Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Vrasja e Renis Dobrës/ Përplasje mes Fatjon Bushgjokës dhe kryeprokurorit, çfarë ndodhi në seancën gjyqësore

By: Oldi
19 July 2025 at 14:19

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me debatet e forta të ndodhur në seancën me dyer të mbyllura për caktimin e masës së sigurisë për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Për më shumë se 3 orë ka pasur përplasje të forta mes Kryeprokurorit të Dibrës Abaz Muça dhe Fatjon Bushgjokës, ku ky i fundit […]

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Përplasje mes Fatjon Bushgjokës dhe kryeprokurorit, çfarë ndodhi në seancën gjyqësore appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

18 July 2025 at 15:39

Kolegji konstatoi se ndryshimi i qëndrimit të drejtuesit të SPAK në çështjen e vetingut të prokurorit Robert Kote, nga kërkesa për shkarkim në kërkesën për lënien në fuqi të konfirmimit të tij, është i barasvlefshëm me heqjen dorë nga ankimi, duke sjellë pushimin e gjykimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më […]

The post Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bëri një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për një pjesë të politikës, ky bashkëpunim nuk ka marrë vlerësimin që në gjykimin tim do duhej ta merrte”, tha ai.

Kryekomisioneri Celibashi tregoi numrin e procedimeve penale për të cilat ka një hetim dhe tipologjitë e krimeve që janë konstatuar më shumë.

“Janë rreth 139 procedime penale, të cilat janë trajtuar ose janë në proces trajtimi nga SPAK. Denoncimet lidhen kryesisht me presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve publike, shitblerjen e votës”, theksoi ai.

Celibashi sugjeroi se bashkëpunimi me të tre institucionet duhet të formalizohet në ligj.

“Kjo eksperiencë duhet të shtrihet dhe në zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta mund të ketë nevojë që kjo formë e bashkëpunimit të jetë e formalizuar dhe në ligj, të jetë më e institucionalizuar”, shtoi ai.

Rregullat e garës duhet të ndryshojnë, sipas drejtuesit të KQZ, edhe për administratën publike.

“Duhet të vendosen disa limite të sjelljes së përfaqësuesve të administratës publike, duke filluar nga niveli më i lartë, kryeministri, ministri etj.”, nënvizoi Celibashi.

Për rezultate konkrete, kryekomisioneri Celibashi tha se do të duhet kohë deri në përfundimin e hetimeve nga institucionet ligjzbatuese.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

Prokuroria: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, fals

PRISHTINË, 5 korrik /ATSH/ Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë alarm i gënjeshtërt.

Kështu tha prokurori i çështjes, Zejnullah Gashi, sipas të cilit, hetimet po vazhdojnë.

Sipas tij, zëri që ka kërcënuar për bombën ka qenë zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze.

“Kërcënim me bombë, i cili ka ardhur rreth orës 10:54, të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësia K9 dhe për deminim të cilët kanë bërë punën e vet dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Patjetër që hetimet do të vazhdojnë sa i përket prejardhjes së kërcënimit, apo më mirë me thënë thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim, i cili ka qen me zë mashkulli në gjuhën angleze me një akcent që ne mendojmë se është nga shtetet mike”, tha ai.

Ai nuk dha ndonjë detaj tjetër por theksoi se janë angazhuar edhe ekipet për krimeve kibernetike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar më herët se sot në orët e paradites është marrë një informatë me mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës, njoftoi prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për demontim, morën veprimet e duhura të kontrollit në objekt.

Deputetët u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive e Kuvendit, për herë të 42-të, e cila u shty për në orën 20:00.

/KosovaPress/

The post Prokuroria: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, fals appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

By: Oldi
5 July 2025 at 11:51

Zjarri i 1 qershorit në Landfillin e Elbasanit: Krim për të zhdukur provat e korrupsionit me 9 milionë euro? 4 zjarrvënie të qëllimshme, hetime të pushuara, incenerator që nuk punon dhe një prokuror që mbron vëllain kryetar bashkie; a do të guxojë SPAK të hyjë në skemën e djegies së fakteve në Elbasan? Zjarri i […]

The post Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit appeared first on BoldNews.al.

