Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar formatin e ri të recetës mjekësore dhe udhëzimin për lëshimin dhe ekzekutimin e saj në farm...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar formatin e ri të recetës mjekësore dhe udhëzimin për lëshimin dhe ekzekutimin e saj në farmaci, një zhvillim i rëndësishëm për standardizimin e shërbimit farmaceutik dhe rritjen e transparencës në përshkrimin e barnave. Në emisionin “Diagnozë”, afërsisht një vit më parë, kemi trajtuar çështjen e recetës mjekësore, duke parashtruar kërkesat për përmirësimin e saj, ndër të cilat përfshirja e emrit gjenerik të barnave dhe kalimi në recetën elektronike. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ishte pjesë aktive e grupit të punës që hartoi këtë format dhe udhëzim. Propozimet kryesore të tij janë reflektuar në dokumentin përfundimtar. Përshkrimi i barnave me emrin gjenerik, kufizimi i recetës vetëm për barnat që gjenden në Regjistrin Kombëtar, si dhe përgatitja për implementimin e recetës elektronike, janë hapa thelbësorë që rrisin sigurinë dhe cilësinë e trajtimit për pacientin. #a2cnn #diagnoze #freskidamiloti #recetaelektronike #defrimgoma #urdhrifarmacisteve

1410 views