Normal view

Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

By: 27
28 May 2026 at 21:58

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, duke krijuar situatë alarmi në zonë.

Bëhet fjalë për një godinë të vjetër, të ndërtuar para viteve ’90, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të objektit për shkaqe ende të panjohura.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në pjesët e tjera të ndërtesës.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende rrethanat që çuan në shpërthimin e flakëve.

Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

gijotina.com/

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –

By: 27
28 May 2026 at 21:46

Gjithçka ka nisur nga një borxh banal prej 300 deri në 500 eurosh, por hetimet e thelluara të autoriteteve italiane kanë nxjerrë zbuluar një rrjet të frikshëm kriminal.

Në një lidhje të drejtë për “Ora news”, gazetarja Alba Kepi u shpreh se sipas hetimeve, i dyshuari kryesor për ekzekutimin është Igli Kamberi, një emër tashmë i njohur për mediat italiane prej më shumë se një viti. Për të provuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë, hetuesit kanë përdorur mikropërgjime të fshehura në automjetin e marrë me qira, i cili u përdor për rrëmbimin e të riut italian.

“Në fakt prej datës 27 prill të 2025-ës kur Igli Kamberi u arrestua në Hungari si person i hetuar, i dyshuar për vrasjen e të ndjerit 26-vjeçarit Francesco Deviesto, kanë qenë katër persona.

Kanë qenë gjithmonë persona të cilët ishin nën dyshim por ende nuk ishte realizuar urdhëri i arrestimit apo me akuzën e vrasjes me metoda mafioze.

Ajo çka ka sjellë operacioni i një dite më parë i autoriteteve të antimafias së Barit edhe të prokurorisë së Barit është fakti se për herë të parë ata kanë thënë mjaft qartë duke sjellë shqetësimin se nuk kemi të bëjmë më me krim të organizuar apo grupe të strukturuara kriminale shqiptare, por kemi të bëjmë me mafia shqiptare.

Dhe qysh në nisjen e konferencës për shtyp ata thanë u shprehën, po citoj këtu prokurorin Gatti të antimafias së Barit i cili tha që ka ardhur momenti të bëjmë një analizë dhe të themi qartë se kemi të bëjmë me një mafia shqiptare e cila vepron me metoda mafioze e gjeolokalizuar apo e delokalizuar përtej kufirit të origjinës që është Shqipëria, por që këtë aktivitet kriminal, këtë pasuri që vënë nga trafiku ndërkombëtar i drogës e sjellin për ta ricikluar në në Tiranë.

Pasi siç e kemi parë edhe SPAK ka ekzekutuar po dje në Lundër sekuestrimin e disa pronave banesave dhe është zbërthyer një lloj skeme kriminale, mafioze mes të cilave kemi kompani transporti, kompani ndërtimi, vila, asete dhe para cash rreth 1 milionë euro të kapura gjatë procesit hetimor të këtij operacioni”, u shpreh Kepi.

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –

By: 27
28 May 2026 at 21:07

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, firmos lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli.

Nga burime jozyrtare mësohet se është emëruar drejtor në burgun e Reçit, Klodjan Myrto, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit.

Në burgun “Jordan Misja” ka dhënë dorëheqjen drejtori i 313-ës dhe është komanduar Arjan Bozhaj.

Ndërsa në paraburgimin e Elbasanit është larguar Qazim Hoxha dhe aty është emëruar Markiz Sallufi. Në Burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa dhe është komanduar Alban Zela.

Lëvizjet në burgje po ndodhin mbas dhjetëra kontrolleve në të gjitha burgjet si dhe sekuestrimin e telefonave dhe alkoolit.

gijotina.com/

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë –

By: 27
28 May 2026 at 20:54

Një aksident rrugor është pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh ne segmentin Kukes-Tunel.

Një mjet i tonazhit të rëndë me targa “AB 891KA” ka rrezikuar të bjerë në greminë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

Duhen institucione të forta, jo vetëm përkthime ligjesh –

By: 27
28 May 2026 at 20:14

Pak ditë pas miratimit të raportit IBAR dhe konferencës së tetë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, që shënoi një tjetër hap pozitiv në procesin e anëtarësimit, Holanda, një prej vendeve kryesore të unionit, kërkon më shumë punë nga institucionet shqiptare.

Ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos, tha se procesi i anëtarësimit kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Evropian.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar.

Sfida e vërtetë është kultura institucionale. Bashkimi Europian, në fund të fundit, ndërtohet mbi besimin: besimin që institucionet funksionojnë në mënyrë të pavarur, besimin që pushteti mban përgjegjësi, besimin që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë, dhe besimin që qytetarët kanë një zë kuptimplotë në jetën publike.

Kriteri i parë për anëtarësimin është te keni një parlament të mirë. Mbikëqyrja parlamentare nuk është një pengesë për qeverisje efektive. Përkundrazi e përmirëson qeverisjen”, tha Reinout Vos.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Mbikëqyrjes Institucionale, Fatmir Xhafaj, sqaroi misionin e kësaj strukture, pas akuzave se komisioni do të përdoret për të kontrolluar SPAK-un apo sistemin e drejtësisë.

Roli i opozitës në këtë komision shihet me rëndësi, dhe për këtë parashikohet që në rregulloren e re të ketë shtim të kohës së tyre në debat. Që nga shtatori i vitit të kaluar parlamenti ka një komisionin më vete për mbikëqyrjen institucionale; që mbështetet edhe nga mazhoranca, edhe nga opozita.

gijotina.com/

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –

By: 27
28 May 2026 at 17:34

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.\

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën Gledis Çala, 37 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË – Fier/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes.

gijotina.com/

NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

By: 27
28 May 2026 at 15:31

NATO po bën përgatitje praktike për një “konflikt në shkallë të gjerë në Lindje ”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR të Rusisë, Sergei Naryshkin, në fillim të një takimi të zyrtarëve të lartë përgjegjës për çështjet e sigurisë.

Siç raportohet nga mediat vendase, Naryshkin argumentoi gjithashtu se Bashkimi Evropian po armatoset me shpejtësi dhe po shndërrohet gradualisht në një aleancë ushtarake “të drejtuar kundër Rusisë ”.

Në të njëjtën kohë, Naryshkin tha se armët nga fusha e operacioneve ushtarake në Ukrainë qarkullojnë lirshëm në të gjithë Evropën dhe përfundojnë në duart e organizatave ndërkombëtare terroriste.

“Armët nga teatri i operacioneve ushtarake ukrainase qarkullojnë lirshëm në të gjithë Evropën, madje edhe në duart e grupeve ndërkombëtare terroriste”, tha Naryshkin.

Deklaratat e shefit të SVR u raportuan nga media shtetërore ruse, pa dhënë të dhëna ose shembuj specifikë për të mbështetur pretendimet e tij.

Moska ka pohuar vazhdimisht se disa nga armët perëndimore të dërguara në Ukrainë po rrjedhin në tregun e zi dhe po përfundojnë në organizata kriminale ose ekstremiste, një akuzë që si Kievi ashtu edhe qeveritë perëndimore e hedhin poshtë. Në të njëjtën kohë, Rusia vazhdon të akuzojë NATO-n dhe vendet evropiane për grumbullim ushtarak pranë kufijve të Rusisë dhe për mbështetje të Ukrainës.

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –

By: 27
28 May 2026 at 15:09

Në agim, ndërsa qyteti i Palermos po zgjohej, Guardia di Finanza e Palermos ishte tashmë në operacion në disa vende të botës. E koordinuar nga Drejtoria e Antimafias e kryeqytetit sicilian, mega-operacioni çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e pasurive, kompanive dhe mjeteve financiare me vlerë mbi 200 milionë euro.

Masa, e lëshuar nga gjyqtari për hetimet paraprake i Gjykatës së Palermos, u ekzekutua njëkohësisht jo vetëm në Itali, por edhe në kuadër të një bashkëpunimi gjyqësor dhe policor që përfshiu tetë juridiksione të huaja: Andorrën, Gjibraltarin, Ishujt Kajman, Luksemburgun, Zvicrën, Libanin, Principatën e Monakos dhe Spanjën, me aksione të përqendruara në Malaga, Marbella, Benahavis dhe Puerto Banús, “Marbella e të pasurve” në Costa del Sol, historikisht e frekuentuar nga eksponentë të krimit të organizuar nga e gjithë bota.

