Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Përshpejtimi i inovacionit të gjelbër, si mundësi efikase për një veprim me ndikim klimaterik

By: E S
19 July 2025 at 19:42

Kina ka regjistruar inovacion gjithnjë e më të gjallë në teknologjitë e gjelbra dhe me karbon të ulët gjatë periudhës 2021- 2025. me 53.000 patenta shpikjesh të dhëna në këtë sektor vetëm në vitin 2024.

Shifra e vitit 2024, e cila dyfishoi atë të vitit 2020, pasqyron një normë mesatare vjetore rritjeje prej 19.2 për qind.

Inovacioni i Kinës në teknologjitë e gjelbra dhe me karbon të ulët është shfaqur si një forcë kryesore lëvizëse në avancimin e zhvillimit global në këtë fushë. Sektorët e energjisë së pastër dhe ruajtjes së energjisë treguan rritje të fuqishme, me autorizimet e patentave të shpikjeve që u rritën përkatësisht me 34.9 për qind dhe 32.8 për qind në baza vjetore, rritjet më të larta midis të gjitha kategorive të teknologjisë së gjelbër.

Ndërmarrjet kryesore vendase kanë luajtur një rol kyç në avancimin e teknologjisë së gjelbër, me katër kompani vendase që renditen midis 10 kompanive më të mira në botë për grante patentash për shpikje të gjelbra dhe me karbon të ulët në vitin 2024.

Kina gjithashtu regjistroi 6356 aplikime për Traktatin e Bashkëpunimit të Patentave (PCT) në teknologjitë e gjelbra dhe me karbon të ulët në vitin 2024, 130 për qind më shumë se në vitin 2020, duke ruajtur renditjen e saj të lartë globale për katër vjet rresht.

Ndërmarrjet kineze kanë kontribuar në mënyrë kumulative me 12.000 zgjidhje të teknologjisë së gjelbër në WIPO GREEN – një platformë që lidh inovatorët dhe ofruesit e teknologjive të qëndrueshme për të përshpejtuar inovacionin e gjelbër dhe veprimin klimaterik, duke dhënë kontribute aktive në zhvillimin global të gjelbër.

The post Përshpejtimi i inovacionit të gjelbër, si mundësi efikase për një veprim me ndikim klimaterik first appeared on JavaNews.al.

“Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë që i mori jetën 260 personave

By: E S
19 July 2025 at 19:17

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja që po trondisin opinionin publik dhe industrinë e aviacionit.

Sipas një raporti paraprak të autoriteteve indiane dhe burimeve amerikane të përfshira në hetim, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionit, vetëm sekonda pas ngritjes nga pista. Dy çelësa të karburantit, që zakonisht mbeten të aktivizuar gjatë gjithë fluturimit, rezultojnë të jenë vendosur në pozicionin “Cutoff”, çka bëri që motorët të ndalonin së punuari.

Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur nga Ahmedabad drejt Londrës më 12 qershor në orën 13:38, qëndroi në ajër për vetëm 30 sekonda para se të përplasej në një zonë të banuar. Nga përplasja humbën jetën 241 persona në bord dhe 19 të tjerë në tokë, ndërsa vetëm një pasagjer mbijetoi në mënyrë të pabesueshme.

Zyrtarisht, nuk është konfirmuar se kush nga pilotët mbylli furnizimin me karburant. Por regjistrimet nga “black box” tregojnë një dialog alarmant në kabinë, ku njëri pilot pyet: “Pse u ndërpre?” dhe tjetri përgjigjet: “Nuk isha unë.”

Sipas hetuesve amerikanë dhe raportimeve të Wall Street Journal, provat tërheqëse nga komunikimi sugjerojnë se veprimi mund t’i përkasë kapitenit Sabharwal, i cili ishte në rolin e monitoruesit në atë moment, ndërsa bashkë-piloti Clive Kunder, 28 vjeç, ishte në kontroll të avionit gjatë ngritjes.

