Normal view

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

By: 27
4 June 2026 at 21:29

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite me Andoni Iraola.

“Jam shumë i emocionuar, shumë i emocionuar. Sepse sigurisht që e dini për Liverpoolin, e dini që është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë. Por, duke ndjerë brenda vetes dhe duke e kuptuar pak më shumë këtë klub, gjithmonë kam menduar se është një klub i veçantë. Nuk ke nevojë për shumë gjëra për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është Liverpool.

Por padyshim atmosfera, mbështetësit, klubi, lojtarët, mundësia për mua të stërvit lojtarë të nivelit të lartë, mundësia për të luftuar për tituj. Mendoj se nuk mund të jetë më tërheqëse se kaq. Është e vështirë ta gjesh. Kështu që, jam vërtet i emocionuar që do të filloj.”, tha Iraola.

 

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

By: 27
4 June 2026 at 20:57

Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë euro, të ndërhyjë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona me boshllëqe të theksuara në pjesën turistike të Gjirit të Lalëzit.

Procedura e çelur nënvizonte se bëhet fjalë për një projekt “çelësa në dorë”, i cili përfshin të gjitha fazat, nga projekt-ideja deri te zbatimi i plotë.

Projekti është është bazuar në nevojën për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me ujë të pijshëm për popullsinë e zonës, duke përfshirë fshatin Fushë-Draç dhe zonat turistike, si dhe në domosdoshmërinë për përmirësimin e kapacitetit të rrjetit ekzistues të ujësjellësit.

Bëhet fjalë për tenderin ‘Furnizimi me ujë i zonës së Gjirit të Lalëzit’ me fond limit 650 milionë lekë pa TVSH.  Procedura është hapur më 13 shkurt 2026, por “kucedra” korrupsion e ka bllokuar dhe zvarritur për shkak të pazareve që bëhen me tenderin.

Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “Flamur të kuq”, një legjendë që tregon riskun e korrupsionit. Përshkrimi i vlerësimit lidhet me mënyrën e shpalljes së fituesit. “Skualifikim i te gjithë operatoreve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, shpjegohet në këtë klasifikim.

Në dokumentin e klasifikimit të kompanive pjesëmarrëse në tender bie në sy se është skualifikuar oferta më e ulët, që është e operatorit ekonomik G.A.C.

I habitur nga ky skualifikim, administratori i G.A.C. ka denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Më 25 mars 2026, kompania ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të skualifikimit. Kështu përballja me drejtorin e ri të Ujësjellësit Durrës do të zhvendosej në Tiranë.

Në vitin 2025, Ujësjellësi i Durrësit regjistroi tre drejtorë njëri pas tjetrit. Në tetor, në krye të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës – Kanalizime Durrës është bërë ndryshimi i fundit.

Në vend të ish-drejtorit Sedi Çaushi është emëruar administratori i ri Olsen Kavalli. Ai kishte mbajtur deri në atë kohë detyrën e kryeinxhinierit të Ujësjellësit. Kavalli duke parë paraardhësit që nuk arritën të akomodohesin në atë zyrë, ka nisur me nxitim të bëjë shpejt e shpej ca tendera.

Në datën 8 prill 2026, KPP do të vendoste kundër drejtorit, i cili këmbëngulte t’ia jepte tenderin kompanisë “ED KONSTRUKSION” shpk.

Sipas vendimit pranohej ankesa e G.A.C. shpk dhe urdhërohej komisioni i Olsenit të rivlerësonte ofertat.

Dhe si me magji, pas dy javëve, KPP më 24 prill do të ndryshonte qëndrim dhe do ta lejonte Olsen Kavallin të vazhdonte pazarin e tij.

Megjithëse pretendohet se është bërë “rivlerësim”, rezultati është i qartë, është lënë e skualifikuar oferta me vlerë më të ulët. Por kush është firma që ka zgjedhur Olsen Kavalli, duke marrë parasysh edhe vonesën e projektit?

Kompania “ED KONSTRUKSION” shpk ka pronar Alfred Ibrahimin, personazh i përmendur për korrupsion dhe mashtrim. Ibrahimi është bashkëpunëtor i drejtorëve të Erion Veliajt përmes kompanisë “5D”, në tendera të ndryshëm. Paratë e fituara me këto skema, Ibrahimi i investoi edhe në Prishtinë në “United Hospital”. Bashkëpunimi u prish me zhurmë në vitin 2023, pas akuzave të mjekëve kosovarë për mashtrim dhe tjetërsim të paligjshëm të pronës.

