Normal view

Jimenez shënon të dytin, Meksika mbyll llogaritë me Afrikën e Jugut që merr karton të kuq –

By: 27
11 June 2026 at 22:49

Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari që e organizon këtë kompeticion tre herë, pret Afrikën e Jugut për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

“Aztekët” kërkojnë ta nisin me fitore ndeshjen e parë të këtij Botërori historik, ndërsa “Bafana Bafana” do të surprizojë botën që në start.

REZULTATI LIVE:

Meksikë 2-0 Afrikë e Jugut
Quinones 9′, Jimenez 67′

67′ Meksika mbyll llogaritë e ndeshjes, shënon Raul Jimenez.(Video)

50′ Afrika e Jugut ngelet me 10 lojtarë. Sithole ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli si lojtari i fundit. (Video)

9′ Meksika hap ndeshjen mjaft shpejt, gjen golin e avantazhit me Quinones, që përfiton në maksimum nga një gabim në mbrojtje. (VIDEO)

gijotina.com/

Goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (VIDEO) –

By: 27
11 June 2026 at 21:55

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht.

Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari që e organizon këtë kompeticion tre herë, pret Afrikën e Jugut për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

“Aztekët” kërkojnë ta nisin me fitore ndeshjen e parë të këtij Botërori historik, ndërsa “Bafana Bafana” do të surprizojë botën që në start.

Takimi do të luhet në Mexico City, ndërsa drejtësi do të vendosë braziliani Wilton Sampaio.

REZULTATI LIVE:

Meksikë 1-0 Afrikë e Jugut
Quinones 9′

9′ Meksika hap ndeshjen mjaft shpejt, gjen golin e avantazhit me Quinones, që përfiton në maksimum nga një gabim në mbrojtje. (VIDEO)

gijotina.com/

Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

By: 27
11 June 2026 at 20:51

Një vajzë, e cila ishte pjesë e protestës para Kryeministrisë, rrëfeu historinë e trishtë të vuajtjeve të saj dhe familjes së saj, për shkak të pamundësive ekonomike në Shqipëri.

Duke folur për emigrimin masiv të shqiptarëve, ajo tha se nënat shqiptare po vdesin me sytë nga dera për të parë fëmijët e tyre.

“Jam rritur jetime, pa babain. Më rriti nëna, politikanët nuk e dinë çdo të thotë të flesh me barkun bosh. Na keni vjedhur ëndrrat, jetën, prindërit. Ky popull meriton të jetojë me dinjitet në tokën e vetë. Meriton të përfaqësohet nga burra dhe gra të ndershëm. Ne jemi këtu për çdo nënë që vdiq me sytë nga dera. Betohem para zotit që nuk ka më heshtje dhe gjunjëzim. Shqipëria dhe e ardhmja është e jona. Ne u ngopëm me varfëri ju do ngopeni me drejtësi”, tha një qytetare nga protesta.

gijotina.com/

Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

By: 27
11 June 2026 at 20:33

Nga Elvira Dones

Nuk di si fle e si zgjohet Kryeministri shqiptar; nuk kam si ta di. Platoni, në veprën e tij “Republika” përqaste gjumin me botën e hijeve dhe iluzioneve, duke sugjeruar se mendja gjatë gjumit sjell në sipërfaqe refleksione të realitetit, më shumë (apo në vend) të së vërtetës. Gjatë fjetjes, subkoshienca – e cila gjatë ditës normalisht shtyp e nënshtron natyrën bestiale të individit – gjatë natës nuk na lë të qetë. E vërteta dhe perceptimi vetjak i realitetit janë gjithmonë në luftë mes tyre.

E mora larg e larg. Por larg jam, fizikisht, këto javë, nga vendlindja e edhe nga Zvicra, vendi adoptiv. Kam ndjekur e ndjek netëve e çdo mëngjes, përshkuar nga emocione që i afrohen tërmetit emocional.

Nuk kam fjalë të mënçura, pasi shumë pena të ndritura në Shqipëri e në diasporë kanë shkruar bukur, kthjelltë. Nuk do të dija të shkruaja më mirë.

Por ja, e kam me këtë punën e gjumit. Si fle Edi Rama? Përpos arrogancës, gënjeshtrave e talljeve e bërbuzjes që u bën turmave në sheshe; përpos akuzave të komploteve ndërkombëtare. Është në vështirësi, edhe se më mirë vdes se t’ia pranojë vetes. Hamendësoj se edhe skllevërit e administratës së tij janë në sëkëlldi, por më mirë bëjnë sepuku se të marrin guximin t’i thonë bosit: Po shkojmë në vetvrasje.

Ajo që unë shoh është mrekullia e turmave në sheshe.

Ata njerëz flenë mirë: nipat e mi flenë mirë, të moshuarit dhe brezi i ri i palidhur nga zinxhirët e partive flenë mirë..

Kush po proteston fle mirë, pasi e di që po bën diçka për vendin, sepse kur thika të ka kaluar tej e tej nuk ke më ç’të humbasësh. Por mund t’i thonë vetes se aty ishin.

Protestojnë sfilitur nga ulja e kokës; sfilitur nga të qënit konsideruar flora e fauna.
Edi Rama, në 2013 të besuam. Unë mes shumë të tjerëve, duke shpresuar në një tjetër Shqipëri. Personalisht mendoj se ishte gabimi më i madh që bëra. Errare humanum est. Shqipja jote dikur, Rama, ishte brilante. Ti ishe njeriu jashtë skemave; edhe ekscentrizmi yt na u duk i denjë për një tjetër Shqipëri.

