Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
The post Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur first appeared on JavaNews.al.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
The post Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur first appeared on JavaNews.al.
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë kanë rritur edhe rastet e helmimeve ushqimore. Mjekët theksojnë rrezikun e shtuar nga problemet gastrointestinale, sidomos gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve në plazh.
“Gjatë verës rriten rastet me helmime ushqimore dhe shqetësime të traktit tretës, për shkak të konsumit të ushqimeve të pakontrolluara ose të ruajtura në mënyrë jo të duhur”, tha dietologia Arlinda Garuci.
Mjekët dietologë tërheqin vëmendjen për më shumë kujdes të shtuar vecanërisht me produktet e bulmetit dhe ushqimet të cilat konsumohen të pagatuara.
“Duhet të kemi kujdes më së shumti me produktet krudo, produktet e peshkut sepse temperaturat e larta mund të krijojnë dhe bakteret siç është salmonela. Bulmeti, qumështi, kosi, djathi, veza gjithashtu nëse konsumohen gjatë periudhës së verës bëhen më të rrezikshme për një helmim”, tha dietologia Arlinda Garuci.
Bluzat e bardha japin disa këshilla në këtë periudhë të nxehtë vere për të shmangur helmimet nga ushqimet.
“Duhet të fokusohemi te produktet që na japin një hidratim të mirë siç është jo vetëm uji, por gjithashtu dhe fruta dhe perime të kësaj stine. Kosin, mishin e bardhë, peshkun, mishin e pulës, dhe gjithashtu proteinat bimore. Gjithashtu e mira është që të konsumojmë ushqime të lehta për organizmin për t’i tretur për të mos lodhur organizmin. Pra larg të skuqurave, alkoolit pasi janë produkte që na dehidratojnë. Një borsë frigoriferike dhe të marin ushqime që konsumohen shpejt jo të lihen me orë të gjata”, tha dietologia.
Temperaturë e lartë, të përziera e të vjella, dhimbje koke, marramendje, dhimbje stomaku janë vetëm disa nga simptomat më të zakonshme të helmimeve nga ushqimet.
The post Rreziku i helmimit nga ushqimet, mjekët: Kujdes nga produktet e bulmetit dhe ushqimet e gatshme first appeared on JavaNews.al.
Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, falenderon Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për takimin me babanë e Tamir Nimrodi, i cili mbahet peng nga Hamas prej 651 ditësh.
“Faleminderit, znj.Kryetare Elisa Spiropali, për takimin me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional i dha atij shpresë se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë për kthimin e djalit të tij dhe të të gjithë pengjeve në shtëpi.”, shkruan Ambasadorja Peleg në postimin e saj në rrjetet sociale.
Thank you Madam speaker @elisaspiropali for meeting Alon Nimrodi, father of Tamir who is kept #hostage by #hamasterrorist for 651 days.
Your human and professional attitude gave him hope that #Albania
is willing to help bring his son and all hostages back home.
pic.twitter.com/ygyMMOET0R— Galit Peleg (@GalitPeleg) July 18, 2025
The post Spiropali takon babanë e një prej pengjeve të mbajtur nga Hamasi, Ambasadorja e Izraelit: I dhatë shpresë për kthimin e të birit në shtëpi first appeared on JavaNews.al.
99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç ishin online në internet çdo ditë gjatë vitit 2024, sipas raportit të fundit të “Eurostat”. Në vendet e Bashkimit Europian, niveli i përdorimit të internetit të kësaj grupmoshe është 97%.
Ndërsa përqindja e popullsisë së përgjithshme që përdor çdo ditë internetin në Shqipëri është 83%, duke krijuar një hendek prej 14 pikë përqindjeje midis të rinjve deri në 29 vjeç dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
Por koha e qëndrimit online, në rrjete sociale, punë online apo aktivitete të tjera në internet, nuk përkthehet automatikisht në aftësi digjitale. Sipas Eurostat, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Vetëm gjysma e të rinjve shqiptarë, 50% të moshave 16-29 vjeç, zotërojnë aftësi digjitale bazë, shumë poshtë nga mesatarja e BE-së, rreth 71%.
