Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2025Gazeta Fjala

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

By: Ke Si
20 July 2025 at 16:55

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon. Kjo u konfirmua në momentin që aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete, por Mimoza refuzoi duke thënë e prerë: Jo.

Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

“Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Reagimi i plotë i Egla Ceno:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.

Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot. Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete. Me përshëndetje të përmbajtura, një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi. m.p.

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

By: Ke Si
20 July 2025 at 16:49

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar si autorë të tyre. Zjarret e vendosura si shkak i përhapjes në një sipërfaqe të madhe kanë kërcënuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Aktualisht kemi hartuar një plan masash për të bashkëpunuar me pushtetin lokal, zjarrfikëset dhe me gjithë strukturat e tjera ligjzbatuese, kushdo që konstatohet që vendos zjarre do të procedohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe do të referohen materialet në prokurori për ndjekje të mëtejshme”, u shpreh Altin Demiraj, Drejtues i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Midis personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ka blegtorë, barinj apo banorë të fshatrave malorë të Gjirokastrës.

“Apeli ynë është që të gjithë bëjmë kujdes aq më tepër blegtorët dhe barinjtë për të mos djegur kullotat por të zbatojnë ligjin për djegiet e kontrolluara duke marë leje tek organet kompetente”, shtoi Demiraj.

Vitin e kaluar zjarret e verës shkaktuan dëme të mëdha në bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit duke e bërë të domosdoshëm ndëshkimin ligjor të rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme. m.p.

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

By: Ke Si
20 July 2025 at 16:31

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta.

Nicolo Schira raporton se Bayern po përgatit ofertën e tretë për sulmuesin anësor të “Të kuqve”, plot 75 mln euro. Luis Diaz ka rënë dakord me bavarezët për një kontratë të vlefshme deri në 2030.

Oferta e parë e Bayern ishte 52 mln euro. Liverpool refuzoi. Oferta e dytë ishte rreth 67 mln euro, sërish e refuzuar. E treta, e vërteta? m.p.

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

By: Ke Si
20 July 2025 at 16:27

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të arrijë qëllimet e saj. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për televizionin shtetëror më 20 korrik.

Peskov tha se bota tani është mësuar me retorikën ndonjëherë “të ashpër” të presidentit amerikan, Donald Trump, por shtoi se Trump gjithashtu ka nënvizuar se do të vazhdojë të kërkojë një marrëveshje paqeje me Rusinë.

“Presidenti Putin ka folur disa herë për dëshirën e tij që zgjidhja për Ukrainën të arrihet sa më shpejt me mjete paqësore. Ky është një proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë”, tha Peskov për gazetarin e televizionit shtetëror, Pavel Zarubin.

“Gjërat më të rëndësishme për ne janë arritja e objektivave tona. Objektivat tona janë të qarta,” shtoi ai.

Të hënën, Trump doli me një një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar një valë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot.

Ai gjithashtu i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të pranuar një armëpushim, përndryshe tha se Moska do të përballet me sanksione të reja. Ndërkaq Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, i ka ofruar Moskës që të mbajnë bisedime për paqe në javët në vijim.

“Duhet të bëhet gjithçka që të arrihet një armëpushim”, tha presidenti ukrainas, Voldoymyr Zelensky më 19 korrik. m.p.

A po e forcon Donald Trump Evropën?

By: Ke Si
20 July 2025 at 16:11

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian nëse nuk ka zgjidhje në konfliktin për tarifat me evropianët. Trumpi fillimisht e kishte kërcënuar BE-në me tarifa ndëshkuese prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku. Por dy ditë para kësaj date, Shtëpia e Bardhë e zgjati afatin deri në fillim të gushtit. Negociatat me Bashkimin Evropian janë në vazhdim.

Mbetet të pritet, nëse do të ketë një përshkallëzim me tarifa të larta nga ana e SHBA. E paqartë është po ashtu, se me çfarë masash do të reagonte BE-ja. Por, pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga administrata amerikane nën Trumpin në muajt e fundit, investorët ndërkombëtarë tani po e shohin ekonominë amerikane me më shumë skepticizëm dhe, në të njëjtën kohë, po tregojnë interes në rritje për Evropën – dhe veçanërisht për ekonominë më të madhe të BE-së, Gjermaninë.

Ndërsa indeksi i aksioneve amerikane S&P 500 ka fituar vetëm rreth shtatë përqind që nga fillimi i vitit, barometri i tregut gjerman të aksioneve DAX është rritur me pothuajse 20 përqind, duke vendosur rekorde të reja në këtë proces. Që kur Trumpi mori detyrën, dollari amerikan ka humbur më shumë se dhjetë përqind të vlerës së tij kundrejt euros.

