Normal view

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

By: 27
24 May 2026 at 21:48

Kuestura e Torinos ka qetesuar te dy klubet e Torinos dhe te Juventusit se nuk kaprobleme sigurie. Ndeshja nuk ka filluar ende, ndersa parashikohet te nise ne oren 21.45.  Tifozët ultras më të dhunshëm patën përplasje mes tyre pranë sektorit të tifozerive mike në stadme ne fund iumin Grande Torino. Mësohet se gjatë këtyre tensioneve ka pasur hedhje shishesh dhe gurëve në drejtim të disa agjentëve të policisë të cilët përdorën gazin lotsjellës për të qetësuar situatën në atë zonë. Po kështu mësohet se disa tifozë të të dyja skuadrave u ndaluan nga policia për këto trazira

Një orë përpara fillimit të ndeshjes, tifozët ultras të Juventusit u bllokuan në zonën anti-stadium. Ata nuk janë në tribunë në shenjë proteste ndaj forcave të rendit pasi gjatë përdorimit të gazit lotsjellës goditën në kokë një tifoz juventin. Tifozi, një burrë në moshën 45 vjeçare u dërgua në spital për traumë në kokë dhe mësohet se i plagosuri nuk është në rrezik për jetën, ndërkohë që po kryhen hetime për të kuptuar se çfarë e goditi në kokë tifozin e lënduar.

Për këtë aryse, tifozët që kishin hyrë në stadium mblodhën skuadrën e Juventusit për t’i kërkuar që të mos e luajnë ndeshjen. Disa prej eksponentëve të grupimeve të organizuara folën direkt me kapitenin Locatelli për t’i shpjeguar situatën. Episodi u komentua edhe nga Damien Comolli. ‘Jemi shumë të shqetësuar dhe të trishtuar për atë çfarë ndodhi jashtë stadiumit-tha Comolli-është një tifozi ynë në spital në gjendje të rëndë, me kod të kuq. Tifozët e tjerë ultra nuk janë të kënaqur me atë çfarë ndodhi dhe na kërkuan të mos zbresim në fushë dhe më pas do të shkoj të takoj tifozin e plagosur në spital’.

gijotina.com/

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

By: 27
24 May 2026 at 21:08

Elbasani fitoi 3-0 ndaj Dinamos në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të javës së dytë të Final Four. Sfida ishte “malore” për dinamovitët që në minutën e 23-të, pas daljes me karton të kuq të Gudiabi.

Skuadra e Gvozdenoviç zgjidhi takimin shumë shpejt falë dopietës së Sage. Brenda fraksionit të parë, Diallo thelloi edhe më shumë shifrat. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm dhe mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë këtë sukses të rëndësishëm.

Elbasani shkon kështu në ndeshjen e fundit të Final Four me 34 pikë, po aq sa Egnatia kryesuese. Në sfidën e fundit, skuadra nga Elbasani përballet me Vllazninë, ndërsa luhet edhe Egnatia-Dinamo. 90-minutëshat e fundit janë të planifikuara të luhen me 31 maj.

gijotina.com/

Dënojmë me forcë sulmin rus! –

By: 27
24 May 2026 at 21:00

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin me dronë nga Rusia në kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.

Në një postim në rrjetet sociale, delegacioni i BE ka dënuar ashpër sulminndërsa shtoi se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.

BE e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të, siç u shpreh, “brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës”.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.

 

gijotina.com/

 

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

By: 27
24 May 2026 at 20:40

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet me një proces ekstradimi në SHBA si kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika për tre vrasje.

Kjo foto e siguruar ekskluzivisht nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, tregon Sokol Hoxhën, 51 vjeç, pak momente pas ndalimit prej US Marshall, më 5 maj në shtetin e Ohio-s.

Por si mori fund arratia 30 vjeçare e Sokol Hoxhës?

Top Channel, nga një burim pranë operacionit të koduar “Globe”, tregoi se dy vite më parë Interpol Tirana u vu në lëvizje pas një informacioni se Sokol Hoxha po vuante një dënim në një burg amerikan për vepra penale të kryera atje.

Në kushtet kur policia shqiptare dhe ajo belge kishin vetëm këtë foto për Sokol Hoxhën dhe jo shenja gishtas identifikimi ishte tejet i vështirë.