Tani Edi Rama edhe shqipja jote është varfëruar. Kur të dëgjoj e lexoj më kapin mornicat.
Tani të ftoj ta lësh vendin të marrë frymë. Forca jote aktuale është një opozicion qesharak, i cili të përshtatet.

Por, Rama, lëre Shqipërinë të bëjë gabime të tjera. Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban për ambicien tënde të sëmure.

“Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi

By: 27
11 June 2026 at 20:25

 

Zgjedhjet janë një okazion i madh mbi asfalt! Kryebashkiakët ndajnë paratë e tenderave, kompanitë mbushin llogaritë, ndërsa banorët shpresojnë të hidhet bitum tek rruga e lagjes. Tashmë që Erion Veliaj është burg, kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, mund të jetë “magjistari” më i madh i zhdukjes së fondeve publike.

Një tender, një video fillim projekti, një tjetër “vazhdon puna”, një pamje “afër përfundimit”, një video “ja rruga e re…” dhe janë zhdukur miliarda lekë. Vijnë zgjedhjet, nis programi i ri me rrugët e vjetra që janë bërë disa herë.

Le të bëhemi konkretë. Në 17 prill 2026, Bashkia Kamëz njoftoi tenderin me objekt “Rikonstruksion rruga “Demokracia”; Ndërtim trotuare rruga “Korabi” dhe Ndërtim i rrugëve pingul Demokracia, Paskuqan”

Janë 194.2 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH që do të mbulojnë projektin e këtyre segmenteve.

Qytetari i Kamzës mund të habitet nga kjo që dëgjon. Këto rrugë sapo kanë mbaruar! Njëri është segmenti “Korabi”. Me tenderin e ri pretendohet se do të mdërtohen trotuaret e rrugës.

Por në videon me autor Rakip Sulin, të datës 7 gusht 2025 është lajmëruar përurimi. Në përshkrimin e videos kemi një tekst të Sulit që na kthjellon: “Përfundoi blloku i rrugëve në Valias!

Rruga “Korabi”,

Rruga “Albanet”,

4 rrugica pingul me rrugën “Gjirokastër”, me një gjatësi prej 1.2 km, me të gjitha standardet:

Asfaltim,

Trotuare

Rrjet kanalizimesh dhe ujësjellës

Ndriçim

Sinjalistikë rrugore.

#BashkiaQëDuam”

Pas një viti rruga paska nevojë përsëri për trotuare të reja. Këtë kryetar duhet ta kontrollojë KLSH dhe SPAK se po vjedh dhe shpërdoron pa pasur frikë se lë gjurmë. Për hir të së vërtetës një fond u harxhua për këtë rrugë edhe në vitin 2018 nga ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu.

Megjithëse nuk kishte mbështetjen e qeverisë së Rilindjes, Mziu harxhoi miliarda lekë nga arka e bashkisë në projekte që nuk u mbyllën me cilësi për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit.

Xhelal Mziu, në vitet 2017-19 inspektonte herë pas here punimet e rrugës “Demokracia”. Ky investim ju vinte në ndihmë, jo vetëm banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit, por dhe atyre të Tiranës, që zgjedhin këtë aks rrugor për të shkuar në kryeqytet.

Rruga u financua totalisht më të ardhurat e Bashkisë Kamëz, me vlerë mbi 2.5 miliardë lekë dhe ishte e ndarë në 3 lote.

Pasi bashkinë e mori në dotë PS, Rakip Suli do ta ndërtonte nga e para këtë rrugë. Perseri tendera për para’ dhe inaugurime. Punimet do të mbaronin shtator 2023.

Pamjet e rrugës të atij momenti na i sjell vetë Rakip Suli.

“Rruga “Demokracia” në Bathore, një tjetër super investim i realizuar me standardet më të mira infrastrukturore”, shkruan kryebashkiaku.

“Asfaltim, Kanalizime, Ujësjellës, Trotuar…”, numëron Suli punimet e kryera.

Dhe aq mirë i bën rrugët Suli sa nuk kapin zgjedhjet e radhës! Në tetor 2025, Rruga Demokracia do të shqepej nga shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, edhe kjo nën varësinë e Sulit.

“Rruga “Demokracia”, Paskuqan. Grupi operacional me profesionalizëm dhe kohë rekord, ka përfunduar me sukses spostimin e tubit φ140. Furnizimi është kthyer në normalitet!”

Nuk qenkan marrë me tubat në vitin 2023! Me sa duket, procesi përmbante vetëm asfalt dhe beton sa për inaugurim!

Kështu, rruga e re që e pati jetëgjatësinë 2 vjet, hapi gojën të marrë miliarda të tjera. Këtu hyn në lojë Rakip Suli. Tek tenderat nuk i lë në dorë asgjë rastësisë.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”. Ky është përshkrimi për “flamurin e kuq” të riskut të korrupsionit, vlerësuar nga Open Data Albania.

Në tenderin e mbajtur më 4 maj 2026, kanë aplikuar fillimisht 16 operatorë ekonomikë dhe bashkime formash. Por procedura tregon se fituesi ishte i paracaktuar. “Bami” SHPK, me pronar Besnik Bamin, që u shpall më 28 maj 2026, pasi “magjistari” Suli eliminoi konkurrencën.

Dikur mbështetës i Sali Berishës, Bami u afrua me Ramën pas ardhjes së “Rilindjes” në pushtet.

Biznesmeni rezulton pjesë e dosjes së SPAK për zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas dokumenteve, në një bisedë me Evis Berberin ish-numri 2 i qeverisë, besohet se i referohej Besnik Bamit me inicialet ‘BB’.

