Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2025Main stream

Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles

20 July 2025 at 15:55

Vetëm pak ditë pasi u nderua me titullin OBE nga Mbreti Charles për kontributin në muzikë dhe bamirësi, Leona Lewis u shfaq më joshëse se kurrë në një performancë mahnitëse në klubin legjendar GAY në Londër, të shtunën mbrëma.

Këngëtarja 40-vjeçare, e njohur për zërin e saj të jashtëzakonshëm dhe stilin elegant, u ngjit në skenë me një fustan të zi ngjitur pas trupit, të kombinuar me një xhaketë lëkure të varur mbi supe.

Pamjen e plotë e përfundoi me këpucë platformë me print zebre, një çantë dore me xixa dhe vathë të mëdhenj, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, shkruan DailyMail.

Leona elektrizoi publikun me disa prej hiteve të saj më të mëdha, ndërsa në skenë iu bashkuan mbretëresha drag, duke e kthyer natën në një festë energjike dhe përplot emocione.

Performanca u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët festuan përkrah saj suksesin dhe ndikimin e saj në skenën muzikore.

Vetëm disa ditë më parë, Leona mori Urdhrin e Perandorisë Britanike në një ceremoni në Kështjellën Windsor, në njohje të arritjeve të saj në muzikë dhe angazhimit në kauza bamirësie.

Ajo është një nga fitueset më të suksesshme të X Factor, me këngë të paharrueshme si “Bleeding Love”, “Run” dhe “Better In Time”, si dhe një mbështetëse aktive e organizatave si WWF, Teenage Cancer Trust dhe Prince’s Trust.

Në të njëjtën ceremoni u nderua edhe Myleene Klass, e cila mori titullin MBE për punën e saj në fushën e shëndetit të grave dhe ndërgjegjësimit mbi abortin spontan, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e tabuve dhe mbështetjen emocionale për gratë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

The post Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles appeared first on Telegrafi.

​Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”

20 July 2025 at 15:23

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderoi aktorin e njohur të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Laert Vasili, me titullin e lartë kishtar “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”, një vlerësim për kontributin e tij të shquar në art dhe kulturë, si dhe për mbështetje ndaj trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve.

Hoti: Laerti është një kalorës i Krishtit.

“Ndihem i privilegjuar dhe thellësisht i përulur të qëndroj sot para jush në këtë ditë të veçantë. Jemi mbledhur për të nderuar një shërbesëtar të veçantë të kishës sonë. Një kalorës shpirtëror, një misionar të palodhur, një vëlla që ka dhënë gjithçka në shërbim të Krishtit dhe popullit tonë, zotëri Laert Vasili. Sot në bekimin e lumturisë tuaj, shpallim zyrtarisht titullin Kalorës i Shën Konstadin Dardanasit. Ky nuk është vetëm një titull simbolik, është një dëshmi e shpirtit të tij të përkushtuar, punës së tij të heshtur por të ndritshme, është një përgjigje ndaj thirrjes së Zotit për të qenë dritë në errësirë, shpresë në dëshpërim dhe forcë në dobësi”, tha përfaqësuesi i Kishës, Alban Hoti.

Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”, është përuruar në Prishtinë më 20 prill, në ditën e Pashkëve, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikolla Xhufka.

Sipas tij, hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.

Përgjatë shërbesës së dhënies së titullit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikollë Xhufka bëri lutje për Kosovën.

Xhufka: Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve

“Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve. Afër kryeministrit, afër politikanëve, afër shtetit por mbi të gjitha qëndron afër atdheut dhe lutemi si kishë që perëndia ta forcojë shtetin e Kosovës me besim dhe me kurajë. Të bekuar janë të gjithë ata që ndihmojnë në emrin e Zotit.”
Ceremonia e ndarjes së këtij titulli u mbajt në objektin e Kishës në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe besimtarë ortodoksë. Laert Vasili e pranoi këtë vlerësim me mirënjohje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe shpirtëror.

Vasili: Ortodoksia është një amanet i të pareve.

“Ky rrugëtim filloi para diku dy vitesh kur fortlumturia e tij atëherë me një guxim të jashtëzakonshëm rrezikoi jetën për hir të besimit të krishterë ortodoks shqiptar duke vazhduar udhën e imzot Fan Nolit për meshën në shqip dhe i cili u shugura mitropolit nga ungji i gjyshes sime, Jerotheo Andon Jahu. Ortodoksia shqiptare është një amanet i të pareve të mi për të mbajtur meshën në gjuhën tonë, në gjuhën shqipe. E unë pata fatin të shoqëroja atëherë fortlumturinë e tij në ditëlindjen e Gjergj Kastriotit këtu në Prishtinë dhe tani pas 15 muajsh gjendemi këtu, ku është themeluar tashmë kisha autoqefale e Kosovës dhe këtu gjej rastin të falënderoj Alban Hotin për gjithë mbështetjen me vetmohim që i ka dhënë fortlumturisë së tij, Nikollës së pare dhe bekimi i të pareve të mi nga Jerotheo Andon Jahu, i cili fjeti në malin e shenjtë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar si ekzark patriarkal i Konstandinopojës dhe pastaj si murg i thjeshtë”, tha ai. /KP/

The post ​Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit” appeared first on Telegrafi.

