Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025@news24.al - TikTok

Në hyrje të tregut të fruta-perimeve në Sarandë, që prej 35 vitesh, ndodhet një figurë që është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetit: Ba...

20 July 2025 at 12:00

Në hyrje të tregut të fruta-perimeve në Sarandë, që prej 35 vitesh, ndodhet një figurë që është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetit: Bardha Nesturaj. E njohur për buzëqeshjen dhe sinqeritetin e saj, Bardha është kthyer në simbolin e rezistencës së ndershme dhe punës së palodhur, duke ruajtur me përkushtim traditën familjare të tregtisë që nisi në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe vëllezërit e saj. Pak ditë më parë, ajo u bë virale në rrjetet sociale dhe në media pas një përplasjeje verbale me një inspektor tatimor, i cili i kërkonte faturë për rigonin që ajo vetë e kishte mbledhur në mal. “Kujt t’ia marr faturën për çajin që mbledh në mal, gurëve të malit?”, – thotë ajo me një buzëqeshje që fsheh lodhjen, por jo krenarinë.#news24albania #news24

125.6K views


💾

Emisioni “Tak fak”, një format i ri televiziv në ekranin e News24 dhe domosdoshmëri për një shoqëri në kërkim të drejtësisë dhe zgjidhjes së problemev...

20 July 2025 at 12:00

Emisioni “Tak fak”, një format i ri televiziv në ekranin e News24 dhe domosdoshmëri për një shoqëri në kërkim të drejtësisë dhe zgjidhjes së problemeve, përfundoi me sukses sezonin e parë të transmetimit. “Tak Fak” show investigativ i drejtuar nga dy emrat e njohur për publikun, Devi dhe Dori, që nga mbrëmja e parë e transmetimit më 17 mars e deri në fund të sezonit, fitoi besimin e audiencës, duke u bërë zëri i qytetarëve në nevojë. Përmes qindra denoncimeve të mbërritura ne numrin e telefonit të vënë në dispozicion të qytetarëve, emisioni trajtoi problematika nga të gjitha trevat e Shqipërisë, që nga përplasjet për prona, mungesat në sistemin shëndetësor, burokracitë që mbysin qytetarët, e deri te padrejtësitë sociale që lënë gjurmë.#news24albania #news24al #news24 #viral_video

1569 views


💾

Vodhi një automjet në Astir, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me automjetin e vjedhur dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Polic...

20 July 2025 at 12:00

Vodhi një automjet në Astir, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me automjetin e vjedhur dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Short time”. Blutë sekuestrojnë automjetin e vjedhur. Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetaseje, për vjedhjen e automjetit të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Short time”. Ky shtetas, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.#news24albania #news24al #news24 #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #fyp #newsal

4788 views


💾

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi Rama ka ...

20 July 2025 at 12:00

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet. Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim. “Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme” tha Rama. Kryeministri theksoi se ndërtimi i një administrate funksionale si në vendet e BE-së ende nuk është arritur dhe për këtë arsye, vendi ka nevojë të mbështetet më shumë në teknologji.#news24albania #news24al #news24 #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp

40.1K views


💾

Janë publikuar pamjet e para nga vendngjarja ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse pranë derës hyrëse të një l...

20 July 2025 at 12:00

Janë publikuar pamjet e para nga vendngjarja ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse pranë derës hyrëse të një lokali në pronësi të shtetasit A. S., në Rrugën e Durrësit. Në videot e siguruara nga vendngjarja duken qartë xhamat e thyer të lokalit dhe dëme të lehta në hyrje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara, pavarësisht shpërthimit.#news24albania #news24al #news24

4109 views


💾

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga...

20 July 2025 at 12:00

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga përcjellja e Bin Zayed në aeroportin e Rinasit, drejt avionit të tij presidencial. Bin Zayed zhvilloi një vizitë të shkurtër në Shqipëri, ndërsa kryeministri Edi Rama e dekoroi me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë.#news24albania #news24al #news24 #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp

9572 views


💾

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqyt...

20 July 2025 at 12:00

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet. Hetimet e Komisariatit Nr. 4 çuan në zbardhjen e dy vjedhjeve të kryera me thyerje, njëra e ndodhur më 30 qershor dhe tjetra më 16 korrik 2025. Si rezultat i operacionit, u identifikuan katër autorë të dyshuar. Dy prej tyre, shtetasit E. S., 22 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, u kapën dhe u vunë në pranga, ndërsa për dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç është nisur procedimi në gjendje të lirë. Sipas hetimeve, të rinjtë dyshohet se kanë bashkëpunuar në vjedhjen e artikujve të ndryshëm me vlerë rreth 80 mijë lekë në biznesin e shtetases B. K. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia vijon punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të ngjashme kriminale në qytet.#news24albania

2056 views


💾

❌
❌