Normal view

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

By: 27
25 May 2026 at 22:24

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës.

Masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.

Në listën e personave ndaj të cilëve janë marrë masa përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe Irakli Kociu, oficer policie.

Ndërkohë, është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist i policisë në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, lidhur me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër oficerë të Policia e Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i policisë së Sarandës.

Masë sigurie edhe për ndërtuesin Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Çështja është e lidhur me arrestimet e mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës.

gijotina.com/

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

By: 27
25 May 2026 at 21:30

Kokoneshët dhe Gorreat janë dy familjet që ia kanë marrë frymën Divjakës. Ata përfaqësojnë modelin ekonomiko politik të “Rilindjes” që mbështetet tek “të fortët” lokalë për votat, për tenderat, për bujqësinë dhe tregtinë. “Karteli i të fortëve” mbështeti Erion Bracen dhe më pas Belinda Ballukun që është shefe politike qarkut Fier. Këta i shpërblejnë me pushtet. Bashkia, Ministria e Bujqësisë, Tatimet, Doganat dhe deri tek Kryeministri, firmosin në favor të tyre.

Kjo është sera e Denald Kokoneshit në Divjakë, një i afërm i ish-kryetarit të Bashkisë, Fredi Kokoneshi.

Pasuria e tyre daton pas vitit 2015. Një fermer që të fitonte skemën e ndërtimit të një sere të re, duhet të kishte të paktën 100 milionë lekë të vjetra, pasi shteti ka vënë një dysheme për ndërtimin e 1 hektari me serë. Dhe, shteti rimburson vetëm 50 përqind të vlerës, ndërsa gjysmën tjetër duhet ta kishte fermeri. Kjo skemë favorizon totalisht ata më të pasurit, apo biznesmenët, dhe jo fermerët e thjeshtë. Në rastin e Divjakës fituan “të fortët”, ata që bëjnë vota.

Biznesi i familjes Kokoneshi ishin tenderat e bashkisë Divjakë. Fill me zgjedhjen kryebashkiaktë Fredi Kokoneshit daton edhe blerja e kompanisë “Petrol 06” nga Kokoneshët.

Kjo është kontratë e vitit 2027, por më pas në vitin 2021, pas disa transaksionesh, kompania i mbeti ta admnistrojë Denaldi.

Deri sot, pavarësisht se kanë ngritur infrastrukturë për eksport të produkteve bujqësore, Kokoneshët, fitimin kryesor e kanë nga fondi i Bashkisë për blerjen e karburanteve.

Plot 400 milionë lekë është tenderi i naftës i datës 14 maj 2026, dhënë kompanisë “Petrol 06”, me firmën  e kryebashkiakut aktual Josif Gorrea.

Është një prokurim që nuk të lë dyshim se është favorizuar kompania e Kokoneshit. Procedura është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës. Për mungesën e konkurrencës, tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që sinjalizon korrupsionin.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje karburanti për nevojat e Bashkisë Divjakë”.

Oferta fituese 401 milionë lekë, po aq sa fondi limit! Praktikisht, tenderi vetëm sa ka harxhuar letrën, sepse nuk ia ka vlejtur të zhvillohej nga pikpamja ekonomike.

Por Gorrea ia ka borxh nderin Kokoneshit, sepse i ka borxh postin. Prandaj ky trend ka vazhduar, edhe pas largimit të tij nga posti i kryebashkiakut.

Kjo është tabela e tenderave të karburantit të Bashkisë Divjakë, ku githmonë fituese është “Petrol 96” shpk. Fredi Kokoneshi u zgjodh kryebashkiak në vitin 2015, ndërsa në vitin 2016 ka firmosur tenderin për kompaninë “Petrol 06” shpk. Në atë kohë fondi ishte vetëm 20 milionë lekë të vjetra. Vitin tjetër , pasi kompaninë e blenë Kokoneshët, u zhvilluan dy tendera nafte me vlerë totale 335 milionë lekë.

Në vitin 2018 u prokuruan 519 milionë lekë në favor të “Petrolit” të Kokoneshëve.

Dhe kështu vazhdoi trendi i blerjes së karburanteve në Bashkinë e qeverisur nga Fredi Kokoneshi.

Sa herë që kishte zgjedhje, KQZ i kërkonte prokurorisë të hetonte Kokoneshin, për arrestimin që i ishte bërë në Itali. Kryetari i Bashkisë Divjakë dyshohej se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali.

Por Kokoneshi vazhdonte shtonte paratë e tenderave dhe bënte vota për Rilindjen.

Përveç tenderave, familja Kokoneshi përfitonte para edhe nga AZHBR – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila drejtohej prej korrikut të vitit 2017 nga Frida Krifca. Kështu, Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë, ka përfituar gati 90 mijë euro për të blerë pajisje dhe makineri për një linjë prodhimi verërash. Ndonëse shumë fermerë të zonës kanë aplikuar pranë kësaj agjencie me sa duket fakti i të qënit bashkëshorte e kryetarit të bashkisë ka ndihmuar në përfitimin e financimit.

