Normal view

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

By: 27
30 May 2026 at 15:33

Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe ushtrimin e lirë të fesë dhe rrezikojnë vetë ekuilibrin e shoqërisë sonë. Ministria e Brendshme publikoi këtë javë një raport që ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të akteve antifetare të regjistruara në Francë midis viteve 2010 dhe 2025, me një fokus të veçantë në vitin e kaluar.

Dokumenti thekson rritjen e ndjeshme të sulmeve ndaj njerëzve dhe pronës të motivuara nga një përkatësi reale ose e perceptuar me një fe, ose një lidhje me praktikën fetare.

“Pas një rënieje të lehtë në vitin 2020, pjesërisht për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve në lëvizje, aktet antifetare janë rritur ndjeshëm pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe konfliktit Izrael-Hamas, të nxitura nga rritja e akteve antisemite dhe, në një masë më të vogël, akteve antimuslimane”, thuhet në raport.

Raporti, i cili përqendrohet në tre fetë kryesore monoteiste (Krishterimin, Islamin dhe Judaizmin), thekson gjithashtu se shifrat ndoshta janë “të nënvlerësuara”, pasi jo të gjitha viktimat e akteve antifetare paraqesin ankesa. Midis viteve 2010 dhe 2015, aktet antikristiane dhe antisemite përbënin përkatësisht 43% dhe 41% të të gjitha akteve antifetare, krahasuar me rreth 14% të akteve antimuslimane.

Sipas Euronews, dokumenti tregon rritjen e vazhdueshme të dhunës fizike kundër popullit hebre, me numrin e incidenteve të tilla që është trefishuar që nga viti 2022, 42 atë vit krahasuar me 126 në vitin 2025. Ministria paralajmëron gjithashtu për vazhdimësinë e antisemitizmit midis brezave të rinj, të cilën kryesisht ia atribuon përhapjes më të gjerë të gjuhës dhe sjelljes së dhunshme në mediat sociale, veçanërisht që nga 7 tetori 2023.

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

By: 27
30 May 2026 at 13:37

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj. Me vendimin e datës 10 mars 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur që dosja nr. 417 e vitit 2022 të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe jo nga GJKKO.

Sipas dosjes, procedimi penal lidhet me një kontroll të policisë në maj të vitit 2022 në hotelin “Zeus Garden”, ku dyshohej se qëndronte Ervis Martinaj. Gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga. Në këtë çështje janë marrë të pandehur edhe Armand Merlika, Ergys Merlika dhe Dea Pistolja, të akuzuar për “moskallëzim krimi”, ndërsa Martinaj për “mbajtje pa leje të armëve” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Një element kyç i dosjes është ekspertiza e ADN-së, sipas së cilës materiali gjenetik i gjetur në disa prej sendeve të sekuestruara përputhet me profilin e Ervis Martinajt, i cili vijon të jetë i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Gjykata e Lartë thekson se në këtë fazë nuk ka akuzë për grup të strukturuar kriminal, ndaj kompetenca mbetet te gjykata e juridiksionit të përgjithshëm. Vendimi nuk lidhet me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve, por vetëm përcakton gjykatën që do të shqyrtojë çështjen në themel.

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

By: 27
30 May 2026 at 13:29

Juristi Jordan Daci ka reaguar pasi emri i tij u përfshi në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni paraprake për një propozim të tillë dhe se nuk ka shprehur vullnet për të kandiduar në strukturat e kësaj force politike.

Në një deklaratë publike, Daci sqaroi se nuk është anëtar i Partisë Demokratike dhe se nuk ka paraqitur asnjë kërkesë apo pëlqim për t’u përfshirë në garën për Këshillin Kombëtar. Ai kërkoi që emri i tij të mos interpretohet si shenjë përkatësie, mbështetjeje apo angazhimi politik, duke theksuar se nuk është pjesë e procesit politik që po zhvillohet në PD.

Daci bëri të ditur se angazhimi i tij aktual lidhet me kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, ky proces kërkon respektimin e parimeve të pavarësisë, paanësisë dhe mospërfshirjes në veprimtari politike.

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e

“Në lidhje me një informacion të bërë publik së fundmi, sipas të cilit emri im rezulton i propozuar si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin të sqaroj me korrektësi dhe qetësi se nuk jam anëtar i Partisë Demokratike, nuk kam paraqitur asnjë kërkesë, pëlqim apo shprehje vullneti për të kandiduar në strukturat e saj, dhe nuk kam pasur dijeni paraprake për një propozim të tillë.

Duke ruajtur respektin për çdo qytetar apo strukturë që mund të ketë vlerësuar emrin tim, si dhe duke falënderuar cilindo propozues që mund të ketë vepruar me mirëbesim, më duhet të shprehem qartë se nuk pajtohem me përfshirjen e emrit tim në këtë proces dhe kërkoj që ai të mos konsiderohet si shprehje e vullnetit tim personal, profesional apo publik.

Aktualisht, zgjedhja ime institucionale dhe profesionale është e lidhur me kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, i qëndroj me përgjegjësi të plotë parimeve kushtetuese të pavarësisë, paanësisë, integritetit dhe mospërfshirjes në veprimtari politike, të cilat janë thelbësore për çdo kandidat që synon t’i shërbejë vendit në një funksion të tillë të lartë kushtetues.

Ky sqarim nuk synon të krijojë debat publik, polemikë apo keqkuptim politik, por vetëm të shmangë çdo interpretim të pasaktë mbi pozicionin tim. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e këtij procesi politik, dhe emri im nuk duhet të përdoret apo të interpretohet si shenjë përkatësie, mbështetjeje apo angazhimi partiak.

Do të vijoj me seriozitet, përulësi dhe përgjegjësi rrugën institucionale të kandidimit për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen se, nëse organet përkatëse të emërtesës do të më besojnë këtë detyrë, do t’i shërbej Republikës së Shqipërisë vetëm mbi bazën e Kushtetutës, ligjit, pavarësisë dhe interesit publik”, sqaron Daci.

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

By: 27
30 May 2026 at 13:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së me një fjalim ku vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë viteve të fundit dhe procesin e rithemelimit të partisë.

Berisha kujtoi Kuvendin e vitit 2021, duke e cilësuar atë si pikënisjen e një rrugëtimi të vështirë politik, në një kohë kur, sipas tij, Partia Demokratike u përball me përpjekje për t’u dobësuar dhe shndërruar në një opozitë formale.

“Kam bërë gabime në jetën time politike, por në një gjë nuk kam gabuar kurrë. Nuk kam gabuar në besimin ndaj jush”, u shpreh Berisha para delegatëve.

Kreu i demokratëve tha se nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim përkushtimin dhe vendosmërinë e mbështetësve të PD-së, duke i cilësuar ata si forca që mbajti gjallë pluralizmin politik në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë përpjekje për të kontrolluar opozitën, por shtoi se këto tentativa kanë dështuar.

“Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral, është për ideale, është për vlera. As nuk blihet, as nuk shitet. As nuk mposhtet kurrë”, deklaroi ai.

Në përfundim, Berisha falënderoi demokratët për qëndresën e tyre ndër vite, duke i cilësuar si “gardianë të pluralizmit politik”, të sovranitetit dhe të vlerave të lirisë e dinjitetit njerëzor.

“Të dashur delegate dhe delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë Kuvend, secili nga ne në këtë moment, në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju. Më kujtohet sot kur hodhëm hapat e parë në këtë mision pesë vite më parë në Kuvendin Kombëtar të 21-shit, kur rithemeluam PD-në. Unë e dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra.

Unë njihja mirë narkoshtetin që ishte instaluar në Shqipëri. Por miq, në karrierën time politike dhe në jetë, kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë gjer sot gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del. Ndaj dhe gjithnjë jam përpjekur t’i korrigjoj ato. Por duhet t’u them sot, se në një gjë nuk kam gabuar, dhe ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar në besimin ndaj jush.