Shtetet e Bashkuara po përballen me kritika: Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kritikuar mundësinë e daljes jashtë kontrollit të borxhit amerikan. Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Joachim Nagel, paralajmëroi në samitin financiar të G7 në Kanada për trazira të reja në tregjet financiare, nëse mosmarrëveshja tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet. “Ndonjëherë, në ditë të caktuara, kisha ndjesinë se nuk ishim larg një krize drastike në tregjet financiare”, tha kreu i Bankës Qendrore gjermane. Më parë ishte Zëvendësdrejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Gita Gopinath, e cila kishte paralajmëruar në një intervistë me Financial Times se deficitet buxhetore të SHBA-së ishin shumë të mëdha dhe se vendi duhej të përballonte barrën e borxhit “gjithnjë në rritje”.

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara kanë një mal masiv borxhesh prej më shumë se 36 trilionë dollarësh. Vitin e kaluar, kjo shumë arriti në më shumë se 120 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) – pothuajse dyfishi i kuotës së borxheve në Gjermani. Borxhe të reja shtohen çdo vit.

SHBA shihet me sy gjithnjë e më kritik

Ekonomisti Hans-Werner Sinn beson se hapsësirat për modelin aktual të borxheve amerikan po zvogëlohet. “Amerikanët duhet të shtrëngojnë rripat. Ky standard jetese, kjo botë e përbërë nga qendra tregtare dhe pak fabrika, nuk mund të rezistojë më në planin afatgjatë”, tha ish-Presidenti i Institutit Ifo me seli në Mynih në një intervistë me DË.

Kryeekonomisti i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ralph Ossa shprehet, se mund ta kuptojë që SHBA-të po kërkojnë mënyra për të ulur deficitin tregtar me BE-në. Por edhe ai mendon si shumica e kolegëve të tij. “Nga një perspektivë ekonomike, të gjithë ekonomistët në thelb bien dakord se tarifat nuk janë mjeti i duhur për të adresuar deficitet tregtare”, tha Ossa për DË.

Qasjen e SHBA-së Ossa e krahason me një individ privat që blen më shumë sesa fiton përmes punës së tij dhe për këtë arsye hyn në borxhe.

“Dhe nëse unë, si Ralph, kam një problem me borxhet – për shembull, sepse blej shumë makina – atëherë padyshim që është një mundësi të taksosh makinat në mënyrë që të mos blej aq shumë. Por padyshim që nuk është mënyra më e drejtpërdrejtë për të adresuar problemin”, thotë Ossa, duke përshkruar qasjen e SHBA-së.

Ndryshon atmosfera kundrejt Europës e Gjermanisë

Politika agresive tregtare dhe tarifore e Trumpit po i tremb investitorët dhe po i bën t’i hedhin sytë nga Evropa. Stefan Wintels, drejtues i bankës shtetërore gjermane të zhvillimit KfË, në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën “Handelsblatt” tha se “e vërej në aktivitete promovuese në rrugë në Nju Jork, Londër dhe Cyrih se interesi i investitorëve ndërkombëtarë për Gjermaninë po rritet. Shumë investitorë institucionalë kanë mbiinvestime në SHBA dhe do të donin të investonin më shumë në Evropë e brenda Evropës, veçanërisht në Gjermani”.

Vetëm brenda pak muajsh, atmosfera ndaj Evropës dhe Gjermanisë është përmbysur plotësisht mes investitorëve ndërkombëtarë. “Në më shumë se 30 vjet përvojë profesionale, nuk kam parë kurrë një ndryshim kaq të shpejtë të mentalitetit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shfrytëzuar këtë moment pozitiv për Gjermaninë dhe Evropën”, tha drejtori ekzekutiv i KfË.

Evropa po tërheq gjithashtu edhe gjigantë ndërkombëtarë investimesh si Blackstone, menaxhuesi më i madh i aseteve financiare alternative në botë. Drejtori ekzekutiv i Blackstone, Steve Schwarzman, njoftoi planet për të investuar deri në 500 miliardë dollarë (437 miliardë euro) në Evropë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Në një kohë trazirash gjeopolitike, Evropa po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët – jo vetëm për shkak të paketave të investimeve shumëmiliardë euro për infrastrukturën dhe mbrojtjen në Gjermani.

“Ne e shohim këtë si një mundësi të shkëlqyer për ne,” tha kreu i Blackstone-t, Schëarzman, për Bloomberg TV në fillim të qershorit. “Ata po fillojnë të ndryshojnë qasjen e tyre, gjë që ne besojmë se do të çojë në norma më të larta rritjeje.”