Në vitin 2023, Kokoneshi ia lëshoi vendin Josif Gorreas. Ngritja e Gorreas në pushtet nuk ishte e rastësishme sic u shit nga PS. Propaganda e përshkroi si një fermer me takie në kokë.

Por këto pamje, që i përkasin një momenti dy vjet para zgjedhjes në këtë detyrë, e tradhtojnë pasqyrën e “Rilindjes”. Është ministrja Konomi, kryebashkiaku Kokoneshi dhe biznesmeni Gorrea.

Gorrea është mark e Ramës dhe e Ballukut. Ai do të bëhej meme për deklaratën se “12 milionë turistë që vijnë në Shqipëri, do të konsumojnë 12 milionë domate apo kastraveca.” Këtë e shprehu gjatë një takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me fermerët e Divjakës.

Josif Gorrea, ashtu si Kokoneshi, ka pasur probleme me ligjin. Dyshohet se ka falsifikuar edhe formularin e deklarimit nga dekriminalizimi. Gjithashtu, Gorrea rezulton se ka pasur apo vijon të ketë aksione në pesë kompani, me një prej të cilave ka përfituar edhe 88 mijë euro grante nga IPARD. Nëpërmjet këtyre kompanive, Gorrea kontrollon tregun bujqësor në Divjakë.

Teksa fermerët po përballen me krizë që nis me mungesën e subvencioneve, bllokimin e fondeve Ipard apo mungesën e tregut të shitjes së prodhimeve, kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea, flet brockulla që i pëlqejnë Ramës.

Sipas të dhënave nga QKB, Josif Gorrea ka qenë apo vijon të jetë aksioner në të paktën 5 kompani. Në vitin 2018, Gorrea ka themeluar kompaninë Lisar Seedlings. Kjo shoqëri ka një aset prej 3.6 hektarësh serë, ku prodhohen miliona fidane perimesh, që më pas u shiten fermerëve të Divjakës dhe jo vetëm. Sipas të dhënave, kompania deklaron mbi 2 milionë euro të ardhura çdo vit.

Madje nëpërmjet kësaj kompanie, Josif Gorrea përfitoi edhe 88 mijë euro pagesa nga fondet e IPARDIT për të ndërtuar serën. Sipas të dhënave të QKB, në vitin 2023 kur kandidoi për kryetar të bashkisë Divjakë, Josif Gorrea e shiti kompaninë Lisar Seedlings, te shtetasi Miklovan Todi, për vlerën e 2 mijë eurove. Këto transaksione kanë ngritur dyshime, se kryetari i bashkisë Divjakë vijon të ketë interesa direkte te kjo kompani,

Gorrea është aksioner edhe në kompanitë Mirsidali, AlbProduct, Bruka Seedling dhe Bruka AB. Edhe këto kompani ofrojnë shërbime në fushën e prodhimit të fidaneve, import eksportit të prodhimeve bujqësore, pikave të grumbullimit, shitjes së pesticideve apo imputeve bujqësore për fermerët. Nëpërmjet këtyre, Josif Gorrea dhe Kokoneshët ka krijuar një kartel në zonën e Divjakës duke kontrolluar të gjithë tregun e prodhimit bujqësor.

Megjithatë, SPAK ka mbërritur tek zyra e Gorreas. Në prill 2026, gjashtë zyrtarë të Bashkisë Divjakë janë marrë të pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendër, ndërsa dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Të pandehur janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.

Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”. Sipas informacioneve, hetimi lidhet me 3 procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milionë euro.

Hetimi ka nisur si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër, ndërsa tashmë në GJKKO pritet të caktohet me short gjyqtari i seancës paraprake, që do të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Radhën për t’u hetuar e kanë Gorrea dhe Kokoneshi, që mund t’i bashkohen shefes politike, Belinda Ballukut dhe shefave të tjerë “të paprekshëm” të Rilindjes!

gijotina.com/

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

By: 27
25 May 2026 at 20:46

Jep dorëheqjen drejtori i AMP për Tiranën, Franci Ndoja, emërohet këshilltar i kreut të institucionit

Franci Ndoja ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Tiranën, në një tjetër lëvizje në strukturat e sigurisë në vend.

Mësohet se pas largimit nga ky post, Ndoja është emëruar këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose.

Ky zhvillim vjen pak më shumë se një muaj pasi Klevis Qose mori drejtimin e AMP-së. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u emërua në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore më 23 prill 2026, duke zëvendësuar në këtë detyrë Eduart Merkajn.

Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjes së Franci Ndojës nga drejtimi i AMP-së për Tiranën, por lëvizja shihet si pjesë e ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të institucioneve të sigurisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është institucioni përgjegjës për hetimin e shkeljeve të dyshuara të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ndryshimi në drejtimin e AMP-së për Tiranën vjen në një moment kur po raportohen lëvizje të tjera edhe në nivelet drejtuese të policisë dhe institucioneve të rendit.