Jo! Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj, përkushtimin tuaj. Ndaj dhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik pasi për dekada kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, për të konsoliduar demokracinë. Kishim edhe arritjet tona, të mëdha, të pamohueshme. Por erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral, si platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë. Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi.

Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral. Kjo parti është për ideale. Kjo parti është për vlera. As nuk blihet, as nuk shitet. As nuk mposhtet kurrë. Ndaj dhe u ngritëm. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta. U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri. Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar. Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor,” tha Berisha.

Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –

By: 27
30 May 2026 at 12:55

Lista e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mes qindra anëtarëve të vjetër, janë edhe një sërë të rinj që kanë shprehur kandidaturën për tu anëtarësuar është publikuar. Në listë janë edhe emra të ish-deputetëve të Partisë Demokratike apo drejtues të grupseksioneve të PD-së.

Lista është e ndarë në tre grupe, ku janë caktuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, ndërsa një listë është me emrat e të rinjve që pritet t’i bashkohen Kuvendi Kombëtar të PD.

Mes emrave të të rinjve, bie në sy emri i reperit, Arkimend Lushaj i nohur si Stresi, djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, vajzës së Bujar Nishanit, Fiona Nishanit dhe djalit të vogël të Azem Hajdarit, i cili ka emrin e babait.

LISTA E KANDIDATËVE:

Burrat:

Agim Shera
2. Agron Kuliçaj
3. Agron Loka
4. Agron Qoku
5. Agron Seseri
6. Ajet Gurguri
7. Akil Kraja
8. Albano Stolaj
9. Albert Avdulaj
10. Aleksandër Biberaj
11. Aleksander Lala
12. Alen Kola
13. Alfred Halilaj
14. Alfred Lela
15. Alfred Pllumbi
16. Andon Frrokaj
17. Andrea Mano
18. Anton Gjini
19. Anton Pjetërnikaj
20. Apollon Baçe
21. Arben Beqiri
22. Arben Ibroja
23. Arben Meshi
24. Arben Miza
25. Arben Muja
26. Arben Qirjako
27. Arben Sefgjini
28. Arben Stojku
29. Arben Sulo
30. Ardi Malaj
31. Ardian Elezi
32. Ardian Fero
33. Ardian Muka
34. Ardian Turku
35. Ardit Shehu
36. Arian Zonja
37. Arjan Dedej
38. Arkimed Lushaj
39. Armaldo Kllogjeri
40. Armando Ndoj
41. Artan Pogoni
42. Artur Lazri
43. Artur Mahmutaj
44. Asllan Dogjani
45. Asllan Ruçi
46. Astrit Kasaj
47. Astrit Memia
48. Astrit Xake
49. Atird Hoxha
50. Aurel Bylykbashi
51. Aurel Markaj
52. Avdi Mata
53. Avenir Peka
54. Avni Tobli
55. Bardhok Ndreca
56. Bashkim Gjoka
57. Basir Çollaku
58. Basir Çupa
59. Bedri Hoxha
60. Besart Logu
61. Besart Skënderasi
62. Besnik Aliaj
63. Besnik Dervishi
64. Besnik Dushaj
65. Besnik Kastrati
66. Bislim Ahmetaj
67. Bled Marku
68. Bled Prendi
69. Bledi Kasmi
70. Brahim Myftaraj
71. Bujar Mezini
72. Bujar Vukaj
73. Çlirim Gjata
74. Daniel Sino
75. Dashamir Tahiri
76. Dashnor Aliko
77. Defrim Fiku
78. Denion Shengjergji
79. Dhimitër Çyfeku
80. Dhimitër Vata
81. Dorian Teliti
82. Dritan Cani
83. Dritan Koçiaj
84. Dritan Mitarja
85. Dritan Sejko
86. Durim Doku
87. Edmond Fetahu
88. Eduart Brahilika
89. Eduart Sharka
90. Edvin Cami
91. Elior Vila
92. Elvis Malasi
93. Emiljano Mone
94. Emri Vata
95. Eno Fezga
96. Enri Ceno
97. Ergis Behari
98. Erjon Gjoni
99. Erjon Lala
100. Erjon Liko
101. Erjon Zogu
102. Erlin Kurti
103. Ervin Gjini
104. Ervin Minarolli
105. Erzen Laçi
106. Etion Kapedani
107. Everest Dedaj
108. Fadil Mërzheku
109. Faslli Germizi
110. Faslli Goga
111. Femi Hoxha
112. Ferit Troci
113. Festim Maqinaj
114. Fisnik Hasimja
115. Florend Kalivopulli
116. Franc Kaloshi
117. Franc Nuri
118. Frenkli Dhales
119. Gani Cani
120. Gazmend Dibra
121. Gazmir Spahija
122. Genc Pollo
123. Genti Çela
124. Gentian Çela
125. Gentian Kaprata
126. Gentian Koçi
127. Gezim Ylli
128. Gezim Zaimi
129. Gjenarin Kapcari
130. Gjergj Mero
131. Gjergj Përgjoni
132. Gjok Vuksani
133. Gjon Gjonmarkaj
134. Gjuri Qoka
135. Grigels Muçollari
136. Haki Mustafa
137. Hasan Cani
138. Havzi Ahmati
139. Hekuran Xhani
140. Hysen Muceku
141. Hysen Varoshi
142. Ibrahim Koburja
143. Ilir Alimehmeti
144. Ilir Dervishi
145. Ilir Guri
146. Ilir Krosi
147. Ilir Pecnikaj
148. Ilir Uka
149. Ilirjan Koka
150. Imeldi Sokoli
151. Indrit Hoxha
152. Indrit Loci
153. Irjat Hyka
154. Islam Ismaili
155. Ismail Uka
156. Isuf Poliçi
157. Jakup Vogli
158. Jamarbër Malltezi
159. Jordan Daci
160. Julian Beqiri
161. Junik Dushku
162. Kastriot Sulka
163. Keltis Kruja
164. Klement Çela
165. Klevis Kosova
166. Klodian Lata
167. Klodian Muço
168. Kodhel Çala
169. Kreshnik Bozho
170. Ledio Nuraj
171. Ledion Çala
172. Ledor Marku
173. Lefter Gështenja
174. Leonard Cami
175. Leonidha Kokaj
176. Lisandër Hoxha
177. Lodovik Hasani
178. Lorenc Hoxha
179. Lorenc Luka
180. Luigj Gjergji
181. Luigj Isufi
182. Maks Basho
183. Maksim Kola
184. Mal Berisha
185. Mark Gjoka
186. Mark Lleshi
187. Mefat Torba
188. Mehmet Durishti
189. Mergim Hoxha
190. Moreno Allamani
191. Mustafa Pashja
192. Myqerem Tafaj
193. Myslym Murrizi
194. Ndriçim Kulla
195. Nesti Kitan
196. Nevton Kodhelaj
197. Nikolin Pali
198. Olgert Rakipllari
199. Olsi Karapici
200. Oltion Merdari
201. Orkid Spahiu
202. Pajtim Murrizi
203. Parid Teferiçi
204. Paulin Marku
205. Pelivan Bufi
206. Petrit Doda
207. Petrit Gjorgji
208. Petro Vokopola
209. Pjerin Kodraçaj
210. Prel Gjoni
211. Preng Lalaj
212. Qamil Boja
213. Qani Xhafa
214. Qemal Hoxha
215. Ramadan Ndreaj
216. Renis Gjoka
217. Rezart Ajazi
218. Rezeart Tusha
219. Ridvan Mersinaj
220. Roland Doda
221. Roland Keta
222. Rrapi Gjika
223. Rubens Shima
224. Rudin Sata
225. Salvador Kaçaj
226. Selaudin Neloj
227. Selman Tema
228. Servet Duzha
229. Shaqir Manjani
230. Shefki Çota
231. Sherefedin Shehu
232. Shkëlqim Lepenica
233. Shkëlqim Shehu
234. Shkëlqim Sulo
235. Shkëlzen Duraku
236. Sidrit Dosti
237. Skënder Uku
238. Sokol Shkëlzeni
239. Spartak Topollaj
240. Spiro Ksera
241. Taultant Biturku
242. Thoma Rumniçi
243. Tomi Pashko
244. Tonin Dedaj
245. Uran Abazi
246. Valter Lilo
247. Vangjel Anagnosti
248. Vasil Kulla
249. Viktor Gjini
250. Xhemal Gjunkshi
251. Xhevahir Bilja
252. Xhevahir Skënderi
253. Ylli Asllani
254. Ylli Kasa
255. Ylli Kupi
256. Ylli Subashi
257. Ylli Ibrahimllari
258. Zamir Muzhaqi
259. Zef Hila
260. Zenel Maja

