Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

15 July 2025 at 20:00

Kryeministri hungarez thotë se duhet të vendosen sanksione ndaj udhëheqësve të Ukrainës – një deklaratë e papritur e nxitur nga vdekja e hungarezit Jozsef Sebestyen.

Autoritetet hungareze pretendojnë se ai u rrah për vdekje nga punonjës të zyrës ushtarake të regjistrimit në Ukrainë. Kjo e fundit e mohon një gjë të tillë.

“Jozsef Sebestyen u rrah për vdekje gjatë mobilizimit të detyruar në Zakarpattia. Sot në Bruksel, qeveria hungareze nisi përfshirjen e menjëhershme të zyrtarëve ukrainas përgjegjës për vdekjen e një qytetari hungarez në listën e sanksioneve për të drejtat e njeriut të BE-së”, shkroi Viktor Orban në Facebook.

Forcat Tokësore të Ukrainës hodhën poshtë akuzat hungareze. Sipas tyre, Sebestyen la njësinë e tij ushtarake pa leje pas mobilizimit dhe u shtrua në spital, ku mjekët diagnostikuan “një reagim akut stresi” dhe e pranuan për kujdes psikiatrik.

Dy javë më vonë, ai vdiq. Një autopsi zyrtare konkludoi se shkaku i vdekjes ishte embolia pulmonare. Nuk u gjetën lëndime ose shenja dhune në trup.

Më parë, Ministria e Jashtme e Hungarisë thirri ambasadorin ukrainas për të shprehur protestë. Sebestyén kishte shtetësi të dyfishtë.

Dhe për qindra etnikë hungarezë nga Zakarpattia të vrarë nga forcat ruse në këtë luftë pushtuese? Kjo nuk duket se shqetëson “humanistin e madh” Orban. /Telegrafi/

The post Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës appeared first on Telegrafi.

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

By: el da
29 June 2025 at 17:57

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.

Marshi në Budapest është kthyer në një prej zërave më të fuqishëm opozitarë kundër Orbanit në vjetët e fundit, dhe besohet se mbi 100.000 njerëz e kanë sfiduar ndalesën policore dhe kërcënimet me gjoba.

Duke folur në një grup online të mbyllur me mbështetësit e tij, Orbani citohet të ketë thënë se politikanët e udhëzuar nga “Brukseli” u kanë kërkuar votuesve që të marrin pjesë, sipas medias lokale Index, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Prej ditës së djeshme ne jemi edhe më të sigurt se këta njerëz [politikanët opozitarë] nuk duhet të lejohen në kryesim të Qeverisë. Dhe nuk do t’i lejojmë”, citohet t’iu ketë thënë Orbani mbështetësve të tij. Ai nuk ka ofruar asnjë dëshmi për komentet që ka bërë.Ngjarja është organizuar nga komuna e Budapestit, e udhëhequr prej Gergely Karacsonyt, të cilin Qeveria e Orbanit e ka akuzuar ndër vite se është “kukull” e Brukselit.

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e Orbanit. Orbani u ka thënë mbështetësve se marshi ka qenë “i neveritshëm”, duke përmendur në mënyrë specifike momentin kur disa burra kanë qenë me taka dhe me mbishkrime në duar për terapi hormonale.

Marshi është ndaluar me arsyetimin se ligji i miratuar në mars i pamundëson Paradat e Krenarisë, sepse duhet mbrojtur fëmijët nga ai stil jetese.

Kundërshtarët e Orbanit e shohin ndalesën si një tjetër vendim në drejtim të shtypjes së lirive demokratike para zgjedhjeve në nivel kombëtar që do të mbahen vitin tjetër. Partia e Orbanit e ka dominuar jetën politike në Hungari në 15 vjetët e fundit.

Orban: Hungaria ka ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE

27 June 2025 at 15:48

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Hungaria ka ndaluar përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Orban, Hungaria i mirëkupton përpjekjet heroike të ukrainasve në luftën kundër agresionit rus, por theksoi se ndihma ndaj Kievit duhet të jepet “në një mënyrë që të mos shkatërrojë veten”.

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të thoshte që Hungaria do të shkatërronte veten,” deklaroi Orban. “Ne do të tërhiqeshim menjëherë në luftë me Rusinë dhe do ta sillnim atë në territorin e BE-së, pra edhe në territorin e Hungarisë.”

Kryeministri hungarez shtoi gjithashtu se Ukraina ka “kufij të pacaktuar”, duke vënë në dyshim integritetin territorial të vendit fqinj. “Ne as nuk e dimë se çfarë është Ukraina sot, ku janë kufijtë e saj. Ky rrezik ekzistonte edhe në vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik,” u shpreh ai.

