Normal view

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

By: 27
23 May 2026 at 15:36

Pothuajse gjysma e të rriturve në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni, një shifër që tejkalon ndjeshëm mesataren globale.

Alarmante mbetet edhe fakti se vetëm një pjesë shumë e vogël e pacientëve ndjekin trajtimin e duhur për ta mbajtur nën kontroll tensionin e lartë.

I njohur si “vrasësi i heshtur”, hipertensioni shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme, por pasojat që shkakton mund të jenë serioze. Nëse nuk trajtohet në kohë, ai rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, goditje në tru, dëmtime të veshkave, probleme me shikimin dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.

Specialistët theksojnë se, përveç faktorëve gjenetikë, ndikim të madh kanë edhe mënyra e jetesës dhe zakonet e përditshme. Jeta sedentare, ushqyerja jo e shëndetshme, konsumimi i tepërt i kripës, duhani dhe alkooli po bëhen shkaktarë kryesorë të rritjes së rasteve, madje edhe tek moshat e reja.

Për të mbajtur tensionin arterial në vlera normale, rekomandohet aktivitet fizik i rregullt, reduktimi i kripës në ushqim dhe një dietë e balancuar. Mjekët bëjnë apel gjithashtu për kontrolle periodike, sidomos në moshat aktive, në mënyrë që hipertensioni të zbulohet dhe trajtohet herët, duke shmangur dëmtimet në organe të tjera jetike.

Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

By: 27
23 May 2026 at 15:04

Kombëtarja U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë U-16 në “Shtëpia e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve dhe vlerësimit të grupit të lojtarëve për fazën e ardhshme.

Ndeshja e parë do të luhet më 5 qershor në orën 17:00, ku të dy ekipet do të zbresin në fushë për një test të rëndësishëm që i shërben stafit teknik për të parë gjendjen dhe performancën e futbollistëve në një ndeshje zyrtare përgatitore.

Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj

AXHENDA

Takimi i dytë mes Shqipërisë U-16 dhe Bullgarisë U-16 do të zhvillohet më 8 qershor në orën 10:00, sërish në “Shtëpia e Futbollit”, duke i dhënë mundësi trajnerit të testojë alternativa të ndryshme dhe të konsolidojë më tej grupin.

Këto dy miqësore janë pjesë e planit të zhvillimit të ekipeve kombëtare të moshave dhe një mundësi e vlefshme për të parë nga afër progresin e lojtarëve të rinj shqiptarë.

Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

By: 27
23 May 2026 at 14:22

Dy mësues janë sulmuar nga nxënës pranë institutit teknik “Itis Leonardo da Vinci” në Parma të Italisë, në një incident që është filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë një grup nxënësish që rrethojnë një prej mësuesve. Pak më vonë ndërhyn një tjetër mësues, duke paralajmëruar se do të njoftojë policinë. Megjithatë, ndërhyrja e tij nuk arrin të ndalojë situatën, pasi disa nxënës fillojnë të godasin me grushte dhe shqelma mësuesin e parë.

Në video shihet gjithashtu edhe një tjetër mësues i shtrirë në tokë, ndërsa goditet në shpinë nga një nxënës.

Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e personave të përfshirë dhe as për motivet e sulmit.

Parma, violenta aggressione avvenuta all’interno di un istituto scolastico Itis, dove alcuni studenti (marocchini, come riportano le testate locali) hanno preso di mira due professori. pic.twitter.com/qUm80Up6P0

— Francesca Totolo (@fratotolo2) May 22, 2026

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe sindikata e mësuesve në Parma, “Gilda degli Insegnanti”, e cila kërkoi ndërhyrjen e prokurorisë për të zhvilluar hetimet e nevojshme dhe për të identifikuar përgjegjësit e dhunës.

Edhe kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, dënoi publikisht incidentin dhe shprehu mbështetjen për stafin pedagogjik të shkollës.

“Kam folur me drejtorin e institutit teknik për të shprehur solidaritetin tim dhe të qytetit ndaj shkollës dhe personelit mësimdhënës”, deklaroi ai.

