Normal view

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

By: 27
26 May 2026 at 21:34

Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, gjithçka çfarë bëjmë e bëjmë për njerëzit, kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Nëse dikush e kupton që kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë ky është vendi juaj. Duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën ju thamë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për të përmbushur negociatat deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin.

Rama: Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur Franca të thotë “po mirë se erdhët në klub”, do të jetë më e vështirë se Korabi.

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

By: 27
26 May 2026 at 21:22

“Presidenti Tulidhis ka marrë letrën e kancelarit Merz dhe kjo letër është dëshmi e faktit se për shkak të këtij momenti kulmor për zgjerimin, ka interes të vendeve për zgjerimin. Idetë e shprehura në këtë letër ende nuk janë diskutuar nga shtet anëtarë, por janë pjesë e reflektimeve të përgjithshme sesi të çohet përpara axhenda e zgjerimit. Ne para nesh kemi faktin se zgjerimi është përparësi absolute, kemi metodologjinë për ta çuar para këtë proces. Kërkohet unanimitet dhe është e rëndësishme që partnerët e zgjerimit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Numrat për sa shumë kemi ecur para që nga dhjetori, do tu shtoja se për herë të parë që prej asaj kohe jemi një AdHoke me Malin e Zi. Ky është një nga politikat që ka më shumë rëndësi dhe janë komplekse, sepse kështu duhet të jenë”, tha Marta Kos.

“Duhet ta shohim këtë gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd. Kandidatët nuk duhet të ndahen e para, e dyta po Moldavia? Kjo e fundit i ka mbijetuar dy agresioneve ruse në dy situata shumë të vështira. Maja Sandu i ka drejtuar me shumë guxim dhe vullnet, duke u premtuar BE. Rusët i thonë se Europa nuk do ia hapë dyert, ejani me ne. Shqipëria është vendi më pro-europian në Shqipëri. Ne nuk do të lëkundemi, jemi talebanët e BE”, tha Rama.

“Nëse nuk do të mund të integrojmë fqinjësinë, dikush tjetër mund t’i përdorë kundër nesh. Prandaj e shoh frytdhënëse letrën e kancelarit. Çdo diskutim nga shtetet anëtare është e mirëpritur”, u shpreh Kos.

gijotina.com/

Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

By: 27
26 May 2026 at 21:06

“Themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, investime më të mëdha. Ky është një proces shtet-ndërtues, dua të falenderoj gjithashtu Silvion, zëdhënësin tonë të dashur në emër të kujdestarit që i duhet të na sjellë lajme të mira dhe të këqija, ka qenë shumë kuptimplotë. Është konferenca e fundit ndërqeveritare që ia përfaqëson BE.

Dua të falenderoj dritën e diellit që solli Qipro sot, ne sot sollëm pak diell nga Shqipëria ju nga Qipro, ky qytet shndriti. Dua të falënderoj vendet anëtare që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, të na sfidojnë, është sfida më e madhe që kemi kaluar. 

Ne do të jemi anëtarë të kësaj familjeje brenda kësaj dekade. Unë e e di e ndjej, do të luftoj së bashku me ekipin, jam shumë i bindur që Marta nuk di të heqë dorë nga kjo, përpara fundit të mandatit të saj që përkon me herën e fundit që Shqipëria do të jetë jashtë kësaj shtëpie. Jemi shumë të lumtur dhe ndjehemi shumë të lumtur“, tha Rama.

gijotina.com/

Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

By: 27
26 May 2026 at 20:54

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.

Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç.

Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm.

Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Marta Kos.

gijotina.com/

Dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj bandës shqiptare. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian –

By: 27
26 May 2026 at 20:44

Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për pastrim parash si dhe për vrasje.

Në pamjet e publikuara nga struktura autoritetet italiane tregohen mijëra eurot e sekuestruara nga antimafia e Barit, shumë e cila, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, tha se arrin në rreth 1 milionë euro.