Orban kujtoi se vendet e tjera të Evropës Lindore u pranuan fillimisht në NATO për të garantuar sigurinë kufitare dhe vetëm më pas në BE, duke sugjeruar se i njëjti parim duhet të ndiqet edhe për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban: Hungaria ka ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

By: Rovena
26 June 2025 at 11:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest, pasi policia e ndaloi zhvillimin e saj.

Në një reagim në platformën X, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Komisioni Evropian duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në çështjet e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të bllokut, “ku nuk ka asnjë rol për të luajtur”.

Policia hungareze ndaloi javën e kaluar marshimin e caktuar për të shtunën nga komuniteti LGBTQ, duke u thirrur mbi një ligj të miratuar në mars, i cili thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës për tubim.

Megjithatë, kryetari liberal i Budapestit dhe organizatorët e aktivitetit deklaruan se marshimi do të zhvillohej pavarësisht ndalimit, pasi ai cilësohet si aktivitet komunal dhe nuk ka nevojë për leje nga autoritetet qendrore.

“U bëj thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar zhvillimin e Paradës së Krenarisë në Budapest pa frikë nga ndonjë sanksion penal apo administrativ ndaj organizatorëve apo pjesëmarrësve”, tha von der Leyen në një video të postuar në X të mërkurën në mbrëmje.

“Në Evropë, të marshosh për të drejtat e tua është liri themelore”, shtoi ajo.

I pyetur nëse policia mund ta shpërndajë me forcë marshimin të shtunën, Orban tha të enjten në Bruksel se Hungaria është “vend i civilizuar, nuk e lëndojmë njëri-tjetrin”.

Kritikët e shohin ndalimin e Paradës si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj lirive demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku nacionalisti Orban do të përballet me një kundërshtar të fortë opozitar.

Orban, që është në pushtet nga viti 2010, e paraqet veten si mbrojtës të vlerave familjare dhe në shkurt tha se organizatorët as nuk duhet të përpiqen të mbajnë Paradë Krenarie në Budapest këtë vit.

Të martën, ministri hungarez i Drejtësisë ia dërgoi një letër disa ambasadave të huaja, duke i njoftuar se Parada e Krenarisë është “tubim i ndaluar ligjërisht, organizimi dhe shpallja e të cilit përbën vepër penale të dënueshme me burg deri në një vit, sipas ligjit hungarez”.

Ministri Bence Tuzson e dërgoi letrën një ditë pasi diplomatët nga Britania, Franca, Gjermania dhe 30 vende të tjera shprehën mbështetje për komunitetin LGBTQ të Hungarisë dhe Paradën e Krenarisë në Budapest./REL

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

By: Elva
23 June 2025 at 15:32

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian […]

The post Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë appeared first on BoldNews.al.

Hungaria ‘shënjestroi’ OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

24 May 2025 at 13:34

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit Viktor Orbán, i cili cilësohet si një kërcënim serioz ndaj organizatave joqeveritare dhe mediave të pavarura.

Projektligji për “transparencën e jetës publike”, sipas Komisionit, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të BE-së dhe nëse miratohet, Brukseli nuk do të hezitojë të ndërmarrë masa.

“Komisioni ka shqetësime serioze lidhur me projektligjin… Nëse miratohet, do të përbëjë një shkelje serioze të të drejtës së Bashkimit Evropian. Prandaj, kërkojmë që të tërhiqet nga procesi legjislativ,” deklaroi zëdhënësi i KE-së.

Projektligji është kritikuar gjerësisht nga rreth 300 organizata, përfshirë Amnesty International dhe Transparency International, që e konsiderojnë një “manovër autoritare” për të heshtur opozitën, sidomos në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Sipas përmbajtjes së projektligjit:

OJQ-të që kritikojnë vlerat kushtetuese (si përparësia e martesës, familjes tradicionale dhe gjinive biologjike) mund të përfshihen në një listë të zezë.

Ato do të duhet të marrin leje për të pranuar fonde nga jashtë.

Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren, dhe donacionet mund të bllokohen nëse synojnë ndikimin në jetën publike.

Gjobat mund të arrijnë deri në 25 herë vlerën e fondit të marrë, ndërsa në rast përsëritjeje parashikohet ndalim i aktivitetit.

Kundërshtarët e kanë cilësuar ligjin si një “putinizim” të Hungarisë, duke e krahasuar me praktikat autoritare të Kremlinit.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e Hungarisë të dielën për të kundërshtuar ligjin, që sipas qeverisë Orbán ka për qëllim shpërbërjen e rrjeteve të propagandës të financuara nga jashtë.

