Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Gazeta Fjala

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

By: el da
19 July 2025 at 11:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve.

Në fokus të stërvitjes ishin misionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke përdorur helikopterin Black Hawk, të njëjtin model që u përdor me sukses për shpëtimin e jetëve gjatë operacioneve emergjente pas Uraganit Sandy në vitin 2012.

“Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë pas Uraganit Sandy – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasada thekson se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të reagimit ndaj katastrofave dhe për forcimin e qëndrueshmërisë së aleatëve të NATO-s.

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s./E.T

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

By: el da
19 July 2025 at 11:56

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe paçka kontratës që e lidh me “Blutë” deri në verën 2028, trajneri Enzo Maresca nuk e sheh si pjesë të projektit, duke e lënë në shtëpi dhe mos e marrë me vete në Kupën e Botës për Klube, aty ku Chelsea u shpall kampion.

Është gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, që bën me dije se Parma ka shfaqur interes për Brojën. E sigurt është se Broja do duhet të sistemohet në një klub të ri, në huazim ose përfundimisht, me Chelsea që kërkon afërsisht 18 milionë euro për ta lënë të lirë produktin e akademisë.

I shoqëruar nga disa dëmtime, ylli i Brojës filloi të zbehej dhe dy sezonet e fundit djaloshi nuk e ka gjetur formën; ato paraqitje që e vendosën në faqet e para të medieve në Evropë.

Mbase një nisje e re në Serie A do i bënte mirë Brojës, i cili duhet të rifitojë besimin dhe të tregojë aftësitë që ka në këmbë. Veç Parmës, edhe klube nga Bundesliga apo Holanda kanë shfaqur interes për të marrë Brojën, të paktën në huazim.

Për momentin Broja është duke shijuar pushimet me të dashurën, duke u parë edhe në Shqipëri./e.t

 

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

By: el da
19 July 2025 at 11:40

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka kaluar 58,000 persona.

Ai paralajmëroi se qasja aktuale e Izraelit “nuk është më e pranueshme”, duke theksuar se lufta kundër Hamasit nuk justifikon vuajtjet e mëdha të civilëve.

Merz theksoi se Gjermania po i ndjek me shqetësim vuajtjet e popullit palestinez dhe është e gatshme të rrisë ndihmën direkte humanitare për Gazën.

Duke ruajtur një balancë të ndjeshme, Merz nënvizoi se qeveria e tij nuk mbështet politikën e ngulimeve të Izraelit, por mbetet e angazhuar për sigurinë e shtetit izraelit për shkak të përgjegjësisë historike.

“Është e qartë se ku jemi. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të qenë të drejtë ndaj të dyja palëve,” tha Merz, duke shtuar se “shteti i Izraelit do të pushonte së ekzistuari” nëse nuk do të mbrohej.

Merz kërkoi rritjen e ndihmës për Gazën, duke kritikuar vendimin e Izraelit për dëbimin e programeve ndërkombëtare të ndihmës dhe lehtësimin vetëm të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF).

Ky fondacion, i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, është cilësuar nga kritikët si një “kurth cinik vdekjeprurës” për banorët që kërkojnë ushqim.

GHF ka përjetuar tronditje të brendshme, pasi drejtori ekzekutiv Jake Wood dha dorëheqjen, duke deklaruar se programi i ndihmës nuk përmbush parimet themelore humanitare.

Tensionet rriten ndërkohë që Izraeli përballet me dënime globale për bllokadën dhe krizën humanitare në Gaza pas prishjes së armëpushimit në mars.

Merz konfirmoi kontaktet e rregullta me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe hodhi poshtë thirrjet për pezullimin e marrëveshjeve të asociimit mes BE-së dhe Izraelit ndërsa refuzoi barazimin mes agresionit rus në Ukrainë dhe veprimeve izraelite në Gaza

“Izraeli po mbrohet ndaj Hamasit, ndërsa Rusia ka nisur një luftë agresioni”, tha ai./e.t

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

By: el da
19 July 2025 at 11:36

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Në pranga kanë rënë administratori Florenc Domi dhe magazinieri i subjektit tregtar, Agim Domi.

Ndërkohë, u proceduan penalisht shtetasit S. T., 56-vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36-vjeç, shofer i magazinës.

Gjatë këtij operacioni, është zbuluar në zonën e Vorës një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas riktheheshin në treg si të sigurta për konsum.

Në kuadër të këtij hetimi:

U arrestuan në flagrancë administratori i magazinës, F. D., 38 vjeç dhe magazinieri, A. D., 58 vjeç.

U proceduan penalisht ortaku i subjektit, S. T., 56 vjeç dhe shoferi, A. D., 36 vjeç.

Sipas Policisë, subjekti kishte aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të produkteve industriale dhe ushqimore. Ai grumbullonte mallra të skaduara nga tregjet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i rietiketonte me data të rreme skadence dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor dhe në shkelje të rënda të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan:

716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte ushqimore të përpunuara, të cilave u ishte falsifikuar afati i skadencës (produktet kishin skaduar që në janar dhe shkurt 2025).

Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë në dorë materialet procedurale për vijimin e hetimeve për disa vepra penale, përfshirë:

“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”

“Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”

“Fshehja e të ardhurave”

“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

“Punësim i paligjshëm”

“Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm në numrin pa pagesë 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112./E.T

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

By: el da
19 July 2025 at 11:20

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët.

Al – Jazeera

Kabuli, një qytet me mbi gjashtë milionë banorë, mund të bëhet i pari modern që do të mbetet pa ujë brenda pesë vjetëve të ardhshëm, paralajmëroi një raport i ri.

Niveli i ujit nëntokësor në kryeqytetin afgan ka rënë shumë për shkak të nxjerrjes së tepërt të ujit dhe ndikimit të ndryshimeve klimatike, sipas një raporti të publikuar nga organizata jofitimprurëse “Mercy Corps”.