Në Shqipëri nuk ka dallime mes gjinive, djemtë dhe vajzat zotërojnë përqindje të barabartë aftësie digjitale bazë. Por kjo nuk është rasti në shumicën e vendeve të BE-së. Në nivel evropian, vajzat janë më të avancuara se djemtë sa i përket zotërimit të këtyre aftësive. Në vitin 2023, 73% e vajzave në vendet e BE-së, raportohet se kishin aftësi digjitale bazë, krahasuar me 69% të djemve.
Diferenca më e theksuar u regjistrua në Kroaci, ku 94% e vajzave të reja zotërojnë aftësi digjitale bazë, krahasuar me vetëm 80% të djemve.
The post 99% e të rinjve shqiptarë online çdo ditë, por gjysma pa njohuri digjitale first appeared on JavaNews.al.
Më shumë se 20 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmën me njerëz në East Hollywood këtë në mëngjes, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit.
Vlerësimet e para nga ndihmësit e parë flasin për katër deri në pesë viktima në gjendje kritike, tetë deri në dhjetë në gjendje të rëndë dhe 10 deri në 15 persona në gjendje të mirë, tha LAFD.
Departamenti po koordinon në mënyrë aktive triazhin dhe transportin e pacientëve nga incidenti që ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale.
The post Makina merr para turmën me njerëz në Los Anxheles, 20 të plagosur, 10 prej tyre në gjendje të rëndë first appeared on JavaNews.al.
Gazetari Adriatik Doçi shprehet se çështja Bankers është plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak.
Sipas tij, në të janë të implikuar ish-ministra dhe oligarkë, ndërkohë që ka hedhur akuza mbi Prokurorinë e Posaçme që nuk sheh afera të tilla, por merret me brekë, zorrë dhe keca.
“Duke lexuar bilance, transaksione dhe raporte, më rezulton që më shumë paguaj unë taksa vjetore se sa Bankres, që përfaqëson plaçkitjen më të madhe të pasurisë publike që nga pushtimi romak, me pronarë që fshihen pas disa nurmave, por që kapërdihen në Rogner, ku vetëm një nga anëtarët e bandës ka përfituar 100 milionë euro me transferta bankare. Si një burim që futet me tuba nën tokë, paratë e vjedhura për shërbime imagjinare kanë përfunduar një xhepat e ‘ustallarëve’ të Tiranës; ish ministra, oligarkë, sekserë.- shkruan Doçi.
Më tej ai thotë se “dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!”
“Fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët nuk janë gjë tjetër veçse mbulesë e një zhvatje 20-vjeçare të përbashkët me barkmëdhenjtë e Tiranës, me kosto mbi 10 miliardë euro, pa llogaritur krimet mjedisore dhe shpërthimet jashtë parashikimeve, për të maksimalizuar nxjerrjen e naftës. Për herë të parë, në Shqipëri është aplikuar një standard i ri; Grupi plaçkitës ka kërkuar shpërblim deri në 77 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit për zbatimin e skemës së zhvatjes, përmes fryrjes së shpenzimeve për të mos paguar taksa.
Shpërblimi konsiderohet si detyrim i rimburimit të TVSH për shpenzimet. Vitin e kaluar, në vend që Bankers të paguante taksën e fitimit në buxhetin e shtetit, ka përfituar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit rimbursim TVSH-je, ndërsa kërkon edhe 37 milionë euro.
Prokurori i çështjes Elion Mustafaj dhe drjetori i Hetimit Tatimor Anton Martini kanë eskpozuar pjesërisht ‘plojën’ e Bankers me pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Të dy hetuesit kanë i kanë bërë një shërbim kombit, por dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!” – e mbyll postimin e tij gazetari Doçi.