BE-ja ka ngrirë tashmë 18 miliardë euro fonde për Hungarinë, për shkelje të mëparshme të ligjit evropian, përfshirë çështjet që lidhen me të drejtat e LGBTQ+, të azilkërkuesve dhe konfliktet e interesit në tenderët publikë.

Një grup prej rreth 20 eurodeputetësh ka kërkuar ngrirjen e plotë të fondeve, nëse projektligji miratohet.

The post Hungaria ‘shënjestroi’ OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin! appeared first on Sot News | Lajme.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të ndërpresë fondet e BE-së për Hungarinë

22 May 2025 at 17:20

Një grup eurodeputetësh i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të ngrijë fondet e BE-së për Hungarinë me efekt të menjëhershëm për shkak të shkeljes së supozuar të sundimit të ligjit nga qeveria e kryeministrit Viktor Orbán.

Letra, e botuar të martën, iu drejtua Komisionerit Evropian për Buxhetin, Piotr Serafin dhe Komisionerit për Demokraci dhe Drejtësi, Michael McGrath dhe u nënshkrua nga 26 eurodeputetë nga pesë grupe të ndryshme politike, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Ne, 26 anëtarë të Parlamentit Evropian, po shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Hungari. Ne i kërkojmë Komisionit Evropian të rrisë presionin mbi qeverinë e Viktor Orbán që të ndalojë shkeljen e vlerave të BE-së dhe ligjeve të BE-së duke pezulluar menjëherë të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi për të mbrojtur interesin financiar të Bashkimit”, thuhet në letër.

Letra kujton se Komisioni aktualisht po i “mban” 18 miliardë euro të Hungarisë përmes mekanizmave të ndryshëm të aktivizuar në dhjetor 2022 kryesisht “për shkak të korrupsionit të përhapur” dhe “shkeljeve serioze të sundimit të ligjit nga qeveria”.

“Me keqardhje, që nga vendimet e dhjetorit 2022, Hungaria jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë përparim domethënës drejt përmbushjes së kushteve dhe/ose objektivave të përcaktuara, por në vend të kësaj ka parë regres të mëtejshëm alarmues”, thuhet në letër. /Telegrafi/

The post Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të ndërpresë fondet e BE-së për Hungarinë appeared first on Telegrafi.

Hungaria tërhiqet nga Gjykata e Hagës

By: Rovena
20 May 2025 at 22:50

Parlamenti i Hungarisë miratoi ka miratuar projektligjin që mundëson fillimin e tërheqjes 1-vjeçare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Votimi formalizon procesin që ka filluar që prej muajit prill nga kryeministri Viktor Orbán, i cili njoftoi se vendi do të largohej nga gjykata që ndjek penalisht ata që akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid

“Hungaria kundërshton me vendosmëri përdorimin e organizatave ndërkombëtare, në veçanti gjykatave penale, si instrumente të ndikimit politik”, thuhet në projektligj.

Sipas kryeministrit Orbán, gjykata nuk është më “e paanshme”, por më tepër një “gjykatë politike”.

Budapesi ka hedhur poshtë urdhër-arrestin e GJNP-së ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës Izrael-Hamas në Gaza.

Në Mars, Hungaria e kundërshtoi urdhrin kur Netanyahu vizitoi Budapestin për një udhëtim të rrallë jashtë vendit. Në përgjigje Gjykatës Ndërkombëtare Penale nisi procedurat e mosrespektimit të urdhrit kundër Hungarisë.

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

16 May 2025 at 08:59

Një thriller spiunazhi me Ukrainën, një lamtumirë e mentalitetit të paqes, një shpallje lufte ndaj opozitës: Hungaria po kalon një periudhë të trazuar këto ditë. Spiunazhi, lufta e shërbimeve sekrete, epoka e akullnajave diplomatike me Ukrainën, fushata propagandistike pro-ruse, fjalimi luftarak i ministrit të Mbrojtjes dhe së fundmi hetimi i dyshimtë kundër kundërshtarit më të rëndësishëm […]

The post Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi appeared first on BoldNews.al.

Kievi i akuzoi për spiunazh, Hungaria dëbon dy diplomatë ukrainas

9 May 2025 at 17:14

Qeveria hungareze ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh.

Ky vendim, vjen edhe pas akuzave të Kievit për ekspozimin e një rrjeti spiunazhi hungarez.

“Dy spiunët” po punonin nën mbulim diplomatik në ambasadën ukrainase në Budapest”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó nëpërmjet një reagimi në Facebook.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si agjentë në Zakarpatia dhe pretendon se njeriu që i udhëhiqte ata është një punonjës i inteligjencës ushtarake hungareze.

