Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm

2 August 2025 at 13:55

Atletja e famshme amerikane, Sha’Carri Richardson u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle Tacoma pas një incidenti me të dashurin e saj, atletin Christian Coleman.

Kampionia olimpike në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Parisi iu desh të kalonte 19 orë në qendrën korrektuese Score South, pasi u filmua duke goditur të dashurin e saj.

Sipas një raporti policor të marrë nga mediumit The Athletic nga Departamenti i Policisë së Seattle, Richardson dhe Coleman ishin të përfshirë në një grindje në një pikë kontrolli të sigurisë në aeroport.

Në atë rast, atletja amerikane e shtyu dhe e goditi vazhdimisht të dashurin e saj, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh, megjithëse çifti nuk foli për lidhjen deri në shkurt.

 

Sha’Carri Richardson arrested in alleged domestic violence incident, police say https://t.co/NvQn7q2WQo

— USA TODAY (@USATODAY) August 1, 2025

Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë dhe u konsideruan mjaftueshëm të besueshme për të justifikuar arrestimin. Vepra penale u listua si dhunë në familje e shkallës së katërt.

I dashuri i saj, një kampion i shumëfishtë bote, refuzoi të ngrinte padi dhe e shpëtoi të zgjedhurën e tij nga një dënim më i rëndë.

Pasi kaloi 19 orë në Qendrën Korrektuese Score South, Sha’Carri Richardson u lirua dhe çështja u mbyll.

 

OLYMPIC SPRINTER SHA’CARRI RICHARDSON WAS REPORTEDLY ARRESTED IN CONNECTION WITH AN ALLEGED DOMESTIC INCIDENT INVOLVING FELLOW SPRINTER CHRISTIAN COLEMAN. pic.twitter.com/xV5GrdihIz

— Poetik Flakko (@FlakkoPoetik) August 2, 2025

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Sha’Carri fitoi medaljen e artë në stafetë me Ekipin e SHBA-së dhe fitoi medaljen e argjendtë individualisht. Ajo është fituese e shumëfishtë e medaljeve nga kampionatet botërore.

Nga ana tjetër, i dashuri i saj Christian Coleman është pesë herë kampion bote. /Telegrafi/

 

Sha’Carri Richardson arrested at Seattle airport over domestic violence incident https://t.co/1JeZjQhhla pic.twitter.com/AApImjjAxy

— New York Post (@nypost) August 2, 2025

 

The post Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm appeared first on Telegrafi.

Atletikë/ Femrat që do të garojnë në Botërorin e Tokios do t’i nënshtrohen një testi gjenetik

By: armand
31 July 2025 at 18:00

Këshilli Botëror i Atletikës, organi qeverisës për atletikën globale, ka njoftuar miratimin e rregulloreve të reja mbi të drejtën për të marrë pjesë në garat kualifikuese botërore të femrave. Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shtator 2025 dhe do të zbatohen për Kampionatin e 25-të Botëror të Atletikës në Tokio, i […]

The post Atletikë/ Femrat që do të garojnë në Botërorin e Tokios do t’i nënshtrohen një testi gjenetik appeared first on BoldNews.al.

Sportisti i parë që kërceu nga stratosfera nuk është varrosur ende, italianët nuk duan ta dorëzojnë trupin

22 July 2025 at 17:47

Parashutisti dhe aventurieri i njohur austriak, Felix Baumgartner, ka ndërruar jetë më 17 korrik në Itali, pasi humbi kontrollin gjatë një fluturimi me parashutë dhe u rrëzua pranë një pishine. Ai ishte 56 vjeç.

Shkaqet e sakta të aksidentit tragjik mbeten ende të paqarta, veçanërisht duke pasur parasysh përvojën e jashtëzakonshme të Baumgartner në sportet ekstreme.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, por ceremonia e varrimit nuk është zhvilluar ende. Mediat austriake raportuan sot detaje të reja mbi hetimet.

Zyra e Prokurorit në Fermo, qyteti ku ndodhi incidenti, nuk e ka lejuar ende kthimin e trupit të Baumgartner-it në Austri, pasi hetimet janë në vijim dhe autopsia nuk është përfunduar.

Aktualisht ekzistojnë dy pista kryesore që po shqyrtohen nga hetuesit:

Atak kardiak gjatë fluturimit – Sipas kësaj teorie, Baumgartner mund të ketë pësuar një atak në zemër në ajër, gjë që e bëri të pamundur shmangien e përplasjes.

Defekt teknik me kamerën – Teoria e dytë sugjeron se kamera e vendosur në parashutë është shkëputur dhe ka rënë në mes të helikës, duke shkaktuar humbjen e kontrollit. Baumgartner thuhet se është përpjekur të shmangte uljen mbi pishinën, ku ndodheshin disa fëmijë.

Të dyja këto versione mbështeten nga dëshmitarët e ngjarjes, por autoritetet ende po punojnë për të përcaktuar të vërtetën. Fjalën e fundit do ta japë autopsia, pas së cilës trupi i Baumgartner pritet të dërgohet në Austri për t’u varrosur. /Telegrafi/

The post Sportisti i parë që kërceu nga stratosfera nuk është varrosur ende, italianët nuk duan ta dorëzojnë trupin appeared first on Telegrafi.