Nga vitet ’80 te parajsat fiskale: trashëgimia ekonomike e bosit

Sipas hetuesve, sistemi financiar tashmë i çmontuar këtë mëngjes i ka rrënjët në vitet ’80, kur Cosa Nostra e Trapanit arriti kulmin e fuqisë së saj në tregun ndërkombëtar të narkotikëve. Në krye të asaj strukture kriminale qëndronte Matteo Messina Denaro, i njohur si “Diabolik”, bosi mafioz nga Castelvetrano, i cili kaloi gati tridhjetë vjet në arrati përpara se të arrestohej më 16 janar 2023 në një klinikë në Palermo, ku po kryente kimioterapi nën identitet të rremë. Ai vdiq më 25 shtator 2023 në burgun e L’Aquilas.

Sipas Guardia di Finanza, operacioni përfaqëson kulmin e një hetimi të gjatë dhe kompleks që bëri të mundur rindërtimin e një pasurie të madhe, fryt i riinvestimit të kapitaleve të krijuara nga trafiku i drogës, të cilat me kalimin e kohës kishin kaluar përmes një rrjeti të dendur kompanish “offshore” për t’u rifutur më pas në ekonominë ligjore në vende të ndryshme.

Nuk bëhet fjalë për një kasafortë përplot me para, por një sistem financiar të sofistikuar dhe të shtrirë në nivel global, përshtypje e paralajmëruar tashmë nga një investigim i “Repubblica” më 21 maj. Hetimet i vendosin kapitalet që i atribuohen rrjetit të Messina Denaros mes Veronës dhe Londrës, duke kaluar përmes Dublinit, Qipros dhe Maltës, me një rrjet transaksionesh të ndërtuar me kalimin e kohës përmes përdorimit të personave të padukshëm si mbulesë. Ndër sektorët e investimeve nën hetim, një nga nyjet kryesore rezulton sektori i energjive të rinovueshme, veçanërisht energjia e erës në Siçili, e konsideruar nga hetuesit si një nga portat kryesore të hyrjes së sistemit ekonomik të bosit.

Pasuritë e konfiskuara dhe rrjeti i personave që shërbenin për kamuflim

Historia e pasurive të lidhura me emrin e Messina Denaros ka prodhuar tashmë sekuestrime kolosale ndër vite. Në vitin 2013, Gjykata e Trapanit urdhëroi konfiskimin e kompanive, tokave dhe pasurive të paluajtshme që i atribuoheshin sipërmarrësit Giuseppe Grigoli, i konsideruar nga hetuesit si një nga personat kryesorë mbulesë të bosit, me vlerë 700 milionë euro. Që në vitin 2008, rreth Grigolit ishin sekuestruar pasuri me vlerë 700 milionë euro si kompani, prona dhe toka; më pas konfiskimi u konfirmua.

Së fundmi, financierët e komandës provinciale të Palermos kishin sekuestruar, në mars 2025, pasuri me vlerë mbi 3 milionë euro të Giovanni Luppinos, shoferit të bosit të arrestuar bashkë me të përpara klinikës “La Maddalena” në janar 2023 dhe më pas të dënuar me mbi nëntë vite burg. Sipas hetuesve, Luppino nuk ishte kufizuar vetëm në mbështetje logjistike për bosin, por kishte luajtur një rol aktiv në financimin e arratisë së tij, përmes transfertave bankare dhe çeqeve të lidhura me persona pranë Messina Denaros.

Mafiet dhe rrugët globale

Operacioni futet në një kuadër hetimor që vetë prokuroritë antimafia po e përshkruajnë me shqetësim në rritje. Vetëm pesë ditë më parë, më 23 maj 2026, Prokurori Kombëtar Antimafia dhe Antiterrorizëm Giovanni Melillo foli në Palermo, në kuadër të aktivitetit dyditor mbi bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar të përfshirë në programin europian EL PAçTO 2.0, duke paralajmëruar se konfliktet e armatosura u ofrojnë rrjeteve kriminale kushte ideale për të lëvizur mallra, para dhe marrëdhënie institucionale të leverdishme.