Gjermania magnet investimesh

Evropa po përfiton që tani nga perspektiva e re drejt kontinentit të vjetër. Në konferencën e investorëve “SuperReturn International” në fillim të qershorit, mijëra investitorë të mëdhenj u mblodhën në Berlin, duke përfshirë fonde pensionesh, kompani sigurimi dhe fonde shtetërore nga e gjithë bota – me asete nën menaxhim që arrinin në total afërsisht 46 trilionë euro.

Sipas Bloomberg-ut, menaxherët nga investitorë të mëdhenj si BC Partners, Permira dhe Brookfield Asset Management folën në favor të Evropës si një vend investimi për shkak të rritjes së rreziqeve ekonomike globale. Dhe gjigandi financiar me seli në Nju Jork, Apollo Global Management, i cili tashmë ka investuar afërsisht 100 miliardë dollarë nga asete të tij prej afërsisht 800 miliardë dollarësh në Evropë, planifikon të përfshihet edhe më shumë, veçanërisht në Gjermani, gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Ne shohim mundësi që vetëm në Gjermani të mund të investojmë 100 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme”, tha Presidenti i Apollo-s, Jim Zelter, për Financial Times, duke shtuar se kjo është “një shifër që do të jetë e vështirë për t’u tejkaluar kudo në botë”. (DW) m.p.

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

By: Ke Si
20 July 2025 at 16:07

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën orientimin e ish-Presidentit.

Biznesmeni Shatku ka hyrë në bisedime me një person i quajtur Ali Soufan, drejtor ekzekutiv i Soufan Group, të cilit i ka kërkuar në emër të Ilir Metës, nëse ai dhe ministri i financave të Katarit janë gati për t’u takuar me Metën, mëson Ora News nga dosjet hetimore të SPAK.

Gjithashtu, biznesmeni Shatku i ka kërkuar këtij personi që të sigurojë edhe një pajisje anti-përgjimi për Ilir Metën.

Referuar dosjes hetimore, Adrian Shatku, me ndërmjetësim të Ilir Metës, është takuar me ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të Mbretërisë së Marokut në datën 31 Tetor 2014, ditë kur Ilir Meta zhvillonte takim zyrtar në Marok.

Në provat e kqyrura, rezulton se Adriani i ka kërkuar Monika Kryemadhit që të organizojë mundësisht në shtëpi takimin midis Ilir Metës dhe ambasadorit të Katarit dhe investitorit të CIT.

Nga ana tjetër, Adrian Shatku ka mbajtur lidhjet midis John Moreira, drejtues ekzekutiv i ‘JPM Strategic Solution’ dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (aktualisht Partia e Lirisë), ku në të paktën dy raste është dokumentuar se ka ndërmjetësuar ardhjen në Shqipëri të John Moreira dhe dy personave të tjerë të quajtur Patrik dhe Kate.

John Moreira ka kryer takime strategjike me ministrat e LSI-së në vitin 2014, ka bërë sondazhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 për LSI-në, ndërsa Patrik dhe Kate kanë trajnuar të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës.

Shqiptarja.com ka zbuluar më herët se kompanitë në pronësi të biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, kanë përfituar me ndihmën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit leje për 2 projekte me vlerë miliona Euro në Shqipëri, atë për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike.

Gjithashtu, nga hetimet e SPAK është zbuluar edhe se Monika Kryemadhi ka shpenzuar 240 mijë Dollarë për veshje, bileta avioni dhe akomodime në hotele për 3 vite, përmes një karte krediti që i ishte vendosur në dispozicion nga biznesmeni Shatku. m.p.

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

By: Ke Si
20 July 2025 at 15:54

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda saj, sapo të publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit.

Qosja tha në A2CNN se rruga e vetme për të kapërcyer krizën e brendshme dhe për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhje është ndryshimi rrënjësor në PD përmes promovimit të figurave të reja, që i simpatizon qytetari.

“Pa diskutim mbas mbarimit të raportit të OSBE/ODHIR që do jetë ashtu siç është me gjithë farsën e vetë brenda. PD nuk duhet të humbi asnjë sekondë për të riorganizuar nga seksioni i fundit i një dege e deri të kryesia qendrore. Nuk ka mënyrë tjetër. Ne kemi figura të reja shumë të mira, kemi prodhuar gjatë gjithë kohës figura të reja, edhe rezultati e tregoi se aty ku kanë qenë të rinj, figura të pastra, që e kanë bërë me zemër e shpirt gjënë, ka fituar PD-ja. Kjo tregon se demokratët e duan ndryshimin, i duan edhe njerëzit. Ne duhet t’i serviremi qytetarëve shqiptarë me njerëz të denjë, njerëz të pastër, që realisht e duan vendin dhe PD. Përndryshe do të rrimë në regres dhe do notojmë po në këto ujëra, që fajin e ka ky, do merremi me njëri-tjetrin dhe do lëmë kundërshtarin të vazhdojë të jetë në pushtet”, deklaroi Qosja në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN.