Zonja Balluku i referohet ‘BB’-së me epitete të rënda, duke treguar se tenderat për biznesmenin janë imponuar nga një tjetër dorë, pa dëshirën e saj, me shumë gjasa nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri dyshohet se ka ndarë kontratat dhe koncesionet, edhe për Ram Gecin, Bashkim Ulajn, Pëllumb Salillarin etj.

Biseda e Belinda Ballukut me Evis Berberin për Besnik Bamin

………………………………………………………………………….

Balluku: “I ke hapur ti? Epo një do ta marri ky super k.. Ia ka premtuar R”

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po BB e kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë”.

Në orën 18:11, Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare që unë nuk di cfare bën ti”.

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.

Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo kë të dojë, jo”.

Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vij në…”

—————————————————————

Nga ky fragment i shkurtër, duket hapur raporti që shkon përtej komunikimit institucional dhe dikton menaxhimin mafioz të parasë publike.

Përmes kompanisë së ndërtimit, Besnik Bami, pronar i “Bami” shpk, gjatë 10 viteve të fundit, ka marrë mbi 90 tendera me vlerë afro 70 milionë euro. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, në llogarinë e kompanisë së ndërtimit Bami shpk kanë kaluar mbi 36 milionë euro para publike, produkt i kontratave të favorizuara.

Paralelisht Bami ka përfituar direkt me firmën e Edi Ramës në Këshillin Kombëtar të Territorit edhe leje për kulla, me të cilat dyshohet se pastron para.

Kështu në 19 tetor 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet e ndërtimit për 12 kulla në Tiranë. Mes tyre ishte edhe leja për godinën Barcelona Tower me vendndodhje në rrugën “Ibrahim Rugova”. Vendi i saktë ku do të ngrihet kulla, është ngjitur me Shtëpinë e Gjetheve, aty ku gjenden zyrat e BKT-së.

Ndërkohë, Besnik Bami synon edhe ndërtimin e kullës tek Pallati i Kongrese në Tiranë. Sipas njoftimit të fundit të Korporatës së Investimeve Strategjike, mes 5 kompanive të kualifikuara në konkurs, ishte edhe Shoqëria “Bami Holding” me nënkontraktorët e saj të specializuar.

Emri i Besnik Bamit doli edhe gjatë hetimeve të kompanisë “5D”, me anë të të cilës, drejtorët e Erion Veliajt merrnin tendera dhe pastronin paratë.

Por lidhjet me katet e larta të korrupsionit janë vendosur më herët. Kështu, Besnik Bami është koncesionar i Aeroportit të Kukësit.

Operatori ekonomik “Bami” sh.p.k. në bashkëpunim me firmën “Global Technical Mechanichs” u shpallën fitues të tenderit me objekt “Zgjerimin e aeroportit të Kukësit dhe operimin për 35 vjet të tij me koncesion”. Sipas marrëveshjes të firmosur me qeverinë në vitin 2019, fituesit duhet të investojnë rreth 8 milionë euro pa TVSH dhe më pas do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të ardhurat nga aeroporti për 35 vjet. Pra deri në 2054, Bami do vazhdojë të marrë nga paratë e shqiptarëve.

Lidhur me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, që i ka letrat të hapura në SPAK, ku është thirrur disa herë, do të thoshim se nuk mund ta rëndojmë me gjëra që nuk i ka në dorë. Suli ka rolin e “magjistarit”, ndërsa urdhërdhënësi është sipër tij.

Në tabelën e tenderave të përfituar në periudhën  2025-2026, vezullojnë tre tendera të mëdhenj me vlerë totale 10 miliardë lekë përfshirë TVSH. Dy të fundit, Bami i ka marrë njëkohësisht. Duhet të koordinim dhe ndihmë nga dikush më sipër kryetarëve të bashkive, që të favorizohesh në disa projekte njëherësh.

gijotina.com/

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –

By: 27
11 June 2026 at 19:55

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht.

Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari që e organizon këtë kompeticion tre herë, pret Afrikën e Jugut për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

“Aztekët” kërkojnë ta nisin me fitore ndeshjen e parë të këtij Botërori historik, ndërsa “Bafana Bafana” do të surprizojë botën që në start.

Takimi do të luhet në Mexico City, ndërsa drejtësi do të vendosë braziliani Wilton Sampaio.

FORMACIONET ZYRTARE:

gijotina.com/

“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros –

By: 27
11 June 2026 at 19:49

Rektori i Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, duke akuzuar Bordin e Administrimit për ndërhyrje që, sipas tij, cenojnë autonominë e institucionit dhe shkelin ligjin.

Në një letër drejtuar ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, Gjuraj thekson se mandati i tij buron nga komuniteti universitar dhe se drejtimi i universitetit duhet të mbështetet në transparencë, përgjegjësi publike dhe respekt për autonominë universitare.

“Mandati që buron nga komuniteti universitar nuk është vetëm një e drejtë për të drejtuar, por një detyrim për ta ushtruar atë me integritet, në respekt të autonomisë universitare dhe në shërbim të universitetit e qytetit të Shkodrës”, shkruan ai.

Në letër, ai kundërshton veçanërisht vendimet e Bordit të Administrimit lidhur me emërimin e administratorit të universitetit, të cilin e konsideron të paligjshëm. Po ashtu, ai kritikon vendimet për shtyrjen e moshës së daljes në pension dhe procedurat e rekrutimit të stafit administrativ.

Tonin Gjuraj ka një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Ai ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe fetare në Shqipëri dhe më gjerë.