The post Gazetari: Bankers, plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak, të implikuar ish-ministra dhe oligarkë first appeared on JavaNews.al.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ministren e Turizmit të Malit të Zi, Simonida Kordić.
Kumbaro theksoi se në fokus të takimit ishte zgjerimi edhe më tej i bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shërbim të flukseve turistike.
“Vizitorët nga Mali i Zi janë ndër grupet më të mëdha dhe më të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, teksa dakordësuam evente të përbashkëta B2B mes turoperatorëve të dy vendeve, për ta zgjeruar edhe më tej ofertën turistike”, u shpreh Kumbaro./atsh
The post Kumbaro me ministren e Turizmit të Malit të Zi: Zgjerim i bashkëpunimit në shërbim të flukseve turistike first appeared on JavaNews.al.
Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na ka sjellë një pjesë të pushimeve që është duke bërë në jug të vendit, me vajzën e tij, por edhe partneren, Blerta Celibashi.
Vetë Leka ka një natyrë shumë diskrete dhe preferon që në rrjetet sociale të zbulojë pak nga jeta e tij e përditshme, por duket se këtë verë e ka thyer rregullin. Në Instagramin e tij, nuk mungojnë foto të Geraldinës, teksa është duke shijuar ditët buzë detit. Nga ana tjetër, në postime janë edhe shkrepjet e Blertës dhe vajzës së tij, duke na zbuluar kështu raportin e mirë që vajza e tij ka me bashkëjetuesen.
Familja ka zgjedhur Ksamilin për të pushuar këtë verë, një zgjedhje kjo thuajse e përhershme e Princit, ndonëse vitet e shkuara ka preferuar që mos të shpërndajë shumë shkrepje, si për të shijuar këtë destinacion privat, pa shumë publik, qoftë edhe virtual.
Pas një periudhe të ngarkuar në jetën private, pas përfundimit të gjyqit me ish-bashkëshorten, Elia Zaharia, tashmë çifti jo vetëm që del hapur, por me ta është edhe Geraldina, që mesa duket ka një lidhje të mirë edhe me partneren e babait të saj.
Kjo nuk është hera e parë që Blerta dhe Princi shihen me Geraldinën e vogël, pasi edhe herë të tjera, vajza që Leka ka me Elian, është parë në shoqërinë e tyre, duke na zbuluar kështu se tashmë lidhja e dyshes është pranuar edhe nga vogëlushja. Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ishbashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.
Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë. Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para.
Prej disa muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj. Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare. Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar
The post Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private first appeared on JavaNews.al.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve.
Në fokus të stërvitjes ishin misionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke përdorur helikopterin Black Hawk, të njëjtin model që u përdor me sukses për shpëtimin e jetëve gjatë operacioneve emergjente pas Uraganit Sandy në vitin 2012.
Ambasada thekson se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të reagimit ndaj katastrofave dhe për forcimin e qëndrueshmërisë së aleatëve të NATO-s.
Postimi i plotë:
Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s.
The post Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi, Ambasada Amerikane ndan pamjet first appeared on JavaNews.al.
Në Vlorë ka vijuar edhe këtë të shtunë aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme.
Operacioni është zhvilluar në lagjen “Kushtrimi”, ku Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë në një ndërtim pa leje. Gjatë aksionit nuk është hasur kundërshtim nga banorët.
Kryebashkiaku Ermal Dredha, deklaroi se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet sipas ligjit.
Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka evidentuar edhe objekte të tjera në Vlorë, të cilat pritet të shemben në ditët në vazhdim.
Qëllimi i këtij operacioni, i cili ka nisur prej disa ditësh në vend është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve, me qëllim përmirësimin e standardeve urbane në qytet.
The post Shembet godina në Vlorë/ Dredha: Aksioni do të vijojë, deri në lirimin e hapësirave publike first appeared on JavaNews.al.
Që në orën 09:00 nisi seanca në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për dy nga të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës në Ulëz të Matit,
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Shkak për këtë duket se janë bërë debatet e forta në seancë mes dy të pandehurve dhe prokurorit.