I pyetur për procesin e Primareve dhe mbetjen jashtë listës së kandidatëve për deputetë, të fituesve të këtij procesi, siç ishte rasti i të parit të qarkut të Tiranës, kavajasit Hysen Kadiu, Qosja tha se kjo strategji përjashtimi e fituesve të garës së brendshme në PD ishte e gabuar. m.p.

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

By: Ke Si
20 July 2025 at 15:44

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar me urdhër të tij.

Në videon e publikuar nga Rama shihen hapësirat midis trotuareve në gjendjen e pak javëve më parë dhe se si janë pas çmontimit të tendave, në zonën e njohur si “Delijorgji” në kryeqytet”.

Kryeministri shprehet se ky është një “çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit”.

Shefi i qeverisë ka edhe një mesazh për ata pronarë e administratorë biznesesh që ende nuk i janë bindur urdhrit, që të veprojnë sa janë në kohë, për të shmangur gjobat që e pasojnë kundërshtimin e aksionit.

“Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama. m.p.

Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen… dyfish më shumë

By: Ke Si
20 July 2025 at 15:34

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar më të lëvizshëm, jo një pykë klasik.

PSG ka investuar 80 milionë euro për Ramosin, por edhe mund ta shesë, nëse vjen oferta e duhur.

Gazetari Sacha Tavolieri raporton se Milani ka gati 30 mln euro për sulmuesin, i cili pëlqehet shumë nga Max Allegri. Problemi është se PSG kërkon minimalisht 60 mln euro për të. m.p.

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

By: el da
20 July 2025 at 15:31

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka zhvilluar gjatë kësaj jave qindra kontrolle nga Ksamili deri në Koman, duke pasur si qëllim forcimin e parametrave të sigurisë në det, liqene dhe lumenj.

Në total, janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar, për shkelje të ndryshme. Mjetet e sekuestruara përfshijnë:

18 jet ski

7 skafe

3 gomone

2 varka metalike me motorë uji të instaluar

Shkeljet kryesore ishin lundrimi brenda perimetrit të sigurisë, mungesa e dokumentacionit dhe lundrimi jashtë zonave të lejuara. Vetëm për lëvizje të rrezikshme pranë pushuesve, 12 drejtues janë ndëshkuar me gjoba nga 100 mijë lekë secili.

Ndërkohë, janë shpëtuar 13 persona (shqiptarë dhe të huaj), të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të larta apo defekteve në mjete./kb

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

By: el da
20 July 2025 at 15:16

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it.

Flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë seriozisht zonën përreth.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, që po punon për të vënë situatën nën kontroll.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty pranë këshillohen të tregojnë kujdes.

Rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta./kb

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

By: el da
20 July 2025 at 14:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që po shembte.

Policia njofton se dëmtimet kanë qenë tepër të rënda dhe 51-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shenja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe  e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia./kb

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

By: el da
20 July 2025 at 14:28

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi bazën e besimit të ndërsjellë mes palëve të përfshira.

Ky mekanizëm, i cili ka origjinën në Azinë Jugore, përdoret edhe sot në mbarë botën, sidomos në komunitetet islame, si një alternativë ndaj sistemit tradicional bankar.

Në vend të transfertave bankare ndërkombëtare, paratë dërgohen përmes një rrjeti të veçantë të quajtur “hawaladars” apo tregtarë të hawala-s.

Këta tregtarë nuk përdorin dokumentacion formal, gjithçka bazohet në një sistem të paligjshëm, por i mirëorganizuar i regjistrimit të transaksioneve, ku çdo kredi apo debit shënohet në mënyrë të përmbledhur dhe diskrete. Borxhet mund të shlyhen përmes parave, pronave apo edhe shërbimeve.

Ata që nuk respektojnë marrëveshjet e nënkuptuara konsiderohen si të pabesë dhe përjashtohen nga rrjeti, një dënim që vlen më shumë se çdo ndëshkim ligjor për ta.

Për shumë emigrantë që dërgojnë para në vendet e tyre të origjinës, hawala është shpesh alternativa më praktike. Në vende ku sistemi bankar është i kushtueshëm ose i paarritshëm, hawala ndihmon në qarkullimin e fondeve me shpejtësi, kosto të ulët dhe pa burokraci. Madje, në disa raste, tregtarët nuk aplikojnë tarifa për emigrantët, për t’i nxitur të përdorin këtë kanal joformal.

