Normal view

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –

By: 27
12 June 2026 at 22:44

Vijon marshimi i protestuesve në kryeqytet, në ditën e 13-të të tubimeve të tyre, me pjesëmarrje në rritje të qytetarëve dhe emigrantëve që i janë bashkuar protestës.

Qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të Tiranë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kuqezi, ndërsa kanë artikuluar thirrje për ndryshim politik dhe social.

Mes sloganeve të dëgjuara gjatë marshimit janë: “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama jep dorëheqjen”, “Anulo projektin” dhe “Bashkohuni me ne”. Protestuesit kanë vijuar gjithashtu me thirrje drejtuar institucioneve vendore dhe figurave politike.

Numri i pjesëmarrësve është rritur krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa organizatorët dhe protestuesit theksojnë se tubimi ka marrë përmasa më të gjera, përfshirë edhe diasporën shqiptare.

Marshimi, i cili po vijon në disa akse të qytetit, po monitorohet nga forcat e rendit për të garantuar mbarëvajtjen e situatës dhe shmangien e incidenteve.

gijotina.com/

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –

By: 27
12 June 2026 at 22:00

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS.

Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, te kryqëzimi te kryeministria, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.

Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

Një nga protestuesit u shpreh: “Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”, tha ai.

Pjesa e parë ka qenë verbale, grupimi ka marrë pastaj një pjesë të protestuesve duke ikur me vrap, duke iu drejtuar sheshit ‘Nënë Tereza’. Ka pasur edhe ndërhyrje nga pjesa tjetër e protestuesve që kanë dashur t’i rikthejnë para Kryeministrisë për të shmangur konfliktin dhe që të mos binin pre e provokimeve.

Përgëzojmë SPAK për arrestimet lidhur me Zvërnecin! –

By: 27
12 June 2026 at 20:12

Aktivistja Arlida Lleshi që deri muajin e kaluar ishte pjesë e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, gjatë fjalës së saj para kryeministrisë teksa përgëzoi punën e SPAK, tha se këta të fundit do të ndërmarrin një hetim këto ditë për arrestimin e Belinda Ballukut në Paralament.

Ajo nënvizoi se kur të ndodh kjo gjë protestuesit do të shkojnë të rrethojnë Parlammentin.

“Që nga momenti që nisi kjo protestë Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë dy aksione: 1 pari është kur nisi hetimi për pronësinë për çështjen e Zvërnecit dhe i dyti ishte aksioni i sotëm kur vendosi të godasë grupin narko-ndërtimin. Fati i Shqipërisë është kryqëzim janë ata që duan modelin Dubait, modelin e kullave, parave të pista dhe ne që duam modelin e europian, modelin e shtetit të së drejtës. Që ta fitojmë këtë betejë kemi nevojë për drejtësi të vendosur dhe të pavarur. Ne e përgëzojmë SPAK për punën që ka bërë deri tani dhe shpresojmë që ta thellojë hetimin. Përflitet se SPAK do të ndërmarrë edhe një hetim këto ditë për arrestimin e Ballukut në Parlament”, tha ajo.

gijotina.com/

Senatorët amerikanë duan të godasin Trump –

By: 27
12 June 2026 at 20:02

Kryeministri Edi Rama është shprehur se reagimet ndërkombëtare për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, janë një luftë politike e ideologjike që nuk i takon Shqipërisë.

Duke përmendur reagimin e senatorit demokrat amerikan Bernie Sanders, Rama tha se interesi i tij është lufta ndaj Presidentit Donald Trump dhe jo Zvërneci.

Sipas kryeministrit, nëse ndonjë senator amerikan do ishte i interesuar për mbrojtjen e natyrës apo të drejtës së pronës, do kishte reaguar më parë për protestat që kundërshtojnë resortin që do të ndërtohet nga botuesi Bashkim Ulaj në Rrjoll.

“A ka shqiptarë që mendon me mendjen e vetë, që nuk e ka kuptuar akoma që gjithë kjo lemeri në gjuhë të huaja në mbështetje të protestës, është projektimi i një lufte politike e ideologjike që nuk është lufta jonë. E një përplasje mes të mëdhenjsh, që nuk është puna jonë. Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme sa senatorët amerikanë do kishin në zemër zogjtë dhe plazhet e Shqipërisë, do kishin thënë ndonjë fjalë për Rrjollin. Asnjë fjalë. Këtu fjala nuk është për mjedisin, por për presidentin e SHBA-ve. Kanë çfarë kanë të tjerët me Presidentin e SHBA-së, nuk mund ta importojnë në Shqipëri dhe nuk mund t’i përdorin shqiptarët si mish për top”, deklaroi Rama.

