Normal view

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

By: 27
9 June 2026 at 21:55

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës në Fier, është ndalur te protestat për projektet në zonat e mbrojtura, duke ngritur pyetjen se përse nuk ka reagim të ngjashëm në Vlorë, ndonëse projektet për të cilat protestohet lidhen edhe me këtë zonë.

Rama tha se, sipas tij, qytetarët e Vlorës kanë një qasje më mbështetëse ndaj investimeve të mëdha dhe zhvillimit ekonomik.

“Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora, se Zvërneci është në Vlorë? Pse nuk del Vlora në protestë?”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se vlonjatët, sipas tij, “nuk i bien gjatë” dhe se kanë instinkt zhvillimi, duke mbështetur projekte që sjellin investime të mëdha në vend.

Ai theksoi gjithashtu se në të ardhmen priten investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe turizëm, përfshirë një projekt të madh mes Kavajës dhe Durrësit, i cili, sipas tij, do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit.

Rama komentoi edhe debatet publike për projektet zhvillimore, duke i krahasuar ato me vendet e tjera të rajonit, të cilat sipas tij kanë ecur përpara në turizëm dhe investime.

“Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi?”, deklaroi ai.

Deklarata e Ramës:

“Si do të rriten të ardhurat nga ata që vijnë me bukë me vete dhe i hedhin aty? Ai Pylli i Sodës e di. Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora, se Zvërneci është në Vlorë? Pse nuk del Vlora në protestë? Nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë.

Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, ndërsa e pavarur është Vlora. Nëse do ta ngresh uraganin e PS-së, shko në Fier, por nëse do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, bëhet në Vlorë.

Vlonjatët nuk i bien gjatë, se po t’i binin gjatë do nxirrnin blogerë. Vlonjatët do ta kishin thënë instinktin politik se vlonjatët, Vlora, Fieri dhe ata që jetojnë këtu i kanë thënë punës “mirëmëngjes”.

Jo që e duan atë investim, por duan edhe të tjera investime kaq të mëdha që do t’i sjellin Shqipërisë. Shumë shpejt do të shikoni një investim shumë të madh diku midis Kavajës dhe Durrësit. Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi?”, tha Rama.

gijotina.com/

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

By: 27
9 June 2026 at 21:19

Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar KQZ-së formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Letra, e cila mban datën e sotme është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 qytetarëve të shoqërisë civile.

Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.

“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë.

gijotina.com/

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

By: 27
9 June 2026 at 20:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e një helikopteri ushtarak amerikan Apache gjatë një patrullimi mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin detar global.

Sipas Trump, incidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, ndërsa në bord ndodheshin dy pilotë, të cilët nuk pësuan lëndime.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ishte informuar nga ushtria amerikane për rrëzimin e helikopterit dhe se SHBA-ja duhet t’i përgjigjet sulmit.

Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit. Në javët e fundit, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme të kufizuara, duke përfshirë rrëzimin e dronëve iranianë dhe goditje ndaj objekteve të lidhura me programet raketore.

Nga ana tjetër, Irani ka ndërmarrë sulme ndaj bazave amerikane në rajon, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Megjithëse palët kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimit, deri tani nuk është raportuar për një prishje të plotë të marrëveshjeve ekzistuese.

gijotina.com/

Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

By: 27
9 June 2026 at 19:50

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec.

Një protestues shprehu idenë për një qeveri tranzitore.

“Përveçse Rama ik, duhet të kemi një thirrje që ne të garantojmë që i gjithë ky proces të ketë tranzicion të ndershëm. Duhet të kemi qeveri tranzitore që të garantojë gjithë procesin”, tha protestuesi.

Nuk munguan as thirrjet ndaj intelektualëve për të formuar një front politik.

“U bëj thirrje gjithë intelektualëve në Shqipëri, bëni një front politik kundër. Të gjithë duhet të jenë këtu!”, tha një protestues.

Sot fjalimet duket se i janë lënë në dorë qytetarëve e më shumë atyre që vijnë nga diaspora. Në ndryshim nga një ditë më parë kur prezantimi i fjalimeve bëhej nga aktivisti Andi Tepelena, sot detyra i është besuar Edison Likës.

Ata u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, vendtakimin e përhershëm të orës 18:00 dhe tani janë nisur marshimin drejt kryeministrisë. Po njësoj, vijojnë edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe pankartat që bëjnë thirrje për anulimin e investimit.

Kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e qeverisë, ndërsa kanë artikuluar edhe idenë e një partie të re politike.

gijotina.com/

Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

By: 27
9 June 2026 at 19:26

Një procedim penal i vitit 2025 dhe 2026 u bashkuan për t’i thelluar hetimet në lidhje me disa pasuri të paluajtshme, ku SPAK po heton për pastrim parash në kuadër të grupit kriminal.

Mësohet se disa persona dhe objekte janë kontrolluar, ndërsa janë sekuestruar telefona, laptopë si dhe dokumente të cilët do të këqyren.

Në lidhje me këto pasuri ka konflikte të hershme dhe të vazhdueshme në kohë, thotë SPAK, ndërmjet disa personave, banorë të zonës, të cilët pretendojnë përfitimin e këtyre sipërfaqeve me anë AMTP-ve, ndërkohë që sipërfaqet e tokës rezultojnë të regjistruara në Agjencinë e Kadastrës, në emër fillimisht të trashëgimtarëve të shtetasit Artur Shehu dhe më pas në emër të këtij të fundit (i cili rezulton ndër të tjerë t’i ketë blerë ato nga trashëgimtarët) dhe në emër të shtetasit Ferdinant Sulaj, trashëgimtar i shtetasit Seit Shehu.

Një pjesë e këtyre pronave janë tjetërsuar tek shtetasi Pullumb Petritaj, i cili rezulton të ketë qenë përfaqësues i shtetasit Seit Shehu në proceset gjyqësore dhe administrative për regjistrimin e pasurive, thotë SPAK. Nga përmbajtja e vendimeve gjyqësore rezulton se konfliktet janë akoma në procese gjyqësore, duke mos pasur vendimmarrje të formës së prerë, ku edhe për pasurinë me nr. 262, zona kadastrale 1007, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka shërbyer për regjistrimin e pasurive, është prishur nga Gjykata e Lartë.

Nga përmbajtja e këtyre vendimeve gjyqësore citohen edhe dokumente të përdorura përgjatë proceseve, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara. Gjithashtu, në krijimin e dyshimeve në lidhje me mënyrën e marrjes së këtyre pronave, mbahen parasysh edhe dosje gjyqësore dhe çështje të tjera, ku Pullumb Petritaj është dënuar dhe ka pasur procese të shumta gjyqësore në lidhje me falsifikim të dokumenteve për prona që lidhen me Artur Shehu, me të njëjtën mënyrë të vepruari.

gijotina.com/

Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –

By: 27
9 June 2026 at 19:12

Ish-ministri dhe avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me protestat e fundit të zhvilluara para Kryeministrisë kundër qeverisë, si dhe ndaj komenteve dhe sulmeve që, sipas tij, ka marrë në rrjetet sociale pas deklaratave publike mbi karakterin politik të këtyre tubimeve.