Grindja e tyre arriti në prokurori, pasi spitali me kapital 8 milionë euro po bëhej pjesë e një transaksioni të dyshimtë për 650 mijë euro.

Ndërkohë, emri i Ibrahimit është futur në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun. Kjo është afera korruptive mbi projektin e Unazës së Re, ku e implikuar kryesore është ish-zëvendëskryeministrja. Fituesit e 7 tenderave për Unazën e Re u paracaktuan nga Balluku, për të cilën SPAK kërkonte arrestimin.

Një nga këto është tenderi me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, që e ka fituar Bashkimi i Operatorëve “4 A-M” e Ardit Metaliaj ( e cila është kompani hije e Bashkim Ulajt), “ED KONSTRUKSION” me pronar Alfred Ibrahimin si dhe “I.D.K – KONSTRUKSION” e Bajram Dalipajt (babai i drejtorit të OSSH, Blendian Dalipaj). Fondi limit ishte në vlerën prej 2 miliard e 485 milionë lekë të reja.

“ED KONSTRUKSION” shpk ka qenë gjithnjë në qendër të skandaleve. Kështu, në gusht 2022, kompania e Ibrahimit do të habiste shumëkënd me tenderin e Ujësjellësit Rajonal të Memaliajt. Sipas të dhënave zyrtare, bashkimi i kompanive  “KEG” SHPK & “ED KONSTRUKSION” SHPK ka garuar me veten. Në këtë situatë me “mungesë konkurrence” fituesi tregohet “bujar” duke e ulur vlerën e kontratës me vetëm 1 463 lekë, në raport me fondin limit.

“ED KONSTRUKSION” SHPK është një kompani tipike që vepron në këtë mënyrë duke fituar tenderë pa garë me çmime mbi 95% të fondit limit.

Ndryshimi i pushtetit në vitin 2013 duket se i ka marrë shumë për mbarë kësaj kompanie, pasi rezulton se që prej vitit 2015 deri në 2020 të ketë 8 fishuar xhiron duke shkuar nga 1.1 milion euro në vitin 2015 në 8.3 milion euro në vitin 2020.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se shumicën dërrmuese të xhiros, rreth 86%, kompania e ka realizuar pikërisht prej kontratave publike. Nga totali prej rreth 25.7 milion euro xhiro që ka patur nga vitin 2015 në 2020, plotë 22 milion i ka realizuar pikërisht me tenderët e bashkive.

Ndërkaq, më 15 shkurt 2023, mes 6 personave të arrestuar me urdhër të SPAK, përveç 4 zyrtarëve të bashkisë së Dimalit, janë edhe 2 punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”. Bëhet fjalë për të akuzuarit Vait Koshi dhe Arjan Demiraj.

Katër zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

Mirëpo kjo nuk është e vetmja. Pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimi në terren të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania Ed Konstruksion ka marrë mbi 110 milionë USD tendera nga pushteti vendor dhe qëndror.

Dëmet më të mëdha kjo kompani i ka bërë me fondet e ujësjellësve, sidomos, pasi këto shoqëri kaluan në varësinë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Më 17 prill 2024, kompania e Ibrahimit u bë protagoniste e tenderit ‘Rikonstruksioni i skemave të furnizimit me ujë për fshatrat Kuç i Zi dhe Belorta, Bashkia Korçë’. Ky tender kishte një fond limit prej 763 milionë lekë (pa TVSH) dhe për këto para është bërë ‘luftë’ prej disa muajsh.

Tenderi mori vlerësim me “Flamur të kuq”nga Open Data Albania për shkeljet.  “ED KONSTRUKSION” SHPK e fitoi tenderin pas ndërhyrjes së KPP.

Ndërkaq, Ibrahimi është gjendur në letrat e SPAK edhe në dosjen ikonë të korrupsionit me emrin “5D”. Ju kutojmë se, në prill 2024, SPAK ka provuar se disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D”. Ky subjekt ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.

Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, pa plotësuar kriteret.

Në bashkëpunim me firmën “5D” ka marrë tendera edhe kompania ‘Ed Konstruksion’ që u shërbente drejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë.

Dhe në fund lind pyetja: A do të rregullohet furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit? Ndërkohë që pazari me Ibrahimin po vazhdonte zyrave, sezoni turistik ka nisur me të njëjtin problem si vitet e kaluara.

gijotina.com/

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

By: 27
4 June 2026 at 20:55

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe qe ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje. Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit.

Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

gijotina.com/

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

By: 27
4 June 2026 at 20:13

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi ka shpërndarë mesazhin ku njofton orën dhe vendin ku do të organizohet takimi.