Protesta për Zvërnecin është ndikuar nga Irani dhe vendet si Greqia që ndihen të kërcënuara nga hyrja e Shqipërisë në territorin e turizmit elitar, u tha Edi Rama socialistëve. Më tej, la vetëm dy rrugëzgjidhje: vendi të mos zhvillohet, ose të zgjedhë të pasurohet duke zgjedhur investimet e majme

Kam dëgjuar ca molotovarë që thonë nuk ka lidhje fare Irani këtu, kjo është një protestë bio. Protesta e atyre që janë shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendin tjetër, është shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, sëkëlldimeve bio dhe pastaj e dinë ata çfarë bëjnë se duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e të vetmit vend armik të Shqipërisë, të Republikës Khomeiniste të Iranit. Nuk është e rëndësishme sa shumë ka lidhje të drejtpërdrejta një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin tënd. Nuk është si fijet që priten, por sesi të shfrytëzon ty për ta bërë çorap vendin tënd. Si shpjegohet që është hedhur përpjetë gjithë dynjaja që ka të bëjë në Greqi? Sepse jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër që ka vite që e zotëron këtë treg. O do të pranojmë që do të rrimë mbrapa, o do të vendosim që do të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht. O do të praonojmë që Greqia, Kroacia, Mali i Zi do t’u ofrojnë mikpritje atyre që janë më të pasur dhe ne do të jemi vendi që do të vijnë me bukë me vete turistët, o do të bëhemi si Dubai në kuptimin e atraksionit për Lindjen e Mesme. Do t’i themi jo investitorit arab, mos hajde se ne kemi frikë të ëndërrojmë, të zhvillohemi, të rritemi, të pasurojmë vendin tonë? Me çfarë do ta bëjnë Shqipërinë këta patriotët, do të shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja?”, tha Rama.

gijotina.com/

“Po shkojnë në Zvërnec ca miq me pa pronat me gomone”/ Zbardhen përgjimet e grupit të goditur nga SPAK –

By: 27
12 June 2026 at 19:50

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash në shuma të mëdha.

Gjatë operacionit janë lëshuar 20 masa sigurie ku ndër të arrestuarit është Orest Sota, ndërsa për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të dyshuar për pastrim parash të grupit kriminal, është lëshuar masa sigurie “arrest me burg”.

Shtufi u arrestua pasditen e sotme në Greqi, ndërsa Shehu ende ndodhet në kërkim. Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

Nga komunikimet në SkyEcc të shoqëruar dhe me këqyrjet e sistemit TIMS provohet që personi nën hetim Adrian Rama ka udhëtuar drejt Stambollit për tu takuar me personi nën hetim Artur Shehu në periudhat korrik-shtator 2020.

Në komunikimet që përdoruesi Adrian Rama zhvillon me përdoruesin Elton Memeti, në datën 07.07.2020, Adriani i tregon për një bisedë që ka bërë me një person i cili është personi nën hetim Artur Shehu.

Personi në fjalë i kërkon mos të flasë fare në telefon me të as për lekë, as për shtëpi, as për toka dhe as për “Bunen”, por duhet të presë sa të takohen nga afër.

Më pas i thotë se pas datës 15 (korrik) do jetë në Stamboll, dhe i kërkon shtetasit Adrian Rama të niset një ditë përpara që ta presë atje.

Në datë 16.07.2020 Rama i thotë se të hënën do “iki te kusho”.

E hëna e parë pas datës 16.07.2020, rezulton data 20.07.2020 dhe personi nën hetim Adrian Rama është nisur në datë 19 korrik 2020.

Në vazhdim të komunikimeve midis Elton Memeti dhe Adrian Rama, në datën 15.08.2020, ndërkohë që ndodhet në Stamboll, Rama i thotë Memeti se po shpreson që personi me të cilin është në Stamboll ta mbyllë (marrëveshjen) me turqit, pasi kjo do ishte në interesin e tyre, por duhet të presin se akoma janë në bisedime.

Gjithashtu Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzai se duhet të jenë në Vlorë “me shku në Zvërnec se shkojnë ca miq me pa pronat me gomone”.

Rama: Vila po mthot kusho qe te djelen te henen duhet te jesh ne vlor. Sepse duhet me shku ne zvernec me par ato pronat me gomone. Se vij. Ca miq. .do te mari. Dhe ai miku jot ne tel mtha kusho. Ai miku jot nga tr.

Hamzai– Te mer ne tel dh ai vet.

-Do vij dhe cob me ty mtha

-Klodi

-Ok vlla.

Në lidhje me muajin shtator në datën 05 shtator 2020 Adrian Rama i komunikon Alfredo Hamzait se ka të “fala nga kusho dhe se ai do të rrijë ca ditë aty”.

-Mir vlla ja ktej te fala ke nga kusho.

-Mir te fala ke.

Dhe ca dit jam ktu thot

Dijenia e personave nën hetim Leonard Bishaj, Artur Shehu e Arben Ismailaj mbi pjesëmarrjen e personave nën hetim Ardian Zykaj dhe Alfredo Hamzai në veprimtari të trafikimit të narkotikëve rezulton edhe nga komunikimet që kryhen ndërmjet personit nën hetim Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama nëpërmjet aplikacionit SkyEcc, provohet që ata kanë biseduar në prani të Çobos (shtetasit Leonard Bishajt) në lidhje me aktivitetin kriminal dhe se ata kërkojnë kafe dhe lekë dhe se ky i ka referuar këto biseda tek “bune” dhe ata kërkojnë pjesë.