A është kriza e ujit në Kabul në një pikë kritike dhe a i kanë autoritetet afgane burimet dhe ekspertizën për ta zgjidhur këtë problem?

Thellësia e krizës

Niveli i ujit në akuiferët e Kabulit ka rënë 25-30 metra gjatë dekadës së fundit, ndërsa nxjerrja e ujit është 44 milionë metra kubë më shumë në vit sesa ai që rigjenerohet natyrshëm, sipas raportit të publikuar në prill të këtij viti.

Nëse ky trend vazhdon, akuiferët e Kabulit do të thahen deri në vitin 2030, duke kërcënuar seriozisht ekzistencën e kryeqytetit afgan, thuhet në raport. Kjo mund të detyrojë shpërnguljen e rreth tre milionë banorëve të qytetit.

Raporti përmend se UNICEF ka parashikuar se afërsisht gjysma e puseve të nëntokës, burimi kryesor i ujit të pijshëm për banorët, janë tashmë të tharë.

Gjithashtu, raporti evidenton kontaminimin e gjerë të ujit: deri në 80 për qind e ujit nëntokësor besohet të jetë i pasigurt, për shkak të nivelit të lartë të mbetjeve të ujërave të zeza, arsenikut dhe kripësisë.

Konflikti, ndryshimet klimatike dhe dështimet e qeverisë

Ekspertët thonë se kriza ka shumë shkaktarë: ndryshimet klimatike, dështimet në qeverisje dhe presionet në rritje mbi burimet ekzistuese, pasi popullsia e qytetit është rritur nga më pak se një milion në vitin 2001 në rreth gjashtë milionë sot.

Dy dekada ndërhyrje ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja në Afganistan kanë ndikuar gjithashtu në këtë krizë, duke detyruar shumë njerëz të zhvendosen në Kabul, ndërsa qeverisja në pjesët e tjera të vendit është dobësuar.

“Parashikimi bazohet në diferencën në rritje mes rigjenerimit të ujit nëntokësor dhe nxjerrjes së tij çdo vit. Këto tendenca janë vërejtur vazhdimisht vitet e fundit, gjë që e bën parashikimin të besueshëm”, tha Assem Mayar, ekspert për menaxhimin e burimeve ujore dhe ish-lektor në Universitetin Politeknik të Kabulit.

“Kjo reflekton një skenar më të keq që mund të ndodhë deri në vitin 2030, nëse nuk ndërmerren masa efektive”,  shtoi ai.

Najibullah Sadid, kërkues i lartë dhe anëtar i Rrjetit të Profesionistëve të Ujit dhe Mjedisit në Afganistan, tha se është e pamundur të përcaktohet saktësisht se kur qyteti do të mbetet pa ujë. Por ai pranoi se problemet e ujit në Kabul janë shumë serioze.

“Nuk mund të themi kur do të thahet pusi i fundit, por dihet se sa më shumë që niveli i ujit nëntokësor të bjerë, aq më pak do të ketë ujë në akuiferët e thellë – imagjinoni ujërat nëntokësore si një tas që po zbrazet”, tha ai.

“E dimë që fundi është afër”, përfundoi ai.

Teprica në nxjerrjen e ujit vë në pah ndarjet shoqërore

Një pjesë shumë e madhe e banorëve të Kabulit mbështetet te puset nëntokësore. Ndërsa niveli i ujit bie, njerëzit detyrohen të gërmojnë puse më të thella ose të kërkojnë ujë në zona të tjera.

Sipas një raporti të Drejtorisë Kombëtare të Statistikave, publikuar në gusht 2024, në të gjithë vendin ka rreth 310.000 puse. Sipas raportit të “Mercy Corps”, vetëm në Kabul llogaritet të ketë afërsisht 120.000 puse të pambikëqyrura dhe pa leje.

Një raport i OKB-së i vitit 2023 tregoi se gati 49 për qind e puseve në Kabul janë tharë, ndërsa pjesa tjetër funksionon vetëm me rreth 60 për qind të kapacitetit të tyre.

Sipas Assem Mayarit, kjo krizë e ujit nxjerr në pah edhe ndarjen mes të pasurve dhe të varfërve në qytet. “Banorët më të pasur mund të përballojnë hapjen e puseve më të thella, duke kufizuar edhe më shumë mundësitë për të varfrit”, tha ai. “Kjo krizë prek fillimisht më të varfrit”.

Shenjat e kësaj ndarjeje shihen qartë në radhët gjithnjë e më të gjata para çezmave publike apo kamionëve privatë që shpërndajnë ujë, thotë Abdulhadi Achakzai, drejtor i Organizatës për Trajnime dhe Zhvillim në Mbrojtjen e Mjedisit (EPTDO), një OJQ që vepron në Kabul.

Banorët më të varfër, shpesh fëmijë, janë të detyruar të kërkojnë vazhdimisht burime uji.

“Çdo mbrëmje, madje edhe vonë natën, kur kthehem nga puna, shoh fëmijë të vegjël me bidonë në duar duke kërkuar ujë… duken të pashpresë, të detyruar të kalojnë ditën duke siguruar ujë për familjet e tyre në vend që të shkollohen”,  tha ai.

Përveç kësaj, Sadid thekson se burimet tashmë të pakta të ujit në Kabul po shfrytëzohen nga “më shumë se 500 kompani që prodhojnë pije dhe ujë mineral” në kryeqytet, të cilat të gjitha përdorin ujin nëntokësor të qytetit. Vetëm kompania e njohur afgane e pijeve “Alokozay”, sipas llogaritjeve të Sadidit, nxjerr afërsisht një miliard litra ujë në vit — ose 2.5 milionë litra në ditë.

