Normal view

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

By: 27
13 June 2026 at 15:31

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) gradualisht do të përshtatë forcën për mbështetjen e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha ai, përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.

“NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Grynkewich përmes një njoftimi më 12 qershor. “Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua me pyetje NATO-s për të mësuar se për çfarë shkalle të zvogëlimit të trupave bëhet fjalë.

Një zëdhënës nga Selia Supreme e Forcave Aleate në Evropë tha për Radion Evropa e Lirë se kjo çështje “nuk ka të bëjë me numrat [e trupave], por me optimizim, ka të bëjë me ofrimin e sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe më gjerësisht, të rajonit”.

Lidhur me njoftimin e 12 qershorit të NATO-s, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar koment edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Megjithatë, gjatë një ngjarjeje në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk foli për njoftimin e fundit të NATO-s, por tha se vendi po forcon kapacitetet për të ofruar siguri.

“Sot, Kosova e ka ushtrinë e fortë, e ka policinë e aftë e së shpejti do ta ketë edhe xhandarmërinë, në mënyrë që të sigurojmë paqe, ta garantojmë stabilitetin institucional, t’i kontribuojmë sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë, dhe të vazhdojmë me hapat tonë drejt integrimit në NATO e BE, dhe sundimi i ligjit dhe të drejtat për qytetarët të jenë kudo, përherë, për secilin”, tha ai..

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe në Departamentin amerikan të Mbrojtjes* për të kuptuar qëndrimin e SHBA-së për këtë vendim dhe nëse trupat amerikane do të jenë pjesë e planifikimeve të NATO-s për përshtatje të forcës në KFOR.

Muajt e fundit ka pasur raportime dhe diskutime për mundësinë që SHBA-ja të rishqyrtojë praninë e trupave të saj në misionet e NATO-s, përfshirë në KFOR.

Megjithatë, Pentagoni i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të vendosjes së forcave amerikane.

Radio Evropa e Lirë mëson se numri i trupave të KFOR-it pritet që gjatë vitit të ardhshëm të rikthehet në nivelet e para vitit 2023.

Në atë vit, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, aleanca kishte bërë dislokimin e afër 1.000 trupave shtesë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga shtete të ndryshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX. Ky mision paqeruajtës po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

Në njoftimin e NATO-s – që vjen në përvjetorin e 27-të të hyrjes së trupave të saj në Kosovë, pas fushatës ajrore të aleancës mbi caqet serbe – u tha se situata e sigurisë ka vazhduar që të përmirësohet në vitet e fundit. Për këtë arsye, në janar NATO-ja ndaloi dislokimin e forcave rezervë në KFOR pas pothuajse dy vjetësh të rotacionit të vazhdueshëm.

Teksa situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht stabile, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it dhe gradualisht do të përshtatë forcën e tij aktuale gjatë vitit të ardhshëm”, u tha në njoftimin e aleancës ushtarake perëndimore.

Ndryshimet do të ndodhin gradualisht në përputhje me kushtet në terren dhe ato mund të zhbëhen, nëse është e nevojshme, tha NATO.

Aleanca ushtarake perëndimore kujtoi se kishte rritur numrin e dislokimeve për pothuajse 1.000 trupa shtesë pas tensioneve dhe dhunës më 2023, përfshirë edhe “sulmeve të pajustifikuara ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan”. Ky dislokim, sipas NATO-s, ishte më i madhi në mbi një dekadë.

Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime pas përleshjes me protestuesit serbë, të cilët po kundërshtonin marrjen e detyrës të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Deri më tani, për dhunën në Zveçan janë dënuar disa persona.

Përveç ofrimit të sigurisë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, KFOR-i ka edhe rol në ofrimin e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një zotimi të vitit 2013, Kosova nuk mund të dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës – që është në proces të transformimit në ushtri – në veri, pa pëlqimin paraprak të misionit të KFOR-it.

Ky angazhim ishte dhënë përmes një letre që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i kishte drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ai mbetet në fuqi sot e kësaj dite, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

NATO tha po ashtu se vazhdon të mbështesë dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian – duke u bërë thirrje palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“Kjo është kyç për siguri afatgjatë në Kosovë dhe stabilitet në rajon”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Gjenerali Grynkewich po ashtu tha se NATO-ja është e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, të cilin e cilësoi si rajon me rëndësi strategjike për aleancën, siguria e të cilit, sipas tij, lidhet direkt me sigurinë e zonës euroatlantike, duke shtuar se NATO nuk do të lejojë që të ketë vakum të sigurisë”./REL

BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

By: 27
13 June 2026 at 15:03

Siç njoftoi presidenca aktuale qipriote e Këshillit të BE, shtetet anëtare, pas përfundimit të bllokadës hungareze, kanë arritur një qëndrim të përbashkët për fazën e parë të negociatave, përgatitjet e nevojshme kanë përfunduar.