Ky sistem është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që nuk kanë dokumente identifikimi apo akses në një llogari bankare. Për ta, është e vetmja mënyrë për të dërguar para jashtë vendit./kb

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

20 July 2025 at 14:25

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? – kjo e fundit që më vonë shërbeu si titull ironik për librin e saj autobiografik, ku rrëfente një jetë personale plot zemërthyerje dhe tragjedi – ka vdekur në moshën 87 vjeç.

Francis ishte një prej interpreteve kryesore para epokës së Beatles-it, duke qenë pothuajse vazhdimisht në listat e hiteve nga viti 1957 deri në 1964. Me një magjepsje që i bënte për vete të rinjtë dhe të rriturit, ajo pati mbi një duzinë hitesh në 20-shen më të mirë, duke filluar me Who’s Sorry Now? dhe duke përfshirë këngët numër 1 Don’t Break the Heart That Loves You dhe The Heart Has a Mind of Its Own. Ashtu si yjet e tjera të rinisë së kohës, ajo interpretoi edhe në disa filma, përfshirë Where the Boys Are dhe Follow the Boys.

Këngëtarja me flokë të errët ishte vetëm 17 vjeç kur firmosi kontratë me MGM Records, pas disa paraqitjeve në shfaqje televizive. Incizimet e para nuk morën vëmendje të madhe, por më pas publikoi versionin e saj të këngës Who’s Sorry Now?, një baladë e vjetër e shkruar nga Ted Snyder, Bert Kalmar dhe Harry Ruby.

Kënga fillimisht pati pak sukses derisa Dick Clark e luajti në emisionin American Bandstand në vitin 1958. Më pas Francis solli hite të tjera të adoleshencës si Stupid Cupid, Everybody’s Somebody’s Fool dhe Lipstick on Your Collar. Regjistrimet e saj u bënë hite në mbarë botën, duke rikënduar këngët në italisht, spanjisht dhe gjuhë të tjera. Koncertet e saj në SHBA shiteshin shpejt.

Ndërkohë, u zhvillua një romancë me yllin tjetër të rinisë Bobby Darin, i cili kishte ofruar të shkruante këngë për të. Por kur babai i saj dëgjoi thashetheme se ata po planifikonin martesë, ai hyri me forcë në një provë dhe kërcënoi Darin me armë, duke përfunduar lidhjen dhe duke e vënë Francis në një rrugë të dhimbshme dhe traumatike.

Ajo rrëfeu disa nga këto episode në autobiografinë e saj Who’s Sorry Now?

“Jeta ime personale është një pendesë nga A në Z,” tha ajo për Associated Press në 1984, vitin kur doli libri. “Kuptova se i lejoja babait të ushtronte shumë ndikim mbi mua.”

Babai i saj, George Franconero, kontraktues çative nga New Jersey, luante akordeon dhe e mësoi vajzën të luante që në fillim kur tregoi talent për muzikën. Kur ajo ishte katër vjeç, ai filloi të organizonte datat e saj të këndimit dhe më vonë u bë menaxheri i saj.

Megjithëse karriera e saj në aktrim kishte zbehur deri në mes të viteve 1960, Francis ishte ende e njohur në turnetë koncertale kur në 1974, pas një koncerti në Westbury Music Center në New York, u sulmua dhe u përdhunua me thikë nga një burrë që hyri në dhomën e saj të hotelit. Sulmuesi nuk u kap kurrë.

Francis paditi hotelin për sigurinë e dobët dhe një juri i akordoi 2.5 milionë dollarë në 1976. Më pas palët u pajtuan jashtë gjykate për 1.475 milionë dollarë, ndërsa apelimi ishte në proces. Ajo tha se sulmi shkatërroi martesën e saj dhe i shkaktoi vite tronditje emocionale.

Në 1981, ajo pësoi një tjetër tragjedi kur vëllai i saj George u qëllua për vdekje ndërsa po largohej nga shtëpia në New Jersey. Më vonë, në të njëjtën dekadë, babai e dërgoi në një spital psikiatrik, ku u diagnostikua me çrregullim bipolar. Në një moment, ajo tentoi vetëvrasjen duke gëlltitur dhjetëra pilula për gjumë. Pas tre ditësh në kome, u shërua.

Ishte e martuar katër herë dhe thoshte se vetëm bashkëshorti i tretë, Joseph Garzilli, ia vlente përpjekjen. Martesat e tjera zgjatën më pak se një vit.