Gjuraj ka arritur një nivel të lartë akademik me një Ph.D. në Sociologji nga Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit të doktoraturës, ai vazhdoi me studime dhe kërkime postdoktorale në Kolegjin St’ Anthony të Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Për më tepër, ai zotëron një Master në Shoqëri dhe Politikë nga Universiteti i Evropës Qendrore në Pragë, Republika Çeke, dhe një Bachelor në Filologji Angleze nga Universiteti i Tiranës.

Letra e Gurajt:

E nderuar zj. Ministre,

Po ju drejtohem me këtë letër, për të ripohuar një parim themelor, i cili udhëheq mënyrën se si e kuptoj dhe ushtroj detyrën që më është besuar, si dhe përgjegjësinë institucionale që buron prej saj. Ky parim duhet të mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm në çdo rrethanë, që lidhet me funksionimin dhe drejtimin e universitetit.

Detyra e rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më është besuar përmes një procesi konkurrimi dhe votimi akademik. Mandati buron nga komuniteti universitar dhe, mbi këtë bazë legjitimiteti, mbështetet drejtimi i këtij institucioni publik.

Kandidimi për këtë detyrë nuk ka qenë një hap për të përmbyllur një karrierë personale, tashmë të konsoliduar prej kohësh në institucione të tjera të arsimit të lartë dhe diplomaci. Përkundrazi, pranimi i këtij funksioni lidhet me bindjen se, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” meriton një proces të mirëfilltë transformimi institucional, mbështetur në transparencë, përgjegjësi publike dhe respekt për autonominë universitare, në përputhje me rolin e rëndësishëm që ky institucion zë në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Detyra e rektorit nuk është as mision personal, as një mekanizëm imponimi, por një funksion institucional, që kërkon partneritet dhe mbështetje për forcimin e cilësisë akademike, përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe afirmimin e universitetit në rolin që i takon në jetën publike dhe zhvillimin intelektual të qytetit të Shkodrës e më gjerë.  Kjo është një përgjegjësi, nderim dhe detyrim ndaj traditës së këtij institucioni dhe këtij qyteti, por, mbi të gjitha, prindërve dhe studentëve që ia besojnë këtij universiteti formimin dhe të ardhmen e tyre.

Që në fillim të ushtrimit të detyrës sime kam theksuar se, universiteti duhet të qëndrojë larg çdo ndikimi politik.  Rektori nuk përfaqëson interesa politike, por ai shërben në funksion të komunitetit akademik dhe publikut.  Në këtë kuptim, çdo mbështetje institucionale, përfshirë edhe ajo e Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, që, në fakt, nuk kanë munguar, ka qenë dhe mbetet e mirëpritur, sa kohë që respekton këtë parim dhe kontribuon në zhvillimin e universitetit.

Në këtë frymë, kam kërkuar mbështetje për përpjekjet e nisura dhe jo krijimin e barrierave artificiale, që pengojnë një proces transformimi të domosdoshëm për universitetin dhe rolin që ai duhet të ketë në jetën e qytetit.

Kjo qasje, mesa duket, nuk gjeti mirëkuptimin e duhur dhe nëse ushtrimi i këtij funksioni shoqërohet me ndërhyrje që cenojnë autonominë institucionale, atëherë nuk po hezitoj të lë në tavolinë dorëheqjen time dhe t’i rikthehem jetës akademike si profesor.  Rektori është i përkohshëm, Bordi i Administrimit (BA) i jashtëkohshëm, por Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është dhe mbetet i përhershëm.

Vendimi i BA-së për emërimin e administratorit është, sipas meje, i papranueshëm dhe një qëndrim të tillë, siç dihet, unë e kam bërë publik.  Por, kjo thellohet më tej, kur, po ky Bord, pa bazë ligjore, në mënyrë të njëanshme dhe diskriminuese në raport me stafin tjetër akademik e administrativ, merr vendimin për t’i shtyrë moshën e daljes në pension.

Përveç kësaj, BA, përfshirë dhe 4 përfaqësuesit e MA në të, injoron dhe hedh poshtë me arrogancë, Raportin Final të Grupit të Punës të ngritur prej jush, pas kërkesës time, për verifikimin e ligjshmërisë së procedurave të konkursit publik për rekrutimin e personelit administrative, në vitin 2025, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.  Ky Raport i jep të drejtë pretendimeve të rektorit, ku konkludon qartë se: “shpallja për punësim nga BA është e pavlefshme”.  Vendimi i BA, nr. 2015, datë 15. 07. 2025 “Për miratimin e kritereve për procedurat e rekrutimit të stafit në varësi të administratorit”, është në kundërshtim me ligjin nr. 80/2015, dhe si i tillë është nul dhe nuk duhet të sjellë pasoja juridike.

Bordi i Administrimit vijon shkeljet ligjore, duke paguar honorare projektesh në mënyrë preferenciale, pa vendime Bordi, por direkt nëpërmjet administratorit, pa filtër shkencor dhe të pacertifikuar nga drejtoria përkatëse dhe rektori, siç ka qenë dhe është praktika normale.

Sa sipër, unë kam autoritetin dhe të drejtën, por jo forcën për të kundërshtuar më tej BA, kurse ata, të gjithë së bashku, kanë forcën, por jo autoritetin dhe të drejtën për t’u imponuar.

Mandati që buron nga komuniteti universitar nuk është vetëm një e drejtë për të drejtuar, por një detyrim për ta ushtruar atë me integritet, në respekt të autonomisë universitare dhe në shërbim të universitetit e qytetit të Shkodrës.

Lutem, zj. Ministre, t’i referoheni nenit 39 të Ligjit 80/2015, pika 9, për të garantuar vijimin normal të funksionimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pas dorëheqjes time të parevokueshme, në dobi të studentëve dhe komunitetit akademik.