Hungaria i jep fund bllokadës

Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE formalisht nisën në qershor 2024. Megjithatë, hapja e kapitullit të parë të negociatave me Ukrainën u bllokua nga Hungaria me një veto. Vetëm pas largimit nga pushteti të kryeministrit afatgjatë hungarez Viktor Orbán në prill, procesi filloi të lëvizë sërish. Kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, javën e kaluar njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në lindje të vendit fqinj. Magyar e kishte vendosur këtë marrëveshje si kusht për të dhënë miratimin për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Proces i gjatë – suksesi i pasigurtë

Në fazën e parë të negociatave, e quajtur zyrtarisht “grupi i parë”, vendet duhet ndër të tjera të dëshmojnë se sistemi i tyre i drejtësisë dhe administrata publike përmbushin standardet e BE-së. Procesi i negociatave për anëtarësim është i ndarë tematikisht në gjashtë faza me gjithsej 33 kapituj të ashtuquajtur, për të cilët zhvillohen negociata.

Negociatat zakonisht zgjasin me vite dhe nuk është e sigurt nëse ato përfundojnë me sukses. Për shembull, negociatat e anëtarësimit të Turqisë me BE-në nisën që në vitin 2005 – por sot ato janë plotësisht të ngrira për shkak të hapave mbrapa që ky vend ka bërë në fushat e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore./ DW.

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

By: 27
13 June 2026 at 13:35

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, shefi i diplomacisë greke deklaroi se qëndrimi i Athinës për statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar, duke ritheksuar mbështetjen e Greqisë për dialogun Beograd–Prishtinë nën ndërmjetësimin e BE-së si rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

Gerapetritis nënvizoi gjithashtu se Greqia mbështet fuqishëm integrimin evropian të Serbisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar zgjerimin e BE si një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai vlerësoi progresin e reformave në Serbi dhe u ndal te nevoja për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, me projekte si korridori hekurudhor Selanik-Shkup-Beograd dhe interkonektorët e gazit.

Vizita vazhdoi me takimin e ministrit grek me presidentin Aleksandar Vuçiç. Në një reagim publik pas bisedimeve, kreu i shtetit serb falënderoi Greqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës evropiane të Serbisë, por veçoi edhe qëndrimin e Athinës për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

«Përsërita mirënjohjen time ndaj Greqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për rrugën evropiane të Serbisë dhe mirëkuptimin e pozicioneve të vendit tonë kur bëhet fjalë për çështjet më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin parimor dhe të qëndrueshëm të Greqisë ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, theksoi Vuçiç në një postim në Instagram.

Sipas presidentit serb, takimi konfirmoi edhe një herë marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta mes Beogradit dhe Athinës dhe vullnetin e të dy vendeve për të thelluar partneritetin strategjik në energji, infrastrukturë, tregti dhe investime, në një periudhë sfidash të reja gjeopolitike për Ballkanin.

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

By: 27
13 June 2026 at 13:28

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Protestuesit në Australi kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se situata politike në vend kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

Protestat kanë hyrë në ditën e 13-të radhazi në Shqipëri, me tubime të vazhdueshme në disa qytete dhe në diasporë, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi politike për qeverisjen aktuale dhe hapjen e një rruge të re zgjedhore.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Tubimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Sheshi Skënderbej, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët në të gjithë vendin dhe nga rrethet.

Pas protestës së djeshme në kryeqytet, thirrjet kundër qeverisë ishin të forta si “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”.

 

 

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

By: 27
13 June 2026 at 13:25

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Protestuesit në Australi kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se situata politike në vend kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

Protestat kanë hyrë në ditën e 13-të radhazi në Shqipëri, me tubime të vazhdueshme në disa qytete dhe në diasporë, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi politike për qeverisjen aktuale dhe hapjen e një rruge të re zgjedhore.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Tubimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Sheshi Skënderbej, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët në të gjithë vendin dhe nga rrethet.

Pas protestës së djeshme në kryeqytet, thirrjet kundër qeverisë ishin të forta si “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”.