Në videot e publikuara vërehen gjithashtu rrënojat ku u gjet trupi gjysmë i djegur i parukierit 26-vjeçar italian, Francesco Diviesti, vrasje të cilët dyshohet se e ka kryer i njëjti grup kriminal në maj të vitit të kaluar.

Kujtojmë se sot u ekzekutuan 15 masa sigurie për anëtarët e grupit, 10 prej tyre në Tiranë.

gijotina.com/

Plas grushti te Milani, Zlatan Ibrahimovic dhe Allegri kapen me duar në restorant, i ndan Igli Tare –

By: 27
26 May 2026 at 20:30

Prapaskenat që po dalin në dritë pas shkarkimeve të bujshme te skuadra e AC Milanit dëshmojnë se situata brenda klubit kuqezi kishte degraduar përtej çdo limiti profesional.

Sipas raportimeve të fundit të bëra publike nga mediat italiane, tensioni i lartë mes trajnerit Massimiliano Allegri dhe këshilltarit të lartë të presidencës, Zlatan Ibrahimovic, ka arritur kulmin në një përplasje të ashpër që ka ndodhur në një ambient publik. Ngjarja ka degraduar aq keq sa dy protagonistët është dashur të ndahen fizikisht për të shmangur një konflikt të rëndë me grushte midis tyre. Ka qenë pikërisht ish-drejtori sportiv, Igli Tare, ai që ka ndërhyrë menjëherë për të futur trupin e tij mes trajnerit dhe gjigantit suedez, duke parandaluar kështu që sherri verbal në mes të restorantit të kthehej në një përleshje të vërtetë fizike.

Kjo përplasje e fundit është thjesht maja e ajsbergut të një marrëdhënieje të thyer që daton që nga koha kur Ibrahimovic luante nën urdhrat e Allegrit, por që kohët e fundit ishte rindezur për shkak të divergjencave të thella mbi strategjinë e klubit.

Tanimë raportohet se dy liderët e Milanit nuk flisnin fare me njëri-tjetrin prej javësh, që pas një debati të fortë të nisur në fillim të muajit prill për zgjedhjen e portierit të tretë për sezonin e ardhshëm. Përplasja u bë akoma më e rëndë kur Allegri zbuloi se Ibrahimovic ndërhynte direkt në kompetencat e tij, duke u bërë thirrje telefonike lojtarëve kryesorë si Rafael Leao dhe Youssouf Fofana për t’u dhënë udhëzime taktike pas shpine. Ky sherr skandaloz në restorant konfirmon përfundimisht se atmosfera në zyrat kuqezi ishte bërë tërësisht toksike dhe e papërballueshme, duke çuar në spastrimin radikal të strukturave drejtuese të klubit.

Prapaskenat e fundit nga shtëpia e AC Milanit zbulojnë një thyerje të thellë në nivelet e larta drejtuese, ku përplasja e strategjive mes drejtorit Igli Tare dhe administratorit të deleguar Giorgio Furlani solli kaosin e brendshëm.

Krisja definitive mes të dyve duket se ka nisur me transferimin e Ricci-t, një lëvizje e kryer e krejtësisht nga Furlani pa marrë më parë miratimin e Tares dhe trajnerit Allegri. Ky operacion u favorizua dukshëm nga raportet e ngushta, pasi agjenti i lojtarit, Busardò, njihet si mik i afërt me ish-administratorit kuqezi.

Distanca mes palëve u thellua akoma më tej në zgjedhjen e lojtarëve për mesfushën, ku Furlani vendosi veton kundër afrimit të Granit Xhakës, i cili ishte përzgjedhja kryesore e Tares. Në vend të tij, Busardò mori një mandat të ri direkt nga Furlani për të nisur bisedimet për Hojlund, duke përgatitur paralelisht edhe planin rezervë që mbante emrin e Harder.

Por, tensionet arritën kulmin kur Furlani bllokoi përfundimisht negociatat e nisura nga Tare për transferimin e Dusan Vlahovic-it, duke përdorur si argument arsyet financiare dhe balancat e rrepta të buxhetit.