Al Jazeera i dërgoi pyetje kompanisë “Alokozay” më 21 qershor në lidhje me sasinë e ujit që përdor, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Sadid shton se Kabuli ka gjithashtu mbi 400 hektarë sera për rritjen e perimeve, të cilat sipas tij konsumojnë rreth 4 miliardë litra ujë çdo vit. “Lista e atyre që përdorin ujin e Kabulit është shumë e gjatë”, thotë ai.

Thatësira të përsëritura, shkrirje e hershme e borës dhe reshje të pakta

Mungesa e ujit përkeqësohet edhe më shumë nga ndryshimet klimatike. Vitet e fundit kanë shënuar një ulje të ndjeshme të reshjeve në të gjithë vendin.

“Tre lumenjtë — Kabul, Paghman dhe Logar — që ushqejnë ujërat nëntokësore të Kabulit, varen kryesisht nga bora dhe shkrirja e akullnajave nga malet Hindu Kush”, thuhet në raportin e “Mercy Corps”. “Megjithatë, nga tetori 2023 deri në janar 2024, Afganistani mori vetëm 45 deri në 60 për qind të reshjeve mesatare gjatë sezonit të dimrit, krahasuar me vitet e mëparshme”.

Mayar, ish-profesor në Universitetin Politeknik të Kabulit, thotë se ndonëse është e vështirë të përcaktosh saktësisht se sa ndikim kanë ndryshimet klimatike në këtë krizë, ngjarjet ekstreme klimatike vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

“Ngjarje si thatësirat e shpeshta, shkrirja e hershme e borës dhe mungesa e reshjeve kanë ulur mundësinë për rigjenerimin natyror të ujërave nëntokësore”, tha ai.

Sadid shton gjithashtu se rritja e temperaturave ka shkaktuar më shumë avullim, duke rritur edhe nevojën për ujë në bujqësi.

Edhe pse disa provinca të tjera kanë pasur mungesë uji, veçanërisht në zonat bujqësore, Kabuli mbetet më i prekuri për shkak të rritjes së vazhdueshme të popullsisë.

Dekada konflikti

Sadid thotë se kriza e Kabulit është më e thellë sesa ndikimi i ndryshimeve klimatike – ajo është rënduar edhe më shumë nga dekada luftë, qeverisje e dobët dhe sanksione ndërkombëtare mbi një vend që varet nga ndihmat.

Shumica e fondeve të dërguara në vend gjatë dy dekadave të para të këtij shekulli u drejtuan për çështje sigurie. Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në vitin 2021, fondet janë përdorur për të përballuar krizën humanitare në rritje. Sanksionet perëndimore kanë penguar ndjeshëm projektet e zhvillimit që mund të ndihmonin Kabulin të përballonte më mirë krizën aktuale të ujit.

Si pasojë, autoritetet janë përballur me vështirësi në mirëmbajtjen e tubacioneve, kanaleve dhe digave – madje edhe në punë bazë, si pastrimi i depozitave nga rëra dhe balta.

“Kjo krizë tashmë ka kaluar kapacitetin e autoriteteve aktuale de facto”, tha Mayar, duke iu referuar talibanëve. “Në qytete të mirëmenaxhuara, ndikime të tilla menaxhohen përmes qeverisjes së fortë të burimeve ujore dhe infrastrukturës përkatëse. Kabuli nuk e ka këtë kapacitet, dhe autoritetet aktuale nuk janë në gjendje ta zgjidhin problemin pa mbështetje të jashtme”, shtoi ai.

Për pasojë, projektet për qëndrueshmëri mjedisore janë lënë mënjanë.

“Disa iniciativa të planifikuara, përfshirë projektet për rimbushjen artificiale të ujërave nëntokësore, janë pezulluar pas marrjes së pushtetit nga talibanët”, theksoi Mayar. “Sanksionet vazhdojnë të pengojnë organizatat dhe donatorët në financimin dhe zbatimin e projekteve jetike për ujin në Afganistan”, shtoi ai.

Sadid përmendi një shembull konkret: një projekt furnizimi me ujë – i financuar nga Banka gjermane e zhvillimit KfW dhe agjenci evropiane – mund të siguronte 44 miliardë litra ujë në vit për disa zona të Kabulit, duke u furnizuar nga akuiferët e provincës Logar.

“Por ky projekt aktualisht është pezulluar”, tha ai, edhe pse dy të tretat e punës ishin përfunduar para se të binte qeveria e ish-presidentit Ashraf Ghani në vitin 2021.

Po ashtu, India dhe qeveria e Ghanit kishin nënshkruar në vitin 2021 një marrëveshje për ndërtimin e digës Shah-toot mbi lumin Kabul. Pasi të përfundohej, diga do të siguronte ujë për një pjesë të madhe të qytetit, tha Sadid, “por tani fati i saj është i pasigurt”.

Çfarë mund të bëhet për të zgjidhur krizën e ujit?

Ekspertët rekomandojnë që pika e nisjes duhet të jetë zhvillimi i infrastrukturës së ujit në qytet.

“Rimbushja artificiale e ujërave nëntokësore dhe zhvillimi i infrastrukturës bazë të ujit rreth qytetit janë urgjente. Pasi të krijohen këto baza, mund të ndërtohet gradualisht një rrjet i furnizimit me ujë në të gjithë qytetin”, rekomandoi Mayar.

Edhe Achakzai bie dakord se ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës janë elemente kyç për zgjidhjen e problemit.

“Përveç ndërtimit të tubacioneve të reja që do të sillnin ujë nga lumenjtë e afërt, si ai në Panjshir, duhet bërë përpjekje për të rimbushur akuiferët nëntokësorë përmes ndërtimit të digave të vogla dhe rezervuarëve të ujit”, tha ai. Këto struktura do të ndihmonin gjithashtu në mbledhjen e ujit të shiut dhe rigjenerimin e ujërave nëntokësore.