Më parë, dy të arrestuarit kishin deklaruar se ishin në Mat 3-4 ditë më parë, ndërsa nuk kanë pranuar vrasjen. Sipas tyre ishin në zonë për shkak se do të grabisnin disa banesa.
The post Vrasja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë deklaruan dy vrasësit first appeared on JavaNews.al.
Nga monitorimi i strukturave të Bashkisë Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës për një vatër zjarri të aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum.
Në këto kushte, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.
The post Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri first appeared on JavaNews.al.
Drejtori i kompanisë teknologjike u kap mat me shefen e burimeve njerëzore Kristin Cabot, 56 vjeçe, në një koncert të Coldplay, teksa momenti kur dyshja përqafoheshin u kap në ekranin e madh të Kiss Cam.
Dyshja janë të martuar, por me njerëz të tjerë. Në rast se e shoqja kërkon divorcin, ky “moment dobësie” mund të rezultojë të jetë një nga gabimet më të kushtueshme të jetës së tij. 50-vjeçari vlerësohet se ka një pasuri prej 60 milionë paund.
Përveç aseteve martesore, ai është drejtuesi i një firme Inteligjence Artificiale me vlerë një miliard paund, Astronomer.
Gruaja e Andy, Megan Kerrigan, hoqi fillimisht mbiemrin e saj martesor “Byron” nga faqja e saj në Facebook në internet dhe pastaj e fshiu plotësisht llogarinë pasi njerëzit postuan mesazhe mbështetjeje në faqen e saj. Gjithashtu edhe llogaria e saj nëInstagram është fshirë.
Një koncert i Coldplay në Boston, një stadium i mbushur plot, një audiencë e emocionuar dhe “kamera e puthjeve” e famshme që skanon çiftet në turmë.
Kur objektivi u përqendrua te Byron dhe drejtuesja e burimeve njerëzore të kompanisë së tij, Christine Cabot, turma qeshi dhe duartrokiti. Por ata nuk qeshën fare. Ndërsa kuptuan se imazhi i tyre po transmetohej drejtpërdrejt, ngrinë, u fshehën dhe u larguan. Por tashmë ishte tepër vonë.
Videoja e momentit u përhap shpejt në mediat sociale, duke arritur dhjetëra milionë shikime.
Nuk ishte më një histori private, por një spektakël publik. Dhe pasojat filluan të dukeshin.
Gruaja e Andy Byron, Megan Kerrigan Byron , e hoqi menjëherë mbiemrin e tij nga llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe më pas i fshiu të gjitha llogaritë e saj.
Ndërsa ende nuk dihet nëse ka paraqitur kërkesë për divorc, shenjat tregojnë një marrëdhënie që po përkeqësohet me shpejtësi.
Andy Byron është CEO i Astronomer, një startup i inteligjencës artificiale me rritje të shpejtë, me vlerë 1 miliard paund. Përveç një page dhe bonusi të majmë, ai mendohet se zotëron aksione me vlerë 5% të vlerës së kompanisë, rreth 50 milionë paund.
Duke marrë parasysh pasurinë e tij të akumuluar tashmë dhe fitimet në para gjatë dy viteve të fundit, pasuria e tij totale personale vlerësohet në rreth 60 milionë paund.
Në rast divorci, dhe me kusht që të mos ketë marrëveshje paramartesore, ligji britanik parashikon një ndarje të barabartë të pasurive të fituara gjatë martesës.
Kjo do të thotë që gruaja e tij mund të kërkojë deri në 50% të pasurive të tij, domethënë, deri në 30 milionë paund.
Rreziku i humbjes së aksioneve dhe reputacionit
Problemi më i madh për Byron nuk është vetëm pasuria e tij personale, por edhe mënyra se si skandali ndikon në pozicionin e tij në kompani.
Bordi i Astronomer ka nisur tashmë një hetim të brendshëm formal, pasi marrëdhënia e tij me Cabot duket se bie ndesh me parimet e transparencës dhe profesionalizmit që kompania pretendon se përfaqëson.