Ai shtoi se akte të tilla dhune duhet të dënohen me vendosmëri dhe se institucionet duhet të përballen në mënyrë të bashkuar me fenomenin e agresivitetit mes të rinjve, që sipas tij po cenon respektin bazë për jetën në komunitet.

The post Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video) appeared first on 27.

Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

By: 27
23 May 2026 at 14:08

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

Kryetarja Albana Vokshi bëri të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 19,102 anëtarë në referendumin për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Sipas saj, procesi po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin dhe deri tani nuk është raportuar asnjë problematikë.

Vokshi theksoi gjithashtu se nuk do të lejohet të votojë asnjë person që nuk figuron në listat zyrtare të anëtarësisë.

Ajo shtoi se në total janë thirrur për të votuar 51,737 anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa procesi vijon në degët dhe qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane –

By: 27
23 May 2026 at 13:36

Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët pretendojnë rezidencë të përhershme në SHBA, duhet të aplikojnë nga vendet e tyre të origjinës.

Rregulli ekzistues, i cili u lejonte aplikantëve të ndryshonin statusin e tyre dhe të aplikonin për “green card” teksa banonin në SHBA, tani do të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Kjo mund të çojë në pritje të gjata ose në shkëputje të përhershme nga SHBA për aplikantët që detyrohen të kthehen në vendet e tyre për të aplikuar.

Një politikë e tillë duket se shënjestron individët me viza studentore ose turistike të cilët përpiqen të zgjasin qëndrimin e tyre përmes martesës, punësimit ose ndryshimeve të tjera të statusit. Vitin e kaluar, administrata Trump rriti tarifën e aplikimit për vizën H-1B për profesionistët e kualifikuar në 100,000 dollarë duke e rritur ndjeshëm pengesën për hyrje në SHBA.

Shërbimi i Emigracionit në SHBA njoftoi se shtetasit e huaj që duan të aplikojnë për green card, duhet ta bëjnë këtë përmes ambasadave dhe konsullatave amerikane në vendet e tyre të origjinës. Aplikimet nga brenda SHBA-së do të lejohen vetëm në rrethana të veçanta. Zëdhënësi i tij, Jack Caller, u shpreh se :“Mbajtësit e vizave jo-emigruese, si studentët, punëtorët e përkohshëm dhe udhëtarët, vizitojnë SHBA-në për qëllime specifike afatshkurtra dhe sistemi ynë është projektuar në mënyrë të tillë që pas vizitës, ata të largohen.

Vizitat e tyre nuk duhet të bëhen hapi i parë drejt rezidencës së përhershme,” theksoi ai. Në SHBA lëshohen më shumë se 1 milion green card çdo vit dhe mbi gjysma aplikohen nga individë që tashmë jetojnë në vend përmes ndryshimit të statusit, sipas një sondazhi.

Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –

By: 27
23 May 2026 at 13:16

Administrata Tatimore ka shtuar kontrollet në tregun e pasurive të paluajtshme, duke zbuluar raste të dyshuara për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal në disa agjenci imobiliare që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, verifikimet janë përqendruar në krahasimin e aktivitetit real ekonomik të subjekteve me deklarimet e dorëzuara pranë autoriteteve tatimore. Nga kontrollet intensive janë konstatuar skema të dyshuara të mosdeklarimit të komisioneve dhe raportim jo të plotë të transaksioneve të shitblerjes së pronave.

Administrata bën të ditur se, pas analizimit të të dhënave të sekuestruara nga sistemi kompjuterik i subjektit kryesor që administronte databazën qendrore të shitjeve, janë evidentuar rreth 5.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara nga komisionet.

Nga hetimet paraprake rezulton se një rrjet agjencish imobiliare që funksionon me modelin “franchise”, me mbi 25 zyra në Tiranë, Sarandë, Lezhë dhe Vlorë, dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes fshehjes së të ardhurave nga komisionet.

Tatimet sqarojnë se ky është rasti i dytë i përfunduar në kuadër të këtij operacioni, ndërsa Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon analizën dhe verifikimet edhe për subjekte të tjera, ku priten zhvillime të reja.

Në deklaratën zyrtare theksohet se Administrata Tatimore mbetet e vendosur në luftën kundër evazionit fiskal dhe fshehjes së të ardhurave, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik.

Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

By: 27
23 May 2026 at 13:10

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike në degën e Fierit po vijon normalisht, ndërsa demokratët i janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit selisë së PD-së për të dhënë votën e tyre. Në garë është vetëm kryetari aktual, Sali Berisha, dhe procesi po konsiderohet si një votëbesim për drejtimin e tij në krye të partisë.

Mes mbështetësve që morën pjesë në votim, spikati deklarata emocionale e një anëtari demokrat nga Fieri, i cili shprehu hapur besimin dhe mbështetjen e tij për Berishën.

“Jam këtu për të votuar për kryetarin e Partisë Demokratike. Unë jam anëtar i PD dhe mendoj se po ndjek një rrugë të drejtë. Kur erdhi Berisha tha se vdekja është ligj për të gjithë, por ishalla mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart. Ai mundohet për më mirë për popullin”, u shpreh një anëtar i PD-së në Fier.

Votimi pritet të mbyllet në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë procesi i numërimit të votave në degët ku është zhvilluar zgjedhja për kryetarin e Partisë Demokratike.

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme! –

By: 27
23 May 2026 at 13:02

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e pretendimeve për “Përfitimin nga Amnistia” e vitit 2024.

Vendimi është marrë më 5 maj 2026 nga gjyqtari Orgent Nezaj, i cili që nga muaji janar 2026 kishte marrë në shqyrtim një kërkesë të të dënuarit me 25 vite burg, Lulzim Berisha, për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e përfitimit nga amnistia e vitit 2024.

Në objektin e kërkesës, Lulzim Berisha ka kërkuar dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim në Spanjë, që nga dita e arrestimit në këtë shtet, 14 dhjetor 2023, deri në ditën e ekstradimit në Shqipëri, 18 mars 2025.

Por në seancën e 5-të, të planifikuar me qëllim shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Lulzim Berisha, ky i fundit, por edhe avokati i tij mbrojtës, nuk janë paraqitur në gjykatë.

Mosparaqitja e Berishës në gjyqin e datës 5 maj përkon 4 ditë pasi në media (më datën 1 maj 2026) u publikua një video ku Lulzim Berisha, së bashku me Fehmi Mziun, Islam Kasa alias Mitralozi dhe persona të tjerë të dënuar, festonin dhe bënin video me telefona në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Pas kësaj videoje, Lulzim Berisha dhe avokati i tij, Ilia Ilia, nuk janë paraqitur në gjykatë pa dhënë arsye dhe shkaqe justifikuese.

“…në seancën gjyqësore të datës 5 maj 2026, kërkuesi Lulzim Berisha nuk u paraqit në seancë, i cili kishte depozituar deklaratë mospjesëmarrjeje në gjykim, në të cilën deklaronte se do të përfaqësohej nga avokati i zgjedhur prej tij, Ilia Ilia, nga ku rezultoi se ky i fundit nuk u paraqit në gjykim edhe pse kishte dijeni, duke mos referuar shkak të justifikuar për gjykatën. Gjykata çmon të theksojë se kërkesa me objekt sa më sipër është e drejtë ekskluzive e palës kërkuese dhe përbën një kusht themelor për zhvillimin e gjykimit nga ana e gjykatës. Nëse nuk ekziston kjo kërkesë e tillë, gjykata nuk mund të investohet… Kur kërkuesi nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj, heq dorë nga kërkesa ose ndryshon objektin e saj, gjykata e deklaron atë të papranueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Nisur nga kjo situatë, gjyqtari Orgent Nezaj ka vendosur deklarimin e papranueshëm të kërkesës me objekt “Përfitim nga Amnistia” dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në burg gjatë kohës së arrestimit në Spanjë.

Lulzim Berisha është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burgim për akuzën e kryerjes së disa vrasjeve në Durrës, të kryera këto në formën e grupit të strukturuar kriminal që vepronte në Durrës.

Pjesën më të madhe të këtij dënimi ai e ka kryer. Por një tjetër proces penal kundër Berishës vijon të jetë i hapur në SPAK dhe lidhet me dyshimet për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e Klodian Saliut në muajin shkurt 2005.