“Sistemi aktual i tubacioneve dhe rrjetit të ujësjellësit në Afganistan është i vjetruar dhe duhet rinovuar. Modernizimi i infrastrukturës do të përmirësojë efikasitetin dhe do të ulë humbjet e ujit”, shtoi ai.

Megjithatë, të gjitha këto masa vështirësohen nga izolimi ndërkombëtar i Afganistanit dhe regjimi i sanksioneve, thotë Achakzai.

“Sanksionet pengojnë qasjen e Afganistanit në burime jetike, teknologji dhe financime të nevojshme për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujit”, tha ai. Kjo, nga ana tjetër, ul produktivitetin në bujqësi, rrit urinë dhe varfërinë ekonomike, duke detyruar komunitetet të migrojnë, paralajmëroi ai./E.T

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

19 July 2025 at 11:15

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që qëndron pas inskenimit që hap Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut të këtij viti, ndërsa pjesëmarrës të premierës së vitit 2003 kujtojnë sfidat dhe shpërblimet.

Nga Flora Willson

Cili ka qenë koncerti më i gjatë ku keni qenë ndonjëherë? A ju ka ndodhur të prisni më shumë bis-e nga sa kishit llogaritur, duke u shqetësuar për trenin e fundit? Apo gjatë një simfonie, të ndjeni nevojën e fortë për t’u ngritur e shtrirë paksa?

Po për veprën më të gjatë të vetme muzikore? Dashamirët e operës mund të simpatizojnë (ose jo) batutën e Rossinit për Wagner-in: “momente të mira, por çerek-orëshe të tmerrshme”. Megjithatë, askush nuk mund të mohojë përmasat monumentale të veprave si Die Meistersinger, që zgjat rreth 4 orë e gjysmë, pa përfshirë pushimet. E pastaj kemi ciklin Ring të të njëjtit kompozitor – rreth 15 orë gjithsej, megjithëse i ndarë në katër pjesë: sa më afër maratonës sesa koncertit tradicional.

Por jashtë kanonit të zakonshëm, ekzistojnë disa vepra të gjata sa përjetësia, që lëvizin në periferi të muzikës klasike. Disa janë thjesht prova qëndrueshmërie: Vexations e Erik Satie, për shembull, zgjat mes 10 dhe 19 orë, me 840 përsëritje të të njëjtit motiv – së fundmi u ekzekutua për herë të parë live në Britani nga pianisti Igor Levit, në bashkëpunim me artistën Marina Abramović.

Të tjera veçojnë atë që studiuesi Tim Rutherford-Johnson e quan “një estetikë e mbingopjes”, si cikli 29-orësh i operave “Licht” nga Karlheinz Stockhausen – një pjesë kërkon “një orkestër në formën e një fytyre”, një tjetër katër helikopterë në ajër.

Por për nga gjatësia e thjeshtë, asgjë nuk ia kalon veprës Longplayer – një kompozim për tasat këndues tibetianë, që filloi më 31 dhjetor 1999 dhe është konceptuar të zgjasë 1000 vjet. “Është një formë jete artificiale e programuar për të kërkuar strategjitë e veta të mbijetesës”, thotë autori i saj, Jem Finer. Dhe instrumentistët kryesorë? Kompjuterët.

Por kur përfshihen qenie njerëzore, sfidat marrin tjetër formë. Sidomos kur janë qindra.

Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Edinburgut 2025 do të sjellë rreth 250 këngëtarë në një interpretim të veprës 8-orëshe korale të John Tavener-it, The Veil of the Temple. Është hera e parë që kjo vepër interpretohet në Britani pas premierës në Temple Church të Londrës në vitin 2003. Sipas drejtueses së festivalit, Nicola Benedetti, kjo vepër është “një hedhje drejt ekstremit dhe një përballje me ekzistencën”. Me tekst në pesë gjuhë, e ndarë në tetë cikle dhe që përfshin katër besime të mëdha, Tavener e koncepton si “një histori për bashkimin tonë përballë dallimeve”.

“Kur nisi premiera, koha u ngadalësua dhe u zgjat deri në atë pikë sa nuk kishte më rëndësi ora. Muzika ishte vetë bota: thjesht jetoje brenda saj.”

Por si menaxhohet një vepër kaq kolosale? Nick Zekulin, drejtuesi muzikor i festivalit, pranon: “Ka një anë logjistike që është e pabesueshme. Sfida më e madhe është provat.” Të tre koralet – Edinburgh Festival Chorus, Monteverdi Choir dhe National Youth Choir of Scotland – ushtrojnë veçmas, por sinkronizimi me skenografinë është sfidues “pa kaluar në 10-orëshe, që thjesht nuk bëhen”.

Tavener e përshkroi veprën si një vigjilje tërë natën, por edhe vetë ai u habit kur Temple Music Trust i kërkoi një vepër që zgjaste gjithë natën. “Nuk ishte ideja ime e çmendur,” tha ai disa javë para vdekjes në 2013. “Mendova se ishte e pamundur të shkruaja shtatë orë muzikë, por ajo thjesht rritej.”

Gjatësia ekstreme është një homazh ndaj ritualeve të gjata fetare, veçanërisht në traditën ortodokse, të cilës Tavener iu bashkua në vitin 1977. “Shpresoj që udhëtimi i gjatë përmes shtatë cikleve të para të na çojë drejt një kulmi intensiteti shpirtëror,” shkroi ai. “Veil of the Temple është një përpjekje për të rikthyer imagjinatën e shenjtë.”

Thomas Guthrie, regjisori i këtij produksioni, ishte vetë këngëtar në premierën e 2003. “Në fillim, askush nuk dinte si do shkonte apo çfarë duhej bërë.” Si u përgatit për solon e vet në orën 2:30 të mëngjesit? “Banane. Dikush më tha që janë ushqimi më i mirë për të qëndruar zgjuar.” Dhe kur nisi cikli i tetë, i duhej të këndonte: “Zgjohu, ti që fle” – dhe të zgjonte publikun duke mbajtur një qiri në dorë.

