Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhun...
Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në Policinë Rrugore të Vlorës tha se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave. “Gjithshka ka nisur në datën 24 Janar të vitit 2021, kur bashkëshortja dhe fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët. Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar. Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, thotë Llacaj për gazetarin Enrik Mehmeti. Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor të qytetit të Vlorës, i kërkoi atij të zbardhej ngjarja e aksidentit të 2021, por Llacaj tha se Isufi e ka larguar nga policia rrugore. Llacaj i cili e akuzon Isufin si manipulator të ngjarjeve dhe i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij, por jo vetëm. Ai vlerëson guximin e mediave për publikimin e ngjarjes së dhunës në vendin e punës të 18-vjeçarit Aron Braha, kamarier në një nga hotelet e qytetit të Vlorës nga nënkomisari Ardian Isufi dhe mosrënies pre të kërkesave për t’a fshehur atë. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

154.7K views