Vlora mbetet një nga qytetet më problematike sa i përket kriminalitetit, sidomos gjatë periudhës së verës. Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pa...
Vlora mbetet një nga qytetet më problematike sa i përket kriminalitetit, sidomos gjatë periudhës së verës. Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme Në lagjen “Isa Boletini” një person mbeti i plagosur me thikë. Ngjarja u regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri është një 25-vjeçar, që është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Një klient i berberhanes ka plagosur praktikantin. I riu ka marrë goditje afër zemrës. Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Sherri dyshohet se ka ndodhur për motive banale. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjendja shëndetësore e të riut nuk dihet ende, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #news24 #news24albania #viral #fyp

17.5K views