SBU-ja tha se kjo është hera e parë që Ukraina zbulon një rrjet hungarez të spiunimit duke punuar për ta minuar sigurinë e vendit.

Ky njoftim vjen mes tensioneve midis Ukrainës dhe Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban ka ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Kremlinit, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

By: Ardit
9 May 2025 at 15:52

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte informacione të ndjeshme për mbrojtjen ushtarake dhe opinionin publik në rajonin perëndimor të Zakarpatias, i cili kufizohet me Hungarinë dhe ka një popullsi të konsiderueshme me prejardhje hungareze. Hungaria reagoi duke dëbuar dy diplomatë ukrainas […]

The post Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit appeared first on BoldNews.al.

Hungaria dëbon dy spiunë të dyshuar nga Ambasada e Ukrainës në Budapest

9 May 2025 at 15:29

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka njoftuar dëbimin e dy personave nga Hungaria, të cilët dyshohet se kanë kryer spiunazh nën mbulim diplomatik në Ambasadën e Ukrainës në Budapest.

Kjo ka ndodhur pas një hetimi lidhur me dyshimet për aktivitet spiunazhi, raportoi agjencia e lajmeve UNN, duke iu referuar Telex.

Pasi Szijjártó komentoi mbi ekspozimin e një rrjeti të dyshuar të spiunëve hungarezë në Ukrainë, duke e quajtur atë si pjesë të “propagandës anti-hungareze” të pabazë, ai njoftoi për dëbimin e dy personave nga territori hungarez.

Në deklaratën e tij, Szijjártó theksoi: “Sot dy spiunë që punonin nën mbulim diplomatik në Ambasadën e Ukrainës në Budapest u dëbuan nga Hungaria.” Ai gjithashtu shtoi se vendimi përkatës iu dorëzua ambasadorit ukrainas në Budapest në minutat e fundit të ditës.

Kjo ngjarje ka pasuar raportimet e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), të cilat më 9 maj zbuluan një rrjet spiunësh të dyshuar hungarezë në rajonin e Zakarpattia, ku ata dyshohet se kanë monitoruar bazat ushtarake dhe kanë ndjekur ndjenjat e komunitetit hungarez në këtë zonë. Informacioni i mbledhur u transferua më tej tek oficerët ndërlidhës ushtarakë hungarezë.

Hetimet janë në vazhdim dhe të dy personat janë arrestuar dhe janë në paraburgim, ku ata mund të përballen me akuza për tradhti dhe një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm, së bashku me konfiskimin e pasurive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hungaria dëbon dy spiunë të dyshuar nga Ambasada e Ukrainës në Budapest appeared first on Euronews Albania.

Orban: Hungaria kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

9 May 2025 at 09:40

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të përfaqësonte “vetëvrasje ekonomike” për Evropën, duke theksuar se Hungaria nuk e mbështet këtë proces, as një procedurë të përshpejtuar për pranimin e saj.

Orban kritikoi udhëheqësit evropianë, veçanërisht Partinë Popullore Evropiane, për vendimin e tyre se Bashkimi Evropian duhet të “vazhdojë luftën, të mbajë sanksionet dhe të eliminojë plotësisht energjinë ruse, pavarësisht pasojave për ekonominë”, raportoi agjencia “MTI”.

Ai tha se Hungaria po punon për të arritur paqen, sepse kjo do të lejonte heqjen e sanksioneve, uljen e çmimeve të energjisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, gjë që do ta bënte jetën më të lehtë për familjet hungareze.

Përveç kësaj, Orbán paralajmëroi se ndalimi i importit të energjisë ruse, nëse Brukseli ia del mbanë, mund të çojë në një rritje “drastike” të kostove për prodhuesit e energjisë në Hungari.

Ai deklaroi se familjet hungareze së shpejti mund të paguajnë dyfish më shumë për gazin dhe energjinë elektrike.

Sipas tij, Hungaria ka bërë përpjekje të mëdha për t’i bërë çmimet e energjisë për familjet ndër më të ulëtat në Evropë, pavarësisht kostove të sanksioneve kundër Rusisë.

Orbán theksoi se aktualisht ngrohja e një shtëpie mesatare hungareze kushton midis 700 dhe 800 euro, ndërsa në Sllovaki arrin në rreth 1,350 euro, dhe në Poloni madje deri në 2,400 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban: Hungaria kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian appeared first on Euronews Albania.

Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

27 April 2025 at 20:08

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku.