Steven Poole, kritik i The Guardian, që ndoqi premierën e vitit 2003, kujton: “Muzika të fuste brenda një bote tjetër. Koha nuk ekzistonte më.” Këshilla e tij për publikun këtë vit? “Merrni batanije. Dhe tregohuni të rreptë me ata që shikojnë telefonin.”

Performanca e këtij viti do të ndryshojë disi nga ajo origjinale: fillon në orën 14:30 dhe përfundon në 22:30 – më e përshtatshme për gjumin e natës. Zekulin e pranon: “E ndjemë si kompromis, por të vlefshëm. Po të ishte fundjava e fundit e festivalit, ndoshta do e bënim gjithë natën. Por ta fillosh festivalin kështu dhe të kërkosh nga publiku të shkojë në recital në orën 11 të nesërmen… është shumë.”

Guthrie thotë se “është për të ardhur keq” që mungon kalimi nga nata në agim, por shpreson ta zëvendësojë përmes ndriçimit, magjisë, muzikës dhe vetë hapësirës. Edhe pse Usher Hall nuk është një kishë, “ka shpirtin e vet – me historinë e shfaqjeve dhe publikut që ka kaluar aty”.

Dirigjentja Sofi Jeannin pranon se sfida më e madhe për të është qëndrueshmëria: “Nuk kam përjetuar kurrë një vepër 8-orëshe më parë. Nuk pranova menjëherë – kisha nevojë të reflektoja: jam unë personi i duhur? Mund ta menaxhoj ritmin e saj?” Ndryshe nga këngëtarët që do të kenë pushime, ajo do të jetë gjithë kohën “në punë”. “Sa më afër datës jemi, aq më pak pushime dua,” thotë me sy që shkëlqejnë.

Zekulin siguron se do të ketë tri pushime të shkurtra gjatë interpretimit. Audienca mund të hyjë e të dalë, të lëvizë, madje kanë menduar të përdorin edhe disa “aktues” që të krijojnë një atmosferë lirie dhe natyrshmërie. Stolat e Usher Hall janë risistemuar për rehati maksimale – dhe përveç kësaj, ulëset në zona të veçanta do të zëvendësohen me… qese me fasule! “Seriozisht?” “Po,” thotë ai. “Janë cilësore – jo si ato që mbajmë mend ne.”

Burimi: The Guardian/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

By: el da
19 July 2025 at 11:11

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra.

Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

 

 

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht./e.t

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

By: el da
19 July 2025 at 11:00

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025.

Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin, shkruhet  në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Të gjithë duam pushime verore me diell, por me kostot e destinacioneve të njohura që rriten çdo vit, të kursesh për pushime në Evropë po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë. Tingëllon joshëse, apo jo?

Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një birrë kushton 1,10 paund. Ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata. Pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Evropë, në Greqi, Itali apo Kroaci, kur mund të vizitoni këtë perlë evropiane?

Një nga vendpushimet më mahnitëse në Shqipëri është Ksamili.

Temperatura mesatare midis muajve maj deri në shtator është 28 gradë Celsius, që do të thotë se është destinacioni perfekt i verës. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë destinacion përpara se të bëhet shumë popullor dhe të rriten çmimet.

Në Ksamil mund të gjeni bare plazhi, jeta e natës është e mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë gjithashtu mbresëlënëse.

“Pasi kam vizituar 100 vende, Shqipëria është padyshim një nga vendet e mia të preferuara. Rezervoni një udhëtim në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe vizitoni Rivierën në jug”, tha blogeri, Kieran Brown./ e.t

Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

By: el da
19 July 2025 at 10:56

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Bashtovës, një prej monumenteve historike më të rëndësishme të Shqipërisë.

E ndërtuar fillimisht në shekullin e 15-të nga venedikasit për të kontrolluar bregdetin dhe tregtinë e grurit, Kalaja e Bashtovës është ruajtur dhe restauruar përmes ndërhyrjeve të thella që kanë pasur për qëllim mbrojtjen e strukturës, nxjerrjen në pah të elementeve historike dhe përgatitjen e saj për përdorim të qëndrueshëm në të ardhmen.

Punimet përfshinë restaurimin e mureve dhe kullave të kalasë, përmirësimin e aksesit dhe elementëve të sigurisë, kërkime të detajuara arkeologjike, zhvillimin e një sistemi interpretimi interaktiv multimedial si dhe ndërtimin e një qendre për vizitorët.

Ky projekt u realizua në kuadër të programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zyra e BE-së fton qytetarët dhe vizitorët të ndjekin informacione të mëtejshme mbi këtë sit kulturor të rëndësishëm, shkruan atsh./e.t

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

By: el da
19 July 2025 at 10:49

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator.

Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00.

Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”. Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare./e.t

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

By: el da
19 July 2025 at 09:58

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive.
Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Vatrat aktive janë si më poshtë:

* Qarku Dibër – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës, i cili po zhvillohet në dy vatra. Një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës, rreth liqenit të Zi dhe po punohet nga forcat operacionale, por terreni i keq dhe intensiteti i madh që ka zjarri vështirëson puën për vendosjen e saj nën kontroll. Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu i Malit të Dejës, por po mbahet nën monitorim për shkak të sipërfaqes së madhe që kapërshkuar. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 23 forca operacionale dhe 30 forca nga FA, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

* Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë – Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia administrative Zerqan. Vetëm një vatër është aktive, e zhvendosur në lartësinë mbi fshatin Krajkë, e cila po zhvillohet në terren të vështirë, në sipërfaqe me shkurre e dushqe. Vatra e zjarrit po mbahet nën kontroll nga forcat në terren. Si pasojë është përshkuar rreth 33 ha sipërfaqe me dushqe, shkurre dhe barishte.