Vdiq njeriu që e kujtojmë për kërcimin e tij nga stratosfera – Felix Baumgartner

17 July 2025 at 20:37

Felix Baumgartner, atleti ekstrem austriak i njohur për hedhjet spektakolare me parashutë dhe për thyerjen e rekordeve botërore, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Itali.

Lajmi u konfirmua sot nga mediat ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sipas raportimeve, Baumgartner humbi jetën në Porto Sant’Elpidio gjatë një fluturimi me parashutë, pasi pësoi një gjendje të papritur shëndetësore që e bëri të humbiste kontrollin.

Ai përfundoi në një pishinë në një kompleks turistik, duke plagosur edhe një grua të re. Për fat të keq, ndihma mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jetën dhe ai vdiq në vendngjarje.

Njeriu që kërceu nga stratosfera

Felix Baumgartner lindi në Salzburg në vitin 1969 dhe që në moshë të re u pasionua pas fluturimeve dhe sporteve ekstreme. Në moshën 16-vjeçare filloi hedhjet me parashutë, ndërsa më pas u bë një nga pionierët e BASE Jumping, duke kërcyer nga ndërtesat dhe objektet më të larta e më të rrezikshme në botë.

Ai u bë i famshëm për hedhjen nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur, statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro, viadukti Millau në Francë dhe Taipei 101 në Tajvan.

Por momenti kulmor i karrierës së tij erdhi në vitin 2012, kur si pjesë e projektit Red Bull Stratos, ai u hodh nga stratosfera nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi shkretëtirën e New Mexico-s. Gjatë rënies, Baumgartner theu barrierën e zërit, duke arritur një shpejtësi rekord prej 1,357 km/h dhe duke vendosur disa rekorde botërore. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe u ndoq nga mbi 8 milionë njerëz në mbarë botën.

 

Felix Baumgartner ist tot. Der 56-jährige Extremsportler starb bei einem Paragliding-Unfall in Italien. 🕊 https://t.co/9bHMT7RUIQ#Baumgartner #Stratosphäre #Unfall pic.twitter.com/tSOBx0eM1m

— Sky Sport Austria (@SkySportAustria) July 17, 2025

Një jetë në kufijtë e mundësisë

Gjatë karrierës së tij, Felix Baumgartner vendosi 14 rekorde botërore dhe fitoi çmime prestigjioze, përfshirë Laureus World Sports Award. Ai ishte gjithashtu i pari që fluturoi përtej Kanalit Anglez me një kostum me krahë (wing suit).

Përveç sportit, Baumgartner ishte pilot helikopteri i licencuar, aviator akrobatik dhe personalitet televiziv. Ai ishte aktiv edhe në projekte humanitare, duke mbështetur fondacionin Wings for Life, që financon kërkime për shërimin e dëmtimeve të palcës kurrizore.

Vdekja e tij shënon humbjen e një prej emrave më të mëdhenj të sporteve ekstreme – një ikonë e guximit dhe një pionier i sfidimit të kufijve njerëzorë. /Telegrafi/

The post Vdiq njeriu që e kujtojmë për kërcimin e tij nga stratosfera – Felix Baumgartner appeared first on Telegrafi.

Njihuni me 17-vjeçarin e quajtur ‘Usain Bolt i ardhshëm’, emri i të cilit është shkruar gabimisht

11 July 2025 at 21:38

Vetëm 17 vjeç, Gout Podagra, i njohur si “Usain Bolti i ardhshëm”, po jeton një jetë të dyfishtë mes lavdisë atletike dhe bankave të shkollës.

Të premten ai do të garojë për herë të parë në Diamond League në Monako, përballë sprinterëve më të mirë në botë. Të hënën? Do të rikthehet në klasë në Ipswich Grammar në Brisbane, Australi, për të ndjekur lëndë si kontabilitet, psikologji dhe biologji.

Gout është tashmë i përzgjedhur në ekipin kombëtar të Australisë për Kampionatin Botëror në Tokio, pasi ka përmbushur kohët kualifikuese për 200 metra. Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht pas medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror U-20 në Lima në 2023 dhe një kontrate me Adidas, sponsorin e Noah Lyles.

Djalli i shpejtë me origjinë nga Sudani i Jugut u rrit në Brisbane, me një jetë modeste: babai punon si teknik ushqimi dhe shofer Uber, ndërsa nëna ishte pastruese. Emri i tij i vërtetë është Guot, por u shkrua gabim në dokumentet e emigrimit në Egjipt.

Karriera e tij nisi rastësisht, në një garë atletike shkollore, ku u dallua për lëvizjen e rrjedhshme dhe shpejtësinë natyrale. Që nga ajo ditë, trajnerja e tij Di Sheppard dhe agjenti James Templeton e kanë udhëhequr në çdo hap drejt suksesit ndërkombëtar.

Në dhjetor 2023, Gout theu rekordin kombëtar U-18 në 100m me 10.17 sekonda dhe rekordin legjendar të Peter Norman në 200m me 20.04 sekonda, duke e bërë atë adoleshentin më të shpejtë ndonjëherë në këtë distancë. Usain Bolt vetë reagoi në Instagram: “Duket si unë i ri”.

Podagra do të përballet me atletët më të mirë në botë kur të garojë në Ligën Diamond.