Ky bllokim e la klubin të zbuluar në ditët e fundit të merkatos, çka e detyroi administratorin të futej në një situatë paniku paniku. Për të shpëtuar imazhin, Furlani shpenzoi plot 35 milionë euro për Nkunku-n në momentet e fundit të afatit kalimtar, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me drejtuesit e Chelsea-t.

Kjo strategji e personalizuar e Furlanit u konfirmua edhe me bllokimin e shitjes së Gimenez-it, të cilin ai vetë e kishte blerë për 31 milionë euro në merkaton e dimrit të vitit 2025. Ky refuzim erdhi si një lëvizje thjesht politike brenda klubit, me qëllim që Furlani të mos humbiste besueshmërinë dhe peshën e tij në sytë e pronarit të AC Milan, duke konfirmuar se merkatoja kuqezi nuk udhëhiqet më nga parimet sportive, por nga lojërat e brendshme të pushtetit.

gijotina.com/

“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për negociatat –

By: 27
26 May 2026 at 20:08

Çfarë do të thotë për Shqipërinë ky moment i sotëm i nisjes së mbylljes së kapitujve?
Është një stacion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është momenti i kthesës së fortë të procesit, kur pasi janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është bërë një analizë shumë e imët e të gjitha fushave ku përfshihen negociatat, vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për të vazhduar me piketa mbyllëse. Pra, ishin piketat hapëse, u hapën gjithë kapitujt, tani kemi filluar me piketat mbyllëse, që përkthehet me mbylljen e kapitujve.

Për nisjen e fazës përmbyllëse të kapitujve me BE, si arritët të kapërcenit disa kërkesa strikte të Gjermanisë apo ndonjë vendi tjetër të arritur deri këtu?
Ka pasur shumë spekulime, gojëdhëna e thashetheme për këtë proces, të motivuara politikisht. Ka qenë një proces ecejakesh mes komisionit dhe vendeve anëtare. Tashmë kemi dritën jeshile për të vijuar me mbylljen e kapitujve.

Z.Kryeministër, sot po flasim për fazën përmbyllëse të negociatave. Çfarë do të thotë konkretisht kjo për qytetarët shqiptarë dhe sa afër është realisht anëtarësimi i plotë?
Anëtarësimi nuk ka qenë kurrë më afër dhe më e rëndësishme është se deri më tani që flasim jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE dhe ky është një konfirmim absolutisht inkurajues. Është padiskutim lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse sa më afër ne shkojmë drejt majës, ku kemi amanetin të mbërrijmë, por edhe misionin, aq më pranë shqiptarët gjenden në momentin kur do të pajisen me pasaportën europiane dhe do të jenë pjesëtarë të familjes së madhe europiane, çka ka një vlerë të gjithanshme për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, brenda apo jashtë saj.

A është sot 2030 një afat realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE apo ende varet nga dinamika politike brenda unionit?
Gjithçka dhe gjithmonë varët nga dinamikat politike të Unionit dhe për sa kohë këto janë në favorin tonë, ne duhet të vrapojmë siç po e bëjmë, të kryejmë detyrat siç po i kryejmë, të jemi të suksesshëm siç po jemi dhe nga ana tjetër ta kthejmë gjithë këtë proces, jo vetëm garanci për shqiptarët dhe Shqipërinë vendin, por edhe për përfitim sot. Mbi të gjitha, me një fjali të vetme, ky moment është vendosja e një vule kuptimplotë për atë që është Shqipëria sot; një histori suksesi në rrugën për anëtarësimin në BE.