“35 vjet Partia Socialiste e Shqipërisë. Shihemi në Vlorë në Sheshin e Flamurit, të premten ora 18:30”, shkruan Çuçi.

Ndërkohë, Rama këtë të enjte ndodhej në Mal të Zi, aty ku pa nga afër një projekt që sipas tij është nuk e pranuan në Shqipëri.

gijotina.com/

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

By: 27
4 June 2026 at 20:05

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

“Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre.

“Pas 5 ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosshmërinë e Sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet. Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh ku ndodhet vendi ynë. Deklaroj se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauzë ta drejtë kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë. Paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar. Kërkesa të qarta dhe të panegociueshme: * Dorëheqjen e qeverisë; * Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; * Shfuqizimin e Paketës së Maleve; * Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; * Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, u shpreh një nga protestuesit në podium përpara Kryeministrisë.

gijotina.com/

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

By: 27
4 June 2026 at 18:59

Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për dorëheqjen e Ramës, si dhe burgosjen e tij dhe të liderit të PD-së, Sali Berisha.

Qytetarë, aktivistë të mjedisit dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë për të kundërshtuar projektin që, sipas tyre, rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore dhe ekologjike të vendit.

“Nuk ka dialog, vetëm dorëheqje!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet dhe brohorimat që u dëgjuan nga protestuesit gjatë grumbullimit në qendër të Tiranës.

Organizatorët e protestës kanë zgjedhur si slogan të tubimit të sotëm moton: “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, duke theksuar se kundërshtimi ndaj projektit do të vazhdojë derisa autoritetet të tërhiqen nga planet për zhvillimin turistik në zonën e mbrojtur.

“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himbin kombëtar para Kryeministrisë.

 

 

Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme përgjatë itinerarit të protestës. Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.

gijotina.com/

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

By: 27
4 June 2026 at 17:31

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Erio Zejno, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve E.M, i njohur me pseudonimin “****”, dhe I.H i njohur me shkurtim emri “****”, ose me nofkën “****”; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal”; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 47, datë 04.06.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M, dhe I.H, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij 7 (shtatë) vjet burgim. – – – Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi 1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij 10 (dhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Erio Zejno me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. – Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erio Zejno, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. – Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2. Në lidhje me provat materiale, gjykata është shprehur në vendimin e saj nr. 4 datë 10.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet proceduriale, të kryera gjatë hetimit paraprak në shumën 37,785 lekë (tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë i ngarkohen të pandehurit Erio Zejno në mënyrë solidare me bashkëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim (nr.148/1 të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme), si dhe ato të gjykimit, sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Erio Zejno.   4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gijotina.com/

Për momentin, jo në krye të axhendës –

By: 27
4 June 2026 at 17:13

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të axhendës së vendeve anëtare të aleancës.

Por kreu i DASH nënvizoi se kjo nuk e përjashton mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen. Përpara Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, shefi i diplomacisë amerikane argumentoi se bazuar në diskutimet e tij me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, NATO-ja është e fokusuar në prioritete të tjera dhe se çështja e zgjerimit, përfshirë anëtarësimin e Kosovës, nuk ka qenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve të fundit.

Deklaratat e tij erdhën në përgjigje të pyetjeve të kongresistit Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Europën, i cili e përshkroi situatën në Ballkanin Perëndimor si “jashtëzakonisht të brishtë”. Self kërkoi që SHBA-ja të mbështesë me forcë anëtarësimin e Kosovës në NATO, e të fokusohet te dialogu me katër vendet anëtare të aleancës që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.  Kosova e konsideron anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian si objektiva strategjikë, por mosnjohja nga disa shtete vazhdon të mbetet pengesë për integrimin e saj euroatlantik.

Self, së bashku me dy kolegë të tij në Kongres, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, ka paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Në këtë rezolutë thuhet se prania e Kosovës në aleancë është e domosdoshme për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-së në Evropën Juglindore.

gijotina.com/

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

By: 27
4 June 2026 at 16:57

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa i takon ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për të kapur një person në kërkim.

Hita i shprehu ngushëllime familjes së efektivit të rënë, ndërsa shtoi edhe detaje nga operacioni.

“Një punonjës policie i dalluar dhe shembullor ndërroi jetë, dhe mbeti i plagosur një tjetër nga punonjësit e policisë.

Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e Enea Mekollit, i cili humbi jetën gjatë operacionit. Në orën 7:30 të mëngjesit, forcat policore kanë mbërritur ku strehohej ky person. Ky person ishte i dënuar me 9 vite nga Gjykata e Korçës, ndërsa në vitin 2011 i ishte caktuar masa arrest me burg për kultivimin e lëndëve narkotike.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, punonjësit e policisë kanë shkëmbyer zjarr, ku mbeti i plagosur edhe i kërkuari. Për të ishin caktuar edhe operacione të tjera, por nuk ishte bërë e mundur arrestimi i tij.

Kam urdhëruar drejtorinë e Përgjithshme për të nisur një hetim për punën që është bërë për të kapur këtë person. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor.

I shpreh ngushëllimet për familjen e Enea Mekollit dhe shërim të shpejtë për kolegun tjetër.

Ata që sulmojnë punonjësit e policisë, do të ndëshkohen maksimalisht. Gjaku i Eneas nuk do të harrohet kurrë.

Kur është kryer operacioni nuk kam pasur dijeni, ky operacion është kryer nga Policia e Korçës.

Punonjësit e policisë janë të gjithë të trajnuar, edhe në këtë rast kanë qenë shërbimet më të specializuara siç janë “Shqiponja”. Në gjykimin e drejtuesve të Drejtorisë Korçë, këto kanë qenë strukturat.

Kanë qenë 40 forca policie. Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori e ka çarë edhe antiplumbin.

Patjetër që duhet të bëhet më e mira në këtë drejtim”, tha Hita.

gijotina.com/

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

By: 27
4 June 2026 at 16:47

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve, Bracçellari, ish-ushtarak, nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është përgjigjur me të shtëna kundrejt thirrjeve për dorëzim. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri, jashtë rrezikut për jetën, i nisur me helikopter drejt Traumës.

Autori i masakrës së sotme u procedua penalisht dhe më pas u shpall fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar.

Çështja lidhej me një hetim të nisur në shtator të vitit 2015, pas informacioneve të marra nga policia për aktivitete të dyshuara që lidhnin disa persona me kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike cannabis sativa në zonën e Lozhanit, Korçë.

Sipas materialeve të administruara gjatë procesit gjyqësor, më 29 shtator 2015 policia konstatoi disa persona dhe mjete në rrethana të cilësuara si të dyshimta. Gjatë kontrollit të një automjeti ku ndodhej edhe Violand Braçellari u gjetën qese plastike të mëdha dhe doreza plastike, të cilat hetuesit i konsideruan si sende që mund të përdoreshin në aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të lëndës narkotike. Pas këtyre veprimeve, policia ushtroi kontrolle në disa banesa në fshatin Lozhan.

Në një banesë në pronësi të një të afërmi të familjes Braçellari, por që sipas gjykatës përdorej nga Violand Braçellari dhe familjarët e tij, u gjetën 10.8 gram mbetje të thara cannabis sativa dhe një kalorifer elektrik.

Hetuesit dhe më pas gjykata arritën në përfundimin se ambienti ishte përdorur për tharjen e një sasie shumë më të madhe lënde narkotike, e cila ishte larguar para ndërhyrjes së policisë. Megjithëse sasia e gjetur ishte e vogël, ajo u konsiderua si mbetje e një aktiviteti më të gjerë të kultivimit dhe përpunimit të cannabis-it.

Një rol qendror në çështje luajtën të dhënat e nxjerra nga telefoni celular BlackBerry i sekuestruar nga policia. Nga ekspertimi i pajisjes rezultuan komunikime të shumta me persona të tjerë, të regjistruar me emra si “Sandri” dhe “Toni”.

Në këto biseda përmendeshin terma dhe situata që, sipas interpretimit të gjykatës, lidhnin drejtpërdrejt të pandehurin me kultivimin, transportimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të cannabis-it. Në mesazhe flitej për kontrollimin e “bimëve”, përdorimin e bombolave të gazit gjatë procesit të tharjes, sigurimin e thasëve për transport, peshimin e lëndës dhe koordinimin e veprimeve me persona të tjerë.

Gjithashtu, në telefon u gjetën fotografi që sipas gjykatës dokumentonin faza të ndryshme të kultivimit dhe përpunimit të lëndës narkotike. Mbrojtja kundërshtoi akuzën duke pretenduar se kontrolli i banesave ishte kryer në mënyrë të paligjshme, se procesverbalet kishin parregullsi dhe se nuk provohej lidhja e drejtpërdrejtë e Violand Braçellarit me lëndën narkotike të gjetur. U ngritën gjithashtu pretendime se prova materiale mund të ishte manipuluar ose vendosur nga policia.

