Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026@a2_cnn - TikTok
Yesterday — 4 June 2026@a2_cnn - TikTok

Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë për median e njohur amerikane CNN, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë intervistës, Rama u përplas ...

By: @a2_cnn
5 June 2026 at 02:01

Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë për median e njohur amerikane CNN, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë intervistës, Rama u përplas edhe me gazetaren, e cila e pyeste vazhdimisht për projektin, ndërsa kryeministri theksonte se nuk ka asnjë projekt dhe se këto janë lajme të rreme. #PoliticalNews #politicalnews #politics #lajmeshqip

3884 views


💾

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një n...

By: @a2_cnn
5 June 2026 at 02:01

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, përballja e "Air Albania" u shoqërua me tensione mes lojtarëve në fushë, pas golit të shënuar nga kundërshtarët. Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që gjeti golin e epërsisë. Goli erdhi nga Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Sherri. Risi në kombëtaren e Maran ishte hedhja në fushë nga minuta e parë e Anis Mehmetit. Po ashtu surprizë ishte rikthimi në qendër të mesfushës e Ylber Ramadanit, ndërsa e nisi nga stoli Juljan Shehu.

3378 views


💾

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj u përballën me dallgët e forta dhe rry...

By: @a2_cnn
5 June 2026 at 02:01

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj u përballën me dallgët e forta dhe rrymat e detit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, numri i viktimave ka shkuar në dy. Ndërkohë, bëhet me dije se të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje tragjike janë shtetas shqiptarë nga Kosova. Më herët u raportua se katër të rinjtë kishin hyrë në det, por për shkak të kushteve të vështira dhe dallgëve të forta, ata janë marrë nga rrymat, duke hasur vështirësi për t’u kthyer në breg. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë operacionin për lokalizimin dhe verifikimin e gjendjes së personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

6570 views


💾

❌
❌