Në raportin e IBAR, vendet anëtare  insistojnë  te lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta. Ndërsa opozita thotë se janë shtuar kushtet për Shqipërinë. Çfarë garancie jepni se kapitujt do mbyllen në fund të 2027-ës dhe anëtarësimi i plotë në 2030?
Ky është një proces përmbushjesh të të gjitha kushteve që duhen plotësuar për të qenë vend anëtar i BE. Këtu nuk bëhet fjalë për shtim kushtesh apo ulje të numrit të tyre. Bëhet fjalë për një kornizë tërësore kushtesh, të cilat nënkuptojnë detyra shtëpie që duhen bërë. Nuk ka shtim kushtesh, për më tepër pastaj kur vjen puna për piketat përmbyllëse vendet anëtare praktikisht dakordësojnë ose jo me Komisionin. Ndërkohë që gjuha e raportit është një gjuhë ku vendet anëtare vendosin thekset e caktuara për ta fokusuar vendin përkatës dhe njëkohësisht edhe për nënvizuar se çfarë presim prej këtij vendi. Kjo është gjëja më normale në këtë proces dhe kush i ka lexuar këto rrugëtime të atyre që e kanë ndjekur më parë këtë rrugë dhe kush i sheh sot edhe brenda BE dinamikat që lidhen me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, e ka shumë të qartë se kjo është një histori e të qenit pjesë e kësaj familjeje. Ne jemi shumë të motivuar sot dhe shumë të energjizuar nga ky moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kemi kapërcyer në kohë rekord, si asnjë vend tjetër në këtë proces, një mal të tërë me detyra. Tani na pret mali tjetër, që është edhe i fundit, ai i detyrave të lidhura me mbylljen e kapitujve.

Opozita fillimisht tha se procesi ishte bllokuar për shkak se mazhoranca nuk votoi për arrestimin e zv.kryeministres Balluku, por ditët e fundit bashkoi votat me ju për miratimin e një rezolute të përbashkët për integrimin. Si e shihni këtë lëvizje të tyre dhe si ju përgjigjeni zërave se ju dhe Berisha jeni në marrëveshje?
Nëse do të thosha atë që më vjen të them, edhe pse prej ditës që është mbyllur fushata kam refuzuar edhe me veten time që të hyj në komente lidhur me palën tjetër dhe sidomos me shishen, etiketën dhe vetë produktin që mban shishja e palës tjetër, atëherë do të thosha se nëse ky është bashkëpunim, është një bashkëpunim absolutisht i paparë në historinë e politikës botërore nga ana ime, sepse sa më shumë unë bashkëpunoj, aq më shume thellohet distanca mes PD dhe të ashtuquajturës opozitë, që është vërtet në një agoni të vajtueshme.

Ju keni qenë kryeministri që ka negociuar hapjen dhe avancimin e procesit. A e konsideroni integrimin europian projektin tuaj më të rëndësishëm politik?
Integrimi nuk është projekti im, është misioni historik i shqiptarëve dhe gjithë atyre që e kanë dëshiruar që Shqipëria t’i përkasë botës që dielli lind andej nga perëndon, kështu që unë e konsideroj fat dhe privilegj që më ra mua dhe PS në këtë fazë të historisë së vendit, barra dhe njëkohësisht edhe mundësia për ta çuar këtë proces drejt kurorëzimit. Nuk do të lëmë gur pa luajtur që t’ia dalim, gjithmonë me besim dhe duke punuar me vetëdije se çdo hap që ne hedhim në këtë rrugë nuk është një hap për të ikur nga Shqipëria dhe për të shkuar në Bruksel, Berlin, Paris a Romë, por një hap që e hedhim për ta ndërtuar brenda 28 mijë kilometrash katrorë të Republikës sonë shtetin europian të shqiptarëve.

Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rikthen kompaninë e Pacollit në Aeroportin e Vlorës –

By: 27
26 May 2026 at 19:50

Gjykata e Lartë prishi sot vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport.

Ky vendim është ndryshe nga ai i Gjykatës së Tiranës, i Dhomës Civile dhe Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Tre gjyqtarët e lartë, të cilët morën në shqyrtim çështjen me bazë rekursin e Mabcos, vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e VIA dhe A2 Group për marrjen e masës së sigurimit ndaj kësaj të fundit.

Kompania A2 Group, si rezultat i përplasjeve me kompaninë Mabco që lidhen me pretendimet për kuotat në kompaninë VIA, kërkon në Gjykatë përjashtimin e kësaj të fundit dhe, deri në daljen me një vendim për këtë kërkesë, bllokimin e të drejtës së votës së Mabcos.