Kapiten Sabharwal ishte një pilot me mbi 8,200 orë fluturimi dhe gëzonte reputacion të lartë në komunitetin e aviacionit. Miq dhe kolegë e përshkruajnë atë si një njeri të qetë, profesionist të përkushtuar dhe “shpirt të butë”. Ai nuk kishte pasur asnjë incident serioz gjatë karrierës së tij dhe ishte i njohur për sjelljen e tij të respektueshme.

Por pas tragjedisë, autoritetet po shqyrtojnë edhe aspektin psikologjik të kapitenit. Burime të afërta me hetimin kanë treguar se Sabharwal kishte kaluar një periudhë të vështirë personale pas vdekjes së nënës në vitin 2022, duke u ndarë më pas nga bashkëshortja dhe u transferua në Mumbai për t’u kujdesur për të atin 90-vjeçar.

Disa pilotë të tjerë të Air India kanë përmendur probleme të mundshme me shëndetin mendor, ndonëse kompania ajrore kishte dhënë leje mjekësore për fluturimin, pas kontrolleve rutinë dhe analizave të alkoolit, të cilat rezultuan të pastra.

Pak orë përpara fluturimit fatal, Sabharwal i kishte thënë rojës së kompleksit ku banonte: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”

Ende nuk është e qartë nëse ndërprerja e karburantit ishte një gabim fatal, një akt i qëllimshëm apo një defekt teknik. Ekspertët e aviacionit e kanë përshkruar vendosjen e çelësave në “Cutoff” menjëherë pas ngritjes si një veprim “absolutisht të pashpjegueshëm”.

Hetimet janë në zhvillim, ndërkohë që raporti përfundimtar pritet të sqarojë nëse kemi të bëjmë me gabim njerëzor, vetëvrasje me pasoja masive apo një zinxhir ngjarjesh tragjike që çuan në katastrofën ajrore më të rëndë të Indisë në dekadat e fundit.

The post “Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë që i mori jetën 260 personave first appeared on JavaNews.al.

Publikoi videon e tradhtisë që u bë virale në gjithë botën, vajza: S’doja të shkaktoja dramë, por…

By: E S
19 July 2025 at 19:09

Kur shkon në një koncert të Coldplay për emocione, por del me martesë të shkatërruar, vendin e punës bosh dhe emrin tënd si hashtag në çdo meme të internetit, mirë se erdhe në sagën më të nxehtë të kësaj vere.

Nëse s’e dini ende, ngjarja ndodhi në koncertin e Coldplay më 16 korrik në Boston, ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë “Astronomer”, Andy Byron, mendoi se do kalonte një natë të qetë, me pak muzikë live dhe përqafime private.

Por ndodhi ajo që s’ishte parashikuar, ai u kap nga kamera e famshme Kiss Cam duke përqafuar Kristin Cabot, jo gruan e tij, por shefen e Burimeve Njerëzore të kompanisë.

Videoja u bë virale në TikTok, falë një vajze të quajtur Grace, që me një caption të thjeshtë “E dini ku është burri juaj?”, krijoi dramën e momentit. Pas bujës, Grace bëri një video live dhe tha me sinqeritet “S’doja të shkaktoja dramë, por kur luan lojëra idiote, fiton çmime idiote”.

Menjëherë pas zhurmës, kompania Astronomer vendosi që të dy, Byron dhe Cabot, të pushohen përkohësisht nga puna, ndërsa filluan një hetim të brendshëm për të zbuluar nëse “romanca nën dritën e yjeve” kishte pasur ndonjë ndikim në politikat e kompanisë.

CEO i përkohshëm, Pete DeJoy (bashkëthemelues i Astronomer), u vendos në krye ndërkohë që bordi po shqyrton çdo email, bonuse, promovime dhe “takime jashtë orarit” për të kuptuar nëse kjo ishte një romancë e sinqertë apo një histori përfitimesh në të gjitha kuptimet.