Në dosjen e SPAK thuhet se ata komunikojnë edhe për porosi që “kusho” iu jep për të takuar disa shtetas të huaj në lidhje me pronat që kanë në Zvërnec, nga kuptohet që personat nën hetim bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në investime dhe kanë dijeni për veprimet që kryhen me pronat e tyre, veprime të cilat të ndërlidhura dhe me aktivitetin kriminal dhe mënyrën se si kryhen veprimet tregojnë dijeninë e personave nën hetim Artur Shehu, Arben Ismailaj e Leonard Bishaj dhe përfshirjen e tyre në aktivitetin kriminal të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në tërësi nga këto biseda përftohen të dhëna që personat nën hetim Artur Shehu dhe Alfredo Hamzai të kenë përfituar toka në Zvërnec dhe janë angazhuar për t’i zhvilluar këto prona.

Pjesë nga përgjimet:

-Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni Nuk esht ne terezi nga mend bunia

-Ka llogari me mua do te ve Illogari kot pa lidhie projektet tona dua pies thot Po ate po ben esht legen fare

-E shiti esht legen fare, lek i kam dhen Se si do ystifikoj leket qe ka mare

-Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune

-Ai si more cdo gje ja thot

-Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes Shesin mall cdo muaj ata po punojn

-O villa jane m. fare, dua te kerkojn lek gjithmon duan pies jeni ne pune

asnji gje vlla atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler

-O villa u ka then cobo morri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin

-Po ti u thua nuk kemi ber pune

-Cubua ca thoni nuk kan ber pune, i degjova une qe po punojn cdo muaj as mos e afro me, fare ato vlla shif punet e tuja e te exim para me kushon i flas un dy fjal per cdo gje tonon mos i thuj gje fare

-vk atyre vlla po shif terezin tende ti dhe shif rregullo me kto qe te ka shitur mos e tolero fare

-Fol mos ke njeri ti per shpejtesi se po flas dhe un. Esht me i delegacjon ai prandaj nuk leviz dot

-Si je

-Cpb vla

-A fole me ate nuren se po mthot kam fol me ty

-Ok

-Mir vlla ja ktej shpi jemi.

-Dolem pak dhe erdhem shpi

-Para 30 min i shkrujta tani do me thot per neser. Ja sa tme shkruj ai po te shkruj vlla

-Neser ti kalon te gjitha te anglis vlla sa me shkrujti

-Po te shkrun dhe ai vet

-Do ti japesh cmim ktyre per tu fut apo do flasin ato shoket me ate direkt ? Per ca dush ti per blerje ose per tu fut ne uminvestim

-Si ta keeh ti per mbar

-Se kusho po flet direkt ne tel me ate dhe i kerkoj cmim per tokat mtha dhe per palas dun cmimin

-Ok investim jan gati

-Investim dun dhe ato.

-Prandaj po te pys se po pysin ato

-Kto jan gati qe neser me mar dhe me nis per angli dhe mthot 50 me 50 dhe i heq ky te gjitha atje

-Jan gati per bashkpunim. Kto dhe kan heqje te fort atje se kam punu me perpara atje dhe i ka anglez te gjith ecen shpejt shum.

gijotina.com/

 

Lideri i protestës Arben Kola: Mos shkoni në mitingun e PS-së, kujdes provokimet

By: 27
12 June 2026 at 18:56

Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar, ndërsa tani kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

“Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola.

Nga ana tjetër, aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahet 35-vjetori i themelimit të PS.

gijotina.com/

The post Lideri i protestës Arben Kola: Mos shkoni në mitingun e PS-së, kujdes provokimet appeared first on 27.

Protesta sajoi një apokalips për Zvërnecin –

By: 27
12 June 2026 at 18:42

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 35-vjetorin e saj që nga themelimi në vitin 1991. Pas festimeve në disa prej rretheve kryesore, festimet kulmojnë sot në sheshin përpara stadiumit “Arena Kombëtare”.

“Të dashur themelues, përfaqësues të familjes sonë të madhe politike, të PS. Qëlloi që pikërisht në muajin e kremtimit të 35-vjetorit të lindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë një masë e madhe njerëzish të dilte vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe një bashkësi përfaqësues e saj të merrte në zotërim çdo mbrëmjeje bulevardin e Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi të madh që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë, duke futur të paktën 4 mld euro në një ekonomi me një volum të përgjithshëm prej 27 mld eurosh, vetëm ky investim është më shumë se 1 nga 7 e prodhimit të përgjithshëm të vendit tonë.

Edhe unë po të isha një qytetar, të informohesha nga rrjetet sociale, duke parë gjysmë të vërtetat të fryra dhe lloj-lloj videosh dhe fotosh të sajuara për të ushqyer zemërimin, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunë dhe Sazan, tabela “Kufiri i Izraelit”, do kisha dalë në bulevard i llahtarizuar nga ai apokalips. Befas krejt bota u zgjua si në një ankth dhe u bashkua për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër”, u shpreh Rama.