Më herët sot u dorëhoq edhe kreu i policisë së Tiranës, Elton Alushi. Ai ishte emëruar një vit e pak muaj më parë nga ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

gijotina.com/

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

By: 27
25 May 2026 at 20:18

Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të kushtojë më 40 lekë, por 30 lekë më shumë.

Detyrimi i Tatimeve për të implementuar sistemet POS/POI për të gjitha bizneset që operojnë me para në dorë, ka ngritur shqetësimin e shoqatave të transportit në të gjithë Shqipërinë.

Shoqatat shprehen se operatorët e autobusëve janë njoftuar për detyrimin e pagesave elektronike me kartë ndërsa theksojnë se zbatimi praktik i këtij sistemi do të sjell kosto dhe vështirësi për sektorin.

“Transporti publik urban funksionon mbi një model me volum shumë të lartë transaksionesh dhe vlerë shumë të ulët për çdo pagesë individuale, ku aktualisht tarifa e biletës së transportit publik qytetas është vetëm 40 lekë për udhëtar. Në këto kushte, aplikimi i pagesave elektronike përmes POS/POI sjell një kosto të konsiderueshme financiare dhe operative për operatorët e transportit publik”, shprehet Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas.

Në vijim të shqetësimit të penaliteteve që mund të aplikohen nga administrata tatimore duke filluar nga 1 qershori, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar institucioneve shtetërore me një kërkesë zyrtare për sqarime mbi vendosjen e pajisjeve elektronike të pagesave. A do të vendosen këto pajisje si do të realizohen këto pagesa, kush do të mbajë kostot e komisioneve bankare dhe a do të ketë mbështetje financiare nga shteti?

Kujtojmë se ndryshimi i çmimit të biletës së autobusëve kryhet me vendim të Këshillit Bashkiak, teksa deri më tani nuk ka një diskutim të tillë.

Shoqata vlerëson nismat për formalizim dhe modernizim, por konsideron se zbatimi në sektorin e transportit publik qytetas kërkon analizë të veçantë teknike dhe ekonomike, për shkak të natyrës së shërbimit, tarifave shumë të ulëta dhe numrit shumë të lartë të transaksioneve ditore.

gijotina.com/

The post Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet appeared first on 27.

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg –

By: 27
25 May 2026 at 19:56

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykata e Lartë e Shqipërisë çështjen që lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata kushtetuese foli për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, duke shfuqizuar masën e 8 korrikut 2025 që e la në burg dhe duke e konsideruar të papranueshme me kushtetutën. Por gjykata kushtetuese ia kaloi topin gjykatës së lartë për të shqyrtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranes.

Konkretisht gjykata e lartë ka detyrë të shprehet mbi masën e arrestit në burg nëse është ajo joproporionale dhe nëse i është shkelur apo jo Veliajt e drejta për të qenë në detyrë.

Gjykata kushtetuese vlerëson se duhet të jetë gjykata e lartë të shprehet dhe ti japë përgjigje kërkesave të rekursit Veliaj se përse nuk dha masë më të lehtë dhe të arsyetojë po ashtu edhe çështjen e propocionalitetit për detyrën.

Çka duket se nga vendimi unifikues i 4 majit, që orienton gjyqësorin i takon po gjykatës së lartë ta bëjë detyrën e para në raport me masat e sigurimit personal në këtë rast të Erion Veliaj gjithsesi gjyqtarët kushtetues e kanë lënë një drite jeshile hapur për Veliajn.

Ky vendim u dha me shumicë votash duke lënë të hapur por ende pa përgjigje gjithsesi kërkesat e kryebashkiakut, të cilave tashmë i lihen gjykatës së lartë.

Kryebashkiaku Veliaj aktualisht po përballet me drejtësinë në Gjykatën Antikorrupsion si një i akuzuar i SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, dyshime për të cilat nga shkurti 2025 ai mbahet i paraburgosur.

Mbas kërkesës së 11 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, dosja me 30 të akuzuar është ndarë në dy pjesë.

Njëra prej tyre, ku është ish-deputetja Klotilda Bushka dhe disa biznesmenë. Në tjetrën, që është me gjykim të zakonshëm, në të cilën është edhe Veliaj, do të ketë sërish seancë të parë që hapet nga fillimi në datën 26 maj.

Avokatët e Veliajt kanë kërkuar njëlloj si në gjykimin administrativ që edhe çështja penale të transmetohet drejtpërdrejt, ndërsa insistojnë përballjen me gjykatën jo në kafazin e qelqtë, por në sallë.

Sakaq, kërkesa e tij e fundit e datës 6 maj u regjistrua menjëherë mbasi kolegjet e bashkuara u shprehën me vendim për qasjen që duhet të mbajë gjyqësori në raport me masat e sigurimit personal, ku sipas gjykatës arresti në burg duhet të jetë mundësia e fundit dhe duhet të argumentohet edhe nga prokuroria dhe gjyqtarët rrezikshmëria duke u bazuar në personalitetin e të dyshuarit.