Ndërkohë, interneti gëlon. Memet s’kanë të ndalur.

Në anën tjetër, Kristin Cabot, e martuar gjithashtu me një CEO (i një kompanie rumi, që ironikisht quhet “Privateer”), thuhet se është në proces divorci.

Dhe në gjithë këtë histori, vetë Andy Byron s’ka folur ende.

Ndërkohë në zyrat e Astronomer, e cila ka mbi 700 klientë globalë, përfshirë Adobe, EA dhe Marriott, nuk ka ende ndonjë njoftim për kthimin e CEO-së në detyrë. Dhe me këtë tempo, më lehtë të rikonsiderohet Plutoni planet sesa të kthehet Andy në zyrë.

The post Publikoi videon e tradhtisë që u bë virale në gjithë botën, vajza: S’doja të shkaktoja dramë, por… first appeared on JavaNews.al.

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

By: b b
19 July 2025 at 19:42

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave.

Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës – dhe të përparojnë në fushëbetejë – teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.

Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Gjatë natës së 19 korrikut, Rusia lëshoi rreth 380 dronë, raketa lundruese dhe balistike drejt dhjetëra qyteteve ukrainase, tha ushtria. Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Odesa u godit, duke vrarë një grua dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve të emergjencës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se gjithsej gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në Odesa.

Në verilindje, në rajonin e Dnipropetrovskut, qyteti i Pavlohradit gjithashtu u sulmua, sipas Serhiy Lysak, kre i administratës ushtarake rajonale.

Në fushëbetejë, Rusia po avancon ngadalë, megjithëse në javët e fundit përparimi i saj është matur vetëm në metra. Po ashtu, po rriten shqetësimet për mundësinë e rrethimit të qytetit të Pokrovskut, pasi forcat ruse kanë bërë përparim të vogël në verilindje të qytetit./REL

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

By: el da
19 July 2025 at 19:55

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke lënë të paktën 34 persona të vdekur.

Anija mbante në bord 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, e cila u përmbys si pasojë e një stuhie të papritur me shi të rrëmbyeshëm, në vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shumica e pasagjerëve ishin familje që vinin për vizitë nga kryeqyteti Hanoi, përfshirë më shumë se 20 fëmijë që ndodheshin në bord.

Sipas mediave, rojet kufitare kanë shpëtuar deri më tani 11 persona, ndërsa 34 trupa janë gjetur të pajetë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se përpjekjet e shpëtimit do të vijojnë edhe gjatë natës, pasi ende rezultojnë të zhdukur tetë persona. m.p.

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

By: el da
19 July 2025 at 19:29

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro.

Parlamenti slloven miratoi ligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe tre abstenime.

Sipas ligjit të ri, ata që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, që janë të shëndoshë mendërisht dhe gjendja shëndetësore e të cilëve është e tillë që nuk mund ta durojnë më dhimbjen, kanë të drejtë t’i japin fund jetës së tyre.

Ata që vuajnë nga sëmundje mendore përjashtohen. Ligji mund të zbatohet edhe në rastet kur trajtimet nuk ofrojnë ndonjë lehtësim ose përmirësim të arsyeshëm të gjendjes së pacientit.

Të gjitha opsionet e tjera të trajtimit duhet të jenë shteruar. Eutanazia, pra vdekja e shkaktuar nga një mjek ose infermier me kërkesë të pacientit, mbetet e ndaluar. Theresa Novak, një anëtare e parlamentit nga Partia Liberale në pushtet, tha, megjithatë, se “do të ishte imorale që mjekësia t’i privojë njerëzit nga e drejta për të vdekur nëse dëshirojnë dhe mjekësia nuk mund t’i ndihmojë ata”. m.p.

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

By: el da
19 July 2025 at 19:09

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, shtatë persona janë plagosur dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD).

Thuhet se incidenti ndodhi në orën 02:00 sipas orës lokale (09:00 GMT) pranë një klubi nate në North Vermont Avenue, afër kryqëzimit me Santa Monica Boulevard, i cili është i famshëm për jetën e tij të natës.