Në këtë operacion hynë në lojë britanikët të cilat kishin të dhënat për Sokol Hoxhën pasi ai kishte kërkuar azil në Angli dhe marrë pasaportë britanike siç edhe raportoi “Daily Telegraph” in Londrës.

Kur ka ndodhur identifikimi pozitiv është pritur dita mbarimit të dënimit dhe në momentin kur Sokol Hoxha po linte burgun e Ohios dhe mendonte se kishte fituar lirinë u përballë me një surprizë.

US Marshals i komunikuan arrestimin si person i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika.

Sokol Hoxha prej tre dekadash ishte shqiptari më i kërkuar në të gjithë botën prej Interpol Tiranës pasi në 1997 në Patos ekzekutoi dy vëllezër dhe ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000.

Në të njëjtin vit ai në Belgjikë ekzekutoi një të re shqiptare 19 vjeçare të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion, krim për të cilin drejtësia belge tre vite më vonë e dënoi me burg përjetë.

E ndërsa Shqipëria përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë  dhe Belgjika, vihen në garë se kush do ta marrë Sokol Hoxhën duket se rrethanat juridike janë në favor të Belgjikës.

Nëse do ti referohemi Kodit të Procedurës Penale dënimi i dhënë me 25 vite burg për Sokol Hoxhën nga gjykata e Fierit në vitin 2000, por i pa ekzekutuar asnjëherë,  tashmë është e parashkruar.

Teksa Sokol Hoxha po përballet  në një gjykatë amerikane me procesin e ekstradimit ai fillimisht,  pritet të akuzohet për hyrje të paligjshme në SHBA përmes një pasaporte të marrë përmes mashtrimit me gjeneralitete të rreme.

Top Channel mëson se hetimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar prej një prokurori në Distriktin Jugor në Ohio-s./Top Channel

Elbasani udhëheq në pjesën e parë me 3 gola, Dinamo merr karton të kuq –

By: 27
24 May 2026 at 20:18

Elbasani po triumfon 3-0 ndaj Dinamos, në pjesën e parë të ndeshjes së Final Four. Dalja me karton të kuq e Goudiaby komplikoi gjërat për dinamovitët.

Skuadra nga Elbasani shënoi 3 herë në pjesën e parë. Spikati Tsague me dopietë, ndërsa “tundi rrjetën” edhe Diallo. Takimi po luhet në stadiumin “Air Albania” dhe vlen për javën e dytë. Me interes pritet të shihet si do shkojnë gjërat në pjesën e dytë.

https://rumble.com/v7abot0-elbasani-ndeshkon-dinamon-sague-ndez-festen.html

gijotina.com/

Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë –

By: 27
24 May 2026 at 19:50

Është mbyllur sezoni në Premier League, ku në ndeshjen e fundit nuk kanë munguar surprizat.

Arsenali kampion e mbylli me fitore në transfertë përballë Crystal Palace me rezultatin 1-2, ndërsa Manchester City i dha lamtuymirën Guardiolës dhe Bernardo Silvës me një humbje 1-2 përballë Aston Villës në shtëpi.

Manchester United i vendit të tretë triumfoi 0-3 përballë Brighton ndërsa Liverpool siguroi Championsin me një barazim 1-1 me Brentford në shtëpi.

Chelsea nuk do të luajë në Europë sezonin tjetër, kjo pas disfatës në transfertë nga Sunderland-i i Granit Xhakës, që siguroi pjesëmarrjen në Europa League, së bashku me Bournemouth, që barazoi 1-1 me Nottingham.

Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte lufta për mbijetesë, me Tottenham që fitoi 1-0 përballë Evertonit, duke siguruar mbijetesën, ndërsa West Ham, pavarësisht fitores 3-0 me Leeds, sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Në ndeshjet e tjera, Burnley barazoi 1-1 me Wolves, ndërsa Fulham mundi 2-0 Newcastle.

REZULTATET FINALE:

Brighton 0-3 Man. United

Burnley 1-1 Wolves

Crystal Palace 1-2 Arsneal

Fulham 2-0 Newcastle

Liverpool 1-1 Brentford

Man. City 1-2 Aston Villa

Nottingham 1-1 Bournemouth

Sunderland 2-1 Chelsea

Tottenham 1-0 Everton

West Ham 3-0 Leeds

RENDITJA:

gijotina.com/

Disfatë në ditën e lamtumirës te Manchester City, tifozët homazh për Guardiolën, Bernardo Silvën dhe John Stones –

By: 27
24 May 2026 at 19:34

Manchester City e mbylli kampionatin me Aston Villan në Etihad Stadium.

