Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 August 2025@a2_cnn - TikTok

Ballkani, i drejtuar nga Orges Shehi,barazoi ndaj maltezëve të Florianas, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Conference League. Pas triumfit...

By: @a2_cnn
1 August 2025 at 10:00

Ballkani, i drejtuar nga Orges Shehi,barazoi ndaj maltezëve të Florianas, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Conference League. Pas triumfit 4 -2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë, ekipi nga Suhareka arriti të menaxhonte mjaft mirë këtë avantazh, duke barazuar në sfiën e kthimit me rezultatin 1-1, shkruan A2. Vendasit shënuan të parët me anë të futbollistit Vella në minutën e 38-të, teksa skuadra e Shehit, gjeti baraspeshën në minutën e 46 me sulmuesin Adetunji. Tashmë, në raundin e tretë, Ballkani do të përballet me irlandezët e Shamrock. Një kundërshtar jo i pamundur për skuadrën shqiptare të Kosovës. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #like #foryoupage #A2CNN

1248 views


💾

Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin e 30-vjetorit të ope...

By: @a2_cnn
1 August 2025 at 10:00

Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) dhe Ditës së Fitores dhe Falënderimit ndaj Atdheut. Ceremonia nisi në orën 17:00 dhe përfshiu më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore kroate. Parada u zhvillua përgjatë rrugës “Grad Vukovar”, në një itinerar prej 2.4 kilometrash, nga Avenia “Marina Držić” deri tek “Savska”, me një gjatësi formacioni që arriti rreth 1,800 metra. Në krye të paradës qëndronin 200 flamuj të njësive historike dhe luftarake, të ndjekur nga 24 ekselone këmbësorie, ku përfshiheshin ushtarë aktivë, kadetë, rezervistë, si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë, shkruan A2 CNN. Formacionet e ushtrisë kishin bërë përgatitje intensive gjatë dy javëve të fundit në bazën ushtarake Pleso, ku çdo ditë stërviteshin për të përsëritur marshimin pesë herë në ditë. Parada përfshiu edhe pjesëtarë nga forcat e armatosura të nëntë vendeve mike, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Poloninë dhe Portugalinë, duke theksuar karakterin ndërkombëtar të ceremonisë. Në qiellin e Zagrebit u zhvillua një ceremoni spektakolare fluturimi, me pjesëmarrjen e helikopterëve, dronëve Bayraktar, avionëve të transportit, helikopterëve Black Hawk, dhe kulmoi me fluturimin e avionëve luftarakë Rafale, krenaria më e re e Forcave Ajrore Kroate. #a2cnn #lajmeshqip

9861 views


💾

Yesterday — 31 July 2025@a2_cnn - TikTok

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizua...

By: @a2_cnn
1 August 2025 at 08:00

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje. Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm. “Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të paditurës [ZRRE-së] do të dalin ne treg të lirë për t'u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht. E paditura, përveç faktit që ka dështuar qe këtë çështje ta rregullojë përmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rendësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”, u tha në vendimin e Gjykatës. Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-së për të nxjerrë të gjithë konsumatorët në treg të lirë, të “bazuar në një interpretim të gabuar” të dispozitave ligjore, përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi sipas gjykatës ZRRE-ja i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë konsumatorët, që sipas ligjit, plotësojnë të paktën një nga kriteret e kërkuara për dalje në treg të lirë. “Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i të paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikën 4 të vendimit të ZRRE-së, me të cilin, konsumatorët fundorë kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike në tregun konkurrues. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

3426 views


💾

❌
❌