Manjani theksoi se reagimet e ashpra nuk kanë qenë ndaj protestuesve, por ndaj individëve që, sipas tij, përdorin fyerjet si formë komunikimi ndaj mendimeve ndryshe.

“Për shkak të këtij konstatimi që bëra në rrjetet sociale mora personalisht një lumë sharjesh. Vetëm sepse thashë se protesta është politike. Nuk është turp të jetë politike. Unë nuk kam fyer protestuesit, por u jam përgjigjur atyre që më kanë sharë mua dhe familjen time”, u shpreh ai.

Në vijim të deklaratës së tij, Manjani komentoi edhe organizimin e protestave, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë struktura të caktuara politike në Tiranë.

“Pas këtij reagimi, organizatorët e njohur në Tiranë, një strukturë e lidhur me Erion Veliajn, kanë shkëputur thënie të miat nga konteksti për të nxitur urrejtje te turma. Nuk kam prova për ta pohuar drejtpërdrejt, por kjo strukturë ekziston”, deklaroi Manjani.

Ai shtoi se nuk ka lidhje me organizimin e protestave dhe se nuk mban përgjegjësi për mënyrën se si interpretohen deklaratat e tij në rrjetet sociale.

“Protestuesit nëse kanë ndonjë problem me familjen time, le të vazhdojnë me Edi Ramën. Unë nuk jam në politikë dhe nuk kam asnjë detyrim ndaj tyre”, tha ai.

Deklaratat e Manjanit vijnë në një klimë tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme para godinës së Kryeministrisë, të cilat kanë ngjallur debat në opinionin publik.

gijotina.com/

Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë –

By: 27
9 June 2026 at 18:50

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë.

Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec.

Fjalimi hapës sot u mbajt nga aktivisti Alben Kola.

Qytetarët kanë parashtruar pesë kërkesa:

Dorëheqjen e qeverisë;
Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

gijotina.com/

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën –

By: 27
9 June 2026 at 18:38

Banorët e Rjollit kanë thirrur një protestë ditën e shtunës, pasi biznesmeni Bashkim Ulaj ka rrethuar me tela me gjemba kantierin ku po ndërton resortin ‘Blu Borgo’ në Velipojë. Banorët e Rrjollit akuzojnë biznesmenin dhe qeverinë për grabitje pronash dhe ndërtim të paligjshëm.

Për këta arsyeje ata kanë protestuar dhjetëra herë që prej shkurtit të këtij viti, periudhë e cila lidhet edhe me nisjen e investimit. Protesta do të zhvillohet të shtunën, më 13 qershor në orën 11:00 në Rrjoll.

gijotina.com/

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Durrës, njoftimi i Ujësjellësit –

By: 27
9 June 2026 at 18:26

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se ditën e nesërme, më 10 qershor, do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 16:00. Si pasojë e kësaj situate, pritet të ketë probleme të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit dhe në zonat përreth.

SHRUKD thekson se ndërhyrja është e nevojshme për realizimin e punimeve në sistemin energjetik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe abonentëve për shqetësimin e përkohshëm që mund të shkaktohet.

Ujësjellës Kanalizimet Durrës u bëjnë thirrje banorëve të marrin masat e nevojshme për të përballuar intervalin kohor të ndërprerjes së mundshme të furnizimit me ujë.

gijotina.com/

Kanabisi në Shkodër, Hita pezullon tre drejtues policie! Nisin hetimet për 2 të tjerë (Emrat) –

By: 27
9 June 2026 at 18:06

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga një valë shkarkimesh në radhët e policisë. 7446 bimë kanabisi në Reç të Ri kanë çuar në shkarkimin nga detyra të kryekomisarit Bekim Lika në policinë e Shkodrës, nënkomisarit Zef Marku në Velipojë dhe inspektorit Samet Kadroji. Ky i fundit ishte përgjegjës për zonën ku ishte mbjellë droga.

Drejtoria e Standardeve Profesionale do të kryejë një hetim të thelluar lidhur me çështjen.

2 punonjës të tjerë të policisë së Velipojës janë nën hetim disiplinor.

Policia e siguroi informacionin për bimët narkotike përmes një email-i dhe mori masat për asgjësimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.

Nis hetimi disiplinor dhe për 2 punonjës të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të kryer një hetim të thelluar administrativ.

Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi hetimi disiplinor për 5 punonjës policie, konkretisht për:

-Kryekomisar Bekim Lika, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, për të cilin është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra;

-Nënkomisar Zef Marku, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, gjithashtu i pezulluar nga detyra;

-Inspektor Samet Kadroji, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike, i pezulluar nga detyra.

Më tej, ka nisur hetimi disiplinor, pa pezullim nga detyra, për Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë, të dy pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet i Policisë së Shtetit. Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu dhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën.

gijotina.com/

Ligjin e Investimeve Strategjike do ta heqim…! Protesta po shfrytëzohet nga Irani –

By: 27
9 June 2026 at 17:46

Asnjë projekt nuk do të jetë në kundërshtim në natyrën, tha kryeministri Rama para gazetarëve të BE, ndërsa përmendi rrjetet e interesuara të hoteleve për investimin në Zvërnec.

“Që kur keni parë në Europë projekte që vijnë si grusht kundër natyrës? Mendoni që Cheval Blanc dhe Bernard Arnault do të vrasin flamingot? Mendoni që Rosewood Hotel do të vijë këtu për të shitur ‘Mojito’ në mes të betonit? Mandarin Oriental do të dojë të lidhet me diçka që është e shëmtuar? Hotelet Aman do të vijnë të qëndrojnë mes bunkerësh?”, tha Rama.

Më tej, tha se edhe ligji i ri për investimet strategjike po hartohet sipas standardeve të BE pasi s’mund të konkurrohet duke shpërfillur natyrën.

“Ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka për të qenë i padrejtë. Gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka rëndësi. Thjesht do ta lëmë jashtë. Ligji për investimet strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend disa investime që duhet të kishin ndodhur. Duan status të mbrojtur e me radhë, por s’kemi probleme me këtë. Po punojmë për një ligj të ri për investimet. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE dhe kjo është mjaft e qartë. Shqipëria mund të ëndërrojë e përfytyrojë, të imagjinojë çdo gjë që Shqipëria apo qeveria kërkon, por ka një garanci për të gjithë. Nuk ka diçka të tillë si aktivitete që dëmtojnë mjedisin. S’mund të ndodhin sepse duhet të jemi në përputhje me standardet e BE. Nuk konkurron dot duke shpërfillur natyrën, është e pamundur. Ja pse ndihem i zemëruar me të gjithë ata që nuk e kuptojnë që është bekim për Shqipërinë që është diçka e jashtëzakonshme një zhvillim i mbështetur në natyrë. Ja pse zemërohem, por i zemëruar me veten, natyrisht, jo me ju”, përfundoi kryeministri.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët e huaj, kryeministri Edi Rama ironizoi gjithashtu akuzat që e lidhin herë me George Soros e herë me Kushner, ndërsa theksoi se qëllimi i tij është të tërheqë investime në Shqipëri dhe se vendi nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve politike në SHBA.