Gjykata e Lartë orientoi se drejtësia duhet të aplikojë masat e tjera dhe se barra e provës për akuzat i takon prokurorisë.

gijotina.com/

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, ja kush e zëvendëson –

By: 27
25 May 2026 at 19:42

Ndryshime të tjera ka në radhët e bluve, pasi ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Oliger Torba komandohet drejtor i ri i Policisë së Tiranës. Ende nuk dihen arsyet që sollën këtë vendim të Elton Alushit.

Tashmë pritet të hapet konkurrimi për këtë pozicion, teksa veç Tiranës janë edhe katër drejtori të tjera.

gijotina.com/

Zyrtare, Milan “i tregon derën” trajnerit Allegri, pritet largimi i Tares dhe Furlanit –

By: 27
25 May 2026 at 19:22

Milan ka ndarë rrugët me trajnerin Max Allegri. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, objektivi i përcaktuar nga pronarët për klubin ishte i qartë: rikthimi në UEFA Champions League dhe ndërtimi i bazave për të fituar dhe për të qëndruar vazhdimisht në majat e Serie A.

Për pjesën më të madhe të sezonit kemi qenë në dy pozitat e para të kampionatit, me një mundësi konkrete për të luftuar për Scudetto. Megjithatë, fundi i sezonit ishte shumë poshtë nivelit të treguar deri në atë moment dhe humbja zhgënjyese e mbrëmshme e ka kthyer këtë sezon në një dështim të qartë.” Allegri qëndroi në pankinë për 42 ndeshje.

Lajmet që qarkullojnë në Itali flasin gjithashtu për një “revolucion” në strukturën drejtuese të klubit kuqezi, ku përveç trajnerit, raportohet se janë larguar edhe figura të rëndësishme të menaxhmentit.

Mes emrave të përmendur janë CEO i klubit Giorgio Furlani, drejtori sportiv Igli Tare, si edhe shefi i skautingut Geoffrey Moncada.

gijotina.com/

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, del pas afro katër orësh në SPAK –

By: 27
25 May 2026 at 19:12

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Karçanaj ka qëndruar në SPAK për rreth 3 orë e 45 minuta dhe më pas është larguar pa dhënë deklarata për mediat. Ajo u pa duke hyrë në institucion e shoqëruar nga avokatja e saj.

Ish-zyrtarja po hetohet në kuadër të procedimeve që lidhen me skandalin e tenderave në AKSHI. Ndaj saj, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimeve të SPAK, ekzistojnë dyshime për shkelje të barazisë në tendera, si edhe për veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet fokusohen në disa procedura prokurimi me vlera të konsiderueshme, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë hartuar në mënyrë favorizuese për kompani të caktuara.

gijotina.com/

Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë –

By: 27
25 May 2026 at 18:22

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik.

Gruaja ka tentuar për t’u larguar nga skaneri për t’ju drejtuar një dalje gjyqi por është ndaluar nga siguria e gjykatës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do vinte vend të makinë por mos t’a preknin pasi nuk e lejonte besimi këtë gjë pasi ishin të gjithë efektiv meshkuj.

Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së thikës në gjykatë por burime bëjnë të ditur se dyshohet që thika të përdorej gjatë procesit gjyqësor.

Thika ishte e përmasave të mëdha ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat.

gijotina.com/

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë –

By: 27
25 May 2026 at 17:28

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.

Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë.

Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në çdo proces aeroportual.

Nisma “Siguria që udhëton me ty” reflekton pikërisht këtë qasje: përdorimin e teknologjisë së avancuar të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania, për të garantuar standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti, për punonjësit dhe udhëtarët.

Roli i Vodafone Albania në këtë iniciativë tejkalon ofrimin e lidhjes së internetit; Rrjeti numër 1 në Shqipëri vepron si ndërtues dhe integrues i plotë i infrastrukturës kritike, duke garantuar kështu funksionimin e plotë të sistemit të sigurisë dhe komunikimit në aeroport.

Z.Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, theksoi rëndësinë strategjike të projektit. “Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hedh një hap të madh përpara, duke implementuar platformën e komunikimeve kritike të Airbus, të mbështetur nga lidhja e avancuar 5G e Vodafone Albania. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale të qëndrueshme që garanton operime më të sigurta, koordinim në kohë reale dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.”- theksoi ai.

  1. Balázs Révész, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania, theksoi rolin e kompanisë si partner teknologjik për infrastrukturat kritike: “Ky projekt tregon qartë se roli i Vodafone sot shkon shumë përtej telekomunikacionit tradicional. Nëpërmjet partneriteteve me liderë globalë si Airbus dhe institucione strategjike si Tirana International Airport, ne po sjellim në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare, teknologji të provuara dhe standarde të avancuara që mbështesin C2 General funksionimin e infrastrukturave kritike. Ambicia jonë është të jemi partneri teknologjik, që ndihmon në ndërtimin e themeleve dixhitale, mbi të cilat mbështetet ekonomia moderne.”
  2. Lionello Ginelli, Menaxher i Llogarive Kryesore për Europën Jugore pranë Airbus Public Safety and Security, sqaroi zbatimin praktik të zgjidhjes: “Duke kombinuar platformën kritike të misionit Agnet të Airbus me lidhjen premium të Vodafone, ne po ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të nivelit më të lartë, të përshtatur për nevojat e përdoruesve tanë.”- tha ai.