Përulem me mirënjohjen më të thellë dhe shpreh ndjesën më të madhe para dhe për qytetarët e Shkodrës, prindërve të studentëve, stafit akademik, administratës dhe studentëve, veçanërisht atyre që mbështetën projektin tim të përditësimit të traditës, nxitjes së transparancës, si dhe nisjes së transformimit institucional, i cili, edhe pse me barriera e vështirësi nga më të ndryshmet, sapo kishte filluar të shfaqte frytet e para.

I uroj përjetësi UNISHK-ut dhe suksese në punën tuaj, zj. Ministre!

Me mirëkuptim,

Prof. Dr. Tonin Gjuraj

gijotina.com/

U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

By: 27
11 June 2026 at 19:37

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar për Top Channel deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se i është hequr non grata.

Në një përgjigje përmes postës elektronike thuhet se DASH ka bërë përjashtime për disa nga përcaktimet e nenit 7031 ku është bazuar non grata e pesë viteve më parë.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Top Channel.

Sipas përcaktimeve të DASH, waiver do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë.

Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi.

Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht lidhen me akuza për korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sjellin ndalim hyrjeje në SHBA për personin dhe familjen e tij, një ëaiver mund të nënkuptojë që:

kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar;

personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike;

ose disa pasoja të përcaktimit pezullohen.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe  anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Top Channel

Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës… –

By: 27
11 June 2026 at 19:15

Protesta e 12-të qytetare ka nisur këtë të enjte në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend. Organizatorët kanë bërë të ditur se pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit do t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, aktivisti Arben Kola deklaroi se lëvizja qytetare synon të kundërshtojë jo vetëm qeverinë aktuale, por edhe klasën politike që, sipas tij, ka dominuar jetën publike shqiptare gjatë tri dekadave të fundit.

“Dhjetë ditët e protestave kanë kaluar pa asnjë incident. Shqipëria është marrë peng nga një politikë që ka qeverisur dhe dominuar vendin për 35 vite. Kjo lëvizje nuk është vetëm kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, por kundër gjithë modelit politik që ka prodhuar këtë realitet”, u shpreh Kola.

Ai theksoi se protestat po zhvillohen në mënyrë të koordinuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke e cilësuar këtë mobilizim si një nga reagimet më të gjera qytetare të viteve të fundit.

“Problemet e krijuara ndër vite nuk mund të zgjidhen brenda pak ditësh. Ne jemi kundër politikës së vjetër dhe kundër dy figurave që, sipas nesh, kanë mbajtur peng zhvillimin e vendit. Kjo është një lëvizje qytetare që po gjen mbështetje kudo ku jetojnë shqiptarë”, deklaroi ai.

Kola ngriti gjithashtu shqetësimin për presione dhe kërcënime ndaj pjesëmarrësve në protestë, duke pretenduar se një pjesë e tyre vijnë nga individë të lidhur me strukturat politike opozitare.

Protestat qytetare kanë nisur në muajin maj, pas një ngjarjeje që shkaktoi reagime të shumta publike, ku gjatë një tubimi protestues u raportua dhunimi i një qytetari nga punonjës të një kompanie private sigurie. Ky incident u bë një nga nxitësit kryesorë të mobilizimit qytetar që vijon edhe sot.

Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

By: 27
11 June 2026 at 19:03

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.

Pas tubimit, ata pritet që të vazhdojnë marshimin e tyre të përhershëm në rrugët e Tiranës.

gijotina.com/

The post Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët appeared first on 27.

Gati për ndeshjen hapëse të Botërorit, tifozët e Meksikës në stadium 5 orë e 30 minuta para ndeshjes –

By: 27
11 June 2026 at 18:53

Turma të mëdha tifozësh kanë pushtuar stadiumin ‘Azteca’ në Meksikë para nisjes së ndeshjes kundër Afrikës së Jugut.

Mediat bëjnë me dije se tifozët e parë në stadium, për ndeshjen hapëse të Botërorit, janë paraqitur 5 orë e gjysëm para. Kjo tregon dëshirën e madhe për të qenë prezent dhe fuqinë që ka Botërori, sidomos për një ndeshje hapëse.

Stadiumi ‘Azteca’ ku do të luhet ndeshja ka një kapacitet prej 83 mijë tifozësh, ndërsa vlen për t’u theksuar se me orën meksikanë tifozët janë paraqitur herët në mëngjes në stadium. Bëhet fjalë rreth orës 7:30 të mëngjesit në Meksikë.

https://www.instagram.com/reel/DZc1q62PV2P/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

gijotina.com/

Qeveria hap burgjet, amnistia penale miratohet më 18 qershor, rritet numri i përfituesve –

By: 27
11 June 2026 at 18:39

Kur duhet vetëm një javë, kur më 18 qershor Kuvendi pritet të miratojë projektligjin për amnistinë penale, Ministria e Drejtësisë po rishikon një prej elementëve kryesorë të draftit. Bëhet fjalë për datën kufi të vendimeve të formës së prerë, e cila do të përcaktojë edhe numrin final të përfituesve. Zv ministrja e Drejtësisë Elona Hoxha tha se nuk do të jetë më data 31 dhjetor 2025

“Aktualisht që flasim amnistia po i nënshtrohet diskutimeve në komisione parlamentare. Ne jemi duke e rishikuar datën 31 dhjetor 2025, datë e cila do të bëhet me dije në datën 18 qershor kur amnistia të kalojë në parlament.”

Drafti aktual thotë se “burrat që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri ditën e fundit të vitit t3ë kaluar do të lirohen menjëherë”.