 

 

Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

By: 27
13 June 2026 at 13:11

Një traditë e hershme vazhdon të ruhet prej dekadash.

Qindra besimtarë kalojnë natën mes 12 dhe 13 qershorit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend. Besimtarë të besimeve të ndryshme i drejtohen këtij vendi të shenjtë për 12 të marta radhazi, për ta kurorëzuar udhëtimin e tyre shpirtëror më 13 qershor, ditën kushtuar Shën Antonit të Padovës.

Besimtarët që kaluan natën në këtë vend të shenjtë ndajnë emocionet dhe përjetimet e tyre në një natë të veçantë, e cila bashkon njerëz nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga vende të tjera, pavarësisht përkatësisë fetare.

Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për shëndet, paqe e një të ardhme më të mirë, besimtarët përmbyllin udhëtimin e tyre 12-javor në Kishën e Laçit, duke ruajtur gjallë një traditë që vazhdon të mbledhë mijëra pelegrinë çdo vit.

 

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin –

By: 27
13 June 2026 at 12:49

Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin janë rrethuar pronat e tyre për ndërtimin e një resorti luksoz.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë arritur ta rrëzojnë në tokë gardhin thuajse nga të gjitha anët dhe të futën në kantier, ku ka nisur ndërtimi.

Më herët qytetarët arritën të rrëzonin edhe gardhin prej hekuri pavarësisht tentativave të policisë për t’i ndaluar.

Madje në disa momente ka pasur dhe përplasje mes tyre, dhe akuza nga banorët se janë shtyrë nga punonjësit e rendit. “Ju erdhi fundi hajdutëve” ishte një nga thirrjet që lëshuan protestuesit.

banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (3)

Kujtojmë se prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.

Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, apo “Edi Rama jepe dorëheqjen”.

banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (4)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (5)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (6)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (7)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (8)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (9)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (10)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (11)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (12)banorët e Rrjollit proteste gardhi tela me gjemba (1)

 

Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare –

By: 27
13 June 2026 at 12:39

Kryetari i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në platformat sociale, foli edhe për protestën masive të qytetarëve që tashmë vijon në kryeqytet prej 13 ditësh.

Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta është tej partive politike, ndërsa shtoi se disa slogane të opozitës së opozitës nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të saj.

Kryedemokrati u ndal edhe tek antimitingu që kryesocialisti Edi Rama organizoi të premten me rastin e themelimit të 35-vjetorit të PS paralelisht me protestën qytetare, ku tha se manifestimi i socialistëve ishte fundi i partisë së krimit.

‘Mos harroni një gjë, Edi Rama është një diktator autoritar, qeveris në stilin e etërve të tij’, theksoi Berisha.

“Mos harroni se ajo protestë është tej partive politike.

Në atë protestë ka qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në parti politike, ka të rinj që nuk kanë qenë ndonjëherë në forumet e partive politike, por ka edhe dhjetëra, qindra, mijëra anëtarë të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të majta dhe natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë.

Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste.

Ndaj dhe ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste.

Mos harroni një gjë, Edi Rama është një diktator autoritar, qeveris në stilin e etërve të tij.

Do më falni, e patë mitingun e tij të djeshëm?

Çfarë ishte ai?

Ai aty lexoi elegjinë e vetes së tij, mitingu ishte një miting funebër, de facto për të gjithë ata që i ndjekin, ai miting shënoi fundin e partisë së krimit.

E një partie që u themelua në krim.

E një partie që shndërroi krimin në sistem.

E një partie që vazhdon krimin në të gjitha aspektet.

Ndaj dhe ata qytetarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e çdo shqiptari.

Nuk duhet që slogane me protagonistë opozitën e opozitës apo grupime të caktuara të dekurajojnë protestuesit

Në asnjë mënyrë.

Opozita e opozitës është vegël e qeverisë, por u garantoj se nuk është asgjë tjetër vetëm si ajo miza në shpinën e kalit, siç thotë Denis Diderot, që beson se e tërheq karrocën.

Por atë karrocë e tërheqin, atë uragan e tërheq përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

By: 27
13 June 2026 at 12:21

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 170 lekë për litër.

Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.

 

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend –

By: 27
13 June 2026 at 12:11

Në kohën kur janë numëruar gati 98% e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq bindshëm, thotë REL.

Ndërsa numërimi i votave me postë është ende në faza fillestare, i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta ende nuk ka nisur.