Në këtë proces, Lulzim Berisha është bashkë i pandehur me mikun e tij të vjetër, Plaurent Dervishaj, Emiljano Shullazin, Luftar Rreçin, Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Viktor Imerin e Vlorës

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –

By: 27
23 May 2026 at 12:58

Pas takimit të zhvilluar në Sarandë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mbi problematikat e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, janë marrë masa të tjera në nivel institucional, pas arrestimit të shefit të komisariatit të qytetit.

Nga detyra është larguar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së në Vlorë, Elton Caslli, i cili mësohet se ka paraqitur dorëheqjen pas nisjes së procedurave për masa administrative nga IKMT qendrore. Shkak për këtë vendim është bërë, sipas burimeve, mosushtrimi i detyrave funksionale dhe pasojat e konstatuara në territor.

Po ashtu, është iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj Përgjegjësit të Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës, Xhovalin Hoxhaj.

Gjatë takimit në Sarandë, ministri Lamallari kërkoi reagim të menjëhershëm dhe përgjegjësi nga strukturat ligjzbatuese, duke përfshirë Policinë e Shtetit, IKMT dhe IMT, për të frenuar paligjshmërinë në territor.

“Dilni për Zot përgjegjësisë, që ju është dhënë. Ne nuk mund të lejojmë të cënohet diçka që është më e madhe. Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional. Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe”, tha ministri Lamallari gjatë fjalës së tij.

“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

By: 27
23 May 2026 at 12:34

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish ndaj Sali Berishës lidhur me procesin zgjedhor për kreun e PD-së, ku Berisha garon i vetëm pasi kandidaturat e tjera, mes tyre edhe ajo e Salianjit, nuk u pranuan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të demokratëve, duke e cilësuar simbol të “votimit pa garë” dhe duke pretenduar se pjesëmarrja në proces ka qenë minimale.

Ai gjithashtu akuzon Berishën për manipulim të votimit dhe për kthimin e Partisë Demokratike në një “parti private”, ndërsa flet edhe për një aleancë të hapur me kryeministrin Edi Rama.

“Përgjigje për Sali kolltukun; për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi, qesharakëzimi dhe përbuzja përmes talljes.

Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasesin e shpreses se qytetarëve për ndryshim!

Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false.

Meqë e ke me qejf; Je i pashpresë. Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe.

Bashkë me demokratët do ta çmontojmë regjimin Rama-Berisha dhe do të rrëzojmë praktikat puniste të votimit farsë, që poshtërojnë pluralizmin dhe mbajnë peng opozitën shqiptare.

Falenderime pafund per qindra demokrate që me sjellin me foto fletet e votimit dhe mijëra te tjere qe e kane perbuzur farsen duke e bojkotuar!”, shkruan Salianji në reagimin e tij.

The post “Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin! appeared first on 27.

Sa kanë votuar në 3 orët e para të Referendumit për Berishën? PD publikon shifrat dhe numrin e votuesve –

By: 27
23 May 2026 at 12:26

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, por edhe për numrin e plotë të anëtarëve të kësaj force politike, shifër e cila është ruajtur me fanatizëm deri mesditën e së shtunës.

Kryetarja Albana Vokshi ka bërë me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar 11.906 anëtarë, ndërkohë që pjesëmarrja e deritanishme konsiderohet sipas saj e lartë.

“Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike.

Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë.

Deri në orën 11, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani.

Të dhënën tjetër për numrin e votuesve do ta japim çdo dy orë ose çdo tre orë deri në orën 18. Dhe në orën 18 më pas do bëjmë mbylljen e të gjithë numërimit dhe pastaj votimin në të gjitha degët.

Sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të PD me të drejtë vote”, tha ajo.

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

By: 27
23 May 2026 at 11:52

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë ditën e sotme, nafta do të shitet me 2 lekë më pak për litër, ndërsa benzina me 4 lekë më pak.

Çmimi tavan i naftës në shitje me pakicë është përcaktuar në 195 lekë për litër, ndërsa në shumicë në 183 lekë për litër. Nga ana tjetër, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 182 lekë për litër në pakicë dhe 170 lekë për litër në shumicë.