Dodik paraqitet vetë në prokurori

By: user 5
5 July 2025 at 09:19

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës për t’u marrë në pyetje si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Prokuroria e Bosnjës njoftoi se Dodik u mor në pyetje në prani të avokatit të vet mbrojtës.

Muaj më parë, Gjykata e Bosnjës kishte lëshuar fletarrestim kombëtar për Dodikun dhe kishte urdhëruar një muaj paraburgim për të, por ai nuk u kap asnjëherë nga autoritetet.

Gjatë një seance të premten, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta shfuqizuar masën e paraburgimit për Dodikun, duke thënë se arsyet e mëparshme për paraburgosjen e tij nuk vlenin më.

Gjykata urdhëroi që Dodiku të paraqitet detyrimisht para autoriteteve të drejtësisë kohë pas kohe.

Urdhri për paraqitje të detyrueshme mund të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ose deri në një vendim të ri të gjykatës, thuhet në njoftim.

“I dyshuari është paralajmëruar posaçërisht se mund të caktohet masa e paraburgimit nëse shkel detyrimet nga masat ndaluese”, thuhet në një njoftim të përbashkët të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.

Në shkurt, Gjykata e shkallës së parë e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Sërpska për gjashtë vjet.

Dodik u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekreteve për zbatimin e ligjeve që Schmidt i kishte shfuqizuar më parë.

Këto ligje kishin për qëllim ta ndalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe përfaqësuesit të lartë në territorin e entitetit serb të Bosnjës, të cilat më herët kishin shfuqizuar ligjet e miratuara nga Parlamenti i entitetit lidhur me regjistrimin e pronës shtetërore në emër të entitetit apo ligje për festat.

Prokuroria e Bosnjës kishte njoftuar se që nga dhjetori i vitit 2024 po zhvillonte hetime lidhur me dyshimet për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës.

Në mars të këtij viti, gjykata lëshoi fletarresime për Dodikun, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, si të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Urdhri u lëshua në ditën kur Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska pritej të diskutonte për një draft të kushtetutës së Republikës Sërpska, përmes së cilës autoritetet në këtë entitet planifikonin të përcaktonin atë si shtet të popullit serb, t’i jepnin të drejtën për vetëvendosje, të themelonin ushtrinë e vet dhe të shfuqizonin Këshillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për këdo që përpiqet në mënyrë të paligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bonjës, ose të rrëzojë institucionet më të larta të saj./REL

The post Dodik paraqitet vetë në prokurori appeared first on Lapsi.al.

Shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje 20 vite, Prokuroria Fier 14 masa sigurimi për “Bankers”

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit lëshoi 14 masa sigurimi për punonjës të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje të detyrave nga organet tatimore.

Hetimet, të nisura në fund të vitit 2024 pas referimit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe një periudhe 6-mujore hetimi proaktiv, kanë siguruar prova që ngrenë dyshime të forta mbi përfshirjen e kompanisë dhe disa individëve në këto vepra penale.

Gjatë operacionit në bashkëpunim me Policinë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.W, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani.

Pesë persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim, ndërsa ndërhyrja e Prokurorisë synon parandalimin e prishjes së provave dhe shmangien e ikjes së të dyshuarve.

Hetimet kanë zbuluar se “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka deklaruar humbje që nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, duke mos paguar asnjë taksë mbi fitimin për 20 vjet me radhë, pavarësisht sasisë së konsiderueshme të karburantit të nxjerrë dhe tregtuar në zonat e Patos-Marinzë-Fier.

“Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532 miliardë lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,6 miliardë lekë”, bëri të ditur Prokuroria e Fierit.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.

Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë. /j.p/

The post Shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje 20 vite, Prokuroria Fier 14 masa sigurimi për “Bankers” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni te “Bankers”/ Prokuroria njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, ka shkaktuar miliona euro dëm

3 July 2025 at 12:32

Prokuroria e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Prokuroria bën me dije se ka lëshuar 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Nga këto masa sigurie janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhët me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Aksioni te “Bankers”/ Prokuroria njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, ka shkaktuar miliona euro dëm appeared first on Sot News | Lajme.

Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë

By: D Marku
27 June 2025 at 20:49

Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët  akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar edhe biznesmeni durrsak Enver Shaba.

Ai ka treguar mardhenien me ish prokurorin Ndoja e ndërsa për sulmin me armë zjarri shprehet se e ka pare ne TV.

Prokurori: A keni njohje me arjan ndojën?

Enver Shaba: Në kohën kur ka qenë avokat, prej 20 vjetësh. S’mbaj mend sa herë e kam takuar por ka qenë një njeri që kam patur dhe kam respekt.

Prokurori: Je në dijeni për ndonjë problem me Arjan Ndojën?

Shaba: Ajo ngjarje që ka ndodhur, atë ditë që ka ndodhur kam qenë te i njëjti restorant me Arjanin dhe nja 2 shokë.

Arjani ka qenë prokuror, restoranti ka qenë Koral, në plazh.

Kam ndejtur pak në restorant dhe jam larguar ka qenë pasdite.

Në tavolinë ka qenë Arjani, Rrumi(smë ka lidh puna për emrin gjatë).

Nuk e di kush ka qenë në automjet me Arjanin. Ajo çfarë kam parë në televizor më shumë nuk di. E kam takuar më pas në restorantin tim në plazh Arjanin nuk kemi biseduar më për atë ngjarje.

Genci Malokun e njoh nga ngjarja jo personalisht.

Dorjan Shaba është nipi im djali i vëllait. Nuk kam biseduar absolutisht asgjë për ngjarjen.

Avokat Ilia Ilia: Çfarë lidhje ke patur me Ndojën?

Unë jam biznesmen, e kam njohur si avokat, si këshilltar vetëm për punë biznesi.

Plaurent Dervishaj: gjatë dëshmisë së Enver Shaba, tha kam respekt Arjan Ndoja? Po për Plaurent Dervishajn, ke pas respekt, ke respekt apo ka ndryshuar pas atentatit të Ndojes?

Gjykata nuk e pranon pyetjen.

Enver Shaba: kam respekt platonik për çdo njeri.

The post Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë appeared first on Albeu.com.

Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Plarent Dervishaj përballet me ish-prokurorin Ndoj: Nëse ti ke gisht në atentatin ndaj meje, s’ta fal!

27 June 2025 at 11:37

TIRANË– Ish-prokurori Arjan Ndoj është thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohen Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019 , në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Ish-prokurori, që tashmë është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike nga lista e hapur e Durrësit, ka treguar në sallë për ditën e ngjarjes.

Ai është përballur me Plarent Dervishajn në sallën e gjyqit dhe kanë akuzuar njëri tjetrin.

Ish-prokurorit Arjan Ndoj iu bë atentat pranë mbikalimit të urës së Shkozetit, ku mbeti i plagosur vetë, ndërsa humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Plarent Dervishaj, i cili po përballet me drejtësinë si i dyshuar për organizimin e atentatit.

Pyetjet e avokatëve të Plarent Dervishaj

Çfarë të lidh me Pëllumb Muharremin?

Ndoj: E kam njohur në 2005 në kohën kur kam qenë avokat. E ruajta marrëdhënien disa vjeçare. Marrëdhëniet janë marrëdhënie shoqërore, kur njihesh me dike, e takon i flet pi kafe ska pse të ketë shkak për ruajtjen e një marrëdhënie. Drekën atë ditë në 1 nëntor e kanë organizuar të tjerët. Pas ngjarjes në 2019 nuk kam asnjë kontakt me të.

