Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025@a2_cnn - TikTok

Disa taksistë në Tiranë kanë rënë në grackën e një 29-vjeçari, që ju merrte shuma parash dhe shërbim taksi të pa paguar, duke ju lënë si garanci qese ...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 14:00

Disa taksistë në Tiranë kanë rënë në grackën e një 29-vjeçari, që ju merrte shuma parash dhe shërbim taksi të pa paguar, duke ju lënë si garanci qese me mbeturina. Emrah Sh. u fajësua nga Gjykata e Tiranës për “mashtrim” dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, pasi u kallëzua nga dy taksistë. Pas arrestimit, ai pohoi se kishte mashtruar me të njëjtën skemë edhe disa të tjerë. #a2cnn #lajmeshqip

159.5K views


💾

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 14:00

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

3023 views


💾

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak p...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 14:00

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #vlore #like #share

4765 views


💾

Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”, presidenti Donald Trump teksa po fliste për marrëveshjen e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 14:00

Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”, presidenti Donald Trump teksa po fliste për marrëveshjen e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e ngatërroi këtë të fundit me Shqipërinë #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #azerbajxhan #armenia #trump #like #share #follow #comment

6989 views


💾

Ministri i financave, Bezalel Smotriç, miratoi përfundimisht projektin shumë të kundërshtuar për vendbanimin “E1” në Bregun Perëndimor. “Aprovimi i kë...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 14:00

Ministri i financave, Bezalel Smotriç, miratoi përfundimisht projektin shumë të kundërshtuar për vendbanimin “E1” në Bregun Perëndimor. “Aprovimi i këtij megaplani izraelit përfaqëson një hap domethënës që anulon praktikisht iluzionet për dy shtete dhe konsolidon marrjen nën kontroll të zemrës së tokës së Izraelit nga populli hebre”, është shprehu ministri, sipas asaj që raportojnë mediat në Tel Aviv. Smotriç shton se “Shteti Palestinez është fshirë nga tryeza e negociatave dhe sipas tij, ky është një fakt tashmë. “Çdo vendbanim, çdo lagje, apo njësi banimi është një gozhdë në arkivolin e kësaj ideje të rrezikshme”, nënvizoi më tej ministri izraelit. Sipas ekspertëve, miratimi për ndërtimin e këtij vendbanimi do të sillte ndarjen në dysh të Bregut Perëndimor, ndërsa Organizatat për të Drejtat e Njeriut e konsiderojnë një plan që shkatërron të ardhmen e një shteti të Palestinës. Diskutimet për këtë projekt kanë vazhduar për mbi 20 vite dhe lidhet me një zonë në lindje të Jerusalemit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar vazhdimisht Izraelin për këtë ide dhe kanë mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Nëse procesi vazhdon me këto rimte, punimet në infrastrukturë mund të nisin në muajt e ardhshëm, kurse ndërtimi fillon për rreth një vit. Plani parashikon rreth 3500 apartamente për të zgjeruar vendbanimin Maale Adumim. Smotriç prezantoi miratimin e këtij projekti si një kundërpërgjigje ndaj disa vendeve të perëndimit që njoftuan se do të njohin shtetin e Palestinës. #a2cnn #Lajmeshqip

3673 views


💾

Diplomati më i lartë i Rusisë thotë se Moska është shumë e vetëdijshme për përpjekjet "e ngathta" të Bashkimit Evropian për të ndryshuar qëndrimin e D...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 14:00

Diplomati më i lartë i Rusisë thotë se Moska është shumë e vetëdijshme për përpjekjet "e ngathta" të Bashkimit Evropian për të ndryshuar qëndrimin e Donald Trump ndaj Ukrainës. Sipas mediave të huaja, Sergei Lavrov tha gjithashtu se Rusia është në favor të garancive të besueshme të sigurisë për Ukrainën, por shpreson që SHBA-të ta kuptojnë se diskutimi i çështjeve të sigurisë pa Rusinë është një "rrugë për askund". "Jam i sigurt se në Perëndim dhe mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shumë mirë se diskutimi serioz i çështjeve të sigurisë pa Federatën Ruse është një utopi, është një rrugë që nuk të çon askund", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN. Sipas Lavrov, SHBA-të kanë një pasqyrë gjithnjë e më të qartë të "shkaqeve rrënjësore" të krizës së Ukrainës. #a2cnn #lajmeshqip

4745 views


💾

Yesterday — 20 August 2025@a2_cnn - TikTok

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 06:00

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vendosur situatën nën kontroll, por terreni i thyer dhe përmasat e zjarrit e bëjnë ndërhyrjen të vështirë. A2 CNN mëson se për këtë arsye, është kërkuar edhe ndihma nga ajri për të shmangur përhapjen e flakëve. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të mos shkaktuar vatra të reja. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

10K views


💾

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në Dubai, por që zg...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 06:00