Megjithë krahasimet me legjendën xhamajkane, Gout mbetet me këmbë në tokë: “Unë dua të jem Gout-i i ardhshëm, jo dikush tjetër”. Ai aktualisht stërvitet në Gjermani dhe po përgatitet për debutimin e tij madhor në Tokio. Templeton thotë se famën po e menaxhojnë me kujdes, duke e mbajtur larg vëmendjes komerciale.

Ekspertët si Darren Campbell vlerësojnë teknikën e tij, veçanërisht kontaktin minimal me tokën dhe ritmin e mbresëlënës.

Edhe pse ende fizikisht i papjekur, potenciali i tij është i jashtëzakonshëm. “Ai vetëm po ngrohet”, thotë Templeton – dhe bota e atletikës po e pret shpërthimin e tij në skenën më të madhe. /Telegrafi/

The post Njihuni me 17-vjeçarin e quajtur ‘Usain Bolt i ardhshëm’, emri i të cilit është shkruar gabimisht appeared first on Telegrafi.

Eugene publikon listën e pjesëmarrësve në Diamond League

3 July 2025 at 12:59

Faith Kipyegon, Julien Alfred dhe Kishane Thompson janë ndër atletët më të mire që konfirmuan praninë e tyre në garën e 9 sezonale të “Wanda Diamond League” në “Prefontaine Classic” në Eugene këtë të shtunë. Pjesëmarrja e atletëve më të mirë premton një event eksploziv në “Hayëard Field”. Keniani i garave në distance, Faith Kipyegon kthehet në “Diamond League” pas provës së miljes në 4 minuta në Paris, javën e kaluar. Ndërsa Kampioni olimpik, Letsile Tebogo rikthen rivalitetin me amerikanin Kenny Bednarek në garën e 200m për meshkuj. 

Tebogo në garë me Bednarek

Medalisti i artë në 100m, Julien Alfred dhe dy herë Kampionia olimpike, Beatrice Chebet kërkojnë të zgjasin serinë impresionuese të fitoreve në Eugene. Tifozët amerikanë do të ndjekin edhe emra të tjerë në pistë si Sha’Carri Richardson, Tara Davis-Woodhall dhe Quincy Hall. Aktiviteti fillon në orën 21:27 me garën e hedhjes së gjyles për femra ndërsa transmetimi global starton në orën 22:00 me garën e 400m me pengesa për meshkuj.

The post Eugene publikon listën e pjesëmarrësve në Diamond League appeared first on Gazeta Si.

Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra

By: armand
26 June 2025 at 17:59

Atleti Franko Burraj vijon të thyejë rekorde kombëtare. Pas rekordit në garën e 400 metrave, në Kampionatin Evropian Liga 3, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, Franko Burraj regjistroi edhe një tjetër rekord kombëtar në 200 metra. Burraj e ndali kronometrin në kohën 20:97, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit kombëtar për kualifikimin […]

The post Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra appeared first on BoldNews.al.

Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Atleti Franko Burraj vijon të thyejë rekorde kombëtare.

Pas rekordit në garën e 400 metrave, në Kampionatin Evropian Liga 3, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, Franko Burraj regjistroi edhe një tjetër rekord kombëtar në 200 metra, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Burraj e ndali kronometrin në kohën 20:97, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit kombëtar për kualifikimin në Ligën 2.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

 

/a.f//r.e/

The post Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atletika shqiptare pa uniforma dhe në evropian me autobus

22 June 2025 at 21:04

Ky është denoncimi i bërë në rrjetet e saj sociale nga Luiza Gega e cila deklaroi se nuk do të marrë pjesë në evropianin slloven që fillon të martën e ardhshme. Shkak është bërë organizimi i udhëtimit me autbus të cilin kampionia e Evropës në vitin 2022 e konsideron të papërshtatshëm për të garuar dhe fituar në një kompeticion të tillë. Luiza Gega fajëson për këtë Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Atletikës, për të cilin thotë se – “e ktheu atletikën, dy dekada më mbrapa”. Gjithashtu ajo tregon se uniformat e fundit kombëtare janë marrë para dy vitesh (dhe atëherë paguar nga Presidenti i asaj kohe, Stërmasi), ndërsa pasardhësi Smajlaj nuk ka shpërndarë ende asnjë të tillë.

The post Atletika shqiptare pa uniforma dhe në evropian me autobus appeared first on Gazeta Si.

Vllaznia fiton kampionatin Kombëtarë U-20 në Atletikë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Vllaznia e Shkodrës ka triumfuar në kampionatin Kombëtar U-20 në Atletikë, i cili u zhvillua në “Elbasan Arena”

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ndau foto nga ceremonia e shpërndarjes së medaljeve atletëve kampionë.

“Pas sukseseve të mëparshme me titullin Kampion Kombëtar U-16, fitoren e Kupës së Shqipërisë për të rritur dhe titullin Kombëtar me U-18, Vllaznia Atletikë shkëlqen sërish – kësaj here me titullin Kampion Kombëtar për të Rinj (U-20).

“Në pistën e Elbasan Arena, atletët tanë dominuan thuajse çdo garë, duke grumbulluar plot 99 pikë dhe u shpallën më të mirët në Shqipëri”, shkruan Beci.