Lista e grave

1. Adriana Gjonaj
2. Adriana Kalaja
3. Adriana Mjekaj
4. Adriana Tolka
5. Afërdita Kraja
6. Aida Shehu
7. Ajshe Gashi
8. Albina Deda
9. Alketa Agolli
10. Alketa Lugaj
11. Alketa Mukavelati
12. Alkida Mehmeti
13. Alma Deçka
14. Alma Kamberi
15. Alma Kore
16. Alta Azizi (Haluca)
17. Amanda Zeqiri
18. Ana Kadillari
19. Andia Ulliri
20. Anila Caca
21. Anisa Kadesha
22. Ankelita Çela
23. Anxhela Malko
24. Arbjola Halimi
25. Arjeta Keçi
26. Armonela Marku
27. Arsenida Opingari
28. Bjanka Çopja
29. Blerina Gjyriqi
30. Blerta Gazidede
31. Brikena Kasmi
32. Brunilda Prifti
33. Dafina Muda
34. Daniela Macaj (Alia)
35. Daniela Zisi
36. Danjela Shyti
37. Dava Marku
38. Denisa Kele
39. Desantila Orizaj
40. Dhurata Çupi
41. Dhurata Malka
42. Donika Haxhia
43. Edith Harxhi
44. Edlira Harizi
45. Eglantina Shkembi
46. Eleina Qirici
47. Elisabeta Micalliu
48. Elisabeta Skrapari
49. Eljona Shkreli
50. Elona Margilaj
51. Elsa Gega
52. Elsuida Vila
53. Emilia Koliqi
54. Endire Bushati
55. Enkeleda Veliu
56. Enkelejda Sallaku
57. Enkelejda Skënderi
58. Eralda Bano Tase
59. Fatmira Kola
60. Feride Rrahmanaj
61. Fioralba Dizdari
62. Floriana Garo
63. Flutura Aliaj
64. Flutura Isufi
65. Gjyste Buraku
66. Ilda Zhulali
67. Ilirjana Kuçana
68. Imelda Kraja
69. Ines Nurja
70. Irena Shestani
71. Ivi Shanaj
72. Jorida Mazelliu
73. Juela Meçani
74. Julia Emiri
75. Keda Kaceli
76. Klodjana Keta
77. Laureta Ceci
78. Ledia Shtufi
79. Ledina Mandia
80. Lili Sula
81. Liljana Lika
82. Liljana Xhaferraj
83. Lindita Metaliaj
84. Loranca Hoxha
85. Luljeta Sejko
86. Lumturi Hasa
87. Majlinda Çekani
88. Malvina Lika
89. Manjola Besnjaku
90. Marie Koliqi
91. Marjela Shkurta
92. Marjana Brunga
93. Marjana Molla
94. Marjeta Luka
95. Mereme Zeneli
96. Meritesha Velmishi
97. Migena Belegu
98. Mimoza Hajdarmataj
99. Mimoza Rexhvelaj
100. Mirela Kina
101. Mirela Shala
102. Mirela Tabaku
103. Mirelinda Çollaku
104. Monika Hasani
105. Morena Boja
106. Nada Daullja
107. Nazlie Laçi
108. Ornela Elezi
109. Rovena Paci
110. Semi Begollari
111. Senada Mehmetaj
112. Shpresa Bica
113. Shpresa Sagajeva
114. Silva Hasaj
115. Silvi Bardhi
116. Sorina Koti
117. Suina Asllanaj
118. Suzana Guxholli
119. Suzana Numani
120. Valdete Vorpsi
121. Viola Kapidani (Kullolli)
122. Ylvina Ndoj

Të rinjtë

1. Adela Qemalli
2. Adi Fiku
3. Albert Loçi
4. Aldo Çobo
5. Andi Dollapi
6. Anisa Dervishaj
7. Anxhelo Karalliu
8. Arion Kuçuku
9. Arlind Ahmetaj
10. Armend Musaj
11. Arnold Kariqi
12. Arsen Dushku
13. Arvit Bushati
14. Aured Kanaçi
15. Azem Hajdari
16. Çajup Shehaj
17. Desada Xhetani
18. Doriano Koldashi
19. Eden Kollçinaku
20. Elgi Hyka
21. Eljon Kaja
22. Ema Bushati
23. Emiljano Dervishi
24. Emiljano Kapllani
25. Endrit Memia
26. Ensa Basha
27. Erges Eskiu
28. Ergys Hasa
29. Ervin Alla
30. Eva Metaj
31. Fatjon Bathorja
32. Fatjon Mani
33. Fiona Nishani
34. Florian Shkreli
35. Gersa Rrudha
36. Glauk Olldashi
37. Jonathan Pano
38. Julian Ali
39. Jurgen Spaho
40. Keti Petrela
41. Klejda Rabaj
42. Klevis Banaj
43. Krisela Prendi
44. Kristian Doda
45. Kristina Gjoka
46. Laviola Guma
47. Lisardi Staro
48. Lukas Heidorn
49. Marash Logu
50. Mariglend Doçi
51. Marikjara Ndoja
52. Mariklent Dervishi
53. Mario Runa
54. Marjan Geci
55. Mateo Topuzi
56. Milosao Palushi
57. Neada Stana
58. Neraida Halili
59. Nikola Kedhi
60. Nikolin Çali
61. Oleg Hanku
62. Parid Mahmutaj
63. Rei Jolldashi
64. Renato Kumrija
65. Rezenbrik Serjani
66. Romarjo Meminaj
67. Samena Malenaj
68. Sevalgon Berisha
69. Shyqyri Myrtollari
70. Silvja Gjepali
71. Tedi Kopliku
72. Valter Meshi
73. Vilson Bitraj
74. Xhorxhia Niço
75. Xhulia Xhekaj

Prona jonë, e drejta jonë! –

By: 27
30 May 2026 at 12:35

Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros kanë dalë sërish në protestë në Portonovë, duke kërkuar rikthimin e tokave që pretendojnë si prona të trashëguara dhe ndalimin e punimeve në zonë. Ata thonë se prej dekadash ndodhen në procese gjyqësore për pronësinë dhe se vendosja e gardheve dhe nisja e ndërhyrjeve në terren i ka lënë pa akses në bregdetin ku kanë jetuar familjet e tyre. Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore.

Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti gjigant turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin. Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dhe përfshin investime në shkallë të gjerë, të deklaruara në miliarda lekë, me synimin për zhvillimin e mijëra njësive akomoduese përgjatë bregdetit të Nartës. Punimet paraprake dhe rrethimi i territorit kanë shkaktuar reagime të forta nga banorët dhe aktivistët mjedisorë.