Në vitin 2025, kënga Pretty Little Baby u bë virale në TikTok, duke e rikthyer Francis tek një audiencë e re e re. “Të them të drejtën, nuk më kujtohej kënga!” tha ajo për revistën People. “Duhet ta dëgjoja që ta kujtoja. Të mendosh që një këngë që incizova 63 vjet më parë po prek zemrat e miliona njerëzve është me të vërtetë mahnitëse. Është një ndjesi e jashtëzakonshme.”

Burimi: Associated Press/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

By: el da
20 July 2025 at 14:00

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar mbi 17 mijë pushues. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtij fluksi kanë qenë shtetas të huaj.

Mbi 17 mijë vizita janë kryer deri më tani në qendrat shëndetësore verore , nga të cilat 73% kanë qenë shqiptarë dhe 27 % shtetas të huaj. Predominojnë pickimet, të vjellat, gastroenteritet që kanë të bëjnë me temperaturat e larta, tipike të sezonit”, thotë Brataj.

Falë  shërbimeve në këto qendra është parandaluar shumë fluksi në spitalet rajonale.

Një gjë pozitive që është bërë këtë vit, për të cilën kemi insistuar shumë, është që në rastet e të vjellave dhe diarresë, apo humbjes së lëngjeve të ketë edhe re hidratim në këto qendra, pra marrja e një serumi që pacienti të zëvendësojë menjëherë lëngjet e humbura. Kjo ka ulur shumë numrin e personave që shkojnë drejt spitaleve të cilat janë 4-5 në bregdet dhe nuk do të mund të përballonin gjithë këtë fluks”, shprehet ai.

Të vjellat dhe problemet gastrointestinale kanë qenë ndër ankesat kryesore.

Nëse ke një diarre, ose është një virus ose një nga toksinat që krijohet. Kështu që lëre që organizmi ti eliminojë këto toksina sepse është një mekanizëm mbrojtës. Ajo që duhet të bëjmë është që ta zëvendësojmë me lëngje ose serum”, thekson drejtori i urgjencës.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente me shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve./kb

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

By: el da
20 July 2025 at 13:40

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh. Fenomeni është global. Revista “The Economist”, së fundmi në një shkrim, analizonte shkaqet e rritjes së plakjes së popullsisë nga rënia e lindshmërisë.

Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç. Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri? Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar  tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%. Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç. Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%. Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune. Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

Të dhënat e INSTAT për shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri në periudhën 2019–2024 tregojnë një tendencë të plakjes së fuqisë punëtore. Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja e grupmoshës 55-64 vjeç është rritur ndjeshëm – nga 62,9% në 2019 në mbi 75% në vitin 2024, duke dëshmuar një prani gjithnjë e më të madhe të punonjësve më të moshuar në tregun e punës.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%. Kjo tregon për vështirësi të kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës, çka mund të lidhet me arsimin, papunësinë, emigracionin ose mungesën e mundësive të përshtatshme për këtë kategori.

Një zhvillim interesant është rritja e pjesëmarrjes edhe në grupmoshën mbi 65 vjeç, ku në dy tremujorët e parë të vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, një rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% që ishte në vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune./ Monitor/kb

 

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

By: el da
20 July 2025 at 13:24

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me reshje të dendura dhe stuhi të fuqishme, pjesa qendrore dhe jugore do të goditen nga një valë të nxehti ekstrem, e përshkruar nga ekspertët si një ndër më të ashprat e dekadave të fundit, ndoshta edhe e paprecedentë në historinë e vendit.

Sipas raportimit të medias italiane La Repubblica këtë të diel, më 20 korrik, vala afrikane e të nxehtit, e njohur ndryshe si “Deveja”, ka filluar të shtrihet mbi Siçili, Sardenjë dhe Pulia, ku temperaturat kanë kapur tashmë 40°C. Madje, edhe në lartësinë 1500 metra mbi nivelin e detit, termometri tregon rreth 30°C – një vlerë jashtëzakonisht e rrallë për klimën italiane.

Megjithatë, këto shifra janë vetëm parapërgatitje për atë që do të ndodhë nga e hëna në brendësi të lindjes së Siçilisë – sidomos në zonat midis Sirakuzës, Katanias dhe Kaltanisetas. Për shkak të faktorëve si erërat e forta, lagështia e ulët dhe distanca nga deti, temperaturat pritet të ngjiten deri në 45°C. Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë që ato të kalojnë edhe 49°C, çka do të përbënte një rishkrim të historisë klimatike për Italinë dhe tërë kontinentin. Ky nivel do të thyente rekordin aktual evropian prej 48.8°C, i regjistruar në gusht 2021 në Floridia, provincë e Sirakuzës./kb

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

By: Admin
20 July 2025 at 13:20

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New York Red Bulls në MLS.