Njëri nga pacientët kishte një plagë plumbi, tha Kapiteni i LAFD-së, Adam VanGerpen, dhe dëshmitarët okularë përshkruan se kishin dëgjuar të shtëna. “Kjo është nën hetim nga policia,” tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

Shërbimet e emergjencës në vendin e ngjarjes në Los Angeles, ku thuhet se një makinë është përplasur me një turmë njerëzish.

Kapiteni VanGerpen tha gjithashtu se personi me plagën e plumbit mund të jetë shoferi, por shtoi “ne nuk e kemi konfirmuar ende këtë”. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë gri në trotuar me mbeturina të shpërndara në tokë dhe një prani të madhe policie.

Aktualisht nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi hyrjen e automjetit në turmë. Viktimat janë dërguar të gjitha në spitale ose qendra traumatike, u tha kapiten VanGerpen gazetarëve në vendngjarje. Ai tha se shumica e atyre në turmë ishin gra që prisnin të hynin në klubin e natës.

“Ishte një skenë shumë kaotike”, tha Kapiten VanGerpen, duke shtuar se “shumë kalimtarë pranë klubit dolën për të ndihmuar njerëzit”. m.p.

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

By: E.K
19 July 2025 at 19:34

Të paktën 30 persona u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish që po prisnin në radhë jashtë një klubi nate në East Hollywood, në orët e para të së shtunës, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles. Ngjarja ndodhi përpara lokalit muzikor “The Vermont Hollywood”, […]

The post Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë appeared first on FaxWeb.

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

By: E.K
19 July 2025 at 18:36

Një shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar, ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjete sociale, ku shfaqet duke drejtuar një Benz Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës. 28-vjeçari Dorian Puka filmoi veten duke treguar targën e re ‘DO24 AMG’, që […]

The post I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund appeared first on FaxWeb.

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

By: Re Nato
19 July 2025 at 19:08

Australia i ka dorëzuar Ukrainës tanket M1A1 Abrams me vlerë 160 milionë dollarë.

Kievi ka pranuar kontingjentin e parë prej 49 tankesh Abrams nga Australia, ndërsa pjesa e mbetur pritet të dorëzohet më vonë.

Kjo dërgesë është pjesë e një pakete të re mbrojtëse me vlerë rreth 140 milionë euro.

Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, e quajti këtë veprim një kontribut në luftën kundër “pushtimit të paligjshëm dhe imoral të Rusisë”.

Australia mbetet një nga donatorët më të mëdhenj jofamiljarë të NATO-s për Ukrainën.

Dorëzimi ishte shtyrë më herët nga Shtetet e Bashkuara, por tanket tashmë kanë arritur në Kiev./abcnews.al

Si e humbi Ahmed al-Sharaa kontrollin e jugut të Sirisë?

By: Re Nato
19 July 2025 at 18:30

Qeveria siriane ka paralajmëruar se do të ripozicionojë forcat e saj në jug të vendit për të rimarrë kontrollin pas ditësh dhune sektare në provincën e Sweidës, një krizë që rrezikon të kthehet në sfidën më serioze të presidencës së sapo nisur të Ahmed al-Sharaa.

Përplasjet nisën javën e kaluar, kur një grabitje në autostradën që lidh Damaskun me Sweidën shkaktoi një valë dhune hakmarrëse mes klaneve beduine sunite dhe ushtrisë druze. Situata u përshkallëzua më tej kur forcat qeveritare, të dërguara për herë të parë në këtë krahinë që nga rrëzimi i Bashar al-Assadit tetë muaj më parë, u përplasën me ushtritë druze. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë për qindra të vrarë, përfshirë civilë, ndërsa të gjitha palët janë akuzuar për mizori, përfshirë ekzekutime të menjëhershme.