Fatura e mundshme e divorcit të Andy Byron pas skandalit në koncertin e Coldplay mund të arrijë shifra marramendëse

20 July 2025 at 13:21

Andy Byron, drejtuesi ekzekutiv i firmës së inteligjencës artificiale Astronomer, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku shihej duke puthur kolegen e tij Kristin Cabot në një koncert të Coldplay, mund të përballet me pasoja të rënda financiare nëse bashkëshortja e tij, Megan Kerrigan, vendos të kërkojë divorc.

Ekspertët ligjorë thonë se Kerrigan, me të cilën Byron ka dy fëmijë, ka të drejtë të kërkojë gjysmën e pasurisë së tij, e cila vlerësohet të jetë nga 20 deri në 70 milionë dollarë (afërsisht 18.4 deri në 64.4 milionë euro), sipas Economic Times.

Kjo, për shkak të ligjeve martesore të Massachusetts, të cilat kërkojnë ndarje të barabartë të pasurisë për çiftet që kanë qenë të martuar për më shumë se shtatë vjet, shkruan nypost.

Avokatja e njohur e çështjeve familjare, Nancy Chemtob, u shpreh se nëse nuk ka një marrëveshje paramartesore apo pasmartesore, Kerrigan mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Ajo theksoi gjithashtu se nëse Byron ka përdorur para nga pasuria martesore për të mbështetur lidhjen e tij me Kristin Cabot, kjo mund të ndikojë negativisht për të në procesin e divorcit.

Ndërkohë, Kristin Cabot, e cila dyshohet se është ende e martuar me biznesmenin Andrew Cabot, mund të mos përballet me të njëjtat pasoja financiare, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj duket se janë bashkë prej një kohe më të shkurtë dhe mund të kenë marrëveshje paraprake.

Videoja që bëri xhiron e rrjeteve, ku Byron shihet duke u puthur me kolegen gjatë koncertit, mund të përdoret si provë në gjyq, por ekspertët ligjorë paralajmërojnë se shumica e gjykatave në Massachusetts janë të rezervuara në zbatimin e dispozitave për tradhtinë, përveç rasteve kur ka abuzim financiar apo shkelje të kontratës martesore.

Në gjithë këtë situatë, siç u shpreh edhe avokatja Chemtob, “humbësit e vërtetë janë fëmijët”, të cilët mund të ndihen të përfshirë në një dramë që po zhvillohet para syve të gjithë botës. /Telegrafi/

@news.com.au

A cute moment at a Coldplay moment turned awkward when it busted a tech CEO with his head of HR. #coldplay #concert #music #fyp #usa

♬ original sound – News.com.au

The post Fatura e mundshme e divorcit të Andy Byron pas skandalit në koncertin e Coldplay mund të arrijë shifra marramendëse appeared first on Telegrafi.

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve” – Efi reagon pas akuzave të rënda në rrjet

20 July 2025 at 11:38

Efi Dhedhes, ish-banore e Big Brother VIP Albania dhe personazh i njohur në rrjetet sociale, është përballur së fundmi me akuza publike që e lidhin atë me persona të dënuar në burgje.

Një ndjekëse e akuzoi publikisht përmes një komenti në profilin e saj: “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, duke e përfshirë Efin në një listë vajzash të njohura të showbiz-it shqiptar që dyshohet se kanë kontakte me të burgosur.

Efi reagoi menjëherë përmes një videoje në rrjetet sociale, duke e mohuar kategorikisht këtë pretendim dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj portaleve që, sipas saj, shpifin vetëm për klikime.

Foto: Efi Dhedhes/InstaStory

Ajo kërkoi ndalimin e lajmeve të pavërteta dhe theksoi se shpifjet ndaj personazheve publikë po bëhen të papërballueshme.

“Ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet, por tani them që duhet të ndaloni. Duhet të ketë një ligj për shpifje.

Nuk më duket aspak e drejtë që dikush, vetëm se është personazh publik, të tolerojë këtë lloj gjuhe.

Unë njeri jam, dhe kjo nuk ma ndien, thjesht po bëj këtë story që t’ju them: a u kënaqët?”, tha ajo me tone të ashpra.

Efi e mbylli reagimin me një thumb ironik, duke sqaruar: “Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh. Nëse do të ishte përmendur emri im, do të ishte shkruar E.Dh.”

Për momentin, ajo nuk ka paralajmëruar veprime ligjore, por kërkesa për të ndaluar shpifjet në medie duket më e fortë se kurrë. /Telegrafi/

The post “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve” – Efi reagon pas akuzave të rënda në rrjet appeared first on Telegrafi.

Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!”