 

 

* Qarku Fier, në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe nën kurorë, midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë, dhe fshatit Gorishovë, i cili u riaktivizua më datë 14 korrik. Vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit, për shkak të erës. Po punohet nga forcat operacionale për shuarjen e tij.

* Qarku Vlorë. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë. Në mbrëmje vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe u ndërhy nga efektivët e MZSH Himarë me pompa shpine, duke izoluar atë. Gjatë natës efektivët kanë qëndruar në vendngjarje për të monitoruar situatën, por mëngjesin e sotëm vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen me trupa, pasi është terren i vështirë. Ditën e sotme po punojnë për shuarjen e tij 4 efektivë të MZSH Himarë dhe 1 helikopter i FA-së. Si pasojë u dogj rreth 10 ha sipërfaqe me shkurre.

Si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme mori pjesë 3 automjete zjarrfikëse dhe 50 forca nga FA. Ditën e sotme nga FA, në operacion për shuarje zjarri janë angazhuar 30 forca ushtarake dhe 2 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje.
Sa i përket rrezikut për zjarre në pyje, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin për të ndërhyrë në kohë dhe për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri./e.t

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

By: el da
19 July 2025 at 09:42

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë, por i është vendosur kusht nga Perëndimi.

I pyetur a ka të drejtë kryeministri të revokojë lejen e legalizimit të dhënë nga një institucion tjetër, Ngjela tha:

“Po të jetë nga institucioni që e ka ai në varësi, natyrisht që e prish. Janë jashtë konceptit modern juridik, jashtë kushtetutës, dhe sidomos s’përmendin fare gjykatat. Të gjitha qeveritë e vendeve demokratike kanë tendencën të shkelin ligjin. Pse nuk e shkelin? S’i lënë gjykatat. Po s’ka gjykata kurrë s’do gjeni të drejta dhe kurrë s’do keni demokraci.

Të gjithë njerëzit pa përjashtim i drejton gravitacioni i interesit. Brenda gravitacionit të interesit të një pushtetari të lart vjen dhe diktatura. Kush e zgjidh? Kushtetuta moderne, legjislacioni modern dhe gjykata e pavarur me personalitet të madh. Nëse s’janë këto fiton egoizmi i individit. E frenon forca e ligjit dhe gjykatat e drejta, të ndershme, me nivel të lartë profesional.

Pyetja bëhet pasi ka dalë SPAK-u, a e kemi të fortë ligjin anti-korrupsion? Unë them e kemi të fortë, por kush e drejton? S’e drejtojmë ne, e drejtojnë ata që e paguajnë dhe e kanë ndërtuar. Cila? Ekspertiza amerikane. A do na shpëtojnë nga korrupsioni? Deri tani s’është pa sukses, janë 3 ish-kryeministra të akuzuar, 5-6 ministra të akuzuar dhe të arrestuar. Po ta shikosh me optikë juridike është revolucion. Kjo lëvizje mund të jetë e keqe e vogël që po godet një të keqe të madhe.

Qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë se e ka vënë kusht Perëndimi, politika e lartë perëndimore e ka vënë kusht luftën anti-korrupsion, se ne të bllokojmë. A ka abuzime me këto që thonë ka shkelur ligjin dhe prish pronën? A jemi të sigurt që qeveria s’e prish në funksion të ligjit, por të interesit politik? Këtë s’e dimë, do të na i tregojë koha. Ndërkombëtarët, sidomos ata Uashingtonit do ta godasin? Të shohim. Por Rama e ka fuqinë që të veprojë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni si diktator? A është ky rreziku? Është rrezik. Unë s’di për psikikën e Ramës.

Nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore dhe e drejtë, hyjmë në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe e kemi të garantuar hyrjen në BE. S’ka shtet tjetër që të ketë dy fe, kristiane dhe islame dhe të ketë tentuar të hyjë në BE. Vet BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre, vetëm ne na i kanë bërë, Turqisë fare”, tha ai për MCN./e.t

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

By: el da
19 July 2025 at 09:37

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn.

Osmani deklaroi se kreu i qeverisë shqiptare shihet nga bashkëkombasit e tij në Maqedoninë e Veriut si shpresë dhe figurë përbashkuese.

Ai shtoi se Rama e ka afruar Shqipërinë me BE dhe e ka transformuar shtetin.

“Kryeministri Rama shihet si shpresë te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sepse shihet si një njeri që po e afron Shqipërinë me BE, dhe e ka transformuar në një shtet modern që po le vendet e Ballkanit pas në cdo parametër. Aeroporti i Beogradit ishte lokal krahasuar me Tiranën. Këto janë parametra zhvillimi. Kur shohim Shqipërinë mirë, dhe Ramën në punën e tij na jep shpresë.

Kam parë një anketë ku 50% e qytetarëve maqedonas, ata e shohin me një frymë pozitive, sepse ka qenë parimor me Bullgarinë dhe kritik për bllokadën. Vizita e Ramës në Shkup bëri jehonë, sidomos dalja në Çarshi. Rama shihet në RMV si bashkues. Ai i ftoi liderët në Tiranë dhe i uli bashkë. Partitë nacionaliste në RMV në atë kohë bën shumë zhurmë”, deklaroi Osmani./e.t

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

By: el da
19 July 2025 at 09:34

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë rreth ndryshimeve klimatike të Tokës.

Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët do ta shkrijnë me kujdes për të zbuluar të dhëna jetike mbi historinë klimatike të planetit.

ky cilindër i akullt, i nxjerrë nga thellësitë e Antarktidës Lindore, është konsideruar si akulli më i vjetër i planetit dhe përmban informacion të paprecedentë mbi përqendrimet e dioksidit të karbonit, temperaturat dhe modelet e erës që datojnë më shumë se një milion vjet më parë.