Me votat e numëruara deri më tani nga diaspora, Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar dy mandate në Kuvend, krahasuar me numrin e mandateve të siguruara nga votat e rregullta brenda Kosovës. Deri tani, VV numëron 50 mandate në parlament, PDK 23 që do të thotë një më pak se në rezultatet paraprake, LDK 19 ndërsa AAK 8 mandate.

KQZ-ja planifikon që t`i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ne 26 qershor, dhe me pas t’i certifikojë ato më datën 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin.

Këto ishin zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë. Në shumicën e shteteve evropiane, tre palë zgjedhjet e fundit janë shtrire në një periudhë prej rreth 7 deri në 10 vjet. Votimet e 7 qershorit u mbajtën pasi legjislatura e kaluar nuk arriti të kishte konsensus për zgjedhjen e presidentit brenda afateve kushtetuese, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.

Tirana e re lufton për titullin –

By: 27
13 June 2026 at 11:51

Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkullonin për të ardhmen e tij gjatë kësaj periudhe. Sulmuesi ka pranuar ofertën e bardhebluve, duke firmosur një kontratë të re dhe duke konfi rmuar qëndrimin e tij në klubin kryeqytetas.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tirana përmes një postimi në rrjetet sociale, ku klubi ka theksuar rëndësinë e besimit të ndërsjellë mes palëve.

“Besimi nuk premtohet. Besimi fitohet. Vazhdojmë bashkë. Redon Xhixha“, shkruhet në postimin e klubit në “Facebook”.

Për Xhixhën, ky rinovim vjen si një moment stabiliteti pas një periudhe jo të lehtë në karrierë, ndërsa për Tiranën konsiderohet një lëvizje shumë e rëndësishme në kuadër të rindërtimit të skuadrës pas një sezoni të vështirë.

Mbajtja e një prej lojtarëve më cilësorë në repartin ofensiv i jep Tiranës një pikë të fortë referimi për projektin e ri që po ndërtohet në këtë merkato vere.

Në këtë intervistë, Xhixha flet për arsyet e vendimit të tij, sezonin e kaluar, objektivat dhe pritshmëritë për të ardhmen me fanellën e Tiranës.

Çfarë pret nga sezoni i ri me Tiranën?

Nga sezoni i ri pres përkushtim dhe besim nga gjithë ekipi që ta çojmë Tiranën aty ku i takon, në luftën për titullin kampion.

Çfarë Tirane do të shohim në shtator?

Besoj që do të shohim një Tiranë të fortë dhe plot grintë për fi tore dhe suksese ashtu siç i ka hije klubit të Tiranës.

 

 

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

By: 27
13 June 2026 at 11:15

Sipas një analize të Axios, një marrëveshje e mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit ka vendosur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në një situatë të ndërlikuar politike dhe diplomatike.

Raportohet se Presidenti amerikan Donald Trump ka komunikuar me Netanyahun për ta informuar se Uashingtoni është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin. Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Axios, Trump i ka thënë Netanyahut se “kjo është një marrëveshje shumë e mirë” dhe se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës.

Burime të cituara në raport thonë se Netanyahu ka pranuar gjatë bisedës se nuk ka mundësi ta ndalojë marrëveshjen, por ka kërkuar që interesat e sigurisë së Izraelit të merren parasysh në çdo ujdi përfundimtare.

Sipas Axios, Izraeli kishte shqyrtuar më herët opsione ushtarake ndaj infrastrukturës iraniane, por këto plane thuhet se janë ndalur nga administrata amerikane.

Raporti thekson se, ndonëse zyrtarët izraelitë nuk kanë bërë kritika publike ndaj SHBA-së, ekzistojnë shqetësime të forta se një marrëveshje e tillë mund t’i japë Iranit hapësirë për t’u forcuar ekonomikisht pa bërë lëshime të mjaftueshme në programin e tij bërthamor.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar se çdo përfitim ekonomik për Teheranin do të varet nga përmbushja e detyrimeve të marrëveshjes.

Në sfond mbeten edhe tensionet rajonale, përfshirë situatën në Liban dhe përplasjet me Hezbollahun, të cilat mund të ndikojnë në zbatimin e marrëveshjes.

 

Sipas Axios, për Netanyahun, një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit pa arritur objektivat strategjike të Izraelit përbën një sfidë serioze politike dhe gjeopolitike.

Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

By: 27
13 June 2026 at 11:05

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba pak ditë më parë, banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në tokat për të cilat kanë pretendime pronësie.

Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës.

Që prej muajit janar të këtij viti, kur ndërtuesi nisi sistemimin e zonës me ekskavatorë, banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e kompanisë, si dhe me rojet private të vendosur nga investitori.

Përplasjet e dhunshme janë pasuar nga shoqërime dhe procedime të shumta për banorët e Baks-Rrjollit, kurse ndërhyrjet në terren për ndërtimet kanë vijuar, ndonëse çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. Po ashtu, banorët prej 2 javësh, i janë bashkuar protestave masive në Tiranë, duke e konsideruar situatën si vjedhje të pronës private.

Rrjoll Protesta

Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

By: 27
13 June 2026 at 10:45

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më datë 07.06.2026, ku pas një konflikti të çastit dhe në gjendje të dyshuar të dehur, shtetasi në fjalë dyshohet se ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke u rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Fillimisht, rasti është referuar si aksident rrugor, por pas veprimeve të thelluara hetimore dhe publikimit të një videoje të re në media, prokuroria ka ndryshuar kualifikimin ligjor të ngjarjes dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka nisur pas një debati mes drejtuesit të automjetit dhe disa personave të tjerë, i cili më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik, ku Durrësi dyshohet se është goditur me grushte nga personat e përfshirë në sherr.

Menjëherë pas përplasjes, ai dyshohet se ka reaguar duke i goditur me automjet katër prej tyre, të cilët mbetën të lënduar.

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë –

By: 27
13 June 2026 at 10:39

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe veprimtari të paligjshme që lidhen me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, një 33-vjeçar me inicialet T. P., person me precedentë penalë, është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë si dhe një sasi kokaine e ndarë në doza.

Në një rast tjetër, policia arrestoi në Dhërmi një 18-vjeçar, të cilit iu gjetën sasi kokaine dhe kanabisi. Sipas hetimeve paraprake, lëndët narkotike dyshohet se mbaheshin me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

Goditen tre raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në qytet dhe në zonat bregdetare.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të këtyre lëndëve narkotike. Arrestohen 2 poseduesit, njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, masave dhe pranisë në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv garantimin e sigurisë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Siguria”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit:

– T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për prodhim/shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesë iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje;

– A. C., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në Dhërmi me sasi lëndësh narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Investimet e FSHF / Fusha e re e sportit në Krujë drejt përfundimit, nis shtrimi i tapetit –

By: 27
13 June 2026 at 10:35

Punimet për ndërtimin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës kanë hyrë në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të bazamentit dhe sistemit të drenazhimit, ka nisur edhe shtrimi i tapetit artificial, një nga etapat e fundit të këtij investimi të rëndësishëm për infrastrukturën sportive të qytetit.

Për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit, FSHF zhvilloi së fundmi një inspektim në terren. Drejtori i Departamentit të Projekteve Infrastrukturore në FSHF, Kevin Lleshi monitoroi ecurinë e punimeve dhe në një prononcim për fshf.org tregoi se për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet gjatë dimrit, projekti u rishikua për të garantuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe cilësore.

“Pas problematikave të shkaktuara gjatë dimrit, u desh të rishikonim projektin në qytetin e Krujës dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë, morëm masa për të garantuar një zgjidhje cilësore dhe afatgjatë për këtë investim. Jemi të kënaqur që tashmë kemi hyrë në fazën finale të punimeve, në shtrimin e tapetit artificial dhe shumë shpejt qyteti i Krujës do të ketë një fushë moderne dhe cilësore për të gjithë komunitetin sportiv”, – nënvizon Kevin Lleshi për fshf.org.

Projekti po realizohet nga FSHF në bashkëpunim me Bashkinë e Krujës dhe synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe stërvitjen e futbollistëve të rinj. Ky investim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë vendin.

Operacion antidrogë në Stamboll! Arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat dhe artistë të tjerë –

By: 27
13 June 2026 at 10:19

Njëzet e dy persona, përfshirë disa të famshëm nga sektorët e argëtimit dhe medias në Turqi, janë ndaluar në një operacion antidrogë të kryer të enjten në mëngjes, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit.

Operacioni u zhvillua si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për narkotikë, i koordinuar nga prokurorët në Stamboll. Ekipet e policisë kryen bastisje të njëkohshme në disa lokacione të ndryshme në qytet, duke rezultuar në ndalimin e 22 të dyshuarve.