20 July 2025 at 09:46

Në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, nëntë regjisorë dhe animatorë të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, prezantuan projektet e tyre origjinale në kuadër të programit “Pitch It!” – një program që çdo vit po shndërrohet në një platformë të rëndësishme për talentet nga rajoni.

Ky event e përforcon rolin e Anibarit si një hapësirë mbështetëse për njerëzit e rinj në animacion, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe duke promovuar iniciativa të reja nga Ballkani Perëndimor.

Këtë vit, “Pitch It!” u organizua në kuadër të projektit “Bashkë-prodhimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, mbështetja dhe promovimi i krijimit”, i mbështetur nga Fonds Equipe France i Ministrisë Franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, dhe i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), shkruan DailyMail.

Seanca u hap nga Blend Leci nga Kosova, i cili prezantoi projektin e tij “Ashphalt”, një tregim distopik në një qytet brutalist të kapur nga korrupsioni.

Diellza Bylygbashi, po ashtu nga Kosova, prezantoi “TIKA”, një tregim emocional dhe ndërgjegjësues i frymëzuar nga përvoja e saj personale me FIP (Peritoniti infektiv i macës). Erin
Krasniqi solli projektin “Free Bird”, të frymëzuar nga filmat e animuar të viteve 50–të, ndërsa Flaka Kokolli prezantoi projektin “Ende nuk kam qarë”, që shtjellon ndarjën e frikës dhe zemërimit nga një perspektivë femërore.

Katarina Zaharijeva nga Serbia, solli projektin “Libraria e Fundit në Botë”, i cili pasqyron frikën për të ardhmen e hapësirave kulturore dhe artistike. Nikola Andric prezantoi “Do të Bjerë Shi”, një animacion eksperimental që ndërthur tingullin operistik me imazhin.

Ndërkohë, Tinka Kelmendi nga Kosova prezantoi projektin “Çfarë Kujtojnë Rrënjët”, një animacion poetik dhe eksperimental, ndërsa Leke Cervadiku solli “Xhoko dhe Quku në Azil”, një histori që ndërthur folklorin me realitetet bashkëkohore të Ballkanit.

Seanca u mbyll me projektin e Verica Tenekedjivave nga Maqedonia e Veriut “Transportimi I Grave”, një rrëfim emocional për eksplorimin e jetës.

Juria u përbë nga profesionistët Bastien Dubois nga Franca, Rianne Stremmelaar nga Holanda dhe Vasco Sá nga Portugalia, të cilët dëgjuan prezantimet dhe dhanë komente të vlefshme, për të ndihmuar në formësimin e ideve përmes përvojës dhe njohurive të tyre ndërkombëtare.

Ne fjalën e saj rreth këtyre propozimeve, anëtarja e jurisë Rianne Stremmelaar u shpreh: “Prezantimet ishin interesante dhe të larmishme.

Kishte projekte që veçoheshin, që na tërhoqën vëmendjen – disa që tërheqin angazhim në shoqëri, të tjera imagjinative, humoristike apo inovative”.

Ndërsa edicioni i 16-të vazhdon, Anibar mbetet krenarisht një hapësirë ku imagjinata ndesh mundësitë dhe ku e ardhmja e animacionit fillon të marrë formë.

Përmes programeve si “Pitch It!”, festivali nxit jo vetëm shprehjen artistike, por edhe bashkëpunime afatgjata, mentorime dhe rrjetëzim të qëndrueshëm mes krijuesve. /Telegrafi/

The post Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!” appeared first on Telegrafi.

Simon Cowell drejt një tjetër spektakli talentesh, këtë herë për grup vajzash

19 July 2025 at 23:54

Pas jehonës që po merr seriali i tij i ri në Netflix për kërkimin e një grupi djemsh në stilin e One Direction, Simon Cowell po planifikon një tjetër shfaqje – këtë herë për të zbuluar një grup vajzash në frymën e Little Mix.

“The Next Act”, që pritet të shfaqet së shpejti në Netflix, ndjek Cowell teksa përzgjedh anëtarët e grupit të ardhshëm të djemve përmes audicioneve në të gjithë vendin.

Seriali pritet të ketë gjashtë episode dhe do përfshijë pamje prapa skenave dhe publikimin e këngës debutuese të grupit, shkruan DailyMail.

Duke parë pritshmëritë e larta, Cowell thuhet se po mendon tashmë një sezon të dytë, kësaj here me fokus tek grupet vajzërore.

“Ka shumë entuziazëm për këtë projekt dhe Simon është i vetmi që mund ta çojë përpara,” tha një burim për The Sun.

Ndërkohë, Cowell tërhoqi vëmendje edhe për një dalje të pazakontë në një panair kartash në Londër, ku bleu një kartë të rrallë Pokémon që kushton deri në 2 mijë paund.

Ai u pa miqësor me fansat dhe koleksionistët, duke bërë foto me ta.

