Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2025Main stream

Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius

By: V K
20 July 2025 at 07:15

Ditën e sotme, do të vijojë i nxehti afrikan në të gjithë territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta, do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 11°C, por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërish në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 July 2025Main stream

Moti, 19 korrik: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë, datë 19 korrik, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë. Në zonat bregdetare dhe në luginat kryesore era do të ketë herë pas here intensifikime deri në 8-12 metra për sekondë, duke krijuar valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të jenë të larta, me vlera maksimale që arrijnë deri në 37°C në qytete si Elbasani dhe Berati. Vlerat më të ulëta do të regjistrohen në zonat malore të Dibrës, me temperaturë minimale 17°C.

Më poshtë paraqiten temperaturat e parashikuara për qytetet kryesore të vendit:

Shkodër: 22°C / 35°C – Diell

Kukës: 18°C / 33°C – Diell

Lezhë: 21°C / 35°C – Diell

Dibër: 17°C / 31°C – Diell

Durrës: 20°C / 34°C – Diell

Tiranë: 23°C / 36°C – Diell

Elbasan: 22°C / 37°C – Diell

Berat: 21°C / 37°C – Diell

Vlorë: 24°C / 34°C – Diell

Korçë: 18°C / 33°C – Diell

Gjirokastër: 18°C / 36°C – Diell

Sarandë: 20°C / 34°C – Diell

/a.f/

The post Moti, 19 korrik: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vala e të nxehtit “pushton” Greqinë, temperatura deri në 44 gradë në disa zona

By: Oldi
18 July 2025 at 09:51

Greqia është në prag të një vale të re dhe mjaft të fortë të të nxehtit, me parashikimet që tregojnë se nga e hëna dhe për disa ditë termometri do të ngjitet mbi 40 gradë. Parashikimet janë mjaft të zymta, pasi nuk përjashtohet që të shohim temperatura që në disa vende do të arrijnë 42 […]

The post Vala e të nxehtit “pushton” Greqinë, temperatura deri në 44 gradë në disa zona appeared first on BoldNews.al.

Mot i kthjellët me temperatura deri 35 gradë Celsius në Shqipëri

18 July 2025 at 08:23

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në juglindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. /ATSH/

The post Mot i kthjellët me temperatura deri 35 gradë Celsius në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit 18 Korrik 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
18 July 2025 at 07:23

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerta ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 18 Korrik 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Tetë vatra zjarri aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Deri në orët e pasdites të ditës së sotme janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 janë shuar plotësisht, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë aktive.

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC.

Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa prej vatrave të rrezikshme.

Në fshatin Poshnjë, njësia administrative Poshnjë, bashkia Dimal, zjarri që rrezikonte banesat dhe repartin ushtarak është vendosur plotësisht nën kontroll. Aktualisht, zona po kontrollohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Janë shuar gjithashtu vatrat në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë; në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq; në zonën e quajtur “Qafa e Laçit”, bashkia Vau-Dejës; në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan; në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë; në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr. 6, bashkia Tiranë; në lagjen Nr. 5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë; në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër; dhe në fshatin Radanj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë.

Aktualisht, mbeten aktive tetë vatra në disa qarqe të vendit. Në qarkun Dibër, zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, brenda Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon të përhapet në një sipërfaqe me pisha dhe livadhe, ku deri më tani janë djegur rreth 200 hektarë. Në operacion janë angazhuar 30 forca operacionale dhe 30 ushtarë të Forcave të Armatosura.

Po në këtë qark, në malin e Peladhisë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, dy vatra zjarri mbeten aktive, duke u zhvilluar në drejtim të fshatrave Vlashaj dhe Krajkë, me pjesëmarrjen e rreth 35 forcave në terren.

Në qarkun Fier, një vatër e përhapur në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, është përhapur drejt fshatit Gorishovë në njësinë administrative Cakran, bashkia Fier. Terreni i thepisur dhe era e fortë kanë vështirësuar ndërhyrjet. Në operacion janë angazhuar 36 forca të MZSH Mallakastër, 40 trupa të FA, dy helikopterë dhe katër automjete zjarrfikëse.

Në qarkun Vlorë, një vatër zjarri është raportuar në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, në një zonë me pyje. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të bashkisë me dy mjete dhe gjashtë efektivë.

Në qarkun Gjirokastër, një tjetër vatër aktive është në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet, në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë të shërbimit zjarrfikës vendor.

