Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2026@a2_cnn - TikTok

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e shtetit jugor të Chiapas në Meksikë, duke shkaktuar alarm dhe par...

By: @a2_cnn
18 July 2026 at 22:01

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e shtetit jugor të Chiapas në Meksikë, duke shkaktuar alarm dhe paralajmërime për cunami në rajon. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej pranë qytetit bregdetar Puerto Madero, ndërsa lëkundja u regjistrua në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Thellësia e vogël e tërmetit ka bërë që lëkundjet të ndihen fuqishëm në zonat përreth. Menjëherë pas tërmetit, Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i SHBA-së lëshoi një njoftim për rrezik potencial cunami përgjatë brigjeve të rajonit, ndërsa autoritetet monitorojnë situatën për valë të mundshme detare. Lëkundjet u ndjenë edhe përtej kufijve të Meksikës. Dëshmitarë të cituar nga “Reuters” raportuan se tërmeti u ndje në disa zona të Guatemalës dhe El Salvadorit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

398 views


💾

Autoritetet siriane kanë mohuar kategorikisht pretendimet e Iranit se ka kryer një sulm ndaj bazës amerikane në al-Tanf, pranë kufirit Siri–Jordani. B...

By: @a2_cnn
18 July 2026 at 22:01

Autoritetet siriane kanë mohuar kategorikisht pretendimet e Iranit se ka kryer një sulm ndaj bazës amerikane në al-Tanf, pranë kufirit Siri–Jordani. Burime nga Ministria e Brendshme siriane i thanë Al Jazeera se nuk ka pasur asnjë sulm iranian në territorin sirian dhe se nuk është regjistruar asnjë incident në zonën e ish-bazës amerikane. Sipas të njëjtave burime, trupat amerikane janë tërhequr nga baza e al-Tanf që në shkurt të këtij viti, duke shtuar se aktualisht nuk ka prani të ushtarëve amerikanë në Siri. Më herët, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se kishte goditur sistemet e radarëve në al-Tanf, kishte shkatërruar disa helikopterë dhe kishte vrarë ushtarë amerikanë. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga autoritetet siriane dhe nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, shkruan A2CNN. Pretendimet e Teheranit vijnë vetëm një ditë pasi autoritetet siriane njoftuan se kishin sekuestruar një ngarkesë të dyshuar armësh në kufirin Siri-Irak, e cila, sipas tyre, ishte destinuar për grupin Hezbollah në Liban. Në njoftimin zyrtar, qeveria siriane e cilësoi Hezbollahun si organizatë terroriste. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

1531 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, të dyshuar për veprat penale “kor...

By: @a2_cnn
17 July 2026 at 22:01

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, të dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”. Sipas AMP-së, hetimi ndaj dy efektivëve nisi pas publikimit të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale më 16 korrik 2026, ku dyshohet se ata shfaqeshin duke kryer veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës, shkruan A2CNN. Të arrestuarit janë inspektorët e Patrullës së Përgjithshme, shtetasit D. B., 25 vjeç, dhe E. K., 23 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”, të kryera në bashkëpunim.

1297 views


💾

❌
❌