Vendimi ka hyrë në fuqi këtë të shtunë në orën 13:20 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshime të tjera të mundshme në treg.

Zgjedhjet për kreun e PD/ Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha voton veten për kryetar –

By: 27
23 May 2026 at 11:48

Në një proces që opozita e quan “garë demokratike”, por ku në fletën e votimit ekzistonte vetëm një emër, Sali Berisha u paraqit këtë të shtunë për të votuar… veten. Pasi skualifikoi pesë kandidatë të tjerë dhe mbeti i vetëm në garë për kreun e PD-së, Berisha e cilësoi procesin “shembullor” dhe ndër më demokratikët në Europë. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, lideri demokrat u shfaq i qeshur para kamerave, ndërsa ftoi demokratët të merrnin pjesë në votimin ku surpriza më e madhe mbetej vetëm përqindja që do të merrte kandidati i vetëm.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike është ndër të paktat parti në Europë dhe botë që aplikon modelin “1 anëtar-1 votë”, edhe pse në këtë rast anëtarët kishin luksin të zgjidhnin mes “po” dhe “po”. “Ky është një proces shembullor dhe modern”, tha ai, duke garantuar se do të përmbushë me përkushtim detyrat ndaj demokratëve që po i besojnë drejtimin… përballë mungesës së çdo alternative tjetër. Në selinë blu atmosfera dukej më shumë si konfirmim formal sesa garë politike, ndërsa kutitë e votimit prisnin demokratët që të vulosnin rezultatin e paracaktuar.

Nuk munguan as thumbat politike. Berisha rezervoi një sulm për ish-deputetin Ervin Salianji, pasi në disa fletë votimi ishte shkruar emri i tij. Kreu demokrat e cilësoi Salianjin “përfaqësues të botës së krimit”, duke deklaruar se njerëz të tillë nuk kanë vend në PD. Ironikisht, në një proces pa rivalë realë, tensioni më i madh duket se erdhi pikërisht nga votat spontane të demokratëve që kërkuan të krijonin një garë aty ku gara kishte mbaruar para se të niste.

Rasti i Berishës është unik, mbështetja ndaj tij nuk u thye as nga sulmet as izolimi –

By: 27
23 May 2026 at 11:40

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka komentuar procesin zgjedhor brenda PD-së dhe rolin e Sali Berishës në parti.

E pyetur se sa demokratik është procesi, kur ka vetëm një kandidat, Topalli u fokusua te figura e Berishës, duke e cilësuar rastin e tij si “unik”. Sipas saj, Berisha është përballur me një izolim dhe presion të paprecedentë politik e ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj ka arritur të rikthehet përmes mbështetjes së votuesve.

Topalli tha se ai ka zhvilluar fushatë edhe në kushte të vështira, duke përmendur heqjen e vulës së partisë dhe situatat ligjore ndaj tij. Ajo shtoi se mbështetja që ai ka marrë nga një numër i madh qytetarësh e vendos figurën e tij në një “territor simbolik”, ku sipas saj nuk funksionon më logjika e zakonshme politike.

Pyetje: Sa demokratik është procesi, kur anëtarët e PD kanë vetëm një kandidat?

Topalli: Në fund, politika është provë karakteri. Ka liderë që në pushtet janë të fuqishëm për shkak të pushtetit. Janë shumë të rrallë ata që bien në këmbë kur iu heq gjithçka. Në rastin e zotit Berisha ka ndodhur një rast shumë unik. Është sulmuar në mënyrë të paprecedentë, është lobuar që ta shpallin “non grata”, ka pasur një izolim planetar si kurrë më parë dhe ja ka dalë të rikthehet përmes besimit të njerëzve.

Ju jeni dëshmitarë: në zgjedhje i kanë hequr vulën, emrin, e kanë arrestuar dhe ka bërë fushatë nga arresti. Kur liderit i heq instrumentet më normale politike, ti i ke kapërcyer kufijtë politikë. Dhe kur ai në këto kushte merr besimin e mbi gjysmë milioni shqiptarëve, hyn në një territor tjetër që është territori i simbolikës. Dhe në territorin e simbolikës nuk funksionon më logjika e establishmentit.