Ndër personat e marrë në paraburgim janë këngëtari Kenan Doğulu, aktorja Beren Saat, personazhi i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz, këngëtarja dhe modelja Ayşe Hatun Önal, personaliteti televiziv Ozan Doğulu, këngëtari Berdan Mardini, aktori Enis Arıkan dhe influencerja Selin Ciğerci, sipas informacionit të siguruar nga hetimi.

Të ndaluar të tjerë përfshijnë Tolga Çam, Ferhan Kaya, Murat Saygı, Enis Ahmet Onat, Ahmet Karoğlu, Emre Tari, Hasan Vatan, Mehmet Cem Karcı, Reyhan Küçükyeğen, Yaşar İpek, Mehmet Yıldız, Tessy Ramos Correira, Rafet Eren Yorulmazer dhe Ali Efe Bezci.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende informacione të detajuara lidhur me akuzat ndaj secilit prej të dyshuarve. Procedurat e të ndaluarve në drejtorinë e policisë janë ende në vijim.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit bëri të ditur se hetimi mbetet aktiv dhe se punimet lidhur me çështjen po vazhdojnë.

Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri –

By: 27
13 June 2026 at 09:21

Nga National Geographic

Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë bregut jugperëndimor të Shqipërisë.

Ishulli i Sazanit, një hapësirë toke prej 2.2 miljesh katrorë, shtrihet brenda Ngushticës së Otrantos, një kanal i ngushtë që ndan Italinë dhe Shqipërinë, dhe që ka shërbyer si një bazë e rëndësishme për fuqitë që kanë kërkuar të dominojnë detet Adriatik dhe Jon.

Nuk ka banorë të përhershëm në Sazan, megjithatë ai ka luajtur një rol kyç në historinë e Shqipërisë për më shumë se një shekull.

“Ishulli ka pa dyshim një histori të gjatë dhe të ndërlikuar”, – thotë Theodora Dragostinova, një profesoreshë historie në Universitetin Shtetëror të Ohajos, e cila merret me kërkime mbi Ballkanin. Me vendndodhjen e tij strategjike në buzë të Gjirit të Vlorës në Shqipëri, perandori të ndryshme – duke përfshirë romakët, venedikasit, britanikët dhe osmanët – e kanë kontrolluar atë.

“Është sigurisht një nga shembujt më të mirë se si vendndodhja mund të përcaktojë në mënyrë disproporcionale rëndësinë e një vendi të caktuar”, – vë në dukje në një email Petar Kure?i?, profesor i shkencave politike në Universitetin Verior në Kroaci.

“Nuk ka pasur një fuqi historike të rëndësishme në rajon (ose edhe jashtë tij) që nuk e ka kontrolluar ose nuk është përpjekur ta kontrollojë Sazanin.” Zotërimi i ishullit dikur ndihmoi në përcaktimin e kontrollit të Adriatikut, dhe bashkë me të qyteteve të panumërta portuale, si Venecia, Dubrovniku dhe Trieste. (Sot, zona vlerësohet kryesisht për bukurinë e saj ekologjike dhe potencialin për të tërhequr turistë.)

Në antikitet, romakët e përdornin Gjirin e Vlorës si një vend pushimi për anijet e tyre. Disa beteja kyçe gjatë Luftës Civile Romake – një luftë e ashpër midis Jul Cezarit dhe Pompeut të Madh nga viti 49-45 para Krishtit – ndodhën përgjatë brigjeve të Shqipërisë kontinentale.

Më shumë se 1 mijëvjeçar më vonë, në vitin 1264, venecianët dhe gjenovezët, duke luftuar për dominim në tregti, organizuan një betejë detare pranë bregdetit të Sazanit. Dhe deri në shekullin e 15-të, Sazani ishte bërë një post zyrtar detar për Perandorinë Osmane, shpjegon Steven Seegel, profesor i Studimeve Evropiane dhe Euroaziatike në Universitetin e Teksasit në Austin.

Ishulli i Sazanit është shtëpia e një rrjeti të gjerë tunelesh, kazermash dhe infrastrukturash të tjera ushtarake të braktisura. Meqenëse pak njerëz e kanë vizituar ishullin në dekadat e fundit, ekosistemi ka lulëzuar.

Të kthehemi shpejt në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga osmanët. Papritmas, Sazani u bë një territor i diskutueshëm, me shumë kombe – Greqia, Shqipëria dhe Italia – që konkurronin për kontroll.