 

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –

By: 27
12 June 2026 at 17:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja ka qenë fatale duke i marr jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

gijotina.com/

SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

By: 27
12 June 2026 at 17:28

Arrestohet në Selanik biznesmeni Ilir Shtufi pas kërkesës së bërë nga SPAK.

Aksioni u zhvillua ditën e sotme ku u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Biznesmeni Ilir Shtufi akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

Në orët e para të kësaj të premteje Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndërmorën një operacion të gjerë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave në shuma të mëdha.

Gjykata e Posaçme lëshoi 20 urdhër arreste nga të cilat vetëm disa u ekzekutuan. Sipas SPAK-ut grupi kriminal trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Porto-Riko e Brazil etj drejt Europës dhe i pastronte paratë duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit ku dalin të përfshirë biznesmenët Ilir Shtufi dhe Artur Shehu.

Ilir Shtufi është një biznesmen me peshë në fushën e ndërtimit ndërtues i disa kullave në Tiranë. Ai njihet për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe më herët kompanitë e tij kanë qenë duke u hetuar nga SPAK për tenderin e fituar në lotin e 4 të Unazës së madhe në Tiranë.

Ndërsa Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz që ka nxitur protesta të fuqishme në tiranë që po vijojnë prej 12 ditësh.

Kokat e grupit që trafikonte drogë dyshohet se ishin Artur alias Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai të cilët ndodhen jashtë vendit. Drogën ata e çonin kryesisht drejt Belgjikës dhe Holandës përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontejnerë.

Përpunimi dhe ekstraktimi kimik i kokainës kryhej në magazina apo ambiente të marra me qira në këto shtete dhe më pas tregtohej në gjithë Europën.

Në kuadër të këtyre hetimeve SPAK ka vendosur sekuestro preventive të disa kompanive, pronave të paluajtshme, automjeteve luksoze dhe llogarive bankare te te dyshuarve të cilat dyshohet se janë mbi 100 mln euro pasuri.

Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ e themeluar në 2022 me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit.

Dhe në dy kompani të tjera me përqindje të ulët aksionesh. SPAK ka vendosur sekuestro edhe ndaj disa llogarive bankare të Artur Shehut dhe kompanive të Ilir Shtufit.

Mes emrave në sitë të spak është edhe biznesmeni Orgest Birçaj që merret me tregtim makinash luksoze.

Një tjetër emër ndaj të cilit ka urdhër-arresti është Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 pasi ju kapën në makinë 863 mijë euro, por kjo çështje u pushua më pas. Ai ka shkuar para prokurorisë si person që ka dijjeni edhe për hetimet ndaj Akshit.

Urdhër arrestet e lëshuara nga GJKKO

Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi

gijotina.com/

Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –

By: 27
12 June 2026 at 17:16

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka folur edhe për vendimin e SHBA-së për “non gratën”.

Berisha deklaroi se nuk ka qenë kurrë “non grata”, teksa shtoi se bashkë me familjen janë hequr nga lista e personave që ndalohen të hyjnë në SHBA.

Pyetja e gazetarit: Lidhur me lajmin që erdhi nga SHBA për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimin në SHBA. Nga komunikimi që keni pasur nga zyrtarët e SHBA, SHBA ka hequr edhe akuzat ndaj kush apo etiketimet në atë kohë si minus demokracie dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e udhëtimin në SHBA për arsye specifike?

Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara. Tani, dy gjëra do të theksoj. Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij. Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s’kanë lidhje me mua. Tani, edhe dje jua theksova.

Sali Berisha s’ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm. Këtu le të jemi të qartë. Pse është bërë kjo ngatërresë? Është bërë kjo ngatërresë sepse për shumicën e njerëzve e morën të tillë dhe unë nuk kisha ndërmend të angazhohesha në beteja semantike, në një kohë kur unë po angazhohesha në thelbin e çështjes.

Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë. Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij. Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre.

Kam bërë kërkesë, në gjykatë kam shkuar. Rast unik në historinë e planetit për këtë çështje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës. Nuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës, ndonëse unë kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonjës të tjerë. Por nuk e kam bërë atë. Jo. Pra, kjo është e vërteta. Çdo interpretim tjetër, lexoni ato sqarime që ka dhënë Departamenti i Shtetit për një seri mediash shqiptare.

Pyetja e gazetarit: Për të mos rënë pre e dezinfomimit, kjo heqje non grate ose lejimi për të shkuar në SHBA është produkt i lobimit apo vendimmarrje vetëm i DASH? Keni lobuar apo jo?