“Kur Jared Kuchner dhe Ivanka Trump erdhën këtu, nuk ishte ende e qartë nëse Donald Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Për mua, ata ishin investues amerikanë që pyesnin nëse mund të kishin një shans për të investuar në Shqipëri. Nuk ishin familja e Donald Trumpit, sepse Trump asokohe mund të shkonte në burg sepse përballej me shumë akuza. Por nuk më takonte mua të merresha me këtë.  Nga njëra anë më thonë që jam njeriu i Sorosit, nga ana tjetër i Kuchnerit , pa gjejeni kush jam? Unë jam kryeministri i Shqipërisë që dua që të vijnë e të investojnë këtu e të jenë miq të këtij vendi. Nuk mendoj se Shqipëria duhet të jetë ushqim për betejat politike në SHBA. Unë dua që cdo projekt të jetë i bazuar në fakte. Afro 25% më shumë natyrë e gjelbërim është ajo që do të sillet nga projekti sepse këto janë objektivat që kemi., Kushdo që më merr për të mirëqenë gabohet” tha Rama

Protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani, u tha kryeministri Rama gazetarëve të BE, teksa shtoi se për ta mbështetur këtë, do të publikohen faktet.

“Ka aktorë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe ka të tjerë që po përpiqen ta përdorin për axhendën e tyre që ka të bëjë me Shqipërinë si një vend interesant për t’i dhënë energji politikëbërjes së tyre. Kemi shumë të dhëna për këtë, do të bëjmë publike faktet. Vetëm faktet. Ka një aktor dashakeq që është Irani, e dimë me fakte. S’kam thënë asnjëherë që Irani e shpiku, po them që Irani u hodh menjëherë në këtë histori. Jemi në luftë kibernetike prej disa vitesh tashmë”, tha Rama.

Më tej tha se ka një sulm të madh për të vrarë këtë projekt, të cilin ai nuk do ta lejojë të ndodhë.

“Është një sulm i madh për të vrarë një projekt para se të lindë. Këtë nuk e lejoj, nuk do të ndodhë”, shtoi kryeministri.

Ndryshe nga Zvërneci për të cilin ka marrëveshje pronësie, për Sazanin s’ka ende një tillë. Kryeministri Rama u tha gazetarëve të BE se Sazani nuk po shitet dhe as nuk ka pasur përpjekje për ta blerë. Edhe nëse do të kishte, garantoi Rama, alternativa nuk do të pranohej sepse ishulli u përket shqiptarëve.

“Ishulli i Sazanit nuk ka nevojë për një projekt pikë së pari, ka nevojë për një marrëveshje. S’kemi marrëveshje për ishullin e Sazanit sepse po negociojmë prej 2 vitesh. Kurrë s’kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Shqipërisë. Ishulli u përket shqiptarëve, Republikës së Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet, do të ketë pronësi të objektit. Po negociojmë. E kuptoni pse jam… si ta them… nuk jam as i zemëruar, i frustruar deri në kockë sepse sheh gjithë këto foto, ishulli i Sazanit i ndërtuar me kulla Trump, këtej thuhet turp t’i vijë Edi Ramës! Është krejt e kundërta, po negociojmë. Shteti shqiptar do të fitojë prej kësaj. Për ishullin nuk kanë ende asnjë skicë të paraqitur sepse nuk kanë asnjë marrëveshje”, tha Rama.

Gjatë konferencës nuk munguan as tonet e ironisë. Në një moment, një gazetare irlandeze i kërkoi kryeministrit Edi Rama një dedikim në librin “The Albanian Files”, një botim mbi arkitekturën dhe transformimin urban të Shqipërisë, me parathënie të vetë Ramës dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore ndërkombëtare. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shprehu simpatinë për irlandezët dhe ironizoi akuzat që i janë bërë gjatë debatit për projektin në Sazan, duke iu referuar vetes si “vrasës flamingosh”.

” A dëshironi një dedikim? Do jua shkruaj nga një vrasës flamingosh. Për mua irlandezët janë nga njerëzit që jo vetëm që më pëlqejnë, por po të zgjedhja në një jetë tjetër do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej pse jam kokëfortë sepse do ta merrnin të mirëqenë” tha Rama duke shkëmbyer batuta me gazetaren dhe duke e nënshkruar librin me këto fjalë ‘Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamengosh” “Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket shumë e dyshimtë” shtoi ai.

Një gazetare rumune e pyeti Ramën nëse projekti është anuluar apo pezulluar, por shefi i qeverisë u kujdes të thotë se ende nuk ka një projekt dhe nuk ka çfarë të pezullohet.

Rama: Nuk është anuluar, se s’ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtra që u kanë bllokuar trurin.

Gazetarja: Jo jo unë e kam trurin në rregull…

Rama: Truri e keni në rregull, problemi është sa i hapur është ai për faktet. Nuk është ne rregull. Kemi të tjerë këtu dhe duhet të më thonë nëse kam thënë në fillim që e kemi anuluar projektin, atëherë më duhet të shohim regjistrimin. Keni ardhur e bindur se ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thash në fillim që projekti është anuluar. Po talleni me mua apo çfarë. Ajo që në fillim thasë që projekti është anuluar. Seriozisht e keni? Kurrë s’kam thënë që kemi anuluar projektin, s’ka pasur kurrë. Po punohet për projektin, çfarë ka këtu për të mos  u kuptuar. Faktet janë të mërzitshme, por gënjeshtrat janë shumë joshëse.

Që ta anulosh duhet ta kesh një projekt, përndryshe çfarë do të anulosh. Ju nuk shihni asnjë ndryshim mes, nuk ka projekt dhe projekti është anuluar. Prandaj e bëra këtë pyetje, sepse doja që ju ta qartësoni, mos këmbëngulni. Gjyshja ime thoshte që të bësh gabim është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Gazetarja: Projekti tani është i pezulluar..

Rama: Po si mund të pezullohet kur nuk ekziston? Çfarë projekti është pezulluar.

Në konferencën me gazetarët e BE, kryeministri Rama u pyet nëse është i shqetësuar për zgjerimin e protestës kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri tha se Shqipëria është një vend i lirë dhe e konsideron diçka të mirë që protesta të zhvillohet pa pengesë, ndërsa rikujtoi 21 janarin.