Si keni qenë të pozicionuar ?

Ndoj: Më kemi qenë në karrexhatë, pas nesh ishte mjeti tjetër joni. Shofer ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në sediljen e parë, pas Pellumb Muharemi. Pas të shtënave dolëm nga rruga.  Në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk e kam parë dot mjetin e autorëve.

Pse mendoni se është goditur Prokurori?

Ndoj: Mjeti që u krye vepra është lehtësisht i dallueshëm. Ishte me targa të dallueshme dhe e dinin që ishte në përdorim timin. Nëse do kishin problem me dike tjetër nuk do e bënin ne makinën time.

Përballja e Dervishajt dhe Arjan Ndoj:

Dervishaj: Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeminiatrin. Atentati jot ka qenë personal apo politikë?

Ndoj: Këtë nuk e di unë, këtë duhet ta thotë hetimi

Dervishaj: Jo po mbase urdhrin për atentatin mbase e kam marr nga zëvendëskryeministri

Ndoj: Unë skam asnjë problem, nëse do ta dija do ta thoja. Unë fjalë kam dëgjuar shumë po kur nuk bindem, nuk bindem.

Dervishaj: Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë s’ta fal….

Ndoj: Cili atentat, jemi për atentatin tim

Plarenti: E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë.

Dëshmon në GJKKO Arjan Ndoja: Dua të di shkakun, kujt i kam borxh?

By: user7
27 June 2025 at 11:20

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij për atentatin me armë zjarri të ndodhur më 1 nëntor 2019, ku mbeti i plagosur vetë dhe shoferi i tij Andi Maloku humbi jetën. Ndoja gjatë dëshmisë së dhënë në sallën e gjyqit, tregoi detaje nga ngjarja, ku theksoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale me askënd që mund ta lidhin me një tentativë për vrasje.

Gjithashtu ai përshkroi edhe momentet kur u qëllua mbi ta. Ish-prokuroi shprehet se sapo kanë kaluar mbi mbikalimin kanë filluar të shtënat. Sipas tij ka qenë vetëm për pak minuta i vetëdijshëm pas sulmit dhe më pas ka humbur ndjenjat. Gjithashtu Ndoja ka theksouar se shoferi i tij Maloku kishte mundur të hapte derën e makinës para se të rrëzohej nga plagët e marra.

“Kam qenë duke u kthyer në shtëpi me makinën time, një Mercedes Benz, të cilën e përdornin edhe persona të familjes sime. Me mua në atë moment ndodheshin Andi Maloku, i ndjeri që sapo kisha marrë në punë, dhe Aleksandër Laho, që njihej si avokat. Në momentin e atentatit, Andi ishte në timon, unë në sediljen e pasagjerit dhe Aleksandri pas. Sapo kaluam mbi mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht mu duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme. Nuk kam pasur problem me askënd. Nuk kam pasur shqetësime. Dua të di pse ndodhi kjo. Deri më sot askush nuk ka dalë të më thotë çfarë borxhi u kam,” tha Ndoja.

The post Dëshmon në GJKKO Arjan Ndoja: Dua të di shkakun, kujt i kam borxh? appeared first on Lapsi.al.

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

By: Ela
19 June 2025 at 13:46

Një krim flagrant po konsumohet në një nga zonat më të shtrenjta të bregdetit shqiptar, ku ndërtuesi mafioz Moisi Lazaj, ka zaptuar tokë shtetërore në mënyrë brutale dhe po ndërton pa asnjë të drejtë ligjore, duke sfiduar hapur institucionet shtetërore, ligjet në fuqi dhe vetë autoritetin e shtetit. Kur nuk arriti t’a marrë pronën me […]

The post Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin appeared first on BoldNews.al.