Bllokimi ishte pranuar në dy shkallët e gjyqësorit, por vendimmarrja e kësaj marte rikthen të drejtat e kësaj të fundit në kompaninë VIA.

Kjo përplasje çoi më 16 maj në bllokimin e punës në aeroportin e Vlorës, ku shoqëria A2 Group nuk lejoi hyrjen në kantierin e ndërtimit të punonjësve dhe nënkontraktorëve të Mabco.

gijotina.com/

100 % në përputhje me politikën e BE-së –

By: 27
26 May 2026 at 19:34

Ka nisur në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pak para nisjes së Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, teksa ka qenë i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?

Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

-Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?

Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.

Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

-Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu? 

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne.  Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së.

Deklarata e kreut të ekzekutivit do të pasohej me një foto familjare me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme evropiane dhe në orën 19:00  ishte nisja zyrtarisht e konferences.

gijotina.com/

SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grupin e Igli Kamberit, i dënuar për atentat ndaj politikanit italian –

By: 27
26 May 2026 at 18:38

Igli Kamberi, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, grupi ku ai bënte pjesë dyshohet për aktivitete të pastrimit të parave, ndërsa vetë Kamberi akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një parukieri, ngjarje e regjistruar gjatë vitit 2025.

Megjithatë, emri i tij ishte bërë publik në mediat italiane edhe vite më parë. Në vitin 2015, Kamberi u arrestua në kuadër të hetimeve për një atentat të mbetur në tentativë ndaj politikanit italian Pasquale Ventura, asokohe këshilltar bashkiak në Barletta.

Në atë çështje, autoritetet italiane përfshinë edhe shtetasin shqiptar Artan Belliu dhe italianin Giacomo Lanotte. Hetimet zbuluan se atentati dyshohej të ishte porositur nga ish-bashkëshortja e politikanit, Concetta Dimatteo, për motive financiare të lidhura me trashëgiminë.

Sipas dosjes hetimore, Dimatteo kishte ngarkuar Artan Belliun për të gjetur persona që do të kryenin ekzekutimin, ndërsa për atentatin ishte premtuar një pagesë prej 30 mijë eurosh.

gijotina.com/

SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grupin e Igli Kamberit, i dënuar për atentat ndaj politikanit italian –

By: 27
26 May 2026 at 18:36

Igli Kamberi, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, grupi ku ai bënte pjesë dyshohet për aktivitete të pastrimit të parave, ndërsa vetë Kamberi akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një parukieri, ngjarje e regjistruar gjatë vitit 2025.

Megjithatë, emri i tij ishte bërë publik në mediat italiane edhe vite më parë. Në vitin 2015, Kamberi u arrestua në kuadër të hetimeve për një atentat të mbetur në tentativë ndaj politikanit italian Pasquale Ventura, asokohe këshilltar bashkiak në Barletta.

Në atë çështje, autoritetet italiane përfshinë edhe shtetasin shqiptar Artan Belliu dhe italianin Giacomo Lanotte. Hetimet zbuluan se atentati dyshohej të ishte porositur nga ish-bashkëshortja e politikanit, Concetta Dimatteo, për motive financiare të lidhura me trashëgiminë.

Sipas dosjes hetimore, Dimatteo kishte ngarkuar Artan Belliun për të gjetur persona që do të kryenin ekzekutimin, ndërsa për atentatin ishte premtuar një pagesë prej 30 mijë eurosh.

gijotina.com/

E drejta e gjuhës shqipe/ Të rinjtë marshojnë drejt Ambasadës maqedonase, në mbështetje të studentëve në RMV –

By: 27
26 May 2026 at 18:06

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe në tubimet e tyre kanë kërkuar të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë, por edhe atyre të ardhur nga RMV, nisi në sheshin Skënderbej, për ta vazhduar marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë.