Në qarkun Elbasan janë aktive tri vatra: në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin; në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh; dhe në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd. Të gjitha këto përfshijnë sipërfaqe pyjore dhe po përballohen nga forcat zjarrfikëse vendore me mjete dhe efektivë të angazhuar në shuarjen e flakëve.

Në të gjitha operacionet janë përfshirë gjithsej 291 forca operacionale dhe 29 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kontribuojnë me dy helikopterë, 120 trupa dhe katër automjete zjarrfikëse, duke përforcuar kapacitetin e reagimit ndaj situatës së zjarreve që ka prekur disa qarqe të vendit.

Operacionet do të vijojnë sipas nevojës dhe situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

/r.e//a.f/

The post Tetë vatra zjarri aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit 16 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 41°C

By: V K
16 July 2025 at 07:35

Këtë të mërkurë në vendin tonë, termometri do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane, me temperatura deri në 41 gradë C.

Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Elbasan dhe Berat ku termometri do t`i afrohet 41 gradëve.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 41°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe zona të izoluara të qarkut Berat.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 1 ballë.

The post Parashikimi i motit 16 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 41°C appeared first on Albeu.com.

Moti sot – Temperaturat deri në 36°C

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti do të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash të mesme dhe të larta, të cilat do të jenë më të dukshme kryesisht mbi relievet malore.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë hera-herës shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/36 Diell pak re
Kukës 19/34 Diell re
Lezhë 20/36 Diell
Dibër 17/32 Diell re
Durrës 20/35 Diell
Tiranë 22/36 Diell pak re
Elbasan 22/36 Diell pak re
Berat 17/35 Diell pak re
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 18/32 Diell
Gjirokastër 17/36 Diell re
Sarandë 20/34 Diell re

 

/a.f/

The post Moti sot – Temperaturat deri në 36°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

By: V K
14 July 2025 at 10:05

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

The post Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë appeared first on Albeu.com.

E hënë, 14 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë,  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Vranësira të vogla priten vetëm në Kukës, Dibër dhe Korçë

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë, në Shkodër deri në 36°C; Në Tiranë dhe Elbasan deri në 35-36°C; Në Gjirokastër deri në 36°C.

Në zonat bregdetare, si Durrës, Vlorë dhe Sarandë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34°C.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/36 Diell
Kukës 17/32 Diell pak re
Lezhë 16/35 Diell
Dibër 16/34 Diell pak re
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 22/36 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 19/32 Diell
Korçë 15/31 Diell pak re
Gjirokastër 15/36 Diell
Sarandë 20/34 Diell

 

/ a.f /

The post E hënë, 14 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

12 July 2025 at 08:17

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore […]

The post Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 32°C

By: user 11
11 July 2025 at 07:11

Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve të MeteoAlb, e premtja, do të jetë një ditë tipike vere, e përshtatshme për pushime në natyrë apo në bregdet.

Mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët në të gjitha zonat, ndërsa temperaturat në orët e para do të variojnë nga 14°C në zonat malore, deri në 21°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur kulmin në orët e drekës me vlera deri në 32°C në Tiranë, Elbasan dhe zona të tjera të ultësirës perëndimore. Moti do të mbetet i kthjellët dhe me pak vranësira kalimtare në relievet kodrinore dhe malore.

Mbrëmja do të jetë e këndshme dhe e ngrohtë, me temperatura që do të zbresin butësisht në 22-24°C, ideale për shëtitje apo qëndrime në ambiente të hapura. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa lagështia do të jetë në nivele të ulëta, çka rrit ndjesinë e nxehtësisë gjatë ditës.

The post Parashikimi i motit: Temperatura deri në 32°C appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit

By: Oldi
10 July 2025 at 20:49

Gjatë muajit qershor dhe në fillim të korrikut 2025, Evropa u godit nga dy valë intensive të të nxehtit, të cilat lanë pas një varg rekordesh temperaturash dhe kushte ekstreme moti. Kulmi i valës së parë u shënua midis datave 17 dhe 22 qershor, ndërsa vala e dytë, më e fortë dhe më e zgjatur, […]

The post Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 10 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
10 July 2025 at 07:41

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të freskët gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore, duke sjellë momente me pika shiu në skajin Verilindor.