Nga ana tjetër, Izraeli ndërhyri duke kryer një seri sulmesh ndaj forcave siriane, madje edhe mbi Ministrinë e Mbrojtjes në Damask, duke pretenduar se po mbronte komunitetin druz dhe duke kërkuar tërheqjen e forcave të Sharaa-s nga Sweida. SHBA ka ndërhyrë për të negociuar një marrëveshje që të shmanget një përshkallëzim më i madh.

Pas përplasjeve të përgjakshme mes beduinëve dhe druzëve që vijuan deri të premten, qeveria siriane e cila një ditë më parë kishte deklaruar tërheqjen nga Sweida njoftoi se po përgatitet të rikthehet për të vendosur rendin.

Kjo krizë ka vënë në pah brishtësinë e Sirisë vetëm tetë muaj pas ofensivës rebele që solli rrëzimin e Assadit dhe fundin e një lufte civile 14-vjeçare. Sharaa përballet tani me dilemën: ose të heqë dorë nga ambiciet për të unifikuar vendin, duke lënë jugun në duart e grupeve lokale, ose të rrezikojë një përballje më të ashpër me Izraelin.

Për momentin, Izraeli ka pranuar të lejojë hyrjen e forcave qeveritare në Sweida për 48 orë, “për shkak të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme”, sipas një zyrtari izraelit.

Druzët, një komunitet arabo-folës me rreth 1 milion anëtarë të shpërndarë në Liban, Siri, Jordani dhe Izrael, kanë pasur historikisht një marrëdhënie të tensionuar me qeveritë qendrore. Ata ruajtën njëfarë autonomie nën sundimin e Assadit, duke mbajtur ushtritë e tyre të armatosura në këmbim të mos përfshirjes në luftën kundër regjimit.

Rënia e Assadit u përshëndet nga një pjesë e druzëve, por komuniteti mbeti i ndarë ndaj Sharaa-s, për shkak të së kaluarës së tij si udhëheqës i një grupi rebel të lidhur me islamistët, të akuzuar për masakra ndaj druzëve gjatë luftës civile.

Druzët nuk kanë pranuar ende të integrohen në institucionet e reja shtetërore dhe kanë refuzuar praninë e forcave të sigurisë në Sweida. Në prill pati një përplasje mes ushtrive druze dhe forcave të sigurisë që u mbyll me një marrëveshje të brishtë për dorëzimin e armëve, por autoritetet shtetërore u sollën ashpër, duke kërkuar më shumë armë sesa ishte rënë dakord dhe duke përdorur retorikë sektare, çka e përkeqësoi krizën.

Kjo ka shtyrë një pjesë të druzëve që më parë hezitonin të bashkëpunonin me Izraelin, të afrohen me Tel Avivin. Izraeli ka shfrytëzuar vakumin e krijuar pas rënies së Assadit për të marrë territore përgjatë kufirit dhe për të goditur objektiva ushtarake siriane, duke kërkuar gjithashtu që jugu i Sirisë të çarmatoset plotësisht.

Hikmat al-Hijri, një lider i rëndësishëm druz i afërt me Izraelin, ka shtuar thirrjet për më shumë autonomi për Sweidën ide që më parë konsideroheshin margjinale, por tani po gjejnë mbështetje më të gjerë.

Situata është përkeqësuar më tej pas ngjarjeve të fundit, me dokumentime të shtëpive të djegura, trupave të vrarë në rrugë dhe akte poshtërimi ndaj burrave druz, si rruajtja e detyruar e mustaqeve, një shenjë nderi në kulturën e tyre. Presidenti Sharaa pranoi publikisht se janë kryer shkelje dhe premtoi hetime, por besueshmëria e tij tek pakicat është tronditur.

Kjo krizë vjen pasi në mars ndodhën përplasje të ngjashme në bregdet, ku forcat qeveritare u përleshën me mbështetës të Assadit, duke shkaktuar gjithashtu viktima civile.

Ka frikë se ngjarjet në jug mund të çojnë në ndarje të mëtejshme sektare. Disa grupe sunite siriane kanë kërkuar tashmë bojkot ekonomik dhe bllokadë ndaj Sweidës.