 

“Pikë së pari, ky është një vend i lirë. Unë vetëm kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, e di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë, në 2011, 4 protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori. Është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem, edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, por nuk është kështu, është një tjetër arritje e kësaj dekade, një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. E dyta, kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim që prej një jave apo më shumë tashmë, për të cilin morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, u bë virale dhe çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin, pronën, projektin. Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e disa apo shumë njerëzve, quajeni si të doni, edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë qesharake, por s’dua të flas për numrat, por për thelbin. Gjithçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, thashë po, e anulojmë në këtë moment, por më tregoni projektin. Nuk ka projekt. S’ka të bëjë me mua ose Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të ndezin mjedisin që është në mbarë platformat, ndërkohë që nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë, nuk kanë të bëjnë aspak me mua ose me ne”, tha Rama.

Përpara gazetarëve të BE, kryeministri Edi Rama tha se për investimin në Zvërnec po punojnë arkitektët më të mirë të Shqipërisë dhe ende s’ka projekt. Ai u tha gazetarëve të merren me faktet ndërsa po flasin me njeriun e gabuar “në kohën dhe vendin e gabuar” pasi nuk ka projekt, pavarësisht asaj që thonë protestuesit.

“Nuk jam zgjuar kurrë një ditë të jetës sime me mendimin si të bëj diçka të shëmtuar. Gjithnjë kam besuar që bukuria është ajo për të cilën kemi nevojë dhe kam luftuar gjithmonë për të bukurën. A kam pasur gjithnjë sukses? Jo. Shqipëria është një vend ku ju sfidj me fakte se numri më i madh i arkitektëve më të mirë të botës po punojnë së bashku, më vete për projektin. Këtë lloj përqendrimi nuk e gjeni në asnjë vend të Europës sepse duam të bukurën, cilësinë, gjëra që e ndryshojnë njëherë e mirë jo vetëm perceptimin në këtë vend. Pyetja është nëse unë, jam një njeri që merret me politikë dhe nëse kërkon të ndryshojë vendin e vet si kryeministër duhet të vihem në dyshim dhe trajtohem si njeri i pavlerë përballë ndërtesës ku punoj duke kërkuar gjëra që janë legjitime, i bën ata më të respektuar sesa unë? Pse? Sepse çdo politikan është hajdut? Çdo njeri është i korruptuar? Duhet t’u besoni fakteve sepse si mund të merremi me këtë oqean? Gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha. Po flisni me personin e gabuar, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar sepse keni  ardhur pas 7 ditëve që është përhapur dhe ka mbytur botën. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një mediaje të madhe është por këta protestues thonë që ka një projekt. Çfarë është kjo?”, tha kryeministri.

Turizmi elitar mund të frenojë dëmet e turizmit masiv dhe të sigurojë më shumë të ardhura, tha kryeministri Rama në konferencën me gazetarët e BE. Ndërsa fokusin e bisedës e përqendroi te mjedisi dhe mbrojtja e tij që ditët e fundit është kthyer në temë për shkak të protestave për Zvërnecin, Rama tha se flamingot në atë zonë nisën të riktheheshin kur ai mori pushtetin, për shkak të moratoriumit për gjuetinë.

“Pak gjëra mund të jenë të krahasueshme që turizmi në nivelin e luksit mund të jetë kundër njerëzve. Ajo që sjell një turist në një resort luksoz është më shumë në kuptimin e të ardhurave dhe më pak në kuptimin e turizmit, trafikut. Turizmi luksoz e mbron një vend nga ajo që mund t’i ndodhë nga turizmi masiv. Turizmi masiv ka qenë ambasador i shkëlqyer, por s’mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, na duhet të kemi turizëm luksoz për të ndryshuar shkallën e të ardhurave dhe për të ulur trysninë që turizmi masiv ka mbi mjedisin. Të flasim për mjedisin. Flamingot. A e dini se kur nisën të ktheheshin flamingot? Kur unë mora qeverinë, nuk kishte flamingo sepse Shqipëria kishte gjueti të paligjshme. Flamingot e pelikanët nisën të riktheheshin pasi vendosëm moratorium për gjuetinë e paligjshme, për prerjen e pyjeve për 10 vjet. Shihni nga pamjet satelitore”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet diçka që nuk është miratuar kurrë. Në një debat me një gazetare rumune gjatë konferencës me mediat europiane, Rama tha se raportimet për pezullimin e projektit janë të pavërteta dhe se puna për hartimin e tij vazhdon.

“Çfarë projekti është pezulluar? Si mund të pezullohet diçka që nuk ekziston? Pse thoni që është pezulluar? Cilat autoritete e kanë thënë këtë?”, pyeti Rama. Pasi gazetarja iu përgjigj se këtë informacion e kishte marrë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryeministri këmbënguli se bëhet fjalë për një informacion të pasaktë.

“Unë nuk e di çfarë ka thënë ai, por nëse e ka thënë këtë gjë, e ka gabim. Sepse nuk ka një projekt të pezulluar. Kam një mik timin dhe më duhej ta takoja për arsye të caktuara. Më tha se ishte vonë. E pyeta nëse kishte ndonjë problem. Më tha se ishte në protestë. Ky person është njeri shumë i mirë, i arsimuar, mysliman, jo fanatik, por frekuenton xhaminë. I thashë: ‘Pse dole në protestë?’ Më tha: ‘Me këtë gardhin, për të zbatuar atë që do Bibi Netanjahu, e ke tepruar.’ I thashë: ‘Ej, unë nuk jam media sociale. Ta ka zënë mendjen media sociale, por nuk është e vërtetë.’ Pra, këto gënjeshtra ua kanë zënë mendjen njerëzve, sepse projekti nuk është pezulluar dhe nuk është anuluar kurrë, sepse nuk është miratuar kurrë. Ndërsa flasim, puna vazhdon për hartimin e tij. Unë e them dhe ju vazhdoni. Kjo është çmenduri. Nuk mund të jetë fjala ime kundër tuajës. Ka të bëjë me faktet. Nuk shoh asnjë lloje prove. Unë them që ende nuk ka projekt, unë them që ende nuk kemi vlerësimin mjedisor, që po punohet mes njerëzve më të mirë. Po ju them ‘prisni dhe do të shohim’, mos paragjykoni, mos më tregoni flamingot.”, tha Rama.

Në konferencën me gazetarët e vendeve të Bashkimit Europian, ku u pyet për investimin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe debatet që kanë shoqëruar projektin, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se ekziston një leje ndërtimi për zonën dhe akuzoi rrjetin Balkan Insight për dezinformim.

Pyetje: Thatë që nuk ka një projekt, por përse është ngritur ky gardh rrethues në plazhin për të cilin po flasim dhe përse rrjeti ballkanik i investigimit thotë se ka një kompani që ka leje për të ndërtuar në këtë zonë, nëse nuk ka një projekt?

Edi Rama: “Balkan Insight po gënjen. Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por me kush provon çfarë. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, le ta tregojë atë.

Përkundrazi, nëse më pyesni dhe jeni të interesuar për faktet, po, ka një proces. Po, ka një kompani. Sigurisht që ka një kompani. Por fakti që ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi, ka një proces që ka nisur me autoritetet dhe, për ta bërë shumë të qartë, bëhet fjalë për një pronë private.

