Ku ka gabuar Edi rama #albania #lajmeshqip #A2CNN #ndiqa2cnn #foryoupage #a2cnn

116 views
Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për ju të cilët keni planifikuar pushime e verës. Një çantë e vogël me barna të nevojshme mund të na shpëtojë nga shumë situata të pakëndshme gjatë udhëtimeve. “Mini-farmacia” që duhet të kemi me vete duhet të përfshijë: 1. Barna personale, nëse jeni me trajtim të përhershëm si tension, diabet, astmë etj. 2. Antipiretikë, qetësues dhimbjesh, si paracetamol ose ibuprofen për temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh. 3. Barna për stomakun, si antacide, barna kundër urthit, kundër diarrese dhe probiotikë. 4. Krem kundër pickimeve nga mushkonjat. 5. Krem për djegie nga dielli dhe ujë termal për lëkurën sidomos në bregdet. 6. Antiseptik, garza dhe një termometër 7. Rehidrues oral, për rastet e dehidratimit pas të vjellash apo diarres. Para çdo udhëtimi, konsultohuni për një listë të personalizuar barnash nëse keni sëmundje kronike, jeni shtatzënë ose udhëtoni me fëmijë. Me pak përgatitje, udhëtimi bëhet më i sigurt. Mini-farmacia juaj ju bën të rrini të qetë në udhëtimet e verës! #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #ilacet #pushimet
2715 views
Gjatë sezonit të verës një kujdes të veçantë me shëndetin e trye duhet të tregojnë padyshim të moshuarit, por edhe prindërit për fëmijët. Kategoria e parë është mjaft e riskuar nga piku i vapës, ndaj rekomandimet janë që të shmangur ekspozimin në rrezet e diellit. Dr. Briselda Craga, mjeke pranë QShV Drimadhë, në një prononcim për emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, tregoi disa nga situatat shëndetësore më të shpeshta te mosha e tretë dhe te fëmijët. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #BriseldaCraga #qendratshendetesoreverore #turizmi
1531 views
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
4628 views