Me thirrjen “Ne jemi bashkë”, studentët po zhvillojnë protestën në Tiranë, si një përgjigje kundër autoriteteve maqedonase, të cilat nuk i lejuan t’i bashkoheshin studentëve shqiptarë në Maqedoni në protestën e tyre në Shkup pak ditë më parë.

gijotina.com/

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

By: 27
26 May 2026 at 16:46

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
gijotina.com/

The post Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton appeared first on 27.

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

By: 27
26 May 2026 at 15:30

Një autobus shkolle është përplasur me një tren pasagjerësh në një kalim hekurudhor në Belgjikë mëngjesin e sotëm, ku disa persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Përplasja tragjike ndodhi rreth orës 8:15 të mëngjesit me orën lokale, në kalimin hekurudhor në rrugën Stationsstraat në Buggenhout. Operatori hekurudhor Infrabel tha se barrierat ishin të ulura dhe dritat paralajmëruese ishin aktive në momentin e aksidentit.

Besohet se rreth 100 pasagjerë ndodheshin në bordin e trenit.

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

By: 27
26 May 2026 at 15:10

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje, 25 maj, një vizitë zyrtare në Vatikan.

Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt.

Në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri. Shqipëria, theksoi Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist.

Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë duke rezistuar me qëndresë deri në martirizim.

Begaj ftoi Papa Leonen XIV për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin tonë një vizitë e tillë.

Presidenti i Republikës zhvilloi, gjithashtu, një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ku u diskutuan zhvillimet ndërkombëtare me vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, në takim u diskutua dhe për Kosovën dhe zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të çështjeve të hapura në rajon, si dhe rëndësinë e integrimit në BE të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

By: 27
26 May 2026 at 14:48

Një grup policësh, kryesisht meshkuj, është bërë viral në Tajlandë pasi u maskuan si kërcimtare për të arrestuar një trafikant të dyshuar droge gjatë një festivali në rrugë.

Oficerët, të veshur me fustane me shkëlqim dhe grim skenik, publikuan në Facebook një foto ku shfaqeshin duke buzëqeshur pas operacionit të suksesshëm në distriktin Tha Luang, në lindje të Tajlandës. Nga gjashtë policët në foto, vetëm njëra dukej të ishte femër.

I dyshuari, Mekha Fa-wap-wap, u arrestua me 53 tableta metamfetamine, mbi 200 qese plastike të përdorura për paketimin e drogës dhe një telefon celular që dyshohet se përdorej për operacione të paligjshme bixhozi.

Sipas policisë, autoritetet dyshonin prej kohësh për aktivitetin kriminal të Mekhës dhe vendosën të përdornin maskimin si kërcimtare për ta kapur në befasi gjatë festivalit lokal të kërcimit në provincën Lopburi, rreth 145 kilometra në veri të Bangkokut.

Pas arrestimit, policët pozuan ende me kostumet shumëngjyrëshe dhe me xixa pranë të dyshuarit të prangosur në komisariat.

Mekha Fa-wap-wap tashmë përballet me akuza për posedim dhe shitje të narkotikëve të kategorisë së parë, si edhe për drejtim të një platforme të paligjshme lojërash fati online.

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –

By: 27
26 May 2026 at 14:26

Tensioni në Egje është rritur sërish mes dy fqinjëve dhe njëkohësisht aleatëve të natos Greqisë dhe Turqisë, pas një incidenti të ri ajror mes forcave ajrore luftarake të të dy vendeve.

Ditën e hënë dy avionë ushtarakë turq F-16 të armatosur, të shoqëruar nga dy avionë patrullimi detar CN-235, hynë në FIR-in e Athinës pa plan fluturimi. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Greqisë, u regjistruan katër shkelje të rregullave të trafikut ajror, dhjetë shkelje të hapësirës ajrore kombëtare dhe një përplasje ajrore e tipit “dogfight” mes avionëve grekë dhe turq.

Ngjarja vjen në një periudhë kur marrëdhëniet greko-turke dukeshin se kishin hyrë në një fazë qetësie. Pas takimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe nënshkrimit të Deklaratës së Athinës për të ashuquajturat «ujërat e qeta»në fund të vitit 2023, të dy vendet kishin ulur ndjeshëm tonet dhe incidentet në Egje.