Suksesi, siç u theksua në postim, është rezultat i punës së palodhur të trajnerëve: Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Rezultatet kryesore teknike:
110m/pengesa: Ergi Dallnesi| Andrea Nenshati

200m: Arijon Alibali | Renis Jasini

400m/pengesa: Sidrit Kopliku | Ergi Dallnesi

800m: Sidrit Kopliku

400m: Dejan Balla

400m (vajza): Roah Bashli

Kërcim së larti: Andrea Nenshati | Sulejman Taka

Kërcim së gjati: Elizeo Spathari | Mario Cepi

Kërcim së gjati (vajza): Elois Heta

Kërcim trehapësh: Elizeo Spathari | Elibet Ahmeti

1 nga 4

 

The post Vllaznia fiton kampionatin Kombëtarë U-20 në Atletikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doha 2025: Pesë duelet më të rëndësishme

16 May 2025 at 18:30

Shelly-Ann Fraser-Pryce kthehet në pistë ndërsa Letsile Tebogo do të garojë për të parën herë në 200m këtë sezon në mitingun e tretë të “Wanda Diamond League 2025” në Doha. Një total prej 45 kampionësh olimpikë dhe medalistë në botëror do të përballen në kthimin e “Wanda Diamond League” në Doha. Këto janë pesë aspektet kryesore të “Qatar Sports Club”.

Kthimi i Fraser-Pryce – Me 25 fitore dhe 5 tituj, Legjenda e sprintit xhamaikan, Shelly-Ann Fraser-Pryce është nga sportistet më të suksesshme në historinë e “Diamond League”. 38 vjeçarja shpreson të shtojë medalje të tjera në kur të garojë në 100m kundër Mujinga Kambundji dhe patrioteve Natasha Morrison, Tia & Tina Clayton.

Tebogo garon në 200m – I pari afrikan që fitoi medaljen e artë olimpike në 200m në Paris, atleti nga Botswana Letsile Tebogo nuk do të garojë në 100m (sic bëri në Xiamen dhe Keqiao) por në familjaren 200m në Doha. Kanadezi Aaron Brown dhe liberiani Joseph Fahnbulleh do të provojnë t’ja vështirësojnë garën kampionit olimpik.

Sfidë olimpike në Diamond League – Gara e 3000m me pengesa do të ketë 3 medalistet olimpike në start. Winfred Yavi (Bahrein) që fitoi medaljen e artë në Paris, ndërsa Peruth Chemutai (Uganda) dhe Faith Cherotich (Kenia) morën përkatësisht medaljen e argjendit dhe bronzit. Për të treja do të jetë paraqitja e parë sezonale në “Diamond League”.

Chopra shpall ambicjet për titull – Neeraj Chopra (Kampion Olimpik hedhjen e shtizës në 2021) shkroi historinë në vitin 2022 kur u bë i pari indian që fitoi titullin në “Diamond League” dhe shpreson të përsërisë suksesin gjatë këtij viti. Chopra do të marrë pjesë për të katërtën herë në mitingun e Katarit.

Show në kërcimin trehapësh – Një tjetër sfidë olimpike në konkurimin e femrave do të jetë në kërcimin 3 hapësh. Kampionia olimpike në Paris, Thea LaFond do të ketë përballë nën kampionen nga Xhamaika, Shanieka Ricketts. Dy rivale që rezultatin më të mirë e kanë më shumë se 15 metra. Ricketts ka një paraqitje më të mirë në “Diamond League” me 6 fitore ndaj 1 të LaFond dhe rrëmbeu titullin në vitin 2019. Në të njëjtën bateri me to do të jetë edhe Ivana Spanovic.

The post Doha 2025: Pesë duelet më të rëndësishme appeared first on Gazeta Si.

Luiza Gega denoncon – ‘Në Federatën Shqiptare nuk më duan as mua dhe as Atletikën’

5 May 2025 at 17:12

Skandali i rradhës duket se është zbuluar në sportin shqiptar dhe për ironi të fatit në Federatën e Mbretëreshës së Sporteve. Akoma më keq, ajo që nuk përkrahet dhe lihet jashtë është sportistja më e mirë e kësaj Federate, Luiza Gega. Ishte vetë sportistja e shumë medaljeve dhe titujve që që zbuloi gjithçka në profilin e saj në Instagram. Asambleja e Zakonshme do të duhej të ishte zhvilluar disa javë më parë, por ajo u shty për verifikimin e mandateve të pjesëmarrësve.

Kandidatët për President ishin Taulant Stërmasi (nga sot ish President) dhe atleti Izmir Smajlaj (nga sot President dhe anëtar i KE të KOKSH). Sipas asaj që zbuloi Gega – Taulant Stërmasi u tërhoq nga gara dhe komuniteti i Atletikës bëri gjithçka që as ajo (Luiza) të mos ishte pjesë e Asamblesë dhe të mos kandidonte. Luiza Gega ka postuar 3 video në Instagram dhe ky është teksti i plotë i saj:

Sot u mbajt Asambleja e Federatës Shqiptare të Atletikës, ku kandidati i vetëm për President ishte Izmir Smajlaj, pasi trajneri im u tërhoq. Ai nuk e ndjente më veten pjesë të gjithë pisllëqeve që po ndodhin, dhe këtë qëndrim e respektoj pa masë. Unë, pak kohë më parë, u përpoqa me të gjitha forcat që kjo situatë të mos shkonte drejt këtij drejtimi. E bëra sepse e dua atletikën me gjithë zemër. Ky sport është jeta ime — i kam dhënë gjithçka, çdo ditë, për shumë vite me radhë. Por mesa duket, sot, forca e të paaftëve dhe intrigave është më e madhe se zëri i atyre që punojnë ndershëm.