Ndërkohë, edhe komunitetet e tjera, si kurdët në verilindje, po ngurrojnë të bashkëpunojnë me qeverinë e Sharaa-s për integrimin e rajoneve autonome.

“Ky është momenti më i rrezikshëm për tranzicionin sirian. Si do ta menaxhojë këtë situatë Sharaa, do të përcaktojë fatin e presidencës së tij”, tha Malik al-Abdeh, një analist sirian në Londër.

Një zyrtar sirian e përmblodhi situatën në këtë mënyrë: Ky vend ishte kaq pranë suksesit. Tani gjithçka rrezikon të dalë jashtë kontrollit nga ky episod i tmerrshëm.

BRAZIL – Lula kritikon SHBA-në për sanksionet e vizave të lidhura me gjyqin e Bolsonaros

19 July 2025 at 19:07

BRAZILIA, 19 korrik /ATSH/- Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva e quajti vendimin e SHBA-së për të vendosur ndalime vizash për zyrtarët e përfshirë në gjyqin e ish-presidentit Jair Bolsonaro “arbitrar” dhe “të pabazë” dhe tha se ndërhyrja e huaj në gjyqësor ishte “e papranueshme”, sipas “France24”.

Në një deklaratë , udhëheqësi i majtë tha se veprimi shkelte parimet themelore të respektit dhe sovranitetit midis kombeve.

“Solidariteti dhe mbështetja ime shkojnë për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Federale, të cilët janë prekur nga një tjetër masë arbitrare dhe plotësisht e pabazuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Lula në një deklaratë të postuar në X.

“Ndërhyrja e një vendi në sistemin e drejtësisë të një tjetri është e papranueshme dhe shkel parimet themelore të respektit dhe sovranitetit midis kombeve”, shtoi ai.

Bolsonaro është në gjyq për dyshimin se ka kërkuar të qëndrojë në pushtet duke përmbysur zgjedhjet e vitit 2022 të fituara nga Lula.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes vendosi dje që Bolsonaro duhet të mbajë një pajisje monitorimi elektronike, të qëndrojë në shtëpi natën dhe të qëndrojë larg mediave sociale ndërsa pret vendimin.

Pak orë më vonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës revokuan vizën për Moraes dhe “aleatët” e tij në gjykatë, si dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

“Gjykimi politik i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Federale Braziliane, Alexandre de Moraes, kundër Jair Bolsonaros krijoi një kompleks persekutimi dhe censure aq gjithëpërfshirës sa jo vetëm që shkel të drejtat themelore të brazilianëve, por shtrihet edhe përtej brigjeve të Brazilit për të synuar amerikanët”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një deklaratë.

Si Trump ashtu edhe Bolsonaro kanë pretenduar se janë viktima të persekutimit politik, dhe shpesh presidenti amerikan ka sulmuar verbalisht gjyqtarët për vendimet e tyre. //a.i/

 

The post BRAZIL – Lula kritikon SHBA-në për sanksionet e vizave të lidhura me gjyqin e Bolsonaros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

By: E S
19 July 2025 at 17:29

Gaza po përjeton një tjetër ditë të përgjakshme. Të paktën 90 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga agimi i së premtes, kanë konfirmuar burime mjekësore për rrjetin Al Jazeera.

Në mesin e viktimave janë 36 civilë që po prisnin ndihma humanitare në një nga pikat e shpërndarjes.

Bombardimet kanë përfshirë disa zona të Rripit të Gazës, përfshirë Khan Younis dhe Rafah, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe panik mes popullatës së rraskapitur nga muajt e gjatë të luftës.

Sipas mjekëve në spitalet lokale, numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe mungesa e pajisjeve mjekësore e bën trajtimin e tyre pothuajse të pamundur.