Sistemi i komunikimit të zbatuar në TIA bazohet në teknologjinë push-to-talk të Airbus, një platformë globalisht e testuar në aviacion, sigurim publik dhe infrastruktura kritike.

Kjo zgjidhje mundëson komunikim të menjëhershëm dhe të sigurt ndërmjet të gjitha ekipeve operacionale, koordinim të avancuar në situata emergjence, menaxhim të sigurisë në kohë reale, si dhe integrim të plotë me infrastrukturën ekzistuese të aeroportit.

Përmes rrjetit të tij 5G, Vodafone Albania mbështet transformimin dixhital të infrastrukturave kritike kombëtare, duke ofruar standarde të avancuara teknologjike në funksion të operacioneve dhe sigurisë aeroportuale.

gijotina.com/

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris –

By: 27
25 May 2026 at 15:32

Një valë e paprecedentë nxehtësie po godet Francën, ku të dielën u regjistruan temperatura rekord për majin dhe një vdekje u raportua gjatë një gare vrapimi në Paris.

Viktima ndërroi jetë gjatë një gare në kryeqytet ndërsa rreth dhjetë vrapues të tjerë në një garë tjetër në një periferi të Parisit u dërguan me urgjencë në spitale, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Sipas shërbimit francez të motit Météo-France, zhiva në Paris tejkaloi 30° Celsius për herë të parë këtë vit të shtunën, duke arritur në 31.9° Celsius.

Kjo “valë e hershme dhe e dukshme e nxehtësisë”, sipas Météo-France, është për shkak të një “kupole termike” mbi Francën, një zonë me presion të lartë që bllokon ajrin e ngrohtë nga Afrika e Veriut, e cila pritet të intensifikohet më tej sot.

Një total prej 13 rajonesh në Francën perëndimore janë vënë në alarm të verdhë për valë të nxehtësisë, niveli i parë i alarmit, për herë të parë për muajin maj që nga viti 2004, kur u krijua ky sistem.

Dje temperaturat tejkaluan 30° Celsius në shumë zona.

Sipas të dhënave paraprake nga Météo-France, rekordet për muajin maj u thyen të dielën në të paktën dhjetë stacione meteorologjike, përfshirë atë në Brest në Francën perëndimore, ku zhiva arriti në 29.8°C, duke thyer rekordin e vendosur në maj 2017.

Sot, temperaturat pritet të arrijnë 35°C në Francën perëndimore.

Siç theksoi Météo-France, kjo valë e hershme e nxehtësisë “do të jetë afatgjatë” dhe mund të vazhdojë të paktën deri në fillim të javës së ardhshme.

Klimatologët paralajmërojnë se valët e nxehtësisë të përsëritura janë një shenjë e qartë e ndryshimeve klimatike, të cilat shkaktohen kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Këto valë nxehtësie pritet të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd –

By: 27
25 May 2026 at 15:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në lagjen Dorçol të Beograd, në kryqëzimin e rrugëve Cara Dušana dhe Knicaninova, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë.

Sipas informacioneve paraprake, tramvaji i linjës 10 ka dalë nga shinat në rrethana ende të paqarta dhe ka vazhduar lëvizjen e pakontrolluar derisa është përplasur fuqishëm me ndërtesën në cep të rrugës. Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në mjetin e transportit publik, ashtu edhe në fasadën e objektit.

Si pasojë e aksidentit, mbi 10 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, kryesisht me prerje dhe dëmtime trupore, ndërsa disa prej tyre janë ankuar për dhimbje pas goditjes së fortë. Gjithashtu, dy gra që ndodheshin brenda ndërtesës janë lënduar lehtë dhe po marrin trajtim mjekësor, përfshirë edhe për gjendje shoku.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës, policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, përfshirë mundësinë e defektit teknik, problemeve në shina ose gabimit njerëzor.

Aksident te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me motorin dhe plagos drejtuesin –

By: 27
25 May 2026 at 13:54

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne te “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë.

Një automjet ka përplasur në rrethana ende të paqarta një motor, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, drejtuesi i motorit është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë të rastit i kanë dhënë ndihmën e parë. Si pasojë e aksidentit është vështirësuar qarkullimi duke krijuar trafik në zonë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

By: 27
25 May 2026 at 13:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2029 dhe la të nënkuptuar se PO.

“Një mik timin, mik të çmuar, e kam uruar kryeministër kur ishte 95 vjeç, dhe po të lexosh për këtë, ai drejtoi me sukses të plotë atë qeveri. Por a do të jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Deri tani të garantoj se po ta pjestosh për dy moshën time, tregohet mosha reale”, tha Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët se pse nuk mori asnjë mesazh urimi për rizgjedhjen në krye të PD nga krerët e partive simotra të PD.