Akulli është dërguar në British Antarctic Survey në Kembrixh, ku ekipi i udhëhequr nga Dr. Liz Thomas do ta analizojë me metoda të avancuara gjatë një procesi që zgjat shtatë javë. Ata do të përdorin teknologji si spektrometri masiv me plazmë të lidhur induktivisht (ICPMS) për të analizuar mbi 20 elementë kimikë dhe izotope në lëngun e shkrirë të akullit.

Kjo bërthamë mund të zbulojë se si ka ndryshuar klima globale gjatë Tranzicionit të Pleistocenit të Mesëm (800,000 – 1.2 milion vjet më parë), kur ciklet e akullnajave ndryshuan nga çdo 41,000 në çdo 100,000 vjet. Kjo është një nga pyetjet më të mëdha të pazgjidhura në shkencën e klimës.

Bërthamat e akullit PNRA/IPEV 15 që duken si të ngrira dhe kanë diametër rreth 15 cm janë brenda kanaleve metalike. Ato janë të grumbulluara mbi rafte druri dhe metali.

Gjithashtu, shkencëtarët kërkojnë të kuptojnë se si kanë reaguar shtresat e akullit dhe nivelet e detit në të kaluarën, në një periudhë kur përqendrimet natyrore të CO₂ mund të kenë qenë po aq të larta sa janë sot.

Projekti përfshin institucione nga Britania, Gjermania, Zvicra, Italia dhe Franca. Akulli u shpuar në një zonë rreth 40 km nga baza kërkimore Concordia, u nda në segmente 1 metër dhe u transportua me anije e më pas me furgon frigoriferik në Evropë.

Në total, janë nxjerrë 2.8 km akull, sa tetë Kulla Eiffel të grumbulluara njëra mbi tjetrën./e.t

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

By: el da
19 July 2025 at 09:20

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e shumë qytetarëve dhe të ftuarit special, këngëtarit Yll Limani.

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike.

Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, ç`ka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.

Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.

Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë.

Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.

“Tavolina, gota, shishe u përplasën në dysheme, plagosën njerëz. U pa gjak në dalje, njerëz të prerë nga qelqet”, – raporton një dëshmitar.

Sipas dëshmive, disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e thyerjeve apo përplasjes me të tjerët në përpjekje për të dalë jashtë.

Shumë të pranishëm kanë humbur sende personale, telefona, çanta dhe para. Të gjithë të revoltuar nga mungesa e sigurisë dhe reagimit të vonuar të stafit të klubit.

“Është skandaloze që në një nga klubet më të njohura dhe më të shtrenjta të jugut, në kulmin e sezonit turistik dhe me praninë e të huajve, të përjetohen skena paniku dhe terrori”, shkruan një tjetër qytetar në denoncimin për JOQ.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga administrata e klubit apo nga autoritetet. Gjendja e personave të lënduar mbetet për t’u sqaruar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo identifikime të qarta për autorët e incidentit.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë në mjediset e argëtimit në Shqipëri, veçanërisht në sezonin turistik kur prania e qytetarëve vendas dhe të huaj është e lartë.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: el da
19 July 2025 at 09:05

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.

Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

/e.t

Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

By: el da
19 July 2025 at 09:02

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që paraqet përshtypjet e turistëve të huaj nga qyteti bregdetar i Durrësit. Përmes një mesazhi të shkurtër, ai ka përcjellë atmosferën pozitive që përjetojnë vizitorët në këtë qytet historik.

“MIRËMËNGJES dhe nga bregdeti i Durrësit me përshtypjet frymëzuese të vizitorëve, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Turistët e intervistuar shprehen të mrekulluar nga natyra dhe historia që ofron Durrësi.

“Ne jemi nga Kalifornia. Gjejmë historinë e këtij vendi magjepsës jashtëzakonisht interesante. Durrësi ka shumë relika të mrekullueshme nga e kaluara, është një qytet shumë interesant për t’u vizituar,” thotë një prej tyre.

 

 

Ata theksojnë se kanë vizituar qytetin disa herë dhe çdo herë përjetimi është i veçantë. “Kemi qenë këtu 3-4 herë. Karakteristikat si deti, vendi, shëtitjet dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Kemi sjellë edhe dy miq të tjerë me vete këtë herë. Dhe do të rikthehemi sërish me njerëz të tjerë.”

/e.t

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

By: el da
19 July 2025 at 08:34

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve duket se ka ndikuar negativisht në këtë sektor.

Artikulli i Corriere Della Sera:

Pesha e Shqipërisë, për sa i përket turizmit në plazh, duket se po zbehet. Ose më saktë, nuk tërheq më segmentin e turistëve italianë të cilët, gjatë tre viteve të fundit, e kanë gjetur të përshtatshme të kalojnë pushimet përtej Adriatikut. “Në të vërtetë,” shpjegon Michele Viola, pronare e operatorit turistik Goodays, “ne kemi vënë re tashmë një rënie fillestare në fund të sezonit të verës së kaluar. Ky trend është përsëritur ndjeshëm në vitin 2025: pak njerëz po telefonojnë për të rezervuar bregdetin shqiptar; grupet preferojnë të zgjedhin mundësi të tjera.”

Shifrat, të paktën ato nga agjencia me seli në Bari, tregojnë një rënie krahasuar me tre vjet më parë, kur “numri i italianëve që udhëtonin në bregdetin shqiptar u rrit me 30 përqind, falë një fluksi të konsiderueshëm të nxitur nga përballueshmëria dhe bukuria e rajonit”. “Duhet të jemi të qartë”, vazhdon Viola, “dhe të shpjegojmë se të ardhurat e familjeve italiane janë vazhdimisht në rënie dhe pushimet janë problem. Pra, ndërsa Shqipëria më parë ofronte një raport të përshtatshëm kosto-përfitim, ky kombinim nuk funksionon më. Rezervimet janë shumë më poshtë se gjysma e asaj që ishin tre vjet më parë. Agjencia jonë po ia del mbanë me ture të organizuara, nga Egjipti në Dubai e deri në Spanjë. Qarkullimi i përgjithshëm është rritur falë këtij specializimi. Tendenca midis atyre që nuk udhëtojnë jashtë vendit është të qëndrojnë në Puglia, ndoshta duke përfituar nga fundjavat në vendpushimet bregdetare dhe duke qëndruar në hotele me mëngjes”.

