Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa banorë lokalë po marrin çadrat private të vendosura në bregdet. Në denoncimin e tij, ai i bën thirrje një zonje, e cila është kapur në video duke marrë një çadër dhe më pas largohet, që ta kthejë menjëherë aty ku e mori, ndryshe do të bëjë kallëzim në polici. Sipas denoncuesit, ky episod është filmuar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 21:20. Pamjet tregojnë momentin kur zonja merr çadrën dhe largohet qetësisht. Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur raste të tilla që, sipas tij, po përsëriten çdo sezon veror në këtë zonë. Mesazhi i plotë i qytetarit: Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast vjedhjeje të përsëritur tek zona e Shkëmbit të Kavajës, ku disa banorë të zonës kanë marrë çadrat private. I bëj thirrje zonjës hajdute ta dorëzojë çadrën tek vendi ku e ka marrë, përndryshe do të denoncohet në polici. Po ju dërgoj edhe videon ku shihet qartë momenti kur merr çadrën dhe largohet. Videoja është filmuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:20. Po patët mundësi, publikojeni!

191K views