Berisha u përgjigj me nota humori, duke thënë se vetë ai “nuk është nga ata që çon shumë mesazhe urimi”, ndaj theksoi se në këtë aspekt ka një lloj reciprociteti.

Ndërkohë Berisha e konsideroi ditën e shtunë, kur u rizgjodh në krye të PD si “ditë të ndritshme të demokracisë”.

“Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri që ka mbetur vetëm në opozitë. Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata të cilët iu përgjigjën pas një propagande agresive të pafund të mafies shtetërore, pas përpjekjes për filtrim të eksponentëve të botës së krimit nga Edi Rama, pas përpjekjeve për t’u përballur në këtë garë me të përdalë politikë të cilët pasi kanë ikur nga PD-ja kanë krijuar parti të tjera dhe kërkojnë të sjellin Edi Ramën. Pra, ajo ka qenë ditë e historisë.

Tani përsa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jemi të sinqertë, nuk mund të them se unë jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti, tha Berisha.

Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve –

By: 27
25 May 2026 at 13:34

Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të hënë në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë vetëvarur në banesat e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, incidentet kanë ndodhur në lagjet nr. 17 dhe nr. 18 të qytetit bregdetar. Në zonën e ish-Kënetës, një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët brenda banesës, ndërsa në lagjen 18 një tjetër person, 46 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Menjëherë pas sinjalizimeve, në të dyja vendngjarjet kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë çuar dy personat drejt këtij akti tragjik.

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –

By: 27
25 May 2026 at 13:24

Një nga çështjet më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës në SHBA ka nxjerrë në pah jo vetëm rolin e mafies shqiptare në transportin e tonelatave me kokainë nga Amerika Latine drejt tregut amerikan, por edhe tentativat për të korruptuar sistemin e drejtësisë amerikane.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në vitin 2019 DEA sekuestroi rreth 18 ton kokainë në bordin e anijes “MSC Gayane”, e cila ishte nisur nga Kili dhe konsiderohet si sekuestrimi më i madh i kokainës në historinë e SHBA-së. Hetimet zbuluan se droga ishte ngarkuar në det të hapur përmes skafeve të shpejta që i afroheshin anijes gjatë lundrimit.

Si organizator kryesor i skemës konsiderohet ish-boksieri malazez Goran Gogiç, i cili sipas autoriteteve amerikane kishte lidhje të forta me mafien shqiptare. Ai u arrestua në tetor të vitit 2022 në aeroportin e Majemit dhe akuzohet se ka koordinuar jo vetëm dërgesën prej 18 tonësh, por edhe trafikime të tjera të mëdha droge drejt SHBA-së dhe Europës.

Hetimi mori një kthesë tjetër dramatike kur autoritetet amerikane zbuluan një plan për të korruptuar jurinë që do të gjykonte Gogiçin. Tre persona me origjinë shqiptare dhe kosovare akuzohen se iu afruan një anëtari të jurisë në Staten Island, duke i ofruar 100 mijë dollarë cash në këmbim të një vote për pafajësinë e të akuzuarit.

Të përfshirë në këtë skemë janë identifikuar Afrim Kupa, 53 vjeç, Valmir Krasniqi, 35 vjeç dhe Mustafa Fteja, 54 vjeç. Sipas hetuesve amerikanë, të paktën dy prej tyre konsiderohen pjesë aktive e mafies shqiptare në SHBA. Autoritetet gjetën në posedim të tyre të dhëna sekrete të juristit, përfshirë adresën dhe fotografi të tij.

Tre të akuzuarit kanë pranuar fajësinë gjatë muajve të fundit dhe kanë kërkuar ulje të dënimit, ndërsa përballen me deri në 20 vite burg për pengim të drejtësisë. Prokurori i distriktit lindor të Nju Jorkut, Joseph Nocella, deklaroi se tentativa për të korruptuar jurinë ishte “një goditje në zemër të sistemit ligjor amerikan”.

Në dosje përmendet edhe lidhja me familjen mafioze italo-amerikane Gambino. Avokati i Gogiç, Joseph Corozzo Jr., është nipi i një prej figurave historike të kësaj familjeje mafioze, ndërsa hetuesit dyshojnë për bashkëpunim të ngushtë mes mafies shqiptare dhe asaj italiane në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndërkohë, gjyqi ndaj Goran Gogiç vazhdon të mbetet i pezulluar, pasi autoritetet amerikane po zbatojnë masa të reja sigurie për mbrojtjen dhe anonimitetin e jurisë.

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

By: 27
25 May 2026 at 13:02

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëjë monitorimin e katër mediave kombëtare për të rrëzuar shpifjen e kryeministrit Rama. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se censura e opozitës është një nga aktet më të shëmtuara të narko-mafies qeveritare.