Ndërkohë, zhvillimi i zonës vijon të mbetet i mbërthyer në konflikte pronësie dhe vendime të shumta gjyqësore që prej më shumë se dy dekadash. Banorët pretendojnë pronësinë mbi tokat sipas trashëgimisë dhe ligjit 7501, ndërsa vendime të ndryshme administrative dhe gjyqësore kanë ndryshuar disa herë statusin e pronave në favor të palëve të ndryshme. Situata mbetet e paqartë ligjërisht dhe ende nën shqyrtim në gjykata, ndërsa banorët e shohin zhvillimin e ri si një akt që thellon konfliktin në terren.

PPE mbështet PD-në, synimi është rikthimi në pushtet dhe integrimi i Shqipërisë në BE –

By: 27
30 May 2026 at 12:29

Dolors Montserrat, Deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane, në videomesazhin e saj për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, u shpreh se mbështet fuqishëm procesin e modernizimit të partisë dhe liderin e saj, Sali Berisha.

Ajo theksoi se qëllimi kryesor i këtij mesazhi është të forcohet PD-ja për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të rikthyer Shqipërinë në një demokraci të plotë, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Së pari, për mua është një nder të jem sot me ju në këtë kongres të rëndësishëm të PD-së. Unë jam në Shqipëri ndërsa po regjistroj këtë video, sepse këtë javë kam qenë me ju, me Dr. Berishën dhe me të gjithë miqtë e mi të PD-së këtu në Shqipëri.

Por duhet të largohem për në Barcelonë, ndaj kjo është arsyeja pse nuk mund të qëndroj këtë fundjavë me ju. Por e di sa i rëndësishëm është ky kongres. Pse? Sepse ju po modernizoni gjithë partinë. Dhe pse? Për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, sepse ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë.

Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve. Prandaj përgëzoj për këtë kongres të madh Dr. Berishën dhe gjithë ekipin tuaj në këtë fazë të re.

Por sigurisht, ju keni gjithë ne, gjithë familjen e PPE-së, për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur, për të qenë me ju, për të rikthyer sërish në pushtet parimet e lirisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit për këtë vend të mrekullueshëm.
Shihemi së shpejti,” tha Dolors Montserrat.

Ky vend ka nevojë për PD-në, ju mbështesim të rrëzoni tiraninë –

By: 27
30 May 2026 at 12:23

Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë, më 30 maj, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që vjen vetëm një javë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të kësaj force politike.

Punimet kanë nisur me mesazhin e një avatari të krijuar nga departamenti i IA-së në PD, i konceptuar si figurë digjitale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Më pas punimet vazhduan me miratimin e Komisionit që po drejton Kuvendin, si dhe Sekretariatin Teknik.

Komisioni do të përbëhet nga Ivi Kaso në cilësinë e kryetarit, së bashku me Floriana Garon, Bardh Spahinë, Eliona Shkrelin dhe Nada Meçorpajn.

I pranishëm në Kuvend, ishte edhe ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen, i cili mbajti fjalën e tij përballë të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve.

Fjala

Është privilegj që të ndodhem sot këtu me ju. Vij nga Shtetet e Bashkuara dhe ju përcjell përgëzimet e shumë miqve tuaj, përfshirë edhe kolegët në Kongres. Kryetari i koalicionit të Shqipërisë mendon për ju vazhdimisht dhe rregullisht, sepse marrëdhënia që ka krijuar Shqipëria për kauzën e së drejtës është e përhapur kudo në botë. Restoranti im i preferuar shpronësohet nga një shqiptar. E gjithë bota është e bekuar nga shqiptarët. Por ç’është më e rëndësishmja, kam qenë i privilegjuar të jem në Tiranë në shkurt të vitit 1991, kur njerëzit vendosën të zëvendësojnë monumentin e një diktatori. Populli i madh shqiptar kishte jetuar nën çizmen shtypëse të socializmit për një kohë kaq të gjatë sa nuk mund të ecte përpara. Kur e rrëzuan monumentin, bazamenti i tij u shkërmoq.

Unë mora një prej kësaj cope mermeri, e çova në shtëpi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vendosa mbi tavolinë. Dhe shumë shpesh njerëzit më pyesnin: çfarë e ke këtë mbi tavolinë? Dhe unë shpjegoja se kjo tregon se kur një vend ka qenë nën çizmen e tiranisë, të totalitarizmit, lufton për liri, dhe kombi shqiptar i sotëm i ka hedhur bazat e veta pikërisht atëherë. Ishte një koalicion i përbërë prej drejtuesve konservatorë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, që e çoi Shqipërinë në NATO. Dhe e gjithë bota e sheh Shqipërinë si një mike dhe si një aleate. Vendet e tjera të Evropës vazhduan të ndiqnin shembullin e Shqipërisë dhe të lidershipit të vetë konservator.

Përsa u përket kushteve, duhet ta pranoj se jam më i madh në moshë se shumë prej jush, dhe ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për Partinë Demokratike. Në vitet ’80 kishte nevojë për Partinë Demokratike. Kjo parti, ky koalicion dhe drejtuesi i kësaj partie e mori këtë komb si një tren që kishte dalë nga binarët dhe e ktheu në binarë, dhe Shqipëria filloi të ecte përpara. Dhe në ditët e mëtejshme, unë dua t’ju lë me një koment: se Moisiu, tek Shkrimet e Shenjta, tha se kur krijon dhe kërkon një drejtim brenda një vendi, kërkon tre gjëra. Së pari, duhet t’i kenë frikë Zotit. Ka një konkurrencë ndërmjet atyre që mendojnë se janë vetë Zoti dhe atyre që e pranojnë se ne duhet të kthejmë drejtimin nga Zoti. Dhe kur kërkon Zotin, ti ndërton një familje, ndërton një komb.

Së dyti, Zoti i tha Moisiut: ti do që njerëzit të jenë pjesë e drejtimit dhe të mos kenë frikë nga e vërteta, ose ndryshe nga ndershmëria. Dhe asgjë nuk e shkatërron një komb si korrupsioni. Ti ke nevojë për persona të cilët janë në poste drejtuese dhe janë të ndershëm, dhe pikërisht këtë i ka ofruar këtij kombi kjo parti. Dhe më pas vazhdon: do njerëz në pozicione zyrtare dhe ata të mos duan t’ju grabisin të tjerëve. Dhe ka dy mënyra për ta arritur këtë: së pari, nëpërmjet lirisë, ku ti krijon pasuri, kur ti i jep mundësinë që të hapësh biznese dhe bekon popullin; kurse në socializëm, ti përdor pushtetin për t’u marrë njerëzve, dhe kur i merr atij personi, ai zvogëlohet.

Dhe pikërisht kjo është lufta që ne në Amerikë, kudo në botë, vazhdojmë të përballemi me këtë konkurrencë. Kemi nevojë për persona të cilët janë të angazhuar për lirinë, për krijimin e pasurisë, jo për shfrytëzimin e pushtetit të shtetit për t’jua marrë atyre që e krijojnë atë. Prandaj pikërisht këtë ka bërë kjo parti për shumë vite. Pikërisht këtë ka bërë edhe kryetari i kësaj partie për shumë vite. Dhe prandaj, ndër plot vende që mund të vizitoja dhe plot popuj që mund të shikoja, nuk ka një popull tjetër për të cilin unë të ndihem më tepër krenar sesa pikërisht ky popull. Ne qëndrojmë pranë jush në të gjithë këtë përpjekje dhe si një popull konservator dhe si popull që e duam lirinë, ne do t’ju mbështesim. Ashtu sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri. Zoti ju bekoftë!