Në një tjetër zhvillim, Simon mungoi në dasmën e Mel B dhe Rory McPhee, megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Arsyet e mungesës mbeten të paqarta, por marrëdhënia mes tyre duket e pandryshuar, pasi Mel u rikthye këtë vit si gjyqtare në “America’s Got Talent”. /Telegrafi/

The post Simon Cowell drejt një tjetër spektakli talentesh, këtë herë për grup vajzash appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 19 July 2025Main stream

Vanessa Hudgens shfaqet për herë të parë pas lindjes së fëmijës së dytë – një pamje e qetë në Los Angeles

19 July 2025 at 21:41

Vanessa Hudgens u pa për herë të parë në publik që pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, teksa shëtiste në Los Angeles me të voglin e saj.

Aktorja 36-vjeçare, e njohur nga “High School Musical”, u shfaq e relaksuar dhe e thjeshtë në veshje sportive, duke shtyrë karrocën buzë rrugëve të qeta të qytetit.

Fëmija i parë i çiftit, që mbushi një vjeç më 3 korrik, ishte veshur me një kostum neutral dhe mbante një shami në gojë, ndërsa Hudgens dukej natyrale, me flokët e mbledhur lart dhe syze dielli të mëdha nën rrezet kaliforniane, shkruan DailyMail.

Hudgens dhe bashkëshorti i saj, lojtari i bejsbollit Cole Tucker, 29 vjeç, e konfirmuan shtatzëninë e dytë vetëm pak ditë më parë përmes një postimi të ëmbël në rrjetet sociale me mbishkrimin “Raundi i dytë!”.

Ata ende nuk kanë zbuluar emrin ose detaje të tjera për fëmijën e parë.

Çifti, që u njoh nëpërmjet Zoom në vitin 2020 dhe u martua në dhjetor 2023 në Meksikë, kanë treguar se janë më të lumtur se kurrë.

Hudgens ka deklaruar se ndarja nga ish-i i saj Austin Butler ishte pikënisja për një kapitull të ri, që e çoi drejt dashurisë dhe familjes që ka sot. /Telegrafi/

The post Vanessa Hudgens shfaqet për herë të parë pas lindjes së fëmijës së dytë – një pamje e qetë në Los Angeles appeared first on Telegrafi.

Nga dashuria në “The Rum Diary” te dasma me drogë në Bahamas: Si nisi dhe u rrëzua martesa e Johnny Depp dhe Amber Heard

19 July 2025 at 21:25

Dasma e Johnny Depp dhe Amber Heard në shkurt të vitit 2015, në një ishull privat në Bahamas, kishte çdo element të një përralle hollivudiane – plazhe të bardha, muzikë romantike dhe një ceremoni nën një belveder të zbukuruar me trëndafila të bardhë.

Por, siç zbulon një libër i ri dhe dokumentar i realizuar pas divorcit të bujshëm të çiftit, pas bukurisë dhe shkëlqimit fshihej një kaos i paparë me drogë, alkool dhe një marrëdhënie që shumë e përshkruanin si “e mallkuar që në nisje”.

Në dasmën luksoze, ku flamuj me kafka përshëndesnin të ftuarit dhe yurtet shërbenin si dhoma gjumi, miqtë e çiftit përfshiheshin në festa të shfrenuara me MDMA dhe verëra që kushtonin afro 500 dollarë (rreth 460 euro) shishja, shkruan DailyMail.

Shumë prej tyre, si shefi britanik Russell Borrill, kujtojnë sesi gatimet për dhjetëra persona përfundonin të paprekura pasi “të gjithë ishin të dehur ose nën efektin e drogës”.

Megjithatë, atmosfera e “lumturisë” ishte thjesht fasadë. Miqtë dhe të afërmit ishin tashmë dëshmitarë të përplasjeve të ashpra të çiftit, që vetëm sa do të përshkallëzoheshin pas martesës.

Një moment veçanërisht domethënës për marrëdhënien e tyre ndodhi vite më parë, gjatë xhirimeve të “The Rum Diary”, kur Amber mbërriti në set me një partnere femër dhe regjisori i shqetësuar e pyeti Johnny-n nëse kjo mund të ndikonte te kimia mes aktorëve.

“Asnjë protagoniste e imja nuk qëndron gej për shumë kohë”, u përgjigj Depp me gjakftohtësi.

Pavarësisht fillimit të vrullshëm, historia e tyre përfundoi në gjyqe të gjatë dhe akuza të ndërsjella për dhunë.

Siç thotë një mik i vjetër i Depp, në dasmë ata “dukej si balona të dehur” – një përshkrim i trishtë për një lidhje që nisi me pasion dhe përfundoi me shkatërrim publik. /Telegrafi/

The post Nga dashuria në “The Rum Diary” te dasma me drogë në Bahamas: Si nisi dhe u rrëzua martesa e Johnny Depp dhe Amber Heard appeared first on Telegrafi.

