👉Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania

4989 views
Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi institucionit të Avokatit të Popullit të nisë një hetim për kushtet e trajtimit ndaj presidentit të PL, Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha pretendoi se po ushtrohet dhunë çnjerëzore në qeli ndaj Metës dhe Veliajt. “I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit. Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj”, tha Berisha. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
16.7K views
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pranë teleferikut në malin e Dajtit, pranë Tiranës. Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të marrë nën kontroll flakët, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë zonën. Autoritetet lokale po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth. Ende nuk ka informacion për shkaqet që kanë sjellë këtë zjarr. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
3934 views
Vendasit dhe turistët mbushën plazhet e Kroacisë të martën dhe të mërkurën (23 korrik) për të kërkuar lehtësim nga moti përvëlues i verës. Plazhistët në Zadar dhe Ishullin Vir, pak në veri të Zadarit, morën rreze dielli, dhe u hodhën në det për t'u freskuar, ndërsa temperaturat arritën mbi 30 gradë Celsius (86 Fahrenheit). Vendasit si Marino Brkic dhe Zrinka Bozaic thanë se mënyra më e mirë për t'i shpëtuar vapës ishte një zhytje në Adriatik. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
1033 views
Ushtria izraelite publikoi një video të xhiruar me dron të martën (22 korrik) duke thënë se tregon furnizime me ndihmë humanitare në anën e kufirit me Gazën që pritet t’iu shpërndahen palestinezëve në enklavë. COGAT, agjencia izraelite e koordinimit të ndihmës ushtarake, tha në një deklaratë se rreth 950 kamionë me ndihma humanitare presin të mblidhen nga organizatat ndërkombëtare për Gazën. Pamjet tregojnë grumbuj ndihmash dhe radhë kamionësh të ngarkuar me furnizime pranë pikës kufitare Kerem Shalom. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
497 views
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillohet një hetim ndaj saj. Gjatë paraqitjes në godinën e SPAK ajo ka ngatërruar edhe derën, duke u futur fillimisht në hyrjen e GJKKO, para se të dilte sërish për të shkuar drejt hyrjes së prokurorisë. Bufi është paraqitur para prokurorëve edhe në maj e qershor. Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
6916 views
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkopi. Gazetari Enver Doçi raporton se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është shtetasi Bledar Spahiu. Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
24.2K views
Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, kapen 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve ka kanosur familjarët e shtetases që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës. Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit: -K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale; -E. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24
42.3K views