Sali Berisha:Mund të bësh çdo përpjekje ti, po në qoftë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e konsiderojnë jo të përshtatshme për vendin e tyre, çdo gjë përfundon në hiç. Por unë meqë jam këtu thashë, falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio, falënderoj familjen time, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, falënderoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e Partisë Demokratike, mbështetësit e saj, miqtë e mi në Shqipëri dhe kudo që janë, për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë treguar ndaj meje në sagën time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor. Falënderoj ata 500 mijë shqiptarë që në kushte më të vështira, më të jashtëzakonshme të farsave të shëmtuara elektorale, votuan Partinë Demokratike dhe Sali Berishën me mbi gjysmë milion votash. Ndaj dhe unë ftoj qytetarët, demokratët dhe demokratet të vazhdojmë betejën tonë gjer në realizimin e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë dhe të opozitës në pushtet.

gijotina.com/

PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –

By: 27
12 June 2026 at 16:32

Këto janë pamjet nga  Sheshi Italia në përgatitjen e podiumit, ku në orën 18:00, socialistët nga e gjithë Shqipëria do të festojnë 35-vjetorin e partisë së tyre.

Ky eveniment për partinë qeverisëse, vjen si një kulminacion pas një turi vlerësimi dhe mirënjohje për socialistët e vjetër e të rinj në 12 qarqe për kontributin në këto dekada ekzistencë të kësaj force politike.

Gjatë paradites të kësaj të premteje, Edi Rama të gjithë socialistëve i përcolli përmes rrjeteve sociale këtë urim.

Me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar”.

Ky 35 vjetor e gjen PS në mandatin e 4 qeverisës dhe është një ditëlindje ndryshe për për shkak te aktualitetit dhe protestave ku kërkohet largimi nga skena politike e kryeministrit Rama dhe udhëheqësit të opozitës Berisha.

Pritet që në fjalën e tij  kryetari i PS, Edi Rama, të përcjell mesazhe për të gjithë ecurinë, projektin në Zvërnec.

Vlen për tu parë së çfarë mesazhesh të reja  do të ketë Edi Rama për protestuesit të cilët do të jenë vetëm rreth 500 metra larg nga Sheshi Italia në të njëjtën orë kur ai do të mbajë fjalën përshëndetëse përpara socialistëve.

Ky 35 vjetor e gjen PS pa liderin  saj historik Fatos Nanon dhe profesorin e socialistëve Servet Pëllumbin,  të ndarë nga jeta së fundmi.

Për mbarëvajtjen  e protestës në bulevardin dëshmorët e kombit dhe  këtij eventi të socialistëve në Sheshin Italia, Policia e Tiranës njoftoi se  nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore duke nisur nga rruga “Papa Gjon Pali II deri në rrugën “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

gijotina.com/

Pritet marrëveshja SHBA-Iran, çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh –

By: 27
12 June 2026 at 15:28

Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të gati dy muajve të fundit, me një fuçi të naftës së papërpunuar Brent që po tregtohet nën kufirin e 90 dollarëve.

Sipas të dhënave të tregut, çmimi i Brent ra në 88.17 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga 17 prilli. Në atë periudhë, tregjet reaguan pozitivisht pas njoftimit për një armëpushim mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Edhe gjatë ditës së martë, raportimet për përparim në bisedimet e paqes ushtruan presion mbi çmimet, duke i çuar ato përkohësisht nën pragun e 90 dollarëve. Megjithatë, rënia e fundit konsiderohet veçanërisht e rëndësishme nga analistët e tregut.

Pavarësisht uljes së fundit, çmimi i naftës mbetet dukshëm më i lartë se niveli para nisjes së konfliktit, kur një fuçi tregtohej rreth 72 dollarë. Ky nivel ishte gjithashtu më i lartë se mesatarja e çmimeve të regjistruara gjatë vitit 2025.

Luhatjet e tregut të energjisë vazhdojnë të ndikohen nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, si dhe nga pritshmëritë për një zbutje të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për Presidentin –

By: 27
12 June 2026 at 15:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me partitë e tjera për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Pas një ngjarje për shënimin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti u pyet nga gazetarët nëse është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Kurti tha se sa i përket konstitutimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë mund të nisin bisedimet pasi të ketë përfunduar numërimi i votave.

Ai tha se LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, duhet të jetë “bartëse e themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”.

“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket Qeverisë”, tha Kurti.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re, Kurti kujtoi se një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese kërkon që 80 deputetë të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Pra, jemi të gatshëm, të vullnetshëm, të interesuar për komunikim e bashkëpunim, por nuk asgjë e re nga ana jonë”, tha Kurti, duke përmendur se muaj më parë, LVV-ja kishte bërë oferta për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim që të gjendej zgjidhje për çështjen e presidentit.

Për shkak të moszgjedhjes së një presidenti të ri brenda afatit kushtetues, Kosova shkoi në zgjedhje.

Aktualisht, Albulena Haxhiu nga LVV-ja është ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidentja Vjosa Osmani e përfundoi mandatin pesëvjeçar presidencial në prill.

“Ju e dini që në këtë pranverë, si Qeveri kemi bërë oferta të jashtëzakonshme për opozitën. Ne kemi propozuar, ata kanë refuzuar. Shpresojmë që kësaj radhe të jetë ndryshe. Pra, për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11 nuk duhet ne të ndryshojmë sepse ne ishim ata që morëm iniciativa”, tha Kurti, duke shtuar se pret që qasje të tillë tani të ketë nga opozita.

