Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025@a2_cnn - TikTok

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur ...

By: @a2_cnn
27 July 2025 at 22:00

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll, shkruan A2. Jo vetëm që nuk janë vendosur nën kontroll, por mesa duket vatra e zjarrit është përhapur edhe më tej. Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën. Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më tepër. Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t'i vendosin nën kontroll. Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg. #A2CNN #lajmeshqip #ndiqa2cnn #foryoupage #albania #a2cnn #tiktok

2173 views


💾

Rubrika "Në Farmaci" nga Freskida Miloti, ju jep disa këshilla për mënyrën sesi duhet t'i merrni barnat në mënyrë të sigurtë. Barnat ndryshojnë në mën...

By: @a2_cnn
27 July 2025 at 22:00

Rubrika "Në Farmaci" nga Freskida Miloti, ju jep disa këshilla për mënyrën sesi duhet t'i merrni barnat në mënyrë të sigurtë. Barnat ndryshojnë në mënyrën se si veprojnë në trup, prandaj është shumë e rëndësishme t’i marrim saktësisht sipas udhëzimeve. Ja disa pika që duhet të dimë: Disa barna duhet të merren në një kohë të caktuar të ditës, sepse veprimi i tyre lidhet me ritmet biologjike të trupit ose përthithen më mirë në një orar të caktuar. Shembull: Barnat për tensionin e gjakut zakonisht merren në mëngjes, ndërsa disa për kolesterolin – në darkë. Disa barna duhet të merren pas ushqimit Sepse ushqimi ndihmon në përthithjen e tyre, ose parandalon irritimin e stomakut. p.sh: Shumë antibiotikë ose barna kundër dhimbjeve mund të shkaktojnë shqetësime në stomak nëse merren esëll. Disa barna mund të ndërveprojnë me barnat bimore Barnat bimore nuk janë gjithmonë të padëmshme. Ato mund të ndërhyjnë në mënyrën si përthithet ose vepron një ilaç në trup. P.sh: Shafrani i Indisë, ginsengu apo ekstrakti i rrushit mund të ndërveprojnë me barnat për hollimin e gjakut, tensionin apo diabetin. Kujdes! Marrja e barnave pa udhëzim mjekësor ose pa respektuar mënyrën e përdorimit mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, ndonjëherë të rrezikshme për shëndetin, gjithmonë konsultohuni me farmacistin. #a2cnn #diagnoze #freskidamiloti #nefarmaci #barnat

4559 views


💾

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri. A2 CNN raporton se pronari i tyre akuzo...

By: @a2_cnn
27 July 2025 at 22:00

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri. A2 CNN raporton se pronari i tyre akuzon shtetin për ndërhyrjen, sipas tij të vonuar, e cila thotë ai ka shtuar më tepër dëme. “Shihni çfarë masakre është bërë në fshatin Kopaçez! Gjynah nga zoti janë djegur delet për së gjalli. Edhe shteti asnjë lloj mase, kanë vajtur atje poshtë dhe kuvendojnë, qeshin, tallen. Fshati Kopaçez është bërë hi nuk ka ngelur më asgjë në fshat asgjë prej gjëje”, dëgjohet të thotë ai në videon ku shihen bagëtitë e djegura. #A2CNN #lajmeshqip #ndiqa2cnn #foryoupage #albania #a2cnn #tiktok

80.1K views


💾

Në kategoritë e personave që mund të jenë të predispozuar që të zhvillojnë infeksione urinare janë edhe pacientët që kanë sëmundje të caktuara bashkës...

By: @a2_cnn
27 July 2025 at 22:00

Në kategoritë e personave që mund të jenë të predispozuar që të zhvillojnë infeksione urinare janë edhe pacientët që kanë sëmundje të caktuara bashkëshoqëruese. Diabetikët duhet të kenë shumë kujdes pasi këta pacientë zënë një numër të konsiderueshëm të shfaqjes së infeksioneve. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë të moderatores dhe autores Freskida Miloti, mjekja nefrologe Prof.Asoc Marsida Duli, nga Premium Clinic, tregoi se edhe personat me kristale, gurë apo dhe me kiste në veshka, ata me prostatë si dhe pacientët me zgjerim të kanalit urinar. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MarsidaDuli #Infeksionet #Veshkat #Semundjaveshkave

7604 views


💾

Gratë shtatëzëna janë një nga kategoritë që preken më së shumti nga infeksionet urinare. Një gjëndje shëndetësore e cila duhet monitoruar nën kujdesin...

By: @a2_cnn
27 July 2025 at 22:00

Gratë shtatëzëna janë një nga kategoritë që preken më së shumti nga infeksionet urinare. Një gjëndje shëndetësore e cila duhet monitoruar nën kujdesin e mjekut nefrolog, për të bërë të mundur shmangien e përdorimit të antibiotikëve. Por edhe kur infeksioni përparon, mjekët kanë një zgjidhje sërish. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë të moderatores dhe autores Freskida Miloti, mjekja nefrologe Prof.Asoc Marsida Duli, nga Premium Clinic, tha se ka një gamë antibiotikësh që nuk kalojnë barrierën placentare dhe nuk sjellin dëmtim të fetusit. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MarsidaDuli #Infeksionet #Veshkat #Semundjaveshkave

4622 views


💾

Yesterday — 26 July 2025@a2_cnn - TikTok
❌
❌