 

Katër karabinierë nën hetim në Itali pas vdekjes së shqiptarit Elton Bani –

By: 27
30 May 2026 at 12:17

Katër efektivë të karabinierisë italiane janë vendosur nën hetim lidhur me vdekjen e 41-vjeçarit shqiptar Elton Bani, ngjarje e ndodhur në gusht 2025 në Sant’Olcese, pranë Genovas. Sipas mediave italiane, fillimisht dy prej tyre u regjistruan si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” pasi përdorën armën elektrike (taser) gjatë një operacioni policor që përfundoi me vdekjen e shqiptarit.

Më pas, hetimet janë zgjeruar duke përfshirë edhe dy karabinierë të tjerë të pranishëm në vendngjarje, të cilët akuzohen për falsifikim të aktit publik. Akuza lidhet me mospërputhje mes procesverbaleve zyrtare të hartuar nga efektivët dhe dëshmive të dy fqinjëve okularë, të cilët pritet të merren në pyetje nga prokurorja Paola Calleri, që drejton hetimin.

Sipas versionit të karabinierëve, përdorimi i taserit ishte i domosdoshëm pasi Elton Bani dyshohej se ishte agresiv dhe po i kundërvihej forcave të rendit. Ndërkohë, dëshmitarët okularë japin një tjetër version, duke thënë se 41-vjeçari nuk ishte i armatosur dhe u godit disa herë edhe pasi ishte rrëzuar në tokë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se goditja e fundit me armë elektrike shkaktoi arrest kardiak fatal, ndërsa në trupin e viktimës janë gjetur edhe gjurmë kokaine, të cilat konsiderohen si faktor kontribues në ngjarje.

Nuk jam si ai i Elisës! Kushtoj vetëm 100 euro jo si Diella 4 milionë –

By: 27
30 May 2026 at 11:55

Partia Demokratike po mban Kuvendin Kombëtar të saj këtë të shtunë, ndërsa në hapje u prezantua një video e krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën flet një avatar i heroit kombëtar Skënderbeu.

Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë.

“Unë jam Skënderbeu.
Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj,
As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës.
Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve.
Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike.
Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milion euro, unë kam kushtruar vetëm 100 euro.
Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar.
Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!” 

Pas këtij mesazhi anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u ngritën në këmbë për të nderuar himnin kombëtar.

Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban –

By: 27
30 May 2026 at 11:43

Agjencia e OKB-së për fëmijët UNICEF, ka deklaruar ditën e sotme se sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban. Zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires tha se gjatë shtatë ditëve të fundit, 77 fëmijë janë vrarë ose plagosur.

Mediat shkruajnë se zyrtarët izraelitë kanë ashpërsuar retorikën e tyre ditët e fundit, ndërsa forcat izraelite goditën Bejrutin pas sulmeve në jug dhe në Luginën e Bekaas. Ushtria izraelite tha se goditi”më shumë se 135 objektiva të Hezbollahut të enjten, ndërsa Hezbollahu mori përgjegjësinë për 19 sulme në postet e ushtrisë izraelite.

Ministria Libaneze e Shëndetësisë tha se në total, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë 3,355 njerëz dhe kanë plagosur 10,095 banorë të tjerë që nga 2 marsi.

 

Bordi përcakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina –

By: 27
30 May 2026 at 11:31

Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të karburantit në Shqipëri. Bëhet me dije se me vendimin e ri, nafta do të tregohet me 185 lekë për litër, 2 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërsa, çmimi i benzinës është caktuar 173 lekë/litër, 1 lek më pak se vendimi i fundit i bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Kuvendi Kombëtar i demokratëve, Jorida Tabaku zbulon ambicien për postet në PD –

By: 27
30 May 2026 at 11:19

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se arritja më e rëndësishme në karrierën e saj politike brenda PD-së ka qenë mbështetja që mori nga demokratët në zgjedhjet e fundit, duke u renditur si kandidatja më e votuar.

Në një prononcim përpara nisjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ajo theksoi se angazhimi i saj në parti nuk ka qenë i lidhur me pozicionet që ka mbajtur.

“Unë në Partinë Demokratike kam qenë si me post si pa post. Në Partinë Demokratike kam qenë edhe kur jam ulur në një karrige edhe kur më kanë thënë rri në këmbë kam ndenjur në këmbë, sepse te kjo parti unë besoj ambicien time më të madhe, të them të drejtën, unë realizova vitin e shkuar, të jem më e votuar e demokratëve dhe ajo ambicie për mua ka më shumë rëndësi se çdo post në parti. Pastaj në fund të ditës ne në politikë nuk ka asgjë të keqe të kemi dhe ambicie për pozicione, sepse në politikë ti hyn edhe me një projekt tëndin në politikë për të ofruar një model ndryshe. Nuk ka rëndësi se çfarë do ndodhë javës tjetër. Rëndësi ka që unë do jem aty, kam qenë aty, do vazhdoj të jem aty dhe kjo ka ndodhur që unë kam qenë 16 vjeç”, tha deputetja.

Tabaku u ndal edhe te ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kuvend, duke veçuar propozimin për rritjen e kuotës gjinore nga 30 në 40 për qind. Sipas saj, përfaqësimi i grave në politikë kërkon ende mbështetje shtesë, veçanërisht në qytetet ku mundësitë për angazhim mbeten më të kufizuara.

“Koncepti im për kuotën në politikë ka ndryshuar me vite. Të them të drejtën, unë jam një nga ato që e kanë propozuar kuotën 40% për këto ndryshime statutore dhe e kam mbështetur dhe e mbështes. Mendoj që gratë e zonja nuk kanë nevojë për kuotë. Mendoj që kush është i mirë, kush ofron një model ndryshe, kush është i qëndrueshëm në punë, kush jep një imazh njerëzor për politikën, nuk ka nevojë për kuotën. Por në politikë, sidomos në atë shqiptaren, shpeshherë është shumë e vështirë që të shkosh te radha e parë. Në shumë qytete është shumë e vështirë që të kenë mundësinë që kam pasur unë në Tiranë ose që kanë pasur të tjerë në Tiranë. Kështu që ne kemi nevojë t’i ndihmojmë pak gratë edhe vajzat të dalin aty te rreshti i parë. Pastaj te rreshti i parë për sprintin e fundit jam e sigurt që ja dalin vetë. Ndoshta kuota është dhe paragjykim për pamundësinë e grave për t’ia dalë vetë”.

Deputetja demokratike komentoi edhe përfshirjen e diasporës në strukturat drejtuese të partisë, duke mbështetur kuotën 15 për qind të përfaqësimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Votimi i diasporës është një fakt, është një e drejtë kushtetuese që nuk ka kthim pas. Ne bëmë maksimumin për diasporën, por përballë edhe një sistemi që e trajtoi diasporën si votë edhe një punë e patronazhimi kapilar nga ambasada, nga shteti, ishte e vështirë që vota e tyre që u hodh në kuti të përkthehej në votë reale për qytetarët shqiptarë. Ky përfaqësim në Këshill Kombëtar, në kryesi dhe në të gjitha strukturat e partisë do i japë mundësi atyre që ta fillojnë punën në kohë dhe do t’i japim mundësi që ne të promovojmë modele qytetarësh në diasporë që nuk ja kanë dalë dot këtu dhe janë larguar edhe si një model për të qeverisjen e nesërme”.

Në fund, Tabaku nënvizoi se Partia Demokratike duhet të vazhdojë procesin e transformimit dhe përshtatjes me kërkesat e shoqërisë, duke ruajtur vlerat e saj themeluese dhe duke u afruar më shumë me qytetarët.