Aksionet nuk janë një e drejtë e fituar. Ato mund të tërhiqen ose të ngrihen, veçanërisht nëse zbulohet se CEO ka vepruar në mënyrë joetike ose ka ekspozuar kompaninë.
Përfshirja e tij me një ekzekutiv të lartë, dhe në veçanti me kreun e burimeve njerëzore, i cili luan një rol kyç në formësimin e kulturës së kompanisë, e bën situatën edhe më të ndërlikuar.
Mbështetja e publikut për gruan e tij ishte e menjëhershme. “Shko, Megan. Merr avokatin dhe merr paratë”, shkroi një përdorues në X (më parë Twitter). Njerëzit nuk e falin lehtë hipokrizinë, veçanërisht kur shoqërohet me shfaqje pushteti dhe arrogance.
Vetë Byron kishte folur me shumë respekt për Cabot kur ajo u punësua në Astronomer, duke thënë se ajo “sjell përvojë të thellë në menaxhimin e talenteve”. Ajo shkroi në LinkedIn se ishte “e emocionuar nga bisedat me Andyn”.
The post Përqafimi që mund të kushtojë mbi 30 milionë paund! Sa do t’i kërkohet të paguajë CEO-s së Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale first appeared on JavaNews.al.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00.
Para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi dhe të ketë vullnet poliitk nga Kurti.
“Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Jemi në afatet e fundit kushtetuese. Unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj që sot do të ndodhë, dhe vulllnet politik nga lideri i LVV-së”, tha ajo për gazetarët.
Sipas Izmakut, partia e saj pret që Limaj të bëhet kryeparlamentar dhe LVV-ja të udhëheqë Qevernë.
Ajo tha se nuk ka ofertë tjerët, por shtoi se kjo është alternativa e vetme që vendi të dalë nga ngërçi dhe shteti të ketë institucione.
Izmaku po ashtu pretendoi se Limaj ka mbështetjen edhe të deputetëve e partive të tjera.
Deputeti nga AAK-ja, Lah Brahimaj, para nisjes së seancës pretendoi se Nisma, LVV-ja dhe Lista Serbe veçse kanë një marrëveshje në parim. Ai tha se kjo mbështetet në sjelljen e tyre, pasi pas çdo dështimi të seancës, deputetët e Nismës, LVV-së dhe Listës Serbe lëshojnë sallën plenare, ndërkaq partitë e tjera jo.
Sipas tij, AAK-ja nuk ka vota për Limajn kryeparlamentar.
Nga PDK-ja kishte qëndrime të ndryshme para nisjes së seancës. Nait Hasanaj tha se nuk do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, por Fadil Nura tha se partia e tij ka interes që vendi të ketë institucione sa më shpejt.
“Shpresoj që PDK-ja do t’ia japë voton Fatmir Limajt”, tha ai.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
LVV-ja, si parti fituese e zgjedhjeve, e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të organit ligjvënës. Megjithatë, Haxhiu është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar nga LVV-ja të ndryshojë propozimin, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë emër të partisë fituese për këtë post.
Lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka obliguar deputetët që brenda 30 ditësh – deri më 26 korrik – të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe më pas të votojnë nënkryetarët, duke përmbyllur kështu konstituimin e organit ligjvënës.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se partia e saj qëndron në kërkesën që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar.
“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.
“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.
Teksa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese po afrohet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët gjatë javës paralajmëroi se nëse këto ditë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë javën e ardhshme e para e shtetit do t’i drejtohet Kushtetueses.
Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë argumentojnë se ndryshimi i votimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, për kryeparlamenetarin – nga i hapur në të mbyllur – është jokushtetues. Por, LVV-ja argumenton të kundërtën.
LVV-ja kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.
Kush sa vota i ka?
Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.
Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.
Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.
Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.
Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./REL
The post Një javë para përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës first appeared on JavaNews.al.
SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.
Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tjetër rezulton se ajo bisedon me të afërmit për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre.
Po ashtu e dyshuara L. Skeja shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të të vëllait nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që ai të mos njoftonte policinë. Gjatë këtyre hetimeve që mbajnë numrin 175/ 1 SPAK ka pyetur shtetasen në fjalë mbi burimin e parave, e cila ka arsyetuar se paratë ishin të dërguara nga të afërmit që jetojnë në Greqi.
Ky hetim mori shkas nga investigimi penal i prokurorit Elvin Gokaj, që teksa po hetonte disa zyrtarë të institucioni të Komisionit të Prokurimeve publike ndeshi dhe me rrethanat e grabitjes.
Teksa burimet i thanë Top Channel se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe Jonaid Myzyri./Tch
The post 200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik first appeared on JavaNews.al.
“Duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit”, ishte kjo kërkesa e bërë nga kryeministri Edi Rama më 2 korrik 2025 për ministren e bujqësisë Anila Denaj.
Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report Tv se nuk është pezulluar gjithë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por i është hequr e drejta për të bërë kontrolle që nuk janë të programuara që në nisje të vitit.
Praktikisht nëse ka indicie për abuzim, AKU i ndalohet të veprojë pa marrë më parë aprovim nga Ministria e Bujqësisë. Ndërsa çdo inspektim i planifikuar do të vijojë të kryhet siç është bërë deri më tani.
“Nuk ekziston një pezullim i përgjithshëm i punës së AKU-së, por është vendosur pezullim i inspektimeve të paplanifikuara, në pritje të ristrukturimeve dhe përshtatjeve të nevojshme sipas ligjit të ri. Inspektimet e planifikuara dhe të miratuara nga titullari i AKU-së po kryhen në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me planet operacionale të miratuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Vjet AKU ka bërë në terren 25 mijë kontrolle të planifikuara dhe më shumë se 6700 të tjera të paprogramuara në bazë risku. Por rritja e kontrolleve dhe të paparashikuara nga inspektorët e AKU-së, ka shtuar ankesat nga subjektet private.
“Vendimi për pezullimin e inspektimeve të paplanifikuara është marrë duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të ankesave nga subjekte të ndryshme për qasjen dhe sjelljen e inspektorëve, mungesën e planeve operacionale të argumentuara si dhe përgatitjet e nevojshme për implementimin e Ligjit nr. 99/2024”, thotë ministria.
Ministria sqaron po ashtu se po punohet për të adresuar rastet e mundshme abuzive gjatë kryerjes së inspektimit dhe për këtë arsye është ngritur grupi i punës që përfshin edhe ekspertizën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që do të sigurojë vlerësim profesional të inspektorëve.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të një plani pune të detajuar për vijimin e procedurave dhe marrjen e vendimeve të mëtejshme në funksion të realizimit të reformës së inspektoratit”, vijon më tej përgjigja.
Por, të gjitha këto masa janë të përkohshme, derisa të zbatohet plotësisht reforma e inspektorateve për të cilën ende nuk ka përfunduar plotësimi i akteve nënligjore, që parashikon shkrirjen jo vetëm të AKU por edhe të dy institucioneve të tjera në fushën e bujqësisë: Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, si dhe Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve. Të treja këto institucione do të ristrukturohen duke i kaluar të gjitha funksionet dhe kompetencat e inspektoratit në një strukturë të vetme qendrore./Shqiptarja
The post AKU s’është pezulluar, por nuk bën dot më aksione ‘blic’! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera first appeared on JavaNews.al.
Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën kundër objektivave ushtarake në Siri, duke sulmuar sërish kryeqytetin Damask. Sipas dy burimeve të sigurisë, objektivi i fundit ka qenë Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur mes forcave të sigurisë siriane.
Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në orët e pasdites të së mërkurës në Damask, duke cituar burime zyrtare siriane që e lidhin ngjarjen me një tjetër sulm ajror nga Izraeli.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, ku sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit sirian.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve. Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:
“Goditjet e rënda kanë nisur”, duke shoqëruar videon me një mesazh paralajmërues ndaj regjimit sirian.