Është shqetësuese kur kalon nëpër gjithë këto postime dhe sheh gjëra kaq të pasakta, kaq të shpifura. Nëse nuk do të isha në këtë pozicion dhe nuk do të isha plotësisht i vetëdijshëm për faktet, edhe mua do të më neveriste të shihja se qeveria ime po shet një ishull pa më treguar çfarë do të ndodhë. Sigurisht që do të ndihesha i revoltuar. Por a është e vërtetë?

Së dyti, Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme. Nuk janë i njëjti projekt. Pse publikohet vazhdimisht ishulli, gardhi e gjithçka tjetër? Për të krijuar një perceptim të neveritshëm, sikur Shqipëria të jetë një republikë bananesh ku ishujt u shiten oligarkëve dhe vendi drejtohet nga një kryeministër që u shërben oligarkëve. Çfarë është kjo? Është e neveritshme, por a është e vërtetë? Jo.

Ju mendoni se keni sjellë fakte që provojnë të kundërtën e asaj që po them, por nuk është kështu. Kompania ekziston, shprehja e interesit ekziston dhe marrëveshja është private. Kështu funksionon një vend demokratik. Nuk njoh asnjë vend që mund t’i ndalojë privatët të bëjnë marrëveshje mes tyre. Nuk njoh asnjë vend ku qeveria t’u thotë privatëve: ‘Mos guxoni të lidhni marrëveshje’.

Unë njihja një vend ku privatët nuk lejoheshin të ishin privatë dhe të huajt konsideroheshin armiq. E kam njohur atë vend, e kam luftuar dhe, falë Zotit, fituam.

Është gardh, e dashur. Çdo privat ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur gardh rrethues në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve të pronave private, çfarë është kjo?

Kur ka një proces të tillë dhe një komunikim me autoritetet për një projekt, ne kemi protokolle që vërtetojnë se ky vend funksionon si një vend europian. Kemi dokumente me shkrim që tregojnë se investitorëve u janë bërë të qarta çështje si ndjeshmëria e zonës, distanca nga laguna, parametrat e zhvillimit, dendësia e ndërtimit dhe të gjitha kushtet e tjera.

Çfarë mendoni ju? Si mund të bëhet që e vërteta të shihet dhe të dëgjohet?

Unë e thashë ditën e parë dhe të dytën, pastaj hoqa dorë, sepse kuptova që kjo nuk kishte të bënte me mjedisin. Kishte të bënte me një ndjenjë që thotë: ‘Ka ardhur koha të marrim kontrollin’.

Që ditën e parë kam thënë se kushdo që është i interesuar të flasim për këtë çështje është i mirëpritur. Unë jam këtu për të folur për projektin, për mjedisin, për parametrat, për gjithçka kemi bërë deri tani, për të treguar dokumentet, faktet dhe çdo gjë që lidhet me ligjin për mjedisin.

Po ashtu, jam gati të tregoj se pretendimi se ne kemi ndryshuar ligjin që kjo të ndodhë është krejtësisht i pavërtetë. Kjo është gënjeshtër dhe unë jam gati t’jua provoj me fakte. Por si t’i provosh faktet në këtë botë?” tha Rama.

gijotina.com/

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –

By: 27
9 June 2026 at 15:29

Dhuna nga kolonët izraelitë kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor vazhdon të përshkallëzohet, tregon një raport i publikuar të martën nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së.

Vitin e kaluar, kolonët vranë të paktën shtatë palestinezë dhe plagosën 832 të tjerë, që do të thotë se numri i viktimave është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2024, sipas raportit, i cili iu paraqit Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Në korrik të vitit 2025, kolonët – të shoqëruar nga ushtarë izraelitë – sulmuan palestinezët ndërsa ata po punonin fushat e tyre. Një fermer u vra me një plumb në kokë dhe një tjetër u rrah për vdekje. “Ky trend vazhdon në vitin 2026 me sulme të kryera çdo ditë”, deklaroi OKB-ja.

Sipas raportit, autoritetet izraelite i mundësuan këto sulme përmes mbështetjes financiare dhe ushtarake. Agjencitë gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit të Izraelit, nga ana tjetër, kanë garantuar pandëshkueshmëri për dhunën e kolonëve për dekada të tëra.

OKB bën thirrje për presion më të fortë ndërkombëtar ndaj Izraelit

“Sulmet e pamëshirshme dhe të përditshme nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve janë të patolerueshme dhe duhet të marrin fund. Izraeli duhet të ndalojë së mbështeturi këtë dhunë dhe të sigurojë që forcat e tij të sigurisë të mbrojnë popullsinë civile palestineze”, tha Kryetari i Komisionit të OKB-së, Srinivasan Muralidhar.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion të përbashkët mbi Izraelin që të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, dhe të ndërmarrë veprime të menjëhershme vendimtare për të çmontuar vendbanimet dhe postblloqet, si dhe për t’i dhënë fund dhunës së kolonëve një herë e përgjithmonë”, shtoi ai.

Izraeli rregullisht i hedh poshtë kritikat ndaj veprimeve të kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor si të pabaza.

Që nga masakra e paprecedentë e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, dhuna nga kolonët radikalë kundër palestinezëve dhe pronës së tyre është rritur ndjeshëm. Mediet izraelite ndonjëherë e quajnë këtë “terror hebre”.

Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

By: 27
9 June 2026 at 15:05

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Egnatias, Nevil Dede, si trajnerin më të mirë të muajit maj në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Vlerësimi vjen pas rezultateve të shkëlqyera të skuadrës rrogozhinase në fazën “Final Four”, ku Egnatia siguroi titullin kampion për të tretin sezon radhazi. Nën drejtimin e Nevil Dedes, Egnatia triumfoi në të tre përballjet ndaj AF Elbasanit, Vllaznisë dhe Dinamo City, duke mbyllur me sukses sezonin.

Çmimi “Trajneri i Muajit” për muajin maj iu dorëzua Nevil Dedes nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në studiot e FSHF TV, në “Shtëpinë e Futbollit”, si vlerësim për punën dhe sukseset e arritura me skuadrën kampione të Shqipërisë.

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

By: 27
9 June 2026 at 14:01

Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i denoncuar si i humbur nga familjarët e tij më 5 qershor.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se i riu mund të jetë rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar, megjithëse trupi i tij ende nuk është gjetur.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë çuar në identifikimin e shtetasit Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Ai është shpallur në kërkim policor, ndërsa strukturat e Policisë vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë.

Sipas hetuesve, nga ky ambient ka dalë autori i dyshuar, i cili mund ta ketë marrë me vete 34-vjeçarin me automjet.

Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në ambientin ku dyshohet se mbahej peng i riu, si dhe në një sërë zonash të tjera, por pa mundur të gjejë gjurmë të 34-vjeçarit.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se autori i dyshuar ka lëvizur motomjetin e viktimës nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij hetimi është arrestuar në flagrancë edhe shtetasiEnea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin pas ngjarjes.

Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

By: 27
9 June 2026 at 13:51

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët që pretendojnë pronësinë prej muajsh vijojnë të protestojnë kundër zaptimit të tokave.

Banorë në Baks-Rrjoll pretendojnë se një ish-zyrtar i Kadastrës Shkodër ka tjetërsuar dokumentet e pronësisë, duke përvetësuar sipërfaqe të tëra toke dhe më pas ia ka shitur investitorit, i cili do të ndërtojë një resort turistik në bregdetin e Velipojës.

Ndonëse rasti po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës, investitori nuk është tërhequr, gjë që ka nxitur tensione mes banorëve që pretendojnë pronësinë, me përfaqësues të kompanisë ndërtuese dhe policisë private që ruan pronat, të cilët janë përleshur edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Këto raste janë shoqëruar me procedime të shumta për banorët, ndërsa leja e zhvillimit është firmosur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjetet sociale, banorët që pretendojnë pronësinë e trojeve në Baks-Rrjoll thonë se gardhi me tela me gjemba nuk rrethon thjesht një sipërfaqe toke të vjedhur, por dinjitetin e nëpërkëmbur. Banorët e Baks Rrjollit kanë zhvendosur protestën e tyre nga Velipoja në Tiranë, ku i janë bashkuar tubimit masiv që zhvillohet e rritet prej 10 ditësh.

The post Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin! appeared first on 27.

Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –

By: 27
9 June 2026 at 13:41

Prokuroria e Vlorës sekuestroi ditën e sotme pasuri me vlerë 5 mln euro, që dyshohet se ishin përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas kërkesës së Prokurorisë, janë sekuestruar 1600 m2 pasuri e llojit ‘Arë’ dhe 1900 m2 pasuri e llojit ‘Ullishte’.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi zyrtar

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.

Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe

– Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B.

Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit –

By: 27
9 June 2026 at 13:33

Nëse programi “Pas shkolle” i cili synon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollat publike dhe ofrimin e ushqimit, do të zbatohet për të gjithë sistemin 9-vjeçar në Shqipëri (nga klasat e para deri në klasat e 9) sipas llogaritjeve të Ministrisë së Arsimit, nevojitet të përballohet një kosto financiare prej 19.4 mld lekë në vit apo rreth 203 mln euro në vit.

Nëse programi do të zbatohet i plotë, Ministria e Arsimit llogarit dhënien e ushqimit për 222 mijë nxënës me një kosto ditore prej 500 lekë, për 175 ditë në vit (ditë mësimore për ushqim).

Por nga ana tjetër Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje me të ulëta, nëse ushqimi do të ofrohet për 10, 20% të nxënësve që vlerësohet si skenari bazë, apo për 30 deri në 50% të nxënësve që frekuentojnë arsimin publik në vend.

Kostoja financiare për ofrimin e ushqimit për të gjithë nxënësit e shkollave publike të arsimit 9-vjeçar, por edhe disa skenarë të tjerë të llogaritjes se kostove për ofrim të ushqimit për 10 deri 50% të nxënësve janë bërë publike në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 666, datë 10.10.2019, të këshillit të ministrave “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar ne institucionet arsimore publike”, i ndryshuar

Por në projektvendimin e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është propozuar që si e drejtë kjo t’iu përcaktohet njësive të vetëqeverisjes vendore që nëse kanë mundësi financiare të ofrojnë shërbim ushqimi në institucionet e arsimit bazë që janë në territorin që ato mbulojnë.

“Në këtë kuadër propozohet, që shërbimi të ofrohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore me miratimin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, garantohet koordinimi ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror dhe në ofrimin e këtij shërbimi të zbatohen në mënyrë të rregullt, të kontrolluar dhe në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore”, theksohet në relacionin projektvendimit.

Kostoja për ushqimin tek arsimi fillor llogaritet 110 mln euro

Por që ky shërbim të ofrohet në mbarë vendin, Ministria e Arsimit llogarit se kostoja për ofrimin e ushqimit për 121,5 mijë nxënës që frekuentojnë arsimit fillor publik nevojiten një buxhet vjetor prej 10.6 mld lekë në vit apo 110 mln euro.

Ministritë llogarisin se kostoja ditore e ushqimit për një nxënës do të jetë 500 lekë/ditë dhe ushqimi do të ofrohet për 175 ditë shkollore.

Por koston e ofrimit të ushqimit ministritë llogarisin disa skenarë kostoje.

Nëse ushqimi do të ofrohet për 10% të nxënësve apo për 12,154 nënës kostoja llogaritet rreth 1 mld lekë apo rreth 11 mln euro.

Skenari për 20% të nxënësve që konsiderohet edhe skenari bazë (24,309 × 500 × 175 = 2,127 037,500 lekë.

Skenari për 30% të nxënësve llogarit një kosto prej rreth 3,1 mld lekë dhe për 50% të nxënësve llogaritet kostoja prej 5,3 mld lekë.

Kostoja e ushqimit për arsimin 9–vjeçar llogaritet 92 mln euro

Në total për ofrimin e programit “Pas shkolle” për 100,657 nxënës të arsimit 9 vjeç publik llogaritet një kosto financiare prej 8,8 mld lekë në vit apo rreth 92 mln euro në vit.

Edhe për këtë sistem shkollor Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje.

Nëse ushqimi do të ofrohet për 10% të nxënësve llogaritet një kosto prej 880.7 mln lekë.

Për 20% të nxënëseve, që edhe për klasat nga e 6 deri në 9-n vlerësohet si skenar bazë kostoja llogaritet 1,7 mld lekë në vit.

Dhe për 50% të nxënësve kostoja llogaritet rreth 4.4 mld lekë në vit.

Çfarë synon programi “Pas shkolle”

Programi “Pas Shkolle” synon të ofrojë mbështetje shtesë për nxënësit përmes aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive pas përfundimit të orarit mësimor. Ky model rrit kohën që nxënësit kalojnë në ambientet e shkollës dhe kërkon masa mbështetëse që garantojnë mirëqenien dhe përqendrimin e tyre gjatë gjithë ditës. Në këtë kuadër, ofrimi i ushqimit në shkollë konsiderohet një element kyç për funksionimin efektiv të këtij programi.

Mbështetje për modelin e shkollës me kohë të zgjatur Sigurimi në i ushqimit në shkollë mbështet qëndrimin e zgjatur të nxënësve institucion, duke garantuar energjinë dhe mirëqenien fizike të nevojshme për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e programit “Pas Shkolle”.