Golat e pjesës së dytë nga Ollie Watkins anuluan golin hapës të Antoine Semenyos, ndërsa Aston Villa kompletoi fitoren e dyfishtë në ligë ndaj Cityt për herë të parë që nga sezoni 1962-63.

Sepse të Manchester City e diela e 24 majit ishte dita e lamtumirave e emrave që kanë shkruar kaq e kaq faqe të historisë së kësaj skuadre që në 10 vitet e fundit e ka shkruar emrin  mes klubeve më elitare të futbollit evropian. Ishte dita e lamtumirës së trajnerit Guardiola që ndryshoi totalisht  fytyrën kësaj skuadre duke e udhëhequr drejt triumfeve të shumë. Ishte lamtumira e Bernardo Silvës, kapitenit që ishte lider në fushë teksa ka bërë diferencën me cilësitë e tij.

Po kështu ishte përshëndetja e fundit me tifozët edhe e John Stones një prej shtyllave më të forta të Manchester City. Dhe me të drejtë tifozët vendosën t’i nderonin duke iu rezervuar homazhin që meritojnë duke shpalosur banderola gjigande me imazhet e Stones, Bernardo Silva e sidomos Pep Guardiolës. Madje përkrah imazhit të trajnerit katalanas ishin dhe 2 banderola të tjera po kaq gjigande në të cilat lexohej: ’10 vjet me Pep, ai që ndryshoi lojën, ai që bëri historinë’.

gijotina.com/

Amir Abrashi, “Gladiatori” shqiptar që luajti i përgjakur për të shpëtuar klubin e tij –

By: 27
24 May 2026 at 17:58

Kapiteni i Grasshoppers, Amir Abrashi, ka dhënë një nga intervistat më emocionuese të karrierës së tij menjëherë pas fitores 2-1 kundër FC Aarau, rezultat që siguroi qëndrimin e klubit në Superligën e Zvicrës.

Gjatë pjesës së dytë të shtesës (minuta 104), Abrashi mori një goditje të fortë në fytyrë nga lojtari i Aarau, Linus Obexer, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht buzës së çarë dhe gjakderdhjes, Abrashi vazhdoi lojën deri në fund.

“Kjo ishte, besoj, plagëja ime më e bukur. E kisha buzën e çarë, por asgjë nuk më ndalonte të luftoja për këtë klub,” u shpreh ai pas ndeshjes.

Në intervistën për blue Sport, mesfushori shqiptar nuk i fshehu emocionet e forta, duke pranuar se presioni ishte i jashtëzakonshëm:”Ishim me një këmbë poshtë (në kategorinë e dytë), por ky ekip nuk dorëzohet kurrë. Këto tri javët e fundit kanë qenë më të vështirat e karrierës sime. Presioni ishte i madh, por ia dolëm. Ai e cilësoi kartonin e kuq të shokut të skuadrës si “krejtësisht budallallëk” që për pak sa nuk i kushtoi klubit rënien.

Edhe pse i lodhur emocionalisht, 36-vjeçari konfirmoi dashurinë e tij për klubin: “Unë e dua GC-në, e dua futbollin. Tani do të pushoj pak me familjen, por zemra ime rreh për këtë skuadër.”

gijotina.com/

U plagos dje në Athinë nga policia, Alesio Xhelo një “Arsen Lupen” qysh prej moshës 11-vjeçare –

By: 27
24 May 2026 at 17:20

Media greke, sipas burimeve policore, ka zbardhur në detaje të gjithë precedentët penalë të 42-vjeçarit Alesio Xhelo, i cili u plagos dje në kokë gjatë një përplasjeje me policinë greke në Pire.

Ai rezulton person me precedentë penalë që në moshën 11-vjeçare, kur ka hyrë për herë të parë ilegalisht në Greqi.

Në dhjetor 1995, u arrestua për herë të parë nga oficerët e policisë së Departamentit të të Miturve për “hyrje-dalje, qëndrim, punë, dëbim të të huajve, proces të njohjes së refugjatëve të huaj dhe dispozita të tjera” të paligjshme.

Në vitin 1996, ai u arrestua përsëri dy herë nga Departamenti i të Miturve për të njëjtën vepër penale.

Në korrik të vitit 1997, oficerët e Departamentit të Policisë së Paleo Faliros ngritën një padi penale kundër tij, pasi u akuzua për grabitje.