A ka shanse Erdo të pasojë argjentinasin? Dhe, ndoshta më intriguese, cila është marrëdhënia e tij me kryeministrin gjithnjë e më autoritar të Hungarisë, Viktor Orban?

Kush është Peter Erdo?

Erdo konsiderohet gjerësisht si “papabile” – një term që përdoret për kandidatët me gjasa reale për t’u bërë papë.

Teorikisht, çdo mashkull i pagëzuar katolik është i pranueshëm për papatin, por që nga shekulli i 14-të, vetëm kardinalët janë zgjedhur.

Aktualisht ka 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi vetëm ata nën moshën 80-vjeçare mund të marrin pjesë në konklavë.

Erdo mund të arrijë të sigurojë dy të tretat e votave në Konklavën Papnore që pritet të nisë në fillim të majit (jo më herët se 16 ditë pas ndarjes nga jeta të papës, sipas rregullave aktuale).

Kredencialet e tij janë të fuqishme: nga viti 2006 deri më 2016 ai ka drejtuar Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane – një organizatë e rëndësishme që përfaqëson ipeshkvijtë katolikë në Evropë.

Kjo është me peshë, pasi kardinalët evropianë vazhdojnë të përbëjnë bllokun më të madh të votuesve.

Por Erdo nuk ka ndërtuar lidhje vetëm në Evropë.

Nëpërmjet punës së tij në këshill, ai ka krijuar kontakte të rregullta me përfaqësues të Kishës nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine – rajone që po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në Kishën Katolike.

Ai flet rrjedhshëm italisht dhe latinisht – gjuhë kyçe në hierarkinë e Vatikanit – dhe është një ekspert i njohur i së drejtës kanonike, që rregullon funksionimin e brendshëm të Kishës.

Një nga arritjet e tij më të mëdha është sjellja e Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Budapest, në vitin 2021 – një ngjarje madhore e cila mblodhi klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe papën.

Ky aktivitet i dha Erdos një platformë të fuqishme për të rritur dukshmërinë dhe për të ndërtuar rrjete të rëndësishme si në Vatikan, ashtu edhe në famullitë katolike në mbarë globin.

Por, ndoshta arma e tij më e fortë është pragmatizmi.

Edhe pse konsiderohet konservator – për shembull, ai është kundër dhënies së Kungimit të Shenjtë për katolikët e divorcuar – Erdo ka bashkëpunuar me Papa Françeskun dhe ka shmangur kritikat publike ndaj tij, ndryshe nga shumë figura të krahut tradicionalist.

Papa Françesku madje e kishte përfshirë Erdon në organizimin e takimeve të posaçme të Vatikanit për çështjet familjare, dhe vizitoi Hungarinë dy herë gjatë mandatit të tij.

A ka lidhje Erdo me Viktor Orbanin?

Por, çfarë mund të thuhet për lidhjet e Erdos me Qeverinë e Viktor Orbanit dhe partinë në pushtet, Fidesz – që vetëidentifikohet si mbrojtëse e vlerave judeo-kristiane dhe shpeshherë përballet me institucionet e Bashkimit Evropian?

Shteti hungarez financon Kishën Katolike dhe komunitete të tjera fetare të njohura përmes mbështetjes për edukimin fetar, kompensimit për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe organizimin e ngjarjeve si Kongresi Eukaristik.

Gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015, Erdo e krahasoi pranimin e emigrantëve me ndihmën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore – një qëndrim që përputhej më shumë me retorikën e Orbanit sesa me qëndrimin më tolerant të Papës Françesku.

Megjithatë, ai më pas paralajmëroi kundër përplasjes së feve dhe vuri në pikëpyetje nëse një kontinent mund të quhet vërtet i “krishterë”, duke iu kundërvënë në mënyrë të tërthortë retorikës kundër “islamizimit të Evropës” nga ana e Orbanit.

Erdo duket se ndjek të njëjtën qasje pragmatike ndaj Qeverisë hungareze si ndaj fraksioneve brenda Kishës Katolike.

Ai nuk e ka mbështetur publikisht partinë në pushtet, megjithatë shumë priftërinj në Hungari u kanë bërë thirrje besimtarëve që të votojnë për Fidesz.

Ai ka zgjedhur me kujdes betejat e tij me Budapestin. Ka qëndruar i heshtur ndaj disa ligjeve të debatueshme, por është shprehur hapur për të tjera. Për shembull, ai nuk e kritikoi ndalimin e njerëzve të pastrehë në vitin 2018 – një masë në kundërshtim me mësimet e Papës Françesku.

Por, kur Qeveria ndërmori hapin për të shtetëzuar klinikat e fertilizimit (IVF) një vit më vonë, Erdo nuk kurseu kritikat.