Përmirësimi i rezultateve në të nxënë shqyerja e rregullt dhe e balancuar ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin, memorien dhe performancën akademike të nxënësve. Integrimi i ushqimit me ktivitetet mbështetëse pas mësimit mund të rrisë efektivitetin e ndërhyrjeve arsimore dhe të përmirësojë rezultatet në të nxënë.
Promovimi i barazisë dhe përfshirjes sociale Programi i ushqimit në shkolla ndihmon në reduktimin e pabarazive sociale, duke siguruar që të gjithë nxënësit, veçanërisht ata nga familje me më pak mundësi ekonomike, të kenë akses në një vakt të shëndetshëm gjatë qëndrimit të zgjatur në shkollë.
Rritja e pjesëmarrjes në programin “Pas Shkolle” Ofrimi i ushqimit në shkollë rrit motivimin e nxënësve dhe besimin e prindërve për pjesëmarrjen në aktivitetet pas mësimit, duke kontribuar në rritjen e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së programit nëpërmjet shkronjës “h” të pikës 1 të projektvendimit parashikohet se pas pikës 22 shtohet pika 22/1 që përcakton se njësitë e vetëqeverisjes vendore, me fondet e tyre buxhetore apo transfertës nga buxheti i shtetit, për institucionet arsimore parauniversitare publike në territorin që mbulojnë, mund të ofrojnë shërbimin e ushqimit për nxënësit, në përputhje me standardet dhe rregullat e miratuara nga autoritetet përgjegjëse për ushqimin./ Monitor

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

By: 27
9 June 2026 at 13:09

Këngëtarja dhe moderatorja, Enxhi Nasufi i është përgjigjur publikisht kryeministrit Edi Rama pas sulmeve të vazhdueshme ndaj protestuesve për shkak të faktit se ata janë ngritur masivisht në protestë kundër qeverisjes së tij.

Në një letër të hapur, ajo shkruan se kryeministri Rama nuk po tallet vetëm me disa profile në rrjete sociale, por me qytetarë që mbajnë vendin në këmbë çdo ditë. Ajo flet për sakrificat që i është dashur të bëjë sikurse çdo i ri në vend, të cilët përballen me pasiguri ekonomike dhe çmime stratosferike.

Moderatorja shprehet se të rinjtë nuk përballojnë dot blerjen e një shtëpie për shkak të çmimeve të larta dhe se ata ngurojnë të krijojnë familje për shkak të pasigurisë ekonomike dhe mungesës së sigurisë në të ardhmen.

“Një brez i tërë të rinjsh nuk po arrin të blejë një shtëpi në vendin e vet. Një brez i tërë po shtyn krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve nga pasiguria ekonomike, nga mungesa e sigurisë për të ardhmen dhe nga çmimet stratosferike të jetesës dhe banesave në Shqipëri.”, shkruan ajo.

Nasufi i kujton kryeministrit se në një demokraci pushteti nuk është pronë private e askujt, por një mandat i përkohshëm që nga buron nga qytetarët.

Më pas, i drejtohet duke i thënë se “nga pozita e kryeministrit është e lehtë të ironizoni. Më e vështirë është të dëgjoni”.

 

1

2

3

4Screenshot 2026-06-09 1248010

 

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

By: 27
9 June 2026 at 12:38

Publikimi i një dokumenti udhëzues drejtuar deputetëve të PS-së, në një kohë që Edi Rama po përballet me protesta, ka krijuar përplasje të forta mes deputetëve socialistë, kreut të grupit Taulant Balla, dhe këshilltares së Kryeministrit Edi Rama, Jonida Shehu.

Shqetësimi nis me atë se kush e ka shpërndarë materialin, teksa këshilltarja e Ramës hedh dyshime se ai ka rrjedhur në media nga deputetët. Ndërkohë Taulant Balla kërkon nga deputetët që materialet që iu dërgohen të mbahen konfidenciale, të mos u jepen mediave.

I gjithë debate sërish ka rrjedhur në mediat, që kanë publikuar bisedat “sekrete” në grupin parlamentar, çka do të thotë se ‘një spiun’ i pashqetësuar nga Balla dhe këshilltarja e Ramës, ka vijuar të publikojë atë që zien mes deputetëve.

"Fol me etikë"/ Ballës dhe këshilltares së

Nga mesazhet e publikuara duket se deputetja Zamira Sinaj është e prekur nga gjuha që përdor këshilltarja e Ramës, teksa i kërkon që të flasë me etikë me ligjvënësit.

"Fol me etikë"/ Ballës dhe këshilltares së

Erion Malaj ka tentuar të mbyllë debatin, teksa shkruan se problemet tashmë dolën dhe duhet treguar pak më shumë kujdes.

Dokumenti që ka shqetësuar Ballën dhe Jonida Shehun, këshilltaren e Ramës, përcakton qartë jo vetëm tonin që duhet të përdoret në publik, por edhe mesazhet që duhet të përsëriten nga çdo përfaqësues i PS-së.

"Fol me etikë"/ Ballës dhe këshilltares së

Udhëzimi i parë është domethënës. Socialistëve u kërkohet të heqin dorë nga gjuha e ashpër dhe të shmangin çdo shenjë arrogance apo cinizmi.

“Shmangni arrogancën, sa më modestë”, thuhet në dokument. “Ne asnjë moment cinizëm, por mirëkuptim”, vijon udhëzimi.

Po aq domethënës është edhe orientimi për të mos sulmuar protestën apo pjesëmarrësit e saj. “Jo akuza protestuesve, as protestës, por elementëve brenda saj”, thuhet në dokument.

E ndërsa deputetëve u kërkohet të shmangin arrogancën në publik, duket se në rradhët e tyre, pavarësisht asaj që shfaqet si një ‘trup i bashkuar’ situata zien, dhe ligjvënësit, sikundër shprehet Sinaj, trajtohen pa etikë, qoftë edhe nga një prej këshilltareve të Kryeministrit.

Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

By: 27
9 June 2026 at 12:16

Fron Nahzi – Euractiv

Protestat në Shqipëri – të quajtura “ Revolucioni i Flamingos” – mund të kenë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, por nuk ka gjasa t’i japin fund pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Jo sepse shqiptarët janë të kënaqur. Jo sepse korrupsioni është zhdukur. Jo sepse institucionet e Shqipërisë janë më të forta se kurrë. Rama mbetet i sigurt sepse opozita zyrtare ka kaluar vite duke shkatërruar besueshmërinë e vet. 

Për sa kohë që Partia Demokratike mbetet e lidhur me Sali Berishën, Rama fle rehat. Për shumë shqiptarë, zgjedhja nuk është midis një qeverie dhe një opozite. Është midis dy epokave politike nga të cilat janë lodhur. Berisha, i rënduar nga dekada polemikash, mbetet një simbol i një klase politike që refuzon të largohet nga skena. Partia Demokratike i ngjan gjithnjë e më shumë një biznesi familjar që maskohet si një lëvizje politike, më e interesuar në mbrojtjen e trashëgimisë së vet sesa në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.  

Kjo është politika më e madhe e sigurimit politik të Ramës. Por sfida e tij më serioze nuk po del nga Parlamenti, por nga shoqëria civile. Lëvizja Flamingo nuk është thjesht anti-Rama – është edhe anti-Berisha. Ajo hedh poshtë zgjedhjen e gabuar që ka dominuar politikën shqiptare për një brez dhe përfaqëson qytetarët e rraskapitur nga lufta e përhershme politike midis burrave që e kanë sunduar Shqipërinë drejtpërdrejt ose tërthorazi për pjesën më të madhe të epokës postkomuniste. 