A po kërcënohet SPAK? Ish-prokurori zbulon detajet: Ja çfarë thuhet në raport

18 June 2025 at 22:16

Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte këtë të mërkurë në  një studio televzive ku foli rreth deklaratave të partive politike kundrejt SPAK, por edhe për ecurinë e reformës në drejtësi. Sipas Karanxhës reforma në drejtësi ka pasur problemet e veta, pasi u është dhënë shëmë prioritet disa çështjeve, ndërsa është ngadalësuar puna e gjyqësorit.

Sipas tij një tjetër pikë e rëndësishme për tu diskutuar janë edhe gjyqet e hapura në Strasburg, ku sipas tij Shqipëria po paguan faturë për “zgjatjen e afatit të arsyeshëm”.

“Me sulmet politike kuptohen deklaratat e bëra nga mazhoranca dhe opozita në drejtim të SPAK-ut. Raporti nuk është se flet vetëm për SPAK por thotë se në dukje vihet pavarësisht përmirësim i gjyqësorit në përgjithësi. Ne konstatojmë se numri i reformës në drejtësi ka pasur 5 pika. Duke i kapur një nga një a kanë ndodhur këto apo jo? Kryeministri Rama tha se ka pasur një gjyq qe ka zgjatur 7 vjet, tani kur i zgjat kryeministrit të Shqipërisë 7 vite, po një qytetari të thjeshtë sa i shkon një gjyq.

Këtu kemi një pikë të reformës në drejtësi që ka dështuar. Problemet duhet të merren në tërësi, këtu nuk po merren me gjënë kryesore, që qytetarit shqiptar ti jepet drejtësi brenda një afati të caktuar në një Gjykatë të paanshme, të pavarur dhe të krijuar me ligj. Të mos harrojmë se edhe Gjykata e Strasburgut po fillon dënimin e shtetit shqiptar, populli i varfër shqiptar po paguan një faturë dhe këto nuk dalin në raporte. E dyta ka Gjyqe të Strasburgut, ku po dënohet shteti shqiptar për zgjatjen e afatit të arsyeshëm”,-tha Ervin Karanxha.

The post A po kërcënohet SPAK? Ish-prokurori zbulon detajet: Ja çfarë thuhet në raport appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg: Apeli rrëzon shërbimin e provës

By: fra nc
18 June 2025 at 13:12

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, i cili parashikonte konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Sipas vendimit të shpallur këtë të mërkurë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi, vendosi që Hasa të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg, duke mos zbatuar më masën lehtësuese të shërbimit prove.

Hasa është shpallur fajtor për veprën penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë, për të cilën ishte hetuar dhe dënuar edhe më parë, por rasti ishte kthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e një shume prej 1,000 eurosh në favor të shtetit, ndërsa një shumë tjetër prej 1,070,000 lekësh dhe 1,000 eurosh do t’i rikthehen ish-prokurorit. Po ashtu, shpenzimet gjyqësore në të dyja shkallët e gjykimit do të përballohen nga të pandehurit.

Vendimi është i apelueshëm në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg: Apeli rrëzon shërbimin e provës appeared first on Euronews Albania.

Apeli i Posaçëm dënon me burg ish-prokurorin, Sali Hasa do të shkojë në qeli për të vuajtur dënimin

By: V K
18 June 2025 at 13:08

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur më 18 qershor 2025, rikthimin në burg të të pandehurit S.H., duke lënë në fuqi vendimin e vitit 2022 që e shpall atë fajtor për korrupsion pasiv.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi, dënoi përfundimisht S.H. me 2 vjet e 4 muaj burgim, pasi përfitoi ulje dënimi sipas gjykimit të shkurtuar.

Vendimi përfshin gjithashtu konfiskimin e një shume prej 1,000 eurosh, ndërsa pjesa tjetër e parave të sekuestruara do t’i kthehet të pandehurit.