“Shqipëria”, thotë Massimo Salomone, koordinator i seksionit të turizmit të Confindustria Puglia dhe president i Seksionit të Turizmit të Confindustria Bari dhe BAT , “sigurisht që është rritur si destinacion, i mbështetur nga investimet e shpejta në infrastrukturë dhe burokracia e përmirësuar, por ekuacioni me turizmin me kosto të ulët është shpesh mashtrues. Ka aspekte të destinacionit shqiptar, të tilla si shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertave turistike, që meritojnë kujdes të madh, siç theksohet nga disa dëshmi udhëtarësh. Qëllimi ynë nuk është të rrisim konkurrencën, por më tepër të ndërtojmë një sinergji pozitive. Puglia dhe Shqipëria ndajnë Detin Adriatik dhe një trashëgimi kulturore historike që mund të bëhet forca lëvizëse për projekte të integruara, si në aspektin e turizmit ashtu edhe të infrastrukturës. Megjithatë, është e rëndësishme të sqarohet se Italia (dhe Puglia në veçanti) mbetet një destinacion shumë i popullarizuar për turistët italianë.”

Në fund të fundit, ekziston një problem i rritjes së kostove që po ndikon në klasën e mesme. “Segmenti i klientëve që janë të gatshëm të tolerojnë shërbim më pak efikas për një çmim më të ulët të përgjithshëm”, përfundon Piero Innocenti, zëvendëspresident i Fiavet Puglia, “me sa duket nuk gjen më stimujt e duhur sepse presin kursime më të konsiderueshme. Me sa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo është dekurajuese. Kjo vlen edhe për destinacione të tjera si Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Greqia po ia del mbanë. Segmenti i kroçerave po performon gjithashtu mirë në shtator dhe tetor. Po në Puglia? Sektori po vazhdon trendin e tij si vitin e kaluar dhe prania e lidhjeve ajrore me jashtë po lejon rritjen e vazhdueshme.”/e.t

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

19 July 2025 at 08:30

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të lashtë, me rrugët e ngushta dhe ndërtesat barok, kishte arritur ta shmangte për një kohë të gjatë furinë shkatërrimtare të bombardimeve. Por atë mëngjes, mbi 500 avionë bombardues të forcave aleate — shumica amerikane dhe britanike — u ngritën mbi horizontin e kryeqytetit italian dhe shkarkuan mbi të një barrë prej mijëra tonelatash bombash.

Goditja ishte e ashpër dhe shkatërrimtare. Në veçanti, lagjja San Lorenzo, një zonë punëtore dhe me densitet të lartë popullsie, u kthye në një grumbull gërmadhash. Mijëra njerëz humbën jetën, qindra të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa pjesa tjetër kërkonte të mbijetonte nën një qytet që po digjej.

Objektivat ushtarake ishin stacioni hekurudhor Termini, depot e trenave, linjat e furnizimit gjerman, por edhe ndërtesa civile dhe fetare u goditën pa mëshirë. Kishat, shkollat, jetimoret, u shembën nën goditjet ajrore që zgjatën më shumë se një orë.

Ky bombardim nuk ishte vetëm një veprim ushtarak, por një sinjal politik dhe psikologjik. Italia, tashmë e rrënuar nga frontet e shumta të luftës dhe nga pakënaqësia popullore, ndodhej në një pikë kthese. Vetëm shtatë ditë më pas, më 25 korrik 1943, regjimi fashist i Benito Mussolinit do të shembej, dhe vetë Duçeja do të arrestohej.

Por çmimi për këtë kthesë historike qe i rëndë për Romën. Për banorët e qytetit të përjetshëm, ajo ditë mbeti një plagë në kujtesën kolektive – një mëngjes kur qielli që dikur kishte parë Cezarët dhe Papët, u bë dëshmitar i një epoke moderne të ferrit ajror.

E megjithatë, nga ato rrënoja, do të lindte më vonë një Romë e re – e çliruar nga fashizmi, e rilindur nga hiri i vet, si vetë legjenda e saj.

Përgatiti: L.Veizi

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

By: el da
19 July 2025 at 08:20

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse.

Në 5-mujorin 2025, importet e ushqimeve në vlerë arritën në 62.4 miliardë lekë, ose 3% më shumë.

Rritja më e madhe në volum është regjistruar te drithërat, me afro 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Ky është një tregues i qartë i kërkesës së lartë për baza ushqimore që përdorin recetat shqiptare ku mbizotërojnë buka dhe brumi.

Ndërkohë, frutat dhe arrat e ngrënshme, që shpesh janë pjesë e kuzhinës së freskët të stinës apo menutë e hotelerive me ndikim mesdhetar, janë rritur në sasi me afro 6%.

Edhe pse një pjesë e produkteve mund të prodhohen në vend, si frutat, zarzavatet apo bulmeti, struktura aktuale e bujqësisë dhe mungesa e përpunimit industrial e bën të domosdoshme mbështetjen tek importet, sidomos në sezonin turistik, ku kërkesa është shumë herë më e lartë.

Importi i tyre në sasi u rrit me gati 2% në 5-mujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Importet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet fundit.

Në vitin 2024, vlera e tyre arriti në 156 miliardë lekë, me rritje 41.5% nga viti 2019, teksa popullsia e vendit u tkurr me 17% gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje sugjeron se turizmi po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi kërkesën për produkte të gatshme dhe pije, të cilat përdoren gjerësisht në hotele, restorante, bare dhe struktura të tjera akomoduese./Monitor

❌
❌