Gjithsesi, vendosa të kandidoj për anëtare të Kryesisë. Edhe pse pati përpjekje të hapura për të penguar klubet të më propozonin, një shoqatë vendosi të mos dorëzohej dhe më propozoi si kandidate. E dija mirë që nuk do të isha pjesë e Kryesisë — sepse ishte punuar fort që të mos ndodhte. Dhe për të qenë e sinqertë: nuk doja të isha pjesë e një drejtimi me njerëz që jo vetëm nuk e duan këtë sport, por për vite të tëra i kanë bërë dëm. Nuk kandidova për interesa personale. Doja të isha aty për të qenë zëri i një sporti që shpesh është përdorur për qëllime të gabuara.

Shpesh është thënë se unë “sulmoj” Izmirin — por sot është e qartë se ai dhe të ngjashmit me të nuk i duan afër njerëzit që kanë dhënë realisht për atletikën. Unë nuk mund ta mbështes dhe nuk do të bëhem kurrë pjesë e një komuniteti që i bën keq asaj që unë kam kontribuar me zemër, me përkushtim dhe me sakrificë për kaq shumë vite. Jam e sigurt që e ardhmja do të jetë ndryshe. E vërteta nuk fshihet përgjithmonë, dhe sporti ka nevojë për njerëz të pastër dhe të përkushtuar.
Me respekt,
Luiza Gega

The post Luiza Gega denoncon – ‘Në Federatën Shqiptare nuk më duan as mua dhe as Atletikën’ appeared first on Gazeta Si.

Gëzim dhe vrapim në natyrë – mbi 300 fëmijë garuan në “Fun Run Kids” në Gërmi

3 May 2025 at 15:53

Mbi 300 fëmijë morën në garën “Fun Run Kids”, organizuar si pjesë e garave nga Prishtina Trails në bashkëpunim me LET Center dhe W Germia Parkrun, me përkrahje nga Raiffeisen Bank Kosova.

Gara u mbajt në Parkun e Gërmisë dhe përfshiu dy distanca – 1 km dhe 2 km – të përshtatura sipas grupmoshave, duke sjellë një atmosferë festive, sportive dhe familjare në zemër të
natyrës.

E shoqëruar nga aktivitete për fëmijë, argëtim dhe shumë buzëqeshje, ngjarja u zhvillua nën moton “Gërmia pa kerre!”, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe hapësirave publike.

Në ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili vlerësoi pjesëmarrjen masive dhe uroi që Gërmia të vazhdojë të mbetet një hapësirë e gjallë për komunitetin.

Një nga elementet më të veçantë të garës ishin medaljet unike të mbicikluara, të prodhuara nga kapakë plastikë – rreth 30 për secilën medalje – në laboratorin DYVO Lab. Ky projekt kreativ është rezultat i një bashkëpunimi me LET Center, ku fëmijët dhe qytetarët kontribuojnë duke mbledhur kapakë të shisheve plastike gjatë gjithë vitit.

Edicioni special për fëmijë nuk ishte vetëm një kujtim i bukur nga gara, por edhe një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe përfshirjes komunitare që në moshë të hershme.

“Ky është vetëm fillimi – interesimi i madh na motivon të organizojmë edhe më shumë gara për fëmijë në të ardhmen,” tha njëri nga organizatorët nga ekipi X-Trailers, duke konfirmuar angazhimin e tyre për të ndërtuar një kulturë të lëvizjes në natyrë që nga mosha e hershme.

“Fun Run Kids” u zhvillua si pjesë e javës së aktiviteteve të Prishtina Trails 2025, një ngjarje e certifikuar ndërkombëtarisht (UTMB Index dhe ITRA), që kulmon më 4 maj me tre gara: Classic 10km, Edge 23 km dhe Ultra 47 km.

Por siç tregoi kjo fundjavë, është gjenerata e re që po i jep energji dhe kuptim të ri këtij komuniteti vrapues në rritje.

Gara “Fun Run Kids” u përkrah nga partnerët e besuar të Prishtina Trails: Raiffeisen Bank Kosova, LET Center, Gusto Cafe, Rugove, Frostea – duke e bërë këtë ditë të paharrueshme për qindra fëmijë dhe familje në zemër të Gërmisë.

The post Gëzim dhe vrapim në natyrë – mbi 300 fëmijë garuan në “Fun Run Kids” në Gërmi appeared first on Telegrafi.

Prishtina Trails: 5 arsye pse duhet të vraposh në garën më të gjelbër të Kosovës

25 April 2025 at 17:41

Me shtigje përmes Gërmisë pa kerre, medalje unike dhe çertifikim ndërkombëtar nga UTMB dhe ITRA, Prishtina Trails ofron një përvojë të paharrueshme për vrapues të çdo niveli që duan të sfidojnë veten dhe të mbrojnë natyrën.

Prishtina Trails nuk është thjesht një garë – është një përjetim që bashkon sportin, natyrën dhe angazhimin qytetar. Çdo kilometër që vrapon në këtë garë është një hap drejt një mënyre jetese më të shëndetshme, një lidhje më të fortë me mjedisin dhe një mbështetje për vlerat që duam t’i ruajmë në qytetin tonë. Ja pesë arsye të fuqishme pse duhet të bëhesh pjesë e kësaj aventure më 4 maj 2025.