Sipas rezultateve paraprake, LVV-ja e Kurtit ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit duke marrë 42.47 për qind të votave. E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.43 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.96 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.51 për qind dhe Lista Serbe me 6.76 për qind.

Nga PDK-ja kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim sa i përket funksionalizimit të institucioneve të reja, por kanë kërkuar që kjo të bëhet përmes një marrëveshjeje politike.

Nga forca e tretë më e madhe politike në Kosovë, LDK-ja, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se çdo vonesë drejt një marrëveshjeje për institucionet e reja është sinjal i keq, duke theksuar se nisma për bashkëpunim duhet të vijë nga fituesja e zgjedhjeve, LVV-ja e Kurtit.

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Ndërkaq, nga Aleanca e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje me LVV-në, por kanë thënë se sa i përket Qeverisë së re, preferojnë që ajo të bëhet përmes një koalicioni të partive që deri tani kanë qenë në opozitë.

Teksa numërimi i votave po vazhdon, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin. /REL

Socisalistët e vërtetë janë në protestë –

By: 27
12 June 2026 at 14:00

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të marrë pjesë në organizimin që do të mahet sot në sheshin ‘Italia’ për 35-vjetorin e themelimit të PS.

Ajo doli hapur kundër, duke kritikuar zhvillimet brenda PS-së dhe organizimin e një “antimitingu”, siç e cilëson ajo. Dade thekson se socialistët e vërtetë, sipas saj, nuk gjenden në aktivitetet e organizuara nga lart, por në sheshin ku prej 13 ditësh po zhvillohet protesta e rinisë për dinjitet dhe të drejta sociale.

Dade kritikon fort kryeministrin Rama, duke deklaruar se “ai po përpiqet ta shesë revoltën e rinisë si një lëvizje destabilizuese, por e vërteta është krejt ndryshe”.

“Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkundrazi, ajo ka kërkesa thellësisht të majta dhe sociale, kërkesa për barazi, për mundësi, për mbrojtjen e atyre që kjo qeverisje i ka lënë pas dore. Ndaj ​kjo është një revoltë edhe kundër zaptimit të së majtës. Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike në vitin ’90, kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë private dhe zaptoi të djathtën, po përsëritet sot simetrikisht me Partinë Socialiste. Ky zaptim duhet të marrë fund”, shkruan Arta Dade.

Reagimi i Arta Dades:

Sot, socialistët e vërtetë, ata që u rritën me idealet e drejtësisë shoqërore, nuk gjenden në antimitingun e thirrur “nga lart”. Ata janë aty ku ka qenë gjithmonë shpirti i të majtës, në sheshin ku prej 13 ditësh rinia po proteston për dinjitet. Partia Socialiste nuk ka qenë kurrë partia e kundër-protestave të organizuara me administratë dhe presion. Ajo lindi si avangardë e ndryshimit dhe ka ditur të jetë edhe në vitet më pas, në krye të çdo kthese historike të vendit. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk përfaqëson historinë e saj, por tjetërsimin e saj.

Vendi im sot është aty ku kam qenë gjithmonë dhe e di që sot flas në emër të çdo socialisti që nuk e ka shitur kujtesën. Socialistët e vërtetë kanë qenë në krye të përballjeve në vitet më të errëta të tranzicionit, në ’92, në ’94, në vitin tragjik ’97, dhe në atë 21 Janar të përgjakur që pasoi krimin shtetëror të Gërdecit. Kemi qenë aty përballë Sali Berishës dhe regjimit të tij. Tragjedi është se ai sistem që luftuam nuk u shkatërrua. Ai u betonua nga ai që sot ka zaptuar kreun e PS-së. Refuzimi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve të korrupsionit e të fasadës, të cilat i përkulen vetëm parasë e pushtetit, dhe harrojnë gjakun e derdhur në bulevard.

Z.Rama po përpiqet ta shesë revoltën e rinisë si një lëvizje destabilizuese, por e vërteta është krejt ndryshe. Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkundrazi, ajo ka kërkesa thellësisht të majta dhe sociale, kërkesa për barazi, për mundësi, për mbrojtjen e atyre që kjo qeverisje i ka lënë pas dore. Ndaj ​kjo është një revoltë edhe kundër zaptimit të së majtës. Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike në vitin ’90, kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë private dhe zaptoi të djathtën, po përsëritet sot simetrikisht me Partinë Socialiste. Ky zaptim duhet të marrë fund.

Asnjë forcë tjetër politike në historinë moderne të Shqipërisë nuk ka bërë më shumë për shtetformimin dhe progresin sesa Partia Socialiste. Por së fundmi, në trupin e kësaj partie janë rritur tumore të rrezikshme, korrupsioni galopant, klientelizmi dhe së fundmi arroganca e pushtetit absolut. ​Diferenca historike e PS-së ka qenë aftësia e saj për vetëkorrigjim. Socialistët e vërtetë janë vetëpastruar përmes vullnetit, idealeve dhe zërit kritik, jo përmes duartrokitjeve servile nëpër anti mitingje të rreme. ​Në këtë ndarje të madhe epokale, është e dhimbshme dhe zhgënjyese të shohësh disa ish-përfaqësues të Partisë Socialiste, njerëz me të cilët kemi ndarë beteja të vështira, që sot do rreshtohen në atë antimiting. Të vjen vërtet keq për rënien e tyre morale. ​Është e trishtueshme të konstatosh se si këto figura që dikur kishin zë, sot pranojnë të përdoren si dekor, të nxitur nga interesa të vogla, meskine të çastit.