Të njëjtat kushte atmosferike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 32°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësine maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Temperatura ekstreme/ Zgjatet vera në Europë, qytete si Tirana dhe Athina, përjetojnë ‘ferrin’ për pesë muaj

7 July 2025 at 15:21

Moti i nxehtë i zgjatur po riformëson qytetet e Europës, ndërsa temperaturat mbi 32°C shtrihen deri në vjeshtë. Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet europiane po përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Europë tani përballojnë temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, pohon një studim i ri nga Climate Resilience for All.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i OJQ-së, shqyrtoi të dhënat e temperaturës nga viti 2019 deri në vitin 2023 në 85 qytete në të gjithë botën. Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti 32°C, një prag për nxehtësinë ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se të ashtuquajturat ‘stinë të nxehtësisë’ nuk kufizohen më vetëm në muajt e njohur të verës dhe tani kanë kohëzgjatje shumë më të gjatë. Mesatarisht, ekipi, i udhëhequr nga shkencëtari i klimës Dr. Larry Kalkstein, thotë se stinët e nxehtësisë zgjasin 214 ditë në të gjitha qytetet që ata shqyrtuan.

Ditë jashtëzakonisht të nxehta ndodhën në çdo kohë të vitit në 20 nga 85 qytete. Studimi thotë se Athina në Greqi tani përballet me një nga stinët më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e dyta me një diferencë të ngushtë në listën e “Rezistencës ndaj Klimës për të Gjithë” me 143 ditë me nxehtësi ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mesin e shtatorit.

Zyrtarët e Parisit po përgatiten për një ngrohje prej 4°C , por kryeqyteti francez tashmë po përjeton gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32°C nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit.

Mynihu dhe Varshava kanë stinë të nxehta më të shkurtra, por ende të konsiderueshme, që zgjasin rreth një ose dy muaj.

Pse sezonet më të gjata të nxehtësisë janë problem?

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shtuan mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar. Kjo do të thotë se katër miliardë njerëz u ekspozuan ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Qendra e Klimës së Kryqit të Kuq shqyrtoi periudhën midis majit 2024 dhe majit 2025. Ai zbuloi se ndryshimi i klimës të paktën dyfishoi numrin e ditëve të klasifikuara si “nxehtësi ekstreme” në 195 nga 247 vendet dhe territoret që ata analizuan krahasuar me mesataren e mëparshme.

Europa është një nga rajonet që tashmë vuan pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë nxjerrin në pah se si po ndryshon klima e kontinentit dhe shqetësimet shëndetësore dhe infrastrukturore që vijnë me këtë ndryshim.

Sezonet më të gjata të nxehtësisë nënkuptojnë një rrezik në rritje të sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë, duke çuar në një barrë më të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe sfida për popullatat vulnerabël. Është veçanërisht problematike për të moshuarit dhe ata me sëmundje të mëparshme.

“Kjo analizë e bën të qartë: nuk mund ta trajtojmë më nxehtësinë si një pjesë normale të verës”, thotë Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All.

Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane , ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

“Qytetet që nuk janë projektuar kurrë për ngrohje, tani përballen me goditje dhe strese të reja nga nxehtësia”, shpjegon Baughman McLeod.

Me stinët e nxehtësisë që shtrihen shumë përtej muajve të njohur të verës, qeveritë dhe planifikuesit e qytetit përballen me një sfidë urgjente: si t’i mbroni njerëzit nga valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe të zgjatura?

The post Temperatura ekstreme/ Zgjatet vera në Europë, qytete si Tirana dhe Athina, përjetojnë ‘ferrin’ për pesë muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Sërish temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

By: Ardit
7 July 2025 at 08:04

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. temperatura moti hot Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Sipas Shërbimit Meteorologjik […]

The post Sërish temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për fillimin e javës: I nxehti nuk e lëshon vendin

By: user 8
6 July 2025 at 17:15

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra pritet të shënojnë nesër temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 38 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë.

Tabelat me temperaturat:

moti 2

moti 1

The post Parashikimi i motit për fillimin e javës: I nxehti nuk e lëshon vendin appeared first on Lapsi.al.

GREQI – Vendi ballkanik përfshihet nga vala e të nxehtit

ATHINË, 6 korrik /ATSH- DPA/ – Rrymat e nxehta të ajrit po sjellin një valë të nxehti në Greqi dhe pjesë të mëdha të Evropës Juglindore, me temperatura që priten të shkojnë në 42 gradë Celsius.

”Termometri në zonën e Athinës tregoi sot 37 gradë Celsiu”, njoftoi zyra Meteorologjike e  Greqisë.

”Temperaturat më ekstreme priten të martën dhe të mërkurën”, sipas meteorologëve, përpara se të parashikohet një ftohje e lehtë në rreth 35 gradë drejt fundit të javës.