Afati i regjistrimit: 28 prill
Regjistrohu sot

1. Vrapo për natyrë, për ajër të pastër, mendje të shëndoshë

Gërmia nuk është vetëm një park – është një arratisje nga betoni dhe zhurma e qytetit. Vrapimi në natyrë ka benefite të shumta për shëndetin: përmirëson funksionimin e zemrës dhe mushkërive, forcon muskujt, ul nivelin e stresit dhe rrit përqendrimin. Duke vrapuar në Gërmi, jo vetëm që ndihesh më energjik, por edhe më i qetë. Ndikimi i natyrës në mirëqenien mendore është i dëshmuar: redukton ankthin, përmirëson gjumin dhe të rikthen balancën që ndonjëherë e humbim në jetën e përditshme. Prishtina Trails është ftesa për t’u lidhur me veten – përmes natyrës.

2. Tre distanca, një garë për të gjithë

Prishtina Trails ofron tri mundësi për vrapues të çdo niveli: distancën 10km, e cila është ideale për fillestarët dhe ata që duan të provojnë për herë të parë një garë në natyrë; distancën 23km, e cila ofron një sfidë të shkëlqyer për vrapuesit që kërkojnë më shumë emocion dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre; dhe distancën 47km, për atletë më të përgatitur që kërkojnë një përvojë malore të vërtetë dhe një sfidë të vështirë. Çdo distancë është një mundësi për të testuar kufijtë e tu dhe gjithashtu ofron pika UTMB dhe ITRA, të cilat janë të njohura dhe të përdorura në gara ndërkombëtare.

3. Medalje speciale nga plastika e mbicikluar

Në Prishtina Trails, medaljet janë më shumë se një simbol përfundimi – ato janë një angazhim për të mbrojtur natyrën dhe për të kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme. Për këtë arsye, medaljet janë krijuar nga kapakë plastikë të ricikluar, një iniciativë që promovon riciklimin dhe uljen e mbetjeve plastike. Ky proces është mundësuar nga bashkëpunimi me LET Center, që mbledh kapakët plastikë nga komuniteti dhe DYVO Lab, që i shndërron ato në medalje të veçanta.

Ky angazhim për mbiciklimin dhe për një të ardhme më të pastër është një pjesë e rëndësishme e filozofisë së Prishtina Trails, që mbështet ruajtjen e hapësirave natyrore dhe pasurisë ekologjike, si Gërmia, e cila është e rrezikuar nga ndotja dhe ndikimi i automjeteve.

4. Bëhesh pjesë e mbrojtjes së parkut Gërmia

Prishtina Trails është më shumë se një garë – është një mundësi për të kontribuar në një kauzë të rëndësishme. Pjesëmarrësit e këtij evenimenti bëhen pjesë e fushatës “Gërmia pa kerre”, një iniciativë që kërkon të ndalojë hyrjen e automjeteve në Gërmi dhe të ruajë këtë hapësirë natyrore dhe qetësinë për qytetarët. Kjo fushatë ka për qëllim të mbrojë natyrën, të ulë ndotjen dhe të sigurojë një mjedis të pastër për të gjithë ata që shijojnë vrapimin, ecjen, dhe aktivitetet e tjera në natyrë. Pjesëmarrësit në Prishtina Trails kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje dhe ndihmojnë që Gërmia të mbetet një hapësirë e pastër dhe e aksesueshme për të gjithë.

5. Komunitet, emocion dhe frymëzim

Prishtina Trails nuk është thjesht një garë – është një ngjarje që bashkon njerëz të gjitha moshave dhe niveleve, që ndajnë dashurinë për natyrën, vrapimin dhe frymën e aventurës. Atmosfera në ditën e garës është e mbushur me energji pozitive, mbështetje dhe motivim. Qoftë kur nis rrugën, kur kalon një pjesë të vështirë të shtegut apo kur mbërrin në finish, njerëzit rreth teje – organizatorët, vullnetarët dhe garuesit e tjerë – bëhen pjesë e një familjeje të përkohshme, por të fuqishme.

Kjo garë frymëzon të rinj dhe të moshuar, fillestarë dhe profesionistë, që të lëvizin më shumë, të shijojnë natyrën dhe të kujdesen për trupin e tyre. Dhe pikërisht kjo ndjesi e përkatësisë dhe bashkimit rreth një qëllimi të përbashkët – përtej kohës, distancës apo rezultatit – është ajo që e bën Prishtina Trails kaq të veçantë.

Kontakti:
X-Trailers | info@prishtinatrails.com
Instagram & Facebook: @prishtinatrails

The post Prishtina Trails: 5 arsye pse duhet të vraposh në garën më të gjelbër të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Rama: Nuk ka më kampionë që enden rrugëve, përfundojmë ligjin e sponsorizimeve në sport

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria do të rrisë buxhetin për Federatën e Atletikës.

“Nuk mund të qëndrojmë në vendnumëro, vetëm me një pistë atletike, si ajo që është ndërtuar nga bashkia e Tiranës. Duhet të gjejmë rrugë alternative dhe të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim edhe me Federatën e Atletikës, sepse është mbretëresha e sporteve. Dhe sepse na duhet, sa i përket edhe kulturës fizike, atletika është kyçe”, deklaroi ai gjatë prezantimit të vizionit për sportin në Shqipërinë 2030, pjesë e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, në Tiranë.