Sipas mediave turke, një nga momentet që ndikoi negativisht klimën mes dy vendeve ishte vendosja e sistemeve Patriot nga Greqia në Karpathos dhe Dhidhimoteiho. Ankaraja reagoi duke rikthyer argumentin për demilitarizimin e ishujve grekë, ndërsa Athina këmbënguli se bëhet fjalë për masa të ligjshme mbrojtëse. Që prej asaj periudhe, incidentet dhe deklaratat e ashpra mes dy palëve janë shtuar gradualisht dhe javët e fundit klima është përkeqësuar.

Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes është projektligji që po përgatit Ankaraja për përcaktimin e zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor. Në Greqi, iniciativa shihet si një përpjekje për institucionalizimin e pretendimeve që lidhen me doktrinën turke të ashtuquajtur “Atdheu Blu”, e cila parashikon një interpretim shumë më të gjerë të të drejtave detare të Turqisë. Sipas informacioneve të publikuara në mediat greke, Athina po pret tekstin përfundimtar të ligjit për të vlerësuar reagimin e saj.

Nga ana tjetër, autoritetet turke hedhin poshtë akuzat se po krijojnë pretendime të reja sovraniteti. Mediat turke argumentojnë se tensioni është rritur si pasojë e lëvizjeve të Athinës në fushën e mbrojtjes dhe energjisë, ndërsa Ankaraja këmbëngul se projektligji për zonat detare nuk synon krijimin e realiteteve të reja, por mbrojtjen e asaj që e konsideron interes kombëtar.

Ndërsa të dyja palët mbeten në pozicione të kundërta, vëmendja është tashmë e përqendruar te hapat që do të ndërmarrin Athina dhe Ankaraja në prag të samitit të ardhshëm të NATO-s.

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –

By: 27
26 May 2026 at 14:04

Manchester City ka vendosur për trajnerin e ri pas largimit të Pep Guardiolës.

Enzo Maresca do të marrë drejtimin e gjigantit anglez, duke nisur një epokë të re në “Etihad Stadium”.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raportoi se tekniku italian ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin anglez.

Maresca vjen pas eksperiencës së tij te Chelsea, ndërsa rikthehet te City në një ambient që e njeh shumë mirë.

Ai kishte punuar më herët si ndihmës i Pep Guardiolës, duke qenë pjesë e stafit teknik në sukseset e klubit anglez.

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur t’i besojnë trajnerit italian për të vazhduar projektin ambicioz të klubit pas epokës së Guardiolës, i cili la gjurmë të mëdha në historinë e skuadrës.

Zyrtarizimi i Marescës pritet të vijë shumë shpejt, ndërsa ai do të nisë menjëherë përgatitjet për sezonin e ri.

Tifozët e Cityt tashmë presin të shohin se si do të duket skuadra nën drejtimin e teknikut italian.

 

Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim –

By: 27
26 May 2026 at 13:42

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi ka qenë sot në fshatin Mengel, ku një ditë më parë në një aksident tragjik humbi jetën një fëmijë 7 vjeç.

Ai theksoi se, ky nuk është rasti i parë.

Himçi bën thirrje për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në këtë zonë, si një mbikalim.

‘Mungesa e një mbikalimi në këtë zonë ka marrë shumë jetë njerëzish ndër vite. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që institucionet të marrin masa’, shkruam Himçi.

Postimi:

Dhimbje e madhe në Mengel

Dje, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën tragjikisht në një aksident pranë fshatit Mengel, buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e tij, të cilët po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme.

Ky nuk është rasti i parë… mungesa e një mbikalimi në këtë zonë ka marrë shumë jetë njerëzish ndër vite. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që institucionet të marrin masa?

  1. Karakaçi, a ndiheni ndopak përgjegjës për humbjen e kësaj jete të pafajshme?

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit –

By: 27
26 May 2026 at 13:38

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

❌