Pasi i përfundoi seria prej pesë ndeshjesh me dygolësha në takimin e fundit, teksa skuadra nga Florida u mposht 3-0 ndaj Cinccinatit mesjavën e shkuar, Messi u sigurua që Inter Miami të kthehej te fitorja.

Alexander Hack i dha epërsinë Red Bulls vetëm pas 14 minutash, kur mbrojti topin dhe goditi me volej nga afërsia pas një këndi të ekzekutuar nga Emil Forsberg, duke e lënë të pafuqishëm portierin Rocco Rios Novo.

Por vetëm 10 minuta më vonë, Jordi Alba barazoi rezultatin me një goditje të saktë në këndin e sipërm të djathtë, pas një pasimi të shkëlqyer nga Messi.

A perfect pass if we've ever seen one. 😍

Messi finds Alba for a BEAUTY. 1-1. pic.twitter.com/vebOneh65Q

— Major League Soccer (@MLS) July 20, 2025

Messi shënoi golin e parë të tij në minutën e 60-të, duke dalë përballë portierit pas një kundërsulmi të shpejtë, për ta kaluar me qetësi dhe për të dërguar topin në rrjetë nga afër.

Një tjetër kundërsulm i shpejtë i hapi hapësirën përsëri në minutën e 75-të, kur Messi kontrolloi topin me gjoks pas një krosimi nga Luis Suarez dhe goditi fuqishëm për golin e pestë të Miami-t, duke lënë të pafuqishëm portierin Coronel./ D.C

Six braces in his last seven games? Messi things. 🐐 pic.twitter.com/licMBu71GU

— Major League Soccer (@MLS) July 20, 2025

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

20 July 2025 at 13:10

Nga Kirsty Major

Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë tonë të re, nuk është detyrimisht kështu.

Në këtë seri, shkrimtarët diskutojnë shkaqet dhe zgjidhjet e krizës së banesave në qytetet kryesore evropiane.

Si u bë Lisbona qyteti më i paarsyeshëm në Evropë

A janë të përballueshme qiratë në Amsterdam? Jo për të rinjtë që sapo kanë ardhur

Çështja e banesave është aq personale sa mund të jetë një problem. Shtëpia është vendi ku gjejmë strehë nga bota e jashtme, shprehim veten, ndërtojmë marrëdhënie dhe familje. Të blesh apo të marrësh me qira një banesë do të thotë të projektojësh ëndrrat dhe aspiratat e tua në tulla dhe llaç – a mund ta imagjinojmë veten duke qëndruar jashtë në diell në atë ballkon? Por procesi mund të jetë shumë i frustruar – a mund ta përballojmë atë shtëpi? Për më shumë prej nesh, përgjigja është jo.

Duke e përjetuar këtë në nivel individual, është e lehtë të mendojmë se çmimet në rritje janë një problem vetëm i komunitetit, qytetit apo vendit tonë. Por çmimet e papërballueshme të banesave dhe qiratë janë një problem gjithëkontinental. Sipas Parlamentit Evropian, nga viti 2015 deri në 2023, çmimet e banesave në BE janë rritur mesatarisht me pak më pak se 50%. Nga 2010 në 2022, qiratë janë rritur me 18%.

Si redaktore, desha të njoh disa nga historitë pas këtyre statistikave dhe, si një person që jeton në një qytet shumë të shtrenjtë (përshëndetje nga Londra!), të dëgjoj edhe zgjidhje. Kam porositur një grup ekspertësh të banesave të kontribuojnë në serinë “Kriza e banesave në Evropë”, duke përshkruar situatën në disa prej qyteteve më të shtrenjta të kontinentit.

Agustín Cocola-Gant shkruan se si ndryshimet në politikë pas krizës financiare të vitit 2008 inkurajuan të pasurit e huaj të blinin shtëpi të dyta ose të marrin me qira afatshkurtra në Lisbonë, duke i nxjerrë vendasit jashtë qytetit të tyre. Tani disa familje portugeze marrin me qira dhoma, jo apartamente.

Në një kthesë rolesh, sipas Amber Howard, në Amsterdam më keq e kanë të rinjtë dhe të sapoardhurit. Banorët më të vjetër jetojnë në banesa sociale të sigurta dhe të përballueshme, ndërsa të rinjtë dhe të sapoardhurit, shpesh me të ardhura më të ulëta, mbeten në sektorin e shtrenjtë dhe të pasigurt privat. Ndërsa numri i banesave sociale ka rënë me kalimin e kohës, ai i banesave private është rritur, pasi politikanët kanë përkrahur ardhjen e banorëve më të pasur në qytet.