Në vitin 1998, përsëri si i mitur, ai u dënua nga Gjykata e të Miturve me Tre Anëtarë për grabitje së bashku me dy persona të tjerë, armëmbajtje dhe përdorim arme.

Në mars të vitit 1999, Departamenti i Mbrojtjes së të Miturve ngriti një padi kundër tij për vjedhje.

Në maj të vitit 2000, ai u akuzua përsëri si i mitur për vjedhje.

Në vitin 2002, ai u arrestua në Zografos për shkelje të ligjit mbi shpërndarjen e drogës, ndërsa në të njëjtin vit u akuzua për tentativë vjedhjeje në Neos Kosmos.

Në maj 2002, ai shkoi në burg për herë të parë, pasi u dënua nga Gjykata e të Miturve me Tre Anëtarë të Athinës për vjedhje. Një muaj më vonë, ai u dënua përsëri nga Gjykata e të Miturve me Tre Anëtarë të Athinës për grabitje.

Në mars të vitit 2003, ai u identifikua nga një grua si një nga tre anëtarët e bandës që iu afruan asaj, e detyruan të hipte në një makinë, e çuan në një shtëpi të braktisur në një vend të shkretë në Aspropyrgos dhe e përdhunuan vazhdimisht. Më pas, e futën përsëri në makinë dhe e braktisën në një rrugë të shkretë në Aspropyrgos, duke e kërcënuar të mos fliste me autoritetet.

Në vitin 2004, ai u akuzua për vjedhje në zonën e Sintagmës.

Në vitin 2006, ai u akuzua për pjesëmarrje në një bandë grabitësish. Po në vitin 2006, ai u dënua përsëri nga Gjykata e Apelit me Tre Anëtarë për vjedhje.

Në vitin 2007, ai u akuzua për vjedhje në Kaisariani.

Në vitin 2009, ai u akuzua për hyrje të paligjshme në vend nga Departamenti i Sigurisë së Prevezës.

Në vitin 2012, ai dhe anëtarë të tjerë të bandës u kapën duke vjedhur një makinë në Kaisariani. Më pas, ai qëlloi dhe vrau një nga dy vëllezërit që u përpoqën të parandalonin vjedhjen me një kallashnikov.

Në vitin 2013, ai u akuzua për tentativë vrasjeje, vjedhje dhe grabitje. Anëtarët e bandës ishin të armatosur me kallashnikovë, granata dhe pistoleta.

Në vitin 2015, ai u arrestua në Francë, pasi kundër tij ishte në pritje një urdhër arresti për aktivitetet e tij në Greqi.

Në vitin 2016, ai u akuzua për rrëmbim dhe grabitje në Pire.

Në vitin 2019, ai u arratis me të burgosur të tjerë nga Drejtoria e Migracionit në Petrou Ralli.

Në vitin 2022, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Pestë Penale me Tre Anëtarë e Apelit për arratisje, rezistencë, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim personi.

gijotina.com/

Rrugëtimi i kampionëve të Shqipërisë në Champions, zbulohen të gjithë rivalët e mundshëm –

By: 27
24 May 2026 at 17:06

Ekipi kampion i Shqipërisë për edicionin 2025/26 do të konfirmohet në javën e ardhshme. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia janë në garë për trofeun më të rëndësishëm në vend. Rrogozhinasit janë më të avantazhuarit, pasi kanë në dorë fatin e tyre në javën e tretë të Final Four.

Kushdo që e fiton titullin do të vendoset te vazo e skuadrave jofavorite në shortin e Champions. Në anën tjetër janë zyrtarizuar emrat e 14 rivalëve të mundshëm, ndërsa ndër të tjerë bie në sy Drita.

“LISTA E ZYRTARIZUAR ME TË GJITHË RIVALËT E MUNDSHËM PËR KAMPIONIN E SHQIPËRISË”

 

SHAMROK ROVERS (Irlandë)

 

KUPS (Finlandë)

DRITA (Kosovë)

LINKOLN RED IMPS (Gjibraltar)

BORAC BANJA LUKA (Bosnjë Hercegovinë)

VIKINGUR REJKJAVIK (Islandë)

KAIRAT (Kazakistan)

U KRAIOVA (Rumani)

RIGA (Letoni)

KI KLASVIK (Ishujt Faroe)

FLORA TALIN (Estoni)

LARNE (Irlandë e Veriut)

PETROKUB (Moldavi)

NJU SAINTS (Uells)

gijotina.com/

Kush triumfon në Final Four fiton lavdinë dhe 1 milion euro –

By: 27
24 May 2026 at 16:00

Skuadra që do të shpallet kampione e Shqipërisë pas fazës “Final 4” nuk do të fitojë vetëm trofeun dhe prestigjin sportiv, por edhe një përfitim të konsiderueshëm financiar. Përveç shpërblimit prej 10 milionë lekësh të reja për titullin kampion, klubi fitues siguron edhe të ardhura të rëndësishme nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane të UEFA.

