Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025@a2_cnn - TikTok

Ish-kreu i njësisë suedeze për hetimin e krimit të organizuar në sport, Fredrik Gardare, ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se lojtarë të Premi...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 18:00

Ish-kreu i njësisë suedeze për hetimin e krimit të organizuar në sport, Fredrik Gardare, ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se lojtarë të Premier League janë përfshirë në trukime ndeshjesh, shkruan A2 CNN. Sipas tij, prova të rëndësishme të zbuluara gjatë një bastisjeje në një kazino ilegale janë injoruar nga autoritetet. Gardare, i cili më parë kishte hetuar rastin e mesfushorit të dikurshëm të Manchester City, Dickson Etuhu, të dënuar për tentativë trukimi ndeshjesh në Suedi, tregon se hetimi i tij i fundit çoi në sekuestrimin e disa telefonave në fund të vitit 2021. Në njërin prej tyre, sipas tij, gjendej material i qartë që tregonte komunikime në Telegram mes lojtarëve dhe një grupi kriminal për trukimin e ndeshjeve në ligat europiane, përfshirë edhe Ligën e Kombeve. “Ky ishte rasti më i qartë që kam parë ndonjëherë”, tha Gardare për Daily Mail Sport. “Provat ishin aty. Megjithatë, policia vendosi ta mbyllë çështjen në dhjetor të atij viti, pa e çuar më tej hetimin”. Ai shton se informacioni iu përcoll edhe Federatës Suedeze të Futbollit, por nuk dihet nëse Federata Angleze është njoftuar. Gardare kërkon që policia ose Federata Suedeze të veprojnë, duke theksuar se telefoni i sekuestruar ende ndodhet në duart e autoriteteve. Nga ana e saj, Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se ka marrë informacione të përgjithshme nga policia në vitin 2021, por pa detaje të mjaftueshme për të ndërmarrë hapa konkretë, për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, Federata Angleze dhe Premier League ende nuk kanë dhënë komente lidhur me këtë çështje. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

2714 views


💾

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar reagimin e Izraelit në Gaza, duke u shprehur se Tel Avivi shkoi shumë larg me ofensivat ushtarake. ...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 18:00

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar reagimin e Izraelit në Gaza, duke u shprehur se Tel Avivi shkoi shumë larg me ofensivat ushtarake. Meloni nga Rimini dënoi gjithashtu vrasjen e gazetarëve, ndërsa u bëri thirrje vendeve arabe të ndërmarrin veprime kundër Hamasit dhe në të njëjtën kohë, Izraelit që të shtyjë drejt armëpushimit dhe të ndalë ndarjen e Bregut Perëndimor. "Ne nuk hezituam për asnjë minutë të mbështesim të drejtën e Izraelit për siguri pas tmerrit të masakrës së 7 tetorit. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të heshtim tani përballë një reagimi që ka shkuar përtej parimit të proporcionalitetit, duke pretenduar shumë viktima të pafajshme dhe madje duke përfshirë komunitete të krishtera, të cilat kanë qenë gjithmonë një faktor në ruajtjen e ekuilibrit në rajon." Ajo vendosi theksin tek ndihmat që po jep Italia duke shpëtuar fëmijët në Gaza. “Ne e rimarrim rolin e Italisë në këtë krizë. Ne jemi vendi kryesor jo-musliman për evakuimet mjekësore nga Gaza. Ka nga ata që shkruajnë mocionet dhe nga ata që shpëtojnë fëmijë. Jam krenar që jam midis këtyre të fundit”, nënvizoi Meloni. #A2CNN #ndiqa2cnn #a2cnn #lajmeshqip #fyppp

1346 views


💾

Faktin që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë dhe shumë për të investuar në drejtim të teknologjisë për shuarjen e zjarreve, kryeministri Edi Ram...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 18:00

Faktin që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë dhe shumë për të investuar në drejtim të teknologjisë për shuarjen e zjarreve, kryeministri Edi Rama e pranoi teksa nderonte 24 ushtarë, policë dhe zjarrfikës që luftuan me flakët gjatë verës. Por ai theksoi se kapitali më i rëndësishëm i vendit tonë në këtë drejtim është ai njerëzor, që tregoi në rastet e Delvinës, Gramshit dhe çdo vatre tjetër zjarri që Shqipërinë nuk e lë kurrë në baltë. #A2CNN #ndiqa2cnn #a2cnn #lajmeshqip #foryoupage