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt në pritje të fëmijës së parë: Shtatzënia e paplanifikuar që i afroi më shumë se kurrë

19 July 2025 at 17:59

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt po presin fëmijën e tyre të parë, një lajm që ka surprizuar fansat pasi shtatzënia nuk ishte e planifikuar.

Megjithatë, çifti duket më i lumtur dhe më i lidhur se kurrë, duke përjetuar këtë moment me shumë dashuri dhe përkushtim.

Lidhja mes Pete dhe Elsie filloi në mars 2025, dhe që atëherë romanca e tyre është thelluar shumë, shkruan DailyMail.

Ata tashmë jetojnë së bashku dhe janë në përgatitje për ardhjen e foshnjës, që pritet të vijë në dimër.

Elsie ndau lajmin në Instagram me disa fotografi ku tregonte barkun e rrumbullakosur dhe një shije humori, duke i bërë fansat të qeshin me statusin e saj.

Për Pete, kjo shtatzëni përfaqëson realizimin e një ëndrre të madhe: dëshirën për t’u bërë baba.

Në intervista të mëparshme, ai kishte shprehur se e ka shumë për zemër këtë rol dhe tani ndihet gati për këtë kapitull të ri.

Për më tepër, ai ndodhet në një moment të mirë emocional pas sfidave të së kaluarës, duke lënë pas vështirësitë dhe duke e pranuar jetën me më shumë qetësi.

Historia e dashurisë së tyre ka kaluar nga thashethemet në një lidhje të fortë dhe të sinqertë, e bazuar në mbështetje dhe ndjeshmëri.

Tani, Pete dhe Elsie janë gati për sfidën më të bukur që po i pret: prindërimin dhe ndërtimin e familjes së tyre. /Telegrafi/

The post Pete Davidson dhe Elsie Hewitt në pritje të fëmijës së parë: Shtatzënia e paplanifikuar që i afroi më shumë se kurrë appeared first on Telegrafi.

Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

19 July 2025 at 16:36

Dy ditë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan – një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir”.

Foto: Kreshnik Gjergji/Instagram

Kjo zgjedhje nuk është bërë rastësisht. Për çiftin, emri Daskan përfaqëson më shumë se një identitet, është një lidhje e gjallë me historinë, kulturën dhe krenarinë shqiptare.

Një emër që, sipas tyre, bart në vetvete trashëgiminë e të parëve dhe aspiratat për një brez të ri që e njeh dhe e mbron origjinën e vet.

Ky detaj i ndarë nga Kreshniku është pritur me shumë pozitivitet nga fansat e çiftit, duke e bërë Daskan një nga emrat më të komentuar të momentit në rrjet. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir appeared first on Telegrafi.

Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

19 July 2025 at 16:15

Santiana Maloku ka ndezur rrjetet sociale me postimet e saj të fundit nga pushimet buzë detit në jug të Shqipërisë.

Influencuesja shqiptare ka ndarë disa fotografi ku shfaqet më joshëse se kurrë, veshur me bikini të kuqe dhe një fustan rrjete transparent që vë në pah linjat e saj elegante dhe të kuruara.

Me një kapele kashte që i jep një prekje verore dhe flokët e gjatë të lëshuara, Santiana duket tejet natyrale dhe me vetëbesim, ndërsa sfondi i detit të kaltër dhe peizazhi mesdhetar vetëm sa e plotësojnë më shumë bukurinë e saj.

Foto: Santiana Maloku/Instagram

Ajo ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët e kanë vlerësuar për stilin dhe sharmin që rrezaton.

Santiana është kthyer në një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në rrjetet sociale shqiptare, dhe me këtë paraqitje ajo e konfirmon edhe një herë statusin e saj si një ikonë e modës dhe bukurisë.

Fotografitë janë realizuar në një nga resortet më luksoze të bregdetit shqiptar, që është bërë një nga destinacionet më të preferuara këtë verë për personazhet publikë dhe pushuesit vendas e të huaj. /Telegrafi/

Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram

The post Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, rikthehet në botën e komikëve me filmin e ri për Judge Dredd

18 July 2025 at 14:29

Pas suksesit me “Thor: Ragnarok”, regjisori i njohur, Taika Waititi, do të sjellë në ekran një tjetër figurë ikonike nga komikët britanikë: superpolicin e rreptë Judge Dredd.

Projekti i ri, i cili është ende në fazat e hershme të zhvillimit, do të bazohet më shumë në materialin origjinal të komikut legjendar “2000 AD”, dhe jo në filmat e mëparshëm.

Skenari do të shkruhet nga Drew Pearce, i njohur për “The Fall Guy” dhe “Mission: Impossible – Rogue Nation”.

Foto: Screenshot

Pearce dhe Waititi, të cilët janë miq të vjetër dhe fansa të hershëm të komikëve, kanë dashur prej kohësh të punojnë së bashku në një projekt të tillë.

Judge Dredd, i krijuar në fund të viteve të 70-ta nga John Wagner dhe Carlos Ezquerra, është një gjyqtar i së ardhmes në qytetin distopik Mega-City One, ku vepron njëkohësisht si polic, jurist dhe ekzekutues.