Situata humanitare në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm pas rifillimit të operacioneve ushtarake të Izraelit në muajin maj. Sulmet kanë prekur jo vetëm objektiva të dyshuara ushtarake të Hamasit, por gjithnjë e më shpesh edhe infrastrukturë civile, shkolla, spitale dhe qendra ndihmash.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës dhe OKB kanë ngritur alarmin për shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar, duke theksuar se civilët nuk po kursehen nga sulmet, madje shpesh janë në vijën e parë të goditjeve.

Izraeli ka deklaruar se veprimet ushtarake kanë si objektiv eliminimin e militantëve të Hamasit dhe çmontimin e rrjeteve të tyre nën tokë, por komuniteti ndërkombëtar vijon të kërkojë armëpushim të menjëhershëm dhe hapje të korridoreve të sigurisë për ndihmat humanitare.

Ndërkohë, populli i Gazës mbetet i mbyllur në një hapësirë gjithnjë e më të ngushtë dhe të rrezikshme, pa mundësi evakuimi, me mungesë të thellë ushqimi, uji dhe ndihme mjekësore – ndërkohë që numri i viktimave rritet nga dita në ditë.

The post Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare first appeared on JavaNews.al.

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, goditen rajonet e Odesës dhe ato pranë Detit të Zi

By: E S
19 July 2025 at 17:09

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave.

Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës – dhe të përparojnë në fushëbetejë – teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.

Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Gjatë natës së 19 korrikut, Rusia lëshoi rreth 380 dronë, raketa lundruese dhe balistike drejt dhjetëra qyteteve ukrainase, tha ushtria. Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Odesa u godit, duke vrarë një grua dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve të emergjencës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se gjithsej gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në Odesa.

Në verilindje, në rajonin e Dnipropetrovskut, qyteti i Pavlohradit gjithashtu u sulmua, sipas Serhiy Lysak, kre i administratës ushtarake rajonale.

Në fushëbetejë, Rusia po avancon ngadalë, megjithëse në javët e fundit përparimi i saj është matur vetëm në metra. Po ashtu, po rriten shqetësimet për mundësinë e rrethimit të qytetit të Pokrovskut, pasi forcat ruse kanë bërë përparim të vogël në verilindje të qytetit./ REL

The post Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, goditen rajonet e Odesës dhe ato pranë Detit të Zi first appeared on JavaNews.al.

E dinit? Në Korenë e Veriut, veshja e xhinseve blu konsiderohet krim kundër shtetit

By: gaze tare
19 July 2025 at 18:14

Në një tjetër masë ekstreme të kontrollit shoqëror, Koreja e Veriut ndalon veshjen e xhinseve blu, duke i konsideruar ato si simbol të ndikimit perëndimor dhe kulturës kapitaliste. Sipas raportimeve ndërkombëtare, regjimi i Phenianit e sheh këtë stil si kërcënim ndaj “pastërtisë ideologjike” dhe vendos kufizime të rrepta ndaj pamjes së jashtme të qytetarëve.

Përveç xhinseve, janë të ndaluara edhe skinny jeans, flokët e lyer, piercing-ët dhe disa modele flokësh të cilat regjimi i etiketon si shprehje të dekadencës perëndimore. Masa të tilla janë pjesë e përpjekjeve të regjimit për të shmangur çdo ndikim të jashtëm dhe për të mbajtur nën kontroll stilin e jetës së popullatës.

The post E dinit? Në Korenë e Veriut, veshja e xhinseve blu konsiderohet krim kundër shtetit appeared first on iconstyle.al.

Fjalët e fundit tronditëse të pilotit të Air India para rrëzimit fatal me 260 të vdekur

By: gaze tare
19 July 2025 at 17:39

Disa javë pas rrëzimit fatal të avionit të Air India, hetimet tregojnë se kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ndërpreu furnizimin me karburant vetëm sekonda pas ngritjes, duke shkaktuar ndalimin e motorëve dhe përplasjen ku humbën jetën 260 persona.