Ajo që e bën lëvizjen të rrezikshme nuk është madhësia e saj, por mesazhi i saj. Ajo kërcënon historinë që Rama ka ndërtuar me kujdes për dy dekada.  

Asnjë politikan në Ballkan nuk e ka reklamuar veten me kaq sukses te elitat perëndimore. Rama nuk është thjesht kryeministri i Shqipërisë, ai është bërë një markë e stilit të jetesës politike. I rrjedhshëm në anglisht, frëngjisht dhe italisht, ai lëviz pa mundim nëpër konferenca, galeri arti, grupe mendimi, samite dhe rrethe shoqërore elitare. Ai adhurohet nga gazetarë, diplomatë, arkitektë, filantropë, konsulentë dhe krijues të shijeve kulturore që shohin tek ai imazhin e një reformatori modern evropian.

Shumë admirues perëndimorë flasin për Ramën sikur ai nuk po e qeveriste thjesht Shqipërinë, por sikur po e zvarriste personalisht atë në shekullin e njëzet e një. Pikërisht ky është problemi. 

Ndonjëherë, Rama duket më pak i interesuar të jetë kryeministër sesa të bëhet një figurë historike. Ai është politikan, piktor, autor, patronazh arkitektësh, stilist kravatash, intelektual publik dhe kurator kulturor i mbështjellë në një personalitet të ndërtuar me kujdes. Ai nuk qeveris thjesht Shqipërinë. Ai e performon Shqipërinë. 

Një protestë jashtë Ambasadës Shqiptare në Londër, 6 qershor 2026.

Gjithçka përfundimisht sillet rreth tij. Projektet e infrastrukturës bëhen projekte të Ramës. Iniciativat kulturore bëhen iniciativa të Ramës. Politika e jashtme bëhet diplomaci e Ramës. Zhvillimi urban bëhet vizioni i Ramës. Qeveria i ngjan gjithnjë e më shumë një prodhimi me një njeri në të cilin ministrat mbështesin aktorët dhe institucionet ekzistojnë për të amplifikuar personazhin kryesor.  

Mbrojtësit e tij e quajnë këtë lidership. Kritikët e tij e quajnë narcizëm të ngritur në një filozofi qeverisëse. 

Rrënjët e këtij stili politik shtrihen që nga vitet e tij si kryetar bashkie i Tiranës. Historia u bë e famshme: Rama pikturoi fasadat e ndërtesave të epokës komuniste me ngjyra të ndezura dhe fitoi vlerësime ndërkombëtare. Vizitorët e huaj panë kreativitet dhe transformim. Kritikët panë diçka tjetër: fasada shumëngjyrëshe që fshihnin realitete të lëna pas dore pas tyre. 

Vite më vonë, metafora duket e pashmangshme. Kullat moderne ngrihen, arkitektët ndërkombëtarë mbërrijnë, zhvillimet luksoze shumohen, investitorët e huaj mirëpriten me krahë hapur. Megjithatë, shumë shqiptarë pyesin gjithnjë e më shumë nëse transformimi po ndodh për qytetarët e zakonshëm apo për një klasë globale investitorësh, zhvilluesish, konsulentësh dhe miqsh politikë.  

Pavarësisht se drejton një Parti Socialiste, Rama shpesh qeveris më pak si një socialist dhe më shumë si drejtori ekzekutiv i një shteti të vogël të disponueshëm për blerje. Pavarësisht nëse paratë vijnë nga Evropa, Gjiri, Emiratet e Bashkuara Arabe, apo projekte të lidhura me rrethin e Donald Trump dhe Jared Kushner , mesazhi është jashtëzakonisht i qëndrueshëm: Shqipëria është e hapur për biznes.  

Shumica e shqiptarëve nuk i kundërshtojnë investimet. Përkundrazi; ata e mirëpresin zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Ajo që ata kundërshtojnë është errësira. Ata duan transparencë në vend të marrëveshjeve të fshehta. Ata duan llogaridhënie në vend të favorizimit politik. Ata duan institucione që kanë më shumë rëndësi sesa personalitetet. 

Këto kërkesa godasin drejtpërdrejt në zemër të projektit Rama. Mbështetësit ndërkombëtarë të kryeministrit shpesh e lavdërojnë vendosmërinë e tij. Ata festojnë aftësinë e tij për të kapërcyer burokracinë dhe për të kryer punët. Por demokracia buldozer duket gjithmonë më tërheqëse nga jashtë sesa nga brenda. Elitat perëndimore i duan udhëheqësit e fortë kur ata miratojnë projekte arkitekturore, nënshkruajnë marrëveshje investimi dhe flasin gjuhën e modernizimit.  

Qytetarët duhet të jetojnë me pasojat. Këtu lëvizja Flamingo ka dhënë goditjen e saj më të fortë. Ajo ka ekspozuar hendekun midis Shqipërisë që ekziston në revistat ndërkombëtare dhe Shqipërisë që përjetojnë shumë prej qytetarëve të saj. Ajo u ka imponuar pyetje të pakëndshme admiruesve perëndimorë, të cilët shpesh kanë qenë të gatshëm të anashkalojnë shqetësimet demokratike në këmbim të stabilitetit, mundësive të investimit dhe një partneri karizmatik.  

Edi Rama me Emmanuel Macron në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj 2025 në Sheshin Skënderbej në Tiranë, Shqipëri.

Simbolika s’mund të ishte më e përsosur: një  flamingo rozë përballë një kryeministri dy metra të gjatë, i cili ka kaluar vite duke u ngritur mbi politikën shqiptare. 

Për momentin, Rama mbetet plotësisht në kontroll. Ai nuk do të japë dorëheqjen. Ai e kupton që protestat vijnë e shkojnë. Vjedh vapa e verës, turmat tkurren, ciklet e lajmeve ndryshojnë. Qeveritë mbijetojnë dhe establishmenti ndërkombëtar mbetet kryesisht mbështetës. 

Kjo është arsyeja pse lëvizja Flamingo nuk ka gjasa ta largojë atë nga pushteti. Rëndësia e saj qëndron diku tjetër. Për herë të parë në vite, ajo ka sfiduar mitin që rrethon Edi Ramën, duke zbuluar se pas imazhit të artistit-burrështetas, të preferuarit të konferencave dhe hapjeve të galerive perëndimore, qëndron një politikan që akuzohet gjithnjë e më shumë për përqendrimin e pushtetit, ndërsa e paraqet atë si përparim.  

Kërcënimi më i madh për Edi Ramën nuk është Sali Berisha, i cili mbetet i rënduar nga e kaluara. Nuk është as vetë lëvizja Flamingo. Kërcënimi i vërtetë është hendeku në rritje midis imazhit që ai ia ka shitur me sukses botës dhe realitetit që një numër gjithnjë e në rritje i shqiptarëve besojnë se po përjetojnë në vendlindje. 

❌