Megjithatë, gjykata i rrëzoi këto pretendime, duke vlerësuar se procedurat e kontrollit ishin respektuar, se në kontroll kishin qenë të pranishëm persona të tretë dhe se provat e mbledhura ishin të ligjshme dhe të besueshme.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se nuk ishte e nevojshme të provohej saktësisht vendi ku ishte kultivuar lënda narkotike apo identiteti i të gjithë bashkëpunëtorëve. Sipas saj, mjaftonte fakti që provat tregonin pjesëmarrjen e Violand Braçellarit në një veprimtari të organizuar që përfshinte transportimin, tharjen, ruajtjen dhe përgatitjen e cannabis-it për shpërndarje.

Gjykata vlerësoi se ekzistonte një bashkëpunim kriminal me persona të tjerë, edhe pse ata nuk u identifikuan plotësisht gjatë hetimeve. Në përfundim, gjykata arriti në bindjen se ishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Violand Braçellari kishte marrë pjesë në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim.

Për këtë arsye ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 10 vjet burgim. Në caktimin e dënimit u morën në konsideratë natyra e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e saj, provat e administruara gjatë gjykimit, si dhe fakti që ai kishte pasur edhe një dënim të mëparshëm për vepra që lidhen me lëndët narkotike.

Sipas të dhënave, autori Violand Braçellari është parë dje në fshatin Boden duke bërë xhiro, teksa policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë pasur dijeni se nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, polici e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

gijotina.com/

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

By: 27
4 June 2026 at 15:31

Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në Tajvan, raportoi të enjten Radio New Zealand.

Sekretari i parlamentit informoi Maureen Pugh të Partisë Kombëtare, Duncan Webb të Partisë Laburiste, Laura McClure të ACT dhe David Wilson të NZ First se autoritetet kineze kanë vendosur një ndalim hyrjeje njëvjeçar për Kinën, Hong Kongun dhe Makaon pas pjesëmarrjes së tyre në një delegacion pesëditor ndërpartiak në Tajvan në maj.

Ambasada kineze tha se sanksionet mund të zvogëlohen ose të hiqen nëse ligjvënësit kërkojnë falje, thuhet në raport.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Zelandës së Re tha se vendi do të vazhdojë “shkëmbimet tregtare, ekonomike, kulturore dhe indigjene” me Tajvanin në dobi të neozelandezëve, ndërsa vuri në dukje se ligjvënësit nuk përfaqësonin qeverinë gjatë vizitës në Tajvan.

Ministri i Jashtëm Winston Peters u ka udhëzuar gjithashtu zyrtarëve që ta ngrenë çështjen me homologët kinezë dhe të shprehin shqetësimin për ndalimet e udhëtimit të vendosura.

“Në kontekstin e asaj historie të gjatë, Ministri u habit kur mësoi se Kina ka marrë një vendim që, për herë të parë, të vendosë ndalime udhëtimi për deputetët e Zelandës së Re si rezultat i udhëtimit në Tajvan”, tha një zëdhënës i Peters në një deklaratë.

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

By: 27
4 June 2026 at 15:11

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me një fluturim çarter nga Beogradi, vetëm një ditë para zhvillimit të Samitit BE–Ballkani Perëndimor. Autoritetet i kthyen ata në Serbi pas vlerësimit se përbënin rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas gazetës malazeze Vijesti, grupi mbërriti në Tivat mëngjesin e së mërkurës me një avion të kompanisë “Air Serbia”, i marrë me qira nga një agjenci turistike nga Bijeljina. Pak orë më vonë, pas kontrolleve të sigurisë, të gjithë pasagjerët u kthyen në Beograd.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se katër shtetas serbë kishin hyrë në Mal të Zi dy ditë më parë për të organizuar akomodimin e pjesëtarëve të grupit në hotele luksoze në Tivat.

Autoritetet malazeze deklaruan se disa nga personat e dëbuar kishin marrë pjesë në tubime publike me rrezik të lartë sigurie dhe se disa prej tyre figurojnë në evidencat policore për vepra penale dhe kundërvajtje me elemente dhune. Gjithashtu, ata refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve të policisë për arsyen e vizitës së tyre në Mal të Zi.

Ngjarja ndodhi në prag të samitit të rëndësishëm BE–Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë liderë të lartë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, presidentin e Këshillit Evropian António Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Gjatë kontrollit, policia dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Malit të Zi sekuestruan pankarta me slogane të Partisë Progresive Serbe (SNS), pajisje komunikimi në distancë dhe radio stacione detare. Autoritetet sekuestruan gjithashtu dy autobusë me targa serbe që dyshohet se do të përdoreshin për transportin e grupit.

