Flakët përfshijnë Tropojën, dy fshatra evakuohen, rrezikohen linjat e tensionit të lartë/ Rruga Fushë-Arrëz – Bajram Curri e pakalueshme ... #SyriTv #SyriNet #zjarr #Tropoje

3999 views
Zjarret në fshatrat e Gramshit kanë krijuar një situatë kritike. Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar njoftime urgjente për evakuimin e banorëve, veçanërisht në fshatin Skënderbegas. Deri tani, gjashtë persona janë shtruar në spital dhe një 80-vjeçar, i dyshuar si shkaktar i zjarrit, ka humbur jetën. Flakët kanë përfshirë fshatrat Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër. Evakuime po kryhen edhe në Spanesh dhe Kazie, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit, po ndërhyhet edhe nga ajri. ... #SyriTv #SyriNet #Gramsh #Zjarr
9716 views
Në qendrën e fshatit Tragjas banorët po protestojnë kundër planit të ri, i cili sipas tyre favorizon zhvillimet turistike në zonën e Dhërmiut dhe rrezikon të ulë sasitë e ujit të nevojshme për furnizimin e fshatit të tyre. Në një reagim të fortë ndaj projektit të zhvillimit që po preket zona e Tragjasit, banori dhe përfaqësuesi i komunitetit shpreh shqetësimet e tij mbi përdorimin e të dhënave të vjetra dhe mungesën e transparencës nga autoritetet. Ai denoncon manipulimin e shifrave dhe vendimet që sipas tij dëmtojnë interesat e fshatit, duke theksuar se projekti është i financuar dhe i orientuar vetëm nga interesi i bizneseve, pa marrë parasysh nevojat reale të banorëve dhe ruajtjen e trashëgimisë historike dhe ekonomike të zonës. ... #SyriTv #SyriNet #Tragjas #Proteste
6618 views
Vijon të jenë aktive zjarret në Bashkinë Fushë-Arrëz, teksa zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët edhe këtë të martë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjoje në fshatin Xath, teksa kanë kërcënuar edhe banorët dhe shtëpitë e tyre. Pamjet me dron gjatë natës që Syri TV ka siguruar tregojnë masivitetin e zjarrit që përfshiu zonën, duke pamundësuar ndërhyrjen e emergjencave civile dhe zjarrëfikësve për të ndërhyrë në terren. Zjarret janë favorizuar dhe nga era e fortë e cila ka mundësuar përhapjen e flakëve, duke djegur masive të mëdha pyjore në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz. Vatra e zjarrit në fshatin Xath janë përhapur gjatë natës, duke depërtuar edhe në fshatin Flet dhe zonën 'Kunorë Dardhe'. Zjarri është në sipërfaqe malore, dhe është e vështirë ndërhyrja nga toka, duke u djegur kryesisht pisha dhe bimësi e ndryshme. Gjatë mbrëmjes së të hënës, policia ka evakuar banorët dhe bagëtitë, teksa rruga Fushë-Arrëz – Bajram Curri u bllokua përkohësisht. Përgjatë natës 2 mjete zjarrfikëse, 9 zjarrfikës dhe 1 autobot uji, punonjës të pyjores, punonjës Policie, 66 forca ushtarake me 2 automjete zjarrfikëse, si edhe banorë të zonës kanë luftuar me flakët për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth. Situata u paraqit shqetësuese edhe në bashkinë Malësi e Madhe, ku një sipërfaqe toke është djegur në fshatin Gruemirë. ... #SyriTv #SyriNet #FusheArrez #Zjarr
23.4K views
Situata me zjarret në Fushë Arrëz vijon të jetë tejet problematike, teksa në fshatin Xathë gjendja është më e rënduar. Autoritetet apelojnë për ndihmë, duke shtuar se është e pamundur të ndërhyhet për shkak të terrenit të thyer, ndërsa flakët kanë përparuar drejt një fshati tjetër, Flet. Kryetari i bashkisë Hil Curri ka bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri por deri tani pushteti qëndror nuk i është përgjigjur edhe pse situata është tepër kritike në këtë zonë. 'Është situatë e tmerrshme, jam pa fjalë. S’;ka ndërhyrje as nga ajri, vetëm me mjetet që kemi vetë dhe Bashkinë e Pukës'. Vatra e zjarrit është përhapur më shumë ndërkohë është dashur edhe evakuimi i banorëve në disa banesa të rrezikuara. Sipas shërbimeve zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Puka, flakët po kërcënojnë banesat që prej mbrëmjes së kaluar, ndërsa është bërë i mundur evakuimi i banorëve. 'Qeveria duhet të ndërhyjë, kam njoftuar ministrin për ndërhyrje pasi është sipërfaqe e madhe dhe jemi në gjendje emergjence të shkallës numër 1', u shpreh kryebashkiaku i Fushë Arrëzit. ... #SyriTv #SyriNet #FusheArrez #Zjarr #HilCurri
1575 views