Sipas skemës financiare të UEFA-s për fazat kualifikuese të UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, çdo skuadër përfiton 175 mijë euro për çdo tur kualifikues të zhvilluar. Po ashtu, jepen edhe bonuse në varësi të fazës ku eliminohet ekipi. Në praktikë, skuadra kampione e Shqipërisë, nëse eliminohet në turin e parë të Champions League, përfi ton 175 mijë euro nga pjesëmarrja. Më pas, ekipi kalon në turin e dytë të Conference League, ku merr edhe 175 mijë euro të tjera për pjesëmarrjen.

Në rast eliminimi edhe aty, UEFA akordon edhe 350 mijë euro bonus shtesë. Kësaj shume i shtohet edhe bonusi prej 260 mijë eurosh që përfi ton çdo kampion kombëtar që nuk arrin të futet në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane. Pra, edhe në skenarin më minimal, kampioni i Shqipërisë mund të sigurojë rreth 960 mijë euro të ardhura nga Europa, pa llogaritur të ardhurat e tjera nga biletat, sponsorët apo të drejtat televizive. Një shumë që për klubet shqiptare konsiderohet jetike për buxhetin dhe projektet sportive të sezonit pasardhës.

TË TJERAT – Pjesëmarrja në kupat e Europës është kthyer në një burim shumë të rëndësishëm financiar për klubet shqiptare. Përveç prestigjit sportiv dhe mundësisë për të fi tuar eksperiencë ndërkombëtare, skuadrat përfi tojnë edhe shuma të konsiderueshme nga UEFA vetëm për pjesëmarrjen në turet kualifi kuese të UEFA Conference League. Edhe në rast eliminimi, ekipet arrijnë të sigurojnë të ardhura të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin e sezonit. Një skuadër që nis aventurën europiane nga turi i parë kualifi kues i Conference League përfi ton 175 mijë euro vetëm për pjesëmarrjen. Nëse eliminohet në këtë fazë, UEFA akordon edhe 150 mijë euro bonus eliminimi, duke e çuar totalin në 325 mijë euro.

gijotina.com/

Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura –

By: 27
24 May 2026 at 15:20

Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është kthyer në nyjën e krizës politike në Kosovë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, por pa garanci se ato do të prodhojnë zgjidhje. Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar – përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë fundi i një zinxhiri të gjatë dështimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, takimet pa rezultat mes udhëheqësve politikë, emrat e propozuar pa konsensus, bojkotimi i seancave dhe përplasjet e vazhdueshme pushtet-opozitë.

Për partinë deri tash në qeverisje, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, përgjegjësia për këtë bllokadë bie mbi opozitën, apo, siç e përshkruan udhëheqësi i saj, Albin Kurti, “bllokun opozitar”, i cili, sipas tij, ka vepruar në mënyrë të koordinuar kundër Vetëvendosjes.

“Të detyrosh një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit, vetëm katër muaj pasi ata në mënyrë plebishitare e shprehën vullnetin e vet, që dikujt nuk i pëlqen… Këta duan ta përshtatin popullin sipas tekeve të tyre, por kjo është e pamundur”, ka thënë Kurti para mbështetësve të tij. Nga këndvështrimi i opozitës së deritashme, Kurti, pavarësisht mandatit të fortë elektoral, ka shmangur kompromisin politik dhe ka zgjedhur përplasjen si mënyrë veprimi.

 

Sipas Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ai e ka shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin për ta forcuar më tej pozicionin e Vetëvendosjes. “Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik”, ka thënë Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale.

 

LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia, ka përcaktuar tashmë dy kandidaturat kryesore për garën e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndonëse kjo e fundit nuk është obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet në Kuvend.