“Unë kam kohë që e them që Partia Demokratike ka nevojë të gjejë veten, ka nevojë të energjizohet, ripërtërihet, të ndryshojë, të hapet dhe nuk besoj që ka asgjë të keqe që një parti të ruajë vlerat, besimet, po edhe normat për të cilat është krijuar, por të hapet drejt qytetarëve shqiptarë. Për mua nuk ka rëndësi titulli, nuk ka rëndësi emri, rëndësi ka fryma që ne përçojmë tek njerëzit dhe mua më duket një mesazh i mirë, një frymë e mirë, po edhe një koncept që Partia Demokratike është gati, është këtu të ndryshojë, t’i përshtatet nevojave që ka sot shoqëria, të zgjerohet, të hapet dhe pse jo të jetë alternativa e shqiptarëve”.

Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet –

By: 27
30 May 2026 at 11:03

Fluturimet në Aeroportin e Mynihut, një nga nyjet më të rëndësishme ajrore në Gjermani, u ndërprenë përkohësisht mëngjesin e sotwm pas raportimeve për praninë e mundshme të një droni pranë zonës së operimit.

Sipas mediave gjermane, mes tyre Focus Online dhe Bild, autoritetet aeroportuale vendosën të ndalonin lëvizjet ajrore për arsye sigurie, ndërsa nisën verifikimet për objektin e dyshimtë të konstatuar në hapësirën pranë aeroportit.

Megjithatë, Focus Online raportoi pak më vonë se aktiviteti ajror kishte rifilluar dhe operimet po i ktheheshin gradualisht normalitetit.

Deri në momentin e raportimeve, autoritetet e aeroportit dhe policia nuk kishin dhënë një reagim zyrtar lidhur me incidentin apo natyrën e saktë të alarmit.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Aeroportit të Mynihut tregonin se një pjesë e fluturimeve të planifikuara deri rreth orës 10:00 lokale ishin vonuar ose anuluar, ndërsa të tjera vijuan sipas planifikimit.

Autoritetet pritet të sqarojnë nëse bëhej fjalë për një dron të konfirmuar apo vetëm për një sinjalizim që aktivizoi masat e sigurisë në aeroport.

PSG në “gjurmët” e rekordit historik, Arsenali i paraprin me “ushtrinë” e çeliktë –

By: 27
30 May 2026 at 10:55

Budapesti do të mirëpresë sonte finalen e madhe të Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, sfidë kjo e planifikuar për të nisur në orën 18:00.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë “përplasje” me ambicien për të lënë gjurmë të pashlyeshme dhe një faktor kyç që shpjegon më së miri pse kjo përballje ka shumë për të ofruar në fushën e lojës e tregojnë qartë të dhënat.

Parizienët janë një makineri e pandalshme golash dhe në të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar deri në këtë stacion final numërojnë plot 44 gola. Ata janë vetëm 1 gol larg rekordit historik që mbahet nga Barcelona në sezonin 1999-2000, kur asokohe katalanasit shënonin plot 45 gola.

Nëse në kampin kuqeblu mbizotëron “oreksi” për gola, tek londinezët dinë të ngrenë “murin” kur bëhet fjalë për të mbrojtur portën nga pësimi i golave. Edhe pse duhet potencuar që “Topçinjtë” kanë treguar një rendiment të lart edhe në repartin e sulmit, në momentin që faza mbrojtëse bën detyrat siç duhet, e ke të siguruar një pjesë të fitores.

Vetëm 6 gola të pësuar në 14 ndeshje, mes të cilave 9 porta të paprekura. Bilance mbresëlënëse për një skuadër që përballë një kundërshtari që armën më të fortë ka sulmin, ka gati dhe “kundërhelmin” për t’i paraprirë rrezikut e në rastin më të mirë për të fituar trofeun e dytë sezonal, pasi titullit në Premier League.

Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete –

By: 27
30 May 2026 at 10:37

Evropa Jugore dhe Perëndimore po përballet me një valë të fortë të nxehti, me temperatura ekstreme që kanë vënë në alarm autoritetet në disa vende. Franca ndodhet në alarm portokalli, Italia në alarm të kuq në disa qytete, ndërsa Spanja dhe Portugalia po regjistrojnë temperatura pranë ose mbi rekordet sezonale.

Në Francë, termometri ka arritur deri në 38°C në disa rajone, duke shkaktuar edhe probleme në infrastrukturë, si deformimi i shinave të tramvajit pranë Parisit. Ndërkohë, zjarrfikësit janë në gatishmëri për shkak të rrezikut të lartë për zjarre.

Situata është shqetësuese edhe në Portugali, ku temperaturat po i afrohen 40°C, ndërsa meteorologët raportojnë vlera 8-10 gradë mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë. Në Spanjë, temperaturat kanë kaluar 37°C në shumë zona dhe autoritetet kanë raportuar viktima të lidhura me vapën ekstreme.

Edhe Italia po përjeton ditë të vështira, me rrugë të boshatisura dhe masa të shtuara mbrojtëse për qytetarët. Autoritetet në të gjithë rajonin paralajmërojnë se rreziku për zjarre, dëmtime infrastrukturore dhe probleme shëndetësore mbetet i lartë.

Bregdeti dhe zonat e mbrojtura po privatizohen për resortet e luksit –

By: 27
30 May 2026 at 10:17

EuObserver i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke vënë në pah mënyrën se si Shqipëria po shitet copa-copa tek miliarderët. EuObserver e ka vënë theksin tek ishulli i Sazanit, për të cilin qeveria dha miratimin paraprak për Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, për ta transformuar zonën në një vendpushim luksoz. Në artikull argumentohet se zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri po rrezikohen nga projektet e turizmit luksoz, ndërkohë që justifikimi i përdorur shpesh për këto vende është nuk janë frekuentuar kurrë nga shqiptarët.

Por sipas EuObserver, ky është një mentalitet i gabuar që e sheh natyrën vetëm si burim fitimi ekonomik, duke injoruar vlerën e saj si ekosistem dhe habitat për specie të rrezikuara. Duke listuar disa kritika, EuObserver thekson se këto zhvillime mund të dëmtojnë habitate të rëndësishme, korridore migrimi të shpendëve dhe specie të mbrojtura dhe madje po kryhen pa transparencë të plotë dhe pa respektimin e procedurave të nevojshme mjedisore.

EuObserver ka vënë në pah edhe disa shembuj nga rajoni, si rasti i Kripores së Ulqinit në Mal të Zi, ku planet për zhvillime turistike u ndaluan pas reagimit të organizatave mjedisore dhe institucioneve. Krahasimi përdoret për të treguar se në vende të tjera të Ballkanit ka pasur më shumë rezistencë ndaj projekteve që rrezikojnë zonat e mbrojtura.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Edhe pse Komisioni Evropian dhe organizata të ndryshme kanë shprehur shqetësime për ndryshimet ligjore që lejojnë ndërtime në zonat e mbrojtura, reagimi i Brukselit konsiderohet i kufizuar.

EuObserver thekson se ekziston një kontradiktë mes kërkesave të BE-së për mbrojtjen e natyrës dhe tolerimit të projekteve të mëdha investuese në zona të ndjeshme ekologjike. Në fund të artikullit, EuObserver shtron edhe pyetjen se kush përfiton realisht nga këto resortet luksoze dhe paralajmëron se privatizimi i peizazheve natyrore mund t’i largojë qytetarët e zakonshëm nga hapësirat publike.

Artikulli i Plotë i EuObserver : 

Ka diçka thellësisht zbuluese në argumentin që përsëritet sa herë që një zonë tjetër e mbrojtur në Shqipëri u dorëzohet investitorëve të luksit: “Shqiptarët nuk kanë shkuar kurrë atje gjithsesi.”

Disa e thanë këtë për ishullin e Sazanit kur qeveria shqiptare dha miratimin paraprak për Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, për ta transformuar zonën në një vendpushim luksoz.

Disa e thonë këtë tani për ligatinat dhe ekosistemet e mbrojtura që rrethojnë Lagunën e Nartës dhe Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Sikur e vetmja gjë që i jep vlerë natyrës është nëse njerëzit e konsumojnë atë. Ky mentalitet është pikërisht mënyra se si po e shkatërrojmë planetin.