Zjarri në Syrin e Kaltër është shuar mbrëmjen e së hënës (11 gusht). Shqetësuese ka qenë situata gjatë gjithë natës në fshatin Pecë, pasi Syri i Kaltër ndodhet shumë afër me këtë fshat. Gjatë gjithë natës, shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës, Sarandës dhe banorët e zonës kanë qenë në përpjekje për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor, vështirësitë për zjarrfikësit kanë qenë të shumta. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga zjarri, është bërë evakuimi i banorëve nga fshati. Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Syri TV tregojnë qartë përmasat e zjarrit dhe përpjekjet e vazhdueshme për shuarjen e tij. Mëngjesin e sotëm, në ndihmë kanë mbërritur dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për të shuar plotësisht vatrat e mbetura. ... #SyriTv #SyriNet #SyriKalter #Zjarr
1224 views
Në turizmin elitar të Edi Ramës shpërthejnë ujërat e zeza në mes të rërës me pushues. Një video e ardhur në adresë të liderit të opozitës, Sali Berisha tregon se si ujërat e zeza të bizneseve te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, kanë plasur në mes të pushuesve, në pikun e sezonit veror. ‘Një grup i madh turistësh që po kalonin pushimet e tyre në këtë zonë ishin të tronditur dhe skandalizuar nga ky incident. Pamja ishte shqetësuese, duke krijuar një ndjesi të padurueshme dhe të papranueshme për cilësinë e ujit dhe kushtet e sigurisë në plazh. Kjo ngjarje dëshmon për mungesën e infrastrukturës dhe investimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve dhe turistëve’, shkruan denoncuesi. 'Turizmi Ramaduros jo vetëm i tritolit, por dhe i gjirizeve', shkruan Berisha. ... #SyriTv #SyriNet #Durres
6632 views
Zjarri i përmasave të mëdha vazhdon prej ditës së sotme në zonën e Lekëlit në Tepelenë, duke u përhapur edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Ekipet zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë dërguar në vendngjarje për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në zonë. ... #SyriTv #SyriNet #Tepelene #Zjarr
2161 views
Vijon dhuna e shtetit ndaj News24, ku persona civilë ngarkojnë në kamionë privatë ç’të munden nga ambientet e televizionit informativ më të madh në vend. Po grabiten kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve, po çmontohen studiot televizive, tavolina dhe gjëra që janë vënë ndër vite të tëra. Nga salla e mbledhjeve janë rrëmbyer tavolina dhe karrike. Ndërkohë, nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë që të mbajë procesverbal. ... #SyriTv #SyriNet #News24
951 views
Situata në Syrin e Kaltër vijon të jetë ende e rënduar për shkak të zjarreve që kanë rënë atje. Flakët kanë pushtuar rrethinat, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse të Finiqit ka bërë të mundur deri më tani që zjarri të mos depërtojë në brendësi të Parkut. Dy helikopterë janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit, por era e fortë pengon në shuarjen e flakëve. Si pasojë e situatës së rënduar nga zjarret, shumë turistë janë detyruar të braktisin pikën turistike, pasi u rrezikohet jeta. Zjarri i rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë dëmet e para në ekonomi dhe mjedis. Një rritës bletësh, i shqetësuar për situatën, ka raportuar se deri tani i janë djegur 40 koshere, ndërsa shpreh frikën se flakët mund të përfshijnë edhe pjesën tjetër të zonës ku ndodhen rreth 100 koshere të tjera. ... #SyriTv #SyriNet #SyriKalter #Zjarr
2015 views
Këto pamje vijnë nga zona e Vil-Bashtovës, e cila këtë të diel është përfshirë nga zjarri. Ajo çfarë shihet, është që një sipërfaqe e madhe është djegur plotësisht, përfshirë këtu edhe varrezat e zonës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, si pasojë e erës së fortë që ka fryrë në zonë. Situata e zjarreve në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit, shteti është inekzistent duke shkaktuar kështu dëme të pallogaritshme ekonomike dhe mjedisore. ... #SyriTv #SyriNet #Zjarr #Varreza #Vilebashtove
56.6K views
Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së poetit dhe dëshmorit të lirisë, Havzi Nela, që u mbajt në Kukës, bashkëshortja e tij rikujtoi me dhimbje tragjedinë e 10 gushtit 1998, kur poetin e mësuesin e shquar e arrestuan dhe më pas e ekzekutuan në mënyrë brutale, duke e varur në një vend publik. Në fjalën e saj, bashkëshortja denoncoi se urdhrin për ekzekutimin e Havzi Nelës e dha babai i Edi Ramës, fakt ky që tregon thellësinë e padrejtësisë dhe dhunës së regjimit të atëhershëm. Ajo theksoi se edhe pas 37 vitesh, drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë akt kriminal, ndërkohë që në pushtet vazhdojnë të jenë njerëz të lidhur me ish-regjimin komunist. Bashkëshortja kujtoi me krenari dinjitetin me të cilin Havzi Nela e dha jetën për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë, duke vendosur interesin e kombit mbi atë personal. ... #SyriTv #SyriNet #LavdieNela #HavziNela #Kukes
8645 views