Rama tha se synimi është që përmes mbështetjes së Federatës, atletika të hyjë në disiplinat e ekipeve sportive në shkolla.

Më tej, ai theksoi se tashmë është zgjidhur edhe çështja e akomodimit të kampionëve pas përfundimit të karrierës së tyre garuese.

Sot, tha ai, nuk ka më kampionë që enden rrugëve.

“Kemi ndërtuar sistemin e gradave në Forcat e Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një perspektivë jete, duke i kthyer ata në asete që vazhdojnë të shërbejnë si mentorë, këshilltarë apo trajnerë“, theksoi Rama.

Përtej kësaj, vuri në dukje Rama, buxheti për Komitetin Olimpik Shqiptar që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten përtej pritshmërive është i pamjaftueshëm.

Rama premtoi se nga viti i ardhshëm do të ketë një rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik.

Rama po ashtu theksoi se ka ardhur koha të mbyllet edhe çështja e e ligjit të sponsorizimeve.

“Nuk ka qenë e lehtë për ne, nga pikëpamja financiare, por sot është e mundur”, shtoi ai./j.p/

The post Rama: Nuk ka më kampionë që enden rrugëve, përfundojmë ligjin e sponsorizimeve në sport appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Askush nuk ka kërkuar falje, jam në shok”, kaloi kundërshtaren në garën 4×200 metra, sportistja u godit me stafetë

9 March 2025 at 09:20

Është shfaqur një situatë krejtësisht e pabesueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një garë stafetë në shkollë të mesme.

Gjatë garës së fundit 4×200 metra, e reja amerikane Kaelen Tucker vrapoi turneun e dytë për shkollën e saj Brookville dhe në gjysmën e garës së saj, ajo kaloi kundërshtaren.

Studentja e Norcom më pas bëri një lëvizje që u dënua nga publiku sportiv amerikan – ajo goditi rivalen e saj në pistë me shkop me të gjitha forcat e saj, duke “rikthyer” kështu vendin e dytë.

at

Në fund, natyrisht, shkolla e saj u skualifikua nga gara.

Tucker doli menjëherë nga pista dhe në spital ajo u diagnostikua me një tronditje.

“Unë ende nuk mund ta besoj atë që ndodhi, jam në shok. Më e keqja është se askush nuk ka kërkuar falje, as ajo, as trajneri i saj”, deklaroi Kaelen Tucker, e cila po ndihet më mirë dhe ka dalë nga spitali. /Telegrafi/

The post “Askush nuk ka kërkuar falje, jam në shok”, kaloi kundërshtaren në garën 4×200 metra, sportistja u godit me stafetë appeared first on Telegrafi.

Usain Bolt hante të njëjtin ushqim çdo ditë në Lojërat Olimpike ku fitoi dy medalje të arta

8 March 2025 at 23:45

Atleti xhamajkan, Usain Bolt hëngri një ushqim krejtësisht identik dhe të pazakontë gjatë Lojërave Olimpike, ku fitoi dy medalje të arta.

Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, mban rekordin për kohën më të shpejtë në 100 dhe 200 metra dhe është fitues i tetë herë medalje ari olimpike.

Ai u diagnostikua me skoliozë kur ishte i ri dhe një artikull i vitit 2017 në New York Times sugjeroi se gjendja mund të kishte pasur një ndikim pozitiv te Bolt dhe e ndihmoi atë të bëhej demoni i shpejtësisë që të gjithë e njohim.

Ai bëri debutimin e tij olimpik në vitin 2008 në Lojërat e Pekinit, duke u bërë menjëherë rekordmeni botëror në 100 metra.

Sensacioni xhamajkan më pas theu rekordin botëror në 200 metra dhe sigurisht fitoi medalje të arta në të dyja garat.

Ai vrapoi garën e 100 metrave në një 9.69 sekonda të pabesueshëm dhe më pas vrapoi në garën e 200 metrave për 19.30 sekonda, duke barazuar suksesin e dyfishtë të Carl Lewis në Lojërat Olimpike të 1984 dhe duke thyer rekordin botëror të Michael Johnson.

Ai i bëri të gjitha në moshën 21-vjeçare dhe tingëllon pothuajse e pabesueshme që Bolt u ushqye nga copat e pulave të McDonald’s gjatë gjithë ngjarjes, duke i konsideruar ato ushqimin e vetëm që mund t’i besonte pasi bëri një lëvizje të keqe duke ngrënë një ushqim kinez paraprakisht.

“Të jem i sinqertë, nuk kam ngrënë asgjë tjetër gjatë kohës që isha në Kinë, përveç copa pule. Ato ishin i vetmi ushqim që mund t’i besoja që nuk më shqetësonte stomakun”, zbuloi Bolt.

“Me të mbërritur në kampin stërvitor para-olimpik, provova një vakt lokal kinez, i cili nuk ishte si ato që hamë në Perëndim, dhe trupi im nuk reagonte mirë”.

“Kështu, duke e ditur se doja të haja përsëri mëngjesin, drekë dhe darkë, së bashku me ujë në shishe”, shkruan Bolt në autobiografinë e tij “The Fastest Man Alive”.