Ai deklaroi më herët se paralajmërimet ndaj Damaskut kanë përfunduar dhe se tanimë kanë nisur goditjet “të dhimbshme”. Izraeli, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë komunitetin e Druzëve në Siri dhe se ushtria izraelite do të veprojë në jug të vendit, konkretisht në provincën Suweida, derisa tërheqja e plotë e forcave siriane të përfundojë.
“Drejtuar vëllezërve tanë druzë në Izrael: mund të mbështeteni tek Forcat e Armatosura Izraelite për të mbrojtur vëllezërit tuaj në Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi dhënë fjalën – dhe do ta mbajmë,” deklaroi më tej Katz.
Sulmi i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vazhdën e një tjetër goditjeje në hyrjen e ndërtesës disa orë më parë. Ngjarja ndodh mes përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicive druze dhe fiseve beduine, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Forcat izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu disa goditje në jug të Sirisë, një rajon që po përballet me tensione të thella etnike dhe përfshirjen e forcave siriane të sigurisë.
Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se veprimet e tyre ushtarake kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në Siri.
The post Izraeli godet Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe ministrinë e Mbrojtjes, raportohet për të vdekur dhe të plagosur first appeared on JavaNews.al.
Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
The post Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro first appeared on JavaNews.al.
Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi blutë i gjetën në makinën që po udhëtonte një depozitë rezervë me një sasi nafte pa dokumentin përkatës.
64-vjeçari u kap në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet edhe për doganierin pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e të arrestuarit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 64 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 56 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e shtetasit I. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
The post Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri first appeared on JavaNews.al.
Baba i Renis Dobrës, Rifat Dobra, foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 të moderatores Evis Ahmeti për vrasjen tragjike të djalit të tij, i cili u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut.
Rifati tregoi detaje nga mbrëmja e vrasjes së të birit.
Ai tha se ishte nipi i tij që e vuri në dyshime nëse Renisit i ka ndodhur diçka e keqe ose jo.
Sipas Rifatit, nipi i tij pa makinën e Renisit dhe një makinë tjetër që po e ndiqte nga pas viktimën rreth orës 22:00.
Pasi e pa ai iu afrua personave, të cilët i thanë “Ik shpejt se jemi policia”. Pas kësaj nipi distancohet dhe merr në telefon babanë e Renisit duke i thënë se Renisin e kapi policia.
Kaq u desh që Rifati të shkojë në komisariat e të pyes për të birin, me policinë që i tha se nuk kishte arrestuar asnjë person me emrin Renis Dobra.
Rifat Dobra: Ditën e martë për herë të fundit folëm në orën 21:36 minuta. Më tha babai jam t’u u nis për shtëpi. Kishte qenë në qytetin e Burrelit. 5 kilometra është distanca nga qyteti te shtëpia jonë.
Nipi im më telefonoi në orën 22 e 2 ose e 3 minuta dhe më tha daj ku je. Më tha shpejt se ka kap Renin policia. Edhe unë menjëherë kam dal dhe jam nis drejt Burrelit, se e kanë kap policia dhe u paraqita te dega dhe aty thashë më keni kap Renin, çunin me makinë. A ka ardh këtu? Jo tha, s’kam njeri këtu. Edhe më tha mua merr 129. I mora dhe më thanë prit.
Nipi e kishte parë për herë të fundit rreth orës 22 Renisin dhe personat që e kishin monitoruar dhe e ndiqnin. Nipi ka pa makinën time…Personat që po e ndiqnin Renisin i thanë janë policia. I kishin thënë largohu se jemi policia “ish shpejt se jemi policia”.
The post “Ik shpejt se jemi policia”/ Babai i Renis Dobrës tregon se çfarë i thanë vrasësit kushëririt pak çaste para krimit: Nipi im i pa dhe… first appeared on JavaNews.al.