Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025@syritv - TikTok

Zjarri që nisi mesditën e sotme në Kalasë, ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë sh...

By: @syritv
26 July 2025 at 00:00

Zjarri që nisi mesditën e sotme në Kalasë, ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë shkatërruar 11 shtëpi, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe Kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë, një monument me vlerë historike dhe kulturore të zonës. Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile, policinë dhe autoritetet lokale. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe një ambulancë për të ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje. ... #SyriTv #SyriNet #Zjarr #Delvine

1279 views


💾

Before yesterday@syritv - TikTok

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Avokatit të Popullit që të nisë një hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik, p...

By: @syritv
25 July 2025 at 22:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Avokatit të Popullit që të nisë një hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik, presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga selia blu, Berisha deklaroi se këto qëndrime çnjerëzore janë të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD

1951 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi me denoncimin e farsës elektorale duke publikuar të tjera prova që faktojnë manipulimin e votës së...

By: @syritv
25 July 2025 at 22:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi me denoncimin e farsës elektorale duke publikuar të tjera prova që faktojnë manipulimin e votës së Diasporës. Berisha deklaroi se skenarë si ai i manipulimit të votës së emigrantëve në Greqi kanë ndodhur edhe në Itali, ku mbi 15 mijë vota nga Italia nuk janë dorëzuar në destinacion. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD #FarsaZgjedhore

877 views


💾

Zjarri në fshatin Dukat të Vlorës vazhdon për të katërtën ditë pas riaktivizimit të tij. Sot po punohet nga ajri gjatë gjithë kohës, pasi dy avionët C...

By: @syritv
24 July 2025 at 20:00

Zjarri në fshatin Dukat të Vlorës vazhdon për të katërtën ditë pas riaktivizimit të tij. Sot po punohet nga ajri gjatë gjithë kohës, pasi dy avionët Canadair të mbërritur nga Greqia, po hedhin ujë në majën e malit Shën Gjergji në Dukat. Ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivët e ushtrisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore në shpatin e malit ngjitur me fshatin Dukat, për mos të lejuar që flakët të shkojnë në fshat. Kërcënimi vazhdon të mbetet konstant edhe për parkun kombëtar të Llogorasë. ... #SyriTv #SyriNet #Llogara #Zjarr

9015 views


💾

❌
❌