Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025@a2_cnn - TikTok
Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi,...

By: @a2_cnn
25 July 2025 at 22:00

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Costa ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE”, shkruan A2. Ai ka shtuar se “nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane. Këshilli i Evropës është i njoftuar hollsishëm me çështjen e pasivizimit të adresave. Kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së. Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike!”, përfundon në letrën e tij, Antonio Costa. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

1624 views


💾

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit, ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar. Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tro...

By: @a2_cnn
25 July 2025 at 22:00

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit, ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar. Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllain, pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte. Ata kanë patur shpesh kontradikta tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. “E dinim dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Mbajeni ju, merreni pensionin bëni çfarë të doni. Ka dy fëmijë, dy vajza. Kam rreth dy vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë se nuk e linte ajo. Ka dy vjet e gjysmë që nuk flasim”, tha për mediat i vëllai i viktimës. Ndërkohë kushëriri i 56-vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka patur kontradikta të vazhdueshme dhe policia ka qenë shpesh e pranishme. “Këtu ka ardhur jo një herë por nja 10-15 herë policia. Kishin kontradikta”, thotë kushëriri i të ndjerit. Trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frashër të Fierit ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama mbyti me tel për vdekje babanë e saj. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #fier

20.4K views


💾

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi Shqipërinë, ka ...

By: @a2_cnn
25 July 2025 at 22:00

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi Shqipërinë, ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Legjenda e mundjes dhe e televizionit amerikan ndërroi jetë pas një arresti kardiak, shkruan A2. Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Gene Bollea, u bë i famshëm në vitet ‘80 si fytyra e WWE. Prania e tij e jashtëzakonshme, promovimet e fuqishme dhe ndeshjet e paharrueshme e bënë atë një emër të njohur në të gjithë botën. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

3073 views


💾

Një krim i rëndë në familje është shënuar në Fier, pasi një 26-vjeçare mbyti për vdekje me tel babanë e saj dhe më pas e raportoi në polici si ngjarje...

By: @a2_cnn
25 July 2025 at 22:00

Një krim i rëndë në familje është shënuar në Fier, pasi një 26-vjeçare mbyti për vdekje me tel babanë e saj dhe më pas e raportoi në polici si ngjarje aksidentale. Policia ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga 26-vjeçaren dhe ka shoqëruar nënë e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së djeshme në fshatin Frashër të Fierit. Policia dyshoi dhe zbuloi të vërtetën e ngjarjes pas deklaratës së 26-vjeçares në Polici. “Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara. Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel). Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë”. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

8846 views


💾

❌
❌