Ndryshimi i kësaj date, duke e shtuar me disa muaj datën kur vendimet apo dënimet do të llogariten, pritet të zgjerojë rrethin e personave që do të përfitojnë nga amnistia.

“Shifra reale e personave që përfitojnë nga amnistia, shuarje apo ulje dënimi, do të varet nga dita kur amnistia do të hyjë në fuqi”, thotë zv. ministrja.

Por qeveria vendos një vijë të kuqe për personat e dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Projektligji parashikon përjashtimin e plotë të të gjithë personave që bien nën juridiksionin e SPAK dhe GJKKO-së, si dhe autorëve të një sërë veprash me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Kjo amnisti ka zero tolerancë kundrejt subjekteve të SPAK-ut dhe GJKKO-së. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i qeverisë shqiptare, ndaj të gjithë personat që bien nën juridiksionin e SPAK dhe GJKKO-së janë totalisht të përjashtuar si dhe atë dënuar për zgjedhje dhe krime mjedisore”, vijon Hoxha.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, amnistia mbështetet në parimet e humanizmit dhe rehabilitimit.

“Kjo amnisti ka një fokus të shtuar tek grupet vulnerabël si të miturit, gratë, nënat me fëmijë dhe personat me moshë të thyer. Por nga kjo do të përfitojnë edhe burgjet, që do të lirohen nga ngarkesa. ”, thotë zv. ministrja e Drejtësisë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, pesë gra përfitojnë shuarje të menjëhershme të dënimit dhe dhjetë të tjera ulje dënimi. Ndërkohë, katër të mitur përfshihen në kategoritë përfituese. Efektet më të mëdha priten tek personat që vuajnë dënimin në shërbim prove.

“Rreth 2163 persona përfitojnë shuarje të menjëhershme dënimi, ndërsa për 2914 të tjerë ulet masa e dënimit”

Pavarësisht debatit që shoqëron çdo amnisti, qeveria këmbëngul se siguria publike nuk preket, pasi nga përfitimet përjashtohen autorët e veprave më të rënda penale. Megjithatë, numri përfundimtar i përfituesve do të mësohet vetëm pasi të përcaktohet data e re kufi që do të përfshihet ne ligjin per amnistine. /Report TV

Botërori 2026/ Transporti është i kushtueshëm, kombëtarja gjermane paguan autobusin e tifozëve në SHBA –

By: 27
11 June 2026 at 15:29

Futbollistët e Gjermanisë marrin përsipër shpenzimet për transportin publik të tifozëve gjermanë. Nisma, që u bë e ditur nga Federata Gjermane e Futbollit, lindi për të kompesuar kostit në rritje me rastin e Botërorit dhe kështu skuadra 4 herë kampione e botës vendosi që të financojë udhëtimin me autobus për 600 tifozë gjermanë për ndeshjen me Ekuadorin që përmbyll fazën e grupeve.

Ndeshja është programuar të luhet në 25 qershor në MetLife Stadium në Neë Jersey, ku mund të shkohet kryesisht nga Neë Yorku. Në muajt e fundit, sipas BBC, çmimet e transportit për ndeshjet e botërorit u bënë objekte kritikash të forta nga ana e tifozëve që do të ndjekin kombëtaret. Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich dhe pjesa tjetër e skuadrës vendosën të financojnë kostot.

‘Duke marrë parasysh, kostot e larta të udhëtimeve me autobus e tren në Neë York gjatë Botërorit, futbollistët e kombëtares gjermane kanë organizuar transportin falas për 600 tifozë për ndeshjen e fundit në grupe’-deklaronte Federata Gjermane në një komunikatë.

Tarifat e biletave të trenit nga Manhattan te zona e stadiumit që normalisht kushtojnë rretj 12.90 dollarë, kanë shkuar në 150 dollarë gjatë turneut. Pas polemikave të shpërthyera ranë në 98 dollarë, një shifër që gjithsesi mbetet shumë e lartë.

Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, humbin jetën tre marinarë indianë –

By: 27
11 June 2026 at 15:05

Tre marinarë indianë janë konfirmuar të vdekur pas sulmit të ndërmarrë nga forcat amerikane ndaj një tankeri të lidhur me Iranin në Gjirin e Omanit, një incident që po shkakton reagime të forta në Indi.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri indian i Porteve, Transportit Detar dhe Rrugëve Ujore, Sarbananda Sonowal, i cili tha se tre anëtarët e ekuipazhit, të raportuar fillimisht si të zhdukur, janë gjetur pa jetë dhe janë identifikuar nga autoritetet.

“Është një humbje e madhe për komunitetin tonë detar”, deklaroi Sonowal, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Anija cisternë MT Settebello, me flamur të Palaut, u godit teksa po lundronte në Ngushticën e Omanit. Në bord ndodheshin 24 persona, ndërsa 21 prej tyre arritën të shpëtohen.

Pas ngjarjes, India ka dënuar zyrtarisht sulmin dhe ka thirrur për sqarime përfaqësuesin diplomatik amerikan në Nju Delhi.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), një avion amerikan goditi me municione precize dhomën e motorëve të anijes pasi ekuipazhi nuk iu bind urdhrave të përsëritura të forcave amerikane. Autoritetet amerikane pretendojnë se anija ishte pjesë e rrjetit të transportit të naftës iraniane, objektiv i bllokadës detare të vendosur nga SHBA.

Ministri Sonowal bëri të ditur se autoritetet indiane po punojnë për riatdhesimin e menjëhershëm të anëtarëve të mbijetuar të ekuipazhit, si dhe për kthimin e trupave të viktimave pranë familjeve të tyre.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet diplomatike mes Indisë dhe Shteteve të Bashkuara, në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur disa momente të vështira.

