Sa do ia bëjë gropën Rama-Veliajt? Abilekaj: Kjo çështje nuk lidhet me standardet e drejtësisë! ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #EntonAbilekaj #TaskForce #SonilaMeco

1017 views
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Avokatit të Popullit që të nisë një hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik, presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga selia blu, Berisha deklaroi se këto qëndrime çnjerëzore janë të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD
1702 views
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi me denoncimin e farsës elektorale duke publikuar të tjera prova që faktojnë manipulimin e votës së Diasporës. Berisha deklaroi se skenarë si ai i manipulimit të votës së emigrantëve në Greqi kanë ndodhur edhe në Itali, ku mbi 15 mijë vota nga Italia nuk janë dorëzuar në destinacion. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD #FarsaZgjedhore
797 views
Zjarri në fshatin Dukat të Vlorës vazhdon për të katërtën ditë pas riaktivizimit të tij. Sot po punohet nga ajri gjatë gjithë kohës, pasi dy avionët Canadair të mbërritur nga Greqia, po hedhin ujë në majën e malit Shën Gjergji në Dukat. Ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivët e ushtrisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore në shpatin e malit ngjitur me fshatin Dukat, për mos të lejuar që flakët të shkojnë në fshat. Kërcënimi vazhdon të mbetet konstant edhe për parkun kombëtar të Llogorasë. ... #SyriTv #SyriNet #Llogara #Zjarr
9015 views
Një aksident i rëndë ajror ka tronditur kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mbi kampusin e një shkolle, duke shkaktuar të paktën 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në lagjen Uttara, ku avioni tip F-7 BGI u përplas mbi Milestone School and College, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një shtëllungë të dendur tymi që pushtoi zonën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë kaotike, me ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe ambulancave për të shpëtuar të mbijetuarit. Më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur, janë dërguar me urgjencë në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, ku ndodhen nën trajtim për djegie të rënda, sipas një mjeku që foli për mediat lokale. Forcat e Armatosura të Bangladeshit konfirmuan se avioni kishte ngritur fluturimin në orën 13:06 sipas orës lokale dhe u përplas pak minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Kryeministri i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, deklaroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të hetuar ngjarjen dhe për të ndihmuar të prekurit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkimit dhe mbështetjes në zonë. ... #SyriTv #SyriNet #Bangladesh #Tragjedi
4035 views