Regjistrimet e “black box”-it zbulojnë një dialog alarmant në kabinë, ndërsa hetuesit dyshojnë se veprimi i papritur ishte i Sabharwalit, i cili para fluturimit i kishte thënë rojës: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”

Pavarësisht reputacionit të tij të mirë dhe eksperiencës së madhe, ende nuk dihet nëse ndalja e karburantit ishte gabim, akt i qëllimshëm apo defekt teknik. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

The post Fjalët e fundit tronditëse të pilotit të Air India para rrëzimit fatal me 260 të vdekur appeared first on iconstyle.al.

Të paktën 90 të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite, mes tyre civilë që prisnin ndihma

By: gaze tare
19 July 2025 at 17:20

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga agimi i së premtes, pas një vale të re sulmesh ajrore izraelite, konfirmojnë burime mjekësore për Al Jazeera. Mes viktimave janë edhe 36 civilë që po prisnin ndihma humanitare.

Bombardimet goditën zona të ndryshme si Khan Younis dhe Rafah, duke shkaktuar panik dhe shkatërrim të madh. Spitalet janë në kolaps, ndërsa mjekët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet për shkak të mungesës së pajisjeve dhe ndihmës mjekësore.

Organizatat ndërkombëtare dhe OKB kanë ngritur alarmin për shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar, teksa civilët mbeten të pambrojtur në një situatë humanitare gjithnjë e më të rëndë.

The post Të paktën 90 të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite, mes tyre civilë që prisnin ndihma appeared first on iconstyle.al.

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, 4 viktima dhe mijëra të zhvendosur

By: Re Nato
19 July 2025 at 18:11

Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se gati 3,000 persona ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin për të katërtën ditë me radhë.

Si pasojë e motit të keq katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, 2,816 persona ende nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në total, më shumë se 7,000 persona ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në ditët e mëparshme.

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

By: Re Nato
19 July 2025 at 17:43

Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ai thekson se në këtë moment, prioriteti kryesor dhe më urgjent është përfundimi i luftës në shkallë të gjerë që po përjeton Ukraina, e cila ka shkaktuar një krizë humanitare dhe shkatërrim masiv të infrastrukturës.

Merz shpjegon se vetëm pas mbarimit të konfliktit dhe fillimit të procesit të rindërtimit të vendit, Ukraina do të ketë mundësinë reale të përmbushë kushtet e nevojshme për anëtarësimin në BE. Ky proces i rindërtimit pritet të jetë i gjatë dhe i vështirë, por në fund të tij, sipas kancelarit gjerman, Ukraina do të jetë në një pozicion shumë më të mirë për t’u integruar në familjen evropiane.

Gjithashtu, Merz nënvizon se sa kohë që Ukraina vazhdon të jetë në gjendje lufte dhe nën sulm ushtarak, një proces i tillë është i pamundur.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon stabilitet politik dhe siguri, dy elementë që aktualisht mungojnë për shkak të konfliktit. Prandaj, për të ardhmen e Ukrainës në BE, paqja dhe stabiliteti janë parakushtet kryesore.

Kancelari thekson se Evropa duhet të mbështesë Ukrainën në këto momente të vështira, duke i ofruar ndihmë humanitare dhe ekonomike për rindërtimin, por njëkohësisht duhet të jetë realiste në pritshmëritë për integrimin e menjëhershëm të vendit në BE.

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 28 viktima

By: Re Nato
19 July 2025 at 17:18

Njëzet e tetë persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbyt në Vietnam për shkak të motit të keq, sipas raportimeve lokale.

Të paktën 14 persona thuhet se janë të zhdukur pas incidentit në Gjirin Halong, një destinacion i njohur turistik në veri të vendit, thonë raportet, shkruan BBC.

Shumica e pasagjerëve thuhet se ishin vietnamezë që kishin ardhur nga Hanoi.

Shiu i rrëmbyeshëm ka penguar kërkimin për të mbijetuar, thonë ekipet e shpëtimit./abcnews.al

❌
❌