Ai është kthyer në një simbol të kulturës pop, me një trashëgimi që përfshin histori të panumërta, lojëra, libra dhe produkte të tjera mediatike.

Filmi i ri synon të sjellë një version më argëtues, me humor të zi dhe një botë të ndërtuar me kujdes, me synimin për të hapur një univers të ri filmik për Dredd.

Në një intervistë të fundit, Waititi foli hapur për përvojën e tij me Marvel, duke rrëfyer se nuk kishte qenë i apasionuar pas komikëve të “Thor” dhe se fillimisht e kishte pranuar punën për arsye praktike.

“Nuk ishte pjesë e ëndrrës sime si regjisor, por sapo më kishte lindur fëmija i dytë dhe kisha nevojë për punë”, u shpreh ai me humor. /Telegrafi/

The post Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, rikthehet në botën e komikëve me filmin e ri për Judge Dredd appeared first on Telegrafi.

Amber i përgjigjet komentit transfobik “femër lind, nuk bëhesh”: Feminitetin nuk ia kam vjedhur askujt

18 July 2025 at 12:32

Amber Candy, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale pas një komenti transfobik që i ishte bërë nga një grua.

Në një Instastory, ajo tha se i ishte thënë: “Femër lind, nuk bëhesh”, një fjali që, sipas saj, i kishte prishur mëngjesin.

“E para, unë feminilitetin nuk ia kam vjedhur asnjë femre në rruzullin tokësor”, tha Amber. “E dyta, e thënë nga një femër është e shëmtuar”.

Foto: Screenshot

Dhe e treta, nëse kjo femër mendon kështu, mund të sjellë burrin e saj, ta takoj. Dhe nëse burri i saj nuk do të kthehet më në shtëpi, unë do të bëhem prapë burrë”, shtoi ajo me ironi.

Gjatë kohës në BBVA, Amber ka rrëfyer publikisht sfidat e tranzicionit të saj gjinor, përfshirë prishjen e marrëdhënieve me familjen dhe humbjen e babait, i cili ndërroi jetë pas një diagnoze me kancer.

Ajo ka treguar se vendimi për të ndjekur identitetin e saj i kushtoi jo vetëm raportet familjare, por edhe biznesin që kishte në Shqipëri.

Amber ka deklaruar se babai i saj nuk arriti ta pranonte plotësisht përpara se të ndahej nga jeta, një humbje që ajo e përshkroi si “dhimbjen më të madhe të jetës”. /Telegrafi/

 

The post Amber i përgjigjet komentit transfobik “femër lind, nuk bëhesh”: Feminitetin nuk ia kam vjedhur askujt appeared first on Telegrafi.

Tyla shkëlqen në Brixton me një paraqitje të guximshme dhe stil unik në skenë

18 July 2025 at 10:29

Tyla tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mbërriti në klubin e natës Phonox në Brixton, me një veshje që nuk kaloi pa u vënë re – reçipeta dantelle jeshile neoni dhe pantallona të shkurta xhins.

Këngëtarja 23-vjeçare shfaqi stilin e saj të guximshëm dhe u shfaq plot vetëbesim përpara performancës së saj në një mbrëmje intime me fansat.

Në të njëjtin event, Stormzy u shfaq në mënyrë më të përmbajtur, me tuta gri dhe syze të errëta, duke shmangur vëmendjen, por jo zhurmën në medie, shkruan DailyMail.

Reperi 31-vjeçar po përflitet gjerësisht pas publikimit të këngës “Sorry Rach!”, ku flet për një lidhje të re dhe dëshirën për të krijuar familje.

Teksti ka bërë që fansat të spekulojnë për një histori të re dashurie dhe përfundimisht përmbylljen e kapitullit me ish-të dashurat e tij Maya Jama dhe Victoria Monet.

Ndërkohë që Maya ka konfirmuar se ajo dhe Stormzy nuk do të rikthehen më bashkë, vëmendja tashmë është përqendruar tek identiteti i vajzës misterioze që ka frymëzuar reperin – një lidhje që ai vetë e quan “gati për martesë”.

Dikur i adhuruar për stilin e tij të ashpër dhe mesazhet e fuqishme, Stormzy po përballet me kritika për ndryshimin e kursit artistik, me albumin e fundit që nuk ka arritur pritshmëritë.

Por, edhe mes kritikave dhe thashethemeve, ai vazhdon të mbetet një nga emrat më të lakuar në skenën britanike. /Telegrafi/

The post Tyla shkëlqen në Brixton me një paraqitje të guximshme dhe stil unik në skenë appeared first on Telegrafi.

Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

18 July 2025 at 08:36

Pas videos virale ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u pa në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot, bashkëshortja e tij Megan ka bërë një veprim domethënës në rrjetet sociale.