Situata është e ngjashme edhe në Budapest, thotë Csaba Jelinek. Banesat sociale u shitën pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe pronësia private u promovua si refuzim i vlerave socialiste. Në praktikë, kjo ka bërë që hungarezët më të vjetër të investojnë në banesa dhe të rrisin çmimet dhe qiratë për brezat e rinj.

Një qytet që nuk po përballet me krizë për përballueshmërinë është Vjena. Siç shkruan Justin Kadi, që nga vitet 1920 qyteti ka pasur një stok të qëndrueshëm banesash sociale për qiradhënësit e të gjitha të ardhurave. Ashtu si në Amsterdam, të sapoardhurit marrin me qira privat, por banesat sociale kanë ulur ndikimin në rritjen e qirave.

Nuk është nevoja të jesh ekspert i banesave për të kuptuar dinamikën që po luhet në tregun evropian të banesave. Për më shumë se 40 vjet, politika e banesave ka favorizuar ata që investojnë në prona në dëm të atyre që jetojnë në to. Ky pabarazi është më e dukshme në vendet me investitorë të mëdhenj institucionalë – si fondet private të kapitalit, hedge fund-et, kompanitë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve – siç shpjegon Tim White në shkrimin e tij.

Kur banesat nuk janë shtëpi por asete, ndodh një transferim i pasurisë nga ata që nuk kanë tek ata që kanë. Në gjithë Evropën – dhe pjesë të mëdha të botës – prona është bërë një forcë shtytëse e pabarazisë. E në këtë mënyrë, pabarazia ushqen mllefin. Politikanët e ekstremit të djathtë kanë shfrytëzuar këtë zemërim për përfitime politike, siç raportohet në një seri më parë nga The Guardian nga vijat e frontit të krizës së banesave në Evropë. Si komentoi komisioneri evropian për punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas Schmit: “Problemi i banesave ndan shoqëritë tona dhe mund të jetë një rrezik për demokracitë tona.”

Politikat e banesave përcaktohen në nivel kombëtar, por Bashkimi Evropian mund të krijojë korniza dhe të ndihmojë aksesin në financa. Në 2024, të gjithë ministrat e banesave të vendeve anëtare nënshkruan një deklaratë duke kërkuar një “marrëveshje të re” për banesa të përballueshme dhe sociale.

Ka zgjidhje dhe ka vullnet politik, dhe ndërkohë shpresojmë që kjo seri të ndihmojë ata që përballen me pamundësi për të gjetur banesë në Evropë të kuptojnë se nuk janë vetëm.

*Kirsty Major është zëvendësredaktore për Opinion në The Guardian.

Përgatiti për botim: L.Veizi

 

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

By: el da
20 July 2025 at 13:00

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Korenë e Jugut gjatë ditëve të fundit, njoftoi Zyra Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Pamjet dramatike të publikuara nga qyteti turistik Gapyeong, tregojnë banorë duke kaluar mes baltës dhe urave të dëmtuara, në përpjekje për të arritur në strehimoret e evakuimit. Vetëm në këtë qytet, dy persona kanë humbur jetën dhe katër rezultojnë të zhdukur, pas një rrëshqitjeje që përfshiu disa banesa.

Në rajonin qendror të Chungcheong, një fshat i tërë u mbulua nga balta dhe rrënojat pas një tjetër rrëshqitjeje të fuqishme, raportojnë mediat vendase.

Pothuajse 10,000 persona janë evakuuar nga banesat e tyre që prej të mërkurës, kur filluan reshjet, ndërsa më shumë se 41,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

 

 

Dëmet janë përhapur në shumë pjesë të vendit – mijëra ndërtesa dhe rrugë janë përmbytur ose dëmtuar rëndë, me pasoja edhe në bujqësi dhe mbarështimin e bagëtive. Rajonet jugore janë goditur më rëndë, me 6 viktima dhe 7 persona të zhdukur vetëm në qarkun Sancheong.

Ndërkohë, rajonet malore në veri afër Seulit dhe disa zona perëndimore dhe veriore kanë regjistruar gjithashtu viktima dhe dëme të konsiderueshme.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Provincës Gyeonggi, 63 persona janë shpëtuar, ndërsa 285 të tjerë janë evakuuar nga zona e rrezikut në Gapyeong. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime serioze për rrëshqitje dheu në disa rajone të tjera të vendit.

Megjithëse reshjet janë zbutur në pjesën jugore dhe qendrore, në kryeqytetin Seul dhe në veri të vendit priten rrebeshe të tjera gjatë ditës së dielë.

Qeveria koreane ka nisur një operacion të gjerë ndërinstitucional për rimëkëmbjen dhe ndihmën emergjente, në përpjekje për të minimizuar pasojat dhe për të shpëtuar ata që mund të jenë ende të bllokuar në zonat më të prekura./kb

❌
❌