Kompani e lidhur me persona të përfshirë në krime –

By: 27
23 May 2026 at 11:28

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka hedhur akuza në adresë të institucionit të AKSHI-t për dhënien e një kontrate një kompania, e lidhur me persona të përfshirë në krime në SHBA. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se AKSHI vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale.

Vangjeli tha se bëhet fjalë për kompaninë ‘Olva Systems’ e cila ka përfituar një kontratë prej 2.1 milion euro nga AKSHI, ndërsa një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës.

Deklarata

AKSHI, institucioni nën varësinë direkte të Edi Ramës, vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale. Hetimet përfshijnë akuzat për ‘Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës’, ‘Heqje të paligjshme të lirisë’, ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë’, ‘Grup të strukturuar kriminal’, ‘Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, si dhe ‘Pastrimin e produkteve të veprës penale’.

Një tjetër problematikë e rëndë lidhet me kontratat publike të AKSHI-t me subjekte që kanë pasur pronarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. Shoqëria ‘Ovla Systems’ sh.p.k. është operatori ekonomik që më 29 dhjetor 2022 ka lidhur me AKSHI-n kontratën nr. 45 me objekt: ‘Ngritja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti) për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim’, kontratë për të cilën janë paguar rreth 2.1 milionë euro nga fondet publike. Një vendim i KPP ndryshoi fituesin e procedurës së fundit (2026) për mirëmbajtjen e këtyre rregjistrave, i cili fillimisht u shpall bashkimi i operatorëve në përbërje të të cilit ishte ‘Ovla Systems’ sh.p.k.

Një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës. Sipas të dhënave, ky person ka shitur aksionet e tij tek pronari aktual për vlerën qesharake prej 60 centësh, ose rreth 50 lekësh, çka ngre dyshime serioze se pronësia reale mund të vijojë të fshihet në prapaskenë.

Këto fakte rëndojnë më tej dyshimet për lidhjet e aferave të AKSHI-t me individë dhe struktura të përfshira në aktivitet kriminal ndërkombëtar. Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të zgjerojë hetimet ndaj AKSHI-t dhe përgjegjësive politike të Edi Ramës, duke hetuar deri në fund çdo lidhje të mundshme me kartelin famëkeq të drogës ‘Sinaloa’, si dhe përdorimin e fondeve publike për interesa kriminale dhe korruptive. Transparenca, zbardhja e plotë e aferave dhe vendosja para drejtësisë e çdo zyrtari të përfshirë përfshirë vetë Edi Ramën janë detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesit publik.

Cisterna e parë japoneze kalon Ngushticën e Hormuzit, pritet mbërritja në Japoni –

By: 27
23 May 2026 at 11:22

Japonia po pret mbërritjen e cisternës së parë të naftës bruto që ka kaluar përmes Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për furnizimin global me energji.

Sipas Anadolu Agency dhe raportimeve të transmetuesit publik NHK, anija Idemitsu Maru, me flamur panamez dhe e menaxhuar nga një kompani japoneze, po transporton rreth 2 milionë fuçi naftë bruto nga Arabia Saudite drejt një rafinerie në provincën Aichi në Japoninë qendrore.

Autoritetet e Ministria e Industrisë e Japonisë kanë konfirmuar se kjo është një nga cisternat e para japoneze që arrin të kalojë këtë rrugë detare pas një periudhe tensionesh të shtuara në rajon. Sipas tyre, në bord ndodhen edhe tre anëtarë japonezë të ekuipazhit, të cilët nuk kanë raportuar probleme shëndetësore.

Zyrtarët japonezë theksuan se siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit mbetet thelbësore për stabilitetin e furnizimeve me energji dhe se situata po monitorohet nga afër.

Raportimet e NHK shtojnë se edhe një tjetër cisternë e kompanisë Eneos Holdings ka kaluar së fundmi nëpër ngushticë dhe pritet të mbërrijë në Japoni në fillim të muajit të ardhshëm.

Ngjarjet zhvillohen në një sfond tensionesh rajonale, të përshkallëzuara pas përplasjeve mes Irani dhe Izraeli, si dhe përfshirjes së Donald Trump në përpjekjet diplomatike që, sipas raportimeve, kanë çuar në një armëpushim të brishtë.