8 vjet më vonë, Italia mori në zotërim ishullin, të cilin e mbajti pasi Musolini erdhi në pushtet në vitin 1922.

“Forcat [e tij] në periudhën midis dy luftërave ndërtuan infrastrukturë mbrojtjeje atje, duke përfshirë kazerma dhe instalime ushtarake që rezultuan të rëndësishme për kontrollin e Detit Adriatik”, – thotë Seegel. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, italianët dhe, për një periudhë të shkurtër, gjermanët e pushtuan ishullin.

Kur Lufta e Dytë Botërore mbaroi, Shqipëria më në fund fitoi pronësinë e Sazanit si pjesë e Traktatit të Paqes së Parisit në vitin 1947. Ishulli më pas luajti një rol të spikatur në regjimin e Enver Hoxhës, i cili e udhëhoqi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Qeveria e tij komuniste ishte izolacioniste dhe shtypëse. Figurat fetare dhe individë të tjerë që shiheshin si kërcënues për shtetin u burgosën, u internuan ose u ekzekutuan, dhe qeveria sekuestroi pronën private.

“Hoxha ishte i fiksuar pas idesë së një sulmi ushtarak kundër Shqipërisë”, – thotë Elidor Mëhilli, një profesor i asociuar i historisë në “Hunter College”. Me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, një aleat i Shqipërisë, ai ndërtoi mbrojtjen e Sazanit, duke përfshirë mijëra bunkerë për t’u mbrojtur nga pushtimet  dhe një rrjet sekret tunelesh të përdorur për të ruajtur nëndetëset. (Një memo sekrete e CIA-s nga viti 1961 i referohej Sazanit si një “Gjibraltar i Kuq në Mesdhe.”)

Kur  marrëdhënia e Hoxhës me BRSS-në u shpërbë përfundimisht, thuhet se ai refuzoi të hiqte dorë nga disa nga nëndetëset. Sovjetikët, duke mos dashur të shkaktonin një konflikt duke kaluar ujërat e NATO-s për t’i rimarrë ato, i lanë anijet e tyre të çmuara të iknin.

Gjatë gjithë regjimit të tij, infrastruktura ushtarake në Sazan  kishte funksione të dyfishta: mbrojtjen nga kërcënimet e perceptuara dhe ndihmën në parandalimin e largimit të shqiptarëve nga vendi, thotë Dragostinova. “Nga mënyra se si e shoh unë, ajo u bë një simbol i brutalitetit, fshehtësisë dhe paranojës së regjimit.”

Kur qeveria komuniste e Hoxhës ra përfundimisht në vitet 1990, “ishulli u rimor për kombin dhe natyrën”, thotë Dragostinova, dhe nga ana tjetër u bë një simbol i çlirimit për shumë shqiptarë. Në vitin 2010, qeveria shqiptare krijoi Parkun Kombëtar Detar Karaburun – Sazan, i cili përfshin Sazanin dhe është shtëpia e rreth 300 llojeve të bimëve dhe 40 llojeve të zogjve, të tilla si devija alpine dhe bufja euroaziatike, një nga llojet më të mëdha të bufëve. Me kalimin e kohës, parku kombëtar është bërë gjithashtu një strehë për fokat mesdhetare të rrezikuara, breshkat e detit Loggerhead që folezojnë dhe qindra flamingo.

5 vjet më vonë, thotë Mëhilli, Sazani u demilitarizua dhe u hap për publikun. (Teknikisht është ende një zonë e përjashtuar ushtarake, duke e vendosur atë nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.) Edhe pse pjesë të Sazanit janë hapur për turizëm, atij ende i mungon infrastruktura e rëndësishme dhe qëndrimet gjatë natës zakonisht janë të ndaluara. Vizitorët që shpresojnë të shohin shkëmbinjtë e tij gëlqerorë duhet të udhëtojnë me varkë brenda ditës.

Sot, Sazani është “një kapsulë kohore unike e Luftës së Ftohtë në mes të detit”, shprehet Mëhilli. Aty kanë mbetur ende rrjeti i tij i tuneleve si dhe relikte të bunkerëve të komandës, depove të armëve dhe strehimoreve bërthamore.

Mina të pashpërthyera dhe municione të tjera janë gjetur në ishull dhe afër tij, sipas disa raporteve të mediave. Meqenëse Sazani dikur strehonte oficerë ushtarakë dhe disa familje, ai kishte edhe një koleksion shtëpish, shkollash dhe klinikash mjekësore, thotë Mëhilli. (Pjesë të Sazanit, vëren ai, u plaçkitën gjatë trazirave civile në vitin 1997.)

