Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025@syritv - TikTok

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mbi kampusin e një sh...

By: @syritv
21 July 2025 at 18:00

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mbi kampusin e një shkolle, duke shkaktuar të paktën 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në lagjen Uttara, ku avioni tip F-7 BGI u përplas mbi Milestone School and College, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një shtëllungë të dendur tymi që pushtoi zonën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë kaotike, me ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe ambulancave për të shpëtuar të mbijetuarit. Më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur, janë dërguar me urgjencë në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, ku ndodhen nën trajtim për djegie të rënda, sipas një mjeku që foli për mediat lokale. Forcat e Armatosura të Bangladeshit konfirmuan se avioni kishte ngritur fluturimin në orën 13:06 sipas orës lokale dhe u përplas pak minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Kryeministri i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, deklaroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të hetuar ngjarjen dhe për të ndihmuar të prekurit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkimit dhe mbështetjes në zonë. ... #SyriTv #SyriNet #Bangladesh #Tragjedi

2794 views


💾

Yesterday — 20 July 2025@syritv - TikTok
Before yesterday@syritv - TikTok

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumi...

By: @syritv
21 July 2025 at 18:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. ... #SyriTv #SyriNet #Elbasan #LumiShkumbin

25K views


💾

Lufta se kush do të marrë mandatin e vetëm të deputetit në qarkun e Tiranës të koalicionit “Nisma Shqipria Bëhet’ vijon. Aktivisti i Adriatik Lapajt k...

By: @syritv
21 July 2025 at 18:00

Lufta se kush do të marrë mandatin e vetëm të deputetit në qarkun e Tiranës të koalicionit “Nisma Shqipria Bëhet’ vijon. Aktivisti i Adriatik Lapajt kërcënon Endri Shabanin. Emisioni investigativ ‘Piranjat’ në Syri Tv ka mbërritur një audio mesazh ku dëgjohet qartë kërcënimi që i bëhet kreut të Nismës Thurrje. ... #SyriTv #SyriNet #AdriatikLapaj #EndriShabani

12.4K views


💾

❌
❌