Në qendër të alarmit ishin trekëndëshat e ndërtuar për të shmangur tarifat doganore, sanksionet dhe embargot, me një presion gjithnjë e më të madh mbi sistemet kombëtare të hetimit, pasi mafiet operojnë në rrugë globale ndërsa provat penale mbeten të lidhura me rregulla territoriale.

Gjeografia e krimit

Mes qendrave financiare të përfshira në sekuestrime spikasin destinacione që në hartën e pastrimit ndërkombëtar të parave përsëriten me një rregullsi tragjike. Ishujt Kajman, në arkipelagun karaibik, përfaqësojnë prej dekadash një nga strehët kryesore financiare për kapitalet me origjinë të paligjshme. Andorra dhe Gjibraltari, mikro-shtete me regjime fiskale të favorshme, shërbejnë si nyje ndërmjetëse. Luksemburgu dhe Zvicra, me sistemet e tyre bankare ndër më të rezervuarat në Europë, plotësojnë panoramën europiane. Libani dhe Principata e Monakos e zgjerojnë edhe më tej perimetrin gjeografik të hetimit. Spanja jugore, në fund, me zonat e Costa del Sol, Malaga, Marbella, Benahavis dhe Puerto Banús konsiderohen historikisht si disa nga destinacionet e preferuara të krimit të organizuar europian për të investuar të ardhurat e aktiviteteve të paligjshme në pasuri të paluajtshme dhe luks./Il Giornale

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –

By: 27
28 May 2026 at 14:47

Mëngjesin e së enjtes ndodhi një operacion i madh policor në stacionin hekurudhor të Ëinterthurit, atje ku një 31-vjeçar sulmoi me thikë disa kalimtarë. Si pasojë e sulmit raportohet për 4  të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas disa dëshmitarëve okularë, një burrë sulmoi disa persona me thikë. Pamjet e publikuara tregojnë një burrë duke vrapuar jashtë ndërtesës së stacionit. Gjatë largimit ai bërtet: “Allahu Akbar”. “Ai kishte një thikë në dorë”, shkruan Blick. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të plagosur.

“Arrita në stacionin e trenit rreth orës 8:20 të mëngjesit. Rreth 30 metra larg, dëgjova një burrë pas meje duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë intensive dhe të shqetësuar”, raportoi një dëshmitar okular.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:30. Autori i sulmit raportohet se është shtetas zviceran. Policia Kantonale e Cyrihut konfirmoi sulmin. Të plagosurit janë shtetas zviceranë të moshave 28, 43 dhe 52 vjeç. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Policia po heton në të gjitha drejtimet.

Na rrezikohet jeta çdo ditë –

By: 27
28 May 2026 at 14:27

Që prej muajit janar, kjo rrugë në fshatin Lazarat është kthyer në një rrezik të përditshëm për banorët.

Shirat e rrëmbyeshëm shembën një pjesë të aksit, duke e bërë thuajse të pakalueshëm, ndërsa prej muajsh askush nuk ka ndërhyrë për ta riparuar.

Banorët shprehen të revoltuar dhe thonë se Bashkia Gjirokastër “nuk ekziston fare”, pasi sipas tyre problemi është lënë totalisht në harresë.

Çdo ditë, kalimi në këtë rrugë shoqërohet me frikë dhe rrezik për aksidente, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe automjetet që detyrohen të kalojnë aty.

Pavarësisht denoncimeve dhe shqetësimeve të vazhdueshme, situata mbetet e njëjtë, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme përpara se të ndodhë një ngjarje e rëndë.

Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

By: 27
28 May 2026 at 14:09

Shtetet e Bashkuara e kanë futur sërish Francesca Albanesen në listën e personave të sanksionuar. Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara kishte kritikuar ashpër Izraelin gjatë muajve të fundit.

Pak ditë më parë, sanksionet ndaj Albaneses ishin pezulluar pas një urdhri gjyqësor, por administrata e presidentit Donald Trump kishte deklaruar se bëhej fjalë për një masë të përkohshme.

Më 27 maj, Departamenti amerikan i Thesarit publikoi një njoftim në faqen e tij zyrtare ku konfirmohet se Albanese është rifutur në listën e personave të sanksionuar. Përfshirja në këtë listë i pamundëson përdorimin e kartave të kreditit dhe kryerjen e transaksioneve bankare.