Nuk përfaqësojnë më asgjë veçse kompromisin e tyre personal me të keqen. Duke pranuar të bëhen mburojë e korrupsionit, ata kanë dorëzuar dinjitetin e tyre përpara historisë së kësaj partie, duke zgjedhur të jenë në anën e gabuar të sheshit dhe të kohës. Shqipëria ka sot nevojë për një të majtë të rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ka nevojë për një shpallje platforme për të rikthyer shtëpinë ideologjike të së majtës te njerëzit. Ka nevojë për një organizatë politike me moral, me integritet dhe me sytë nga populli, jo nga xhepat.

 

Ora e këtij rikthimi ka trokitur!

Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

By: 27
12 June 2026 at 13:46

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër dy grupeve të strukturuara kriminale të dyshuara për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Në total janë lëshuar 20 masa sigurie, 15 “arrest me burg” dhe 5 “arrest në shtëpi”, ku mes të dyshuarve janë drejtuesit e grupeve, Luçiano dhe Abedin Koçeku, si dhe Alfredo Hamzai, ndërsa pjesë e rrjeteve rezultojnë edhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë që pastronin paratë e fituara nga trafiku.

Emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie:

  1. Artur Shehu
  2. Leonard Bishaj
  3. Artur alias Luçiano Koçeku
  4. Abedin Koçeku
  5. Ervin Koçeku
  6. Orest Sota
  7. Ilir Shtufi
  8. Orgest Birçaj
  9. Dritan Aga
  10. Gëzim Islami
  11. Edmond Jaupi
  12. Alfredo Hamzai
  13. Ardian Zykaj
  14. Adrian Rama
  15. Erjon Rama
  16. Elton Memeti
  17. Arben Ismailaj
  18. Bensik Myftari
  19. Astrit Vladi
  20. Kastriot Vladi

Si funksiononte grupi?

Grupi dyshohet të funksiononte i ndarë në dy pjesë, njëri që drejtohej nga Alfredo Hamzai dhe tjetri nga Luçiano Koçeku.

Konkretisht personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj, Orest Sota, Dritan Aga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Alfredo Hamzai, kanë marrë pjesë në trafikim masiv të lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës, nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas raportimeve, grupi kriminal në fjalë ka vepruar në mënyrë të organizuar, duke ndarë rolet mes anëtarëve për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, çka tregon qartë ekzistencën e një strukture të qëndrueshme dhe të qëllimit të përbashkët për përfitim financiar. Veprimtaria e tyre nuk është e rastësishme, por e përsëritur dhe e planifikuar, duke përfshirë sasi të konsiderueshme narkotikësh të destinuara për shitje.

Grupi i dytë i trafikut të drogës i drejtuar nga Luçiano Koçeku, paratë e të cilit i pastronte Ilir Shtufi dhe bizneset e tij.

Konkretisht dyshohet se anëtarët e grupit, Artur alias Luçiano Koçeku, Abedin Koçeku, Ervin Koçeku, Astrit Vladi, Kastriot Vladi, Ilir Shtufi, Gëzim Islami trafikonin tonelata kokainë dhe paratë e krimit pastroheshin përmes bizneseve:

  1. Nova Construction 2012″ (sot “Nova Group”) me drejtues Ilir dhe Kujtim Shtufin.
  2. Subjekti “LTD CO” sh.p.k. me ortak Kujtim Shtufin me 70% të kuotave dhe “Erald-G” sh.p.k të Gëzim Islamit me 30% të kuotave.

Po ashtu, gjatë hetimeve për këto dy grupe kriminale, figuron se i përfshirë është dhe biznesmeni Artur Shehu si dhe Leonard Vishaj.

Pasuritë e sekuestruara

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka sekuestruar miliona euro pasuri në pronësi të vëllerzëve Koçeku, dhe Rama, (Adrian Ramaj, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”) biznesmenit Ilir Shtufi si dhe personave të tjerë të përfshirë në grup.

Pasuritë janë të llojit, apartamente, vila, garazhe vlera e të cilave arrin miliona euro.

LISTA E PLOTË

-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)

-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj

-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)

-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë

-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit

-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut

-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”

-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit

-Biznes në “COLONADE”

-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit

-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin

-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut

-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj

-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij

-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare

-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut

-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut

PASURITË E SEKEUSTRUARA TË Erjon dhe Adrian Ramës

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama

9 llogari bankare të Erjon Ramës

21 llogari bankare të Ardian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës

Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës

2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës

Truall në Sarandë

3 vila dhe dy apartamente në Jalë

Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

Po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe 138 milionë euro nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e të cilës është Redi Struga.

