Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025@a2_cnn - TikTok

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rr...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë. Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”. Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit. Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

3170 views


💾

Jetojmë në kohën e konsumizimit... asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë real...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Jetojmë në kohën e konsumizimit... asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë realitet, blerësi shpesh ndjehet i humbur në një labirint produktesh që premtojnë shumë, po që herezi zhgënjejnë. Përballja me mashtrimet dhe abuzimet nuk është më një rastësi, por një sfidë e përditshme. Për të mbrojtur sa më shumë qytetarët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”. #a2cnn #ekonomi #be #konsumator #blerje

4973 views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që ...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar planet e tij për ta bërë Distriktin e Kolumbias "më të sigurt dhe më të bukur se kurrë më parë", shkruan A2. "Të pastrehët duhet të largohen, MENJËHERË", shkroi Trump të dielën. "Ne do t'ju japim vende për të qëndruar, por LARG kryeqytetit. Kriminelët, nuk keni pse të largoheni. Ne do t'ju fusim në burg aty ku ju takon", shkroi Trump. #a2cnn #shba #donaldtrump #washington

4994 views


💾

Porti i Durrësit po përballet prej një jave me një fluks të lartë pasagjerësh dhe mjetesh që vijnë me tragete nga brigjet italiane. Sipas të dhënave n...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Porti i Durrësit po përballet prej një jave me një fluks të lartë pasagjerësh dhe mjetesh që vijnë me tragete nga brigjet italiane. Sipas të dhënave nga autoriteti portual, nga data 6 gusht vetëm në Portin e Durrësit kanë mbërritur në vendin tonë rreth 30 mijë pasagjerë dhe 10 mijë automjete. Për të përballuar këtë fluks, përveç shtimit të linjave të trageteve, Porti i Durrësit ka marrë masa për përpunimin sa më të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, duke funksionuar me kapacitete të plota. Një fluks i tillë pritet të vazhdojë deri në mesin e këtij muaji, për të vijuar më pas me fluksin që kthehet në kahun e kundërt, atë të daljes nga vendi. #A2cnn #durres #fluks #turizem

3863 views


💾

Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet. 33-vjeçarit i është sekuestruar...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet. 33-vjeçarit i është sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Policia po ashtu ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari. #a2cnn #permet #droge #polici

829 views


💾

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifiko...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën përgjatë rrugës që lidh Shkodrën me Shirokën. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe estetike të zonës, duke e shndërruar atë në një qendër të re turistike të veriut të Shqipërisë. Ndërhyrja do të përfshijë një sërë objektivash të rëndësishëm, mes të cilëve urbanizimi i zonës, ndërtimi i pedonales buzë lumit, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Po ashtu, plani parashikon krijimin e shtigjeve që lidhin lumin e Bunës me malin e Taraboshit, si dhe ndërtimin e një shkallareje që do të mundësojë ngjitjen drejt majës së malit. #A2cnn #shkoder #turizem #shiroke

5840 views


💾

Pesë gazetarë që punonin për Al Xhazirën në Gaza u vranë në një sulm izraelit, në atë që sipas televizionit ishte një goditje e shënjestruar, pranë sp...

By: @a2_cnn
12 August 2025 at 19:00

Pesë gazetarë që punonin për Al Xhazirën në Gaza u vranë në një sulm izraelit, në atë që sipas televizionit ishte një goditje e shënjestruar, pranë spitalit të Al Shifas në qytetin e Gazës. Mes të vrarëve është edhe korrespondenti i profilit të lartë Anas al-Sharif, të cilin Izraeli e ka akuzuar së është pjesëtar i Hamasit. Në një reagim, ushtria izraelite tha se kishte shënejstruar Al Sharif, me pretendimin se ai drejtonte një celulë të Hamasit dhe ishte i përfshirë në sulme raketore kundër Izraelit. Por Al Xhazira mohon raportimet se gazetarët e vet janë të lidhur me Hamas, ndërsa e cilësoi vrasjen e dy korrespondentëve dhe 3 operatorëve, si një tjetër sulm flagrant dhe të paramenduar ndaj lirisë së shtypit. Duke e quajtur Al Sharif si një prej reporterëve më të guximshëm, Al Xhazira shtoi se sulmi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat kundër në prag të pushtimit të plotë të Gazës. #a2cnn #gaza #sulm #gazetar #AlJazira

10.9K views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërro...

By: @a2_cnn
11 August 2025 at 17:00

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërroi ëndrrën. Historia e tij është bërë virale në Azi, duke ndezur debate mbi koston e jetës së kursyer në mënyrë ekstreme. Në moshën 25-vjeçare, ai nisi punën në një kompani me stabilitet, por me orare rraskapitëse. Me rreth 29 mijë euro në vit, vendosi të kursente çdo qindarkë, duke jetuar në një dhomë kompanie për vetëm 175 euro në muaj, pa ngrohje e ajër të kondicionuar, dhe duke ngrënë darka minimale – shpesh vetëm turshi, oriz dhe perime të kripura, shkruan A2 CNN. Për 20 vite e 10 muaj, ai jetoi me idenë: “Do të tërhiqem patjetër nga puna”, duke iu përkushtuar vetëm kursimeve. Në janar 2025, arriti objektivin: 135 milionë jenë, afro 785 mijë euro. Por gëzimi zgjati pak. Në mesin e vitit, jeni pësoi një rënie të ndjeshme, duke i ulur ndjeshëm vlerën e kursimeve. “Pse kam punuar gjithë këto vite? Është e kotë, është tragjike”, shkroi ai. #a2cnn #lajmiifundit #kursime #news #kine

5289 views


💾

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë, si pasojë e të shtë...

By: @a2_cnn
11 August 2025 at 17:00

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë, si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Ibrahim Rugova”, ku viktimat u qëlluan për vdekje në ambientet e jashtme të një kafeneje. Mediat kosovare raportojnë se Selami dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, teksa shkak për krimin mendohet të ketë qenë përfshirja e tyre në fajde. Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

6756 views


💾

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën "Ibrahim Rugova", në Gjilan. Ngjarja dyshohet ...

By: @a2_cnn
11 August 2025 at 17:00

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën "Ibrahim Rugova", në Gjilan. Ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një person, i njohur për Policinë e Kosovës, i cili për momentin ndodhet në arrati. “Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor,” tha zëdhënësi i policisë. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

4637 views


💾

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës. Personi...

By: @a2_cnn
11 August 2025 at 17:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës. Personi i arrestuar është shtetasi M.P. nga Elbasanit, të cilit iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, e ndarë në doza, gati për t’u shitur. Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

1689 views


💾

❌
❌