Edhe pse shumë vëzhgues të Vatikanit mendojnë se mund të zgjidhet papa i parë afrikan apo aziatik, një kandidat kompromisi për të stabilizuar Kishën pas viteve progresive e sfiduese të Françeskut mund të jetë pikërisht primati i Hungarisë. /REL/

The post Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin? appeared first on Telegrafi.

Profil/ Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

By: user 6
25 April 2025 at 20:54

Ish-mbështetësi i Fidesz tani kundërshtar i Orbanit, Peter Magyar, është tani politikani më i preferuar në Hungari. Partia e tij Tisza kryeson dukshëm në sondazhe kundrejt partisë së Orbanit. Si e ka arritur ai këtë?

Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, duan t’i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies. Ose duan t’i thinë atij, se nuk mund të vazhdohet më si deri tani dhe se ai është shpresa e tyre e madhe.

Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.

Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata. Prej javësh ai ndodhet në një turn ë qytetet e fshtrat e Hungarisë – ndryshe nga Orbani, që mburret se është një “djalë fshati” dhe “luftëtar i rrugës”, por që rrallëherë e ndesh në rrugë.

Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autorkratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.

Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit

Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk i aka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si i aka arritur ai kësaj?

Shumë hungarezë prej kohësh janë të pakënaqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit të tij shërbejnë vetëm klientelën e tyre, që përbën gati një tretën e elektoratit në vend. Lehtësime fiskale dhe favorë financiare janë të përshtatura për këtë klientelë, së cilës i jepen poste në shtet dhe administratë, firmat e tyre përfitojnë nga tenderat shtetërorë. Të gjithë të tjerët rropaten për t’ia dalë disi jashtë këtij sistemi ose jetojnë në kushte të vështira.

Përkundër retorikës së Orbanit, se në Hungari është më mirë se kudo tjetër në BE, në pjesën më të madhe infrastruktura është lënë pasdore – duke nisur që nga rrugët e këqia, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shërbimet publike në kushte kaotike.

Dalje nga sistemi

Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.

Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanindo e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.

Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit

Magyar, mbiemri i të cilit do të thotë shprehimisht “hungarez”, u shfaq në shkurt 2024 duke dalë nga hiçi. Ai doli në publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorëheqjen në kuadër të së ashtuquajturës aferë shpërdorimi. Ajo i pati dhënë falje një personi të dënuar për bashkëpunim në abuzimin e fëmijëve. Në kuadër të aferës u largua nga politika edhe ish- bashkëshortja e Magyarit, deri në ato momente kryesuese e listës së Fideszit për zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim të madh të publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fëmijëve në qendër të politikës së tij, duke bërë shumë punë propagandistike.

Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.

Brenda katër muajve ai arriti të merrte në zgjedhje një rezultat të lartë dyshifror me partinë e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kësaj partie në Partitë Popullore Europiane (EVP), prej të cilave Orbani e nxorri partinë e tij Fidesz në vitin 2021, për t’i paraprirë një përjashtimi të mundshëm.

“Orbani nuk e ka menduar kurrë se mund t’i ndodhë diçka e tillë,” thotë sociologu, Zoltan Somogyi. “Përveç kësaj Magyari arriti të gjitha këto pa ndonjë buxhet të madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, që harrxhoi miliarda për propagandën.”

Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.

Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?

Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.

Kritiku më i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri së fundi në skenën politike me partinë e tij Tisza, vetëm pak javë para zgjedhjeve, arriti rreth 30 për qind – deri tani rezultati më i lartë i arritur nga një parti opozitare kundër Orbanit që nga viti 2010 kur erdhi në pushtet. Magyar është një renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste të paguara mirë në aparatin shtetëror të Orbanit viteve të fundit dhe u shfaq në publik për herë të parë në shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar përfaqëson pozicionet konservatore të Fidesz-it të krahut të djathtë në shumë aspekte, për shembull në politikën e migracionit, por premton të pastrojë korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet në sistemet shëndetësore dhe arsimore. Përveç kësaj, ndryshe nga Orban, ai është shprehimisht pro-evropian.

Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) një ndryshim pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2026 dhe njoftoi: “Tani fillon vallëzimi!”