Një gjykatës në Uashington kishte pezulluar më herët vendimin e mëparshëm në pritje të shqyrtimit të çështjes në themel, pas një ankese të paraqitur nga bashkëshorti i Albaneses, Massimiliano Cali.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se sanksionet ishin vendosur sepse Albanese “ka përhapur antisemitizëm dhe ka shprehur mbështetje për terrorizmin”.

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

By: 27
28 May 2026 at 13:29

Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka braktisur sallën pasi bashkëkryetari i PS-së, Arbjan Mazniku i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar që të vazhdonte komentin.

Mazniku theksoi se përfaqësuesit e opozitës nuk po i lënë hapësirë maxhorancës për të folur, ndërkohë që në një moment i tërheq mikrofonin. Më pas Boçi ngrihet dhe largohet nga salla.

Pjesë nga debati:

Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma hequr mua mikrofonin…

Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca.

Boçi: Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Unë e kuptoj se fjala pyetje ju axhiton. Ta përfundoj une.

Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori.

Boçi: Nuk bëhet kjo sfidë në këtë formë se jemi edhe live. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush, asnjë deputeti s’mund t’ja ndërpresim edhe ne dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra.

Mazniku: Jepni fjalën.

Boci: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Ça është kjo ndërhyrje.

Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.

Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.

Mazniku: mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë.

Boçi: Mbaje ta gëzosh.

Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –

By: 27
28 May 2026 at 13:27

Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt e parë të vitit, ndërsa të dhënat e prillit tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet faktori kryesor pas aksidenteve në trafik.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 132 aksidente rrugore, ku 194 persona mbetën të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur.

Gjatë periudhës janar-prill 2026, numri i aksidenteve rrugore u rrit me 0,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit, 89,4% e aksidenteve të regjistruara në prill ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 25-34 vjeç paraqiti numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 27,3% të totalit të rasteve të regjistruara në këtë periudhë.

Sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve u shënua të mërkurën dhe të premten, me nga 16,7% secila, ndërsa niveli më i ulët u regjistrua të enjten, me 9,8%.

Ndërkohë, intervali 19:00-24:00 rezultoi periudha më problematike, me 30,3% të totalit të aksidenteve rrugore.

Rritja e lehtë e aksidenteve në 4 mujorin e këtij viti shënon një pikë kthese pas një periudhe me rënie të aksidenteve.

Si rezultat i një serie ngjarjesh të rënda në vend janë propozuar ndryshime për ashpërsimin e masave në Kodin Rrugor. /Monitor

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

By: 27
28 May 2026 at 13:19

Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka braktisur sallën pasi bashkëkryetari i PS-së, Arbjan Mazniku i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar që të vazhdonte komentin.

Mazniku theksoi se përfaqësuesit e opozitës nuk po i lënë hapësirë maxhorancës për të folur, ndërkohë që në një moment i tërheq mikrofonin. Më pas Boçi ngrihet dhe largohet nga salla.

Pjesë nga debati:

Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma hequr mua mikrofonin…

Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca.

Boçi: Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Unë e kuptoj se fjala pyetje ju axhiton. Ta përfundoj une.

Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori.

Boçi: Nuk bëhet kjo sfidë në këtë formë se jemi edhe live. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush, asnjë deputeti s’mund t’ja ndërpresim edhe ne dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra.

Mazniku: Jepni fjalën.

Boci: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Ça është kjo ndërhyrje.

Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.

Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.

Mazniku: mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë.

Boçi: Mbaje ta gëzosh.

Skandali me tenderët e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokatja e saj –

By: 27
28 May 2026 at 13:09

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e GJKKO-së.

Hetimet për skandalin e dyshuar të tenderëve në AKSHI vijojnë në GJKKO, ku ish-drejtoresha Karçanaj është paraqitur në kuadër të procedurave gjyqësore.

Ajo fillimisht ishte vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa më vonë Gjykata e Lartë ka vendosur zbutjen e masës në “detyrim paraqitje”, duke e lejuar të vijojë procedurën në gjendje të lirë, por me detyrimin për t’u paraqitur periodikisht para organeve të drejtësisë.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga  vendi.

Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

Goditja e grupit të Igli Kamberit, jepen masat në GJKKO, lirohet shoferi që solli 700 mijë € –

By: 27
28 May 2026 at 13:04

Grupi i Igli Kamberit që u kapën gjatë gjatë një operacioni të përbashkët mes prokurorisë së Barit dhe SPAK kanë sot para Gjykatës së Posaçme. Bëhet me dije se në masën “arrest në burg” janë lënë Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Sajmir Pirra, ndërsa për Nevila Kamberin, bashkëshortja e Igli Kamberit, GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie”.

Sa i përket Lefter Nelës, shoferi që akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri, GJKKO ndryshoi masën nga “arrest në burg në “detyrim paraqitje”. Në Itali gjithashtu janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen shtetasit: Igli Kamberi, Idajet Kurti, Bardhok Gjergji, Sokol Fusha dhe Dritan Buzi.

Hetimet lidhen me dyshime për aktivitet kriminal në fushën e pastrimit të parave, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.

Si u godit grupi i Igli Kamberit?

Grupi i Igli Kamberit u godit nga një operacion i përbashkët i SPAK, Antimafias italiane dhe Eurojust, pas një hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash mes Shqipërisë dhe Italisë. Aksioni u zhvillua në disa shtete, ku u kryen arrestime, kontrolle dhe sekuestrime të shumta.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal dyshohet se transportonte para të pista dhe investonte në biznese e pasuri të ndryshme. Autoritetet sekuestruan shuma të mëdha parash, makina luksoze dhe llogari bankare, ndërsa hetimet u ndihmuan edhe nga kapja e 680 mijë eurove në Muriqan

Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE –

By: 27
28 May 2026 at 12:50

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, u pyet në lidhje me çështjen e hapur që ka paraardhësja e saj, Belinda Balluku me drejtësinë, si dhe bllokadën e PS në Kuvend, që me forcën e kartonit refuzoi të jepte autorizimin për arrestimin e socialistes.

Edhe pse shpëtuan Ballukun nga prangat, Koçiu shprehet se PS nuk e ka penguar asnjëherë drejtësinë të bëjë punën e saj. Sipas Koçiut, fakti që u miratua raporti i IBAR, tregoi se qeveria nuk e ka penguar asnjëherë drejtësinë.

Pyetje: Një nga pikat që ju përmendet është drejtësia. BE ka ngritur shqetësimin se mazhoranca ka penguar drejtësinë në rastin e ish-paraardhëses tuaj, Belinda Balluku. A do të ndryshojë qeveria qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe vendimmarrjet?

Koçiu: Qëndrimin ka qenë i qartë. Ky qëndrim nuk ka penguar dhe as pengon BE dhe negociatat. Vendimmarrja e fundit e tregon më së miri se qeveria shqiptare, institucionet, por dhe PS në Kuvend, ka zhvilluar dhe vijon të diskutojë në qasje konstruktive dhe vijon të dialogojë. Këto vendimmarrje nuk e kanë cënuar drejtësinë shqiptare dhe nuk vihet në pikëpyetje raporti i saj me drejtësinë. Këto janë aludime të opozitës dhe atyre që e njollosin dhe përbaltin Shqipërinë përditë, por nuk ia dolën sot. Por ne jemi këtu për të diskutuar sot për të mbyllur kapitujt brenda kësaj dekade. Ne bëjmë detyrat, me përkushtim dhe me seriozitet. Nuk është e thjeshtë, por është një punë e jashtëzakonshme e administratës publike. Raporti i IBAR do të duhet të lexohet i qartë, siç është shkruar. Mirë do të ishte që mos të bënim interpretime të gabuara.

Por jo më lard se një ditë më parë, me rastin e Konferencës Ndërqeveritare të ditës së sotme me Shqipërinë në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta është një kusht i panegociueshëm.

“Arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Fundamentals” përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e „Fundamentals“ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave”, theksohej në deklaratë.

 

SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin –

By: 27
28 May 2026 at 12:32

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me nota të forta shqetësimi kreut të delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gozato.

Në këtë letër disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, familja Nika thotë se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore.

“Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me  përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa  dëshmitarëve, nuk shohim të ketë patur veprime të tjera  për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e  fakteve të reja  siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime  kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi  për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë- vrasje shtetërore-, nuk po gjen  të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë  zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard”.

Veprimet  e SPAK  janë të ngadalta,  kur duhet të ishin ofensive theksohet në letrën hapur të familjes Nika në adresë të ambasadorit Gonzato të cilit i kërkojnë të takohen.

Letra e plotë:

Letër e hapur drejtuar

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian

Lezhë, më 25/05/2026

Z. SILVIO GONZATO

Ne që po ju shkruajmë jemi banorë të Lezhës, qytetarë të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Quhemi Mark Nika dhe Rajmonda Nika, përkatësisht xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, djali i vetëm i familjes që u vra më 21 Janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Kryeministrisë, duke lënë dy vajza të mitura jetime.

Një jetë e humbur në lulen e moshës, vetëm se po ushtronte një të drejtë demokratike dhe ligjore për të protestuar kundër një skandali qeveritar, ka qenë dhe mbetet një gjëmë e madhe për familjen tonë. Bashkuar me tre të vrarët e tjerë dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite në bulevard, ka qenë dhe mbetet një krim shtetëror, një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Sepse, i nderuar Ambasador, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. Drejtësia për vrasjen e Aleksit dhe për të vrarët e tjerë nuk u bë. Vazhdon të mos bëhet. Në vlerësimin tonë, së paku për këto vrasje, drejtësia ishte dhe mbetet sot e kësaj dite e gjunjëzuar para politikës.

Prokurorët e shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulin kokën dhe injoruan në vijimësi zhdukjen e provave. Hetimeve për vrasjen e Aleksit iu shmangën për vite e vite me lloj-lloj justifikimesh e zvarritjesh pa asnjë bazë ligjore dhe faktike. Zero shpresë për ne për të gjetur sadopak paqe.

Përballë kësaj situate të tmerrshme, ne si familje vazhduam përpjekjet me vendosmëri. Iu drejtuam Gjykatës së Strasburgut, pritëm me durim përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar, e cila, me vendim, i kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore. Pas kësaj, edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë njohu përcaktimin si krim shtetëror të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit dhe ngarkoi prokurorinë e posaçme, SPAK-un, për të hetuar çështjen me themel, me përparësi vrasjen e Aleksit, mbetur pa autor.

U mbushëm me shpresë se drejtësia do të bëhej më në fund.

Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë pasur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja, siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime, kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë – vrasje shtetërore – nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit, që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard.

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive.

Si për të zbardhur e ndëshkuar krimin shtetëror, që ka lindur i zbardhur, para kamerave. Si për të përmbushur një akt drejtësie që nuk na përket vetëm ne si familje, por mbarë publikut shqiptar, sepse vrasjet shtetërore të pazbardhura e të pandëshkuara janë vrasje që vazhdojnë për gjithë shoqërinë.

Si për të na dhënë sadopak satisfaksion për pritjen tonë të gjatë.

Dosja tragjike ulëret për drejtësi.

I nderuar Ambasador,

Rreth kësaj tragjedie dhe hetimit të kësaj çështjeje kemi shumë gjëra për të thënë, por në pamundësi për t’i trajtuar në këtë letër, do t’ju kërkonim, brenda mundësive dhe etikës diplomatike, të na mundësoni një takim në një kohë të përshtatshme.

Me shpresë se do ta merrni parasysh kërkesën tonë, ju përcjellim konsideratën tonë më të lartë për ju.

 

Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –

By: 27
28 May 2026 at 12:26

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e sotme 26 çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është vendosur jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shumicës jo më shumë se 175 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar 174 lekë për litër, ndërsa ai i shumicës 162 lekë për litër.

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo –

By: 27
28 May 2026 at 11:58

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Burime nga seanca për gazetarin Fatmir Popja, bëjnë me dije se prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd” në fshatin Mengël, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”,

I mituri ishte me nënën e cila kishte dërguar vajzën në shkollë. Fatkeqësisht 7-vjeçari u përplas nga automjeti dhe për pasojë humbi jetën.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe pritet që në ditët në vijim të ketë reagime dhe zhvillime të tjera lidhur me çështjen.

 

❌