Një burim policor i tha “Vijesti”-t se fluturimi ishte vënë nën mbikëqyrje për shkak të dyshimeve për aktivitete hibride. Një ditë më parë, kryeministri malazez Milojko Spajić kishte deklaruar se Mali i Zi po përballet me përpjekje të koordinuara nga faktorë të jashtëm dhe grupe të krimit të organizuar kundër rrugës evropiane të vendit.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilët aktorë qëndrojnë pas këtyre veprimeve.

Kush ishin personat e dëbuar?

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat,
Sipas mediave serbe, aktivistëve dhe opozitës në Serbi, shumë prej pasagjerëve janë persona të njohur për lidhjet e tyre me strukturat e SNS-së dhe me grupet që janë angazhuar në mbrojtje të aktiviteteve të partisë në pushtet(Vuçiç). Disa prej tyre janë përmendur më parë në lidhje me incidente të dhunshme gjatë protestave studentore, tubimeve opozitare dhe aktiviteteve sportive.

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat,

Në listën e personave të kthyer në Serbi përfshihen individë që media dhe organizata civile në Serbi i kanë lidhur me sulme ndaj protestuesve, ruajtjen e objekteve të SNS-së dhe organizimin e kundërprotestave. Mes emrave të përmendur janë Dalibor Stanojević, Aleksandar Janković, Nemanja Naračić dhe Stefan Kojović, të cilët në raportime të mëparshme mediatike janë lidhur me incidente të ndryshme të dhunshme.

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat,

Aleksandar Janković

Reagimi i Beogradit
Presidenti serb Aleksandar Vuçić nuk reagoi menjëherë për incidentin. Ndërkohë, Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) njoftoi se i kishte rekomanduar Vuçićit të mos udhëtonte në Mal të Zi për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë. Sipas BIA-s, kjo vlerësim ishte bazuar në informacione operative që lidhen me praninë në Mal të Zi të të kërkuarit Radoje Zvicer, i konsideruar si një nga figurat kryesore të klanit kriminal Kavaç.

Gazetarja serbe Vera Didanović nga revista “Radar” tha se rasti ngre shumë pikëpyetje. Sipas saj, është e vështirë të besohet se një operacion i tillë do të organizohej në mënyrë kaq të dukshme pa qenë i vetëdijshëm se do të zbulohej. Ajo ngriti dyshimin se mund të bëhet fjalë për një demonstrim force, një mesazh për partnerët evropianë ose një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme politike në Serbi.

Didanović vuri në dukje se Serbia po përballet aktualisht me disa skandale të rëndësishme politike dhe kriminale, ndërsa raporti i fundit i eurodeputetit kroat Tonino Picula për Serbinë përmban kritika të forta ndaj qeverisë së Vuçićit.

Reagimet në Malin e Zi
Nënkryeministri malazez Aleksa Bečić deklaroi se veprimi në aeroportin e Tivatit dëshmoi funksionimin e institucioneve të sigurisë.

“Askush nuk mund të hyjë në Mal të Zi pa verifikim, pa arsye të qartë qëndrimi dhe pa procedurat e sigurisë që kërkojnë ngjarje të nivelit më të lartë ndërkombëtar”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani, Tonći Janović, e cilësoi të pazakontë faktin që një grup personash me dosje të konsiderueshme policore mbërriti pikërisht në prag të samitit më të madh ndërkombëtar që është mbajtur ndonjëherë në Mal të Zi.

Nga ana tjetër, opozita serbe reagoi ashpër. Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Borko Stefanović, e cilësoi ngjarjen si “skandal dhe turp për Serbinë”, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojević, kërkoi dorëheqjen e Vuçićit, duke pretenduar se në Tivat ishte tentuar të dërgoheshin persona nga mjediset kriminale në prag të samitit evropian.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga “Vijesti”, pas dëbimit të 87 shtetasve serbë, autoritetet serbe dyshohet se kanë vendosur masa të shtuara kontrolli ndaj qytetarëve malazezë në pikat kufitare. Burimet pretendojnë se për disa orë kalimi i shtetasve të Malit të Zi drejt Serbisë ishte vështirësuar ndjeshëm për shkak të kontrolleve të detajuara nga policia kufitare serbe.

