‘Nëse keni gjak shqiptari, dilni në protestë’, i riu: Policia të luftojë korrupsionin, jo protestuesit ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri
640 views
Për komshinjtë ishte një baba i qetë dhe një bashkëshort shembullor, por pas kësaj fasade fshihej Richard Kuklinski, i njohur si 'The Iceman', një nga vrasësit me pagesë më famëkeq të mafias amerikane. Në këtë rrëfim tronditës, ai tregon me gjakftohtësi momentin kur ekzekutoi një njeri me pesë plumba, duke pretenduar se veproi pasi viktima kishte kërcënuar familjen e tij. Një dëshmi e rrallë që ofron një vështrim të errët në mendësinë e një vrasësi që pretendonte se kishte marrë mbi 100 jetë njerëzish. ... #SyriTv #SyriNet #TheIceman
969 views
Brenda mendjes së një vrasësi të mafias, rrëfimi i Richard Kuklinski, i njohur si "The Iceman" Për komshinjtë e tij, ai ishte një familjar i qetë, një bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dashur. Por pas kësaj maske fshihej një nga vrasësit me pagesë më gjakftohtë në historinë e mafias amerikane. Kuklinski mori pseudonimin 'The Iceman', sepse i ngrinte trupat e viktimave të tij në ngrirës industrialë vetëm për të ngatërruar mjekët ligjorë dhe policinë me kohën e saktë të vdekjes. Në këtë rrëfim rrëqethës, Kuklinski zbulon pa asnjë dorezë dhe pa asnjë pendesë sekretet e errëta të punës së tij për familjet më të fuqishme të krimit të organizuar. Ai pretendon se ka marrë mbi 100 jetë njerëzish, shpesh duke përdorur cianid ose mjete dhe metoda vrasjeje që nuk bënin zhurmë dhe nuk tërhiqnin vëmendjen e dëshmitarëve apo të policisë, duke e kthyer krimin në një shkencë të pastër logjistike. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #RichardKuklinski
1175 views