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në Dubai, por që zgjati shumë pak. Diamanti rozë, i njohur për qartësinë, simetrinë dhe shkëlqimin e tij unik, u vodh nga një dyqan bizhuterish nga një bandë që hiqeshin si ndërmjetës për një blerës të supozuar. Sipas CNN, banda e kishte studiuar operacionin për më shumë se një vit. Ata gjurmuan rrugën e gurit të çmuar nga Evropa dhe hartuan një plan të detajuar. Për t'u dukur bindës, anëtarët e saj morën me qira makina luksoze, organizuan takime në hotele prestigjioze dhe madje punësuan një ekspert gurësh të çmuar për të certifikuar vërtetësinë e diamantit. Momenti vendimtar erdhi kur autorët e krimit arritën ta bindnin tregtarin që ta transportonte diamantin në një vilë, gjoja për t'ia paraqitur blerësit. Sapo u shfaq guri i çmuar, banda e rrëmbeu atë dhe iku me vrap. Megjithatë, autoritetet vepruan shpejt. Brenda pak orësh, ata arritën të identifikonin tre të dyshuar, t'i gjurmonin dhe t'i arrestonin, përpara se diamanti të transportohej jashtë Dubait. Objekti i vlefshëm iu kthye pronarit të tij, i cili nuk e fshehu habinë e tij nga shpejtësia e veprimeve të policisë. "Për habinë time të madhe, të nesërmen në mëngjes ata më njoftuan se të dyshuarit ishin arrestuar tashmë dhe diamanti ishte gjetur", tha argjendari. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

6859 views


💾

Një moment i pazakontë ndodhi në një sallë gjyqi në Fulton County të shtetit të Xhorxhias në SHBA, kur gjykatësi gabimisht shpalli fajtor një të pande...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 06:00

Një moment i pazakontë ndodhi në një sallë gjyqi në Fulton County të shtetit të Xhorxhias në SHBA, kur gjykatësi gabimisht shpalli fajtor një të pandehur që në fakt ishte shpallur i pafajshëm nga juria. Në bankën e të akuzuarve ishte Alton Oliver, i cili po gjykohej për vrasjen e një oficeri policie në vitin 2022. Ai përballej me gjashtë akuza, përfshirë tre për vrasje, raportoi televizioni lokal WXIA Atlanta, përcjell A2 CNN. Pamjet nga salla e gjyqit tregojnë momentin kur gjykatësi lexon gabimisht vendimin e jurisë, duke thënë: “Ne, juria, e shpallim të pandehurin fajtor për të gjitha gjashtë akuzat”. Oliver dhe ekipi i tij ligjor qëndruan në heshtje, por në sallë filluan reagime të menjëhershme dhe pyetje nga të pranishmit, të cilët vunë në dukje se gjykatësi kishte bërë një lapsus. Pasi kontrolloi sërish dokumentin e jurisë, gjykatësi e kuptoi gabimin dhe pyeti: “A nuk thashë ‘i pafajshëm’?”. Në atë moment, disa persona në sallë iu përgjigjën: “Jo”. Më pas ai kërkoi falje dhe e lexoi saktë vendimin, këtë herë duke shpallur Oliverin të pafajshëm për të gjitha akuzat. Reagimi në sallë ishte i menjëhershëm, me duartrokitje dhe të qeshura nga publiku. Pas shpalljes së pafajësisë, Oliver u përqafua me avokatët e tij mbrojtës, siç tregojnë pamjet filmike. Më herët gjatë javës, ai kishte dëshmuar në gjykatë se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi efektivi James Thomas, viktima e ngjarjes, kalonte shpesh pranë tij me makinë dhe e ngacmonte seksualisht. Ky vendim mbylli një proces të ndjekur nga afër nga publiku në Fulton County, i cili u bë edhe më i paharrueshëm për shkak të lapsusit të gjykatësit gjatë shpalljes së verdiktit. #a2cnn #lajmeshqip

15.1K views


💾

Kisha historike e Kirunës në Suedi, ka nisur udhëtimin e saj të ngadaltë drejt shtëpisë së saj të re. Zgjerimi i minierës nëntokësore dhe shmangia e f...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 06:00

Kisha historike e Kirunës në Suedi, ka nisur udhëtimin e saj të ngadaltë drejt shtëpisë së saj të re. Zgjerimi i minierës nëntokësore dhe shmangia e fundosjes së tokës ishte arsyeja e zhvendosjes së saj. Kisha 113 vjeçare e cila peshonte rreth 600 ton, u ngrit nga themelet dhe u ngarkuan mbi një rimorkio të ndërtuar posaçërisht për këtë operacion. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #Like #share #follow #comment

5126 views


💾

Një aksident automobilistik me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, raporton A2 CNN. Përmes një njoftimi, Policia bën ...

By: @a2_cnn
21 August 2025 at 06:00

Një aksident automobilistik me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, raporton A2 CNN. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere femër. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #Like #share #follow #comment

12.1K views


💾

❌
❌