Por, në një proces zgjedhor që de facto është nxitur nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto emërime kanë marrë peshë të shtuar politike. Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij, pas prishjes së bashkëpunimit dhe mungesës së mbështetjes për mandatin e dytë presidencial. “Ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën”, ka thënë Osmani në një paraqitje para mbështetësve të saj.

Populli, në fakt, e percepton të vërtetën në mënyrën e vet.

Më 7 qershor, ai do t’u drejtohet kutive të votimit për herë të pestë brenda një viti e gjysmë, nëse përfshihen një palë zgjedhje të rregullta parlamentare, një palë të parakohshme dhe dy runde të zgjedhjeve lokale. Për disa votues në Prishtinë, të anketuar për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, vota mbetet mjeti i vetëm i ndikimit politik, por me gjithnjë e më pak besim në një garë që, sipas tyre, nuk matet më me programe, por me emra dhe llogari personale.

“Unë mendoj që jo veç për president, por as për kryeministër, partitë nuk do të duhej të nxirrnin emra. Ato do të duhej ta nxirrnin programin në plan të parë dhe ai që fiton, ta nominojë një kandidat që mund t’i realizojë ato objektiva”, thotë Behxhet Halili.

“Këtu te ne, lufta me emra… sikur kemi hyrë në njëfarë gare për të realizuar ambiciet e individëve”, shton ai.

“Nëse nuk dalim të votojmë, nuk mund as të kritikojmë, as të përkrahim… Vota është obligim i çdo qytetari”, sipas Elmaze Gashit. “Do të dal të votoj, e për ndryshime ka pak gjasa”, thotë bashkëqytetari i saj, Agim Mjeku. “Unë do të votoj që të mos më humbë vota. Nuk besoj se do të zgjidhet ndonjë gjë, do të shkojmë sërish në zgjedhje. Ky është medimi im”, shton ai.

E, ky është edhe mendimi i Abit Hoxhës, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin Agder në Norvegji, i cili thotë se Kosova rrezikon një cikël të përsëritur krizash politike, për shkak të mungesës së kompromisit mes partive. Ai thekson se sistemi është ndërtuar për bashkëqeverisje dhe marrëveshje politike, jo për dominim, ndaj i konsideron të nxituara edhe kandidaturat për president përpara zgjedhjeve.

“Pozita e presidentit të Kosovës përmbushet përmes Kuvendit të Kosovës dhe kandidaturat për president ‘nuk çojnë ujë në mulli’ të kompromisit politik”, thotë Hoxha për Exposenë. Në këtë kontekst, ai e sheh veprimin e LDK-së me Osmanin më shumë si lëvizje të drejtuar nga interesat e brendshme partiake, sesa si kandidaturë reale që prodhon kompromis. “Është një emërtim kryekëput për konsum politik, nuk është praktik, sepse presidenti duhet të zgjidhet si pjesë e kompromisit politik dhe duhet të negociohet. Nuk mund të kesh një kandidat për president që të negociohet kandidati për president”, thotë Hoxha.

Në një situatë – në dukje të ngjashme – Osmani ka qenë edhe në vitin 2021, atëkohë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ajo i është bashkuar garës zgjedhore në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit, duke synuar postin e presidentes, ndërsa Kurti atë të kryeministrit. “Sot dhe për katër vjetët në vijim, por edhe përtej këtyre katër vjetëve, ne jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, për të ndërtuar një shtet që prioritetizon arsimin dhe shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e secilit dhe secilës nga ju, duke siguruar një rimëkëmbje ekonomike të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inovative”, ka thënë Osmani më 14 janar 2021.

Synimet e tyre për postet kryesore u realizuan pas zgjedhjeve të 14 shkurtit atë vit, por partneriteti politik nisi të lëkundej edhe para se të përmbyllej një mandat.

Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, modeli i vitit 2021 ka qenë i paprecedent dhe thelbësisht simbolik, pasi në një sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk përcaktohet në kutitë e votimit, por përmes marrëveshjeve politike në Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon këtë logjikë. “Patëm apo nuk i patëm këta emra, konfigurimi, rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se si këto forca politike do të navigojnë rreth njëra-tjetrës. Si një gjë simbilike mund të ketë efekt tek elektorati, por jo domosdoshmëritsht është zgjidhje e krizës politike nëse e kemi një emër paraprakisht”, vlerëson Emini për Exposenë.

