Trumpi pret Putinin me avionin që bombardoi Iranin a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN #trump #putin

3695 views
Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një fëmijë që kishte mbetur i bllokuar në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. I mituri, i cili ndodhej vetëm në shtëpi, ishte i bllokuar dhe i trembur, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen e tij të sigurt. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #a2cnn #like #A2CNN #politic #tiktok
2637 views
Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin. Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij "Aurus" dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si "Bisha". Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës. Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit u përshëndeten me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage. Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua atij në tapetin e kuq. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #a2cnn #like #A2CNN
6598 views
Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë. Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq. #A2CNN #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #a2cnn
2439 views
Trump dhe Putin takohen sërish pas 6 vitesh Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë. Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq. #A2CNN #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #a2cnn #like
1586 views
Presidenti rus Vladimir Putin sapo ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, për të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi. Homologu i tij amerikan, Donald Trump ateroi i pari në Alaska, 30 minuta para shefit të Kremlinit, por ende nuk ka zbritur nga Air Force One. Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin Donald Trump Trump ndodhet ende brenda avionit presidencial, aty ku Guvernatori Dunleavy dhe senatorët e Alaskës Murkowski dhe Sullivan kanë hipur për ta përshëndetur. Ai duket se po pret që Putini të ulet përpara se të zbresë. Do të ketë një shtrëngim duarsh mes tyre pas tabelës "ALASKA 2025", të vendosur së bashku me tapetin e uq, në të dyja anët e të cilit janë katër avionë luftarakë amerikanë. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
7013 views
Skena është bërë gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Një qilim i kuq është shtruar në formë L-je që udhëheqësit të ecin drejt një platforme që është etiketuar si "ALASKA 2025". Një mal i mbuluar me re në sfond plotëson tablonë. Por karakteristika më mbresëlënëse është se ka katër avionë luftarakë F-22 Raptor janw rreshtuar pranë tapetit të kuq, ku do të parakalojnë dhe shtrëngojnë duart dy liderët. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNNb
8056 views
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se sot janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në. Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, shkruan Kurti përkah fotove nga ceremonia. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
278 views
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt mes dy 14-vjeçarëve ka përfunduar tragjikisht. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe dyshohet se është përdorur një thikë. Si pasojë e plagëve të marra, adoleshenti E. Xh., 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
108.8K views
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt mes dy 14-vjeçarëve ka përfunduar tragjikisht. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe dyshohet se është përdorur një thikë. Si pasojë e plagëve të marra, adoleshenti E. Xh., 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, shkruan A2 CNN. #lajmeshqip #albania #A2CNN #ndiqa2cnn #a2cnn
15.3K views
Një debat ka shpërthyer midis dy shteteve gjermane, Bavarisë dhe Turingisë, se kush është shpikësi i salsiçes së njohur Bratwurst. Deri më tani, taverna "Wurstkuchl" në Bavari ka pretenduar të jetë "qendra më e vjetër e Bratwurst në botë". “Die Wurstkuchl” ndodhet në Urën e Gurit në Regensburg, mbi lumin Danub. Dëshmia më e vjetër e dokumentuar e një kuzhinieri ose një tezge ushqimi në Urën e Gurit thuhet se daton që nga viti 1378. Por tani, historianët në Erfurt, kryeqytetin e Turingisë, kanë gjetur në një dokument nga viti 1269 që përmend njerëz që morën me qira një ndërtesë për pjekje mishi (Brathütte) dhe një tigan (Bräter) 100 vjet më herët se qendra e salsiçeve në Regensburg. Historianët tani po kërkojnë në Erfurt ku dikur pretendohet se ndodhej qendra e salsiçeve. Asnjë restorant atje nuk e ka marrë titullin e tezgës më të vjetër të Bratwurst. Më parë në Turingi, referenca më e hershme e shkruar për Bratwurst daton që nga viti 1404. Ajo përshkruante se si shpenzohej "1 groschen për zorrë bratwurst" në qytetin e Arnstadt. #lajmeshqip #albania #A2CNN #ndiqa2cnn #a2cnn #politic #tiktok
3215 views
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në kryqëzimin e Savrës në Lushnje, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një parakalim i gabuar. Hetimet paraprake tregojnë se një tjetër automjet i ka prerë rrugën mjetit që më pas u përmbys, duke tentuar ta parakalojë në mënyrë të rrezikshme, shkruan A2 CNN. #foryoupage #lajmeshqip #albania #A2CNN #ndiqa2cnn #a2cnn
19.4K views
Trump po përgatitet t'i ofrojë Putinit akses në minerale të rralla të tokës në mënyrë që ta inkurajojë atë të përfundojë luftën në Ukrainë. Sipas raportit, propozimi i Trump do të përfshijë hapjen e burimeve natyrore të Alaskës për Moskën, heqjen e disa sanksioneve të SHBA-së ndaj industrisë ruse të aviacionit dhe sigurimin e aksesit në minerale të rralla të tokës në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. Propozimi duket se po përgatitet nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, i cili, sipas raportit, po shqyrton kompensimin ekonomik që SHBA-të mund t'i ofrojnë Rusisë në mënyrë që të përshpejtohet një marrëveshje armëpushimi. #Trump #Putin #Paqe #Ukraina #Evropa
2565 views