Një padrejtësi e madhe u zhbë, tani pritet slogan i ri! Rama në burg, Berisha në Uashington –

By: 27
11 June 2026 at 13:57

Duke folur nga Kuvendi, deputeti demokrat Belind Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë qytetarët shqiptarë heqjen e “non gratës” ndaj Sali Berishës nga DASH.

Duke iu referuar thirrjeve në protestat qytetare, Këlliçi iu drejtua socialistëve duke u thënë që shumë shpejt slogani i ri do të jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”.

Sot është një ditë e mirë, është një lajm i mirë për gjithë qytetarët, jo vetëm për PD-në. Sot një padrejtësi shumë e madhe është zhbërë zyrtarisht nga DASH dhe nga administrata amerikane. Një padrejtësi e madhe e lobuar nga PS, nga Edi Rama, që s’ka lënë mekanizëm, para dhe lobim përmes Sorosit për të zhbërë opozitën në Shqipëri”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Këlliçi: Dhe mbarë popullin shqiptar, një padrejtësi e madhe e lobuar nga Partia Socialiste, nga Edi Rama, miku i McGonigalit, miku i RonYeffet, nga Edi Rama i cili nuk ka lënë mekanizëm para dhe lobim përmes George Sorosit për të goditur dhe zhbërë opozitën në Shqipëri. Aktakuza më e madhe sot për Partinë Socialiste është heshtja juaj. Duhet të ngriheshit minimalisht në dinjitetin e ligjvënësit dhe të përshëndesnit një vendim që zhbën një njollë të madhe mbi Kuvendin e Shqipërisë, mbi politikën shqiptare, mbi Partinë Demokratike, mbi opozitën.

Sot është PD-ja në opozitë, nesër do jeni ju, zotërinj!

Dhe të jeni të bindur që me dëmet që i keni bërë këtij vendi, pasojat do jenë të jashtëzakonshme. Vetëm ditën e djeshme Taulant Balla, që është këtu, përmendte ‘non grata’-n, përmendte oqeanin dje.

Përmendte vizitën në Bosnje dje. Që kreu i PD-së nuk kalonte dot oqeanin. Përmendte ‘non grata’-n dje. Po sot çfarë komenti ke? Ndërkohë, zoti Kryetar i Kuvendit, dy çështje: E para, dua konfirmim zyrtar nga ana juaj.

A ka ardhur sot kërkesë e dytë nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut? Jepini përgjigje qytetarëve shqiptarë. A ka sot një akuzë të re dhe një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut? Ndërkohë, si është e mundur që për herë të parë në 36 vite parlamentarizëm keni sjellë një rend dite me gjashtë interpelanca?

Keni hequr çdo projektligj. Pse? Keni hequr mundësinë deputetëve për të folur për atë protestë që është e paprecedentë. Ka 11 ditë që janë me dhjetëra mijëra të rinj, qytetarë që kanë mbushur sheshin me kërkesa të qarta. Me pesë kërkesa, të cilat nisin me të parën, dorëheqjen e qeverisë, dorëheqjen e kryeministrit. Çfarë ju bëri ju që në seancën e sotme të vini dhe të paraqisni një rend dite pa asnjë projektligj?

Kur para tre javësh kemi qenë në këtë seancë ku është debatuar për orare të gjata që duhet të qëndrojmë, për ligjet që janë rekomandime të BE-së, për procesin e integrimit, për faktin që duhet të kalojmë shumë ligje me procedurë të përshpejtuar dhe sot vini këtu dhe nuk sillni asnjë projektligj.

Pse u bë kjo? Për t’i hequr mundësinë e 10 minutëshit çdo deputeti të Kuvendit për të folur për realitetin që po ndodh sot, jo në këtë sallë të Kuvendit, por në shesh. Në sheshin përpara zyrës së kryeministrit. Me dëmet që i keni bërë në këto 13 vite këtij vendi, jo vetëm opozitës, ta keni të sigurt që shumë shpejt, slogani i ri do të jetë: Rama në burg, Berisha në Uashington.

Rama po sillet si klloun, një i çmendur që po çon Shqipërinë drejt destabilizimit –

By: 27
11 June 2026 at 13:43

Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, komentoi protestat e qytetarëve kundër qeverisë, duke thënë se dalja masive e tyre në shesh është një zemërim i madh shoqëror ndaj padrejtësive që iu janë bërë. Ai theksoi se protestat masive të qytetarëve mund ta çojnë vendin në destabilizim sepse është një revoltë reale dhe me shumë energji. Deputeti demokrat iu kujtoi socialistëve se edhe “partia e tyre nënë” u rrëzua nga revolta e qytetarëve.

Më pas, Alizoti komentoi edhe sjelljet dhe komentet e kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e cilësuar si të “çmendur” dhe duke shtuar se asnjë lider në botë nuk reagon në mënyrë të tillë si ai.

“Protestën e kanë bërë vetë njerëzit dhe mirënjohje njerëzve të lirë që po protestojnë për padrejtësitë, jetën e vështirë që kanë. Në kohë krizash përpiqen të gjithë të marrin protagonizëm.

Protesta e sotme ka një gjë. Është protestë reale, natyrale. Është zemërim shoqëror ndaj një padrejtësie të madhe që ka zënë vend në këtë vend, protesta e të rinjve që nuk gjejnë një punë pa njohur dikë, pa qenë në politikë. Kjo është Shqipëria reale, por arroganca është pika ku çon çdo forcë politike, çdo pushtet drejt shkatërrimit.