Autoritetet japoneze thonë se garantimi i lëvizjes së sigurt të anijeve në këtë korridor detar mbetet prioritet strategjik për ekonominë dhe sigurinë energjetike të vendit.

Ndahet nga jeta aktori i njohur Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! –

By: 27
23 May 2026 at 11:00

Sot, më 23 maj, është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një nga figurat më të dashura dhe më të vlerësuara të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga aktori Mevlan Shanaj.

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik bashkëpunëtor”, shkruan Shanaj në rrjetet sociale.

Birçe Hasko ishte i njohur për interpretimet e tij të veçanta, përmes të cilave solli me mjeshtëri karakterin popullor të jugut, duke mbetur i paharruar për publikun shqiptar.

Ai lindi në Dukat të Vlorës, më 15 mars 1942, dhe fillimisht u formua si mësues, përpara se t’i përkushtohej artit. Më vonë studioi për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku më pas ushtroi edhe profesionin e pedagogut, duke dhënë mësim për mjeshtërinë e interpretimit dhe duke edukuar breza të rinj artistësh.

Gjatë karrierës së tij artistike interpretoi dhjetëra role në teatër dhe film, duke spikatur për aftësinë për të sjellë me realizëm, natyrshmëri dhe humor figura të jetës së përditshme shqiptare. Ai u bë pjesë e disa prej filmave më të njohur shqiptarë të viteve 1970-1990 dhe më pas.

Shpesh ai cilësohej si një “mjeshtër i karaktereve”, pasi edhe në role dytësore arrinte të linte mbresa të forta tek publiku.

Për kontributin e tij në artin shqiptar, Birçe Hasko është nderuar me tituj artistikë shtetërorë dhe konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare.

Ne nuk dorëzohemi, do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo –

By: 27
23 May 2026 at 10:34

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka postuar foto nga fletët e votimit për kreun e PD, ku disa demokratë kanë vënë emrin e tij në fletë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet mirënjohës ndaj demokratëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët po dërgojnë mesazhe dhe foto nga qendrat e votimit për të treguar se Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Ai thekson se reagime kanë ardhur nga degë të ndryshme të vendit, nga Shkodra deri në Korçë, Vlorë, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Në fund të reagimit, Salianji shprehet se beteja për rikthimin e Partisë Demokratike tek anëtarët dhe qytetarët do të vazhdojë.

Postimi:

Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit! Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.

Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet. Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!

Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.

pd fleta e votimit ervin salianji (2)pd fleta e votimit ervin salianji (1)

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur –

By: 27
23 May 2026 at 10:16

Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit”. Sipas hetimeve, Veleshnja dyshohet se ka marrë në mirëbesim automjetin e një mikut të tij me inicialet Y.T dhe më pas e ka shitur për rreth 2 milionë lekë të vjetra. Çështja penale me Nr. 2463 tashmë ndodhet në Gjykatën e Durrësit, ku seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 30 qershor 2026.

Sipas gazetarit Elton Qyno, policia dhe prokuroria e Durrësit kishin urdhëruar arrestimin e Veleshnjës që në dhjetor të vitit 2024, por pas daljes para gjykatës, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Hetimet kanë ngritur dyshime se aktori ka kryer veprime mashtruese ndaj mikut të tij, ndërsa dosja tashmë po shqyrtohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i cili pritet të japë një vendim përfundimtar në javët në vijim.

Ndërkohë, vetë Veleshnja ka reaguar publikisht lidhur me akuzat, duke pretenduar se automjeti në fjalë kishte humbur dhe se ai vetëm e kishte përdorur. Në një postim në rrjetet sociale, ish-aktori i “Portokallisë” deklaroi se sot është zbuluar edhe personi që e kishte pasur makinën, duke mohuar kështu pretendimet se e ka shitur atë përmes mashtrimit.

Në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, Jorida Tabaku këmben batuta me gazetarët: Ishte shkurt –

By: 27
23 May 2026 at 10:04

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike nisi këtë të shtunë në orën 08:00 dhe po zhvillohet në të gjithë vendin. Në mjediset e votimit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori pjesë dhe hodhi fletën e votimit në kuti.