Temperaturat më të larta priten në ultësirat e rajoneve qendrore greke.

Temperaturat thuhet se do të jenë pak më  të ulëta në ishuj dhe përgjatë bregdetit.

Për të mbështetur njerëzit veçanërisht të pastrehët ose ata pa ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe bashki po ofrojnë hapësira me ajër të kondicionuar ku njerëzit mund të gjejnë strehim nga vapa./ /Ad.Ab./

The post GREQI – Vendi ballkanik përfshihet nga vala e të nxehtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

6 July 2025 at 13:08

SHQIPËRI- Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të humorit, mungesë përqendrimi edhe nëse nuk keni probleme me shëndetin mendor.

Sipas studimeve të fundit kjo ndodh për shkak të ndikimit të të nxehtit në sistemin nervor qendror,  energjisë që truri shpenzon për të ruajtur balancën e brendshme të organizmit dhe ndryshimit në nivelin e neurotransmetuesve.

“Për shembull valët e të nxehtit ndikojnë kryesisht te serotonina, i cili është hormon I qetësisë dhe harmonisë emocionale.  Temperaturat e larta shkaktojnë ulje të nivelit të serotoninës.  Mund të shkaktojnë rritje të nivelit të dopaminës  që është një hormon neurotransmetues që shkakton rritje të impulsivitetit,  nervozizë, zemërim, agresivitet.  Po kështu ulet dhe niveli gabës, edhe gaba është një neurotransmetues që sjell qetësinë emocionale. Në momentin që ulet shfaqet dhe  zemërimi, irritabilitet, impulsivitet dhe probleme të ulje të tolerancës ndaj pakënaqësisë”, tha mjekja psikiatre Irena Thoma.

Më të ndjeshme  pasojat e temperaturave të larta janë tek personat që vuajnë nga çrregullime të  shëndetit mendor.

“Një pacienti me skizofreni mund ti përkeqësohet psikoza. Një pacienti me çrregullim bipolar mund të  përkeqësohet depresioni ose gjendja maniakale. Tek persona me gjendje ankthi mund të përkeqësohet axhitimi…  Duhen përshtatur  medikamentet, vetë antipsikotikët shaktojnë një lloj frenimi  të sistemit të termoregullimit trupi është në rënie të lire”, tha ai.

Gjatë valëve të të nxehtit mjekët këshillojnë qëndrim në mjedise më të freskëta,  konsum të lëngjeve në sasi të  lartë pasi sipas tyre  dehidrimi vë në stres organizmin dhe mosabuzim me gjumin se  pagjumësia në vetvete dëmton përqendrimin dhe nxit çrregullimet e humorit/abcnews.al

Italia digjet nga vala e të nxehtit: 18 viktima dhe alarm kombëtar

By: gaze tare
5 July 2025 at 22:04

Italia po përballet me një valë të pazakontë të nxehti që prej më shumë se një jave, duke shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Shumica e tyre janë punonjës që kryenin punë fizike në ambiente të hapura gjatë pikës së vapës.

Temperaturat ekstreme kanë mbushur spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi apo goditjet e të nxehtit. Ekspertët klimatologë paralajmërojnë se kjo nuk është një situatë e përkohshme, por pjesë e një “reality të ri” të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, me qytete si Roma apo Parisi që përjetojnë tashmë verëra si Tunizia.

Në disa rajone si Roma, Milano, Torino dhe Veneto, autoritetet kanë ndaluar punën në ambientet e hapura nga ora 12:30 deri në 16:30, kur shpallet alarmi i kuq për të nxehtin. Por masat nuk zbatohen për sektorin publik, ku mungon kontrolli.

Rastet tragjike nuk kanë munguar: në Frosinone, një punëtor humbi jetën pas një ataku kardiak ndërsa po vendoste fibra optike, ndërsa një shofer kamioni ndërroi jetë pranë një pike autostrade nga mbinxehja. Situata mbetet alarmante edhe në burgje, ku mungojnë ajri i kondicionuar dhe ventilatorët, si dhe në industri të rënda si metalurgjia, ku temperatura në disa fabrika ka kaluar 40°C.

Meteorologët parashikojnë një rënie të lehtë temperaturash nga nesër, por valë të tilla pritet të rikthehen sërish gjatë verës, duke kërkuar masa më të forta dhe të përhershme për mbrojtjen e qytetarëve.

The post Italia digjet nga vala e të nxehtit: 18 viktima dhe alarm kombëtar appeared first on iconstyle.al.

❌
❌