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

By: 27
4 June 2026 at 15:07

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, përveç akuzave të mëparshme për shkelje të barazisë në tendera.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi, me vlerë rreth 145 mijë euro, e cila sipas SPAK dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të parregullt gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Hetuesit pretendojnë se gjatë kohës kur Balluku drejtonte këtë institucion, është favorizuar kompania “Eurocol” sh.p.k. në një tender për rikonstruksion, me fond qindra milionë lekë, duke shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe duke krijuar avantazhe për fituesin e paracaktuar.

Sipas SPAK, në këmbim të këtij favorizimi dyshohet se është përfituar një pasuri e paluajtshme në resortin “White Rocks” në Dhërmi, e cila më pas është tentuar të fshihet përmes kontratave të ndryshme fiktive dhe përdorimit të emrave të personave të tretë.

Në dosje përmendet se për të mbuluar origjinën e pronës janë përdorur kontrata porosie dhe marrëveshje qiraje të dyshuara si të falsifikuara, përfshirë përfshirjen e disa personave ndërmjetës.

SPAK po vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të verifikuar rolin e secilit në skemën e dyshuar.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi  pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

 

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

By: 27
4 June 2026 at 14:49

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën e provimit me telefon celular dhe ta përdornin atë gjatë testimit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila thekson se respektimi i rregullave të Maturës Shtetërore është i domosdoshëm për garantimin e një procesi të drejtë dhe me integritet. Sipas ministrisë, veprimi i maturantëve ka sjellë përjashtimin e menjëhershëm nga provimi, duke penalizuar përpjekjet e tyre gjatë viteve të arsimit të mesëm.

Për të garantuar mbarëvajtjen e provimeve, në të gjitha qendrat e testimit janë angazhuar mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit.

Ministria u bën thirrje maturantëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara. Kandidatët duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, të kenë me vete kartën e identitetit, të jenë të veshur rregullisht dhe, aty ku aplikohet, me uniformën e shkollës.

Njëkohësisht rikujtohet se telefonat celularë dhe orët inteligjente (smart watch) janë rreptësisht të ndaluara në ambientet e provimit. Maturantët këshillohen gjithashtu të ushqehen mirë përpara testimit dhe të ruajnë qetësinë e përqendrimin gjatë zhvillimit të provimit.

 

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

By: 27
4 June 2026 at 14:33

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me 4 lekë për litër nga ndryshimi i fundit më 2 qershor ndërsa benzina është ulur me 1 lekë për litër.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 195 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër, ndërsa benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 175 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

By: 27
4 June 2026 at 14:07

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar se ka vendosur sekuestro preventive mbi një pasuri të paluajtshme në resortin turistik White Rocks, e cila sipas hetimeve dyshohet të jetë në pronësi indirekte të Belinda Balluku.

Sipas njoftimit, masa është vendosur me vendim të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, pas kërkesës së SPAK-ut.

Balluku është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa nga veprimet e mëtejshme hetimore janë krijuar dyshime edhe për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Pasuria e sekuestruar është një vilë dykatëshe e tipit “Begonia”, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë, e ndodhur në Gjilekë të Dhërmiut, në Himarë.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri lidhet me një përfitim të parregullt të kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik Eurocol gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi  pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “Ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “Ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

By: 27
4 June 2026 at 13:37

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që do të marrë pjesë mes një situate të tensionuar në vend, i përfshirë në konflikt me një nga vendet organizatore.

Në një intervistë për Associated Press, gjatë grumbullimit në Turqi, dy lojtarë të kombëtares iraniane kanë folur hapur për ndikimin e situatës në përgatitjet e tyre për turneun botëror.

Mesfushori Saeid Ezatolahi, i cili do të luajë Botërorin e tij të tretë, pranoi se situata nuk është aspak e lehtë për ekipin.

“Për të thënë të drejtën, nuk është e lehtë. Ky do të jetë Botërori im i tretë, por për ne dhe për shumë lojtarë është e vështirë të menaxhojmë këtë situatë, sepse ndjekim lajmet nga vendi ynë dhe politika ndikon edhe në mentalitetin tonë”, u shpreh ai.

Skuadra iraniane ka kaluar më shumë se dy javë në Turqi, duke u stërvitur në Antalia, ndërsa disa lojtarë kanë udhëtuar në Ankara për procedurat e vizave për në SHBA dhe Meksikë. Problemet administrative kanë detyruar madje edhe ndryshimin e kampit stërvitor nga Arizona në Tijuana.

Iranit i është konfirmuar gjithashtu se ndeshjet e para do të zhvillohen pranë Los Angelesit, një qytet me komunitet të madh iranian, gjë që pritet të shtojë presionin mbi skuadrën.