Një pyll nuk ka nevojë të bëhet vendpushim për të justifikuar ekzistencën e tij. Një lagunë nuk ka nevojë për bare plazhi dhe vila që të ketë rëndësi. Një ishull nuk ka nevojë të “aktivizohet” nga miliarderët që të jetë i vlefshëm. Disa vende duhet të ekzistojnë thjesht sepse janë ekosisteme, habitate, korridore migrimi dhe mjedise jetese për speciet që janë tashmë në prag të zhdukjes.

Ideja se çdo peizazh i paprekur është thjesht “pronë e paluajtshme e papërdorur” është një nga idetë më të rrezikshme të kapitalizmit modern, shpesh e maskuar nën mantelin e “zhvillimit”.

Kërcënimi i Kushnerit për speciet e rrezikuara

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan nuk është një tokë e shkretë që pret të mbërrijë një qytetërim fitimprurës. Është një nga ekosistemet detare më të ndjeshme të Mesdheut. Organizatat mjedisore kanë paralajmëruar se projekti i propozuar i resortit luksoz i lidhur me Kushnerin kërcënon habitatet e specieve të rrezikuara, duke përfshirë fokën mesdhetare dhe ekosistemet detare të mbrojtura.

Po kështu, Peizazhi i Mbrojtur Vjosa-Nartë, më i gjerë dhe ekosistemet e lidhura me Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, nuk janë thjesht vija bregdetare piktoreske. Ato janë pjesë e njërit prej korridoreve më të rëndësishme të shpendëve shtegtarë në Evropë dhe shtëpia e mbi 70 specieve të rrezikuara dhe më shumë se 200 specieve të shpendëve.

Divjakë-Karavasta përbën gjithashtu sistemin e fundit të deltës së paprekur në Mesdhe. E megjithatë buldozerët hyjnë brenda. Jo në mënyrë transparente. Jo demokratike. Madje, sipas organizatave mjedisore, as ligjërisht.

Raportet dhe deklaratat nga grupet e ruajtjes së natyrës përshkruajnë aktivitetin e vazhdueshëm të ndërtimit, shkatërrimin e dunave dhe pyjeve, si dhe ndërhyrjet brenda zonave të mbrojtura që dyshohet se ndodhin pa vlerësime të duhura të ndikimit në mjedis, konsultim publik ose procedura transparente të lejeve.

Kjo duhet të alarmojë këdo që ende beson se anëtarësimi në BE ka të bëjë në thelb me sundimin e ligjit, standardet mjedisore dhe llogaridhënien demokratike.

Dhe në një kohë kur Shqipëria po lavdërohet si vendi i dytë kandidat i BE-së (pas Malit të Zi) që përmbush kriteret e ndërmjetme, ja ku lind pyetja e pakëndshme: si po përparon Shqipëria drejt anëtarësimit në BE, ndërsa zonat e mbrojtura po dobësohen për projekte investimesh elitare?

Sigurisht, “projekte” të ngjashme u prezantuan në të gjithë rajonin.

‘Eko-resort’ – me fushë golfi

Për shembull, Kripora e Ulqinit në Mal të Zi ishte privatizuar më parë dhe ishte planifikuar të zhvillohej në një eko-resort me një marinë dhe një fushë golfi, duke paraqitur një kërcënim për habitatin thelbësor për zogjtë përgjatë rrugës së tyre migratore.

Qendra për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Shpendëve të Malit të Zi (CZIP) mbështeti mbrojtjen e habitateve të shpendëve, duke zbuluar informacione rreth hipotekave të paligjshme. Kjo i shtoi peshë fushatës së tyre, e cila tërhoqi vëmendje jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel rajonal. Në fund të fundit, përpjekjet e tyre patën sukses dhe mbrojtja e vendit u bë një pikë referimi përmbyllëse për procesin e pranimit të Malit të Zi në BE.

Diku tjetër në rajon, dhe ndoshta ironikisht, një nga projektet më të diskutueshme të Kushnerit në Ballkan ishte një rindërtim luksoz në Beograd në vendin e ish-selisë së ushtrisë jugosllave të bombarduar gjatë ndërhyrjes së NATO-s, i cili në fund u anulua pas protestave publike, shqyrtimit institucional dhe akuzave për dokumentacion të falsifikuar. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ankua se Serbia do të mbetej me një ndërtesë të rrënuar në vend të një investimi multimilionësh eurosh.

Por ky kontrast e bën rastin e Shqipërisë edhe më shqetësues.

Në Serbi, polemika u përqendrua në rindërtimin e një rrënoje urbane të kontestuar politikisht dhe historikisht. Në Shqipëri, nuk ka asnjë guaskë betoni të braktisur në mes të një kryeqyteti. Asnjë strukturë ushtarake në rënie. Asnjë vend i braktisur që nuk i shërben “asgjësë”.

Në vend të kësaj, ajo që po i hapet zhvillimit luksoz janë disa nga ekosistemet më të brishta dhe më të gjalla të vendit, habitate që tashmë i shërbejnë një qëllimi shumë më të madh se fitimi. Ato mbështesin biodiversitetin, strehojnë speciet e rrezikuara, rregullojnë ekosistemet dhe i përkasin publikut dhe brezave të ardhshëm.

Kundërshtimi i Brukselit

Komisioni Evropian, anëtarët e Parlamentit Evropian dhe organizatat mjedisore kanë ngritur vazhdimisht shqetësime në lidhje me qeverisjen mjedisore të Shqipërisë dhe ndryshimet në legjislacionin për zonat e mbrojtura. Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës si zonë e mbrojtur në Shqipëri ishte rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të aktorëve të ndryshëm të BE-së me qeverinë dhe shoqërinë civile shqiptare.

Kjo është arsyeja pse shoqëria civile, dhe veçanërisht organizatat mjedisore, argumentojnë shprehimisht se amendamentet që lejojnë ndërtime luksoze në zonat e mbrojtura bien ndesh me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës dhe frymën e kuadrit Natura 2000 – rrjeti kryesor i BE-së për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe habitateve të cenueshme, dhe gurthemeli i politikës evropiane të ruajtjes së biodiversitetit.

Megjithatë, përgjigjja evropiane mbetet çuditërisht e kujdesshme.

Në maj 2026, Komisioni Evropian deklaroi se po “monitoronte nga afër” zhvillimet në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe përsëriti se, për të mbyllur Kapitullin 27 mbi mjedisin dhe klimën, Shqipëria duhet të demonstrojë aftësinë për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000 dhe për të parandaluar degradimin e habitateve dhe specieve.

Deklarata e njeh në mënyrë implicite Pishë Poro-Nartën si një rast prove për angazhimet mjedisore të Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit.  Megjithatë, pavarësisht alarmit në rritje nga organizatat mjedisore dhe raporteve të vazhdueshme për ndërhyrje brenda zonave të mbrojtura, përgjigjja politike nga Brukseli mbetet e kufizuar në monitorim dhe shqetësime procedurale.

Asnjë pasojë serioze politike në lidhje me anëtarësimin. Asnjë konfrontim i madh diplomatik.

Në vend të kësaj, Shqipëria duket e bllokuar në një paradoks të njohur ballkanik: standardet evropiane përmenden me rigorozitet në retorikë, ndërsa përjashtimet tolerohen kur hyjnë në lojë interesat politike dhe investitorët strategjikë.

Jo për shqiptarët e zakonshëm

Dhe kjo na çon te një e vërtetë tjetër e pakëndshme e fshehur nën gjuhën e “zhvillimit”. Zhvillim për kë? Kur qeveritë festojnë investimet luksoze prej miliarda eurosh, publiku pritet të duartrokasë automatikisht.