VENDIMI I APELIT TË GJKKO-SË:

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 18.06.2025

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 18.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 19 akti, datë 18.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 23.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin S.H. – disponuar mbi ankimet e paraqitur ndaj vendimit nr. 36, datë 31.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin S.H. lidhur me deklarimin e tij fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;

Në zbatim të nenit 55, paragrafi 2, të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.H. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim;

Në zbatim të nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.H. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim;

Ndryshimin e vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër, në këtë mënyrë:

Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin S.H.;

Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a”, të Kodit të Procedurës Penale, e lidhur me nenin 36, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit Penal, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit;

Bazuar ne nenin 190, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,070,000 (një milion e shtatëdhjetë mijë) lekë dhe 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, t’i kthehen të pandehurit S.H.;

Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij;

U shpall në Tiranë, sot më datë 18.06.2025.

Ish-prokurori mori ryshfet për të pushuar procedimin penal

Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitit 2021 me urdhër të SPAK, pasi dyshohej se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Sipas SPAK, ish-prokurori dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një person që prokurori ishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen.

Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion. Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro.

Po ashtu, GJKKO për këtë çështje ka dënuar edhe Emiljano Miranin me 2 vite e 6 muaj burg, Elsona Papa me 1 vit burg, Napolon Hodaj me 2 vite burg, Julian Zera me 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani me 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi me 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini me 2 vite burg.

The post Apeli i Posaçëm dënon me burg ish-prokurorin, Sali Hasa do të shkojë në qeli për të vuajtur dënimin appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Fier/ Prokuroria finalizon hetimet për Grei Bihucin, dy të pandehur në gjyq

18 June 2025 at 09:56

Vranë shtetasin Grei Bihuci pas konfliktit të nisur në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, një prej të cilëve i mitur

Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.M. dhe K.M. për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

The post Vrasja në Fier/ Prokuroria finalizon hetimet për Grei Bihucin, dy të pandehur në gjyq appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

By: Ardit
13 June 2025 at 09:49

Ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Halit Valteri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. U bë me dije se Valteri është thirrur në SPAK për të dëshmuar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Thirrja e tij në SPAK vjen pasi në atë kohë Valteri […]

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët

3 June 2025 at 14:19

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Prokuroria akuzon Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, si edhe shtetasin me iniciale B. J., për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe G.K. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

The post Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët appeared first on Sot News | Lajme.

Shkelje të lejeve mjedisore, Prokuroria çon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 13 persona, të dyshuar për shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme.

Ndër të pandehurit janë 10 inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore, të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë lejuar ushtrimin e aktivitetit të disa kompanive në kundërshtim me lejet mjedisore dhe nuk kanë kryer inspektime efektive.

Hetimet nisën pas një kallëzimi nga gazetari investigativ S.K. dhe zbuluan një skemë të gjerë falsifikimi dhe bashkëpunimi të dyshimtë mes zyrtarëve publikë dhe disa kompanive private.

Për veprën penale “falsifikim dokumentesh”, Prokuroria ka marrë të pandehur administratorët e tre kompanive: E.M., administrator i “V.R shpk”; E.Sh., administratore e “E. shpk”; L.Sh., administrator i “S. shpk”.

Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.

Për veprën penale “Shpërdorim detyre”, janë marrë të pandehur edhe këta 10 zyrtarë: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., K.A.

Sipas hetimeve, këta zyrtarë kanë pranuar dokumente të falsifikuara, kanë kryer inspektime vetëm në letër dhe nuk kanë kontrolluar kushtet reale në terren.

Nga analiza e të dhënave, rezulton se kompania “V.R shpk” ka përfituar mbi 30 tendera në periudhën 2017–2022, duke përdorur dokumentacion të rremë dhe mungesë të pajisjeve të kërkuara, në kundërshtim me lejet mjedisore të tipit A dhe B.

/a.gj/ /a.g/

 

The post Shkelje të lejeve mjedisore, Prokuroria çon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