Vatra e zjarrit të Delvinës janë përhapur me shpejtësi drejt malit të Borshit e në orët e vona të pasdites, videot e mbërritura në redaksinë e Syri Tv tregojnë se situata ka precipituar me shpejtësi. 'Flakët janë përhapur gjithandej dhe janë shtuar vatrat e zjarrit shumë dukshëm brenda vetëm një ore. Me sy të lirë duken që janë shumë afër rrugës kryesore’ informon një pushuese që vuri në dispocizion të redaksisë videot. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu informoi se zjarri në fshatin Markat në Konispol është vendosur nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore. ... #SyriTv #SyriNet #Borsh #Zjarr

1310 views