Por shqiptarët e zakonshëm kanë të drejtë të pyesin nëse këto projekte janë menduar fare për ta. Kush do të jetë në gjendje t’i përballojë këto vendpushime? Kush do të ketë akses në këto plazhe? Kush përfiton kur peizazhet publike dhe të mbrojtura transformohen në enklava për elitat globale?

Shqipëria po bëhet tashmë e papërballueshme për shumë nga qytetarët e saj gjatë muajve të verës. Zona të tëra bregdetare u drejtohen gjithnjë e më shumë investitorëve të huaj, turizmit luksoz dhe tregjeve spekulative të pasurive të paluajtshme. Ajo që dikur ishte një hapësirë ​​e përbashkët natyrore rrezikon të shndërrohet në një peizazh të privatizuar për multimilionerët.

Kjo nuk është thjesht një çështje mjedisore. Është gjithashtu një çështje sociale dhe demokratike. Asnjë resort luksoz nuk mund të zëvendësojë një ekosistem të humbur.

Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, një objekt i dyshimtë në rrugë mobilizon policinë –

By: 27
30 May 2026 at 09:55

Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas informacioneve paraprake nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë.

Në terren ndodhen gjithashtu specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Në këtë moment po bëhet kontrolli me qentë e gardës antieksploziv.

Për arsye sigurie, zona është izoluar dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet e forcave të rendit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me objektin e dyshimtë apo nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –

By: 27
30 May 2026 at 09:35

Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama reagoi disa herë në platformën X, duke u përpjekur të kundërshtojë gjetjet e indeksit për mungesën e pluralizmit në mjedisin mediatik shqiptar.

Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama tha se zërat e opozitës kanë qenë disa herë më të pranishëm në media sesa ata të qeverisë, ndërsa burimet kritike ndaj qeverisë kanë dominuar më shumë se burimet proqeveritare. Ai iu referua gjithashtu të dhënave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, sipas të cilave opozita zuri 60.12 për qind të kohës televizive politike gjatë muajit mars. “Këto nuk janë perceptime, por fakte të matshme”, tha Rama,

Shqipëria u rendit në vendin e 83-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, mes 180 vendeve të përfshira në vlerësim.

Sipas RSF-së, liria e shtypit në vend është përkeqësuar, ndërsa gazetarët përballen me presion politik, vështirësi në aksesimin e informacionit dhe sfida për pavarësinë editoriale. Raporti shton se gazetarët kritikë ndaj qeverisë bëhen shpesh objekt i sulmeve të diskreditimit dhe intimidimit.

Ekspertë të lirisë së medias në Shqipëri i thanë BIRN se kryeministri po përpiqet të ndërtojë një narrativë alternative për gjendjen e medias, duke zhvendosur debatin nga problemet strukturore të sektorit.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e SCiDEV dhe përfaqësuese e Rrjetit SafeJournalists në Shqipëri, tha për BIRN se Rama po përpiqet të kundërshtojë atë që është dokumentuar prej vitesh nga raportet ndërkombëtare dhe vendore të pavarura për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

“Replika e fundit me RSF-në nuk është një rast i izoluar. Më herët, një logjikë e ngjashme është përdorur edhe ndaj Rrjetit SafeJournalists dhe reagimeve të tij për mbrojtjen e transmetuesit publik, si dhe në raste të tjera kur janë ngritur shqetësime për klimën mediatike në vend”, tha Bino.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, AGSH.

“Me ‘sherrin’ online me RSF-në, Rama dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga problemet thelbësore dhe shqetësuese, ndërsa u paraqet statistikë matematikore që nuk kanë lidhje me lirinë e medias”, tha Myzyraj për BIRN.

Sipas tij, kjo është një strategji e njohur e kryeministrit për të shmangur debatin mbi problemet reale. “Kjo nuk është një strategji e re; e kemi parë qindra herë gjatë këtyre 13 viteve”, shtoi ai.

Edhe Bino argumentoi se kemi të bëjmë me një përpjekje për të zhvendosur debatin nga problemet strukturore të medias.

“Strategjia është e qartë: debati zhvendoset nga problemet reale të ekosistemit mediatik drejt një polemike ku disa shifra paraqiten si provë përfundimtare mbi një nga dimensionet kryesore të demokracisë dhe të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Sipas Binos, të dhënat e cituara nga kryeministri nuk japin përgjigje për çështjen e kapjes së medias, e cila nuk lidhet thjesht me praninë ose mungesën e opozitës në ekran.

“Minutazhi i opozitës apo i qeverisë nuk është tregues i mjaftueshëm i lirisë së medias dhe fakti që opozita përmendet më shumë nuk provon se media është e lirë”, tha ajo.

Bino shtoi se liria e medias lidhet kryesisht me faktin se kush i zotëron mediat, kush i financon ato, si shpërndahen reklamat publike dhe private, sa transparent është tregu mediatik dhe çfarë kostoje paguajnë gazetarët ose mediat kur prekin interesa politike dhe ekonomike.

Sipas saj, replika të tilla e zhvendosin vëmendjen nga struktura e pushtetit mbi median drejt dukshmërisë së aktorëve politikë.

Myzyraj theksoi veçanërisht koston që paguajnë zërat kritikë ndaj qeverisë.

“Nëse një person apo një entitet paraqet fakte që tregojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet, Rama përfshihet në debat personal me të, duke u përpjekur ta banalizojë diskutimin dhe të zbehë rëndësinë e shqetësimit real”, tha ai.

Bino vlerësoi gjithashtu se postimet e gjata në anglisht, të drejtuara ndaj RSF-së ose audiencës ndërkombëtare, kanë një efekt të menjëhershëm në debatin publik vendas.

“Postimet e gjata në anglisht, drejtuar RSF-së apo audiencës së huaj, nuk janë vetëm komunikim me organizatat ndërkombëtare. Ato prodhojnë menjëherë lajm në Shqipëri, riprodhohen në shqip dhe përdoren për të krijuar përshtypjen se qeveria është e hapur ndaj dialogut, ndërsa kritikët janë të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ‘të dhënat’”, përfundoi ajo./BIRN

Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

By: 27
30 May 2026 at 08:59

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka ndarë disa detaje dhe prapaskena përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke u ndalur te synimet e Sali Berishës dhe ndryshimet në strukturën drejtuese të partisë.

Kalaja theksoi se fokusi kryesor i demokratëve duhet të jetë fitorja e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa zbuloi se në kupolën e re të PD-së pritet të ketë ndryshime sa i përket figurave kryesore, duke përfshirë emërimin e një gruaje në postin e nënkryetares.

Sipas kreut të degës së Krujës, debati i brendshëm për lidershipin ka përfunduar dhe tashmë e gjithë energjia duhet orientuar drejt rrëzimit të qeverisë dhe jo drejt ruajtjes së karriges së tij brenda selisë blu.

“Puna është çfarë do të ndodhë me PD-në. Problemi i vetëm sot është të fitojmë zgjedhjet. Berisha i ka fituar zgjedhjet në PD dhe unë nuk besoj se ai po luan për pushtetin e vet në parti,” u shpreh Kalaja.

Më tej, Kalaja ngriti një çështje që sipas tij është anashkaluar ndër vite nga Partia Demokratike: balanca dhe përfaqësimi i komuniteteve fetare në forumet e larta vendimmarrëse, krahas ndryshimeve të reja emërore që priten të zyrtarizohen.

“Me sa kam marrë vesh, një zonjë do të jetë nënkryetare në PD. Por në strukturat tona duhet parë me kujdes edhe feja. PD ka bërë gabime në të kaluarën duke mos ndjekur përfaqësimin fetar. Komunitetet fetare tradicionalisht në Shqipëri duhet të kenë përfaqësimin e tyre të merituar në forumet drejtuese të PD-së,” përfundoi Kalaja.

❌