Bolt u kthye në Pekin në vitin 2015 për Kampionatin Botëror, duke grumbulluar edhe tri medalje ari në 100 dhe 200 metra dhe stafetën 4X100 metra.

Por këtë herë ai eksperimentoi pak më shumë me kuzhinën vendase dhe më pas e shijoi më shumë.

“Njeri, unë duhet të kisha fituar një medalje ari për gjithë atë ushqim. Ata vërtet ofrojnë ushqim shumë më të mirë këtu se në 2008, kështu që nuk do të kem copa pule këtë vit”, kujton Bolt në një autobiografi tjetër të quajtur “Faster se Lightning”. /Telegrafi/

The post Usain Bolt hante të njëjtin ushqim çdo ditë në Lojërat Olimpike ku fitoi dy medalje të arta appeared first on Telegrafi.

Duplantis thyen rekordin botëror, bën kërcimin me shtizë më të lartin në histori

1 March 2025 at 09:31

Suedezi Armand Duplantis vendosi një rekord botëror të ri në disiplinën e kërcimit me shtizë, për herë të 11-të në karrierën e tij, duke kërcuar 6.27 metra të premten në një takim në Clermont-Ferrand të Francës.

Ishte një takim në ambiente të mbyllura nga seria World Indoor Tour Silver, dhe në të njëjtin vend dy vjet më parë ai kaloi shiritin në një lartësi prej 6.22 m, që ishte rekordi botëror në lartësi në atë kohë.

Duplantis siguroi fillimisht fitoren me një kërcim prej 6.07 m, duke tejkaluar grekun Emmanouil Karalis, i cili vendosi një rekord të ri grek duke lënë shitirin në 6.02 m.

 

Here is the moment Mondo Duplantis broke the World Record in the Pole Vault with 6.27m in France!!🤯🤯

11 World Records so far in his career!! A LEGEND.pic.twitter.com/WCXfr1qe6I

— Track & Field Gazette (@TrackGazette) February 28, 2025

Mbajtës rekord që nga viti 2020

Duplantis vendosi rekordin e tij të parë botëror në vitin 2020, kur e kaloi me një centimetër lartësinë 6.16 cm, të cilën francezi Renaud Lavillenie e mbante që nga viti 2014 si rezultati më i mirë në historinë e kësaj disipline.

Që nga viti 2020, 25-vjeçari suedez ka thyer rekordin botëror dhjetë herë të tjera, dhe këtë e ka bërë katër herë në 11 muajt e fundit, çdo herë duke lëvizur shenjën me një centimetër.

Duplantis nuk do të garojë në Kampionatin Evropian të sallave të mbyllura në Apeldoorn të Holandës, i cili do të zhvillohet në datat 6-9 mars, ndaj Karalis do të jetë një nga favoritët kryesorë për të fituar. /Telegrafi/

The post Duplantis thyen rekordin botëror, bën kërcimin me shtizë më të lartin në histori appeared first on Telegrafi.

Fenomeni norvegjez vendos dy rekorde botërore në atletikë

By: armand
16 February 2025 at 13:42

Norvegjezi Jakob Ingebrigtsen po kthehet në një dominues absolut në garat e atletikës. Edhe pse në moshën 24-vjeçare, ai arriti të thyejë dy rekorde botërore në një garë të vetme. Atleti fenomenal norvegjez, Jakob Ingebrigtsen vendosi dy rekorde botërore mbrëmë (e enjte) gjatë një gare të vetme në turin e brendshëm Botëror të Atletikës. Ingebrigtsen […]

The post Fenomeni norvegjez vendos dy rekorde botërore në atletikë appeared first on BoldNews.al.

Usain Bolt nuk kishte asnjë dyshim kur u pyet nëse Cristiano Ronaldo do ta mundte atë në duelin e shpejtësisë

4 February 2025 at 18:53

Usain Bolt pati një përgjigje brilante kur u pyet nëse Cristiano Ronaldo do ta mundte atë në një garë shpejtësie.

Legjenda e atletikës do të etiketohet përgjithmonë si sprinteri më i mirë i brezit të tij.

Deri më sot, Bolt mban kohën e rekord botëror si për 100m (9.58s) dhe 200m (19.19s), vendosur në vitin 2009.

Shumë sportistë të mëdhenj janë përpjekur t’i afrohen kohës së Bolt, por askush nuk ka arritur ta mposht atë deri më tani.

Në vitin 2020, Bolt u pyet nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe ish superylli i Real Madridit, Ronaldo, do ta mundte atë në një garë.

Xhamajkani u përgjigj: “Për mua, ai stërvitet çdo ditë. Ai është një super atlet, e dini çfarë dua të them? Ai është gjithmonë në krye të lojës së tij. Ai punon shumë, është i fokusuar. Pra, për momentin, definitivisht mendoj se ai është më i shpejtë se unë”.

Pasi fitoi tetë medalje të arta, xhamajkani u pensionua nga sporti më i shpejtë në botë në vitin 2017 në moshën 31-vjeçare.

Bolt garoi nga viti 2008 deri në vitin 2016 dhe është ende i njohur si një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave për shkak të arritjeve të tij fenomenale në pistë. /Telegrafi/

The post Usain Bolt nuk kishte asnjë dyshim kur u pyet nëse Cristiano Ronaldo do ta mundte atë në duelin e shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