Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025@a2_cnn - TikTok

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit edhe pesë muaj pas zgjedh...

By: @a2_cnn
21 July 2025 at 22:00

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Koci tha se krizës politike i ka ardhur fundi, pasi, sipas tij, po rrezikohet shtetësia e Kosovës. Ai e quajti këtë një akt simbolik, që i dedikohet edhe qytetarëve, të cilët sipas tij, kanë rënë në gjumë dhe janë në një “depresion kolektiv”. “Është një akt simbolik, sepse i ka ardhur fundi. Po na rrezikohet shtetësia e Kosovës. Miqtë dhe armiqtë tanë po binden se ne nuk jemi të aftë për të mbajtur një shtet. Kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi. Kjo protestë nuk është vetëm për politikanët, por edhe për krejt popullin që ka rënë në gjumë,” tha ai. Avokati Koci ka protestuar edhe më herët para objektit të Kuvendit, në shenjë pakënaqësie me krizën politike. Në një rast të mëparshëm, ai kishte sjellë katër gomarë në hyrje të legjislativit, si formë ironike ndaj bllokadës institucionale. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #A2CNN #foryoupage

1447 views


💾

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kampus kolegji dhe shkolle në kryeqyt...

By: @a2_cnn
21 July 2025 at 22:00

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kampus kolegji dhe shkolle në kryeqytetin Daka. Autoritetet vendase bënë të ditur se avioni F-7 BGI u rrëzua në kampusin e Shkollës dhe Kolegjit Milestone në lagjen Uttara të Dakës rreth orës 13:00 me orën lokale kur nxënësit po jepnin provime, apo ose po ndiqnin mësimet e rregullta. Më shumë se më shumë se 100 persona u plagosën ndërsa 83 prej të mbijetuarve, kryesisht studentë, po trajtohen në spitalet në kryeqytet, disa "në gjendje kritike”. Videot e pasojave të rrëzimit treguan një zjarr të madh pranë një lëndine që lëshonte një re të trashë tymi në qiell, ndërsa turmat e njerëzve shikonin nga larg. Zjarrfikësit spërkatën me ujë mbetjet e shkatërruara të aeroplanit, i cili duket se ishte përplasur në anën e ndërtesës, duke dëmtuar grilat e hekurta dhe duke krijuar një vrimë të madhe në strukturë. Videot në rrjetet sociale treguan njerëz që bërtisnin dhe qanin ndërsa të tjerët përpiqeshin t'i ngushëllonin. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Bangladeshit bëri thirrje për donacione për të plagosurit, ndërsa qeveria ka shpallur një ditë zie dhe lutjesh të veçanta. Incidenti ndodhi pak më shumë se një muaj pasi një aeroplan i Air India u rrëzua mbi një konvikt të kolegjit mjekësor në qytetin fqinj Ahmedabad të Indisë, duke vrarë 241 nga 242 personat në bord dhe 19 në tokë, duke shënuar katastrofën më të keqe të aviacionit në botë në një dekadë. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #A2CNN #foryoupage #albania #like

691 views


💾

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, vatra te cilat ishin izoluar gjatë orëve të para të ditës së sotme...

By: @a2_cnn
21 July 2025 at 22:00

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, vatra te cilat ishin izoluar gjatë orëve të para të ditës së sotme. Terren i thyer malor e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj punojësit e këtij shërbimi bashkë me forca të shërbimit pyjor dhe policisë kufitare po ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine, për të izoluar vatrat e zjarrit. Burime bëjnë me dije se pala shqiptare ka kërkuar ndihmën e palës greke për ndërhyrje nga ajri por deri tani shërbimi civil grek nuk ka një përgjigje pozitive. Zjarri vijon të jetë aktiv edhe në thellësi të pyllit të fshatit Vërnik. Gjithashtu paraditen e sotme është riaktivizuar një tjetër vatër zjarri mbi fshatin Dishnicë. Në 48 orët e fundit e gjithë juglindja është përfshirë nga temperatura të nxehta, çfarë favorizojnë edhe më tepër vatrat aktive të zjarrit. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #A2CNN #foryoupage #albania #like

5767 views


💾

Dy burra kanë vdekur në mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave lokale, nëpër të cilat vikti...

By: @a2_cnn
21 July 2025 at 22:00

Dy burra kanë vdekur në mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave lokale, nëpër të cilat viktimat janë përshkruar si punëtorë ndërtimtarie. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj është cituar të ketë thënë se viktimat kanë rënë nga një lartësi e objektit që ka qenë duke u ndërtuar, dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime për zbardhje të rastit. Në të kaluarën udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë shprehur të shqetësuar me, siç kanë thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë. #lajmeshqip #foryoupage #A2CNN #tiktok #albania

2264 views


💾

Yesterday — 20 July 2025@a2_cnn - TikTok

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për ju të cilët keni planifikuar pushime e verës. Një çantë e vogël me barna të nevojs...

By: @a2_cnn
21 July 2025 at 16:00

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për ju të cilët keni planifikuar pushime e verës. Një çantë e vogël me barna të nevojshme mund të na shpëtojë nga shumë situata të pakëndshme gjatë udhëtimeve. “Mini-farmacia” që duhet të kemi me vete duhet të përfshijë: 1. Barna personale, nëse jeni me trajtim të përhershëm si tension, diabet, astmë etj. 2. Antipiretikë, qetësues dhimbjesh, si paracetamol ose ibuprofen për temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh. 3. Barna për stomakun, si antacide, barna kundër urthit, kundër diarrese dhe probiotikë. 4. Krem kundër pickimeve nga mushkonjat. 5. Krem për djegie nga dielli dhe ujë termal për lëkurën sidomos në bregdet. 6. Antiseptik, garza dhe një termometër 7. Rehidrues oral, për rastet e dehidratimit pas të vjellash apo diarres. Para çdo udhëtimi, konsultohuni për një listë të personalizuar barnash nëse keni sëmundje kronike, jeni shtatzënë ose udhëtoni me fëmijë. Me pak përgatitje, udhëtimi bëhet më i sigurt. Mini-farmacia juaj ju bën të rrini të qetë në udhëtimet e verës! #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #ilacet #pushimet

2715 views


💾

Gjatë sezonit të verës një kujdes të veçantë me shëndetin e trye duhet të tregojnë padyshim të moshuarit, por edhe prindërit për fëmijët. Kategoria e ...

By: @a2_cnn
21 July 2025 at 16:00

Gjatë sezonit të verës një kujdes të veçantë me shëndetin e trye duhet të tregojnë padyshim të moshuarit, por edhe prindërit për fëmijët. Kategoria e parë është mjaft e riskuar nga piku i vapës, ndaj rekomandimet janë që të shmangur ekspozimin në rrezet e diellit. Dr. Briselda Craga, mjeke pranë QShV Drimadhë, në një prononcim për emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, tregoi disa nga situatat shëndetësore më të shpeshta te mosha e tretë dhe te fëmijët. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #BriseldaCraga #qendratshendetesoreverore #turizmi

1531 views


💾

❌
❌