“Albanian Land Development” ka luajtur rolin e ndërmjetësit me kompanitë e vëllerëzve Al -Kajat nga Katari, të cilët investojnë krah dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

 

Dy tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Gjirokastër dhe Elbasan –

By: 27
12 June 2026 at 13:44

Shqipëria është lëkundur nga dy tërmete brenda pak orësh gjatë ditës së sotme.

Lëkundja e parë sizmike u regjistrua në orët e mëngjesit në zonën e Gjirokastrës, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit dhe zonave përreth, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Ndërkohë, pak minuta më parë një tjetër tërmet është regjistruar në qarkun e Elbasanit, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth, duke rikthyer shqetësimin te qytetarët.

Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo pasoja në njerëz nga asnjëri prej tërmeteve.

Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –

By: 27
12 June 2026 at 13:32

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vizitën do ta koordinojë me miqtë e tij atje.

Ai tha se udhëtimi nuk është ende i planifikuar për shkak të periudhës së pushimeve, por do të realizohet sapo të krijohen kushtet e duhura.

Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, meqenëse ky sanksionim tashmë ra, do të planifikoni një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Sali Berisha: Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s’kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv me pushime, unë do shkoj.

 

23 apartamente, 106 garazhe e 41 llogari bankare! Çfarë sekuestroi SPAK nga ‘perandoria’ e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit –

By: 27
12 June 2026 at 13:12

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka finalizuar një megaoperacion të gjerë antidrogë dhe kundër pastrimit të parave, duke lëshuar dhe ekzekutuar një numër të madh masash sigurie ndaj një grupi të dyshuar kriminal.

Sipas raportimeve, në total janë firmosur 20 masa sigurie, nga të cilat 15 janë “arrest me burg” dhe 5 “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Është publikuar lista e pasurive të sekuestruara nga SPAK në kuadër të operacionit kundër pastrimit të parave dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Pasuritë janë të llojit apartament, vila, biznese e llogari bankare, në pronësi të dy vëllezërve Abedin dhe Luçiano Koçeku, si dhe familjarëve të tyre, gjithashtu janë sekuestruar edhe pasuri në pronësi të biznesmenit Ilir Shtufi dhe Erjon dhe Adrian Ramës.

Nga ‘perandoria’ financiare e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 23 apartamente, 106 garazhe e 41 llogari bankare.

LISTA E PLOTË
-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)
-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj
-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)
-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë
-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit
-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut
-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”
-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit
-Biznes në “COLONADE”
-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit
-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin
-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut
-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj
-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij
-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare
-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut
-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut
PASURITË E SEKEUSTRUARA TË Erjon dhe Adrian Ramës
7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama
9 llogari bankare të Erjon Ramës
21 llogari bankare të Ardian Ramës
Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës
Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës
2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës
Truall në Sarandë
3 vila dhe dy apartamente në Jalë
Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

 

27 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, dita që ndryshoi historinë e vendit –

By: 27
12 June 2026 at 13:06

Kosova shënon 27-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, një ngjarje që konsiderohet si pika e kthesës në historinë moderne të vendit dhe fundi i luftës së viteve 1998-1999.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditësh bombardimesh të Aleancës Veri-Atlantike kundër objektivave ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, njësitë e para të NATO-s hynë në territorin e Kosovës në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR.

Hyrja e forcave ndërkombëtare shënoi fundin e konfliktit mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe, duke krijuar kushtet për vendosjen e paqes dhe administrimin ndërkombëtar të vendit.

Në të njëjtën kohë, Kosova u vendos nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, ndërsa rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s u angazhuan për garantimin e sigurisë.

12 qershori kujtohet jo vetëm si dita e çlirimit për shumë qytetarë të Kosovës, por edhe si një moment kritik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në prag të hyrjes së NATO-s, trupat ruse morën kontrollin e Aeroportit të Prishtinës, duke krijuar tensione të forta me forcat perëndimore dhe duke ngritur frikën e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s.

Megjithatë, pas ndërhyrjes diplomatike të SHBA-së dhe aleatëve të saj, Moska nuk arriti të dërgonte përforcime shtesë, pasi disa vende të Evropës Lindore refuzuan hapjen e hapësirës ajrore për avionët rusë.

Hyrja e NATO-s i hapi rrugën kthimit në Kosovë të mbi një milion shqiptarëve të dëbuar gjatë luftës, ndërsa gjatë 27 viteve të fundit rreth gjysmë milioni ushtarë nga vende të ndryshme kanë shërbyer në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR.

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen tre të huaja –

By: 27
12 June 2026 at 12:46

Policia e Tiranës ka goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Si rezultat, janë arrestuar 3 shtetase të huaja, dy nga Kina dhe një nga Vietnami, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira apartamentet për të ushtruar prostitucion.

Sipas hetimeve, shtetaset K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, kishin marrë apartamente në Rrugën e Elbasanit, ndërsa shtetasja T. (N. L.) V., 43 vjeçe, në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Në vijim të veprimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 2 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 celularë që përmbanin komunikime lidhur me këtë veprimtari.

❌