Raporte problematike me gazetarët

Lidhur me temën e migracionit Magyar do të vazhdojë linjën e Orbanit – por akuzon kryeministrin për moral të dyfishtë, se ndërkohë ka tërhequr dhjetra mijëra migrantë pune nga vendet jo anëtare të BE-së. Paraqitjet e tij publike kanë ngjashmëri me populizmin e Orbanit, ndonëse Magyar kujdeset që të përçojë mesazhe pozitive, në vend që të të yshtë vazhdimisht kundër të tjerëve si Orbani. Magyar prezantohet si jë nacional-konservator i suksesshëm, i sinqertë dhe më i mirë, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. Ndonjëherë ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarët e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka një raport po aq problematik sa edhe Orbani.

Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmontë atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë. Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz. /DW

The post Profil/ Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari appeared first on Lapsi.al.

ICC “nis hetimin” ndaj Hungarisë për dështimin në arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu

17 April 2025 at 20:45

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare duan që Hungaria të shpjegojë pse dështoi në arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kur ai vizitoi Budapestin në fillim të këtij muaji.

Në një dosje të lëshuar vonë të mërkurën, gjykata me bazë në Hagë nisi “procedurat” kundër Hungarisë pasi vendi i mirëpriti Netanyahun në tapetin e kuq, pavarësisht një urdhër-arresti të ICC-së për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën në Gaza, përcjell Telegrafi.

Gjatë vizitës, kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se vendi i tij do të largohej nga gjykata, duke pretenduar në radion lokale se ICC “nuk ishte më një gjykatë e paanshme, jo një gjykatë e ligjit, por një gjykatë politike”.

Udhëheqësi hungarez, i konsideruar nga kritikët si një autokrat dhe prishësi më intransigjent i BE-së në vendimmarrjen e bllokut, mbrojti vendimin e tij për të mos arrestuar Netanyahun.

ICC dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë kritikuar kundërshtimin e Hungarisë ndaj urdhrit kundër Netanyahut. /Telegrafi/

The post ICC “nis hetimin” ndaj Hungarisë për dështimin në arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu appeared first on Telegrafi.

SHBA heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

By: Rovena
16 April 2025 at 10:07

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm.

Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit, tha Bruce përmes një njoftimi, duke shtuar se vazhdimi i mbajtjes së tij në listën e sanksioneve nuk është në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Dy kryediplomatët po ashtu kanë biseduar për forcimin e rreshtimit SHBA-Hungari për çështje kritike dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, tha Bruce.

Orban dhe partia e tij, Fidesz kanë qenë në mesin e mbështetësve më të zëshëm në Evropë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Më herët gjatë këtij viti, Uashingtoni njoftoi më 7 janar për sanksionet ndaj Roganit nën dyshimet se ai ishte përfshirë në korrupsion, duke thënë se ai “përdori rolin e tij për ta pasuruar veten dhe besnikët e partisë së tij”.

Ambasadori i atëhershëm amerikan në Hungari, David Pressman, kishte deklaruar se “korrupsioni sistematik po ndikon në vendimmarrjen e Hungarisë për çështje që kanë ndikim në sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve tanë”.

Pressman u largua nga posti i ambasadorit para se Trump të merrte detyrën e presidentit më 20 janar

Qeveria e Orbanit, që i ka quajtur sanksionet ndaj Roganit si “hakmarrje personale e ambasadorit”, ka mirëpritur njoftimin e ri të Uashingtonit për heqjen e sanksioneve, duke thënë se kjo është “shenjë e qartë se gjërat kanë ndryshuar në Uashington”.

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, shkroi në X se vendimi “konfirmon ndryshimin e politikës amerikane me kthimin e Trumpit, duke zhbërë vendimet që Hungaria i sheh si vendime të padrejta që janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje”./REL

Hungaria miraton amendamentin kushtetues për të ndaluar ngjarjet publike LGBTQ+

14 April 2025 at 22:36

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament në kushtetutë, që i lejon qeverisë të ndalojë ngjarjet publike nga komunitetet LGBTQ+.

Studiuesit juridikë dhe kritikët e quajnë vendimin e së hënës një hap tjetër drejt autoritarizmit, pasi qeveria populiste vazhdon të kufizojë të drejtat e komuniteteve LGBTQ+, transmeton Telegrafi.

Amendamenti kaloi sipas linjave partiake, me 140 vota pro dhe 21 kundër. Ai u propozua nga koalicioni qeverisës Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri populist Viktor Orbán, të cilin kritikët e kanë akuzuar për përdorimin e taktikave gjithnjë e më autokratike gjatë sundimit të tij 15-vjeçar.

Përpara votimit, politikanët e opozitës dhe protestuesit e tjerë u përpoqën të bllokonin hyrjen e një garazhi të parkimit të parlamentit, për të parandaluar hyrjen e ligjvënësve të partisë në pushtet.

Policia largoi fizikisht demonstruesit që kishin përdorur zinxhirë për t’u lidhur.