Ajo ka hequr mbiemrin e burrit të saj nga profili i saj në Facebook, në atë që shumë e kanë parë si një shenjë të qartë reagimi ndaj situatës.

Momenti që shkaktoi zemërim të madh në internet ndodhi gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ku Byron u kap nga “kamera e puthjes” me Cabot.

Foto: Screenshot

Pas transmetimit në ekran gjigand, Cabot u duk e turpëruar dhe u përpoq të mbulonte fytyrën, ndërsa Byron u përpoq të shmangte vëmendjen duke u kthyer.

Reagimi nuk vonoi nga publiku online. Një përdorues i rrjetit X (ish-Twitter) vuri re ndryshimin në profilin e Megan Byron, e cila ka dy fëmijë me CEO-n.

Foto: Screenshot

“Gruaja e Andy Byron tani e ka larguar mbiemrin e tij nga Facebook dhe i ka lënë komentet hapura! Çfarë akti elegant! Bravo Megan”, shkruante postimi që mori mbështetje të gjerë.

Komentet dhe mbështetja për Megan u shumuan, me shumë përdorues që i bënë thirrje të kërkojë divorc dhe të “marrë çfarë i takon”, ndërsa videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit. /Telegrafi/

Meme of the day: Coldplay concert camera catches cheating CEO on big screen

During a Coldplay concert in Boston, the livestream camera accidentally caught a tender moment between Andy Byron, CEO of U.S. tech company Astronomer, and the company’s head of HR, Kristin Cabot.

All… pic.twitter.com/TlcodY9CCv

— NEXTA (@nexta_tv) July 17, 2025

The post Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay appeared first on Telegrafi.

Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner?

15 July 2025 at 14:45

Kendall dhe Kylie Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait të tyre nga babai, Brody Jenner, me Tia Blanco, pavarësisht se ishin në listën e të ftuarve.

Sipas një burimi për TMZ, mungesa e tyre nuk ka të bëjë me ndonjë përçarje në familje, por thuhet se motrat zgjodhën të mos marrin pjesë për të mos tërhequr vëmendjen nga çifti në ditën e tyre të veçantë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie kanë munguar në momentet e rëndësishme të jetës së Brody-t, shkruan DailyMail.

Në vitin 2018, ato nuk morën pjesë as në ceremoninë e fejesës së tij me Kaitlynn Carter, një mungesë që Brody e ka komentuar me keqardhje, duke pohuar se nuk mori as përgjigje për ftesat e dërguara.

Ndërsa ceremonia intime u zhvillua në Malibu dhe pati pjesëmarrjen e babait të tyre të përbashkët, Caitlyn Jenner, dhe vëllezërve Brandon dhe Burt, motrat Jenner ishin në një udhëtim në Evropë, duke postuar foto nga Saint-Tropez dhe Toskana.

Ato madje morën pjesë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez pak kohë më parë, çka shtoi më shumë pikëpyetje rreth vendimit për të anashkaluar dasmën e Brody-t.

Kjo mungesë e re duket se është pjesë e një marrëdhënieje të ftohtë dhe të ndërlikuar mes Brody-t dhe pjesës Kardashian-Jenner të familjes, që ka zgjatur prej vitesh. /Telegrafi/

The post Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner? appeared first on Telegrafi.

Alby The Goat në pritje të fëmijës së dytë, ekspozon barkun e rrumbullakosur

15 July 2025 at 12:31

Aktorja e njohur e filmave për të rritur dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova, Alby The Goat, po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël.

Ajo pritet së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë dhe duket më e lumtur se kurrë.

Në daljen e saj të fundit, Alby tërhoqi vëmendje me një veshje verore: një set të gjelbër të çelët, me fund të gjatë dhe bluzë me shpinë të hapur, që e linte barkun e fryrë të ekspozuar.

Foto: Alby The Goat/Instagram

Ajo publikoi edhe një fotografi në rrjetet sociale, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Mamacita”, duke marrë menjëherë komente të shumta dhe përgëzime nga ndjekësit.

Alby është bërë një emër i komentuar në showbizin shqiptar jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për paraqitjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku spikati me personalitetin dhe stilin e saj të veçantë.

Tashmë, ajo po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës, në pritje të ardhjes së vogëlushit të saj të dytë. /Telegrafi/

Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram
Foto: Alby The Goat/Instagram

The post Alby The Goat në pritje të fëmijës së dytë, ekspozon barkun e rrumbullakosur appeared first on Telegrafi.

Sabrina Carpenter provokon me një fustan të kuq, shfaqet joshëse me shpinë të hapur

15 July 2025 at 11:28

Sabrina Carpenter ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish provokuese dhe plot stil nga udhëtimi i saj europian.

Këngëtarja 26-vjeçare, e njohur për hitet e saj të fundit dhe performancat skenike mbresëlënëse, është shfaqur pa reçipeta, e veshur me një fustan të kuq rubini me shpinë të hapur, ndërsa shijon një gotë verë në një restorant italian, duke reflektuar një atmosferë relaksi dhe elegance.