Lideri demokrat hodhi poshtë pretendimin e kryeministri Rama se 60 përqind të kohës, media në Shqipëri i kushtonte opozitës. Në lidhje më këtë, Berisha tha se zyra e shtypit të PD është marrë të gjitha emisionet javore të lajmeve të katër mediave kombëtare, për të treguar vërtet sa sa kohë televizive i jepet opozuitës.

“Censura e opozitës është një nga aktet më të shëmtuara të narko-mafies qeveritare. Edi Rama, para 10 ditësh, u tha shqiptarëve në një aktivitet me prani ndërkombëtare se start-upi i tij, apo çibani i ri i korrupsionit të tij, e kishte informuar se 60 përqind të kohës, media në Shqipëri i kushtonte opozitës.  Duhet të jesh pra siç është Edi Rama, kreu i një organizate kriminale, që të mund të trillosh para shqiptarëve dhe botës se në vendin e tij, mediat 60 përqind ia kushtojkan opozitës dhe restin atij dhe Lindave të tij gjynahqare.

Pra, në vend se ta bënte një institucion i pavarur, u detyruam ne, u detyrua zyra e shtypit të PD, të marrë të gjitha emisionet javore të lajmeve jo të të gjitha mediave, por të katër medieve kombëtare. Cila është koha në lajme që ato i japin opozitës dhe qeverisë? Pra, janë monitoruar sekondë për sekondë dhe u lutem Floriana, mos harro t’ua shpërndash të gjitha medieve, por në mënyrë të veçantë edhe asaj Faktoje, jo për ta dekurajuar, por për ta inkurajuar në punën e saj sepse unë e quaj të dobishme dhe të domosdoshme përpjekjen për faktim.

Në qoftë se hyni dhe monitoroni, rezultati është tipik i një diktature autoritare. Ndërkohë, ligjet e medieve, që kanë në themel parimin par condicio, kërkojnë të njëjtën kohë për të dy palët në media. Por ky parim zbatohet në vende demokratike. Zbatohet në vende me pluralizëm politik.

Nuk zbatohet kurrë në diktatura autoritare dhe aq më pak në narkodiktatura. Ndaj dhe unë, sigurisht nuk do ndalem t’u lexoj ju para shqiptarëve të gjithë monitorimin e çdo emisioni lajmesh të këtyre medieve, por disa po. Top Tuneli i ka dhënë me datën 13 maj 2026 në edicionet e orës 3 dhe 7 e gjysmë, koha për qeverinë është 23 minuta dhe 13 sekonda.

Koha për opozitën është 3 minuta e 30 sekonda. Në emisionet e lajmeve të orës 15, Top Tuneli i jep qeverisë 12 minuta dhe 40 sekonda. Top Tuneli, Top Mashtrimi i jep opozitës 1 minutë e 45 sekonda.

Shikoni këtë mamuth mediatik që ushqehet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Me paratë e plaçkitura nga taksapaguesit shqiptarë, shikoni çfarë institucioni mediatik është.

Pra, opozitës i jep 1 të 12-tën. As 10 përqind jo në emisionet e datës 13.

Vazhdojmë. Data 15 maj. Në total qeverisë i jep 7 minuta e 43 sekonda, opozitës i jep 1 minuta e 37 sekonda. Tjetër. TV Klan, sheh rrushi rrushin dhe piqet. Nuk ke. Në garë se si të censurojnë opozitën.

Urdhëro. Qeveria 8 minuta e 56 sekonda në edicionin e lajmeve të orës 15.30. Ja ku e keni përmbledhjen. 18 minuta dhe 52 sekonda i jep këtë ditë qeverisë dhe 3 minuta e 40 sekonda i jep opozitës.Urrejtje e turpshme, shërbim i turpshëm ndaj narko-diktaturës, ndaj narko-qeverisë.

Përdhosje e të gjitha parimeve dhe informacionit dhe të qëndrimit korrekt në hapësirën informative. Vizion Plus, më dorëlëshuar pak. Ky është më periferik. Vizion Plus është televizion pro-opozitar, pasi qeverisë i ka dhënë 4 minuta e 40 sekonda, opozitës 2 minuta e 7 sekonda. Pra ky të themi sado që i ka dhënë qeverisë dyfishin, por jo dhjetëfishin si dy të parët. Edhe ky është investitor strategjik. Edhe ata janë investitorë strategjikë. Shikoni turpin e turpshëm.

Televizioni shtetëror, Eni Vasili, e cila në vend që të mbajë disa standarde më profesionale, në vend që të mbajë parasysh se ajo rroga e saj del nga paratë e taksapaguesve jo vetëm socialistë apo të partisë së krimit, por edhe demokratë e pa parti, me dorë të hekurt, qeverisë i jep 10 minuta e 15 sekonda, opozitës 1 minutë e 35 sekonda.