Amendamenti kodifikon një ndalim të ngjarjeve publike LGBTQ+ duke përfshirë ngjarjen popullore Pride, që tërheq mijëra njerëz çdo vit në kryeqytetin, Budapest.

Ai deklaron se të drejtat e fëmijëve për zhvillim moral, fizik dhe shpirtëror zëvendësojnë çdo të drejtë tjetër themelore përveç të drejtës për jetë, duke përfshirë atë për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.

Amendamenti i ri gjithashtu lejon që hungarezët që kanë shtetësi të dyfishtë në një vend jo të Zonës Ekonomike Evropiane, t’u pezullohet shtetësia nëse konsiderohen se përbëjnë një kërcënim për rendin publik, sigurinë publike ose sigurinë kombëtare.

Amendamenti është i 15-ti i kushtetutës së Hungarisë që kur partia e Orbanit autorizoi dhe miratoi në mënyrë të njëanshme dokumentin në vitin 2011. /Telegrafi/

 

The post Hungaria miraton amendamentin kushtetues për të ndaluar ngjarjet publike LGBTQ+ appeared first on Telegrafi.

Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest

14 April 2025 at 11:49

Udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare të Hungarisë të dielën u tha mijëra mbështetësve se ai do ta nxirrte vendin e tij nga izolimi ndërkombëtar nëse mposht kryeministrin Viktor Orbán në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Péter Magyar, kreu i partisë Respekt dhe Liri (Tisza), përfaqëson sfidën më serioze ndaj pushtetit të Orbanit që kur lideri populist i krahut të djathtë mori detyrën në vitin 2010, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Tisza ka kaluar partinë Fidesz të Orbanit, ndërsa Hungaria po përballet me një ekonomi në stagnim dhe është “anashkaluar politikisht” në Bashkimin Evropian për politikat e Orbanit.

Duke folur në një tubim në Budapest të dielën, Magyar tha se, nëse zgjidhet, ai do të rivendoste marrëdhëniet dhe reputacionin e Hungarisë mes aleatëve të saj që kanë vuajtur pasi Orbán ka sulmuar BE-në dhe ka ndjekur marrëdhënie të ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina.

Magyar theksoi: “Atdheu ynë, Hungaria, do të jetë edhe një herë një aleat krenar dhe i besueshëm i NATO-s. Hungaria do të jetë përsëri një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”.

Orbán, një lider i vetë-përshkruar “joliberal”, është akuzuar nga kritikët se e ka nxjerrë Hungarinë jashtë komunitetit të demokracive evropiane duke “gërryer” institucionet demokratike, duke shkelur pavarësinë e gjyqësorit dhe duke marrë nën kontroll pjesën më të madhe të mediave të Hungarisë.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, ai dhe partia e tij Fidesz kanë udhëhequr vendin me dy të tretat e shumicës në parlament dhe kanë mundur lehtësisht çdo opozitë.

Por sondazhet e fundit sugjerojnë se Tisza ka dalë përpara Fidesz në popullaritet pasi fushata e Magyar fokusohet në çështjet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi si inflacioni i vazhdueshëm, një sistem i dobët shëndetësor dhe korrupsioni i supozuar i qeverisë.

Nóra Farkas, një mbështetëse e Magyarit në tubim, tha se kishte shpresuar për humbjen e Orbanit në zgjedhjet e fundit kombëtare të Hungarisë në vitin 2022, por se me rreth një vit deri në zgjedhjet e ardhshme, ajo është më e sigurt se ndryshimi është i mundur.

“Kushdo që mendon se gjërat po shkojnë mirë në këtë vend është i verbër. Orbán dhe rrethi i tij janë arsyeja kryesore për problemet”, mendon ajo.

Magyar tha se sistemi i Orbanit “nuk mund të reformohet, nuk mund të rregullohet, nuk mund të përmirësohet.

“Ky sistem mund të zëvendësohet vetëm dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë – ligjërisht, në mënyrë demokratike, por me vendosmëri, ne do të rrëzojmë regjimin”. /Telegrafi/

The post Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest appeared first on Telegrafi.

Hungaria kërkon nga BE-ja të shmangë luftën tarifore

By: Mirgen
7 April 2025 at 19:48

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që të ndërmarra hapa konkrete për të parandaluar luftën globale tarifore dhe në vend të kësaj të nisë negociata tregtare me SHBA-në dhe Kinën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, refuzon të tërhiqet nga tarifat pavarësisht frikës në rritje për një […]

The post Hungaria kërkon nga BE-ja të shmangë luftën tarifore appeared first on BoldNews.al.

❌
❌