10 zjarrfikës humbën jetën dhe 14 u lënduan teksa luftonin për të vënë nën kontroll një zjarr në provincën qendrore Eskisehir të Turqisë, tha të mërku...
10 zjarrfikës humbën jetën dhe 14 u lënduan teksa luftonin për të vënë nën kontroll një zjarr në provincën qendrore Eskisehir të Turqisë, tha të mërkurën (23 korrik) Ministri i Bujqësisë së Turqisë Ibrahim Yumakli. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë luftuar që nga e marta (22 korrik) për të vënë nën kontroll një zjarr në lagjen Seyitgazi të Eskisehirit. Të mërkurën, 24 zjarrfikës u bllokuan në zjarr kur era ndryshoi papritur drejtim dhe i hodhi flakët drejt tyre, u tha Yumakli gazetarëve. Ata u dërguan menjëherë në spital, por 10 prej tyre nu kia dolën dot mbanë, ndërsa 14 të tjerë ende po trajtohen, shtoi ministri. "Ata po luftonin me zjarrin sipër kodrës, ndërsa ne po luftonim poshtë saj", tha zjarrfikësi Ercan Temel, i cili ishte dëshmitar i incidentit, për Agjencinë e Lajmeve Ihlas. "Ata u përpoqën t'i shpëtonin zjarrit që po ngjitej lart, por nuk ia dolën dot", tha ai. Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha në një postim në X se prokurorët nisën një hetim ligjor për incidentin. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

1353 views