Në një tjetër imazh provokues, fituesja e çmimit ‘Grammy’ u shfaq me një kostum trupi me motive kafshësh, e shtrirë në një shtrat, pranë librit “The Bell Jar” të Sylvia Plath – një detaj që ngjalli shqetësim te fansat, për shkak të historisë së errët të autores, shkruan DailyMail.

Disa ndjekës komentuan mbi kontrastin mes imazhit të Carpenter dhe përmbajtjes së librit, duke e konsideruar postimin ironik në raport me mesazhet feministe që vetë artistja përpiqet të përcjellë.

Carpenter vazhdoi të shfaqë anën e saj të sofistikuar në një fotografi ku pozon me një kostum elegant gri në stilin e viteve të 50-ave gjatë pjesëmarrjes në sfilatën Dior Homme në Javën e Modës në Paris. Flokët e saj biondë ishin të stiluar drejt, duke e theksuar më tej sharmin e saj klasik.

Në fotografitë pasuese, ajo u shfaq si një muzë moderne me një fustan saten dhe dantellë, si dhe në momente më të çlodhura me një mikeshë në një park, e veshur me veshje të thjeshta verore por plot gjallëri.

E njohur për dashurinë e saj ndaj muzikës së dekadave të kaluara, Carpenter ka zbuluar se është një adhurimtare e grupit ABBA, dhe madje ka emëruar macet e saj sipas anëtarëve të grupit.

Ajo vazhdon të jetë një zë i fuqishëm në skenën pop dhe një ikonë stili që di të kombinojë hijeshinë me provokimin në mënyrën më autentike të mundshme.

Albumi i saj i ri, “Man’s Best Friend”, pritet të publikohet më 29 gusht, dhe fansat janë më të ngazëllyer se kurrë për fazën e re në karrierën e saj. /Telegrafi/

The post Sabrina Carpenter provokon me një fustan të kuq, shfaqet joshëse me shpinë të hapur appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa mahnit me format e tonifikuara dhe stilin elegant në postimet e fundit

15 July 2025 at 07:59

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me një seri fotografish të reja në Instagram, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

Këngëtarja 29-vjeçare pozoi me një kostum seksi dhe xhinse të gjera, ndërsa në një video të shkurtë nga palestra tregoi muskujt e barkut me reçipeta të zeza dhe geta të ngushta.

Në albumin me titull “pak nga gjithçka”, ajo ndau gjithashtu momente nga udhëtimet me helikopter dhe darka elegante me miqtë dhe familjen.

Në disa fotografi, Dua pozon me një fustan të zi të ngushtë që i nxjerr në pah linjat trupore.

Ndërkohë, në këtë postim mungon partneri i saj Callum Turner, megjithëse çifti e konfirmoi zyrtarisht fejesën e tyre këtë muaj.

Gjatë fundjavës, ata u panë të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje në Hyde Park, Londër.

Në një intervistë të fundit për Vogue UK, Dua pranoi se dëshiron të ketë fëmijë me Callumin, por është e vetëdijshme për sfidat që sjell balancimi i jetës familjare me karrierën në muzikë. /Telegrafi/

The post Dua Lipa mahnit me format e tonifikuara dhe stilin elegant në postimet e fundit appeared first on Telegrafi.

Rita Ora provokon me të brendshme lëkure në një event në New York

14 July 2025 at 15:55

Rita Ora tërhoqi vëmendjen në New York të dielën, duke u shfaqur me një veshje provokuese prej të brendshmeve të zeza dhe çizme lëkure deri në kofshë, ndërsa mori pjesë në një event të Coveteur GRWM në The Tryst Pool Club.

Këngëtarja 34-vjeçare zgjodhi një komplet lëkure me tre pjesë dhe geta të zeza transparente, të cilat theksonin fizikun e saj të tonifikuar.

Aksesorët e saj përfshinin dy gjerdanë të mëdhenj dhe byzylykë të trashë, ndërsa ajo u shfaq e buzëqeshur pranë një seti DJ-sh, duke ndezur atmosferën me praninë e saj, shkruan DailyMail.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo ndryshoi stilin për të ndjekur ndeshjen mes Chelseat dhe PSG-së në Kupën e Botës FIFA.

Rita u shfaq me një bluzë rozë dhe të zezë, të kombinuar me një fund nudo me bel të ulët dhe çizme të bardha, duke ruajtur elegancën edhe gjatë ndeshjes.

Chelsea e fitoi sfidën 3-0 me golat e Cole Palmer dhe Joao Pedro, por ndeshja përfundoi me tensione, kur trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u përplas fizikisht me Pedron pas fishkëllimës së fundit.

Incidenti e la në hije fitoren historike të “Bluve”, ndërsa Rita, me stilin e saj të ndryshueshëm, mbeti sërish në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

 

The post Rita Ora provokon me të brendshme lëkure në një event në New York appeared first on Telegrafi.

❌
❌