Ajo shton se Osmani, për më tepër, nuk ka ofertë politike, por kryesisht kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes, çka, siç thotë, mund të përfundojë duke e forcuar këtë të fundit. Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashkëpunimit me Nismën dhe mungesën e prurjeve të reja politike, mund të ndikojë në rritjen elektorale të Vetëvendosjes. “Nëse potencialisht ndodh që Lëvizja Vetëvendosje, edhe me ndihmën e diasporës, rritet si parti politike, atëherë fuqia e saj negociuese do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë shumë hapësirë për manovara politike siç i kemi parë në dy vjetët e kaluar”, thotë Emini.

Ajo thekson se vetëm në një skenar të tillë do të mund të zgjidhej kriza aktuale, por paralajmëron se ai do të vinte me kosto për pluralizmin politik dhe vetë demokracinë, prandaj nuk do të ishte i shëndetshëm.

Sipas saj, dalja nga ngërçi kërkon vetëm vetëdijesim më të madh nga klasa politike se Kosova është një sistem multipartiak, i ndërtuar me Kushtetutë për të funksionuar mbi bazën e konsensusit. Me Kurtin që këmbëngul në një president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as afër një disponim të tillë mes partive. Ai vlerëson se marrëveshja politike mund të vijë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. “E vetmja mënyrë për të ndërtuar një kompromis politik në Kosovë është një sfidë më e madhe… një problem në veri, një akt kundër shtetit të Kosovës, një sabotim, një kërcënim i madh. Diçka e tillë do të mund ta bashkonte faktorin politik, përndryshe nuk shoh dëshirë politike për kompromis”, thotë Hoxha.

Aktualisht, ushtruese e detyrës së presidentes është kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Me Kushtetutë, ky mandat nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, por nuk përcaktohet qartë se çfarë ndodh nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti me kompetenca të plota. E, një situatë e tillë, sipas një deklarate të Kurtit më 24 prill, pak ditë para shpalljes së zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të përjashtohet plotësisht.“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor dhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët – GUXO, Alternativa e pakicat – nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?”, ka pyetur Kurti.

Ndoshta askujt, ndoshta dikujt, por me siguri jo qëndrueshmërisë politike të Kosovës… ndonëse, sipas Abit Hoxhës, vendi është shndërruar në një një sistem që “funksionon në krizë”, por që në thelb përjeton stagnim. Sipas tij, mungesa e vendimmarrjes strategjike dhe e kompromisit ka krijuar një situatë ku “vendi ecën në vend”, ndërsa humb mundësi zhvillimi dhe mbështetje ndërkombëtare.

gijotina.com/

“Votat e rreth 40 mijë demokratëve”, Berisha shpall triumfin pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së –

By: 27
24 May 2026 at 15:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori.

Berisha shkruan se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve.

“Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica.

Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.

Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!

Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me “një anëtar, një votë” e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo në rastin konkret “Berisha zgjedh Berishën”.

Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës”, shkruan Berisha.

gijotina.com/

“Votat e rreth 40 mijë demokratëve”, Berisha shpall triumfin pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së –

By: 27
24 May 2026 at 14:17

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori.

Berisha shkruan se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve.

“Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica.

Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.

Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!

Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me “një anëtar, një votë” e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo në rastin konkret “Berisha zgjedh Berishën”.

Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës”, shkruan Berisha.

gijotina.com/

I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet 48-vjeçari i kërkuar –

By: 27
24 May 2026 at 13:25

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”.

Kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe veprimeve intensive për lokalizimin e autorit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Zjarrvënësi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i shpallur më parë në kërkim policor.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 19.05.2026, gjatë orëve të para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjës, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, së bashku me shtetasin K. Ç., shfaqet edhe një person tjetër, i cili, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë i implikuar në zjarrvënie.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore të thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit K. Ç.

gijotina.com/

Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –

By: 27
24 May 2026 at 13:01

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me nderimin që sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i bëri Nënë Terezës.

Teksa falenderon Rubion, Hoxha shkruan në “X” se shpirti i Nënë Terezës vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.

“Faleminderit, Sekretar Rubio @SecRubio, për nderimin e Nënë Terezës, shenjtores së lindur në #Shqipëri e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie, përulësie dhe shërbimi ndaj njerëzimit. Jeta e jashtëzakonshme dhe besimi i thellë katolik i Nënë Terezës mbeten një shembull i gjallë i përkushtimit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për kujdes, vëmendje dhe shpresë.