Pas votimit, Tabaku bëri një koment me humor, duke thënë se “ishte shkurt”, duke iu referuar kohës së procesit të votimit, ndërsa teksti vëren se në garë është vetëm Sali Berisha.

Duke folur përpara gazetarëve, Tabaku theksoi se mbledhja e votave ka karakterin e një referendumi, duke u shprehur: “Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata.”

Ajo sugjeroi që të bëhet krahasimi edhe me sjelljen e partisë tjetër, duke u shprehur: “Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër, dhe nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment.” Komentet e saj lidheshin drejtpërdrejt me faktin që në garë për kryetar është vetëm një kandidat, gjë që ajo përmendi si pjesë të shpjegimit të kontekstit të votimit.

Në foton e mëposhtme është fleta e votimit që do të përdoret sot nga demokratët ku në garë është i vetëm Sali Berisha.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike nisi këtë të shtunë në orën 08:00 dhe po zhvillohet në të gjithë vendin. Në mjediset e votimit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori pjesë dhe hodhi fletën e votimit në kuti.

Pas votimit, Tabaku bëri një koment me humor, duke thënë se “ishte shkurt”, duke iu referuar kohës së procesit të votimit, ndërsa teksti vëren se në garë është vetëm Sali Berisha.

Duke folur përpara gazetarëve, Tabaku theksoi se mbledhja e votave ka karakterin e një referendumi, duke u shprehur: “Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata.”

Ajo sugjeroi që të bëhet krahasimi edhe me sjelljen e partisë tjetër, duke u shprehur: “Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër, dhe nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment.” Komentet e saj lidheshin drejtpërdrejt me faktin që në garë për kryetar është vetëm një kandidat, gjë që ajo përmendi si pjesë të shpjegimit të kontekstit të votimit.

Në foton e mëposhtme është fleta e votimit që do të përdoret sot nga demokratët ku në garë është i vetëm Sali Berisha.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike nisi këtë të shtunë në orën 08:00 dhe po zhvillohet në të gjithë vendin. Në mjediset e votimit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori pjesë dhe hodhi fletën e votimit në kuti.

Pas votimit, Tabaku bëri një koment me humor, duke thënë se “ishte shkurt”, duke iu referuar kohës së procesit të votimit, ndërsa teksti vëren se në garë është vetëm Sali Berisha.

Duke folur përpara gazetarëve, Tabaku theksoi se mbledhja e votave ka karakterin e një referendumi, duke u shprehur: “Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata.”

Ajo sugjeroi që të bëhet krahasimi edhe me sjelljen e partisë tjetër, duke u shprehur: “Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër, dhe nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment.” Komentet e saj lidheshin drejtpërdrejt me faktin që në garë për kryetar është vetëm një kandidat, gjë që ajo përmendi si pjesë të shpjegimit të kontekstit të votimit.

Në foton e mëposhtme është fleta e votimit që do të përdoret sot nga demokratët ku në garë është i vetëm Sali Berisha.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike nisi këtë të shtunë në orën 08:00 dhe po zhvillohet në të gjithë vendin. Në mjediset e votimit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori pjesë dhe hodhi fletën e votimit në kuti.

Pas votimit, Tabaku bëri një koment me humor, duke thënë se “ishte shkurt”, duke iu referuar kohës së procesit të votimit, ndërsa teksti vëren se në garë është vetëm Sali Berisha.

Duke folur përpara gazetarëve, Tabaku theksoi se mbledhja e votave ka karakterin e një referendumi, duke u shprehur: “Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata.”

Ajo sugjeroi që të bëhet krahasimi edhe me sjelljen e partisë tjetër, duke u shprehur: “Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër, dhe nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment.” Komentet e saj lidheshin drejtpërdrejt me faktin që në garë për kryetar është vetëm një kandidat, gjë që ajo përmendi si pjesë të shpjegimit të kontekstit të votimit.

Në foton e mëposhtme është fleta e votimit që do të përdoret sot nga demokratët ku në garë është i vetëm Sali Berisha.

❌