit të vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës, shinat kryesore kanë përfunduar. Është një projekt me Bankën Europiane. Ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia, projekti ka qenë i paplotë. Tashmë kemi edhe elektrifikimin, që është faza përmbyllëse.

Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e tre kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën te Stacioni i Trenit në Tiranë. Viti 2027 është i arritshëm, por do të stepesha t’ju jepja një afat të caktuar, sepse një pjesë e projektit është në fazën e prokurimit. Megjithatë, patjetër që në vitin 2027 do të kemi linjën e parë hekurudhore”, tha ministri.

Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –

By: 27
22 May 2026 at 12:39

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka mbërritur në Shqipëri pasi u deportua nga autoritetet izraelite, ndërsa ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud”, e cila synonte të çonte ndihma drejt Rripit të Gazës. Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur nga familjarët dhe fëmijët e tij.

Pas mbërritjes në vend, Goxhaj ka qëndruar për rreth dy orë në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj.

Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Na hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë.

Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë palestineze jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën”, tha Goxhaj.

❌