Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025@syritv - TikTok
Yesterday — 22 August 2025@syritv - TikTok
Before yesterday@syritv - TikTok

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dhuroi Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një shkop golfi që ai vetë e kishte marrë si dhura...

By: @syritv
23 August 2025 at 20:00

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dhuroi Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një shkop golfi që ai vetë e kishte marrë si dhuratë nga një ushtar ukrainas i plagosur. Shkopi më parë i përkiste Kostiantyn Kartavtsev, një rreshteri të vogël që humbi një këmbë në muajt e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Golfi është bërë pjesë e rehabilitimit të nënoficerit të plagosur, u shpreh Zelensky duke i dorëzuar dhuratën Trump-it. ... #SyriTv #SyriNet #DonaldTrump #VolodymyrZelensky #KostiantynKartavtsev

1171 views


💾

Një natë me shira shumë të rrëmbyeshëm goditi qytetin e Milanos, duke shkaktuar probleme të shumta në infrastrukturë dhe transport. Lumenjtë e qytetit...

By: @syritv
23 August 2025 at 20:00

Një natë me shira shumë të rrëmbyeshëm goditi qytetin e Milanos, duke shkaktuar probleme të shumta në infrastrukturë dhe transport. Lumenjtë e qytetit u rritën me shpejtësi për shkak të prurjeve të mëdha, duke sjellë situata emergjente. Lumi Lambro, një nga lumenjtë kryesorë që përshkon Milanon, kaloi nivelet e sigurisë dhe detyroi autoritetet të ndërhyjnë me masa parandaluese. Një prej këtyre masave ishte evakuimi paraprak i komunitetit Ceas, qendra e solidaritetit milanez, për të shmangur pasoja të rënda nëse niveli i ujit do të vazhdonte të rritej. Ndikimi i motit të keq u ndje menjëherë edhe në transportin publik të qytetit. Shoqëria ATM njoftoi përmes profileve të saj në rrjetet sociale se 'moti i keq i natës së kaluar ka ndikuar në shërbimin në disa linja në zona të ndryshme të qytetit'. Zjarrfikësit e qytetit u angazhuan në mënyrë intensive, duke regjistruar rreth tridhjetë ndërhyrje gjatë natës. Sipas stacionit të zjarrfikësve, shumica e ndërhyrjeve ishin të vogla dhe të kontrollueshme, megjithatë një rast i veçantë ndodhi në orën 05:45 të mëngjesit, kur një shofer i mbetur i bllokuar në një nënkalim të përmbytur në Vimodrone u shpëtua nga ekipet e emergjencës. Përmasat e reshjeve ishin të jashtëzakonshme. Pas dy shkreptimave të forta, rrufe dhe shi i rrëmbyeshëm përfshinë të gjithë qytetin: brenda vetëm dy orësh ranë gati 50 milimetra shi. Këshilltari i sigurisë, Marco Granelli, njoftoi në rrjetet sociale se lumi Lambro kishte kaluar 2.40 metrat në Via Feltre, me një rritje prej 1.70 metrash në një interval shumë të shkurtër kohor. Në Ponte Lambro, Via Vittorini u mbyll me porta të lëvizshme përmbytjesh, pasi niveli i ujit të lumit ishte tepër i lartë. Për dallim nga zona e Lambros, në pellgun e Seveso reshjet ishin më pak intensive, prandaj sistemi i kontrollit të përmbytjeve ndodhet në gjendje gatishmërie, por ende nuk është aktivizuar. ... #SyriTv #SyriNet #Itali #Milano #RreshjeShiu

3592 views


💾

Dy vatra zjarri në distancë të shkurtër me njëra-tjetrën janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi ...

By: @syritv
23 August 2025 at 08:00

Dy vatra zjarri në distancë të shkurtër me njëra-tjetrën janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve. Sipas burimeve zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonjë guroreje të re. Për shuarjen e flakëve është përfshirë reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion. Dhe pse po punohet zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era duke marr para hektarë të tërë me pisha të reja. Ajo që e bën shqetësuese situatën është se rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret, nëse zjarri nuk do lokalizohet e vihet nën kontroll në kohë atëherë situata do rëndohet pasi flakët mund ti afrohen depove të dinamitit. ... #SyriTv #SyriNet #Kruje #Zjarr

1905 views


💾

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte (19 gusht) në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urban...

By: @syritv
23 August 2025 at 08:00

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte (19 gusht) në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Tymi si zakonisht i është drejtuar Vlorës, duke ndotur qytetin. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Zjarr

1128 views


💾

❌
❌