Shpirti i saj vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën përmes akteve të dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit me më të varfrit dhe më të prekshmit midis nesh. Siç tha ajo me mençuri: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe“, shkruan Hoxha.

Mother Teresa left a tremendous legacy of compassion and service. I was honored to visit the Missionaries of Charity today to pay homage to her legacy and to see the living example of the Catholic faith in action. pic.twitter.com/HCiATKgUDc

— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) May 23, 2026

“Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

By: 27
24 May 2026 at 12:29

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i ka nisur një letër zyrtare transmetuesit “TNT Sports”, duke kërkuar që finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Paris Saint-Germain të transmetohet falas për të gjithë tifozët britanikë.

“TNT Sports” (nën pronësinë e Warner Bros Discovery) vendosi që ky edicion të jetë i pari që nga ribrandimi i vitit 1992 që nuk do të shfaqet falas, duke kërkuar një abonim me pagesë në platformat e veta ose në HBO Max. Në letrën e tij, Starmer u shpreh “i trishtuar” nga ky vendim, duke theksuar se njerëzit që punojnë fort nuk duhet të ngarkohen me tarifa shtesë për të ndjekur një ndeshje të këtyre përmasave dhe bëri thirrje që “tifozët të vendosen në plan të parë”.

Nga ana tjetër, “TNT Sports” u mbrojt duke thënë se abonimi prej 4.99 stërlina në muaj përfshin edhe dy finalet e tjera të UEFA-s, gjë që sipas tyre përbën një “vlerë të jashtëzakonshme”. Ky hap i kryeministrit Starmer, i njohur si një tifoz i zjarrtë i Arsenalit, vjen gjithashtu në një moment delikat politik, pas rezultateve të dobëta të partisë së tij Laburiste në zgjedhjet lokale të muajit maj. Finalja historike Arsenal – PSG do të luhet të shtunën, më 30 maj 2026, në stadiumin “Puskás Arena” të Budapestit.

gijotina.com/

Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –

By: 27
24 May 2026 at 12:17

“Patjetër që ka sinjalizime, ne marrim informacione dhe masa. Informacionet vijnë nga burime shumë të besueshme, ne zbresim poshtë për të qenë të sigurt, por këtë radhë ishte vërtet e frikshme. Jam pothuajse pa gjumë fare sepse kam pasur shumë mesazhe solidariteti dhe që më merrnin për të pyetur”, tha Filo.

Në godinën ku ai banon është dëmtuar fasada, ndërsa më rëndë është prekur godina tjetër.

“Te tjetra, ka hyrë brenda, janë çarë edhe katet për parkim”, tha Filo duke shtuar se qëndrimi i tij në të njëjtin kompleks është çështje që do të diskutohet me Ministrinë.

Sa për kontaktin me autoritetet ukrainase, shprehet se edhe prej tyre ka pasur interes.

“Patjetër, më kanë pyetur. U kam thënë që ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe ata e vlerësojnë këtë gjë. Janë të shqetësuar sepse nuk është e lehtë kur goditet godina e një përfaqësuesi diplomatik”, tha Filo.

Ai e përshkruan situatën si hsumë të vështirë, ndërsa tha se sulme të tilla nuk ishin parë, edhe për shkak të armëve të përdorura.

“Shumë i vështirë dhe njerëzit, banorët që e përjetuan atë moment u larguan me panik. Kishte fëmijë të vegjël që filluan të qanin dhe njerëzit në Ukrainë janë mësuar me situata të tilla, por në këto përmasa nuk është parë ndonjëherë. Janë pëdorur raketa të llojeve të ndryshme dhe kanë raketa mjaftueshëm për të shkaktuar dëme të mëdha”, përfundoi Filo./ Report TV

Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –

By: 27
24 May 2026 at 10:53

Tritol rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

gijotina.com/

Detajet/ “Mendova se nuk kishte fishek në fole”, si e qëlloi i riu shokun në kokë me pistoletë –

By: 27
24 May 2026 at 10:43

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 17-vjeçar po lufton për jetën në spital, pasi u plagos aksidentalisht me armë nga shoku i tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton Rigers Sylaj, ka deklaruar se ” në banesën e tij i ka drejtuar pistoletën shokut të tij duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari”.

Mësohet se plumbi e ka prekur adoleshentin në pjesën e kokës, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.

Përveç autorit të ngjarjes, në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, shtetasit me inicialet A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, të dyshuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

gijotina.com/

❌