Për shkak të historisë së gjatë të luftës në rajon, ujërat që rrethojnë Sazanin dhe në Gjirin e Vlorës janë të mbushura me anije të mbytura, kryesisht nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore. Zona ka dhënë disa zbulime të rëndësishme arkeologjike dhe është bërë e njohur për zhytësit.

Meqenëse pak njerëz kishin qasje në ishull për dekada të tëra, ekosistemet e tij janë kryesisht të paprekura. “Nga perspektiva e një historiani”, thotë Mëhilli, “ky është një nga vendet e pakta relativisht të paprekura që kanë mbetur në Shqipëri që flet për historinë e saj të thellë”.

Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

By: 27
13 June 2026 at 09:13

Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot, në orën 10:00, një protestë kombëtare, pasi kantieri ku kompania Gener 2 e oligarkut Bashkim Ulaj, po ndërton një resort turistik është rrethuar me tela dhe mure të larta.

Resorti, i cili po zhvillohet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh, është kundërshtuar vazhdimisht nga banorët e zonës për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me pronësinë e tokës. Punimet kanë nisur që në muajin shkurt, ndërsa ditët e fundit është konstatuar ngritja e strukturave të reja rrethuese dhe mbrojtëse.

Sipas banorëve, kjo masë është ndërmarrë pas protestave të vazhdueshme kundër projektit. Ata pretendojnë se tokat e tyre janë përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara nga një ish-zyrtar, i cili më pas ia ka shitur ato kompanisë ndërtuese.

Një ditë më parë, gjatë protestës për Zvërnecin në kryeqytet, një prej pjesëmarrësve u bëri thirrje qytetarëve të bashkoheshin në protestën e planifikuar në Rrjoll.

“Gardhin që e hoqën në Zvërnec e keni marrë vesh që e kanë vendosur në Rrjoll. Një grup qytetarësh nesër do të bëjnë protestë në Rrjoll, ai që ka mundësinë t’i bashkohet për të hequr gardhin dhe në 18:00 të jemi sërish këtu, për të hequr kryeministrin”, tha protestuesi Edison Likaj.

Ndërkohë, organizatori i protestës për Rrjollin, Prek Molla, u shpreh se pret një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve dhe se kundërshtimi ndaj projektit do të vijojë.

“Do të vijnë shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria për t’i dalë në ndihmë rrjollorëve, pasi u bë dhe gardhi si në Zvërnec. Atje e hoqën gardhin në vend që në Rrjoll të hiqen telat me gjemba, atje i vunë. Ditën e shtunë besoj se ai mur, ai burg do të shembet. Ata po punojnë, nuk e kuptoj pse, por janë të lidhur me qeverinë”, tha Molla.

Prej më shumë se pesë muajsh tashmë, banorët e Baks-Rrjollit kanë vijuar protestat kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Projekti “Blu Borgo”, i cili po zhvillohet në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, ka nisur në fillim të shkurtit pas marrjes së lejes së ndërtimit nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Ky projekt parashikon ndërtimin e 33 strukturave akomoduese dhe shërbimi, me ndërtesa nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është kompania “ABA Blue Borgo”, e cila mban statusin e investitorit strategjik.

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –

By: 27
13 June 2026 at 09:05

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ushtria e SHBA-së ka vrarë Héctor Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si Niño Guerrero, liderin e bandës venezueliane Tren de Aragua, gjatë një sulmi ajror të koordinuar me autoritetet venezueliane. Sipas Trump, operacioni ishte i suksesshëm dhe kishte në shënjestër një organizatë që SHBA e konsideron terroriste.

Nën drejtimin e Guerrero-s, Tren de Aragua u shndërrua nga një bandë burgu në një rrjet kriminal ndërkombëtar me aktivitet në disa vende të Amerikës Latine dhe në SHBA. Grupi akuzohet për trafik droge, trafikim seksual, rrëmbime, zhvatje dhe vrasje me pagesë, ndërsa autoritetet amerikane kishin ofruar shpërblim për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.

Eliminimi i Guerrero-s është pjesë e fushatës së zgjeruar të administratës Trump kundër karteleve dhe grupeve kriminale. Megjithatë, operacionet amerikane kanë ngjallur debate dhe kritika nga ekspertë ligjorë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e disa sulmeve dhe mungesën e provave publike për objektivat e goditura.

❌