1422 views


💾

Tre ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gj...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 18:00

Tre ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit “Audi”, 23-vjeçarin Kevin Norra. Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi. Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e të dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar. Sipas policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

1954 views


💾

Yesterday — 26 August 2025@a2_cnn - TikTok

Një mur gjigant pluhuri mbuloi zonën metropolitane të Feniksit (Phoenix) mbrëmjen e së hënës, duke e ulur në thuajse zero shikueshmërinë. Sikur të mos...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 13:00

Një mur gjigant pluhuri mbuloi zonën metropolitane të Feniksit (Phoenix) mbrëmjen e së hënës, duke e ulur në thuajse zero shikueshmërinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, një stuhi shiu dhe ere goditi qytetin, duke rrëzuar pemë, shkaktuar dëme në ndërtesa dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike, shkruan A2 CNN. Në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor, era arriti deri në 113 km/h duke detyruar autoritetet të vendosnin ndalim të përkohshëm të fluturimeve për rreth një orë. Pas stuhisë, aeroporti raportoi vonesa deri në 30 minuta, ndërsa ekipet kontrollonin dëmet dhe rrjedhjet e mundshme nga çatitë. Shërbimi Kombëtar i Motit në Feniks lëshoi paralajmërime për stuhi pluhuri dhe stuhi të forta elektrike, duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve të ndalonin dhe të prisnin pasi të ishin plotësisht të sigurt për të rifilluar lëvizjen. Departamenti i Transportit i Arizonës raportoi shikueshmëri të reduktuar në autostradat I-10 dhe I-17 si dhe përmbytje në disa rrugë, duke apeluar për kujdes maksimal gjatë qarkullimit. Sipas PoëerOutage.us, më shumë se 60 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike, kryesisht në qarkun Maricopa. Në qytetin Gilbert, 35 kilometra në juglindje të Feniksit, policia raportoi semaforë jashtë funksionit dhe pemë të rrëzuara, duke këshilluar qytetarët të shmangnin udhëtimet e panevojshme. Stuhitë e pluhurit janë tipike për këtë periudhë të vitit në Arizona, por kjo goditje ishte veçanërisht e fortë, pasi tonelata pluhuri krijuan një mur gjigant që shtrihej për kilometra të tërë dhe ngrihej në mijëra metra lartësi. Parashikimet tregojnë se Feniksi do të përballet me temperatura shumë të larta dhe mundësi të tjera stuhish deri të mërkurën, para se moti të qetësohet në pjesën e dytë të javës. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

1228 views


💾

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besu...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 13:00

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha. 73 deputetë kanë votuar pro kandidaturës së Bashës. Kështu 6 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova do të ketë një Kuvend funksional, duke i hapur rrugën edhe përpjekjeve për formimin e qeverisë së re. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN #lajmeshqip #foryoupage

1113 views


💾

Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e P...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 13:00

Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend. A2 CNN mëson se edhe ditën e sotme në selinë e qeverisë vijon të ketë vizita. Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen shoqërohej nga ish-Ministri i Financave Ervin Mete. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2108 views


💾

Policia ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një hotel në Himarë, ku pronari ka kërcënuar me armë zjarri dy punonjëse të tij. Em...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 13:00

Policia ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një hotel në Himarë, ku pronari ka kërcënuar me armë zjarri dy punonjëse të tij. Emanuel Shkëmbi sipas policisë u ka drejtuar armën një 21-vjeçareje, e cila punonte në hotel së bashku me nënën e saj, ndërsa më herët babai i tij e kishte dhunuar fizikisht të renë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë”, njofton policia. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN #lajmeshqip #foryoupage

638 views


💾

Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut. Zëvendësmin...

By: @a2_cnn
27 August 2025 at 13:00

Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut. Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë. “Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar Durmishi mbi videon e publikuar në Facebook. Ura që është hapur është për vetura dhe për njerëz dhe është vendosur pranë urës kryesore mbi Ibër që është e bllokuar për qarkullimin e veturave dhe ruhet nga Karabinierët italianë. Gurthemeli i dy urave të reja mbi Ibër u vendos në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

2903 views


💾

❌
❌