Ruajuni dhe kini kujdes se arroganca ndodh kur autokratët, oligarkët e pushteti …dhe mos thoni ne fitojmë shumë. Nuk fiton asnjë. Ajo protestë mund ta çojë Shqipërinë në destabilizim, është protestë natyrale, me shumë energji, ka energjinë e të rinjve, e njerëzve pa shpresë, e atyre që iu janë bërë padrejtësi.

Padrejtësia ka hedhur perandori. Reflektoni, mos recitoni se kuvendi përfaqëson shqiptarët dhe u kanë ndërtuar dy lloje realitetesh. Realiteti i madh është në rrugë.

Partia nën e juaja e hoqi rruga, nesër mund të mbyllin qepenat, të dalin të gjithë ku do të shkoni ju. Si do ta drejtoni Shqiprinë me bandën e Durrësit apo Elbasanit. Reflektoni se është sinjali i keq për Shqipërinë.

Merreni atë të marrin e lidheni, se është çmendur. Është bërë si kloun. Nuk ka kryeministër në botë që sillet ashtu, në asnjë lloj diktature. Ato protestuesit kanë bërë parrula brilante por ai fatkeqësisht është kryeministri i Shqipërisë. Një i çmendur mund të çmendtë të gjithë Shqipërinë Shqipëria ka nevojë të bëhet vend normal.”, tha Alizoti.

Janë temperatura të larta –

By: 27
11 June 2026 at 13:31

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e ish deputetit socialist Petro Koçi për Belinda Ballukun, të cilës iu referua si “themeluese të korrupsionit” në një koment të bërë pas aktivitetit të zhvilluar në Fier për 35-vjetorin e themelimi të PS-së.

Nga jashtë Kuvendit, Balla u pyet nga gazetarët edhe për komentet e Koçit ndaj ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres nën akuzë nga SPAK, e cila aktualisht është drejtuese politike e PS në Fier, duke thënë me ironi se ditët janë të nxehta dhe temperaturat janë të larta.

“Unë nuk e kam ndjekur deklaratën e Petros dhe refuzoj të komentoj mbi diçka që nuk e kam lexuar vetë. Megjithatë, ditë të nxehta me temperaturë dhe secili ka këndvështrime të veta. Por mendoj se PS Fierin e ka kryeqytetin e vet. E kam drejtuar qarkun. Kemi fituar gjithmonë në Fier, dhe do të vazhdojmë të fitojmë”, tha Balla.

 

“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –

By: 27
11 June 2026 at 13:09

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Sali Berishës, duke theksuar se është zhbërë një vendim që ishte komplot mafioz për asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Sipas tij “afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë”.

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

By: 27
11 June 2026 at 12:30

Për herë të parë në historinë e botërorëve, Kupa e Botës 2026 do të nisë me tri ceremoni të ndryshme hapëse.

FIFA zbuloi planin për turneun e vitit 2026, ku Meksiko Siti, Toronto dhe Los Anxhelos do të organizojnë secila ceremoninë e tyre përpara ndeshjeve të para të tre vendeve pritëse.

Starti zyrtar i Kupës së Botës do të jepet më 11 qershor në Meksiko Siti.

Stadiumi legjendar “Estadio Azteca” do të presë sfidën Meksikë – Afrika e Jugut, duke u bërë stadiumi i parë në histori që pret ndeshje në tri edicione të ndryshme të Kupës së Botës, pas turneve të viteve 1970 dhe 1986.

Më 12 qershor, vëmendja zhvendoset në Toronto, ku Kanadaja do të luajë ndeshjen e parë në histori në shtëpi në një Botëror për meshkuj, përballë Bosnje dhe Herzegovinës. Përpara takimit do të organizohet një ceremoni speciale kanadeze.

Ndërkohë, Los Anxheles do të mbyllë serinë e ceremonive hapëse me spektaklin amerikan, përpara përballjes SHBA – Paraguai.

Secili nga tre vendet organizatore do të prezantojë kulturën dhe traditat e veta në nisjen e këtij Botërori historik me 48 skuadra.

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

By: 27
11 June 2026 at 12:26

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe thirrje nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Teksa në foltoren e Kuvendit po fliste ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur të këndojnë njëzëri: “Rama, jep dorëheqjen!”, duke sjellë në sallën e Parlamentit sloganin që është dëgjuar edhe gjatë protestave të fundit të qytetarëve.

Thirrjet e opozitës u bënë në mungesë të kryeministrit Rama, ndërsa në sallë mbizotëroi një atmosferë e tensionuar.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Manja ironizoi opozitën dhe e sfidoi atë të bashkohej hapur me protestuesit.

“I kam dëgjuar që në orën 10:00 kolegët, deputetët e opozitës tjetër që pretendojnë këtu në sallë dhe nuk e di pse bërtasin. Të gjithë keni thënë një fjalë, i kërkoni krahut këtij ‘uleni kokën; kërkoni falje; ikni’, ju jeni opozita apo protesta? Nëse jeni opozita jeni opozita, protesta është në shesh dhe me sa kam parë protesta thotë larg partitë. Ju dilni, rrini anash me idenë që do futeni brenda. Ky krahu këtej s’ka arsye për të ulur kokën. PS dhe ne me kolegët tanë kemi bërë kaq punë të mira.”, tha Manja.

Ministri shtoi gjithashtu se Edi Rama nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vijojë të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan akuzat ndaj qeverisë për mënyrën e qeverisjes, korrupsionin dhe situatën ekonomike në vend, duke e lidhur qëndrimin e tyre me kërkesat e protestuesve që prej ditësh po kërkojnë largimin e kryeministrit dhe qeverisë.

❌