Top Tuneli në këtë edicion i jep qeverisë rreth 3 minuta, për opozitën nuk ka vend. Opozita e ndaluar. Vazhdojmë. Klani i jep qeverisë 5 minuta e 40 sekonda, për opozitën, e ndaluar. RTSH ka 2 minuta e 10 sekonda, kurse këtu e ka me parlamentin, por jashtë parlamentit asnjë minutë për opozitën. Përsëri më pro-opozitar del Vizion Plus, i cili qeverisë i ka dhënë 6 minuta e 32 sekonda, opozitës katër minuta. Këta duhet të kërkojnë t’i çojmë të bëjnë shkollë tek Vizion Plusi, të tre këta të tjerët. Top Kanali i jep qeverisë 7 minuta, gjer tre minuta i jep opozitës. Duket se ka munguar ndrikulla atë ditë.

Vizion Plus del një ditë që i ka dhënë më shumë opozitës se qeverisë. Ia hoqi Tringun Edi Rama, i fluturoi Tringu atij. E keni marrë vesh besoj. Tani shumimi i të gjithave në këtë javë është.

Për PD, katër mediat kombëtare kanë dhënë në të gjitha emisionet e lajmeve të tyre 1 orë e 47 minuta e 39 sekonda. Për Partinë e Krimit, kanë dhënë 6 orë e 5 minuta dhe 1 sekondë. Të tjerat janë neutrale. Pra siç e shihni, 80 përqind e të gjithë kohës në lajme janë të qeverisë.

Dhe janë 20.3 përqind të opozitës. Raporti është në këtë javë 1 me 4. Është një akt i shëmtuar për të mos thënë se ua përmirëson pak Vizion Plusi, se po ta heqësh Vizion Plusin, këto të trija Top Kanali, Klani dhe TVSH dalin mbi 90 përqind rroftë Edi Rama dhe poshtë opozita. Dhe 10 përqind për opozitën. Ja kjo është. Ta dinë shqiptarët… Nuk kemi bërë disa televizione të tjera jokombëtare, por edhe ato mund t’i bëjmë”, tha Berisha.

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

By: 27
25 May 2026 at 12:52

Njësi speciale të policisë turke hynë me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare CHP në Ankara për të larguar udhëheqjen e shkarkuar të saj, duke përdorur gaz lotsjellës kundër personave që ndodheshin brenda ndërtesës.

Retë e gazit u përhapën në godinën që strehon Partinë Popullore Republikane ndërsa mbështetësit e partisë bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes në përpjekje për të ndalur policinë, thotë Rueters. Forcat e rendit hynë në ndërtesë pasi arritën të të çanin një barrikadë të improvizuar. Deri më tani nuk ka informacione të qarta për persona të lënduar gjatë përleshjeve.

Kriza nisi pasi një gjykatë turke vendosi të enjten të shkarkojë liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, duke anuluar rezultatet e kongresit të vitit 2023 ku ai ishte zgjedhur kryetar. Gjykata pretendon se gjatë procesit kishte pasur parregullsi. Të dielën, guvernatori i Ankarasë urdhëroi zbrazjen e selisë së partisë. Në vend të Ozelit, gjykata riktheu në krye të CHP-së ish-liderin Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2023 përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, Ozel publikoi një video-mesazh në platformën X ku deklaroi se partia ishte “nën sulm” dhe u zotua se do të qëndronte në ndërtesë për të rezistuar. “Edhe nëse përpiqen të na largojnë nga këtu, ne do të vazhdojmë marshimin tonë drejt pushtetit në rrugë”, tha ai, duke u bërë thirrje mbështetësve të CHP-së të mbrojnë zyrat e partisë dhe të tregojnë solidaritet.

Udhëheqja e larguar e CHP-së e ka cilësuar vendimin e gjykatës si një “puç gjyqësor”, ndërsa Ozel ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin.

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

By: 27
25 May 2026 at 12:28

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e Kurban Bajramit do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 27 maj 2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas programit zyrtar, falja e namazit të Bajramit do të kryhet në orën 06:30, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH-së, ndërsa hutbeja e Bajramit do të mbahet në orën 06:35 nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:

* 06:00 – Hapja e programit
* 06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
* 06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
* 06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica
* 06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së
* 06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja

Një emocion i madh –

By: 27
25 May 2026 at 12:20

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga Franca, me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” (Kalorës i Arteve dhe Letrave). Ky është  një nga vlerësimet më të larta që jepen nga Franca për njerëzit me kontribut të jashtëzakonshëm në arte.

Sopranoja Jaho reagoi online me një mesazh emocionues, duke e quajtur këtë vlerësim, si një nder dhe emocion të madh.

Marrja sot e titullit të Kalorësit të Arteve dhe Letrave është për mua një emocion i madh dhe një nder thellësisht i dashur për zemrën time, pasi Franca përfaqëson aq shumë dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore”, shkroi Ermonela Jaho.

Më tej, sopranoja e njohur në nivel ndërkombëtar, u shprehu mirënjohjen njerëzve që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj, e veçanërisht agjentit Dominique Riber, për besimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme, si dhe për Jean-Philippe Thieally. Me përulësi, mirënjohje dhe një emocion të thellë, Jaho falënderoi Francën që priti sopranon me kaq bujari.

❌