“Presim shumë tifozë në stadium dhe kjo do të na japë motiv, por edhe presion. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë”, shtoi Ezatolahi.

Ndërkohë, debutuesi Mohammad Ghorbani theksoi se skuadra është e përqendruar vetëm te futbolli, pavarësisht rrethanave të vështira.

“Ne jemi futbollistë dhe duhet të përgatitemi për ndeshjet. Por e dimë se populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne do të luajmë për ta, për t’u dhënë gëzim dhe rezultate sa më të mira”, tha ai.

Ezatolahi dhe Ghorbani theksuan se kombëtarja iraniane dëshiron të paraqitet si një skuadër e bashkuar dhe të tregojë forcën e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Jemi një ekip i vetëm nën një flamur dhe duam t’i sjellim gëzim popullit tonë”, u shprehën lojtarët, duke e mbyllur mesazhin e tyre përpara nisjes së Botërorit.

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

By: 27
4 June 2026 at 13:27

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet  më per problemet e ujit, depot apo rrjetin, por pyetja që behet dhe qe duket se ka me shume rëndësi se diploma apo eksperienca, eshte  “Nga je?”

Kjo situate eshte shkaktuar pas ardhjes së drejtorit të ri Flauers Shoshi. UKT është kthyer në një derë të hapur për miq, farefis dhe njerëz të afërt nga Shkodra e Mirdita. Largimet e stafit të vjetër po ndodhin në heshtje, ndërsa vendet plotësohen me emra të rinj që kanë vetëm një “CV” të fortë: zonën nga vijnë.

Po largohen dhe spostohen punonjes me shume vite eksperiencë dhe ne në vend të tyre, po emërohen persona pa lidhje me sistemin, por me lidhje të forta me drejtuesit.

E dini cila eshte ironia me e madhe ne  zyrat e UKT-së, “nuk duhet të dish si funksionon rrjeti i ujit, mjafton të dish rrugën për në Shkodër ose Mirditë”.

Shume e rendesishme dhe me peshe drejtimi ne Ukt eshte edhe nje punonjese e re e cila duket se nga sekretare eshte rrit ne detyre per merita te vecanta duke u emeruar koordinatore ne UKt Dajana Reçi, e cila vendos kush duhet te rrije ne pune e kush jo kush duhet te rrije ne katin e trete ku eshte drejtori e kush jo. Kush duhet te hyje ne zyren e drejtorit dhe kush jo. Ne cdo email apo ne cdo grup pune qe ka ne UKT duhet te jete edhe koordinatorja ndryshe se ke kryer si duhet punen dhe nuk ke vene ne dijeni personin e duhur. Mesaduket ajo ia di mire kriteret drejtorit dhe kush duhet te punoje ne UKT dhe kush jo. Qe te rrish ne pune ne UKt duhet te jesh ose nga Shkodra e Drejtorit ose nga Rresheni I Dajanes. Ndryshe persekutohesh.

Kjo gje vertetohet shume lehte. Mjafton te shikosh grupet e punes dhe kudo ehste koordinatorja pjese, mjafton te kerkosh emerimet e reja qe jane bere ne UKT dhe e shikon kush ka ardhur dhe kush ka ikur dhe nga jane ata qe kane ardhur te cilet bejne edhe te fortin ne kete institucion.

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

By: 27
4 June 2026 at 13:19

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas TCH, edhe në pjesën e Zvërnecit, ku më herët ishin larguar rojet e vendosura në terren, ka nisur procesi i çmontimit të gardhit.

Në këto momente, po hiqen segmentet e fundit të gardhit përgjatë gjithë perimetrit që shtrihet nga zona e hidrovorit të Akernisë deri në Zvërnec. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi u hoq edhe teli me gjemba që ishte vendosur mbi gardhin rrethues, ndërkohë që zona prej ditësh është përfshirë nga protestat për shkak të ndërtimit të projektit gjigand luksoz ku siç pretendojnë banorët e zonës po ndërtohet në tokat e tyre.

 

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

By: 27
4 June 2026 at 12:57

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit.

Një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin kullues me ujë. Babë e bir që udhëtonin në të janë ndihmuar nga banorët e zonës, të cilët kanë hyrë në kanal dhe kanë thyer xhamin për t’i shpëtuar.

Në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësja dhe dy ambulanca, dy të përfshirët në këtë aksident janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Banorët e zonës pohojnë se këtu janë bërë disa aksidente sepse ura mbi kanal nuk ka bordurë mbrojtëse, ndonëse janë ankuar për këtë herë pas herë.

Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, pa pasoja në jetë njerëzish.

 

❌